Skip to main content

Lajmi.net: “Kalon nëntë vite duke fotografuar njerëzit e njejtë duke shkuar në punë, i mahnitshëm ndryshimi…” plus 8 more

Lajmi.net: “Kalon nëntë vite duke fotografuar njerëzit e njejtë duke shkuar në punë, i mahnitshëm ndryshimi…” plus 8 more


Kalon nëntë vite duke fotografuar njerëzit e njejtë duke shkuar në punë, i mahnitshëm ndryshimi…

Posted: 11 Oct 2017 11:53 PM PDT

 

Gjatë procesit të editimit, ai ka kuptuar se foto arritur efekte speciale: ai përfundoi duke ju bërë foto njerëzve të njejtë, në kohën ditore dhe vendin e njejtë, dy apo tre herë gjatë viteve.

'Mund të mos besoni, por njerëzit e kanë përcjellur ritualin e njejtë për pothuajse 10 vite' ka thënë Funch për Fast Co Design, transmeton lajmi.net

'Është veçse një specifikë e New Yorkut, ideja se njerëzit bëjnë të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri,' thekson më tej ai.

Shikoni më poshtë ndryshimin e njerëzve për gjatë këtyre viteve. /Lajmi.net/

People-Street-Photography-9-Years-Peter-Funch2012.06.08 And 2 Weeks Later2012.06.27 And 2 Weeks Later2012.05.31 And 2 Months LaterPeople-Street-Photography-9-Years-Peter-Funch2007.06.27 And 9 Years LaterPeople-Street-Photography-9-Years-Peter-Funch2007.06.28 And 5 Years Later2012.06.27 And 2 Weeks LaterPeople-Street-Photography-9-Years-Peter-Funch

Senatorët kritikojnë presidencën amerikane për vonesë në sanksionet kundër Rusisë

Posted: 11 Oct 2017 11:43 PM PDT

Letra e publikuar mbrëmë, është e dyta e këtij lloji nga senatori demokrat, Ben Cardin, dhe ai republikan, John McCain, që e kritikojnë Shtëpinë e Bardhë për dështim të implementimit të masës, që presidenti Trump me hezitim e ka nënshkruan më 2 gusht.

Akti i Kundërshtimit të Armiqve të Amerikës Nëpërmjet Sanksioneve, të cilin Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar me shumicë bindëse, i ka forcuar sanksionet ekzistuese dhe kërkon nga administrata e Trumpit që në mënyrë efektive të kërkoj leje nga Kongresi për tërheqje eventuale të sanksioneve.

Ky ligj, po ashtu, e kishte përcaktuar afatin 1 tetor që administrata të publikoj "rregulla dhe udhëzime të tjera" për individët ose entitetet që operojnë në emër të inteligjencës apo sektorëve të mbrojtjes së Rusisë, për sanksione potenciale.

Nuk ka pasur përgjigje të menjëhershme të Shtëpisë së Bardhë ndaj kësaj letre të senatorëve Cardin dhe McCain./rel/

Ndërkombëtarët demantojnë presidentin: Nuk premtuan ‘favore’ në këmbim të Speciales

Posted: 11 Oct 2017 11:22 PM PDT

Bashkësia ndërkombëtare ka mohuar t'i ketë premtuar "favore" Kosovës në këmbim të themelimit të Gjykatës Speciale.

Ndonëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak ditësh deklaroi se Kosovës i ishte premtuar liberalizimi i vizave, krijimi i ushtrisë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare…, ambasadat e huaja në Kosovë kanë thënë se nuk janë në dijeni për një gjë të tillë.

Por pavarësisht kësaj, ndërkombëtarët kanë thënë se mbështesin Kosovën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare e po ashtu edhe në çështjet e tjera që presidenti Thaçi përmendi ditë më parë.

