Skip to main content

Ora News: “BE-ja e vendosur, nuk heq dorë nga kriteret për heqjen e vizave” plus 9 more

Ora News: “BE-ja e vendosur, nuk heq dorë nga kriteret për heqjen e vizave” plus 9 more


BE-ja e vendosur, nuk heq dorë nga kriteret për heqjen e vizave

Posted: 13 Oct 2017 12:15 AM PDT

Bashkimi Evropian nuk heq dorë nga demarkimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kështu deklaroi gjatë ditës së djeshme shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila zhvilloi disa takime me përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kosovë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Gjatë takimit që pati me deputetë të pozitës e opozitës (PDK e LVV), Apostolova tha se Kosova duhet të punojë në përmbushjen e dy kritereve të mbetura në mënyrë që të arrihet heqja e vizave. Ajo po ashtu foli edhe për sundimin e ligjit, me ç'rast tha se kjo çështje paraqet njërin prej prioriteteve kryesore të Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, përfaqësuesit e të dy taborëve politikë, me të cilët shefja e zyrës së BE-së u takua gjatë së enjtes, shprehen pakënaqësinë e tyre lidhur me kushtet e vëna Kosovës nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, megjithatë ata i konsideruan të frytshme këto takime me zyrtarët e BE-së.

"Ne jemi kemi këtu me të dyja kushtet dhe kjo është e vërteta", deklaroi Apostolova gjatë takimit që pati me përfaqësuesit e PDK-së. Ajo me këtë rast tha se BE-ja do ta ndihmojë Kosovën që të arrijë progres më të shpejtë në rrugëtimin për luftimin e krimit dhe korrupsionit, shkruan Zeri.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Po pozonte topless, modelja bie nga shkëmbi

Posted: 13 Oct 2017 12:11 AM PDT

Ajo mendonte se do të zinte faqet e para të mediave rozë me foto topless, por Kate Upton e ka bërë këtë për një arsye tjetër.

Ndërsa pozonte, e veshur vetëm me fund duke mbuluar gjoksin me duar, për Sports Illustrated në Aruba modelja ka rrëshkitur nga shkëmbi duke rënë në ujë.

25-vjeçarja e ka marrë me shumë sportivitet incidentin pasi është fotografuar e mbuluar me peshqir dhe duke qeshur.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pakicat, Vasili: Projekt politik, synon të sjellë problematikën e Jugosllavisë

Posted: 13 Oct 2017 12:03 AM PDT

Kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili është kundër ligjit për pakicat kombëtare. Në fjalën e tij në Kuvend, Vasili tha se sot nuk është dita për ta votuar këtë ligj. Ai deklaroi se ky është një projekt politik që synon të sjellë problematikën e Jugosllavisë së djeshme.

Vasili: Ky ligj me mënyrën si është paraqitur nuk është sot dita për tu miratuar. Së pari sepse ai bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, së dyti ai bie ndesh me interesat kombëtare shqiptare, së treti ai bie ndesh edhe në konventën kuadër për mbrojtjen e minoriteteve.

Pr/ligji na ofron koncepte që nuk pajtohen me konventën kuadër. Ky është një konformizëm servile ndaj sloganeve europianem, shenjë e një papërgjiegjshmërie dhe injorance shtetërore të patolerueshme. Jemi përpara një projekti politik që synon të sjellë problematikën e Jugosllavisë së djeshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Në Tiranë u mblodh Byroja, fol Gramoz të lumtë goja…”

Posted: 12 Oct 2017 11:54 PM PDT

Dita e sotme parlamentare ngjante si e dalë nga një skenë e romanit të Orwell-it '1984'. I cili flet për një regjim të trilluar ku njerëzit komunikojnë në një gjuhë të re të quajtur 'newspeak' (e folmja e re). Kjo gjuhë e re ka fjalorin e saj. Ja një fjalë, sa për të dhënë një shembull të fantazmagorisë së saj: blackwhite (zezbardha). Kuptimi i së cilës është: të besosh se e zeza është e bardhë, të dish se e zeza është e bardhë dhe të harrosh se ndokush në ndonjë kohë ka besuar të kundërtën.

Edhe skenat e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, apo të paktën interpretimi i tyre, bëjnë pjesë në këtë lloj psikologjie të gjuhës që mund të etiketohet si 'zezbardha'.

