Skip to main content

“SHBA: Ende pritet shpjegim për arrestimet nga Turqia” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“SHBA: Ende pritet shpjegim për arrestimet nga Turqia” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


SHBA: Ende pritet shpjegim për arrestimet nga Turqia

Posted: 11 Oct 2017 09:38 AM PDT

Shtetet e Bashkuara ende presin shpjegim nga Ankaraja për arrestimin dhe burgosjen e pjesëtarëve të personelit konsullor amerikan në Turqi, ka thënë sot ambasadori, John Bass. Ai u tha reporterëve se Uashingtoni nuk ka synim t'i shkatërroj raportet e gjata me Ankaranë, pasi bashkëpunimi ndërmjet të dy vendeve anëtare të NATO-s ka ndihmuar në reduktimin e sulmeve terroriste në Turqi. "Për fat të keq, qeveria e Shteteve të Bashkuara ende nuk ka marrë ndonjë komunikatë zyrtare nga qeveria turke për shkaqet për të cilat janë arrestuar ose burgosur të punësuarit tanë lokalë" tha në Ankara ambasadori amerikan në Turqi, John Bass. Shtetet e Bashkuara e kanë suspenduar pjesën më të madhe të shërbimit të vizave për shtetasit e Turqisë, pasi autoritetet i kanë arrestuar dy punëtorë turq në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Stamboll, të akuzuar për spiunim. Turqia është hamarrë duke i ndalur shërbimet e vizave në Shtetet e Bashkuara. Ky mospajtim paraqet tension shtesë në raportet tashmë të ndjeshme ndërmjet dy aleatëve në NATO, pas disa muajve të mospajtimeve lidhur me konfliktin në Siri, puçin e dështuar ushtarak të vitit të kaluar në Turqi dhe rastet e proceseve gjyqësore në Shtetet e Bashkuara kundër zyrtarëve të Turqisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kaliforni: Nga zjarret kanë humbur jetën së paku 13 vetë

Posted: 11 Oct 2017 08:43 AM PDT

Së paku 13 vetë kanë humbur jetën nga zjarret intensive, që i kanë shkatërruar disa pjesë të rajonit të Kalifornisë (SHBA), të njohura për prodhimin e verës. Për shkak të zjarreve, që bëhen edhe më të rrezikshme nga erërat e fuqishme, afro 20 mijë banorë në Kaliforninë Veriore janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa janë shkatërruar 1,500 shtëpi dhe kapacitete biznesore, kanë thënë zyrtarët. Guvernatori, Jerry Brown, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për rrethet Napa, Sonoma dhe Juba, që janë të njohura për prodhimin e verës. Zjarret e mëdha kanë bërë që rajoni të mbulohet nga valë të trasha të tymit, që po lëvizin kah San Francisko dhe Okland. Patrulla e Autostradave të Kalifornisë ka njoftuar se shumë rrugë janë mbyllur në rajonin e përfshirë nga zjarri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan është pritur me ngrohtësi në Novi Pazar

Posted: 11 Oct 2017 08:39 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pritur sot me ngrohtësi gjatë vizitës në rajonin me popullatë shumicë myslimane, në pjesën jugperëndimore të Serbisë. Qindra njerëz me flamuj të Turqisë dhe Serbisë janë rreshtuar në rrugët e qytetit, Novi Pazar, që është më i madhi në rajonin e Sanxhakut, të cilin Erdogan e vizitoi së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Presidenti Erdogan gjendet për vizitë dyditëshe në Serbi dhe analistët vlerësojnë se Turqia synon rritjen e ndikimit të saj në Ballkan. Dje në Beograd, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar me Vuçiqin dhe ka shprehur përkushtim për rritje të investimeve dhe të tregtisë me Serbinë. Shumë vende në rajon kanë lidhje historike dhe religjioze me Turqinë, nga pushteti që ka zgjatur për disa shekuj i Perandorisë Osmane.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Për të parën herë në 30 vite SHBA-të nuk u kualifikuan për botëror

Posted: 11 Oct 2017 08:27 AM PDT

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara në futboll nuk u kualifikua për pjesën finale të Kampionatit Botëror të Futbollit, që mbahet në Rusi vitin e ardhshëm, pasi në ndeshjen kualifikuese pësoi disfatë nga Tobago-Trinidad me rezultat 1:2. Kështu, për të parën herë prej vitit 1986, amerikanët nuk do të jenë të pranishëm në pjesën finale të Kampionatit Botëror. Nga ana tjetër, ylli i futbollit, Lionel Messi, ka merita të mëdha që Argjentina e mundi Ekuadorin me rezultat 3:1 dhe u kualifikua për Kampionatin Botëror. Prej rezultateve të ndeshjeve të tjera të zhvilluara mbrëmë vonë, veçojmë fitoret e Francës dhe Portugalisë kundër përkatësisht Bjellorusisë dhe Zvicrës, dhe kjo u garantoi pjesëmarrje në pjesën finale të botërorit. Befasi paraqet moskualifikimi i Holandës, e së cilës në ndeshjen me Suedinë i nevojitej fitore me rzultat të lartë 7:0, por fitoi vetëm 2:0. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata Speciale s’është në këmbim të integrimeve dhe Ushtrisë

