Skip to main content

Ora News: “Meta takon Haradinajn: Të heqim çdo barriere burokratike mes dy vendeve” plus 9 more

Ora News: “Meta takon Haradinajn: Të heqim çdo barriere burokratike mes dy vendeve” plus 9 more


Meta takon Haradinajn: Të heqim çdo barriere burokratike mes dy vendeve

Posted: 12 Oct 2017 12:06 AM PDT

Në vijim të vizitës shtetërore në Kosovë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua sot me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryemininstrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Dalibor Jevtiq dhe Dardan Gashi.

Duke iu referuar marrëdhënieve të shkëlqyera ndërshtetërore, Presidenti Meta theksoi se ka ardhur koha që këto marrëdhënie të pasurohen më shumë dhe çështjet e prekshme e konkrete të gjejnë zgjidhje për qytetarët e të dy shteteve veçanërisht nëpërmjet agjendës së përbashkët të dy qeverive, duke u fokusuar tek infrastruktura, arsimi, lëvizja e lirë dhe heqja e çdo barriere burokratike ndërmjet dy vendeve tona

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e trajtimit të të gjitha çështjeve dypalëshe, të cilat mund të marrin udhë përmes vendimmarrjes politike gjatë takimit të ardhshëm të dy qeverive.

Ai u shpreh plotësisht në mbështetje të këtij procesi me rëndësi jetike si për qytetarët në Shqipëri dhe Kosovë, ashtu edhe në dobi të marrëdhënieve strategjike e vëllazërore ndërmjet nesh.

Gjithashtu, Presidenti Meta e siguroi edhe Kryeministrin Haradinaj për mbështetjen e fortë e të gjithanshmme të Shqipërisë për Kosovën në proceset integruese evropiane dhe euroatlantike, si dhe anëtarësimin e plotë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta iu referua nevojës së madhe për liberalizimin sa më shpejt të regjimit të vizava nga ana e BE-së për qytetarët e Kosovës dhe, duke iu referuar kushtëzimit të demarkacionint të kufirit me Malin e Zi, si një sfidë tashmë të pashmangshme, shprehu besimin se kjo çështje do të gjente një zgjidhje të shpejtë në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë me këtë vend fqinj.

Ndërsa, duke vlerësuar nevojën e vazhdimin dhe përmbylljen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Meta u shpreh se vijimi dhe konkretizimi i këtij dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për këto dy vende por edhe për të gjithë rajonin sigurinë dhe të ardhmen e tij.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kim Kardashian në supermarket me reçipeta transparente

Posted: 12 Oct 2017 12:02 AM PDT

Kim Kardashian njihet për ekspozimin e formave të saj bombastike në rrjetet sociale.

Por ylli i televizione është shfaqur me reçipeta transparente edhe në supermaket.

Me një fund të zi mbas trup dhe një pallto të zezë lëkure 36-vjeçarja dukej shumë seksi dhe tërheqëse.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aksion blic në Shkodër, arrestohet 2 të kërkuar, njëri i dënuar me 25 vjet burg

Posted: 11 Oct 2017 11:53 PM PDT

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Shkodrës gjatë mbrëmjes së djeshme në një operacion blic.

Të pozicionuar në kryqezime, përmes lëvizjeve të shpeshta dhe ndalimeve blic, janë arritur të arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim. Njëri prej tyre rezulton të jetë i dënuar me 25 vjet burg ndërsa tjetri për plagosje.

Operacioni i zhvilluar në kuadër të masave “Vjeshtë” për personat në kërkim, mjetet me xhamat e zinj, levizjet me armë etj pritet të vazhdojë.

Në minutat në vijim pritet një informacion i detajuar i policisë së Shkodrës në lidhje me këtë operacion.

Mesohet se ka patur edhe ndëshkime të shumta me gjobë si dhe bllokim dokumentacioni.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ngjela: Marrëzi e Ramës për gjeneralizimin e TVSH-së

Posted: 11 Oct 2017 11:40 PM PDT

Avokati Spartak Ngjela thotë se ideja për të vendosur taksimin gjeneral për biznesin e vogël është një ide e marrë e Ramës.

