Skip to main content

Mesazhi.com: “Ja 17 Shkaktarët që japin dhimbje të kokës” plus 9 more

Mesazhi.com: “Ja 17 Shkaktarët që japin dhimbje të kokës” plus 9 more


Ja 17 Shkaktarët që japin dhimbje të kokës

Posted: 11 Oct 2017 02:35 PM PDT

Ka shumë lloje të dhembjeve së kokës, që vijnë nga shkaktarë të ndryshëm, si:

1. Së pari, kur një nga katër gjendjet themelore të trupit (ftohtësia, nxehtësia, thatësia dhe lagështia) bëhet mbizotëruese ndaj të tjerave.

2. Ulcera në stomak, sepse nervat cefalikë (të trurit) janë të lidhura me stomakun.

3. Gazra të ngjeshur mund të mblidhen në stomak, e pastaj të ngrihen lart deri në kokë, duke shkaktuar dhembje koke.

4. Ndonjë tumor në arterien gastrike sjell dhembje në kokë, pasi stomaku dhe koka janë të lidhur me njëri-tjetrin.

5. Kur stomaku është plot, ai mund të shkaktojë dhembje koke, pasi një pjesë e ushqimit mbetet e patretur.

6. Dhembja e kokës mund të shfaqet pas aktit seksual, pasi në këto çaste trupi është i dobët, dhe kështu është i ekspozuar ndaj nxehtësisë së ajrit.

7. Dhembja e kokës vjen ndonjëherë pas të vjellave, për shkak të thatësisë së stomakut ose të gazrave që ngjiten nga stomaku në kokë.

8. Moti ose ajri i nxehtë mund të shkaktojnë dhembje koke.

9. Dhembja e kokës mund të shkaktohet edhe nga të ftohtët, ose nga avujt që mblidhen në kokë dhe nuk arrijnë të shpërbëhen.

10. Kur nuk fle mjaftueshëm.

11. Shtypja e ushtruar në kokë, për shembull, kur mban mbi të ndonjë peshë të rëndë.

12. Fjalosja e tepërt, ndonjëherë, dobëson mendjen, e më pas rrjedhon në dhembje koke.

13. Ushtrimet e tepërta fizike ose lodhja e madhe.

14. Depresioni, shqetësimet emocionale ose mendimet e këqija.

15. Uria e madhe. Në këtë rast, gazrat e stomakut ngrihen deri në kokë dhe shkaktojnë dhembje.

16. Tumori në cipën e trurit. Në këtë rast, njeriut i duket sikur dikush po e godet me çekan në kokë.

17. Ethet shkaktojnë dhembje koke, për shkak të temperaturës së lartë që pëson trupi prej tyre./Mesazhi/

The post Ja 17 Shkaktarët që japin dhimbje të kokës appeared first on Mesazhi.com.

Keshilla për ata që vuajnë nga pagjumësia

Posted: 11 Oct 2017 02:00 PM PDT

A duhet të flemë njësoj gjatë gjithë jetës sonë? Ne shpenzojmë një kohë të madhe të jetës duke fjetur. Foshnjat flenë praktikisht 24 orë në ditë.

Fëmijët e vegjël bëjnë dremitje të vogla. Të rinjtë dhe adoleshentët flenë nga 8-9 orë në natë, ndërsa të rriturit flenë 7-8 orë ose edhe më pak.

Shumë persona më të moshuar kanë nevojë për më pak orë, ndoshte 5 ose 6 dhe gjithashtu kanë tendencën për ta pasur gjumin shumë të lehtë.

Çfarë është pagjumësia?
Termi pagjumësi i referohet paaftësisë për të fjetur ose për të qëndruar në gjumë për një kohë të gjatë.

Kjo mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme dhe ndikon shumë negativisht në jetën tuaj të përditshme. Studimet e fundit kanë treguar se nuk është i pakët numri i personave që vuajnë nga pagjumësia, ata përbëjnë 39% të popullsisë.

Stresi, depresioni dhe shqetësimetjanë shkaqet kryesore që çojnë në pagjumësi. Sëmundjet e ndryshme janë një tjetër shkak i mundshëm dhe veçanërisht nëse ka dhimbje apo siklet.