Posted: 11 Oct 2017 07:56 AM PDT

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka hedhur poshtë mundësinë që themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihet si Gjykata Speciale për krime luftë në Kosovë, është bërë në këmbim të favoreve për Kosovën, të cilat i ishin premtuar nga bashkësia ndërkombëtare, sikurse: liberalizimi i vizave, përshpejtimi i anëtarësimit në Këshillin Evropian, mbështetja për anëtarësim në UNESCO, themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës dhe njohjet e reja. Komentet e tilla, presidenti Thaçi i ka bërë të mërkurën në Prishtinë, gjatë takimit me presidentin e Republikë së Shqipërisë, Ilir Meta. Presidenti Thaçi ka thënë se mban qëndrim të palëkundur se themelimi i Gjykatës Speciale për krime të luftës në Kosovë, është zgjidhja më e mirë, të cilën ai dhe lidershipi i vendit kanë bërë, në kuadër të rrethanave dhe kontekstit ndërkombëtar, në kohën kur edhe është marrë vendimi për themelimin e gjykatës. Sipas tij, kjo ka qenë zgjidhja përballë mundësisë tjetër që çështja e themelimit të kësaj gjykate të bartet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. "Pra, shqetësimi im nuk ka të bëj me Gjykatën Speciale, pavarësisht efekteve të saj. Por, ka të bëj me gjendjen e rënduar të Kosovës dhe mungesës konkrete, praktike të perspektivës në familjen euroatlantike. Unë ju ftoj të gjithë juve, si mediume, me respektin më të lartë, që të prezantoni atë që ne deklarojmë, saktësisht dhe atë që ne e shkruajmë, saktësisht. Prandaj, as pendimi e as këmbimi, askund në fjalorin tim nuk ka qenë, por në zhargonin medial". Megjithatë, presidenti Thaçi, gjatë prezantimit të raportit për perceptimin publik rreth Gjykatës Speciale, të organizuar nga disa organizata joqeveritare në Prishtinë, ditën e hënë, kishte deklaruar se kishte marrë premtime nga bashkësia ndërkombëtare. "Që ta ruaj partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, pranova që ta udhëheq një proces të padrejtë historik ndaj Kosovës, përkundër opinionit masiv politik dhe qytetar ndaj kësaj gjykate. Nga bashkësia ndërkombëtare na u premtua se do të mund të aplikonim për anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës, që do të ndodhte liberalizimi i vizave shpejt, që do të kemi mbështetje masive për anëtarësim në UNESCO, se do t'i themelojmë Forcat e Armatosura të Kosovës shpejt dhe se do të kemi njohje të reja. Kosova mbajti fjalën, themeloi gjykatën. Bashkësia ndërkombëtare, asnjë nga këto premtime nuk i realizoi. Përkundrazi, Kosovës iu vështirësuar rrugëtimi euroatlantik", pati thënë presidenti Thaçi. Në anën tjetër, njohësit e integrimeve evropiane, thonë se premtimet eventuale për të cilat presidenti Thaçi thotë se i ka marrë nga bashkësia ndërkombëtare, teknikisht janë të parealizueshme, për shkak të principeve me të cilat veprojnë mekanizmat evropian dhe shtetet veç e veç, të cilat janë pjesë e Bashkimit Evropian. Avni Mazreku, profesor i të Drejtës Evropiane, thotë se edhe në qoftë se në mënyrë hipotetike pretendohet se Kosovës i janë dhënë premtimet, për të cilat flet presidenti Thaçi, realizimi i tyre është problematik. "Nuk mendoj se është artikulim i drejtë ky, i thënë në këtë formë, kur dihet se si merret vendimi për procesin e liberalizimit të vizave. Nuk e di që është e mundur që 28 shtete dhe 28 përfaqësues që janë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, mund ta artikulojnë një qëndrim të tillë. Për më tepër, dihet që Kosovën, 5 nga këto 28 shtete, ende nuk e kanë njohur. Po flasim për situatë hipotetike për një premtim të tillë. Nuk mendoj që është bërë, por as nuk është e mundur që të realizohet". Profesor Mazreku thotë se procedura të prera ekzistojnë edhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në të cilin përfaqësohen 47 vende. Ai nuk beson që 47 anëtarët kanë mundur ta japin premtimin për Kosovën. Ndërkaq, sipas tij, për anëtarësim në UNESCO, kërkohet mbështetja e një numri shumë më të madh të vendeve. "Situata është edhe më e komplikuar, nëse ka arritur Kosova që të ketë një nivel përfaqësimi, përkatësisht të premtimit të asaj mase për ta garantuar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Kjo është, po ashtu, njëjtë e aplikueshme edhe për organizatat e tjera ndërkombëtare". Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përmes një përgjigje më shkrim për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të dedikuara për punë të suksesshme të Dhomave të Specializuara në Hagë, si dhe mbështesin faktin që institucionet e Kosovës kanë bashkëpunuar për këtë çështje. "Bashkëpunimi i Kosovës në këtë proces do të jetë dëshmi konkrete e principeve themelore demokratike që sundimi i ligjit vlen njëjtë për secilin qytetarë. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare; ky përparim varet nga kriteret specifike të secilit institucion, ndërkaq Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë që të bashkëpunojnë ngushtë me Kosovën, për plotësimin e atyre kritereve". "Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen e fuqishme përgjatë shumë viteve për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Vazhdojmë të mbështesim transformimin gradual profesional të kësaj force në Forca të Armatosura shumetnike në përputhje me standardet e NATO-s dhe përmes ndryshimeve kushtetuese, në konsultime me të gjitha bashkësitë në Kosovë", thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në Kosovë. Gjithashtu përmes një përgjigjeje me shkrim,Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë, i tha Radios Evropa e Lirë se ky vend nuk i ka dhënë asnjë premtim Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale dhe se është e gabuar të thuhet ndryshe. "Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është i bazuar në kritere specifike për anëtarësim të vet atyre organizatave. Britania e Madhe punon për ofrimin e mbështetjes për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës". "Gjykata Speciale është përgjigje e Kosovës ndaj raportit të (Dick) Martyt. Ky ka qenë hap i rëndësishëm që të tregohet gatishmëria e Kosovës që të gjendet e vërteta në atë që ka ndodhur gjatë konfliktit", thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hungaria kërkon integrim të shpejtë të Ballkanit në BE dhe NATO