Ngjarja shtjellohet kështu: Në foltore është deputeti Sali Berisha dhe në shpinë të tij qeveria me kryeministrin Rama. Ndërsa Berisha et, raportimet mediatike, por edhe të deputetëvë në sallë, asin për fjalë fyese të shet të qeverisë në drejtim të paraardhësit të vet. Deputeti Flamur Noka, gjithmonë gati për një ndërhyrje kur Berishës 'i preket një qime', i kërkon kryetarit të Kuvendit që të mos lejojë Kryeministrin të përdorë fyerje. Berisha lë foltoren dhe në të ngjitet Noka, i cili 'shtyn' deputetin tjetër të opozitës, Rrokaj. Ruçi duke 'lexuar' rregulloren ndëshkon Nokën duke harruar llesën e përplasjes.

Noka bëhet deputeti i tretë i opozitës i ndëshkuar nga kryetari i Kuvendit. Para tij kanë provuar ekzilin parlamentar Berisha dhe Basha. Megjithëse kjo e fut Nokën në 'ligën e të mëdhenjve', nuk është kategorizmi shqetësimi i ndodhisë, por rasti dhe përsëritja. Jemi në javën e dytë që opozita shtyhet në cepin e ringut prej nga ku nuk mund të dalë veçse duke luftuar. E pakët në numra, opozitës i duhet të durojë edhe bulizmin e një ishkomunisti të vjetër, i cili do të hyjë në historinë e parlamentarizmit për platformën e 'të bërit zap' të parlamentit. Nëse Pjetër Arbnori do mbahet mend për urtinë dhe butësinë, Ruçi do kujtohet për portretin dhe 'disiplinën' e një kampi pune e riedukimi komunist. Le të themi të Tepelenës.

Përpjekja e Ruçit, në interpretim të idesë së Ramës për ta kthyer sallën e Kuvendit në një hapësirë higjenike pa debat, në fjalime që vijojnë rresht-e-vijë, është kundër çdo tradite parlamentare solide të një vendi demokratik perëndimor. Parlamenti anglez, më tradicionali dhe përfaqësuesi në këtë traditë, me ndërhyrjet nga vendi, deputetët që përplasin pëllëmbët në tavolina, koret mosaprovuese, etj., janë shembull i kësaj.

Tre janë kurthet e kësaj përpjekje të Ramës e Ruçit. I pari është teknika për të heshtur e neutralizuar zërin opozitar, duke krijuar edhe një impas psikologjik për t'i thënë, si kundërshtarit ashtu dhe publikut 'ja, i vumë në rresht me Gramozin këta'. Format e para të kësaj u dukën te ideja e Ramës që Kuvendi të kishte një stacion të vetin televiziv, i cili të kishte ekskluzivitetin e seancave. Automatikisht, një TV i tillë do të ishte nën kontrollin e administratës së Kuvendit, pra të Ruçit dhe të Ramës. 

Kurthi i dytë është ai që mund të quhet 'parlamentarizmi paralel'. Me këtë term kini parasysh 'debatet nën zë' që zhvillohen pa mikrofona, me shenja, gjuhë trupi etj. Edhe në këtë përballje, duke përtuar nga pothuaj dyshi i deputetëve, administrata e Kuvendit dhe Garda në dispozocion, apo dhe ministrat në podium, shumica e Edi Ramës do të dilte e tuar. Pasqyrim agrant i kësaj teknike është zhurmimi dhe presioni psikologjik që iu bë deputetit të ri të PD, Agron Shehaj, apo dhe të tjerëve. Nuk ka nevojë të përmendet se 'luspat politike' të Sali Berishës e durojnë me stoicizëm këtë presion psikologjik prej dekadash. Lulzim Basha sapo është futur në këtë korridë si aktor i dorës së parë.

I treti kurth ka të bëjë me teknikën e shtyrjes pafund të debatit për krimin që ka pllakosur vendin, dhe lidhjet politike qeveritare apo të policisë me të. Ruçi do ta vazhdojë ta tjerrë litarin e kësaj pengese deri në një ngjarje të re që do ta zhvendosë vëmendjen nga ato të Elbasanit, seancat e gjyqit të Emiljano Shullazit, përplasja me dy të vdekur e Lushnjës, e me radhë.

Vendimi i Byrosë së Kuvendit për të dënuar me 10 ditë përjashtim deputetin e opozitës, Flamur Noka, edhe pse Kryeministri ishte shkelësi origjinal, duke përdorur gjuhë të padenjë në seancë, të kujton këngën e vjetër për 'komandantin' tjetër të punistëve "Në Paris u mblodh UNO-ja, fol Enver, të lumtë goja!".

/politiko.al/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Skandali seksual “Weinstein”, nisin hetimet në Angli e SHBA

Posted: 12 Oct 2017 11:52 PM PDT

Policia në të dyja anët e Atlantikut po heton Harvey Weinstein mbi akuzat për sulme seksuale, një skandal i madh që ka përfshirë botën e Hollywood.

