Skip to main content

Ora News: “Dhunoi bashkëshorten dhe kanosi djalin, pranga 55-vjeçarit” plus 9 more

Ora News: “Dhunoi bashkëshorten dhe kanosi djalin, pranga 55-vjeçarit” plus 9 more


Dhunoi bashkëshorten dhe kanosi djalin, pranga 55-vjeçarit

Posted: 08 Oct 2017 11:48 PM PDT

Një 55-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia pasi akuzohet për dhunë në familje dhe kanosje.

“Në pranga u vu shtetasi Gëzim Gogofti, pasi në banesë për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases I.G., 54 vjeçe si dhe dyshohet të ketë kanosur me fjalë djalin e tij, shtetasin D.G., 30 vjeç”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe "Kanosja"  parashikuar nga nenet  130/a dhe 84  të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Presidenti turk Erdogan viziton sot Beogradin

Posted: 08 Oct 2017 11:42 PM PDT

Presidenti turk Recep Taip Erdogan do të nisë sot një vizitë treditore në Serbi, gjatë të cilës do të takohet me homologun e tij Aleksander Vuçiç.

Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të presidencës turke, Erdogan do të zhvillojë takime bilaterale dhe takime te zgjeruara me Vuçiç dhe do të nënshkruajë një sërë marrëveshjesh.

Gjatë vizitës do të zhvillohet edhe forumi i biznesit Turqi-Serbi. Sipas zyrtareve presidenti Erdogan do të shqyrtojë mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Presidenti Vuçiç vizitoi Turqinë në korrik, gjatë kongresit botëror të naftës.

Erdogan do të vizitojë edhe Novi Pazarin, një qytet serb me shumicë myslimane në jug të vendit.

Sipas deklaratës së presidencës turke vizita e Erdogan do të shënoje një zhvillim domethënës që do të forcojë marrëdhëniet bilaterale në dobi të të gjithë rajonit. Vizita bëhet me ftese të Presidentit serb Vuçiç./Express/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ariana Grande ndryshon look, duket mahnitëse

Posted: 08 Oct 2017 11:34 PM PDT

Nëse ka një gjë për të cilën Ariana Grande është e njohur, përveç këngëve, janë flokët e saj të gjata,të drejta dhe ngjyrë kafe. Dhe shumicën e kohës ia kemi parë të kapura.

Por ylli i popit ka vendosur që të bëjë një ndryshim drastik duke kthyer folkët në ngjyrë hiri.

Këngëtarja postoi fotografi në rrjetet e saj sociale me pamjen e re  dhe duket padyshim e mrekullueshme.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama mbledh kryesinë e PS dhe ministrat

Posted: 08 Oct 2017 11:24 PM PDT

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryesinë e PS dhe ministrit e kabinetit qeveritar.

Takimi i përjavshëm po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit. 

Ndërkohë në orën 9:00 kryeministri Rama do të mbledhë edhe grupin parlamentar dhe në qendër të diskutimit është axhenda e parlamentit për këtë të enjte dhe qëndrimi që do të mbajnë deputetët e mazhorancës në lidhje me debatin për reformën zgjedhore.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqipëri-Itali, ja ku duhet të parkoni sot në rrugët e Shkodrës

Posted: 08 Oct 2017 11:05 PM PDT

Policia e Shkodrës ka marrë një sërë masash në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Itali e vlefshme për Kampionatin Botëror 2018, që do të luhet në stadiumin "Loro Boriçi".

Masat e marra nga policia janë ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të.

Ja si do bëhet qarkullimi i makinave

Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimorë, rrugë e cila do të orientohet dhe monitorohet nga shërbime policore.
Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:
Sheshi "Mehmet Shpendi" tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.
Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale "Arben Broci".
Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.
Sheshi dhe rruga tek "Fusha e Druve" në unazën lindore.

Nga ora 08:00, datë 09.10.2017 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, si dhe do të bëhet largimi i automjeteve të parkuara në këto akse rrugore:

Në rrugën "Bujar Bishanaku", (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 08:00, datë 09.10.2017 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nga ora 12:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00.

Unaza perendimore,duke filluar nga Rr. "Bajram Curri"deri te Rr. "Ibrahim Rugova".
Rruga "Muhamet Dibra" deri tek parkimi i stadiumit.

Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se rruga "Bujar Bishanaku", do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.

Në aksin bulevardi "Zogu i Parë” (sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00.

Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën "Bujar Bishanaku" dhe anasjelltas, nga ora 10:00 deri në ora 24:00.

