Skip to main content

Lajmi.net: “Lewandowskit nuk i intereson “Topi i Artë”” plus 8 more

Lajmi.net: “Lewandowskit nuk i intereson “Topi i Artë”” plus 8 more


Lewandowskit nuk i intereson “Topi i Artë”

Posted: 13 Oct 2017 12:40 AM PDT

Robert Lewandowski ka thënë se nuk është i përqendruar të fitojë “Topin e Artë”.

Sulmuesi i Bayern Munichut është në mesin e kandidatëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë.

Por, ai ka thënë se nuk mendon për të, përcjell “lajmi.net”.

“Suksesi në Bayern është më i rëndësishëm, sidomos në Ligën e Kampionëve. Nëse arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe fitojmë Bundesligën, mund të flasim përsëri, por Topi i Artë kurrë nuk është fokusi im", ka deklaruar ai. /Lajmi.net/
 

Lewandowskit nuk i intereson “Topi i Artë”

Posted: 13 Oct 2017 12:39 AM PDT

Robert Lewandowski ka thënë se nuk është i përqendruar të fitojë “Topin e Artë”.

Sulmuesi i Bayern Munichut është në mesin e kandidatëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë.

Por, ai ka thënë se nuk mendon për të, përcjell “lajmi.net”.

“Suksesi në Bayern është më i rëndësishëm, sidomos në Ligën e Kampionëve. Nëse arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe fitojmë Bundesligën, mund të flasim përsëri, por Topi i Artë kurrë nuk është fokusi im", ka deklaruar ai. /Lajmi.net/
 

Balena Minke bëhet dreka e Orkave (Video)

Posted: 13 Oct 2017 12:36 AM PDT

Në një video të filmuar nga rusi Mike Korostelev për projektin "balenat ruse", dallohet një tufë prej 6 balenash Orka të cilat rrethojnë një balenë të llojit Minke.

Orkat e sulmojnë dhe brenda pak sekondave gjithçka ka marrë fund për balenën Minke, e cila e ndodhur e vetme nuk ka pasur asnjë shans ndaj balenave vrasëse. /Lajmi.net/

Pakistan: Shtyhet procesi kundër ish-kryeministrit për shkak të përleshjeve

Posted: 13 Oct 2017 12:36 AM PDT

Përleshjet jashtë gjykatës në kryeqytetin Islamabad filluan sot, pak kohë para arritjes së vajzës së zotit Sharif, Maryam Nawaz, dhe bashkëshortit të saj, Mohammad Safdar.

Ish-kryeminsitri Sharif përsëri nuk është paraqitur në gjykatë, pasi bashkëshortja e tij është e sëmurë dhe gjendet për mjekim në Londër.

Pas dhunës, gjyqtarët e kanë shtyrë seancën për gjashtë ditë.

Sharif, vajza e tij dhe bashkëshorti i saj, dhe dy djem të ish-kryeministrit, ballafaqohen me akuza për korrupsion, që dolën nga hetimet në dokumentet e rrjedhura, të njohura me emrin, Letrat e Panamasë, në të cilat sugjerohet se Sharif dhe disa anëtarë të falmiljes së tij kishin pasuri të padeklaruar jashtë Pakistanit.

Në muajin korrik të këtij viti, zoti Sharif, me vendim gjyqësor, është dëbuar nga zyra. Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Vetëvrasjet në Shqipëri, tri herë më të larta se vrasjet

Posted: 13 Oct 2017 12:35 AM PDT

Numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë për vitin 2016 në Shqipëri ishte 8.2 sipas përllogaritjeve të Monitor me të dhënat që ka publikuar Instituti i Statistikave për 2016-n.

Ndërkohë ky tregues për 2015-n sipas Organizatës Botërore të Shëndetit ishte 5.3 vetëvrasje për 100 mijë banorë, duke treguar një rritje të ndjeshme brenda një viti, ku në 100 mijë banorë 3 veta më shumë vendosin t'i japin fund jetës.

Megjithëse në rritje, treguesi është më i ulët krahasuar me të gjithë vendet e rajonit, apo vendet europiane, Nga vendet e rajonit, Serbia ka numrin më të lartë të vetëvrasjeve për 100 mijë banorë, ku në 2015-n norma e vetvrasjeve ishte 19.9 banorë. Në Malin e Zi, norma ishte 12.5, në Maqedoni 9.9, në Bosnje 7.1.

Vendet me normën më të lartë të vetëvrasjeve

Normën më të lartë të vetëvrasjeve sipas të dhënave të OBSH-së ka Kazakistani dhe Mongolia, së bashku me përkatësisht 48 vetëvrasje për 100 mijë banorë.