E pavarësisht deklaratave "sulmuese" të Thaçit kundrejt Gjykatës Speciale, ata mbeten optimistë se kjo Gjykatë do ta vendosë drejtësinë./Zeri.info/

Doni të keni vetulla të përsosura? Bëjeni këtë truk pesë sekonda

Posted: 11 Oct 2017 11:21 PM PDT

Femrat gjithmonë janë në kërkim të produkteve për destinime të shumta, të cilat mund t'ua kursejnë kohën dhe paratë, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa në treg ekzistojnë produkte të shumta për formësimin e vetullave, ne po ju sjellim trukun se si t'i rregulloni dhe t'i formësoni në shtëpi mu sikur të ishit profesioniste.

Spërkatni pak llak për flokë nëpër mollëza të gishtave të mesëm, pastaj me ta kaloni mbi vetulla në drejtimin nga rrënja e hundës drejt këndit të jashtëm. Dhe e gjitha është kjo.

Llaku i flokëve do "t'i disiplinojë" qimet dhe do t'i japë dukje natyrale.

Nëse është e nevojshme plotësoni zbrazësitë apo përmirësoni ngjyrën, mbase është më mirë që ta përdorni lapsin tuaj të mirë dhe të sigurt për vetulla. /Telegrafi/

Harroni Madonna-n dhe Britney-n, ky është momenti kur Belen puthet në buzë me gruan e Tottit

Posted: 11 Oct 2017 11:16 PM PDT

Spektakli i radhës i "Big Brother VIP" në Itali ishte i mbushur me surpriza.

Puthja në buzë që çmendi italianët ndodhi midis të mrekullueshmes Belen Rodriguez dhe zonjës së shtëpisë, të bukures Ilary Blasi. "Më shkojnë akoma mornica nëpër trup, doja që të zgjaste më shumë", u shpreh me shaka bashkëshortja e yllit të skuadrës së Romës, Francesco Totti.

Belen ishte e ftuara surprizë e natës. Ajo hyri në shtëpinë me kamera për të përshëndetur motrën dhe vëllanë Cecilia e Jeremias, që sivjet konkurrojnë në "Big Brother VIP".

 

Belen ishte e ftuara surprizë e natës. Ajo hyri në shtëpinë me kamera për të përshëndetur motrën dhe vëllanë Cecilia e Jeremias, që sivjet konkurrojnë në "Big Brother VIP".

"Jam me ta 24 orë në 24. I dua shumë", tha argjentinesja seksi. Por patjetër që çasti kulminant i mbrëmjes mbetet puthja në buzë midis të dyjave që shkaktoi ovacione të mëdha në publik e bëri që të shpërthejë rrjeti. /who/

 

Daçiq tregon pse i këndoi presidentit turk: Çfarë duhet të bëja, të vrisja Erdoganin?

Posted: 11 Oct 2017 11:14 PM PDT

Këtë herë, përcjell Telegrafi, ai një gjë të tillë e ka bërë para Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Megjithatë, këtë veprim të tij, shumë në Serbi, përfshirë edhe opozitën e kanë kritikuar ashpër.

Milosh Jovanoviç nga Partia Demokratike e Serbisë e ka kritikuar sjelljen e Daçiqit, duke thënë se ishte një gjest "jashtëzakonisht i padenjë dhe poshtërues" për shtetin e Serbisë.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri  për mediat serbe ka thënë se ka kënduar sepse e dinte se do të ndeshë në reagime pozitive nga mysafirët nga Turqia.

"Sa i kuptova, të gjithë në sallë u kënaqën. Sot është lajmi kryesor në Turqi. Dhe çfarë kisha nevojë të bëja? Ta vrisja si (Sulltan) Muratin?", ka thënë ndër tjerash Daçiq.

"Epo, e dija se do të reagonte ashtu, është një nga këngët e tyre më të famshme, përndryshe këndohet në të gjithë Ballkanin dhe madje edhe tek ne", ka thënë ndër tjerash kreu i diplomacisë serbe.

