Skip to main content

Ora News: “Madridi kundërshton deklaratën e pavarësisë së Katalonjës” plus 8 more

Ora News: “Madridi kundërshton deklaratën e pavarësisë së Katalonjës” plus 8 more


Madridi kundërshton deklaratën e pavarësisë së Katalonjës

Posted: 11 Oct 2017 12:09 AM PDT

Qeveria spanjolle ka kundërshtuar deklaratën e pavarësisë të nënshkruar nga udhëheqësi i Katalonjës Carles Puigdemont, duke hedhur poshtë edhe thirrjet për ndërmjetësim.

Zëvendëskryeministri i Spanjës e përshkroi z. Puigdemont si një person “i cili nuk e di se ku është, e ku po shkon”.

Disa zëra nga qeveria e Spanjës e cilësuan deklaratën e Puigdemnt si "shantazh për shtetin të transmetuar drejtpërdrejt në televizion".

Kryeministri Mariano Rajoy do të mbajë një mbledhje urgjente të kabinetit për të diskutuar hapat e ardhshëm të qeverisë.

Puigdemont nënshkroi një deklaratë të pavarësisë të martën, por ndaloi zbatimin për të lejuar negociatat.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Turistit i thyhet ura prej xhami nën këmbë, por a është gjithçka siç duket

Posted: 11 Oct 2017 12:04 AM PDT

Një turist filloi të bërtiste kur ura prej xhami iu kris nën këmbët e tij, por nuk ështe gjithçka ashtu siç duket. Në fakt kjo është një shaka e pakëndshme dhe e padëmshme.

Një urë prej xhami në majën në Kinë është një nga destinacionet më të preferuara nga turistët pasi krijon iluzonin optik sikur po ecën në ajër si edhe krijon efekte. Sapo nis të ecësh krijohet iluzioni sikur xhami thyhet dhe jep tingullin e plasaritjes gjë që ka shkaktuar panik tek turistët.

Ndërsa shumë vizitorë në shëtitoren e xhamit në Malin Yuntai e dinë për grackën, të tjerët tremben për vdekje truku teknologjik.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Putin dhe Erdogan miq të vërtetë?

Posted: 10 Oct 2017 11:57 PM PDT

Turqia është anëtare e NATO-s. Që megjithë këtë ajo blen armë ruse, kjo është më se e pazakontë. A po përvijohet një miqësi e re midis Ankarasë dhe Moskës?

Të dy e ndiejnë veten se i kanë trajtuar në mënyrë të padrejtë. Me të dy Perëndimi sillet rregullisht ftohtë. Të dyve u pëlqen që të paraqiten si burra të fortë dhe në publik e quajnë veten “miq”. Ata kanë shumë të përbashkëta, Presidenti i Rusisë dhe i Turqisë.

Javët e fundit u shtuan shenjat, se Vladimir Putini dhe Rexhep Tayyip Erdogani mund të lidhin një partneritet: tregtia e tyre bilaterale po rritet, ushtarakët dhe shërbimet e tyre të fshehta bashkëpunojnë në Siri. Njëkohësisht ata zhvillojnë luftën e vet përkatëse diplomatike me BE dhe me SHBA: Uashingtoni dhe Ankaraja nuk i japin viza palës tjetër. Turqia burgos gazetarë gjermanë dhe veprimtarë të të drejtave të njeriut dhe injoron si protestat nga Berlini, ashtu edhe të drejtën në fuqi. Ushtarë të mbështetur nga Moska luftojnë në Lindje të Ukrainës. Kremlini as nuk pranon të flasë për aneksimin, por kërkon heqjen e sanksioneve perëndimore.

Armiku i armikut tim është miku im?

Meqenëse Putini dhe Erdogani kanë – për t’u shprehur në mënyrë të sjellshme – probleme me Perëndimin dhe me të drejtën ndërkombëtare, çfarë mund të ishte më afër mendsh, se lidhja e një aleance të përbashkët? Për t’ua treguar tamam vendin partnerëve të NATO-s, që bëjnë si të ditur, Erdogani madje vendosi të blejë sistem antiraketor rus – megjithë protestat e Uashingtonit dhe të Brukselit.

