Skip to main content

“Përpjekjet e BE-së për integrim të Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Përpjekjet e BE-së për integrim të Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Përpjekjet e BE-së për integrim të Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës

Posted: 10 Oct 2017 09:07 AM PDT

Komiteti për punë të Jashtme i Parlamenit Evropian, ka bërë thirrje për sanksione të rrepta ndaj Rusisë dhe për një mekanizëm që sjellë vendet e partneritetit lindor, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën më afër Bashkimit Evropian. Komiteti ka aprovuar rekomandimet në votën e 10 tetorit, para samitit të Partneritetit Lindor (EaP) në Bruksel, më 24 nëntor. Rekomandimet janë jo detyruese dhe mund të injorohen gjatë takimit të krerëve të BE-së dhe qeverisë me homologët nga gjashtë vendet e partneritetit lindor, që përfshijnë po ashtu Armeninë, Azerbajgjanin dhe Bjellorusinë. Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina kanë përpiluar marrëveshje të ndërmjetësimit, për të forcuar lidhjet me Bashkimin Evropian

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dimitrov: Maqedonia më afër BE-së në vitet e ardhshme

Posted: 10 Oct 2017 08:35 AM PDT

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, ka thënë se ai është shumë i bindur se vendi i tij do të jetë më afër integrimit në Bashkimin Evropian, në " vitet e ardhshme". Duke folur në Komitetin për punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, Dimitrov ka thënë se është e rëndësishme që Maqedonia të bëjë "hapin e radhës". "Ne kemi institucionet...që kanë parë çfarë po ndodhë kur nuk ka përfshirje të rajonit, kur nuk ka perspektivë. Kemi më shumë vende anëtare, që tani duan të përfshihen. Ne duam të kemi një plan të qartë në mënyrë që Komisioni Evropian të ketë rekomandim të pakusht.' Maqedonia ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2004.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reagimet e paefektshme rreth Speciales

Posted: 10 Oct 2017 08:02 AM PDT

Pendimi i kreut të shtetit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet luftës në Kosovë, nuk mund të prodhojë asnjë efekt në raport me vet gjykatën por as ndonjë reagim të opinionit karshi kësaj gjykate, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe të aspekteve juridike në Kosovë.  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditën e hënë, gjatë prezantimit të një raporti për perceptimin publik rreth Gjykatës Speciale, të organizuar nga disa organizata joqeveritare në Prishtinë, e ka cilësuar themelimin e Gjykatës speciale, "proces të padrejtë historik ndaj Kosovës". Ai ka theksuar se ka pranuar ta udhëheqë këtë proces, si kompromis, me premtimet nga faktorëve ndërkombëtarë, për liberalizim të vizave, për formimin e ushtrisë, pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe rritjen e numrit të njohjeve nga vendet e ndryshme. Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se reagimi i presidentit Thaçi, vjen si pasojë e zhgënjimit me faktorët e caktuar ndërkombëtarë, që nuk realizuan kompromiset, për të cilat opinioni vendor nuk ka pasur informacione në kohë reale. Por, siç thotë Tahiri, pendimi i kreut të shtetit lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale, nuk do të mund të ketë asnjë ndikim në punën e kësaj të fundit. "Kjo gjykatë nuk mund të abrogohet, sepse nuk pritet që Kuvendi të rishqyrtojë dhe të marrë vendim tjetër, megjithëse kishte disa përpjekje në të kaluarën, para disa muajve në Kuvendin e Kosovës. Kjo është thjeshtë një lloj, ndoshta, shfajësimi - që kjo gjykatë po punon - i Hashim Thaçit, tash në funksionin e presidentit. Por, nuk mendoj që do të ketë ndonjë ndikim praktik, përveç që do të ketë ndikim në marrëdhëniet e Kosovës ose të vet presidentit me faktorin ndërkombëtar", thotë Tahiri. Por, eksperti i çështjeve juridike - kushtetuese, Mazllum Baraliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se është krejtësisht e parëndësishme nëse janë penduar ose jo drejtuesit e institucioneve të Kosovës lidhur me Gjykatën Speciale. Sipas tij, presidenti Thaçi, i cili në kohën e nisjes së procesit për themelimin e Gjykatës Speciale ishte në pozitën e kryeministrit, është dashur t'i bëjë publike kompromiset. "Është pendim ose jo, kjo është jorelevante. Si zakonisht, eksponentët e institucioneve tona, kanë qenë vazhdimisht në funksion të kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare. Ndërkaq, kjo që tash ai (Thaçi) po thotë se ka pasur një kompromis, për këtë kompromis ne nuk kemi ditur. Është dashur që atëherë, ata dhe ky vet, të këmbëngulin që kur bëhen marrëveshje të tilla, kompromisi të ketë mekanizma garantimi, që ato të realizohen dhe jo që Kosova vazhdimisht të humbë". Por, a mund të krijojnë efekte në opinionin publik deklaratat e presidentit Thaçi, lidhur me Gjykatën Speciale? Politologu Tahiri shpreh mendimin se kjo deklaratë mund ta nxisë opinionin, por mendimi dhe reagimi eventual i opinionit nuk mund të ndikojë në punë e Gjykatës Speciale. "Reagime të opinionit do të ketë, sepse askush, duke përfshirë edhe vet presidentin, nuk janë të amnistuar nga hetimi i kësaj gjykate dhe nga procesi i drejtë dhe i ndershëm që do të mundësohet, varësisht prej dispozitave ligjore që janë paraparë me këtë ligj. Mirëpo, kjo punë nuk ndihmon, sepse opinioni dhe ndikimi i opinionit në proceset gjyqësore është i pavarur prej punës së vet gjykatës". Profesor Baraliu nuk pret reagim nga opinioni, për shkak se sipas tij, reagimi i Presidentit është i vonuar. "Ndoshta është reagim i vonuar edhe i vet Presidentit, për shkak se atëherë është dashur të veprojë dhe të mos lejojë kompromise të tilla që të mos realizohen edhe në dobi të Kosovës, që të përfitojë diçka edhe Kosova dhe jo vetëm të humbë, siç është rasti me Gjykatën Speciale, e cila me të vërtetë është e padrejtë". Presidenti Thaçi, megjithatë ka deklaruar se Gjykata Speciale "do të jetë vetëm një pikë drejtësi", siç ka thënë ai, "në detin e padrejtësive që kanë ndodhur në Kosovë". Ai ka ngritur pikëpyetjen se "a do ta nxjerrë të vërtetën dhe a do të sjellë pajtim ndëretnik", Gjykata Speciale, e cila pritet që në një të ardhme shumë të afërt të procedojë me rastet e para.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Katalonia në prag të shpalljes së pavarësisë