Posted: 11 Oct 2017 07:55 AM PDT

Hungaria dëshiron që Bashkimi Evropian ta përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa NATO-ja t'i përfshijë këto vende, tha sot ministri i jashtëm, Peter Szijjarto. "Përshpejtimi i procesit të pranimit është garantim i sigurisë", tha Szijjarto në konferencën për shtyp në Budapest, ku merrnin pjesë edhe disa zyrtarë nga vendet e Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor. "Një Ballkan perëndimor jostabil dhe përplot me tensione është rrezik serioz për gjithë Evropën", tha ai. Ministri Szijjarto theksoi se BE-ja duhet t'i lansoj bisdimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë, jo më vonë se në tremujorin e parë të vitit 2018. Ai, po ashtu, ka theksuar se BE-ja duhet t'i ofroj Bosnjës dhe Kosovës "qëllime dhe afate realiste dhe të arritshme për integrim" dhe se në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në dhjeetor të këtij viti, duhet të merret vendimi për fillimin e bisedimeve për pranim të Maqedonisë dhe për aktivizimin e planit aksional për Bosnjën, raporton agjencia Reuters nga Budapesti. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partitë pas votave me premtime të parealizueshme

Posted: 11 Oct 2017 06:39 AM PDT

Premtime nga më të ndryshmet, që nga bulevardet, sheshet, shkollat, lagjet moderne, spitalet, transporti urban, urat, mbikalimet e nënkalimet e deri tek gazifikimi i çdo qyteti. Këto janë vetëm disa nga premtimet e partive në Maqedoni në takimet me elektoratin. Por, ekspertët dyshojnë në mundësinë për realizimin e premtimeve të tilla pasi për disa prej tyre nevojiten vite të tëra për t'u realizuar, apo kur dihet se premtime të tilla kishte edhe në mandatin e kaluar e që nuk janë kryer. Konstatin Dimitrov nga Komiteti Energjetik i Maqedonisë ndalet në veçanti në premtimet për gazifikimin që ishin të pranishme thuajse te shumica e kryetarëve të komunave. "Gazifikimi është realitet, nevojë dhe detyrimi që qytetarët të kenë edhe këtë alternativë që të mund të zgjedhin se çfarë do të përdorimin për nevojat e tyre. Nga kjo të gjithë do të ketë përfitime përfshirë edhe ambientin jetësor. Por kjo nuk mund të bëhet brenda natës apo për një mandat të kryetarëve të komunave. Nevojitet më shumë vite për rrjetin e shpërndarjes, kuadër cilësor, bëhet fjalë për projekt delikat që mund të bëjnë dëme të mëdha nëse nuk dimë ta bëjnë, nevojiten trajnime, shërbime të posaçme për mirëmbajtjen e kështu me radhë. Është premtim më tepër për pikë politike se sa real. Jo se nuk mund të realizohet, por kjo nuk mund të bëhet brenda natës", thotë Dimitrov. Edhe Ilija Todorovski, profesor i ekonomisë në Universitetin e Manastirit thotë se premtimet e tilla më shumë bëhen për fushatë elektorale se sa si mundësi për realizimin e tyre gjatë katër viteve të ardhshme. Premtime për gazifikimin dhe ndërtimin e shesheve moderne janë dëgjuar edhe në disa komuna të cilat përballen me mungesë të infrastrukturës elementare. Todorovski thotë se partitë duhet të kenë kujdes gjatë ofertave pasi në të kundërtën humbin besimin e elektoratit gjë që dëshmohet edhe më rënien e numrit të atyre që dalin në votime. "Premtime të tilla edhe në komunat më të zhvilluara është vështirë të realizohen. Bëhet fjalë për fushatë zgjedhore dhe gjithkush premton gjithçka për zhvillimin e komunës, por mundësitë për këtë janë të kufizuara. Ka gjëra që mund të zbatohen, por edhe të dalësh dhe të premtosh para njerëzve projekte që vështirë realizohen edhe nga pushteti qendror. Premtime për gazifikimin kemi pasur edhe para katër viteve, por gjërat nuk kanë lëvizur fare nga ajo periudhë. Këtu vetëm se premtohet dhe pas zgjedhjeve gjithçka kthehet në gjendjen e parë", thotë Ilija Todorovski, profesor i ekonomisë në Universitetin e Manastirit. Ai thotë se projekte të tilla mund të bëhen realitet, por për këtë duhet studime të thella, kuadër i përgatitur, donacione apo investime nga qoftë nga brenda po edhe nga jashtë. Pra, sipas profesorit Todorovski këtu në radhë të parë duhet të vijë në shprehje aftësia e drejtuesve të pushtetit lokal për menaxhimin dhe realizimin e projekteve madhore për zhvillimin e komunave. Jonuz Abdullahu, profesor i administratës publike në Universitetin e Evropës Juglindore thotë se kryetarët e komunave fillimisht duhet të shohin mundësitë e tyre për investime e më pas të dalin me programe zgjedhore. Por sipas tij realiteti po dëshmon të kundërtën. "Jam i bindur se kandidatët për kryetarë të komunave apo shumica e tyre nuk janë të vetëdijshëm për gjendjen që e kanë komunat. Ata vlerësoj se duhet të interesohen dhe të marrin informata për gjendjen momentale të tyre, por këtë ata nuk po e bëjnë pasi më tepër janë të interesuar për kolltukun e të parit të komunës duke menduar se problemet do të mund lehtë që t'i zgjidhin. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se qytetarët nesër do të mund të bëjnë bllokada pasi nuk janë të kënaqur dhe kanë humbur besimin në institucionet shtetërore, në veçanti tek ato lokale pasi nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbime përkatëse", thotë Abdullahu. Zgjedhjet lokale mbahen më 15 tetor ndërsa në garë për drejtimin e 80 komunave dhe Qytetin e Shkupit marrin pjesë 19 lista të partive politike dhe disa koalicione me kandidat të pavarur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një kilometër nën tokë