Këshilla për personat që vuajnë nga pagjumësia:

Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.

Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t'u vinte shumë në ndihmë.

Çaj i ngrohtë me kamomil do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për të rënë në gjumë.

Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.

Sigurohuni që të jeni shumë rehat në shtrat. Shtrati vetë duhet të jetë i ajrosur dhe i ngrohtë.

Në dhomën tuaj krijoni një mjedis të qetë dhe të ngrohtë.

Mos shkoni në shtrat derisa të ndiheni të lodhur.

Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri./Mesazhi/

The post Keshilla për ata që vuajnë nga pagjumësia appeared first on Mesazhi.com.

I shiti bileta falls tifozit kosovar, policia kërkon 45 vjeçarin nga Shqipëria

Posted: 11 Oct 2017 01:11 PM PDT

Policia e Shqipërisë është në kërkim të një 45 vjeçari nga Shkodra me iniciale, D.D, pasi dyshohet se i ka shitur bileta falls tifozit kosovar para ndeshjes Shqipëri – Itali.

"Më datë 10.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetases D.D, vjeç 45, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka shitur dy bileta me 50 euro, të pavlefshme, për ndeshjen e futbollit Shqipëri-Itali, shtetasit A.A, vjeç 27, banues në Kosove. Neni 143/1 i Kodit Penal", shkruhet në raportin e policisë shqiptare.

Ndryshe, tifozët, veçmas ata nga Kosova po hasin në vështërsi dhe në mashtrime të ndryshme gjatë ndeshjeve të Kombëtares Shqiptare.

The post I shiti bileta falls tifozit kosovar, policia kërkon 45 vjeçarin nga Shqipëria appeared first on Mesazhi.com.

Serbia nuk ka turp për krimet e luftës

Posted: 11 Oct 2017 01:07 PM PDT

Çfarë do të thoshte për shoqërinë serbe nëse të jesh kriminel i dënuar i luftës ose i dyshuar, nuk ju bën të refuzuar, por në fakt mund t'ju ndihmojë të nisni një karrierë politike?

Ndihma dhe mbështetja e një krimi lufte, duke përfshirë mizoritë masive ndaj grave dhe fëmijëve, a është diçka nga e cila duhet t'ju vijë turp? Jo sipas Aleksandar Vulin, ministrit të Mbrojtjes të Serbisë.

Vulin ka shkruar se në një mënyrë mjaft të qartë i ka thënë një grupi veteranësh të ish- ushtrisë jugosllave javën e kaluar.

"Epoka e turpit ka mbaruar", tha Vulin, duke iu drejtuar veteranëve të qytetit jugor të Nishit. "Është koha për të rikthyer respektin për veten", tha ai

Ministri i referohej mysafirit më të nderuar të grupit, gjeneralit në pension, Vladimir Lazareviq, komandantit të Ushtrisë së Tretë gjatë luftës në Kosovë.

Vulin dhe personalitete të tjera vlerësuan gjeneralin për "qëndrim të guximshëm kundër agresorëve të NATO-s" në vitin 1999.

Sidoqoftë, Lazareviq u dënua gjithashtu me 14 vjet burg nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës, ICTY, në Hagë. Më shumë se 10,000 civilë shqiptarë u vranë dhe qindra e mijëra u dëbuan nga pjesëtarët e Ushtrisë së Tretë dhe forcat aleate të policisë.

Disa nga viktimat u gjetën më vonë në varre masive të fshehura në Serbi, përfshirë një në periferi të Beogradit. Shumë prej viktimave ende janë të zhdukur.

Kur Llazareviq u lirua nga burgu dy vjet më parë, pasi mbajti dy të tretat e dënimit të tij, një aeroplan qeveritar u dërgua për ta marrë dhe për ta sjellë në shtëpi ku ai u mirëprit si hero. Vulin ishte atje, mes zyrtarëve të tjerë të shtetit dhe klerit të lartë të Kishës Ortodokse Serbe.

