Skip to main content

Ora News: “Nis seanca për Shullazin, dëshmojnë Tahiri, Çako, Koni dhe Kule” plus 9 more

Ora News: “Nis seanca për Shullazin, dëshmojnë Tahiri, Çako, Koni dhe Kule” plus 9 more


Nis seanca për Shullazin, dëshmojnë Tahiri, Çako, Koni dhe Kule

Posted: 10 Oct 2017 12:10 AM PDT

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit.

Në seancën e sotme janë thirrur për të dëshumuar 7 zyrtarë, mes tyre ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, rektori Mynyr Koni dhe ish-rektori Dhori Kule.

Të 7 personat do të japin deklarime ne lidhje me kercënimet që ka marrë Mynyr Koni gjatë kohës që po kandidonte për Rektor, për të cilën akuzohet Shullazi.

Në seancën e 3 tetorit u dëgjuan katër dëshmitarë. Biznesmeni nga Lushnja, Adriatik Kërçuku, të cilit i ka ndodhur një shpërthim tritoli në janar të 2016-ës, deklaroi në seancë se nuk e njihte Shullazin.

Edhe dëshmitarët e tjerë thanë para gjykatës se nuk e njihnin të pandehurin dhe nuk kishin patur lidhje me të. 

Të gjitha dëshmitë e tyre u kundërshtuan nga prokuroria pasi nuk përputheshin me ato që kishin dhënë më herët gjatë hetimeve.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Hapja e negociatave, Rama nis nesër vizitën zyrtare në Itali

Posted: 10 Oct 2017 12:02 AM PDT

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë ditën e mërkurë më datë 11 tetor një vizitë zyrtare në Itali.

Ai do të pritet në Romë nga kryeministri italian Paolo Gentiloni.

Zyra e shtypit e kryeminstrisë italiane ka konfirmuar se rreth orës 14.30 të datës 11 tetor, dy kryeministrat Gentiloni e Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Vizita e kreu të qeverisë shqiptare në Romë shënon takimin e parë me kryeministrin italian Paolo Gentiloni, në mandatin e tij të ri si kryeministër.

Vizitën e parë zyrtare në Romë si kreu i qeverisë shqiptare, kryeministri Rama e ka zhvilluar 4 vite më parë më dhjetor të 2013 në takimin me ish kryeministrin italian Enrico Letta.

Italia mbetet një nga mbështetësit kryesor të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian e ky takim zhvillohet në pritjes së hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Partneriteti strategjik mes dy vendeve, marrëdhëniet ekonomike e projektet e përbashkëta, kërkesa e shtimit të numrit të investitorëve italianë në Shqipëri, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar e trafiqeve ilegale, çështja e sigurisë kundër rrezikut të terrorizmit ndërkombëtar, situata në Ballkan e problematika të aktualitetit europian e botëror, pritet të jenë disa nga tematikat e takimit dy palëshe mes Gentilonit e Ramës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Erdogan: Turqia dhe Serbia dy vende kyçe në Ballkan

Posted: 09 Oct 2017 11:57 PM PDT

Serbia dhe Turqia janë dy vende kyçe  në Ballkan. Kështu u shpreh presidenti i Turqisë  Recep Tayyip Erdogan.

Ai tha se bashkëpunimi i tyre është thelbësor për ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në Ballkan dhe në Evropë.

"Turqia dhe Serbia janë dy vende kyçe në Ballkan. Si Turqia fushë kyçe për paqen dhe stabilitetin, kështu është Serbia në Ballkan,e cila ka një strukturë multi-etnike, multikulturore dhe dinamike, në një pozicion për të hapë rrugë për rajonin", ka thënë Erdogan menjëherë pas arritjes së tij në Beograd, shkruan Indeks. 

Presidenti turk ndodhet në një vizitë dyditore në Beograd, ku është takuar me personalitete të larta të Serbisë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rikthehet fuqishëm Kimberley

Posted: 09 Oct 2017 11:56 PM PDT

Për herë të fundit ajo është parë duke shijuar pushimet në Ibiza por Kimberley Garner iu është rikthyer punës duke shfaqur më të mirën e saj ndërsa pozonte për markën e saj të fundit të veshjeve.

 Ish ylli i 'Made in Chelsea'  shfaqi fizikun e saj të tonifikuar në bredetin e ishullit Balearic.

E veshur me bikini të zeza 27-vjeçarja bjonde zbluoi belin e saj të hollë dhe dukej mahnitëse.

Rikthehet fuqishëm Kimberley

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Studenti vret oficerin e policisë

Posted: 09 Oct 2017 11:48 PM PDT

Një student 19-vjeçar ka vrarë një oficer policie në SHBA.

Mediat raportojnë se pas ngjarjes është mbyllur përkohësisht Univeristeti në Lubok të Teksasit.

Të shtënat kanë ndodhur mbrëmjen e së hënës, pasi policia e kishte kontrolluar dhomën e studentit dhe kishte zbuluar drogë në këtë universitet, kanë raportuar mediat në qytetin Lubok.