Posted: 11 Oct 2017 06:16 AM PDT

Çdo ditë, minatorët e Trepçës lëshohen në një thellësi prej mbi tetëqind metra nën sipërfaqen e tokës për të nxjerrë xehet dhe mineralet. Me punën e tyre ata nxjerrin mbi tokë, pasurinë nëntokësore të Kosovës. Afër hyrjes së minierës, nga një oxhak del një tym i lehtë që  tregon se diku në thellësi të tokës po punohet. Minatorët hyjnë e dalin tek hyrja kryesore e Minierës së Stantërgut, e cila gjendet në Mitrovicë, sipër së cilës është vendosur një shenjë e madhe me mbishkrimin, "Me fat!". Para se të lëshohen qindra metra në thellësi të tokës, ata veshin rrobat e punës- çizmet, pantallonat, xhaketat dhe mbi kokë vendosin helmetën me dritë, mjete këto, pa të cilat nuk lejohet hyrja në minierë. Kur veshin gardërobën e përshtatshme, minatorët janë të gatshëm për të filluar punën nëntokë. Për të zbritur tek punishtet, mblidhen te "kafazi", siç e quajnë ata, ashensorin i cili daton që nga viti 1954. Një sinjal tregon që ashensori fillon të ulet poshtë me të cilin zbresin deri në horizontin e 10-të nga 12 nivele sa ka gjithsej. Thellësia është deri në 800 metra nën sipërfaqen e tokës. Sapo të zbresësh poshtë në horizontin e 10, për të shkuar më pas në këmbë deri në horizontin e 11, ajri është i nxehtë, në vende- vende temperaturat janë të larta e diku shumë të ulëta. Derisa në disa nga punishtet përveç temperaturave të larta, ajri është i tymosur. Lagështia e ajrit në disa vende në galerinë e minierës ndihet dukshëm. Rrahman Beqiri, vozitës i makinave të rënda, tha se mungesa e mirëfilltë e filtrimit të ajrit dhe makineritë e vjetruara e bëjnë më të rrezikshme punën në këtë minierë. "Një ditë e punës në minierë është me shumë vështirësi të mëdha- zgjimi herët në mëngjes, përgatitja. Vështirësitë, me të cilat përballemi, janë makineri të amortizuara që në disa vende tjera të botës janë edhe jashtë përdorimit. Por, ne punojmë nuk bën të ndalemi", thotë Beqiri, i cili punon në Trepçë që nga viti 1983. Kombinati Trepça përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në Miniera me Flotacione, në Parkun Industrial në Mitrovicë dhe në Kompleksin e Shkritoreve. Trepça ishte në mesin e ndërmarrjeve më të mëdha në ish-Jugosllavi. Por, pas luftës e deri në tetor të vitit të kaluar kur Qeveria e Kosovës miratoi Ligjin për Trepçën, nuk dihej se çfarë do të ndodhte me këtë kombinat. Sipas të dhënave zyrtare nga viti 1945 e deri në periudhën para vitit 1990, miniera prodhonte rreth 600 mijë tonë xehe në vit. Kurse sot, nga aty nxirren 150 mijë tonë xehe. Edhe kapacitetet e saj humane janë zvogëluar po ashtu përgjatë viteve, duke u reduktuar në 1,400 punëtorë nga mbi 20,000 sa ishin të punësuar në këtë kombinat dikur. Kosova asnjëherë nuk ka bërë një vlerësim të detajuar për vlerën reale të kombinatit metalurgjik "Trepça". I