Ka edhe më shumë, Nikola Sainoviq, zëvendës-kryeministër në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit, ishte midis të dënuarve së bashku me Lazareviq dhe ai u dënua me 18 vjet burg. Mirëpritja e tij ishte më pak tërheqëse, por menjëherë mori një pozitë të lartë në Partinë Socialiste Serbe, anëtare e vogël në koalicionin qeverisës.

Dhe pastaj është edhe kolonel Veselin Sljivançanin, i cili mori më shumë se 200 pacientë kroatë nga një spital në Vukovar më 1991 dhe i dorëzoi para paramilitarëve serbë për t'u torturuar dhe vrarë. Fillimisht, ai u dënua me pesë vjet burgim para Tribunalit të Hagës, denim i cili më pas u ngrit në 17 vjet dhe përfundimisht u reduktua në dhjetë vjet në vendimin përfundimtar. Ai doli nga burgu në vitin 2011.

Sljivançanin, i cili tani është një anëtar krenar i Partisë Progresive të Serbisë, kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, ishte ndër ata që u mblodhën për ta përshëndetur presidentin në hapjen e një fabrike të përpunimit të ushqimit në Ruma.

Kur reporterët pyetën për praninë e tij, Vuçiq me zemërim u përgjigj se "Sljivançanin është një njeri i lirë që ka kryer dënimin e tij. Çfarë do që unë të bëj, ta lidhë atë në një shtyllë dhe ta qëlloj?" pyeti ai.

Derisa gjuajtja e Sljivanançanin ndoshta duket një ide e mirë për disa nga ata që kanë humbur të afërmit dhe miqtë në Vukovar, pothuajse askush në Serbi, përveç disa grupeve të të drejtave të njeriut, nuk ka protestuar kundër përfshirjes së kriminelëve të luftës të dënuar në mesin e elitës politike të Serbisë.

Kishte disa kritika të buta në Raportin e Progresit të Komisionit Europian për vitin 2015 për Serbinë, por asgjë që atëherë.

Në Bruksel, ata ende e shohin Vuçiqin si një burrë shteti proeuropian, të orientuar drejt reformës, kryesisht për shkak të angazhimit të tij në "bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve" me Kosovën të mbështetura nga BE-ja. Por çfarë lloj normalizimi mund të rezultojë nga rehatimi i kriminelëve të luftës?

Në mënyrë strikte ligjore, Vuçiq kishte të drejtë: Sljivançanin, Lazareviq dhe Sainoviq janë të gjithë burra të lirë dhe kanë të gjitha të drejtat dhe përfitimet si qytetarët e tjerë, përfshirë të drejtën për t'u angazhuar në politikë. Por çështja është, çfarë do të thotë për koalicionin qeverisës të Serbisë nëse lidershipi i saj është kaq i etur për të pasur kriminelë të luftës në radhët e tyre?

Dhe çfarë do të thotë për shoqërinë serbe nëse të jesh kriminel i dënuar i luftës, ose të paktën i dyshuar, nuk ju bën të refuzuar, por mund t'ju ndihmojë të filloni një karrierë politike?

Përgjigjet për këto pyetje shkojnë përtej aftësive të mia. Por unë e vura re një gjë, rrëfimi sipas të cilit Serbia nuk bëri asgjë të keqe në luftërat jugosllave është tani edhe më i përhapur se sa ishte 18 vjet më parë, kur përfundoi konflikti i fundit [për Kosovën].

I njëjti narrativ që e përshkruan Serbinë si një viktimë të komplotit perëndimor, dhe krimet e luftës që u atribuohen se janë organizuar nga serbët, i stërngarkohen asaj nga armiqtë e Serbisë.

Kjo është pikërisht e kundërta e asaj që ndodhi në Gjermani pas vitit 1945. Në fillim, shumica e gjermanëve nuk ishin të gatshëm të pranonin krimet e luftës naziste dhe gjykata në Nuremberg shihej gjerësisht si Gjykatë Kangur [gjyq i parregullt].

Por gjeneratat që erdhën më vonë zgjedhën për të bërë një ndarje të qartë me të kaluarën. Në Serbinë e sotme, të rinjtë me këmisha të veshura me fytyrën e gjeneralit Ratko Mlladiq, arkitektit të gjenocidit të Srebrenicës, është një pamje mjaft e zakonshme.