Dhe në fund ai me shaka ka treguar se cili ishte bakshishi që kishte marrë: "Kam marrë 100 dollarë. Është një shaka, por është e mirë"./telegrafi/

Çfarë lloj gruaje jeni sipas muajit të lindjes

Posted: 11 Oct 2017 11:07 PM PDT

Janar

Të lindurat në Janar janë ambicioze, konservatore dhe tepër serioze. Ato nuk flasin për ndjenjat e tyre dhe rrallë herë i sheh të zemëruara. Në shoqërinë e tyre duan njerëz intelektualë që ndajnë pikëpamjet e njëjta për jetën.

Shkurt
Këto gra janë shumë romantike dhe duhen trajtuar me durim për shkak të ndryshimit të humorit. Jo të gjithë mund t'i kuptojnë, pasi fshaqin mendime abstrakte. Nëse i tradhëtoni, nuk do t'i shihni kurrë më me sy.

Mars
Gratë e lindura në këtë muaj kanë karizëm, bukuri tërheqë dhe  janë të përkushtuara e besnike. Kur dashurojnë, dashurojnë fort dhe sinqerisht.

Prill
Këto gra janë diplomate dhe kanë komunikim për tu adhuruar. Herë pas here ndihen xheloze për gjërat që mendojnë se i takojnë vetën atyre, megjithatë do t'ju bëjnë të ndiheni njeriun më i lumtur në planet.

Maj
Gratë e lindura në maj janë shumë këmbëngulëse dhe besnike ndaj parimeve të tyre, megjithatë, e kombinuar me karakterin e vështirë, ato bëhen të rrezikshme për çdo njeri që bie në dashuri me ta. Do ti kujtoni gjatë gjithë jetës.

Qershor
Ata janë shumë krijues dhe komunikues, vajzat kurioze. Por ata besojnë se kjo është e drejtë – të vërtetën më të mirë të thuhet në fytyrë, në vend që të flitet nga mbrapa. . Në dashuri janë lojtarë shumë të rrezikshëm. Burrat janë si lodra në duart e tyre.
Korrik
Këto vajza janë shumë të ndershme, nuk lejojnë askënd të afrohet pranë tyre dhe ajo cka i karakterizon më tepër është ana misterioze, inteligjenca dhe bukuria.Nuk i duan konfliktet dhe janë të sjellshme me të gjithë.Nëse kjo grua bie në dashuri me ju, gabimi më i madh do të jetë ta mashtronit. Konsiderojeni të humbur përgjithmonë!

Gusht
Një kombinim unik i zemrës dhe egoizmit të madh …!Mos dilni shumë me këto zonja, sepse herët a vonë ajo do të fitojë. Pavarësisht se janë të bekuara me një ndjenjë të pabesueshme humori, ata nuk lejojnë askënd të tallet me ta.Ato duan të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe kurrë nuk vuajnë nga vëmendja e njerëzve.

Shtator
Vajzat e muajit Shtator janë të dashura, të disiplinuara, të bukura, por kurrë nuk e falin atë që do t'i tradhtojë.Kini kujdes që të mos i lëndoni, sepse ato do t'ju hakmerren.Nga ana tjetër ata janë shumë kritikuese ndaj partnerit dhe kërkojnë nga ai ti përmbushë të gjitha kërkesat e tyre.

Tetor
Gratë e lindura në tetor kanë demonstruar forcë dhe pavarësi. Ato kanë një karakter të hekurt, por gjithashtu janë shumë emocionale. Rrallë herë qajnë para njerëzve të tjerë. Ato janë të zgjuara dhe nuk e hapin shpirtin e tyre për të gjithë.

Nëntor
Zonja e nëntorit është gjithmonë një hap përpara të gjithë të tjerëve. Ato e njohin menjëherë një gënjeshtar. Ju nuk duhet të luani me këto gra sepse do të merrni fundin më të keq prej tyre. Një gjë e rëndësishme për tu ditur në lidhje me zonjat e nëntorit është se nëse nuk jeni gati për të dëgjuar të vërtetën, mos i pyetni kurrë për mendimin që kanë!