vetmi studim për të gjitha resurset natyrore të Kosovës që është bërë në vitin 1992, ka vlerësuar se potenciali material i Trepçës mund të jetë 85 miliardë dollarë amerikanë. Shpresat mundin rrezikun Rrogat aktuale të punëtorëve sillen nga 600 deri në 800 euro, varësisht përvojës dhe përgatitjes profesionale. Por, asnjë nga ata nuk ka sigurim shëndetësor apo jetësor. Fehmi Hajredini, është mbikëqyrës në horizontin e 11-të. Ai tha se "në çdo hap që sillesh, në minierë është e rrezikshme". "Zakonisht në minierë ka vende të rrezikshme sidomos në punishte ku punohet, ka vende ku shkëmbinjtë janë të qarë dhe aty duhet kujdes i madh, por për fat të mirë ndodhin shumë rrallë fatkeqësitë në minierë", tha Hajredini. Ai tregoi se ka pasur disa minatorë që janë lënduar gjatë punës, dhe disa të tjerë që kanë vdekur në minierë. "Para lufte mu në horizontin e 10 në punishten 140 ka pas ndodhur ku dy minatorë kanë vdekur. Dy ndërrime kanë punuar për të thyer shkëmbinjtë për t'i nxjerr trupat e pajetë. Është përjetim i rëndë të shohësh kolegun duke u mbytur", tha ai. Mosha mesatare e minatorëve tregon drejtori i minierës së Stantërgut, Qazim Jashari është 55 vjeç. "Unë kam minator 64 vjet që punon prej tij nuk mund të pritet shumë, pasi që fuqia e ka lëshuar mosha e ka bërë të veten, tërë kohen ka punuar në minierë ai është i dërmuar. Po presim që tani ligji të na ndihmojë, na kanë premtuar që do të bëjmë diçka që të ulemi moshën e pensionimit të minatorit", thotë Jashari. Në minierën e Stantërgut ka edhe punëtorë të rinj rreth të 30-tave. Njëri prej tyre është Ramadan Behrami, inxhinier, kryepunëtor i horizontit të 10-të të minierës. Ndryshe, nga minatorët e vjetër Ramdani është më pak i lodhur nga puna e vështirë në minierë. Ai ka gjashtë vjet që punon në minierë dhe shpresat i ka të mëdha se ky gjigant metalurgjik do të rimëkëmbet dhe do t'i kthehet nami që kishte dikur. "Kushtet për momentin janë ato që janë. Makineria në përgjithësi është e vjetruar, mjetet që janë duke punuar në horizontin e janë të vjetra 10 vjet. Është investuar shumë pak, me ato mjete është vështirë të kryhet punë. Në kushtet që janë sot prodhimi është i kënaqshëm. Por me një investim nga Qeveria qendrore, ka mundësi të bëhet më shumë prodhim", thotë ai. Gjiganti i ndarë në dy pjesë, në veriun e dominuar nga serbët dhe Stantërgun me minatorë shqiptarë, nuk arriti të funksionojë si duhet, për shkak të statusit të pazgjidhur dhe ndarjes, që ngjasonte edhe në vetë qytetin e Mitrovicës. Tani për afër një vit që nga miratimi i Ligjit për Trepçën, autoritetet në Kosovë kanë filluar procedurat për zbatimit e këtij ligji që si i tillë është thënë se do të mundëson rimëkëmbjen dhe zhvillimin e kombinatit Trepça.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bota e rrezikshme e minatorëve