Nuk më ngushëllon që i njëjti proces i prapambetur ka prekur kroatët, boshnjakët dhe kosovarët dhe se ata gjithashtu lartësojnë kriminelët e tyre të luftës si heronj. Por kjo më jep një ndjenjë të frikshme se luftërat jugosllave nuk kanë mbaruar me të vërtetë, por vetëm janë duke bërë një pushim.

The post Serbia nuk ka turp për krimet e luftës appeared first on Mesazhi.com.

Konfirmohet: Putin kandidon për president

Posted: 11 Oct 2017 01:01 PM PDT

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, do të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2018. Por këtë herë ai nuk do të garojë nën siglën e partisë së tij, por do të jetë kandidat i pavarur.

Ai vetë në daljet publike ka thënë se nuk e ka ndarë mendjen nëse do të rikandidojë. Por mediat raportojnë me shumë siguri se si do të veprojë presidenti rus, Vladimir Putin. Agjensia ruse e Lajmeve Meduza, me seli në Letoni, duke cituar një burim afër lidershipit të partisë në pushtet "Rusia e Bashkuar", shkruan se Putin do të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale të 2018.
Njoftimi zyrtar do të bëhët në dhjetor gjatë fjalimit të përvitshëm të presidentit rus drejtuar gjithë kombit. Gjithmonë sipas të njëjtit burim, përmbajtja e fjalimit presidencial do të jetë në fakt dhe program electoral I Putin. Një garim I tij në presidenciale, nënkupton fitore të sigurtë për Vladimir Putin duke parë edhe shtypjen e opozitarëve.
Zgjedhjet për kreun e shtetit në Rusi do të zhvillohen me 18 mars të 2018. Ndërsa në periudhën kohore mes 7 dhe 17 dhjetorit duhet të bëhet regjistrimi I kandidatëve në Komisioni Qëndror Elektoral.
Por këto zgjedhje do të kenë dhe risi. Mësohet se Validimir Putin nuk do të jetë kandidat I partisë së tij "Rusia e Bashkuar", por do të garojë si kandidat I pavarur. Në këtë situatë ai duhet të grumbullojë 300 mijë firma në mbështetje të kandidimit të tij.

The post Konfirmohet: Putin kandidon për president appeared first on Mesazhi.com.

Trump kërcënon këtë gjigand mediatik me heqje të licencës

Posted: 11 Oct 2017 12:49 PM PDT

Vetëm pak pasi NBC News raportoi se Presidenti Trump kishte kërkuar rritje të kapaciteteve bërthamore, lideri i Uashingtonit ka paralajmëruar se mund të ndjekë rrugën ligjore për heqjen e licencës së televizionit prestigjoz amerikan.

'Numri Një' i Shtëpisë së Bardhë konsideron se lajmi është i rremë dhe se shpërndan informacion të gabuar. Paralajmërimi i Presidentit nuk është pritur mirë nga organizatat që mbrojnë gazetarët, të cilat thanë se Trump po shfaq tendenca autoritare.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shënuar një tjetër përplasje me mediat amerikane, ndërsa kësaj rradhe ka paralajmëruar gjigandin NBC News me heqje të licencës televizive.

Reagimi i liderit të Uashingtonit, erdhi menjëherë pasi kjo media raportoi se numri një i Shtëpisë së Bardhë kishte kërkuar rritje të arsenalit bërthamor.

Sipas NBC News, në një takim me zyrtarë të lartë të mbrojtjes, Presidenti kishte shfaqur ambicie për të zgjedhuar kapacitetet në këtë aspekt.

Kjo për shkak se Rusia aktualisht ka 7.300 mbushje bërthamore, ose thënë ndryshe, 200 rezerva më shumë se Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, Trump konsideron se ky është një lajm i rremë dhe se i jep hapësirë autoriteteve të ndjekin rrugën ligjore për të vënë në pikëpyetje licencën e kompanisë.

NBC News shkaktoi zemëratën e Presidentit edhe javën e shkuar, kur dha lajmin se Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, e kishte quajtur liderin amerikan budalla.

Deklaratat e Presidentit Trump nuk janë pritur mirë nga organizatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve dhe të medias.

