“SHBA stërvitje të përbashkët me Korenë e Jugut” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- SHBA stërvitje të përbashkët me Korenë e Jugut
- Argjentina u kualifikua në ‘’Kupën e Botës’’, Mesi feston si i çmendur (Foto)
- Arrestimi i pedagogut në Malajzi, nëna e tij: 2-3 të huaj nuk e donin atje
- Plot 5 mijë euro gjobë për lëvizjen ‘’Vetëvendosje’’
- Publikojnë të njëjtën foto, Noami e quan Noizyn vëllain e madh (Foto)
- Dhunimi i dy punonjësve të HEC-it, arrestohet 1 person, 3 shpallen në kërkim
- Basha zbulon: I dyshuari për ngjarjen në Elbasan u arratis, e ndihmoi policia
- Sekuestrohet një llogari bankare me 187.000 Euro në Sarandë, procedohet 46 vjeçari
- Rriten temperaturat në vend, sinoptikanët tregojnë sa do të zgjasë
- Kreu i FRPD reagon pasi u la jashtë listave, bën paqe me PD-në
SHBA stërvitje të përbashkët me Korenë e Jugut Posted: 11 Oct 2017 07:49 AM PDT SHBA kanë ndërmarrë një tjetër stërvitje të përbashkët me Korenë e Jugut, ndërsa në gadishull u dërguan dy bombardues strategjikë. Avionëve të tipit "B-1B" iu bashkuan më vonë dy "F-15K" të Seulit, e së bashku lëshuan raketa ajër-tokë, në vazhdën e manovrave të kryera mbi ujërat koreano-jugore. Më herët, edhe Kina u ankua nga kalimi i një destrojeri amerikan shumë pranë ishujve të Detit të Kinës Jugore, të kthyer në "mollë sherri" mes Pekinit dhe fqinjëve. The post SHBA stërvitje të përbashkët me Korenë e Jugut appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Argjentina u kualifikua në ‘’Kupën e Botës’’, Mesi feston si i çmendur (Foto) Posted: 11 Oct 2017 07:39 AM PDT Argjentina me tre golat e Messit u kualifikuan në Kupën e Botës. NË sfidën kundër Ekuadorit, Argjentina fitoi bindshëm! Por, ajo që ka surprizuar ka qenë Mesi. fituesi i 5 herë "Topit të Artë" ka qenë i papërmbajtshëm mbrëmë në dhomat e zhveshjes. Së bashku me shokët e tjerë të skuadrës, Messi ka festuar kualifikimin e mundimshëm të skuadrës kombëtare me këngë dhe brohoritje në dhomat e zhveshjes. Një nga të paktat raste që 'pleshti' lëshon veten në të tillë gjendje. The post Argjentina u kualifikua në ''Kupën e Botës'', Mesi feston si i çmendur (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Arrestimi i pedagogut në Malajzi, nëna e tij: 2-3 të huaj nuk e donin atje Posted: 11 Oct 2017 07:30 AM PDT Nëna e pedagogut të arrestuar në Malajzi për terrorizëm, nuk e pranon këtë akuzë. 35-vjeçari, baba i katër fëmijëve, rezulton drejtues dhe themelues i një akademie për mësimin e Kuranit dhe gjuhës arabe në Malajzi, të quajtur "AlImam Ibnul Jazari Academy". Në Malajzi, ai njihej me emrin Ibrahim Al Arna'oot, madje kishte edhe titullin "Sheik". Mes tetë personave të arrestuar ishin edhe dy shqiptarë të tjerë, përveç Zaimajt, i cili prej vitesh jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët e tij në Malajzi ku edhe ka përfunduar studimet e larta. Pse mendoni se është kurth? The post Arrestimi i pedagogut në Malajzi, nëna e tij: 2-3 të huaj nuk e donin atje appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Plot 5 mijë euro gjobë për lëvizjen ‘’Vetëvendosje’’ Posted: 11 Oct 2017 07:23 AM PDT Lëvizja ''Vetëvendosje'' ka marrë një lajm të keq. Mësohet se ajo është gjobitur me 5 mijë euro, pasi zyrtarë të Shtabit Zgjedhor të LDK-së kanë vërejtur dhe fotografuar vendosjen e kioskave për qëllime elektorale në sheshin qendror "Zahir Pajaziti" nga partia e Visar Ymerit. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së me seli në Prishtinë, ndërsa Vetëvendosjes i është shqiptuar një gjobë prej 5 mijë euro të cilën detyrohet ta paguaj në afat prej 15 ditësh, nga data e pranimit të këtij vendimi. Në arsyetimin e LDK-së drejtuar PZAP-it, thuhet se Lëvizja Vetëvendosje me anë të këtyre kioskave ka rënë në kundërshtim me nenin 33 pika b e LZP-së. Paneli i PZAP-it nga fotografitë e ofruara si provë nga parashtruesi i ankesës, ka konstatuar se është bërë shkelje e Kodit të Mirësjelljes. The post Plot 5 mijë euro gjobë për lëvizjen ''Vetëvendosje'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Publikojnë të njëjtën foto, Noami e quan Noizyn vëllain e madh (Foto) Posted: 11 Oct 2017 07:07 AM PDT Një ditë më parë Noizy publikoi një foto me një vajzë, e cila është pjesë e OTR. Kjo foto ngjalli shumë dyshime, por asnjë përgjigje.Po të njëjtën foto e ka publikuar vetë vajza, Naomi. Këngëtarja e re ka postuar edhe disa muaj më parë foto me Noizy-n, por kjo është hera e parë që edhe ky i fundit poston foto me të. Këtë nuk mund ta themi me siguri pasi asnjëri prej tyre nuk ka treguar detaje për të vërtetuar se çfarë raporti kanë, megjithatë kujtojmë se shumë muaj më parë kur Naomi kishte publikuar foton e parë me Noizyn, e kishte quajtur atë "vëllain e saj të madh". The post Publikojnë të njëjtën foto, Noami e quan Noizyn vëllain e madh (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Dhunimi i dy punonjësve të HEC-it, arrestohet 1 person, 3 shpallen në kërkim Posted: 11 Oct 2017 06:58 AM PDT Zbardhet ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Bulqizë, ku dy shtetas punonjës në një firmë Hec-i, u dhuanuan. Blutë, pas hetimeve, bënë të mundur identifikimin