Në hartën interaktive të OBSH-së tregohet se normë të lartë vetëvrasje ka veçanërisht në vendet Europës Lindore, ku në pjesën më të madhe të tyre treguesi e kalon shifrën e 35 vetëvrasjeve në 100 mijë banorë.

Zonat e ngjyrosura me ngjyrë më të errët tregojnë vendet ku numri i vetëvrasjeve është më i madh se 15.

Ngjyrosur me këtë ngjyrë, përveç Europës Lindore, është edhe Amerika e Veriut, Afrika e nënsahariane, Australia, Kili dhe Argjentina, vendet skandinave, Franca dhe India.

Ndikimi nga raportimi në media

Një numër studimesh empirike kanë gjetur se ka një rritje të vetvrasjeve pas raportimit të tyre në media, një lidhje që i referohet fenomenit të imitimit. Bazuar në këto të dhëna OBSH-ja ka zhvilluar një manual për mediat se si të raportojnë vetëvrasjet.

Vetëvrasjet në Shqipëri, tre herë më të larta se vrasjet

Opinioni publik në vendin tonë është mësuar të konsiderojë vdekje nga vrasjet rastet kur personat marrin jetën e njëri- tjetrit, por pak kujt ja merrte mendja se numri i vetëvrasjeve është trefish më i lartë se numri i vrasjeve.

Për vitin 2016 sipas të dhënave të INSTAT personat e vrarë nga të tjerët ishin 85 gjithsej, ndërsa personat që kishin vrarë vetën në të njëjtin vit ishin 235. /Monitor

 

 

 

“Adios” Barcelona, Messi zgjedh klubin e ri?

Posted: 13 Oct 2017 12:31 AM PDT

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni.

“The Sun” shkruan se sulmuesi argjentinas është duke konsideruar mundësinë e transferimit në Manchester City.

Messi ende nuk ka zyrtarizuar kontratën e re në Camp Nou duke shtuar spekulimet se mund ta ndryshojë mendjen dhe të largohet nga klubi katalan, përcjell “lajmi.net”.

Man City është i gatshëm t’i bëjë gati ofertë rekorde për pagë në mënyrë që Messi të ribashkohet me Pep Guardiolën. /Lajmi.net/

‘Vagonët’ e problemeve të Ferizajt

Posted: 13 Oct 2017 12:30 AM PDT

Hulumtimi i ekipit të KALLXO.com në kuadër të 'Debat Pernime'për komunën e Ferizajtka nxjerrë në sipërfaqe shumë probleme në këtë komunë.

Nga gjithsej 45 fshatrat e Ferizajt, 31 prej tyre kanë probleme me ujërat e zeza- kanalizim.

Të gjeturat në teren tregojnë se njëri nga shtatë qytetet më të mëdha në Kosovë për nga numri i banorëve, ka vend për t`i parkuar vetëm 130 makina në hapësira publike.

Një nga problemet tjera sipas hulumtimit del të jetë traseja e hekurudhës, ku vetëm gjatë këtij viti kanë vdekur dy persona.

Hulumtimi në terren dëshmoi se në Ferizaj kriza me ndërtimet dhe planin urbanistik është problem i madh. Ferizaj, ka mbi 10 mijë objekte pa leje.

Sipas të gjeturave në terren, qysh në vitin 2014, kur edhe ishte marrë vendimi për inicimin e procesit të ndryshimit dhe plotësimit të planeve rregulluese me fokusim të veçantë të shqyrtimit të koeficientit të ndërtimit për zonën I dhe VIII, ka qenë gjithçka joligjore duke u përcjellë më pas me shkelje të njëpasnjëshme ligjore, përmbajtjesore dhe procedurale, e deri te shkeljet më të rënda ato të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Si pasojë e veprimeve të jashtëligjshme, dhe mosgatishmërisë së kryetarit të komunës që të intervenojë në kohë dhe të mbajë përgjegjës dhe llogaridhënës të gjithë ata që i kontribuuan këtij procesi të jashtëligjshëm, komuna e Ferizajt rrezikon që të humbë qindra mijëra euro të buxhetit të saj, për shkak të deponimit të padive në gjykata kompetente për realizmin e dëmshpërblimit nga ana e investitorëve, të cilëve u janë pezulluar lejet e ndërtimit për shkak të kontestueshmërisë së procesit të revidimit.