Në londër, policia po heton një akuzë për sulm seksual kundër Weinstein ndërsa në New York, në qytetin e tij të lindjes, policia po heton pretendimet e viktimave të artikujve 'bombë' të New York.

Një 'mal' me akuza mbi rëndojnë mbi procudentin më të madh të Hollywood.  Ai përballemt me akuzën e përdhunimit, ngacmim seksual duke përfshirë edhe aktoret Gëyneth Paltroë dhe Angelina Jolie.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tre drejtuesit e FRPD: Bashën e kritikuam për 5 orë rresht

Posted: 12 Oct 2017 11:50 PM PDT

Çfarë ndodhi në takimin pesë orësh mes Lulzim Bashës dhe drejtuesve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike? I cilësuar si një pajtim mes kryetarit të PD dhe këtij forumi, duket se tashmë mes tyre është vendosur paqja.

Të ftuar në emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku,  tre drejtues të këtij forumi, kryetari Belind Këlliçi, sekretari i përgjithshëm Grigels Muçollari dhe anëtari i kryesisë, Ares Ypi, deklaruan se i sheshuan të gjitha mosmarrëveshjet që kishin lindur pas hartimit të listës së kandidatëve për deputetë dhe pas këtij takimi gjithçka do jetë e fokusuar në aksionet politike kundër qeverisë.

Por të tre  të rinjtë e PD treguan edhe çfarë ndodhi në takimin e të martës mbrëma mes tyre dhe kryetarit Basha.

Belind Këlliçi tregoi se e rëndësishme ishte që Basha tha se e kishte kuptuar gabimin se fakti që në parlament nuk është asnjë përfaqësues të këtij forumi ishte totalisht gabim dhe dhe se në ndryshimet në statut do sanksionohet për atë që quhej pjesëmarrje në organet vendimmarrëse të partisë dhe në organet e zgjedhura që nisin nga kryetar bashkie e deri deputet. 

Sekretari i këtij forumi Grigels Muçollari shtoi se për pesë orë anëtarët e forumit e kritikuan Bashën për gjithçka që ka funksionuar mes tyre dhe këtij organizmi dhe në fund ai i premtoi se nuk do të ndodhë më që forumi të anashkalohet.

Muçollari ishte një nga firmëtarët e deklaratës së Astrit Patozit që kërkoi largimin e Bashës nga drejtimi i PD.

Të pyetur nëse ata mund të ndjehen të zhgënjyer sërish nga Basha, të tre përfaqësuesit thanë gati njëzëri që as nuk mendojnë këtë. Të pyetur nga paneli i gazetarëve se çfarë mendimi kanë për disa të rinj që janë pjesë e grupit parlamentar të PD, si Ervin Salianji, Rudina Hajdari, Izmira Ulqinaku etj, kryerari Këlliçi tha se asnjë prej tyre nuk është përfaqësues i forumit Rinor të Partisë Demokratike.

/Oranews.tv.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kuvendi nis me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Dritan Priftit

Posted: 12 Oct 2017 11:30 PM PDT

Ashtu siç ishte paralajmëruar mbrëmjen e djeshme, Kuvendi nisi seancën sot në orën 8:30, aty ku u ndërpre ditën e djeshme me fjalën e deputetit të LSI, Shezai Rrokaj. 

Deputetet mbajtën një minutë heshtje në nder të ish-deputetet Dritan Prifti i cili u nda nga jeta ditën e djeshme. 

Një ditë më parë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi pezulloi seancën. Shkak u bë deputeti i PD, Flamur Noka i cili nuk pranoi të largohej nga salla pas vendimit për përjashtim.

Debati në seancën e ditës së djeshme mes mazhorancës dhe opozitës nisi për procedurë, pasi kryetari i Kuvendit nuk i dha fjalën Flamur Nokës. Ky i fundit kërkoi të flistë për procedurë për ti kërkuar kryeparlamentarit Ruçi ti tërhiqte vëmendje kryeministrit Rama që sipas deputetëve të PD fyeu ish-kryeministrin Berisha.

Mbrëmjen e djeshme u mblodh edhe Byroja e Kuvendit, e cila me 5 vota pro dhe 3 kundër vendosi të përjashtojë nga punimet e Kuvendit deputetin demokrat Flamur Noka.

Për kërkesën tjetër të bërë nga deputetet e opozitës për përjashtimin e kryeministrit Rama, Ruçi tha se nuk e merr në konsideratë.