Një postimi në rrjetet sociale Ngjela ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Rama, i cili thote se  këtë e bën për të mbajtur pushtetin e tij personal duke zhytur edhe më thellë varfërinë shqiptare.

Reagimi i Spartak Ngjelës

A e kuptoni marrëzinë Rama për gjeneralizimin e TVSH- së.
Të gjitha llojet e biznesit duhet të paguajnë TVSH!
E dini pse?
Për të mbajtur pushtetin e tij personal duke zhytur edhe më thellë varfërinë shqiptare; sepse kjo menjëherë do të ngrerë çmimet; se TVSH-në nuk e paguan kapitali, por blerësit. 
Dhe, a e dinë pse e ndërmerr këtë masë groteske dhe të ligë kundër të gjithë shqiptarëve ky?
Sepse është në embargo nga Perëndimi. 
Dhe, a e dini Pse?
Sepse është kundër Reformës në Drejtësi dhe ajo e kap si të korruptuar.
Po nuk është vetëm TVSH-ja. Ka edhe masa të tjera zhvatëse.

Ja ky është kryeministri që keni; por është i lig, por naiv. Asgjë nuk do të arrijë: do rrëzohet nga mungesa e parasë sikurse edhe Ramiz Alia.
Një psikologji kanë këta kuqalashë makabër. Dhe njësoj rrëzohen: nga varfëria ekstreme që iu imponojnë popullit në favor të pushtetit të tyre.

I.
Vërtet mendoni që mund të mbijetojë nga një embargo perëndimore një mësues i thjeshtë vizatimi që urren këpucët klasike dhe demokracinë?

Pse çfarë e dini Enver Hoxhën ju, gjeni siç thotë Rama? Jo mo jo, thjesht një gjimnazit mediokër që çoi shqiptarët në mjerim se vetë atë e kapi reforma antistaliniane për krimet që kishte kryer. Nuk donte të përgjigjej, dhe e morri Shqipërinë dhe e degdisi në Kinë.

Kurse mësuesin e vizatimit e kap Reforma në Drejtësi në tre rregjistra: vetë, familjen dhe shokët e tij të pasuruar nga ai vetë. 
Më gjithë mend e ka ky pafille se mund të mundë Uashingtonin dhe Berlinin, në vendosjen e moralitetit në qeverisjen shqiptare kur këta kanë shqiptarët me vete!

Është i humbur… E kujtoi politikën dhe pushtetin një telajo kanavace ku mund të zhgarravitë çfarë të dojë, dhe të kënaqet me zhgarravinat e tij. 
Jo, zotëri! Ke hyrë në një rregjistër të rrezikshëm, njëlloj si mjeku modest Sali Berisha që mendoi se më pushtet mund të bëhej milioner, madje mundësisht që të shpërbëjë edhe Shqipërinë.

II.
Asgjë nuk do arrish duke varfëruar popullin me marrëzinë tënde për të mbajtur një pushtet që nuk e di as vetë se përse e do, kur nuk di të bësh asgjë – kjo i thuhet këtij Kryeministri veshur me atlete.

Masa tjetër varfëruese e tij kundër shqiptarëve është rritja pa fre e borxhit, dhe kërkon të dëbojë FMN- në nga Shqipëria që të zhvasë popullin e varfër shqiptar. 
Asgjë nuk arrin dot. Se do t’i thellohet embargoja perëndimore. Ku di ky injorant se ç’është Amerika!

Kjo është një kohë që nuk çahet dot. Dhe si e sollën punët rranë në humnerë me të njëjtin kamion, edhe Berisha edhe Rama.
Komedi ishte, sigurisht, por aktorët e luajtën me makabritet maksimal deri në minutën e fundit.

