Skip to main content

Lajmi.net: “Coutinho – Barcelona, ndodh ajo që nuk e priste askush” plus 8 more

Lajmi.net: “Coutinho – Barcelona, ndodh ajo që nuk e priste askush” plus 8 more


Coutinho – Barcelona, ndodh ajo që nuk e priste askush

Posted: 11 Oct 2017 12:30 AM PDT

Philippe Coutinho mund të largohet nga Liverpool, gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Mundo Deportivo” raporton se ylli brazilian ka marrëveshje me “Reds” që të largohet nga ekipi në fillim të vitit 2018. Coutinho ishte objektiv i madh i Barcelonës gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, klubi katalan mund ta realizojë blerjen e tij për pjesën e dytë të sezonit. /Lajmi.net/


Fituesit ndërkombëtarë të mikrofotografisë tregojnë botën siç nuk e keni parë asnjëherë

Posted: 11 Oct 2017 12:27 AM PDT

Siç mund të shihni nga fituesit e garës së fotografisë me Nikon 2017 për 'botën e vogël', ajo nuk mund të jetë më e detajuar më shumë se kaq, shkruan bp.com, transmeton lajmi.net

Gara e cila është realizuar për 43 vjet me radhë, përfshin mjekë, shkencëtarë dhe makro-fotografë entuziastë nga e gjithë bota, ndërkaq 2000 njerëz dhe 88 shtete kanë marrë pjesë për të parë punën e këtij viti.

Këtë vit çmimin kryesor e ka fituar Instituti i Kancerit në Holantë, përkatësisht departamenti i Biologjisë, me një pamje të mahnitshme detajizuese.

Shikoni më poshtë listën e fituesve. /Lajmi.net/

Jumping Spider, Istanbul, Honorable MentionParacetamol (Common Painkiller) Crystals, Finland, Image Of DistinctionLiving Volvox Algae Releasing Its Daughter Colonies, Nantes, 3rd PlaceThe Head Of A Pork Tapeworm, New York, 4th PlacePlastic Fracturing On Credit Card Hologram, Texas, 11th PlaceMold On A Tomato, Netanya, 5th PlaceImmortalized Human Skin Cells Expressing Fluorescently Tagged Keratin, Amsterdam, 1st PlaceTraxacum Officinale (Dandelion) Cross Section Showing Curved Stigma With Pollen, Nottingham, Honorable MentionNatural Bridge (Petiole Nodes) Connecting The Abdomen And Thorax Of An Ant, Izmir, Image Of DestinctionSynapta (Sea-Cucumber) Skin, Le Mans, 18th Place

Spanja falënderon Serbinë që nuk ia dërgoi KE-së letrën për Kosovën

Posted: 11 Oct 2017 12:25 AM PDT

Kështu  tha ambasadori spanjoll në Beograd, Miguel Fuertes Suares për numrin e sotëm të gazetës "Politika".

"Spanja i është mirënjohëse Qeverisë së Serbisë se për momentin nuk e ka ngritur këtë çështje siç edhe ka shpjeguar tashmë Presidenti Aleksandar Vuçiq", tha ambasadori spanjoll, transmeton Klan Kosova.

Beogradi zyrtar hoqi dorë ditë më parë nga dërgimi i kësaj letre me kërkesë të Spanjës me arsyetimin që të mos përkeqësohet situata në  vend.

Serbia kishte planifikuar që përmes letrës t`i bënte thirrje 22 anëtarëve të Bashkimit Evropian që të rishqyrtojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës me arsyetimin se Katalonia është një shembull i qartë i këtij gabimi, transmeton Klan Kosova.

Refugjatët në ishullin grek të shqetësuar nga ardhja e dimrit

Posted: 11 Oct 2017 12:18 AM PDT

Një numër i madh i refugjatëve të cilët qëndrojnë në çadrat verore që i kanë ndërtuar në zonën e pyllëzuar rreth kampit në ishullin Samos të Greqisë, kanë filluar të shqetësohen nga ftohja e motit, raporton Anadolu Agency (AA).

Afërsisht 400 refugjatë në qendrën Vathi të ishullit përpiqen të mbijetojnë në zonën e pyllëzuar, pa ujë dhe energji elektrike dhe për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të kampit. Refugjatët në rajonin ku moti është ftohur me afrimin e muajve të dimrit, kanë filluar të ndjejnë edhe problemin e ngrohjes.