Posted: 10 Oct 2017 07:56 AM PDT

Lideri rajonal i Katalonisë, Carles Puigdemont, pritet të flasë sot në Parlamentin rajonal të Katalonisë, duke paralajmëruar se Parlamenti mund të votojë për pavarësi nga Spanja. Puigdemon ka njoftuar për adresimin e tij në Parlament, por ai nuk ka precizuar se për çfarë do të flasë, megjithatë politikanët separatistë kanë thënë se ata presin një deklarim të bazuar në rezultatet e referendumit për pavarësi të mbajtur më 1 tetor. Në prag të shpalljes së pavarësisë, policia spanjolle ka zbarkuar në Parlamentin rajonal të Katalonisë, ku pritet të mbahet seanca plenare. Ata po mbikëqyrin ndërtesat publike dhe kanë mbyllur një park përreth Parlamentit. Kryetari i Barcelonës, Ada Colau, i ka bërë thirrje zotit Puigdemont që ta "de-eskalojë" situatën e krijuar. Ministri spanjoll për Ekonomi, Luis de Guindos, ka thënë se shpreson në "sens të përbashkët" dhe shpreson se liderët separatistë katalanas nuk do të shpallin pavarësinë sot. Ministri de Guindos ka fajësuar qeverinë e Puigdemonit, siç e quajti ai "radikale" dhe "të papërgjegjshme", duke shtuar se homologët evropianë kanë shprehur mbështetje për Qeverinë e unifikuar spanjolle. Një deklaratë në Parlament rreth shkëputjes së Katalonisë nga Spanja, apo një shpallje e Republikës së re katalane, padyshim se do të hasë në kundërshtime të ashpra nga autoritetet në Spanjë. Agjencia e lajmeve Associated Press, ka njoftuar se autoritetet qendrore në Spanjë, mund të pezullojnë vetëqeverisjen katalanase dhe mund të marrin të gjithë pushtetin në rajon. Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, kishte thënë se Qeveria e tij mund t'i shfrytëzojë të drejtat kushtetuese për ta pezulluar autonominë e Katalonisë dhe ta parandalojë këtë rajon nga ndarja prej Spanjës. "Absolutisht nuk përjashtoj asgjë që është brenda ligjit", kishte thënë Rajoy në një intervistë. Ai ka shtuar se "do të ishte ideale që të mos ketë nevojë për implementim të zgjidhjeve ekstreme, por që kjo të mos ndodhë, gjërat duhet të ndryshojnë". Më tutje, ai kishte theksuar se "dëshiroj që kërcënimi për referendum të pavarësisë të tërhiqet sa më shpejtë që është e mundshme". Ai ka shprehur përkushtim se Qeveria qendrore do të sigurohet se kurrfarë deklarate e pavarësisë së Katalonisë nuk do të jetë fuqiplotë dhe se "nuk do të çonte askund". Zoti Puigdemont gjatë javës së kaluar kishte tërhequr vërejtjen duke thënë se nëse Qeveria e Spanjës do të përpiqet të intervenojë për ta marrë kontrollin ndaj Qeverisë së Katalonisë, atëherë ky do të ishte "një gabim që i ndryshon të gjitha". Separatistët kanë shpallur të vlefshme fitoren pro pavarësisë në votim, e cila u pasua nga protesta masive të katalanasve të zemëruar nga taktikat e rënda të policisë. Ka pasur edhe protesta të mëdha nga njerëz në mbështetje të unitetit kombëtar të Spanjës. Ditë më parë, mijëra njerëz ishin mbledhur në Madrid dhe Barcelonë, për të mbështetur Spanjën unike dhe kanë bërë ftesë për dialog politik. Protestuesit bartnin parulla që shkruanin "Spanja është më e mirë se liderët" dhe "le të bisedojmë". Autoritetet e Katalonisë thonë se afro 90% e 2.26 milionë njerëzve, që morën pjesë në referendum më 1 tetor, kanë votuar për pavarësi dhe ndarje nga Spanja. Zyrtarët thanë se dalja në votime ishte afro 42%, prej gjithsej 5.34 milionë votuesve të regjistruar. Përgatiti: Linda Gjokaj 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të kërcënuar nga uria dhe të ftohtit