Por çfarë i solli Erdoganit zemërimi i manifestuar publikisht, revoltimi i ekspozuar kundër Perëndimit ose miqësia e supozuar me Rusinë? Asgjë. Politikanët e politikës së jashtme, qoftë në Berlin, qoftë në Uashington tregohen të paimpresionuar nga kërcënimet e Erdoganit se në njëfarë mënyrë ai mund të kalojë në anën tjetër, me marrëdhënie më të mira me Rusinë. Ata besojnë se Erdogani do të qetësohet herët a vonë dhe do t’i vërë interesat e vendit mbi egon e tij.

Sepse, edhe sikur marrëdhëniet me Rusinë të bëhen edhe më të ngushta: ekonomikisht, Turqia nuk mund të fitojë në Moskë as një të dhjetën e asaj që mund të humbasë në Perëndim. Bursa i ndëshkoi menjëherë ashpër manovrat e kthesës në politikën e jashtme të Erdoganit. Rritja ekonomike turke ka kohë që financohet duke shtypur para të reja. Që kur shumë turistë perëndimorë i rrinë larg Turqisë, në pazarin e famshëm të Stambollit mbyllet një stendë pas tjetrës.

Një pamje e ngjashme në Moskë. Edhe nëse ekonomia gjermane po investon atje sërish më fort: tregtia bilaterale është tepër larg nivelit të 2014-ës. Sanksionet kanë efekt.

Koha punon për Perëndimin

Në mundjen me Rusinë dhe Turqinë, koha është në anën e Perëndimit. Sepse edhe kaq i ngushtë nuk është partneriteti midis Rusisë dhe Turqisë. Përkundrazi. Moska është e zhgënjyer, sepse gjatë vizitës së tij në Kiev, Erdogani e quajti Krimenë pjesë të Ukrainës. E sigurtë është: sistemin antiraketor rus Erdogani tani e porositi, por deri tani ka paguar vetëm një pagesë paraprake. Kjo marrëveshje mund të përfundojë edhe  pa sukses.

Sepse Presidenti turk e shtrëngon edhe më tej grushtin në xhep, që Rusia ndalon edhe më tej importin e domateve turke dhe të produkteve të tjera. Interesa të kundërta të dyja palët ndjekin edhe në Siri: Moska mbështet Presidentin Assad, Ankaraja kërkon ta rrëzojë. Dikur, Assadi dhe Erdogani qenë miqtë më të mirë, madje i kalonin bashkë edhe pushimet me familjet e tyre. Por që atëherë ka kaluar shumë kohë. Siç venë punët me miqësitë politike. /DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohet djali dhunues, rrahu babain 81 vjeç

Posted: 10 Oct 2017 11:37 PM PDT

Një i ri 25 vjeç është arrestuar nga policia e Divjakës pasi akuzohet për dhunë në familje. Policia sqaron se në pranga  u vu Sajmir Xh banues në fshatin Çermë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit M.Xh, 81 vjeç”, sqaron policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Irina Shayk provokuese me të brendshme

Posted: 10 Oct 2017 11:35 PM PDT

Irina Shayk nuk ka humbur kohë që të kthehet në formë pas ardhjes në jetë të vajzës së saj Lea vetëm 6 muaj më parë.

Supermodelja ruse ka pozuar me të brendshme për kompaninë italiane Intimissimi .

Ndërsa tregoi trupin e saj të tonifikuar  dhe shumë në formë Irina dukej mahnitëse.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Presidenti Meta viziton Kosovën, do pritet nga Thaçi

Posted: 10 Oct 2017 11:27 PM PDT

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta do të zhvillojë një vizitë në Kosovë me ftesë të homologut kosovar Hashim Thaçi, raportojnë mediat në Kosovë.  

Fillimisht, Presidenti Thaçi do ta pres Presidentin Meta, me pritje ceremoniale në sheshin "Ibrahim Rugova", për të vazhduar më tej me takimin bilateral.

Ndërkaq në fund të takimit Presidentët Thaçi e Meta, do të mbajnë konferencë për media.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Është ndarë Shakira e Pique?! Futbollisti heq çdo dyshim

Posted: 10 Oct 2017 11:18 PM PDT

Për shumë kohë është diskutuar në mediat rozë ndarja e Shakirës dhe Gerard Pique.

Por futbollisti ka hequr çdo dyshim me anë të një postimi në Instagram. Pasi mbrojtësi është pezulluar për ndeshjen me Jeruzalemin, shfrytëzoi mundësi për të mbështetur dhe shoqëruar bashkëshorten e tij gjatë turneut të saj të ardhshëm evropian.