Posted: 11 Oct 2017 06:12 AM PDT

Çdo ditë, minatorët e Trepçës, punojnë në kushte jo të mira dhe në thellësi të mëdha të tokës, për të nxjerrë pasuritë nëntokësore të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Dënohet gazetarja për “propagandë terroriste”

Posted: 11 Oct 2017 05:48 AM PDT

Gazeta The Wall Street Journal, ka thënë se një nga reporterët e saj është dënuar me dy vite dhe një muaj burgim, për propagandë terroriste në Turqi. Ayla Albayrak, është dënuar nën akuza për përfshirje në propagandë, duke mbështetur rebelët e jashtëligjshëm kurd, ka raportuar gazeta.  Akuzat vijnë pas një artikulli të publikuar në vitin 2015 në The Wall Street Journal, rreth një konflikti në mes të ushtrisë kurde dhe forcave qeveritare. Gazeta amerikane e ka mbrojtur artikullin duke e cilësuar si të balancuar, ndërsa gazetarja e dënuar ka thënë se do të bëjë ankesë. Në ndërkohë, Mesale Tolu, gazearja gjermane nga Turqia është akuzuar po ashtu për propagandë të terrorizmit, ajo është paraqitur para gjykatës në Stamboll më 11 tetor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Meta nis vizitën në Kosovë

Posted: 11 Oct 2017 05:37 AM PDT

Me ftesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nisur një vizitë dy ditore në Kosovë. Meta është nderuar nga Thaçi me çmimin, "Urdhri i Pavarësisë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putini nikoqir i samiteve CIS dhe Unionit Ekonomik Euroaziatik

Posted: 11 Oct 2017 05:19 AM PDT

Liderët e republikave të ish-bllokut sovjetik, janë mbledhur në qytetin rus, Sochi për samitet e Federatave të pavarura (CIS) dhe Unioni Ekonomik Euroaziatik (EES). Presidenti rus, Vladimir Putin, nikoqir i samiteve, po përdor organizime të tilla, për të ruajtur ndikimin në rajon, ku për 26 vite që nga përmbysja e Bashkimit Sovjetik, ende ekzistojnë konflikte të interesit. Samiti i këtij viti po mbahet në mes të tensioneve të Kazakistanit dhe Kirgizisë, ku kjo e fundit ka akuzuar Kazakistanin për ndërhyrje në fushatën presidenciale të zgjedhjeve që do të mbahen më 15 tetor. Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev, ka anuluar vizitën e tij për në Sochi, me arsyetimin se mund të ketë protesta të organizuara në ditën e zgjedhjeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Katalonia u jep shans bisedimeve me Madridin

Posted: 11 Oct 2017 05:19 AM PDT

Lideri i Katalonisë, Carles, Puigdemont në fjalimin e tij të shumëpritur në Parlamentin rajonal në Barcelonë, ka propozuar "pezullimin" e deklarimit të pavarësisë për "disa javë" në mënyrë që të krijohet hapësirë për dialog me Madridin. Në adresimin e tij, Puigdemont, i ka bërë thirrje Qeverisë qendrore në Spanjë për dialog. Ai ndër të tjera tha se fitorja në referendumin e 1 tetorit i ka thënë Katalonisë të drejtën të fillojë procesin e ndarjes nga Spanja. Pas fjalimit të tij, lideri katalanas ka nënshkruar dokumentin me titull Deklarata e Përfaqësuesve të Katalonisë. Pas fjalimit dhe nënshkrimit të dokument që i hapë rrugë pavarësisë, Madridi do të mbajë takim urgjent më 11 tetor. Zëvendëskryeministri spanjoll, Soraya Saenz de Santamaria ka thënë se lideri katalanas "nuk di se ku është, ku po shkon dhe me kë dëshiron të shkojë". Santamaria shtoi se Puigdemont e ka vënë Kataloninë "në nivelin më të lartë të pasigurisë". Presidenti i këshillit Evropian, Donald Tusk, i është drejtuar lidershipit katalanas që të zgjedhin dialogun në vend të thirrjes ndarëse për pavarësi. Në fjalimin e tij, Puigdemont ka kritikuar ashpër reagimin e Qeverisë spanjolle ndaj referendumit, dhe reagimet e dhunshme të policisë që lanë qindra të lënduar në ditën e votimit. Associated Press, ka njoftuar se autoritetet qendrore në Spanjë, mund të pezullojnë vetëqeverisjen katalanase dhe mund të marrin të gjithë pushtetin në rajon. Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, kishte thënë ditë më parë se Qeveria e tij mund t'i shfrytëzojë të drejtat kushtetuese për ta pezulluar autonominë e Katalonisë dhe ta parandalojë këtë rajon nga ndarja prej Spanjës. "Absolutisht nuk përjashtoj asgjë që është brenda ligjit", kishte thënë Rajoy në një intervistë, ai ka shtuar se "do të ishte ideale që të mos ketë nevojë për implementim të zgjidhjeve ekstreme, por që kjo të mos ndodhë, gjërat duhet të ndryshojnë". Ka pasur edhe protesta të mëdha nga njerëz në mbështetje të unitetit kombëtar të Spanjës. Ditë më parë, mijëra njerëz ishin mbledhur në Madrid dhe Barcelonë, për të mbështetur Spanjën unike dhe kanë bërë ftesë për dialog politik. Protestuesit bartnin parulla që shkruanin "Spanja është më e mirë se liderët" dhe "le të bisedojmë". Autoritetet e Katalonisë thonë se afro 90% e 2.26 milionë njerëzve, që morën pjesë në referendum më 1 tetor, kanë votuar për pavarësi dhe ndarje nga Spanja. Zyrtarët thanë se dalja në votime ishte afro 42%, prej gjithsej 5.34 milionë votuesve të regjistruar. Përgatiti: Linda Gjokaj