Në ishullin ku ndodhet vetëm një kamp me kapacitet prej 700 personash, numri i refugjatëve arrin në 2.000. Shqetësim të madh paraqet situata e refugjatëve që duhet të jetojnë në çadra me fëmijë të vegjël dhe me anëtarë të familjes me aftësi të kufizuara në tenda verore jashtë kampit.

Refugjati 47 vjeçar Ahmed Halil i cili është larguar nga Siria tha se për shkak të ftohtit vajza e tij 1 vjeçare nga 5 fëmijët e tij ka rrezik të sëmuret.

“Na dhanë një çadër ku qëndrojmë 7 pjesëtarë të familjes. Natën është freskët dhe për t’u ngrohur kemi vetëm një batanije. Ndonjëherë vajza ime 1 vjeçare nuk mund të fle nga i ftohti”, tha Halil duke shpjeguar se në kamp kanë mbërritur para katër ditësh dhe se janë befasuar nga ato me çfarë janë përballur.

Halil tregon edhe një shqetësim tjetër në lidhje me sigurinë e fëmijëve ku ai vë në dukje se çdo natë në kamp ndodh një grindje ndërsa policia është e pamjaftueshme në kuptimin e sigurisë.

Ai vuri në dukje se pastërtia dhe higjiena janë një problem tjetër i rëndësishëm. “Për femrat dhe meshkujt ka vetëm nga një dush në kamp. Krijohen radhë të gjata. Nuk ka rregullisht ujë të ngrohtë. Vetëm disa orë në ditë kemi ujë”, tha Halil.

Ndërsa një tjetër refugjat nga Iraku, 19 vjeçari Muhammed Ibrahim tha se një tjetër mangësi në kamp është problemi me shërbimin shëndetësor. Ai thotë se detyrohen të qëndrojnë me orë të tëra në radhë para dhomës së mjekut.

“Ndonjëherë para mjekut formohet një radhë prej 100 personash, sepse ka vetëm një mjek. Natën nuk ka njeri. Një shok i yni i cili ka plagosur këmbën në luftë arriti tek mjeku vetëm pas tre muajsh”, tha Ibrahim.

Sipas tij, lokacioni ku qëndrojnë refugjatët është një vend në kodër. “Reshjet e dendura të shiut mund të shkaktojnë përmbytje këtu. Ajo që na kanë dhënë për t’u mbrojtur është vetëm një mushamë e thjeshtë”, thotë Ibrahim duke bërë të ditur se janë të shqetësuar nga dimri.

“Foshnjat disa muajshe qëndrojnë në çadra pa ngrohje”

Zëdhënësi për shtyp i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) në Greqi, Boris Cheshirkov, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se situata e refugjatëve në ishujt e Greqisë kryesisht në Samos ka marrë edhe njëherë një kahe shqetësuese.

“Më shumë se 300 refugjatë, përfshirë edhe ato në kushte të pambrojtura, qëndrojnë jashtë kampit në tenda që nuk janë rezistente ndaj nxehtësisë, të ftohtit, dhe në mungesë të kushteve të higjienës”, tha Cheshirkov duke informuar se kampi me kapacitet prej 700 personash është i mbipopulluar dhe se janë strehuar më shumë se 2 mijë persona.

Ai thotë se temperaturat e motit sa vijnë e ulen dhe reshjet po afrohen. “I kemi bërë thirrje qeverisë për sigurimin e mundësive të përshtatshme me kushtet dimërore dhe sigurimin e nevojshëm të ndihmave. Që prej disa javësh familje me foshnja, me persona me probleme mendore dhe me aftësi të kufizuara qëndrojnë në kushte të papërshtatshme për dimrin. Kjo është e papranueshme”, tha Cheshirkov.

Sipas tij, këto probleme duhet të zgjidhen shumë shpejtë. “Jemi pranë nivelit 10 ndaj një çështjeje që ka nevojë për ndërhyrje emergjente nëse do ta vlerësonim në masën nga 1 deri në 10”, tha ai.