Shumë prej tyre vlerësojnë se prononcime të tilla shfaqin qasje autoritare të pushtetit ndaj televizionit dhe rrjeteve të tjera të komunikimit.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Trump do të ndjekë rrugën ligjore për të paditur rrjetin NBC News për informacione të rreme.

The post Trump kërcënon këtë gjigand mediatik me heqje të licencës appeared first on Mesazhi.com.

Buffonit i ofrohet posti i Ministrit të Sportit në Itali

Posted: 11 Oct 2017 11:39 AM PDT

Gianlugi Buffon është një prej futbollistëve më të suksesshëm italian.

Ai deri më tani ka fituar një herë titullin e kampionit të botës dhe para pesë vjetëve pësuan humbje në finalen e evropianit të vitit 2012 prej Spanjës.

Njëherë kampion i botës
Portieri ka paralajmëruar pensionimin prej futbollit aktiv pas botërorit të vitit të ardhshëm me kombëtaret.

Megjithatë, 39-vjeçarit i është ofruar një punë e re pas largimit nga futbolli. Ai ka rast të bëhet ministër i Sportit në Itali, nëse fiton partia "Rinascimento".

"Nëse fitojmë zgjedhjet, Buffoni do të jetë Ministri i ri për Sport. Ai përfaqëson kombëtaren dhe është afër pensionimit. Është i interesuar në artë dhe politikë", ka thënë presidenti i partisë, Vittorio Sgarbi.

Fitues i Ligës së Evropës në sezonen 1998/1999

Ndryshe, Buffon është një ndër lojtarët që ka ndërruar më së paku klube, ku prej vitit 1995-2001 mbrojti ngjyrat e Parmas dhe në 16 vjetët e fundit është portier i Juventusit, ku ka pasur 493 paraqitje.

Me këtë të fundit vlen të theksohet se ka fituar dhjetë tituj të Serie A me Juven, ndërsa ka fituar vetëm një titull evropian me klube, atë të Ligës së Evropës me Parmën.

The post Buffonit i ofrohet posti i Ministrit të Sportit në Itali appeared first on Mesazhi.com.

Ylli i Shqipërisë te top-dështimet e Series A

Posted: 11 Oct 2017 11:34 AM PDT

Pas këtij fillim sezoni, me skuadrat që kanë kolauduar kontingjentin e tyre, e përditshmja italiane "La Gazzetta dello Sport" sjell futbollistët që nuk kanë treguar më të mirën e tyre në kampionat.

Në formacionin e të dështuarve bën pjesë edhe vlonjati Ledian Memushaj.

Pas transferimit te ekipi i Beneventos, 30-vjeçari duket se nuk ka gjetur ende formën e sezonit të kaluar, ku ishte nga më të mirët tek ekipi i Peskarës, edhe pse nuk arriti ta mbante ekipin e tij në ligën e parë.

Krahas tij, në këtë formacion me lojtarët më të dobët në 7 javët e para bëjnë pjesë edhe emra të njohur si Dagllas Kosta i Juves, Bertolaçi apo Çerçi.Edhe në dy ndeshjet e vështira të kombëtares me Spanjën dhe Italinë, Memushaj nuk bëri një paraqitje nga ato të cilat jemi mësuar ta shohim në Europianin 2016 apo edhe më parë.

The post Ylli i Shqipërisë te top-dështimet e Series A appeared first on Mesazhi.com.

Fruthi merr jetën e një fëmije, IKSHP apelon për kujdes

Posted: 11 Oct 2017 11:27 AM PDT

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është deklaruar në lidhje me situatën epidemiologjike të fruthit në Kosovë, ku si pasojë ka humbur sot jetën një fëmijë.

Përmes një komunikate për media, kjo ministri apelon tek prindërit për vaksinimin të fëmijëve, transmeton Indeksonline.

Kjo është komunikata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:

Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindje të lartë të vaksinimit. Sipas statistikave zyrtare, rreth 95 për qind e fëmijëve, janë vaksinuar, sukses ky që ka parandaluar epidemitë për 10 sëmundje vaksinë preventabile.