Ramiz Alia, mendoi të rrinte në pushtet me tufëzat dhe arrëzat, dhe iku pa kuptuar asgjë.
Ramë ziu kërkon të rrijë në pushtet me embargo perëndimore, duke zhvatur dhe varfëruar popullin me borxh publik, me taksa absurde, me gjoba… se s’ka para të japë as rrogat. Turp!

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Seks në këmbim të karrierës, Lindsay Lohan në mbrojtje të producentit

Posted: 11 Oct 2017 11:36 PM PDT

Skandali seksual që ka përfshirë Hollywood ka ndarë edhe yjet më të mëdha të showbiz përsa i përket qëndrimeve të tyre.

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore Lindsay Lohan ka dalë në mbrojtje të një nga producentëve më të mëdhenj Harvey Weinstein. Manjati  i filmave akuzohet për ngacmim seksual dhe përdhunim nga aktore të famshme, midis tyre dhe Angelina Jolie.

Lohan shprehu mbështetjen e saj për Weinstein në një video në Instagram, të cilën e fshiu vetëm një orë më vonë. Sipas revistës People aktorja e ka postuar videon nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku aktualisht jeton.

"Ndihem shumë keq për Harvey Weinstein. Nuk mendoj se është e drejtë ajo që po ndodh."

Lohan tha se gruaja e 65-vjeçarit, Georgina Chapman duhet të qëndrojë me të. Georgina deklaroi të martën se është ndarë nga bashkëshorti i saj pas skandalit.

"Ai kurrë nuk më ka bërë gjë mua, ne kemi bërë disa filma së bashku. Mendoj se e gjitha kjo duhet të ndalet."

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot në Kuvend debati për Komisionin e Reformës Zgjedhore

Posted: 11 Oct 2017 11:31 PM PDT

Ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të diskutohet sot në Parlament.

Ky projektvendim i bë shkak i tensioneve dhe përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës në seancën e javës së kaluar.

Opozita ishte përgatitur për ta debatuar por mazhoranca e shtyu me një javë debatin.

Seanca e javës së kaluar u ndërpre disa herë pasi deputetet e opozitës bllokuan foltoren pasi kërkonin që debati dhe diskutimi për këtë pr/vendim të bëhej atë ditë.

Por, bllokimi i foltores bëri që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi të përjashtojë nga seanca kreun e PD Lulzim Basha.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trishtimi i zonjës Wolfl me Edi Ramën

Posted: 11 Oct 2017 10:59 PM PDT

Duke qënë një intervistë me shkrim, pra pa video, ajo e "Der Standard" me Edi Ramën, na mbetet vecse ta përfytyrojmë se si gazetarja Adelheid Wolfl, një njohëse e mirë e Ballkanit, hepohet nga karrigia, përtypet, bën një hap pas, mbledh veten, hidhet sërish, dhe pyet. Ajo ngjan se insiston në një pikë; nëse kishte debat brenda Partisë Socialiste për emërimin e Rucit në krye të Kuvendit.
Në vend të përgjigjes merr nga Rama një habi përzier me përcmim për këtë lloj ngacmimi.
Ajo insiston nëse PS bëri një hetim të sajin, a kishte dikush një kontestim, a bëri dikush një llogari, një analizë, brenda kësaj force politike, për faktin se dikush me bagazhe të rënda nga e kaluara komuniste e me barrë të madhe në ngjarjet e 2 prillit në Shkodër, po vendosej pas 27 vitesh demokraci në majën e institucionit më të rëndësishëm kushtetues të vendit.
Në vend të përgjigjes, Rama shtëmënget pak, dhe përsëdyt habinë përzier me përcmim.
Intervista mund të kishte vazhduar kësisoj;
Ajo: A mendon kush ndryshe në Partinë Socialiste?
Ai: Jo!
Ajo: A ka debat në Partinë Socialiste?
Ai: Jo!
Ajo: A ka ndonjë shkëndijë, ndonjë qëndrim pakëz të pangjashëm me tuajin në parti?
Ai: Jo!
Ajo: A mendon njeri në partinë tuaj?
Ai: Ska nevojë!
Nuk ka pra. Në atë parti mendojnë të gjithë njësoj, produkt i një matrice të rreptë, që nuk lejon debat, hetim, analizë, asgjë prej gjëje, që shkon përkundër linjës së alone-timonierit.
Ajo është një trupë amorfe, pa asnjë pore nga mund të hyjnë erëra diversiteti.
Nëse dikush po bën sot rolin e një farë qortonjësi, që predikon moral e flet për popullin, duhet ti kërkojmë motivet e tij gjetkë, vetëm në faktin se është karrige-rrëzuar.
Ecën karvani përpara. Tani që janë përcjellë edhe aleatët, nuk ka më asnjë ngjyrë laramane, sado e përhime.
Do zhgënjehet edhe dikush që kishte shpresë se do shpërthente një grimcë disidencë në gjykatë, ku është banda e partisë, dhe banda e partisë gjendet atje për shkak të ambasadorit amerikan.
Edhe në gjykatë pra, megjithëse në kushte jo të favorshme, ndoshta me pakënaqësi legjitime, sërish banda shfaqet me të njëtin mendim me partinë.
Njësoj mendon dhe udhëheqësi historik në ekzil, të cilit i njihet merita se solli një pranverë lirie në atë parti dikur, që vazhdonte mbante deri vonë ndezur një turbinë kriticizmi, por tashmë ai gjen vend për parkim sa herë shfaqet dhe nuk konteston më.
Blushi divers u lëcit si diversant.
Kjo është gjendja. 
Ndaj Rama habitet me të drejtë me trishtimin e zonjës Wolfl.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Anëtarja britanike e ISIS vritet bashkë me djalin e saj 12 vjeç