Në videon e postuar në Instastory 30-vjeçari i bën thirrje të gjithëve që të heshin pasi Shakira po punon në backstage me këngët e saj.

Për shumë kohë është folur që çifti më i dashur nuk jeton më bashkë dhe se ishin në prag të divorcit, por kjo video ka sqaruar fansat dhe çdo dyshim është shuar, ata janë bashkë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthen makina e Inspektores së DAR Shkodër

Posted: 10 Oct 2017 11:09 PM PDT

Makina e Inspektores së Arsimit në Shkodër, Frida Kopliku ka shpërthyer gjatë natës. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, por policia po heton në pistën e vendosjes së ndonjë sasie lënde plasëse. 

“Si pasojë e shpërthimit kishte  marrë flakë mjeti tip Volkswagen  në pronësi të shtetases F. K. 60 vjeçe,  banuese në lagjen “Vojo Kushi”, me detyrë Inspektore në Drejtorinë Arsimore  Rajonale Shkodër. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës  bëri të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet  e para të kryera në vendngjarje  dyshohet  se ka patur një shpërthim të lehtë poshtë mjetit i cili ka qënë i parkuar dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë”, sqaron policia. 

Nga shpërthimi automjeti është dëmtuar lehtë në pjesën e prapme,  por fatmirësisht  nuk ka patur dëme në njerëz.

Ndërkohë do kontrollohen kamerat e sigurise te subjekteve perreth për të hedhur dritë mbi ngjarjen.  Ndërsa u mor në pyetje  edhe inspektorja e DAR nese ka patur ndonje konflikt apo kërcënim për shkak të detyrës.

Ndërkohë policia po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qeveria e SHBA do ta eleminojë planin e klimës së Obamas

Posted: 10 Oct 2017 10:59 PM PDT

Qeveria e Presidentit të SHBA, Trump do t’i japë fund “luftës kundër qymyrit”. Me “Clean Power Plan” të parardhësit të Trumpit, Obama, synohej të pakësohej nxjerrja e gazrave të efektit serë.

Drejtori i Autoritetit të Ambjentit EPA, Scott Pruitt bëri të ditur në një takim në shtetin federal Kentucky, se të martën do të nënshkruajë një projektligj për eleminimin e të ashtuquajturit Clean Power Plan, të qeverisë paraardhëse. “Ky është mesazhi i Presidentit: lufta kundër qymyrit mori fund”, tha Pruitt.

Plani për “energjinë e pastër” i Obamas parashikonte që nxjerrja e dioksidit të karbonit të termocentraleve deri në vitin 2030 të ulej me 32 përqind, nën nivelin e vitit 2005. Veç kësaj, lëndët e djegshme fosile do të zëvendësoheshin gjithnjë e më shumë me energji të ripërtëritshme.

Kartë e kuqe nga Gjykata e Lartë

Por Gjykata e Lartë i bllokoi këto plane në vitin 2016. Më shumë se një dyzinë shtetesh të drejtuara nga senatorë republikanë dhe shumë sipërmarrje nga sektori i energjisë i patën hedhur këto plane në gjyq, në vende të ndryshme. Pruitt, në atë kohë prokurori kryesor i Oklahomas, ishte njëri nga arkitektët e rezistencës juridike.

Alternativat? I kërkon kot

EPA argumenton se Obama i ka kaluar me planin në fjalë kompetencat e tij. Një propozim, si mund të kufizohen në të ardhmen emisionet, me sa duket autoriteti i ambientit nuk ka në plan të paraqesë. Këtë Supreme Court e paraqiti si kusht në vendimin e tij të vitit 2016. Në vend të kësaj, në bazë të një projekti, EPA ka në plan të mbledhë propozime nga ekonomia dhe shoqëria, për mënyrën si mund të zëvendësohet ky plan.

Largim nga strategjia e klimës e Obamas

Trumpi i dha detyrë në mars Autoritetit të Ambjintit, që ta verifikojë strategjinë për klimën të Obamas. Trumpi dhe shumë republikanë dyshojnë që sjellja njerëzore ndikon në ndryshimin e klimës. Në qershor, Trumpi shpalli se do të largohet edhe nga Marrëveshja e Parisit për Mbrojtjen e Klimës./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more