Posted: 10 Oct 2017 07:18 AM PDT

Janë 108 persona të regjistruar nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë si persona të pastrehë që jetojnë në Shkup. Në mesin e tyre është dhe Daut Tahir, i cili rrëfimin për Radion Evropa e Lirë për sfidat e jetës së tij rrugëve të Shkupit. Për dallim nga shumë të tjerë, me të cilët bashkëjeton në rrugë, e të cilët varfëria i ka përcjellë që në fillim të jetës, Tahir thotë se ishin veprimet e gabuara në jetë që e lanë pa punë, pa shtëpi dhe së fundmi pa familje. "Lojërat e fatit ishin ato që më sollën në këtë gjendje, megjithëse dikur isha biznesmen i njohur. Tani jam i pastrehë dhe jam i detyruar të mbijetoj në kushte, që 'saraj' t'i them, sepse çdo ditë është sfidë në vete për të mbijetuar. Për një çast gjithçka mori tatëpjetën. Në një moshë të thyer u detyrova të mësoj zanatin e floktarit me ndihmën e Kryqit të Kuq dhe tani derisa kujdesem për higjienën e të pastrehëve të tjerë këtu, arrij të siguroj pak para për të blerë ilaçet. Kam shumë nevojë, meqë disa herë jam operuar nga zemra", tregon Tahir. Përderisa Elvis Halim, rreth të tridhjetave, thotë se jeta si i pastrehë, i ka humbur atij shpresat se një ditë do të mund të krijojë familje. "Në kontejner tërë ditën mbledh mbeturinat e plastikës dhe hekurishtet sa për të siguruar një kafshatë goje. Por, këto para nuk mjaftojnë që unë të mund të marrë me qira qoftë edhe një dhomë të cilën do të mund ta quaja shtëpi. Jam i ri dhe më e keqja është se në këtë situatë nuk mund të ndërtoj as ëndrra për të ardhmen, për të krijuar një familje ashtu siç dëshiron çdo njeri", thotë për Radion Evropa e Lirë, Elvis Halim, i pastrehë. Ndërkaq Gani Rexhepov thotë se për ushqim disi gjendet brenda ditës, por për të më e vështirë mbetet mbajtja e higjienës dhe gjumi gjatë natës, sidomos tash me ardhjen e stinës së vjeshtës kur netët bëhen gjithnjë e më të ftohta. "Jam 52 vjeç. Jeta është shumë e vështirë. Në këtë moshë nuk është e lehtë të gjendet një punë e qëndrueshme. Bredh tërë ditën nëpër restorante dhe mbledh ushqimin e mbetur sa për të ngopur stomakun. Por, për ne që jemi të pastrehë problem mbeten netët. Flemë gjithandej, më saktë flej në rrugë", thotë Rexhepov. Nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë kanë bërë të ditur se në qendrën ditore për persona të pastrehë në Momin Potok, shërbimet i shfrytëzojnë 50 persona brenda ditës. "Një institucion i këtillë i nevojitet qytetit për arsye se ky grup i personave të margjinalizuar, të cilët për shkaqe të ndryshme janë të pastrehë, ndodhen në situatë të rrezikut të madh dhe të gjitha shërbimet sociale të cilat kjo pikë ua ofron, dedikohen për përmirësimin e jetës së tyre", ka theksuar sekretarja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva-Konevska. Sipas saj, sfidë në vetë është ri-socializmi i këtyre personave. "Dhjetë persona në tetë vitet e kaluara, janë punësuar dhe kujdesen për veten" tha Suzana Tuneva-Konevska. Nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë thonë se nuk disponojnë të dhëna konkrete se cili është numri i të pastrehëve në tërë territorin e Maqedonisë, megjithëse thonë se numri më i madh i personave që jetojnë në rrugë është në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup, përderisa në qytete tjera numri i tyre është shumë më i vogël.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Punësimi, si masë rehabilitimi për personave me dëmtime intelektuale