Posted: 11 Oct 2017 10:57 PM PDT

Xhihadistja britanike, Sally Jones është vrarë nga sulmet me dron bashkë me djalin e saj 12 vjeç, thuhet në një raport, shkruajnë neduat britanike.

Megjithëse besohet se ajo është e vdekur, është e pamundur të jetë kategorike duke pasur parasysh pamundësinë për të mbledhur prova në terren. Anëtarët e tjerë të Isis janë raportuar të vdekur por më pas janë rishfaqur.

Por tani, duke iu referuar The Sun- ajo është vrarë pas sulmeve të SHBA-së.

Ajo është konsideruar si gruaja më e kërkuar britanike, e njohur si rekrutja e Shtetit Islamik.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zjarret në Kaliforni, rritet në 21 bilanci i viktimave

Posted: 11 Oct 2017 10:39 PM PDT

Një çift që kohët e fundit festoi përvjetorin e 75-të të martesës janë mes 21 të vdekurve nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë.

Charles Rippey 100 vjeç dhe gruaja e tij Sara, 98 vjeç, u dogjën nga flakët që kanë shkatërruar 115,000 hektarë dhe 3,500 ndërtesa.

Zyrtarët në qarkun Sonoma  thonë se ende 380 persona janë të zhdukur.

Gjatë të mërkurës u evakuuan shumë person. I gjithë qyteti i Calistoga, në qarkun Napa, iu tha të largohej – rreth 5,000 banorë – dhe policia ndaloi të gjithë qarkullimin për të mos lejuar afrimin në këtë zonë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mogherini: Faza e re e dialogut Kosovë-Serbi në dhjetor

Posted: 11 Oct 2017 10:26 PM PDT

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka deklaruar  se Beogradi e Prishtina po punojnë për caktimin e përmbajtjes së "fazës së re të dialogut" për në dhjetor dhe ka theksuar se "kërcim cilësor" në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve pret gjatë vitit të ardhshëm.

Mogherini ka thënë kështu gjatë konferencës së shtypit bashkë me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabic, e cila ka theksuar, njofton agjencia serbe lajmeve Beta, se është arritur marrëveshja që dialogu të ngrihet në nivel të presidentëve të Serbisë e të Kosovës.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ajo është përgjigjur se është në shërbim të qytetarëve serbë, dhe nëse kjo kërkohet për interesin e tyre, do të takohet.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more