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kontrolla të rrepta në kufirin Kazakistan - Kirgizi

Posted: 11 Oct 2017 05:07 AM PDT

Autoritetet e Krigizisë kanë thënë se Kazakistani ka shtrënguar kontrollin përgjatë kufirit me shtetet fqinje të Azisë qëndrore, në mes të tensioneve rreth zgjedhjeve presidenciale më 15 tetor. Shërbimi shtetëror i kufirit të Kirgizisë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë më 11 tetor, se pritje të gjata të makinave dhe njerëzve janë parë në disa pika të kontrollit, derisa autoritetet e Kazakistanit kontrollojnë dhe ngadalsojnë këtë procedurë. Më 7 tetor, presidenti i Kirgizisë, Atambaev, ka akuzuar Kazakistanin për ndërhyrje në fushatën zgjedhore, duke e mbështetur haptazi Omurbek Babanov.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FIFA ka suspenduar Federatën e Futbollit të Pakistanit

Posted: 11 Oct 2017 04:31 AM PDT

FIFA kanë thënë se Federata e Futbollit të Pakistanit ( PFF) është suspenduar për shkak të" ndërhyrjeve të palëve të treta". FIFA kanë njoftuar se zyret e PFF-së dhe llogaritë e tyre ishin në kontrollë të një administratori të caktuar nga gjykata, duke shkelur rregullat e pavarësisë së kësaj organizate. Pas vendimit të FIFA-s, klubi kombëtar i Palistanit janë përjashtuar menjëherë nga pjesëmarrja në gara ndërkombëtare. Suspendimi bie poshtë, në momentin që PFF merr në kontrollë zyret dhe llogaritë e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aktivistët opozitarë protestojnë në Tbilis

Posted: 11 Oct 2017 04:06 AM PDT

Policia është përleshur me aktivistët opozitarë gjeorgjianë të cilët po protestonin kundër vendimit të këshillit të qytetit të Tbilisit, për t'i dhënë një ngastër tokë kompanisë së ndërtimit, të lidhur me miliarderin, Bidzina Ivanishvili. Tetë aktivistë janë ndaluar gjatë trazirave, afër ndërtesës së këshillit në qytetin e Tbilisit. Qindra aktivistë opozitarë kanë protestuar afër ndërtesës, duke kërkuar të hyjnë brenda për të marrë pjesë në mbledhjen e këshillit ku do të diskutohet qështja e tokës. Ivanishvili ka krijuar partinë "Georgian Dream" që rrëzoi  partinë e Saakashvilit, duke ardhur në fuqi përmes zgjedhjeve parlamentare të viteve 2012.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Curr Gjocaj, jep dorëheqje nga posti i drejtorit të QKUK-së

Posted: 11 Oct 2017 03:54 AM PDT

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Largimin e tij e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli. Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Ismajli, ka falënderuar Gjocajn për punën e bërë. "Posa u njoftova se Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. E falënderoj për punën dhe pres që Bordi Drejtues të marrë vendime të shpejta për plotësimin e menaxhmentit. Shëndetësia ka nevojë për reforma të thella. Na pret një rrugë e gjatë, por atë tashmë e kemi filluar" ka shkruar minsitri Ismajli në Facebook. Curr Gjocaj në maj të këtij viti, ishte ri-zgjedhur në pozitën e drejtorit të SHSKUK-së. Ngritja e nivelit të përgjegjësisë në QKUK është ritheksuar sidomos pas rasteve të vdekjeve të dyshimta të raportuara në sallat operative, të cilat aktualisht po i hetojnë edhe prokuroria dhe policia e Kosovës. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi kërkon nga Shqipëria t’u lëshojë pasaporta qytetarëve të Kosovës