Pasi oficerët e dërguan studentin në stacionin e policisë në kompleksin universitar, raportohet se studenti e kishte nxjerrë revolen dhe e kishte qëlluar oficerin në kokë.

Pas ngjarjes studenti u largua por u arrestua më von.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një ‘ëngjëll’ në Troia

Posted: 09 Oct 2017 11:35 PM PDT

E kush ka nevojë për krahë që të jetë ëngjëll?! Padyshim që Izabel Goulart nuk ka nevojë.

Ajo është një nga supermodelet më të mira të Victoria Secret  dhe asnjëherë nuk heziton që të shfaqë aftësitë e saj.

Ylli i pasarelave është fotografuar në Troia në Portugali ndërsa tregoi format e saj me bikini të zeza.  Pavarësisht se jemi në tetor 32-vjeçarja po i  shfrytëzon në maksimum temperaturat e larta.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dhunoi dhe kërcënoi me thikë gruan e tij për ti marrë lekë, arrestohet

Posted: 09 Oct 2017 11:28 PM PDT

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe nën kërcënimin e thikës i ka marrë një sasi lekësh.

Në pranga u vu  Vath Uku, 39 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për dhunë në familje

"Ky shtetas në rrugën “Dritan Hoxha”, për motive xhelozie, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten, shtetasen E. U., 34 vjeçe dhe nën kërcënimin e një thike i ka marrë shumën prej 3000 lekë të reja", sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale i është sekuestruar një thikë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” , “Vjedhje ” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar ngs nenet 130/a, 134 dhe 279 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zjarr në Kaliforni, 10 persona të vdekur, mbi 20 mijë të evakuuar

Posted: 09 Oct 2017 11:07 PM PDT

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën për shkak të zjarreve  që kanë përfshirë një pjesë të Kalifornisë.

Autoritetet raportojnë se rreth 20 mijë persona u evakuuan nga qarqet Napa, Sonoma dhe Yuba.

Shtatëmbëdhjetë vatra zjarrit janë përhapur me shpejtësi në të gjithë vendin, ndërsa janë djegur rreth 90 mijë hektarë tokë.

Në Anaheim, qindra zjarrfikës janë mobilizuar për të luftuar me zjarrin që ka djegur rreth 5 mijë hektarë tokë.

Guvernatori i Kalifornisë ka deklaruar një situatë emergjencë.

“Këto zjarre kanë shkatërruar strukturat dhe vazhdojnë të kërcënojnë mijëra shtëpi, duke e bërë të  nevojshme evakuimin e mijëra banorëve”, thuhet në deklaratën e guvernatorit.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa autoritetet janë duke e hetuar nëse zjarri ishte i qëllimshëm.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Che Guevara jeton, por jo lufta guerile

Posted: 09 Oct 2017 10:54 PM PDT

Nga luftëtar komunist në hit të konsumit kapitalist: 50 vjet pas vdekjes së Che Guevaras trashëgimia e tij është zbehur. Por luftën e tij e vazhdojnë sot lëvizjet sociale kolektive.

Lamtumirën atij ia ka dhënë madje edhe FARC-u. Që nga koha, kur rebelët dorëzuan armët në Kolumbi, Che Guevara nuk është më lajtmotivi i tyre. Më 9 Tetor mbushen 50 vjet nga vdekja e Ernesto „Che” Guevaras. Mjeku i lindur në Argjentinë në vitin 1928, revolucionari dhe guerilasi e arriti famën e tij gjatë viteve të revolucionit në Kubë, 1956-1959. Ai së bashku me shokun e idealit dhe kreun e mëvonshëm të shtetit kubanez, Fidel Castro (1926-2016) drejtoi revolucionin kubanez. Che u kthye në një figurë simbol të revolucionit. Por postin politik ai e braktisi më vonë për të udhëhequr revolucionet në Kongo dhe Bolivi. Në vitin 1967 Che Guevara u kap nga trupat qeveritare boliviane dhe u ekzekutua.

Por çfarë ka mbetur nga mesazhi i tij pas fundit të Luftës së Ftohtë, pas afrimit të Kubës me SHBA dhe vdekjes së Fidel Castros? A është ai ende figurë inspiruese e së majtës politike jashtë Kubës?

Jashtë kohe

“Si figurë politike Che ka kohë që është varrosur, por si lider revolucioni, ikonë e pop-it, dhe figurë iluminuese e lëvizjes studentore të viteve 68, ai ende është gjallë”, thotë Matthias Rüb, korrespondent i gazetës „Frankfurter Allgemeinen Zeitung”, në bisedë me DW. Në biografinë e fundit mbi Che Guevarën, Rüb trajton jo vetëm shënimet e revolucionarit, por edhe rezonancën politike të tij. „Megjithëse Che duket sot si i dalë kohe, ai nuk ka humbur kurrë forcën e simbolit anti-amerikanist.”