Hulumtimi tregon se komuna e Ferizajt nuk ka marrë për bazë as katër shkresat të përcjella me rekomandime të komisionit të përbashkët të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe Vendimit të Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që të rikthejnë në rishqyrtim Vendimin për inicimin e procesit të revidimit të planit rregullues për zonën I dhe VIII, si dhe planet rregulluese të hartohen, revidohen dhe harmonizohen sipas procedurave, terminologjisë dhe përmbajtjes së paraparë me Ligjin për Planifikim Hapësinor.

Pasiguria në Rrugë

Ne afërsi të hekurudhës që përshkon qendrën e qytetit të Ferizajit gjatë vitit 2017 kanë ndodhur tri aksidente, dy prej tyre me fatalitet.

Hulumtimi i ekipit të KALLXO.com tregoi se përgjegjësia për mungesën e sinjalistikës në zonën ku kanë ndodhur aksidentet më fatalitet në vazhdimësi është bartur nga komuna tek "INFRAKOS" dhe anasjelltas.

Komuna e hedh përgjegjësinë te ndërmarrja publike për menaxhimin e hekurudhave "INFRAKOS", ndërsa këta të fundit përgjegjës e bëjnë komunën për mos vendosjen e shenjave dhe pengesave të tilla.

Ferizaj

Një nga premtimet e kryetarit aktual Muharrem Svarqa dhënë në fushatën zgjedhore të nëntorit 2013, ishte pikërisht marrja e masave për parandalimin e aksidenteve në afërsi të hekurudhës, por përgjatë këtyre katër viteve ky problem nuk është evituar.

Hulumtimi në teren ka dëshmuar se mungesa e parkingjeve për vetura në qytetin e Ferizajt paraqet një nga problemet e shumta me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Sipas te gjeturave, komuna e Ferizajt hyn në mesin e komunave që ka mungesë të theksuar të parkingjeve për vetura. Ferizaj ka vetëm dy lokacione të parkingjeve me kapacitet prej 130 veturave. Brenda qytetit vërehen disa oborre të cilat qytetaret i kanë hapur për t'i shndërruar në parkingje private. Prezenca e madhe e veturave të parkuara vend e pa vend i japin qytetit një pamje jo të mire dhe po ashtu në disa vendbanime shfrytëzohen trotuaret për parking.

Mungesa e Ujit & Ujërat e Zeza

Problem tejet i madh në komunën e Ferizajt përfshirë qytetin dhe dhjetëra fshatra del të jetë uji i pijshëm. Te gjeturat në terren tregojnë se në shumë fshatra nuk ka fare rrjet të ujësjellësit, ndërsa në shumë prej tyre nuk ka furnizim përkundër investimeve. Po ashtu hulumtimi ka dëshmuar se në qytet furnizimi me ujë të pijshëm është një nga problemet më të mëdha për shkak te reduktimeve, veçmas në kohën e verës.

Ujësjellësi në fshatin Greme,Ferizaj. Foto: Kallxo.com

Mbi 20% e Ferizajit është pa ujë të pijshëm, zonat që nuk kanë ujësjellës janë: Greme, Rakaj, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Papaz, Sazli, Bibaj, Sojevë, Zllatar, Dardani, Burnik, Jezerc. Në disa prej këtyre fshatrave investimet për ujë kanë filluar që nga 2011 dhe ende s`kanë përfunduar.

Komuna e Ferizajit nuk ka kolektorë të ujërave të zeza, shumica e ujërave derdhen nëpër lumenj. Në fshatin Mirosalë, ujërat e zeza derdhen në afërsi të disa shtëpive dhe nëpër prona private- toka bujqësore. S`ka impiante për trajtimin e ujërave të zeza dhe asnjë prej kolektorëve ekzistues nuk e bënë pastrimin e ujërave sipas standardeve.

Arsimi & Shëndetësia

Të dhënat nga terreni tregojnë se në disa fshatra të Ferizajt, si  në Nerodime dhe në fshatin Koshare ka mungesë të shtëpive të shëndetit. Banorët e këtyre fshatrave për një shërbim sa do elementar shëndetësor duhet të udhëtojnë në qytet. Koshare – Ferizaj i ka 7 kilometra, ndërsa Nerodime- Ferizaj i ka 4-6 kilometra.

Pothuajse të gjitha shkollat punojnë në 2 ndërrime, përveç dy që punojnë në një ndërrim.

Hulumtimi ka nxjerrë na pah edhe punësimet mbi baza partiake. Rast konkret Arta Tahiri-Beqa në fillim të mandatit qeverisës ka qenë asamblite e LVV, ka kaluar në LDK, këtë vit është emëruar drejtoreshe në shkollën e mesme të ulët "Ramadan Rexhepi"- fshati Sojevë.