Dhjetor
Të lindura me shumë fat dhe gjithmonë të gatshme për të gjetur një mënyrë për të qenë fituese.Zakonisht, i duhet vetëm disa minuta për t'jua fituar zemrën. /express/

Në Gjermani një shkollë mbanë emrin e një shqiptari, mësoni arsyen

Posted: 11 Oct 2017 10:57 PM PDT

Me moton "Shqipëria në Berlin", politologia, gazetarja dhe aktivistja e njohur shqiptare nga Berlini, Vjollca Hajdari, ka ndërmarrë një iniciativë për përkujtimin e kësaj shkolle dhe emërvënësve të saj, tri vjet pas marrjes së këtij emri. Iniciativa e Vjollcës, siç pohon ajo për albinfo.ch, është mbështetur edhe nga shkolla RV dhe Instituti për Evropën Lindore dhe Juglindore.

"Kur shkolla gjermane në Berlin bëri para tre vjetësh hapin historik dhe vendosi emrin e shqiptarit Refik Veseli, përpos që përçoi mesazhin e paqes nga Berlini dhe Gjermania, ajo nderoi me këtë akt  gjithë popullin shqiptar. Refik Veseli tanimë i njohur si hero, kishte shpëtuar – së bashku me familjen e tij – dy familje hebreje (Familjen Mandil dhe Familjen Jozef) gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri", shkruan Vjollca Hajdari në një ftesë për pjesëmarrje në shënimin e përvjetorit të kësaj shkolle.

"17-vjeçari i atëhershëm është nderuar nga Izraeli si shqiptari i parë me titullin "Të Drejtët ndër Popuj" bashkë me familjen e tij. Ky titull u është ndarë 69 shqiptarëve nga 23.788 "Të Drejtëve" në mbarë botën. Për të rikujtuar veprën e tij monumentale, unë i jam drejtuar shkollës "Refik Veseli" që të festojmë këtë vit bashkërisht. Me këtë rast do të shpalosim edhe njëherë faqet e historisë, duke reflektuar rreth anës së errët të luftës por edhe mbi pjesën e ndritshme që solli një miqësi e paharruar.

Populli shqiptar ka dëshmuar historikisht shpirtin bujar dhe mikpritës, ndaj BESA si kod i nderit , mbetet si një ndër atributet më të ndritshme, pa dallim besimi fetar", thuhet më tutje në ftesë.

"Ju ftoj pra miq të dashur që të ndjekim së bashku video mesazhet që më kanë dërguar anëtarët e familjes Veseli dhe pjesëtarët e familjes Mandil, ku ata shprehin falënderimet dhe mbresat e tyre. Me pamundësinë për t'i sjellë të gjithë në Berlin, unë i kam kontaktuar të dy familjet që jëtojnë në Shqipëri, Amerikë dhe Izrael dhe ju jam mirënjohëse të gjithëve që shprehën gadishmërinë e menjëhershme për të bashkëpunuar", përfundon ftesën e saj Vjollca Hajdari.

Në programin kulturor-artistik do të marrë pjesë  grupi i valltareve shqiptare të shoqatës "Albunivers", grupi i teatrit të shkollës "Refik Veseli" dhe nxënësit e arsimtarët e shkollës me ca pika muzikore. Një fjalë rasti do ta mbajë edhe drejtoresha e shkollës, Dr. Ulrike Becker./shekulli.al/

Shikoni mjetin special me të cilin u rikthye McLaren

Posted: 11 Oct 2017 10:36 PM PDT

Bëhet fjalë për 570GT në ngjyrë të gjelbër, në nder të McLaren F1 XP GT të vitit 1997.

McLaren 570GT arrin nga 0 në 100 km/h për 3.4 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale deri në 328 km/h.
Secila nga 6 makinat ka një çmim prej 212 000 eurosh dhe janë të rezervuara vetëm për blerës në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Holandë.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more