Por çfarë ndodh tani, në epokën e Trumpit, a po ringjallet padroni i kritikëve të globalizmit dhe heroi i lëvizjeve çlirimtare të majta? Për ekspertin e Che Guevaras, Matthias Rüb, kjo nuk përjashtohet. „Presidenti amerikan, Donald Trump bën gjjithçka që të ringjallet anti-amerikanizmi dhe Che ka gjasa të përjetojë një jehonë të dytë pas jehonës së njohur.”

“Krishti me kitarë”

Në Gjermani Che Guevara njihet nga historia e Gjermanisë lindore. Në një kohë kur kantautori i njohur gjerman, Wolf Biermann e cilësoi Che „Krishtin me kitarë”, studiuesi i letërsisë, Richard Herzinger e përshkruan Che Guevarën si „doktrinues të pamëshirshëm, veprimi e mendimi i të cilit u sunduan nga një himnizim obsesiv i dhunës dhe vdekjes.”

Madje edhe brenda partisë E Majta ka dy qëndrime për të. „Tek ne në zyrën e Karlsruhes qëndron i varur një pllakatë me Che, e së fundmi u diskutua edhe homofobia e tij”, thotë Michel Brandt, që për herë të parë përfaqëson të Majtën në Bundestag, e me 27 vjeç është ndër deputetët më të rinj. Ndërkohë që anëtarët më të moshuar e mbrojnë revolucionarin, më të rinjtë janë kritikë ndaj figurës së tij duke u shprehur, se ai nuk i përshtatet më orientimit politik të së majtës.

Për politikanen e Majtë, Heike Hänsel, 51 vjeç, Che Guevara është „promovuesi më i madh i Kubës dhe simbol i pazëvendësueshëm për lëvizjet solidarizuese”, por ajo e refuzon luftën e armatosur për drejtësi sociale dhe socializmin, siç e kërkonte Che Guevara. „Ka kaq shumë misione ushtarake, vatra konflikti e luftëra civile, saqë është e papërgjegjshme të propagandosh luftën e armatosur”, thotë Hänsel.

Castañeda dhe çmontimi i mitit të Che Guevarës

Ishte ish-ministri i Jashtëm meksikan, Jorge Castañeda që filloi me çmontimin e mitit të Che Guevarës para 20 vitesh. „Idetë e Guevaras, jeta e tij, vepra e tij, mesazhi i përkasin së shkuarës. Prandaj ato nuk kanë për të qenë më kurrë aktuale”, shkroi ai në një biografi të botuar në vitin 1997. Deklaratat e Castañedas ishin skandaloze për atë kohë në Amerikën latine. Guevara ishte një figurë inspiruese edhe e kritikëve të neoliberalizmit, politikës ekonomike të mbështetur nga Uashingtoni që çoi Argjentinën në falimentim shtetëror. Fitoret e majta politike në vitet 2000- e ndihmuan Che Guevarën për një „come-back” historik në rajon.

Për ekspertin Matthias Rüb janë lëvizjet sociale sot ato që vazhdojnë luftën e drejtuesit të revolucionit kubanez. „Nuk ka më një lider revolucionar të vetëm. Lufta kundër antagonizmave socialë është në Amerikën Latine ende  aktuale, por ajo vazhdohet sot nga lëvizje sociale kolektive, që kërkojnë të drejtën e tyre me rrugë paqësore.” Edhe Papa Françesku, argjentinas si Che Guevara bën pjesë këtu, sipas Rüb. „Ky papë përpiqet të vazhdojë trashëgiminë e Che Guevarës në mënyrë paqësore…me pak ekzagjerim mund të thuash..se Papa është Che Guevara i ri.”/DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Demarkacioni nuk mund të shkojë në Arbitrazh”

Posted: 09 Oct 2017 10:31 PM PDT

Arbitrazhi ndërkombëtar për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi nuk shihet si gjë e mundur nga Ramush Tahiri.

Demarkacioni me Malin e Zi nuk mund të shkojë në Arbitrazh. Një gjë të tillë nuk mund ta bëjë Kosova, pasi nuk është subjekt ndërkombëtar në organizata ndërkombëtar.

Kështu thotë analisti Ramush Tahiri.

"Nuk mund të shkoj në arbitrazh. Kosova nuk mund të çojë çështje në arbitrazh sepse Kosova nuk është subjekt ndërkombëtar në organizata ndërkombëtare", tha Tahiri për Tribuna Channel.

"Ne po i dëgjojmë deklaratat e anëtarëve të Komisionit që kanë gjet atë parregullsi ose këtë parregullsi. Ky është një lloj anemimi i opinionit por nuk ka ndonjë efekt praktik. Efekt praktik ka raporti me shkrim që duhet të dorëzohet", theksoi ai.

Ndërkohë Mali i Zi qëndron pas deklaratave se vija e demarkimit me Kosovën është çështje e mbyllur për Podgoricën.

Zgjidhja e demarkacionit me Malin e Zi është një nga kushtet e BE-së për liberalizimin e vizave për banorët e Kosovës.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more