Ekonomia

Ferizaj i ka 20 mijë banorë më shumë se Gjilani, por të hyra i kanë të njëjta. Të hyrat vetanake të Ferizajit të realizuara gjatë vitit 2016 kanë qenë vetëm 3 milionë euro, ndërsa granti i qeverisë i ndarë për këtë komunë ka qenë 21,3 milionë euro.  Të dhënat tregojnë se komuna e Ferizajit arrinë t'i sigurojë vetëm 11% të buxhetit, ndërsa 89% i merr si grante nga Qeveria e Kosovës. Ekonomia e këtij qyteti njihet për industrinë e zhvilluar të drurit. Hulumtimi tregon se në Komunën e Ferizajit janë përdorë taksat si karrem për zgjedhje. Sa ka qenë kryetar Aliu i PDK-së i ka heq taksat. Kur ka ardhur Svarqa në krye të Ferizajit i ka rikthyer taksat. Në fund të mandatit, Svarqa ka kërkuar nga Kuvendi Komunal që t'i përgjysmojë taksat, mirëpo Kuvendi me përkrahjen e PDK-së i ka hequr ato tërësisht.

Mbeturinat

Në Ferizaj kanë qenë rreth 40 deponi ilegale të mbeturinave, ndërsa hulumtimi ka treguar se aktualisht rreth 10 të tilla përfshirë edhe brenda zonës urbane dhe nuk kanë asnjë deponi legale. Hulumtimi tregon se Komuna ende nuk e ka të përcaktuar vendin se ku do të ndërtohet deponia e mbeturinave. Si rrjedhojë  në fshatra dhe zona brenda qytetit kemi grumbuj të mbeturinave të cilat hulumtuesit tanë i kanë evidentuar gjatë hulumtimit. Kjo është te vendi i quajtur "Rrethi i Shqiponjës".

Ekstremizmi

Hulumtimi tregon se komuna Ferizajt është në mesin e komunave ku organizatat terroriste kanë arritur të indoktrinojnë shumë të rinj. Shtatë persona nga Ferizaj janë në burg me akuzat se rekrutuan pjesëtarë të organizatave terroriste ose ishin pjesë e luftës në Siri.

Hulumtimi ka treguar se komuna e Ferizajt përkundër se ka një varg kompetencash në deradikalizim dhe integrimin e personave të cilët kanë qenë të përfshirë në këto luftëra të huaja, nuk ka bërë asgjë.

Të dhënat tregojnë se komuna nuk ka siguruar që qendra për punë sociale, drejtoria e arsimit, shëndetësisë, psikologët  e kësaj komune, drejtoria e rinisë e sportit- merren me këta njerëz dhe problemet e tyre pas kthimit nga Siria.

Austri: Atmosferë kundër myslimanëve

Posted: 13 Oct 2017 12:24 AM PDT

Temat e imigrimit, islamizimit, refugjatëve dhe mbrojtjes së kufirit janë temat më të diskutuara këto ditë në Austri. Kjo në një kohë kur kundër njëra-tjetrës luftojnë në radhë të parë Partia Popullore Austriake (ÖVP) dhe partia opozitare Partia e Lirisë. Kandidati kryesor i ÖVP, Sebastian Kurz kërkon që t’i mbrojë më mirë kufijtë e vendit, ta luftojë islamizmin politik dhe ta kufizojë imigrimin. FPÖ propagandon në thelb të njëjtën gjë, por mendon se temat e saj ia kanë vjedhur të tjerët. Kështu që fushata elektorale e kandidatit kryesor të FPÖ, Heinz-Christian Strache në pjesën më të madhe përbëhet nga kritika ndaj ministrit të Jashtëm Sebastian Kurz; sipas Straches, Kurzit i mbërrijnë valët me vonesë, ai e kuptoi vite më pas FPÖ-së rëndësinë e disa temave si islamizimi dhe imigrimi.

Ndërkohë, të dyja partitë shfaqen njësoj populiste, mendon Mohammed Amini, një punëtor social në Vjenë. Ajo që e shqetëson atë, është se islamizimi asociohet vetëm me refugjatët dhe me njerëzit që kanë ardhur së fundi në Austri. “Populistët kanë nevojë për një figurë armiku dhe tani kjo është feja islame. Islamizimin e lidhin shpesh me refugjatët, por islamizimi ndodh më tepër te njerëz, që jetojnë për një kohë më të gjatë në vend, që përjetojnë diskriminim në tregun e punës dhe të banesave dhe që megjithë përpjekjet e tyre nuk arrijnë gjë”, thotë Amini.