e autorëve, ndërsa mësohet se është arrestuar në flagrancë një person, dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Po ashtu, blutë bëjnë me dije se janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë 8 shtetas të tjerë Ngjarje e ndodhur : Rreth orës 17.00 datë 10.10.2017 salla operative e Komisariatit të Policisë Bulqizë është njoftuar nga spitali i Bulqizës se kanë ardhur për të marë ndihmë mjekësore dy shtetas. Menjëherë ka shkuar grupi hetimor në ambjentet e spitalit ku kanë konstatuar duke marrë ndihmë mjekësore shtetasit G.B, 50 vjeç, banues në Elbasan, dhe shtetasin I.R, 45 vjeç, banues në Durrës, punonjës në një firmë Hec-i. Dy shtetasit e lartëpërmendur kanë deklaruar se sëbashku me tre punonjës të tjerë në vendin e quajtur ‘Liqeni i Bardhë’, Valikardhë-Bulqizë, janë dhunuar me sende të forta nga persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar dhe me armë zjarri në ajër. Dy shtetasit e mësipërm janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa tre të tjerët nuk kanë marrë asnjë dëmtim. Menjëherë pas deklarimeve të marra Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, duke bërë të mundur identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale nga specialistët e policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Gëzim Liçi, 44 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas dyshohet se ka dhunuar shtetasit G.B dhe I.R. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit B.L, A.L, R.S, (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë model 56. Si dhe janë konstatuar dëmtime të pjeshme në xhamat e dy mjeteve. Vijojnë hetimet për zbardhje e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për kapjen e personave që janë shpallur në kërkim. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme. The post Dhunimi i dy punonjësve të HEC-it, arrestohet 1 person, 3 shpallen në kërkim appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Basha zbulon: I dyshuari për ngjarjen në Elbasan u arratis, e ndihmoi policia Posted: 11 Oct 2017 06:46 AM PDT Partia Demokratike zbuloi të dhëna të reja për arratisjen e të dyshuarit kryesor të ngjarjes në Elbasan, ku policia u sulmua me një automjet të blinduar më 18 shtator 2017. Sipas Lulzim Bashës, i dyshuari kryesor i sulmit, që mendohet se është Suel Çela është arratisur tashmë. "Edi Rama i jep llogari vetëm bandave dhe krimit të organizuar se me ata e ruajti pushtetin dhe e siguroi votën. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar Enea Bekteshi. Ai ka pranuar se drejtonte Audi-n e blinduar natën e 18 shtatorit, por prokuroria zbuloi se shenjat e gishtave të tij ishin në derën e pasagjerit. I dyshuari kryesor për ngjarjen është Suel Çela, por emri i tij nuk është përmendur asnjëherë nga policia. The post Basha zbulon: I dyshuari për ngjarjen në Elbasan u arratis, e ndihmoi policia appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Sekuestrohet një llogari bankare me 187.000 Euro në Sarandë, procedohet 46 vjeçari Posted: 11 Oct 2017 06:45 AM PDT Policia e Sarandës, në zbatim të Plan-Operacionit ”Vjeshtë 2017”, ka sekuestruar llogari bankare me vlerë 187.000 Euro. Sekuestrimi i llogarisë bankare me shumën e vlerave monetare, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë të paligjshme është kryer më datë 11.10.2017 , në bazë edhe të procedimit penal nr. 708 datë 10.10.2017 për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Llogaria bankare i përket shtetasit J.G., 46 vjeç, banues në Finiq,Sarandë, i cili do të procedohet në gjendje të lirë. The post Sekuestrohet një llogari bankare me 187.000 Euro në Sarandë, procedohet 46 vjeçari appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Rriten temperaturat në vend, sinoptikanët tregojnë sa do të zgjasë Posted: 11 Oct 2017 06:29 AM PDT Sinoptikanët njoftojnë se ditën e enjte do të ketë kthjellime, ndërsa vranësira kalimtare shfaqen në ekstremin Jugor e Verior. Edhe pasditja mbetet nën dominimin e motit kryesisht të kthjellët deri në mbrëmje kur vranësira kalimtare shfaqen në Veri – Qendër. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rritje të ndjeshme sjell mesdita kur maksimumi ngjitet mbi 27°C. Deri te shtunen do kete nje rritje goxha te ndjeshme te temperaturave. The post Rriten temperaturat në vend, sinoptikanët tregojnë sa do të zgjasë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Kreu i FRPD reagon pasi u la jashtë listave, bën paqe me PD-në Posted: 11 Oct 2017 06:17 AM PDT Një reagim nga kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka surprizuar së fundmi. Përmes një profili në FB, ai publikon foton me Lul Bashën. E ndërsa duket se e ka harruar tashmë që Basha e la jashtë listës së kandidatëve për deputetë, Këlliçi shprehet se kanë diskutuar për zgjedhjet e 25 qershorit, se çfarë duhet të ishte bërë më mirë. Me sa duket paqja është rikthyer mes të dyve, pasi Këlliçi thotë se bashkë kanë rënë dakord që të bëjnë të pamundurën për t'i shkurtuar ditët qeverisë. The post Kreu i FRPD reagon pasi u la jashtë listave, bën paqe me PD-në appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: