Skip to main content

Lajmi.net: “Noizy bashkëpunim me reperin e njohur botëror?” plus 8 more

Lajmi.net: “Noizy bashkëpunim me reperin e njohur botëror?” plus 8 more


Noizy bashkëpunim me reperin e njohur botëror?

Posted: 10 Oct 2017 12:15 AM PDT

Ai është goxha aktiv në rrjete sociale ku edhe poston imazhe nga çdo aktivitet që bën, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Noizy publikoi një foto në të cilën shihet bashkë me reperin e njohur italian Ghali Amdouni.

“Çunat me lodra tek parku lojrave” është mbishkrimi që Noizy ka vënë ngjitur me fotografinë bashkë me Ghalin.

Nuk dihet nëse ka diçka më shumë nga kjo foto e Noizyt me Ghalin apo dyshja kanë vetëm shoqëri me njëri-tjetrin. /Lajmi.net/

 

 

 

 

 

 

 

Mediat italiane shpallin futbollistin më të dobët të Shqipërisë

Posted: 10 Oct 2017 12:14 AM PDT

Italia mposhti Shqipërinë me rezultat 1:0 në duelin e fundit të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”.

“Azzurrët” me shumë telashe morën tri pikët pasi ekipi kuqezi luajti mjaft mirë.

“Calciomercato” ka publikuar vlerësimet e futbollistëve të Shqipërisë, përcjell “lajmi.net”.

Notat më të ulta i morën Armando Sadiku, Federic Veseli dhe Ergys Kaçe. /Lajmi.net/

Serbia tani nuk ka turp për krimet e luftës

Posted: 10 Oct 2017 12:10 AM PDT

Ndihma dhe mbështetja e një krimi lufte, duke përfshirë mizoritë masive ndaj grave dhe fëmijëve, a është diçka nga e cila duhet t'ju vijë turp? Jo sipas Aleksandar Vulin, ministrit të Mbrojtjes të Serbisë.

Vulin ka shkruar se në një mënyrë mjaft të qartë i ka thënë një grupi veteranësh të ushtrisë jugosllave javën e kaluar. "Epoka e turpit ka mbaruar", tha Vulin, duke iu drejtuar veteranëve të qytetit jugor të Nishit. "Është koha për të rikthyer respektin për veten"

Ministri i referohej mysafirit më të nderuar të grupit, gjeneralit në pension, Vladimir Lazareviq, komandantit të Ushtrisë së Tretë gjatë luftës në Kosovë. Vulin dhe personalitete të tjera vlerësuan gjeneralin për "qëndrim të guximshëm kundër agresorëve të NATO-s" në vitin 1999.

Sidoqoftë, Lazareviq u dënua gjithashtu me 14 vjet burg nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës, ICTY, në Hagë. Më shumë se 10,000 civilë shqiptarë u vranë dhe qindra e mijëra u dëbuan nga pjesëtarët e Ushtrisë së Tretë dhe forcat aleate të policisë. Disa nga viktimat u gjetën më vonë në varre masive të fshehura në Serbi, përfshirë një në periferi të Beogradit. Shumë prej viktimave ende janë të zhdukur.

Kur Llazareviq u lirua nga burgu dy vjet më parë, pasi mbajti dy të tretat e dënimit të tij, një aeroplan qeveritar u dërgua për ta marrë dhe për ta sjellë në shtëpi ku ai u mirëprit si hero. Vulin ishte atje, mes zyrtarëve të tjerë të shtetit dhe klerit të lartë të Kishës Ortodokse Serbe.

Ka edhe më shumë, Nikola Sainoviq, zëvendës-kryeministër në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit, ishte midis të dënuarve së bashku me Lazareviq dhe ai u dënua me 18 vjet burg. Mirëpritja e tij ishte më pak tërheqëse, por menjëherë mori një pozitë të lartë në Partinë Socialiste Serbe, anëtare e vogël në koalicionin qeverisës.

Dhe pastaj është edhe kolonel Veselin Sljivançanin, i cili mori më shumë se 200 pacientë kroatë nga një spital në Vukovar më 1991 dhe i dorëzoi para paramilitarëve serbë për t'u torturuar dhe vrarë. Fillimisht, ai u dënua me pesë vjet burgim para Tribunalit të Hagës, denim i cili më pas u ngrit në 17 vjet dhe përfundimisht u reduktua në dhjetë vjet në vendimin përfundimtar. Ai doli nga burgu në vitin 2011.

Sljivançanin, i cili tani është një anëtar krenar i Partisë Progresive të Serbisë, kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, ishte ndër ata që u mblodhën për ta përshëndetur presidentin në hapjen e një fabrike të përpunimit të ushqimit në Ruma.

Kur reporterët pyetën për praninë e tij, Vuçiq me zemërim u përgjigj se "Sljivançanin është një njeri i lirë që ka kryer dënimin e tij. Çfarë do që unë të bëj, ta lidhë atë në një shtyllë dhe ta qëlloj?" pyeti ai.

Derisa gjuajtja e Sljivanançanin ndoshta duket një ide e mirë për disa nga ata që kanë humbur të afërmit dhe miqtë në Vukovar, pothuajse askush në Serbi, përveç disa grupeve të të drejtave të njeriut, nuk ka protestuar kundër përfshirjes së kriminelëve të luftës të dënuar në mesin e elitës politike të Serbisë.

Kishte disa kritika të buta në Raportin e Progresit të Komisionit Europian për vitin 2015 për Serbinë, por asgjë që atëherë.

Në Bruksel, ata ende e shohin Vuçiqin si një burrë shteti proeuropian, të orientuar drejt reformës, kryesisht për shkak të angazhimit të tij në "bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve" me Kosovën të mbështetura nga BE-ja. Por çfarë lloj normalizimi mund të rezultojë nga rehatimi i kriminelëve të luftës?

Në mënyrë strikte ligjore, Vuçiq kishte të drejtë: Sljivançanin, Lazareviq dhe Sainoviq janë të gjithë burra të lirë dhe kanë të gjitha të drejtat dhe përfitimet si qytetarët e tjerë, përfshirë të drejtën për t'u angazhuar në politikë. Por çështja është, çfarë do të thotë për koalicionin qeverisës të Serbisë nëse lidershipi i saj është kaq i etur për të pasur kriminelë të luftës në radhët e tyre?

Dhe çfarë do të thotë për shoqërinë serbe nëse të jesh kriminel i dënuar i luftës, ose të paktën i dyshuar, nuk ju bën të refuzuar, por mund t'ju ndihmojë të filloni një karrierë politike?

Përgjigjet për këto pyetje shkojnë përtej aftësive të mia. Por unë e vura re një gjë, rrëfimi sipas të cilit Serbia nuk bëri asgjë të keqe në luftërat jugosllave është tani edhe më i përhapur se sa ishte 18 vjet më parë, kur përfundoi konflikti i fundit [për Kosovën].

I njëjti narrativ që e përshkruan Serbinë si një viktimë të komplotit perëndimor, dhe krimet e luftës që u atribuohen se janë organizuar nga serbët, i stërngarkohen asaj nga armiqtë e Serbisë.

Kjo është pikërisht e kundërta e asaj që ndodhi në Gjermani pas vitit 1945. Në fillim, shumica e gjermanëve nuk ishin të gatshëm të pranonin krimet e luftës naziste dhe gjykata në Nuremberg shihej gjerësisht si Gjykatë Kangur [gjyq i parregullt].

Por gjeneratat që erdhën më vonë zgjedhën për të bërë një ndarje të qartë me të kaluarën. Në Serbinë e sotme, të rinjtë me këmisha të veshura me fytyrën e gjeneralit Ratko Mlladiq, arkitektit të gjenocidit të Srebrenicës, është një pamje mjaft e zakonshme.

Nuk më ngushëllon që i njëjti proces i prapambetur ka prekur kroatët, boshnjakët dhe kosovarët dhe se ata gjithashtu lartësojnë kriminelët e tyre të luftës si heronj. Por kjo më jep një ndjenjë të frikshme se luftërat jugosllave nuk kanë mbaruar me të vërtetë, por vetëm janë duke bërë një pushim./BIRN

Hapja e negociatave, Rama nis nesër vizitën zyrtare në Itali

Posted: 10 Oct 2017 12:06 AM PDT

Ai do të pritet në Romë nga kryeministri italian Paolo Gentiloni.

Zyra e shtypit e kryeminstrisë italiane ka konfirmuar se rreth orës 14.30 të datës 11 tetor, dy kryeministrat Gentiloni e Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Vizita e kreu të qeverisë shqiptare në Romë shënon takimin e parë me kryeministrin italian Paolo Gentiloni, në mandatin e tij të ri si kryeministër.

Vizitën e parë zyrtare në Romë si kreu i qeverisë shqiptare, kryeministri Rama e ka zhvilluar 4 vite më parë më dhjetor të 2013 në takimin me ish kryeministrin italian Enrico Letta.

Italia mbetet një nga mbështetësit kryesor të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian e ky takim zhvillohet në pritjes së hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Partneriteti strategjik mes dy vendeve, marrëdhëniet ekonomike e projektet e përbashkëta, kërkesa e shtimit të numrit të investitorëve italianë në Shqipëri, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar e trafiqeve ilegale, çështja e sigurisë kundër rrezikut të terrorizmit ndërkombëtar, situata në Ballkan e problematika të aktualitetit europian e botëror, pritet të jenë disa nga tematikat e takimit dy palëshe mes Gentilonit e Ramës./Oranews.tv/

Gjermania ofron shumë mundësi për të rinjtë kosovarë

Posted: 10 Oct 2017 12:01 AM PDT

Sot (e martë) në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), për të folur për mundësinë e praktikës në kompanitë gjermane në fusha të ndryshme, mysafirë në RTK ishin Erblina Loshaj, koordinatore e programit për "Internship të Biznesit gjerman për vendet e Ballkanit Perëndimor", në Kosovë dhe Ermira Abdullahu, ish bursiste.

Koordinatorja e programit për "Internship të Biznesit gjerman për vendet e Ballkanit Perëndimor", në Kosovë, Erblina Loshaj, tha se ky program ofrohet për kosovarët dhe është një mundësi e mirë për të gjithë ata që e fitojnë.

"Është një mundësi e mirë për të gjithë studentët që janë të regjistruar në universitetet publike dhe private", tha ajo. Sipas saj që nga viti 2009 e deri sot gjithsejtë 22 kosovarë të fushave të studimit si: gazetari, ekonomi, shkenca kompjuterike, inxhinieri, ndërtimtari etj, kanë përfituar bursën për praktike 3-6 muaj në kompani të ndryshme në Gjermani.  "Aplikimi ka filluar me 1.10.2017 dhe vazhdon deri me 13.11.2017", tha ajo.

Loshaj, tha se programi mbulon të gjitha shpenzimet nga qeveria gjermane. "Ka interesim të madh për të përfituar nga kjo mundësi që jep Gjermania", tha ajo.

Kurse Ermira Abdullahu, ish-bursiste, bëri me dije se praktikën që e ka kryer në Gjermani ka qenë një përvojë e mirë për të. "Njohuritë që i mora në Gjermani ishin të reja", tha ajo.

Abdullahu, tha se periudha e praktikës në Gjermani varion deri në disa muaj.

Ndryshe programi për "Internship të Biznesit gjerman për vendet e Ballkanit Perëndimor", ka disa kushte që duhet plotësuar për të fituar këtë mundësi për të kryer praktikën në Gjermani.

Anglishtja është parakusht për të aplikuar. Nëse kandidatët janë të interesuar në fushën e arkitekturës ose të së drejtës tregtare, kërkohet të kenë të kryer kursin B2 në gjuhën gjermane. Aplikantët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kanë të drejtë të aplikojnë për Programin. Nëse studentët kanë bërë një shkëmbim të tillë si Erasmus, ata kanë të drejtë të aplikojnë.

Ja fushat që mund të kryhet praktika

Praktika mund të kryhet në këto fusha: Financat, matematika financiare, kontabilitet, banka dhe sigurime, menaxhim, marketing, shitje, konsultim, ligji tregtar, logjistikë, inxhinieri industriale, menaxhim i cilësisë, gazetari, shkencat politike, studimet e gjuhës gjermane, inxhinieri mekanike, telekomunikacion, shkenca kompjuterike, inxhinieri mekanike, ndërtim i avionëve, mekanikë e saktësisë, inxhinieri civile, miniera, gjeodezi, klimë dhe teknologji e mjedisit, inxhinieri kimike, biologji, teknologji ushqimore, inxhinieri procesi, bujqësi, verëra dhe pemët në rritje.

ZYRTARE: Emri i madh largohet nga Barcelona

Posted: 10 Oct 2017 12:00 AM PDT

Albert Soler është larguar nga Barcelona.

Drejtori i klubit katalan është ndarë me skuadrën nga Camp Nou, ka bërë të ditur e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”.

Soler kishte kaluar tri vite e gjysmë në klub.

Por, ai ka vendosur të lirojë detyrën duke paraqitur kërkesë tek presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, përcjell “lajmi.net”.

Bartomeu ka aprovuar kërkesën e Solerit për largim nga klubi. <strong>/Lajmi.net/</strong>

<a href=”http://lajmi.net/wp-content/uploads/2017/10/Capture-96.jpg” rel=”attachment wp-att-101123137″><img class=”alignnone size-full wp-image-101123137″ src=”http://lajmi.net/wp-content/uploads/2017/10/Capture-96.jpg” alt=”” width=”756″ height=”414″ /></a>
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/page.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flajminetsporti&amp;tabs=timeline&amp;width=340&amp;height=500&amp;small_header=false&amp;adapt_container_width=true&amp;hide_cover=false&amp;show_facepile=true&amp;appId=1867533163535774″ width=”340″ height=”500″ frameborder=”0″ scrolling=”no”></iframe>

Zjarret në Kaliforni, evakuohen 20 mijë njerëz

Posted: 09 Oct 2017 11:58 PM PDT

Të prekura janë kontetë e Napa-s, Sonoma dhe Juba, të njohura për prodhimin  e verës. Të paktën 2 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë kanë marrë plagë të rënda.

Guvernatori i Kalifornisë shpalli gjendjen e emergjencës, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë luftën për shuarjen e flakëve.

Kreu i Departamentit për Mbrojte nga Zjarri në Kaliforni Kim Pimlott tha se rreth 1500 godina ishin shkatërruar./ Top Channel

Tre të rijnë kryejnë vjedhje duke thyer një mobil shop në Prishtinë, por u ndodhi ajo që nuk e prisnin

Posted: 09 Oct 2017 11:52 PM PDT

Në videon e siguruar nga Telegrafi të rinjtë shihen duke hyrë në lokal. Por, këta persona kanë vjedhur një kasafortë të zbrazët.

Më poshtë mund ta shikoni incizimin e plotë të mënyrë së thyerjes dhe vjedhjes së kasafortës.

Me këtë datë lansohet klipi i ri nga Blunt dhe Real

Posted: 09 Oct 2017 11:50 PM PDT

Kënga më e re e cila do të ketë titullin ‘Gjini Gjini’, do të lansohet me datë 10 (e enjte), shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur Blunt përmes një postimi në Insta-Story, duke zbuluar që kënga do të jetë e shoqëruar me videoklip.

Kujtojmë që “DoYou Love Me”, mban titullin projekti i fundit nga Blunt dhe Real, i cili ishte më ndryshe prej këngëve të tjera të dyshes. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more