Posted: 10 Oct 2017 06:44 AM PDT

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, në Prishtinë janë shënuar disa aktivitete me qëllim të mbështetjes së kësaj kategorie të shoqërisë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mijëra njerëz me probleme mendore në gjithë botën janë të privuar nga të drejtat e tyre njerëzore. Motoja e këtij viti është, "Promovimi i zgjerimit të punësimit të personave me dëmtime intelektuale". Bazuar në statistikat në nivel botërore, thuhet se rreth 10 për qind e popullatës janë të prekur nga ky problem. Ndërkohë, në Kosovë nuk ka statistika të sakta për sëmundjet e shëndetit mendor. Përderisa disa organizata që merren me çështjen e të drejtave dhe rehabilitimit të personave me probleme në shëndetin mental, prezantojnë disa shifra në nivel të komunave. Klubi "Dëshira", është një qendër ditore që shërben për rehabilitimin e personave me probleme në sferën e shëndetit mendor. Nusret Shillova, drejtor i kësaj qendre, tha për Radion Evropa e Lirë se punësimi i personave me dëmtime intelektuale mbetet sfidë, ndonëse janë bërë disa lëvizje pozitive. "Gjendja e personave me probleme mendore është me sfida të shumta ekonomike sociale, probleme për arsye ligjore e shumë të tjera. Gjendja e punësimit është shumë e vogël. Duke u nisur në bazë të Konventës së Kombeve të Bashkuara, ne sot do të promovojmë një manual për trajnime i cili do të shfrytëzohet nga institucionet, por edhe organizatat që merren me aftësi të kufizuar. Numri i saktë i personave me dëmtime intelektuale nuk dihet, por unë posedojë një të dhënë që në Komunën e Prishtinës janë 195 persona", tha Shillova. Vetëm katër persona me dëmtime intelektuale, llogaritet se janë të punësuar. Tre prej tyre në Postë Telekomin e Kosovës ( PTK) dhe një femër si rrobaqepëse. Njëra nga të punësuarat është Lumnie Demolli. Ajo i tha Radios Evropa e Lirë se ndjehet si e pavarur, duke treguar se si hap pas hapi është pavarësuar në jetë. "Kam filluar që nga vitit 2004 të punoj. Fillimisht në HENDIKOS, e më pas në PTK. Së fundmi kam filluar të merrem me dizajn. Do të qepi fustane. Jam shumë e lumtur. Paguhem për punën që e bëj. Por, e kam një dëshirë, që sa më shumë shokë e shoqe të mia nga 'Klubi Dëshira' të punësohen. Unë kam arritur shumë, pasi kam mësuar edhe shkrim e lexim e gjitha prej kur kam filluar të vizitoj 'Klubin Dëshira'", tha Demolli. Armenda Shala nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të zyrës së Kryeministrit të Kosovës, ka bërë të ditur se ndonëse punohet në aftësim dhe riaftësim të personave me nevoja të veçanta dhe ekziston ligji për mbështetjen ndaj tyre, punësimi mbetet sfidë. "Absolutisht nuk jemi të kënaqur me vlerat e punësimit, por kemi tentativë dhe është një proces në rritje i vetëdijesimit, si në sektorin publik po ashtu edhe në atë privat, për punësimin e kësaj kategorie të shoqërisë", thotë Shala. Sidoqoftë, ndonëse nuk ka statistika në numra, sipas të dhënave në Kosovë, sëmundjet me çrregullime mendore, llogaritur në përqindje, kanë arritur që të radhiten me 35 për qind të sëmundjeve të përgjithshme. Rritja e numrit të personave me çrregullime mendore, ka rritur edhe numrin e vetëvrasjeve në Kosovë viteve të fundit, kanë pohuar autoritetet e rendit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rreth 400 milionë euro borxhe të falura