Fruthi, është një nga sëmundjet, që falë vaksinimit, nuk kishte shënuar epidemi në Kosovë. Por, këtë vit, megjithatë janë shënuar 94 raste raste të fruthit të diagnostikuara në laboratoret e Institutit Kombëtar. Pjesa dërmuese e rasteve të fruthit janë regjistruar në komunitetin RAE dhe fëmijët e riatdhesuar që të gjithë të pavaksinuar.

Sipas Programit të Zgjeruar të Vaksinimit, vaksinimi kundër fruthit me vaksinën MMR është i obliguar me Ligj dhe i nënshtrohen të gjithë fëmijët e moshës 12 muajshe dhe ajo 6 vjeçare me 1 dozë prej 0.5ml. Nëse fëmija nuk është vaksinuar në periudhën kohore të caktuar, prindi është i obliguar të kompletojë statusin vaksinal të fëmijës sa më parë. Përjashtim bëjnë vetëm fëmijët që për çfarëdo arsye qoftë kanë kundërindikacion specifik për vaksinim.

Sëmundja e fruthit karakterizohet me shkallë të lartë të infektueshmërisë andaj edhe përhapja brenda territorit të caktuar është e shpejtë. Rreziku ndër-shtetëror i importimit të sëmundjes nga vendet fqinje dhe vendet e Europës është permanent pasi që sëmundja përhapet me ajër.

Viteve të fundit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, fruthi ka "rilindur" në Evropë, ku numri i njerëzve të infektuar që nga viti 2007, është trefishuar nga shkaku se nuk janë vaksinuar me rregull. Në shumë vende të Europës janë regjistruar të sëmurë dhe të vdekur nga Fruthi: Rumani 5920 raste me 25 vdekje, Itali 1290 raste, Gjermnai 504 raste, Belgjike 218 raste, Danimarkë 134 raste, Çeki 92 raste, Austri 75 raste, Bullgari 72 raste, Spanjë 46 raste.

Në vitin 2011, miratohet plani strategjik për vaksinim të grupeve vulnerabile të popullatës veçënërisht të komunitetit RAE. Fokusi është vaksinimi me MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës) dhe OPV vaksina kundër paraliës së fëmijëve. Në vazhdimësi janë organizuar fushata të vaksinimit të fokusuara në këto grupacione të popullatës. Që nga paraqitja e rastit të parë të fruthit janë intensifikuar aktivitetet për vaksinim me MMR vaksinë dhe atë:

· Vaksinimi i rregullt i fëmijëve të bëhet në moshën 10 muajshe (mos të pritet 12 muajsh i jetës)

· Fëmijët deri në moshën 9 vjeçare të kenë / 2 doza MMR (fruth, shyta, rubellë)

· Fëmijët e shkollave të vaksinohen sa më parë

Sidoqoftë, ata fëmijë të cilët janë vaksinuar me kohë sipas kalendarit të vaksinimit nuk do të sëmuren nga Fruthi dhe nga sëmundjet tjera vaksinë preventabile.

Situata epidemiologjike me fruth është në kontrollë të plotë dhe në mbikëqyrje permanente nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Duke qenë se po hyjmë në stinën e ftohtë të dimrit, kur qytetarët mblidhen në dhoma të ngrohta, të paajrosura mundësia e përhapjes së fruthit rritet, por gjithnjë vetëm te fëmijët e pavaksinuar.

Të gjithë ata fëmijë të vaksinuar me rregull nuk do të sëmuren nga fruthi!

Instituti Kombëtar në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë ka siguruar doza të mjaftueshme të vaksinave kundër fruthit dhe sëmundjeve tjera vaksinë preventabile. dhe po implementon masat parandaluese e kontrolluese.

Përmes aktiviteteve të veçanta, Instituti Kombëtar dhe QKMF-të bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme po tenton të gjejë të gjithë fëmijët e komunitetit RAE të cilët një numër i tyre janë regjistruar me identitet të ndryshëm në Kosovë dhe identitet tjetër kur lëvizin në vendet fqinje!

Andaj, apelojmë te të gjithë prindët të cilët për shkaqe të ndryshme nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre kundër fruthit por edhe kundër sëmundjeve tjera vaksinë preventabile, të lajmërohen menjëherë në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familiare në komunat përkatëse për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre.