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën "Zyhdi Repishti" (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:
“Xhabije – Parrucë”
“Sheshi 2 Prilli – Parrucë”
“Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”
“Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20:45dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17:00.

Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të stadiumit "Loro Boriçi" tëtregohen mirëkuptues duke mbyllur aktivitetet e tyre në orën 14:00.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv dukepërdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kundërpërgjigjet Turqia, i pezullon vizat amerikanëve

Posted: 08 Oct 2017 10:32 PM PDT

Pas vendimit të Amerikës për pezullimin e vizave për shtetasit turk, edhe Ankaraja zyrtare i është kundërpërgjigjut me të njëjtën monedhë.

Ambasada e Republikës së Turqisë në Washington në të gjitha misionet diplomatike në SHBA ka pezulluar të gjitha procedurat lidhur me lëshimin e vizave për qytetarët e SHBA-ve, raporton Anadolu Agency.

"Ngjarjet e fundit e detyruan Qeverinë e Turqisë që përsëri ta shqyrtojë angazhimin e qeverisë së SHBA-ve për sigurinë e objekteve dhe stafit të misioneve diplomatike turke. Gjatë procesit të vlerësimit, procedurat për lëshimin e vizave për qytetarët e SHBA-ve në të gjitha misionet tona në SHBA janë ndërprerë, me qëllim që të zvogëlohet numri i vizitorëve në ambasadën tonë dhe konsullatat e përgjithshme në SHBA", thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ambasada turke në Washington.

Në deklaratë theksohet se me këtë vendim mbulohen edhe lëshimi i vizave në vendkalimet kufitare dhe e-Vizat.

Më herët, Ambasada e SHBA-ve njoftoi se kishte pezulluar lëshimin e vizave jo emigruese në të gjitha misionet diplomatike të SHBA-ve në Turqi, me qëllim që të reduktohet numri i vizitorëve në misionet diplomatike.

Lexo me shumë: SHBA i pezullon vizat shtetasve turq

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Haradinaj përballet sot me protestën e parë si kryeministër

Posted: 08 Oct 2017 10:17 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të përballet me protestën e parë qysh prej marrjes së detyrës si kreu i qeverisë.

Një grup i pakënaqur i veteranëve të UÇK-së, përmes një komunikate dërguar mediave kanë bërë të ditur se sot do të mbahet një protestë në Prishtinë në sheshin "Skënderbeu" nga ora 11:00, shkruan gazeta Zeri.

Ky grup i veteranëve kanë thirrur këtë protestë në shenjë pakënaqësie të mos ofrimit të pagave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Irak, nis beteja përfundimtare kundër ISIS në Raqqa

Posted: 08 Oct 2017 01:50 PM PDT

Faza përfundimtare në betejën kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe grupit të armatosur të Levantit (ISIL) në qytetin sirian Raqqa fillon sonte në mbrëmje, tha një zëdhënës i rebelëve për Al Jazeera.

“Nuk e dimë se sa kohë do të marrë, por nuk mendojmë se do të jetë një betejë e gjatë”, tha Talal Silo, një zëdhënës i Forcave Demokratike të Sirisë (SDF), një aleancë e mbështetur nga SHBA e luftëtarëve kurdë dhe arabë.

“Ajo që do të marrë kohë është pastrimi i qytetit nga kurthet e zjarrit dhe minat e vendosura nga luftëtarët e ISIS”, tha Silo, duke vlerësuar se rreth 400-500 ekstremistë mbetën në qytet, ish-kryeqyteti de facto i grup për tre vjet.

Ai shtoi se “rreth 90 për qind e qytetit tashmë është çliruar”

Ofensiva për të rimarrë qytetin nisi në javën e parë të qershorit, kur trupat tokësore të SDF filluan të rrethonin qytetin me ndihmën e bastisjeve ajrore nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA.

ISIS tani është i mbyllur në xhepa të vegjël në qendër të qytetit, duke përfshirë Spitalin Kombëtar dhe një stadium.

Fushata e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të kapur qytetin është kritikuar nga aktivistët dhe grupet e të drejtave, të cilët thonë se ofensiva ka shkaktuar një numër të madh viktimash nga radhët e civilëve.