Posted: 10 Oct 2017 05:53 AM PDT

Nga borxhi prej 730 milionë euro ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, personat fizikë dhe juridikë, kanë shlyer rreth 400 milionë euro, bëjnë të ditur përfaqësuesit e Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës. Për faljen e borxheve, Qeveria e Kosovës pati marrë vendim në muajin shkurt të vitit 2015, kurse në muajin shtator të po atij viti, kishte miratuar edhe Ligjin për faljen e borxheve publike. Afati për shlyerjen e borxheve është mbyllur në shtator të këtij viti. Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini tha për Radion Evropa e Lirë se i gjithë procesi i faljes së borxheve ka rrjedhur mirë dhe tani janë në përmbyllje të raporteve finale. "Bazuar në të dhënat e raportuara nga institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike gjatë procesit të faljes së borxheve, janë falur afërsisht 400 milionë euro. Jemi duke pritur raportet e fundit nga institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike. Pas pranimit të tyre do të hartohet një raport përmbledhës me të dhëna të detajuara për të gjitha institucionet bazuar në raportimet e tyre", thotë Shahini. Borxhet më të mëdha të cilat janë falur, shton ai, kanë qenë ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, Administratës Tatimore dhe ndërmarrjeve publike. "Nga falja e borxheve më së shumti kanë përfituar subjektet/bizneset të cilat kanë pasur detyrime ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, qytetarët të cilët kanë pasur detyrime ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës, pastaj qytetarët - tatimpaguesit të cilët kanë pasur detyrime ndaj komunave për tatimin në pronë dhe ata (qytetarë) të cilët kanë pasur detyrime ndaj ndërmarrjeve publike, kryesisht ndaj atyre të cilat operojnë në komunat - qytetet me të mëdha të Kosovës", thotë Shahini. Falja e borxheve publike për personat juridikë dhe fizikë në Kosovë, të akumuluara deri më datën 31 dhjetor 2008, sipas përfaqësuesve të bizneseve ka hasur në vështirësi për shkak të disa kushtëzimeve që ka paraqitur ligji që rregullon këtë çështje. Sipas Ligjit për faljen e borxheve, për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, me kusht që të njëjtit të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014. Xhevat Kastrati qytetar nga Prishtina thotë të mos ketë aplikuar për falje të borxheve, pikërisht për shkak të kushtëzimeve që ka pasur ligji. "Sa i përket faljeve të borxheve unë nuk kam aplikuar pasi që nuk kam pasur mundësi të paguajë shumën që kemi qenë të obliguar", thotë ai. Derisa, Naseri, po ashtu qytetar nga Prishtina i cili ka pasur një borxh të akumuluar prej 400 eurove, thotë se t'i ketë ndihmuar ky ligj. "Po një vendim i tillë nga Qeveria e kaluar për falje të borxheve ka qenë i qëlluar. Ne kemi kryer obligimet tona dhe tani jemi më të rregullt në kryerjen e obligimeve për shërbimet që i marrim", thotë ai. Në kohën kur ishte miratuar Ligji për faljen e borxheve, kjo iniciativë nga shoqëria civile ishte konsideruar e padrejtë për konsumatorët e disiplinuar të cilët kanë paguar të gjitha detyrimet gjatë asaj periudhe. Ata patën theksuar se me këtë masë janë shpërblyer qytetarët dhe bizneset që nuk kanë respektuar pagesat dhe borxhet, duke shmangur tatimet dhe duke mos paguar për shërbimet publike, kurse janë dënuar të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm të cilët i kanë shlyer vetë dhe me kohë këto borxhe.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Putin e shkarkoi edhe një guvernator

Posted: 10 Oct 2017 05:36 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vlaidmir Putin, e ka shkarkuar edhe një guvernator, i dhjeti me radhë, para zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Në dekretin e publikuar sot në faqen në Internet të presidencës së Rusisë, Putin e ka pranuar dorëheqjen e guvernatorit të rajonit Ivanovo, Pavel Konkov, dhe e ka nominuar Stanislav Voskersenskyn, për ushtrues të detyrës së guvernatorit në këtë rajon. Konkov është guvernatori i dytë i shkarkuar këtë javë. Putini dje e shkarkoi guvernatorin e rajonit Omsk në Siberi, Viktor Nazarov, dhe e ka caktuar për ushtrues të detyrës, politikanin Aleksandar Burkov. Deri tash janë shkarkuar 10 guvernatorë dhe në vend të tyre janë emëruar guvernatorë më të rinjë. Në zgjedhjet e kaluara presidenciale, Kremlini është mbështetur në guvernatorët rajonalë për të siguruar mbështetje të fuqishme për Putinin. Presidenti aktual, Vladimir Putin, konsiderohet se është favorit i pakontstueshëm dhe do ta siguroj edhe mandatin e katërt presidencial, në zgjedhjet që mbahen në mars të vitit të ardhshëm. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan viziton Serbinë