Në rend të ditës është pr/vendimi për ngritjen e Komisionit të Reformës zgjedhore.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

A janë shqiptarë autorët e vrasjes së avokatit grek? Ja pistat e hetimit

Posted: 12 Oct 2017 11:28 PM PDT

Një avokat i njohur grek është ekzekutuar në zyrën e tij në qendër të Athinës mbrëmjen e të enjtes.

Mihalis Zafiropulos, ishte në zyrën e vet, në takim të fiksuar që më përpara me dy persona. Ky takim që nuk zgjatur veçse pak minuta, ishte në fakt i fundit për avokatin e njohur, që është qëlluar vetëm me një të shtënë dhe ka humbur jetën menjëherë, me gjasë nga hemoragjia.

Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë që vrasja të jetë një akt terrorist.

Sipas dëshmive të para që janë publikuar në media, autorët e vrasjes kanë qenë të huaj, ngaqë nuk e flisnin mirë greqishten.

Ka spekulime mediatike që një nga pistat e hetimeve po shqyrton nëse autorët e vrasjes ishin shtetas shqiptarë.

Në fakt, një nga çështjet penale me të cilën po merrej aktualisht viktima ishte ajo e vrasjes në tentativë kundër një avokati tjetër grek. Të akuzuar janë dy shtetas shqiptarë, që kishin identifikuar si porositës një person grek. Ky nga ana e vet është ndër të pandehurit kryesorë për një prej skandaleve më të mëdhenj të viteve të fundit, që njihet si "skandali Energa". Zafiropulos ishte avokat i Energa-s që gjithashtu i ka akuzuar dy shtetasit shqiptarë se po e shantazhonin kompaninë e penalizuar.

Zafiropulos, 52 vjeç dhe baba i dy fëmijve, që ka qenë zgjedhur dy herë si nënkryetar i Dhomës së Avokatëve të Athinës. Ai ishte biri i një politikani të njohur të Demokracisë së re, që ka vdekur në 2006.

Gjithë partitë politike e dënuan vrasjen.

Dhoma e avokatëve të Athinës menjëherë pas njoftimit për vrasjen e Zafiropulos, vendosi që anëtarët të pezullojnë çdo aktivitet deri të premten e ardhshme, "si një shenjë minimale të zisë për vrasjen monstrouze të kolegut, por edhe si një reagim ndaj dhunës së verbër që ushtrohet kundër avokatëve", thuhet në njoftimin përkatës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sokol Cikalleshi bëhet baba, vjen në jetë Rajna

Posted: 12 Oct 2017 11:22 PM PDT

Futbollisti i kombëtares Sokol Cikalleshi është bërë për herë të parë baba. 27-vjeçari është bërë prind i një vajze të pagëzuar me emrin Rajna.

Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti me anë të një postimi në Instagram. Ai ka publikuar një foto të tij së bashku me vajzën e sapolindur dhe falenderon Zotin që e bëri të përjetojë "parajsën e kësaj bote".  

"Zyrtarisht baba! Falenderoj Zotin që më bëri të përjetoj sot parajsën e kësaj bote! Rajna,"-shkruan Cikalleshi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tronditet Athina, avokati i njohur ekzekutohet në zyrën e tij

Posted: 12 Oct 2017 11:18 PM PDT

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së enjtes (12 tetor) qytetin e Athinës në Greqi, ku persona të maskuar kanë ekzekutuar në mënyrë mafioze avokatin Michalis Zafeiropulos.

Mediat greke raportojnë se Avokati Michalis Zafeiropulos u vra në zyrën e tij në Athinën qendrore.

Sipas autoriteteve, dy persona të armatosur hynë në ndërtesën në Rrugën "Asklipiou" dhe qëlluan Zafeiropulos në kokë dhe gjoks, raporton Ekathimierini. 

Sipas raportimeve të para, një bashkëpunëtor i avokatit 52-vjeçar, i cili ishte në zyrë në atë kohë, u mbyll në një dhomë nga sulmuesit.

Autorët kishin hyrë në zyrën e avokatit duke u prezantuar si klientë. Mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e dyqaneve dhe kontrollit të trafikut në zonë.

Zafeiropoulos ishte një avokat i njohur penal dhe djali i ish deputetit të Demokracisë së Re Nondas Zafeiropoulos. Vrasja e tij nxiti një reagim nga partitë politike të Greqisë.

“Unë shpreh urrejtjen time për vrasjen me gjakftohtësi të Michalis Zafeiropoulos”,  tha në tëitter kreu i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis. “Ai ishte Një avokat i mirë, anëtar i dalluar ND dhe një mik shumë i mirë”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more