“Nevojat më themelore nuk mund të përmbushen”

Bogdan Andrei, anëtar i organizatës “Vullnetarët e Samos”-it (Samos Volunteers) të cilët ofrojnë shërbim arsimor për refugjatët në ishull tha se “Ndodhemi në një situatë ku nuk mund të përmbushen edhe nevojat më themelore për refugjatët”.

“E ndjeni tensionin kur ecni në kamp. Refugjatët janë të zemëruar dhe në prag të shpërthimit”, tha Andrei duke bërë të ditur se refugjatët mund të shpëtojnë sado pak nga presioni i kampit falë qendrës së tyre “Alpha”.

Ai u shpreh se nevoja më e rëndësishme e të rinjve dhe fëmijëve në kamp është siguria. “Kryesisht fëmijët e pashoqëruar janë të pambrojtur. Ndodhin shumë ngjarje të dhunshme dhe ato ndikohen ose përfshihen në këto. Është kusht transferimi i tyre sa më parë në një vend tjetër”, tha Andrei.

Ndër të tjera duke vënë theksin se nuk përmbushen as nevojat e strehimit për fëmijët, Andrei thekson se “Kur të fillojnë shirat çadrat do të përmbyten dhe shumë fëmijë nuk do të mund të kenë ku të strehohen apo të flenë. Gjithashtu edhe uji ndërpritet çdo ditë në kamp. Po përballemi me një problem të madh të higjenës”.

“Rritje e retorikave kundër refugjatëve në ishull”

Zoe Kokalou, përgjegjësja për media i institucionit të organizatës civile Arsis e cila ofron strehim për refugjatët jashtë kampit ka tërhequr vëmendjen për atmosferën kundër refugjatëve në ishull.

Ajo shpjegoi se banorët në një rajon të ishullit i kanë kundërshtuar kur kanë shkuar për marrë një shtëpi me qera. “Një grup me ideologji të së djathtës ekstreme fillimisht kreu sulme verbale ndaj vullnetarëve tanë. Ndërsa më pas fatkeqësisht ngjarja mori përmasa më të mëdha dhe ndodhi një sulm fizik ndaj vullnetarëve tanë”, tha Kokalou.

Duke tërhequr vëmendjen në retorikat e urrejtjes kundër refugjatëve, Kokalou tha se “Pas sulmit kemi patur një mbështetje të madhe. Por, sërish kemi shqetësime nga pikëpamja e sigurisë tonë”./AA/

Shkodër, tritol në veturën e inspektores së Arsimit

Posted: 11 Oct 2017 12:18 AM PDT

Makinës së një inspektoreje të Drejtorisë Rajonale të Arsimit iu vu lëndë plasëse, por motivet nuk dihen ende.

Automjeti ishte i parkuar pranë pallatit ku banonte 60-vjeçarja, në qendër të qytetit.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të makinës, ku dhe është vendosur tritoli, shkruan TCH.

Zjarrfikëset kanë shuar flakët brenda pak minutash, ndërsa policia sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar autorët.

Festa e Messit pasi kualifikoi Argjentinën në “Kampionatin botëror 2018”

Posted: 11 Oct 2017 12:17 AM PDT

Lionel Messi realizoi het-trik në fitoren e Argjentinës ndaj Ekuadorit me rezultat 3:1 në xhiron e fundit të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”.

Paraqitja fantastike nga Messi bëri që skuadra e tij ta sigurojë kualifikimin për në garën e madhe në Rusi.

Pas ndeshjes, Messi iu bashkua festës së madhe në zhveshtoren e Argjentinës, përcjell “lajmi.net”.

Në pamjet e publikuara, Messi shihet duke vallëzuar nën përcjelljen e këngës së ekipit të Argjentinës. /Lajmi.net/


Shikoni sa shumë është thinjur Ibrahim Tatlises

Posted: 11 Oct 2017 12:11 AM PDT

I njohur për stiline tij të muzikës turke, Ibrahim Tatlises arriti majën e karrierës derisa i ndodhi sulmi

Pas shumë ndërhyrjeve në spitalet më të mira të vendit, Ibrahimi ka marrë veten por pamja e tij është krejtësisht e ndryshme.

Kaq i moshuar dhe i mbuluar në thinja, Ibrahim Tatlises më nuk njihet./ORAinfo

Koment: Vladimir Putin dhe Rexhep Tayyip Erdogan – miq të vërtetë?