Posted: 10 Oct 2017 05:31 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka nisur vizitën e tij dy ditore në Serbi. Ai u mirëprit me ceremoni shtetërore nga presidenti serbm Aleksandar Vuçiq. Së bashku me Erdoganin, në Serbi ka ardhur edhe një delegacion prej 185 liderëve të biznesit, të cilët do të zhvillojnë bisedime që në fokus kanë marrëdhëniet biznesore dhe ekonomike mes dy shteteve. Përfshirja e mundshme e Turqisë në projektin e gazit natyral dhe ndërtimi i autostradës Beograd-Sarajevë, do të jenë po ashtu tema të diskutimit. Erdogani po ashtu mund të flasë edhe për mbylljen e shkollave dhe organizatave joqeveritare që kanë lidhje me klerikun turk, Fethullah Gulen.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbahet Parada e parë e Krenarisë në Prishtinë

Posted: 10 Oct 2017 04:51 AM PDT

Për herë të parë, sot është mbajtur Parada e Krenarisë. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin mbështetësit e komunitetit LGBTI, aktivistë të shoqërisë civile si dhe politikanë të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Për një kohë të shkurtër u arrestua shefi i fondacionit antikorrupsion

Posted: 10 Oct 2017 03:55 AM PDT

Roman Rubanov, drejtor i Fondacionit antikorrupsion të politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, sot është arrestuar për një kohë të shkurtër dhe është urdhëruar që pas tri ditësh të paraqitet në agjencinë e zbatimit të ligjit për tu marrrë në pyetje. Rubanov ka shkruar në rrjetin Twitter se ishte arrestuar nga oficerët afër ndërtesës ku banon në Moskë. Ai tha se oficerët i kishin thënë se është arrestuar lidhur me hetimin për refuzimin e Fondacionit antikorrupsion që t'i tërheq postimet, që ishin urdhëruar për shkak të një ankese për shpifje nga ana e pasanikut, Alisher Usmanov, që është i ndërlidhur me presidencën e Rusisë. Në muajin maj të këtij viti, një gjykatë në Moskë ka urdhëruar fondacionin e Navalnyt që t'i largoj publikimet, ku ishte përmendur Usmanov dhe të kërkoj falje. Rubanov i tha faqes në Internet, Meduza, se arrestimi i tij ishte përpjekje për ta frikësuar atë dhe Navalnyn.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kaliforni: Nga zjarret – dhjetë vetë të vdekur

Posted: 10 Oct 2017 02:48 AM PDT

Nga zjarret në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara e kanë humbur jetën dhjetë vetë. Të ndihmuara nga erërat e fuqishme, zjarret i kanë detyruar më se 20 mijë njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre, ndrësa janë shkatërruar qindra shtëpi dhe biznese. Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonet në Karolinën Veriore, që janë të njohura për prodhimin e verës, Napa, Sonoma dhe Juba. Zjarret dhe tymi e kanë përfshirë gjithë rajonin, Patrulla e Autostradave në Kaliforni tha se një numër i rrugëve janë mbyllur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