Përgjithësime

Kështu javën e kaluar u publikua një studim, në bazë të të cilit një në tre xhami në Vjenë punon në mënyrë aktive kundër integrimit të suksesshëm. Problemi në këtë studim: prej rreth 400 xhamive në Vjenë, për studimin u shfrytëzuan vetëm 16. Studimin e kishte porositur dhe e prezantoi kandidati kryesor i ÖVP, Sebastian Kurz. Bashkësia Islamike në Austri (IGGiÖ) reagoi menjëherë dhe në mënyrë jashtëzakonisht kritike: “Ne besojmë se bëhet fjalë për një studim të porositur, që ndjek synime politike: kallëzim publik të institucioneve myslimane dhe vënien në pikëpyetje të doktrinës së tyre. Me etikë shkencore, kjo porosi politike nuk ka asgjë të përbashkët”, thuhet në një deklaratë të IGGGiÖ.

Vildana Arnautovic nga Bosnjë-Hercegovina, mësuese në një shkollë profesionale dhe më parë pjesë e ekipit të Kurzit, është larguar tani prej tij. “Probleme ka, ato duhen trajtuar pa dyshim”, thotë ajo. “Po nuk mund të thuash që të gjithë që vijnë në Austri janë njerëz të egër, të cilëve u duhet treguar se si jetohet në mënyrë të civilizuar”. Në anketime, Sebastian Kurz për momentin kryeson, dhe ai mund të arrijë që të fitojë zgjedhës të mëparshëm të FPÖ-së që të votojnë për ÖVP./DW

Gjërat që duhet të dini para se të bëheni shoqe me një ‘Luan’

Posted: 13 Oct 2017 12:23 AM PDT

E keni dëgjuar dhe lexuar me qindra herë këtë shprehje, por në qoftë se mikesha juaj më e ngushtë i përket shenjës së Luanit, bëni mirë të dini disa gjëra paraprakisht pasi nuk i dihet ç’mund të ndodhë, transmeton Living.al.

Një mikeshë luan është e paparashikueshme, por ne kemi gjetur 4 karakteristika që zbërthejnë natyrën e luaneshave:

1.Një shoqe luan ia arrin gjithmonë asaj që do: E keni parasysh atë djalin e gjimnazit që ju pëlqente aq shumë, por nuk guxuat kurrë ta ftonit për një kafe ose çaj? Epo, bëni mirë ta keni harruar pasi me siguri është i martuar me shoqen tuaj luan. Personat që i përkasin kësaj shenje janë shumë kërkues dhe arrijnë gjithmonë të realizojnë atë që duan. Vullneti dhe vendosmëria janë pika e tyre më e fortë, një luan nuk tërhiqet kurrë me herën e parë edhe nëse kjo e fundit nuk shkon ashtu siç duhet.

2.U pëlqen ushqimi i mirë: Natyra kokëfortë e luanit bën që të mos dorëzohet lehtë, por nëse pas një zënke i përgatisni një drekë ose darkë të këndshme dijeni që sapo rifituat miqësinë e saj. Lidhja që ka me ushqimin është një dashuri më vete, nga ato me shijim të parë. Nuk u reziston makaronave, produkteve të detit dhe ëmbëlsirave. Nëse jeni në kërkim të një shoqe llupëse, atëherë keni gjetur personin e duhur. Por, për një luan ushqimi i mirë duhet shërbyer në një mënyrë dinjitoze.

3.Është "pakëz" e komplikuar: E vendosëm ndajfoljen ''pakëz" mes thonjash pasi luani është shumë i komplikuar në të vërtetë. Është e vështirë të gjesh një moment paqeje me të pasi natyra e  lunatike dhe shumë kërkuese, më shumë seç duhet do të thonim, e pengon shpeshherë të lëshojë veten në raporte shoqërore. Por, kur e bën dijeni se keni fituar një mike besnike që di të falë në mënyrë të pakufizuar mbështetje dhe dashuri të siqnqertë.

4.Është ”e çmendur” dhe e drejtpërdrejtë: Një shoqeje luan nuk i pëlqen kurrë të luajë me letra të fshehura. Nëse ka diçka që nuk shkon, ua thotë menjëherë dhe jo pas shpine. I pëlqen që në ffilim të vendosë disa rregulla në shoqëri, një prej të cilave është parimi i sinqeritetit dhe reciprocitetit. /Lajmi.net/

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more