Posted: 11 Oct 2017 03:32 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga homologu i tij nga Shqipëria, Ilir Meta që shteti shqiptar t'u lëshojë nënshtetësi qytetarëve të Kosovës në mënyrë që të shmanget nga izolimi, që sipas tij, i ka vënë Bashkimi Evropian Kosovës.  "Bashkimi Evropian e ka sjell në një pozicion të izolimit klasik Kosovën, në veçanti me çështjen e liberalizimit të vizave. E vetmja shpresë në këtë moment për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm, ka mbetur dhe i kërkova presidentit Meta dhe autoritete e tjera të Shqipërisë, që në përputhshmëri me Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet dhe në përputhshmëro me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, tu jepet nënshtetësia qytetarëve të Kosovës", ka thënë Thaçi. Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, i cili po qëndron në Prishtinë. Presidenti Meta është pritur në Prishtinë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me ceremoni shtetërore. Presidenti Thaçi i ka ndarë homologut të tij nga Shqipëria çmimin, "Urdhri i Pavarësisë", për meritat dhe angazhimet e Presidentit Meta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Por, një shqetësim që ka ngritur me këtë rast, Thaçi kishte të bënte me izolimin e qytetarëve të Kosovës, për shkak të lënien anash të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Ai tha se ka shumë studentë, punëtorë e qytetarë të Kosovës që për shkak të izolimit, nuk mund të shkojnë në vendet evropiane. "Shqetësimi im është se jemi tërësisht të izoluar dhe pa perspektivë në familjen euro-atlantike. Është nevojë imediate aktuale që qytetarët e Kosovës të pajisen me nënshtetësi shqiptare që të lëvizin lirshme në Evropë", ka thënë Thaçi. Ndërkohë, presidenti Ilir Meta tha se ndodhet në një pozitë mjaft të vështirë, ngase ka shumë kërkesa nga qytetarët e Kosovës që të marrin nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë për t'i shpëtuar bllokadës në të cilën ai tha se padrejtësisht janë vënë. "Theksojmë domosdoshmërinë e dhënies fund të këtij izolimi, për të mos thënë këtij diskriminimi që u është vënë qytetarëve të Kosovës dhe ka sjellë këtu një frustrim për shkak të faktit se janë të vetmit qytetar në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzojnë këtë mundësi", ka thënë Meta. Ai tha se e konsideron të padrejtë kushtëzimin që i është vënë Kosovës me ratifikimin e Demarkacionit dhe liberalizimit të vizave. "Unë besoj se vendimi është i padrejtë për të kushtëzuar liberalizmin e vizave më çështjen e Demarkacionit. Është e domosdoshme që me shumë mençuri të zgjidhet dhe të kalohet çështja e Demarkacionit, pasi që kjo është mjaft e rëndësishme, jo vetëm liberalizimin e vizave po për gjithë perspektiven dhe evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës", tha presidenti Meta. Presidenti Meta është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pastaj me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli. Vizita e parë shtetërore e Presidentit të Shqipërisë në Kosovë përmban edhe takimin me krerët e partive parlamentare si dhe homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin e Memorialit "Adem Jashari", në Prekaz-Skënderaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Apostolova: Kosova ka burgje të mbipopulluar që po përballen me radikalizëm e dhunë

Posted: 11 Oct 2017 02:52 AM PDT

Burgjet në Kosovë janë të mbipopulluara dhe po përballen me radikalizëm e dhunë, ka deklaruar Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. Këto komente, ajo i ka bërë në Prishtinë ,gjatë prezantimit të një projekti të Bashkimit Evropian që si qëllim ka përmirësimin e kushteve në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe ngritjen e standardeve në gjyqësor. Ky projekt është prezantuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini.  Nataliya Apostolova, tha se ky projekt ka vlerën rreth 2 milionë euro dhe do të financohet nga BE-ja. "Burgjet përballen me radikalizëm, mbi popullim e me dhunë. Integrimet sociale të shkelësve të ligjeve janë të domosdoshme", ka thënë Apostolova. Përderisa ministri i Jashtëm finlandez, Timo Soini tha se projekti në mbështetje të sistemit të drejtësisë në Kosovë udhëhiqet nga Finlanda. Qëllimi i këtij projekti, ka nënvizuar ai, është të mbështesë Kosovën në përmirësimin e standardeve në fushën e gjyqësorit duke forcuar kuadrin institucional të sistemit të burgjeve. Ministri Soini po qëndron në vizitë dy ditore në Kosovë. Në agjendën e tij janë takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesit tjerë të institucioneve të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Katër të vdekur në Kashmir

Posted: 11 Oct 2017 02:39 AM PDT

Dy komandantë të forcave ajërore të Indisë dhe dy të militantë të dyshuar janë vrarë gjatë një beteje me armë, në Kashmirin e adiministruar nga India. Përleshjet kanë filluar pasi ushtrët rrethuan një lagje në qytetin verior në Hajin, në kërkim të militantëve. Dy ditë pasi lideri i grupit militant, Jaish-e Mohammad, i njohur si Khalid, ishte vrarë nga frocat qeveritare në Kashmir, ndodhi përleshja dhe vrasjet. Pakistani është akuzuar për organizimin e disa sulmeve në rajonin e udhëhequr nga India, Kashmir. Territori i Himalajeve, është i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit që nga fundi i kolonisë britaneze në vitin 1947.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more