U mbajt Parada e parë e Krenarisë në Prishtinë

Posted: 10 Oct 2017 02:23 AM PDT

Në Prishtinë, për herë të parë është mbajtur "Parada e Krenarisë, e cila, sipas organizatorëve, kishte si qëllim ngritjen e vetëdijes te qytetarët "për të treguar që komuniteti LGBTI, ashtu si edhe gjithë shoqëria mund të duan dhe të dashurojnë, si dhe largimin e paragjykimeve që shoqëria kosovare i ka për komunitetin". Kjo paradë, u mbajt pas tri marsheve të organizuara vitet e kaluara, në të cilat patën marrë pjesë edhe krerët shtetëror të Kosovës në mbështetje të komuniteti LGBTI. Aktivitetet në mbështetje të këtij komuniteti kanë filluar që nga 6 tetori. "Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është, 'Në emër të Dashnisë'", thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga organizatat që kanë marrë përsipër organizimin e paradës. Lendi Mustafa, njëri nga pjesëtarët e këtij komuniteti tha se secili ka të drejtën e lirë për të jetuar në paqe. "Nuk duam të jetojmë pranë urrejtjes së njëri-tjetrit, në këtë botë ka hapësirë për të gjithë por nuk ka hapësirë për urrejtje dhe negativitet. Më shumë se gjithçka na duhet dashuria, më shumë se gjithçka na duhet humanizmi. Ne jemi mbledhur këtu për të rrezatuar dashuri për të gjithë ata që na kanë mbështetur për të pasur të drejta të barabarta. Ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë të rrezatojmë dashni sepse jemi krenar", u shpreh Mustafa. Në nisje të kësaj parade, ka marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Presidenti Thaçi ka shprehur përkrahjen institucionale për të drejtat e këtij komuniteti dhe ka konfirmuar edhe njëherë se në Kosovë të gjitha komunitet janë të barabarta. "Shteti dhe shoqëria kosovare janë të ndërtuara mbi parimet e barazisë e lirisë për të gjitha komunitetet. Nuk do të lejojmë që kushdo në Kosovë të ushtrojë frikë dhe kërcënime kundër ndonjë individi apo kundër ndonjë grupi. Institucioneve të shtetit të Kosovës u përket të përkrahin dhe të mbrojnë çdo qytetar në realizimin e të drejtave të tyre të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës", ka përfunduar Presidenti Thaçi. Po ashtu, në paradë janë parë edhe ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, si dhe ambasadorë dhe përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë. Edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka përshëndetur pjesëmarrësit në paradën e parë të komunitetit LGBTI në Kosovë. Ai tha para të pranishmëve të tubuar në sheshin "Zahir Pajaziti", në Prishtinë se ambasada e ShBA-së i mbështet ata dhe do të qëndrojë përherë pranë tyre. "Ditë tepër e mrekullueshme për ta pasur tamam Paradën e Krenarisë. Jam shumë i lumtur që po i shoh gjithë këta përkrahës këtu. Dëshiroj t'ju bëj të ditur të gjithëve që Ambasadës e SHBA-së në Kosovë ju mbështet të gjithëve dhe qëndron krah jush", tha ambasadori Delawie. Parada ka nisur nga Sheshi "Skënderbeu" dhe ka vazhduar nëpër qendër të Prishtinës deri te Sheshi "Zahir Pajaziti", ku është përmbyllur me një koncert. Në ketë manifestim kanë marrë pjesë përfaqësuese të këtyre komuniteve nga Serbia, Maqedonia, Bosnjë Hercegovina dhe vende të tjera. Në studimin e kryer nga National Democratic Institute- NDI "Hulumtimi i mendimit publik për komunitetin LGBTI në Ballkanin Perëndimor", Kosova del të jetë vendi më homofobik në rajon, ku personat e këtij komuniteti janë të diskriminuar në të gjitha fushat e jetës. Gjatë organizimit, rrugëve të kryeqytetit të Kosovës janë parë edhe forca policore në shërbim të mbarëvajtjes dhe ecurisë së qetë të kësaj parade.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: Aeroplani doli jashtë pistës, janë vrarë anëtarët e ekuipazhit

Posted: 10 Oct 2017 01:28 AM PDT

Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se një aeroplan luftarak i saj ka dalur jashtë pistës në një bazë ajrore në Siri, me ç'rst janë vrarë anëtarët e ekuipazhit. Aeroplani i tipit, Sukhoi Su-24, ishte duke u ngritur nga baza Hmejmim për një mision luftarak, kur doli nga pista dhe "është shkatërruar", e kanë cituar Ministrinë e mbrojtjes së Rusisë, agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, dhe mediat e tjera ruse. Ministria thotë se njëri nga shkaktarët e përplasjes mund të jetë gabimi teknik. Në aeroplanët e këtij tipi zakonisht gjenden dy anëtarë të ekuipazhit. Rusia i ka dhënë mbështetje madhore ushtarake dhe diplomatike presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, gjatë luftës më tepër se gjashtëvjeçare në Siri, që filloi pas goditjes së qeverisë kundër protestuesve për demokraci.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Erdogan arriti në Beograd me dhjetëra biznesmenë

Posted: 10 Oct 2017 01:09 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka arritur në Serbi për takime me zyrtarët e këtij vendi dhe për ta vizituar rajonin e Sanxhakut, të banuar me shumicë myslimane, gjatë ditës së nesërme. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i uroi mirëseardhje Erdoganit mbrëmë vonë në aeroportin e Beogradit, raporton DPA. Delegacioni i Erdoganit, që përbëhet nga tetë ministra dhe 185 liderë biznesorë, dhe mikrpitësit vendës pritet të diskutojnë, pos tjerash, për projektin e gazit natyror dhe autostradën Beograd – Sarajevë. Agjenda është e fokusuar në ekonomi dhe tregti, por Erdogani ndoshta mund të kërkoj mbyllje të shkollave dhe organizatave joqeveritare të ndërlidhura me rivalin e tij në ekzil, klerikun Fethullah Gulen, që jeton në Shtetet e Bashkuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kremlini e mbrojti shitjen e raketave në A. Saudite