Lusim Televizionin Publik të Kosovës që këtë apel ta emitojë edhe në gjuhën serbe, turke dhe rome. Lusim të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike të publikojnë këtë apel në hapësirat e tyre.

The post Fruthi merr jetën e një fëmije, IKSHP apelon për kujdes appeared first on Mesazhi.com.

Patate turshi/ Receta unike shqiptare!

Posted: 11 Oct 2017 11:00 AM PDT

Shqipëria është një vend me prodhim dhe konsum të lartë të patateve.

Në mënyrat e shumta të gatimit të saj, dallon një metodë unike, patate turshi. Kryesisht traditë e fshatrave të Pogradecit.

Banorët e Mokrës përdorin shumë misrin për bukën tradicionale, perimet dhe në veçanti patatet. Deri më tani, banorët e Mokrës kanë përdorur kripën, si instrumentin kryesor për ruajtjen e ushqimeve për përdorim afatgjatë.

Mënyra e tyre e fermentimit të patates konsiderohet si shumë interesante dhe artizanale. Patatet lahen me ujë të bollshëm e të ftohtë. Më pas zhyten në ujë me kripë dhe shëllirë për një vit të tërë dhe më pas gatuhen dhe konsumohen.

Ky fermentim i jep patates një shije veçanërisht të kripur dhe e bën atë bashkëshoqëruesen e denjë të çdo ushqimi.

Metoda e lartpërmendur është krejt tradicionale e zonës, por ju rekomandojmw një recetë më aromatike për patatet turshi.

Receta e patateve turshi

Ju nevojiten:

700ml uthull molle
5-6 thelbinj hudhre të qëruar dhe të shtypur lehtazi.
500gr patate të reja
300gr karrota
1 qepë mesatare (rreth 150gr)
3 lugë gjelle me gjethe të freskëta rigoni
Kripë

Të tjera:

Kavanozë mjaftueshëm të mëdhenj prej 1.5 litrash dhe kapakë me material jo gërryes.

Udhëzimet:

Përgatisni kavanozët dhe kapakët. Ndizeni furrën në 140 gradë. Lajini kavanozët me sapun dhe ujë të bollshëm.

Shpëlajini mirë dhe sterilizojini ose duke i futur në ujë të zier për 10 minuta dhe më pas tharë në furrë, ose duke i mbajtur në furrë për 30 minuta përpara përdorimit. Pas sterilizimit lërini kavanozët të ftohen. Sterilizimi i kapakëve, kërkon zhytjen e tyre në ujë të valuar dhe më pas tharjen natyrale.

Hidhni uthullën në një tenxhere së bashku me hudhrën. Vendoseni tenxheren në zjarr mesatar dhe prisni deri sa të fillojnë bulëzat. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Pastrojini dhe fërkojini mirë patatet e reja por lëkurën lëreni të paprekur. Qëroni karrotat dhe pritini në të njëjtën trashësi si patatet. Qepën prijeni hollë.

Hidhni një litër ujë me kripë në një tenxhere dhe lëreni të ziejë. Shtoni patatet dhe karrotat dhe përzijeni lëngun për 10 minuta. Patatet dhe karrotat duhet të jenë pak të gatuara por sërish të forta. Kullojeni lëngun dhe lëreni mënjanë sa të ftohet.

Më pas lëngun hidheni mbi qepët e grira dhe lërini së bashku për 3-4 minuta sa të zbuten. Më pas kullojini.

Nëse uthulla është ftohur, shtoni kripën. Patatet, karrotat dhe qepët hidhini në kavanozë së bashku me rigonin e freskët.

Hidhni uthullën dhe mbulojini perimet me të duke lënë një hapësirë prej 3 milimetra nga gryka e kavanozit. Hudhrën mund ta ruani brenda ose mund ta hidhni, sipas preferencës.

Mbyllini kavanozët dhe ruajini në një vend të freskët dhe të errët për 2 ose më shumë javë deri sa patatet turshi të jenë formuar plotësisht./Mesazhi/

The post Patate turshi/ Receta unike shqiptare! appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more