Koalicioni thotë se ka marrë të gjitha masat e mundshme për të shmangur viktimat civile.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorues, tha se më shumë se 1,000 civilë, duke përfshirë qindra gra dhe fëmijë, janë vrarë në bombardimet ajrore të koalicionit që nga fillimi i ofensivës Raqqa.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Demiraj: Edi Rama “mban” yjet e Fidel Castros në xhaketë

Posted: 08 Oct 2017 01:42 PM PDT

Duke marrë shkasë nga një takim i Presidentit amerikan Donald Trump me komunitetin kubanezë dhe vendosmërinë e SHBA-ve për të luftuar komunizmin, ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj thotë se Shqipëria është e kapur sërish nga komunizmi dhe se ish-zyrtarë të lartë të diktaturës janë rikthyer me bekimin e Edi Ramës dhe drejtojnë shtetin.

Reagimi i plotë:

Në një takim për nder të Muajit të Trashgimisë Latine, Presidenti Trump i përcolli komunitetit Kubanez vendosmërinë e SHBA-se për të luftuar komunizmin dhe mbështetur lirinë dhe Demokracinë në Kubë.

Shqipëria është e kapur sërish nga Komunizmi. Ish-Zyrtare te larte te diktaturës komuniste janë rikthyer me bekimin e Edi Ramës dhe drejtojnë shtetin.

Edi Rama “mban” yjet e Fidel Castros në xhaketë dhe u rikujton shqiptareve bunkeret dhe simbolet traumatizuese te rregjimit.

Shqiptarët po ikin masivisht si në kohën e ambasadave dhe anijeve famëkeqe te vitit 1990. Krimi po terrorizon qytetet si dikur sigurimi i shtetit dhe “agjitacion propaganda”.

Dhjetera mijera shqiptare u burgosen ne burgjet komuniste vetem pse donin lirine dhe ishin properendimore, nderkohe ambasadoret e shteteve perendimore heshtin.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Protestuesit sfidojnë presidentin Putin, në ditën e ditëlindjes

Posted: 08 Oct 2017 01:16 PM PDT

Në një sfidë ndaj Presidentit Vladimir Putin në 65 vjetorin e lindjes së tij, protestuesit mbushën rrugët e Rusisë nën thirrjet e udhëheqësit opozitar Alexei Navalny për të ushtruar presion ndaj autoriteteve që ta lejojnë atë të futet në garën presidenciale.

Disa qindra protestues, shumica e tyre studentë, u mblodhën në Sheshin "Pushkin" në qendër të Moskës duke valëvitur flamuj rusë dhe brohoritur "Rusia do të jetë e lirë!" dhe "Lëreni Navalnin të kandidojë!"

Policia i bllokoi protestuesit që të shkonin tek Sheshi i Kuq duke i kthyer ata mbrapsht. Orë më vonë, disa protestues u përpoqën të marshonin drejt Kremlinit me thirrjen "Putini hajdut!" dhe u përpoqën për pak minuta të bllokonin trafikun.

Një tubim në qytetin Shën Peterburg, nga e ka prejardhjen zoti Putin, tërhoqi një turmë të madhe protestuesish që rezultoi në përleshje me policinë.

"Do të vazhdojmë të protestojmë, pavarësisht mënyrave të presionit dhe dizinformimit. E vetmja gjë që dinë është të trembin njerëzit. Por jemi në epokën e informacionit ku njerëzit marrin të dhënat nga burimi. Shteti nuk ka fuqi të mashtrojë njerëzit", thotë një protestues.

"Kjo qeveri ka zgjatur shumë dhe pa ndryshuar asgjë. Askush nuk dëshiron të bëjë ndryshime. Kjo nuk është gjë e mirë. Nuk ka transparencë dhe e nesermja është e pasigurtë", thotë një tjetër demonstrues.

Pas shpërbërjes së marshimit në Shën Peterburg, disa qindra protestues vazhduan tubimin për disa orë në Sheshin Vostania (Vosstaniya)

ndërsa policia ishte e gatshme të ndërhynte.

"Konkurrenca dhe ndryshimi i pushtetit janë elemente thelbësore. Kështu duhet të ndodhë. Pushteti duhet të ndryshojë. Duhet të ketë konkurrencë të fortë", thotë një protestuese.

"Besoj se Navalny është alternativa më e mirë e mundshme. Ai nuk është ideal dhe ka shumë të meta si çdo njeri tjetër. Por ai është më i mirë nga ata që kemi", thotë një tjetër protestues.

Tubimet ndodhin ndërsa vetë Navalny po vuan një dënim me 20 ditë në burg për thirrjet për një protestë të hershme të pa lejen e policisë.

/Voa/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more