Posted: 10 Oct 2017 12:38 AM PDT

Kremlini thotë se shitja e raketave të Rusisë në Arabinë Saudite nuk paraqet kërcënim për asnjë vend. Mëtutje, gjatë fjalimit të mbëmshëm, duke u përgjegjur në pyetjen se nëse kjo shitje paraqet kërcënim për Iranin, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se marrëveshja për furnizim me sisteme të mbrojtjes me raketa me rreze të gjatë veprimi, të tipit S-400, në Arabinë Saudite, "nuk është e drejtuar kundër asnjë vendi të tretë". Kjo është njëra prej shumë marrëveshjeve për armatim, që janë nënshkruar gjatë vizitës së fundit të Mbretit Salman të Arabisë Saudite në Rusi, javën e kaluar. Vëzhguesit thonë se bisedimet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me Mbretin Salman, shënojnë zbutje të raporteve ndërmjet dy vendeve, të cilat prej Luftës së Ftohtë, shpeshherë ishin të tensionuara. Arabia Saudite është aleat shumëvjeçar i Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe marrëveshjet e armatimit të Riadit me Moskën kanë shkaktuar shqetësim në Uashington.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan ka shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës

Posted: 09 Oct 2017 11:41 PM PDT

Gjatë vizitës në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij do të vazhdoj ta mbështes sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. "Ne as që e kemi bërë e as që do ta njohim" aneksimin e Krimesë nga Rusia, tha mbrëmë Erdogan, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko. Zoti Erdogan, po ashtu, tha se Ankaraja do të vazhdoj ta ndjekë situatën e tartarëve në Krime, që e flasin një gjuhë turke, dhe e ka falënderuar Ukrainën për mbojtjen e të drejtave të tyre. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Teksas: Studenti e vrau një oficer të policisë

Posted: 09 Oct 2017 11:21 PM PDT

Një oficer i policisë është vrarë nga një student 19 vjeçar në Universitetin e qytetit, Lubok të Teksasit në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të kompleksit universitar, kanë raportuar mediat lokale. Të shtënat kanë ndodhur mbrëmë vonë, pasi policia e kishte kontrolluar dhomën e studentit dhe kishte zbuluar drogë në këtë universitet, kanë raportuar mediat në qytetin Lubok. Pasi oficerët e dërguan studentin në stacionin e policisë në kompleksin universitar, raportohet se studenti e kishte nxjerrë revolen dhe e kishte qëlluar oficerin në kokë. Pas kësaj, studenti kishte ikur por më vonë ishte arrestuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lideri i Katalonjës flet në parlamentin rajonal

Posted: 09 Oct 2017 11:10 PM PDT

Lideri rajonal i Katalonjës, Carles Puigdemont, sot pritet të flasë në parlamentin rajonal, në periudhën e shqetësimeve në qeverinë qendrore të Spanjës, se Parlamenti i Katalonjës mund të votojë për pavarësi nga Spanja. Zyrtarët e Katalonjës thonë se njerëzit gjërësisht kanë votuar për pavarësi në referendum, i cili është mbajtur para 10 ditësh. Por, gjatë funjavës së kaluar, në kryeqytetin rajonal, Barcelonë, qindra mijëra njerëz kanë protestuar kundër ndarjes nga Spanja. Ata thanë se referendumi nuk e tregon vullnetin e vërtetë të rajonit, pasi ata që dëshirojnë të mbeten në Spanjë, kryesisht e kanë bojkotuar referendumin. Sipas legjislacionit të Katalonjës, që konsiderohet jokushtetues nga qeveria në Madrid, votimi i sotëm eventual për pavarësi në Parlamentin e Katalonjës, do ta fillonte procesin gjashtëmujor të bisedimeve për ndarje me Spanjën, para zgjedhjeve rajonale dhe aktit final të shkëputjes.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Humbje të Kosovës dhe Shqipërisë në ndeshjet kualifikuese

Posted: 09 Oct 2017 10:35 PM PDT

Islanda është bërë vendi më i vogël që ndonjëherë është kualifikuar për Kampionatin Botëror të Futbollit, pas fitores kundër kombëtares së Kosovës me rezultat 2:0, në kuadër të Grupit I kualifikues. Takimi u zhvillua në Islandë mbrëmë vonë. Derisa Islanda u kualifikua për pjesën finale të Kampionatit Botëror që zhvillohet në Rusi në vitin 2018, Kosova është e fundit në Grupin I me vetëm një pikë. Kombëtarja e Shqipërisë mbrëmë, po ashtu, pësoi disfatë në terren të vet, nga Italia me rezutat 0:1, në kuadër të Grupit D kualifikues. Italia është e dyta në këtë grup dhe zhvillon takime shtesë për kualifikim në Kampionatin Botëror, ndërsa Shqipëria është e treta me 13 pikë, në konkurrencën e 6 skuadrave kombëtare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more