Posted: 11 Oct 2017 12:09 AM PDT

Të dy e ndiejnë veten se i kanë trajtuar në mënyrë të padrejtë. Me të dy Perëndimi sillet rregullisht ftohtë. Të dyve u pëlqen që të paraqiten si burra të fortë dhe në publik e quajnë veten “miq”. Ata kanë shumë të përbashkëta, Presidenti i Rusisë dhe i Turqisë.

Javët e fundit u shtuan shenjat, se Vladimir Putini dhe Rexhep Tayyip Erdogani mund të lidhin një partneritet: tregtia e tyre bilaterale po rritet, ushtarakët dhe shërbimet e tyre të fshehta bashkëpunojnë në Siri. Njëkohësisht ata zhvillojnë luftën e vet përkatëse diplomatike me BE dhe me SHBA: Uashingtoni dhe Ankaraja nuk i japin viza palës tjetër. Turqia burgos gazetarë gjermanë dhe veprimtarë të të drejtave të njeriut dhe injoron si protestat nga Berlini, ashtu edhe të drejtën në fuqi. Ushtarë të mbështetur nga Moska luftojnë në Lindje të Ukrainës. Kremlini as nuk pranon të flasë për aneksimin, por kërkon heqjen e sanksioneve perëndimore.

Armiku i armikut tim është miku im?

Meqenëse Putini dhe Erdogani kanë – për t’u shprehur në mënyrë të sjellshme – probleme me Perëndimin dhe me të drejtën ndërkombëtare, çfarë mund të ishte më afër mendsh, se lidhja e një aleance të përbashkët? Për t’ua treguar tamam vendin partnerëve të NATO-s, që bëjnë si të ditur, Erdogani madje vendosi të blejë sistem antiraketor rus – megjithë protestat e Uashingtonit dhe të Brukselit.

Por çfarë i solli Erdoganit zemërimi i manifestuar publikisht, revoltimi i ekspozuar kundër Perëndimit ose miqësia e supozuar me Rusinë? Asgjë. Politikanët e politikës së jashtme, qoftë në Berlin, qoftë në Uashington tregohen të paimpresionuar nga kërcënimet e Erdoganit se në njëfarë mënyrë ai mund të kalojë në anën tjetër, me marrëdhënie më të mira me Rusinë. Ata besojnë se Erdogani do të qetësohet herët a vonë dhe do t’i vërë interesat e vendit mbi egon e tij.

Sepse, edhe sikur marrëdhëniet me Rusinë të bëhen edhe më të ngushta: ekonomikisht, Turqia nuk mund të fitojë në Moskë as një të dhjetën e asaj që mund të humbasë në Perëndim. Bursa i ndëshkoi menjëherë ashpër manovrat e kthesës në politikën e jashtme të Erdoganit. Rritja ekonomike turke ka kohë që financohet duke shtypur para të reja. Që kur shumë turistë perëndimorë i rrinë larg Turqisë, në pazarin e famshëm të Stambollit mbyllet një stendë pas tjetrës.

Një pamje e ngjashme në Moskë. Edhe nëse ekonomia gjermane po investon atje sërish më fort: tregtia bilaterale është tepër larg nivelit të 2014-ës. Sanksionet kanë efekt.

Koha punon për Perëndimin

Në mundjen me Rusinë dhe Turqinë, koha është në anën e Perëndimit. Sepse edhe kaq i ngushtë nuk është partneriteti midis Rusisë dhe Turqisë. Përkundrazi. Moska është e zhgënjyer, sepse gjatë vizitës së tij në Kiev, Erdogani e quajti Krimenë pjesë të Ukrainës. E sigurtë është: sistemin antiraketor rus Erdogani tani e porositi, por deri tani ka paguar vetëm një pagesë paraprake. Kjo marrëveshje mund të përfundojë edhe  pa sukses.

Sepse Presidenti turk e shtrëngon edhe më tej grushtin në xhep, që Rusia ndalon edhe më tej importin e domateve turke dhe të produkteve të tjera. Interesa të kundërta të dyja palët ndjekin edhe në Siri: Moska mbështet Presidentin Assad, Ankaraja kërkon ta rrëzojë. Dikur, Assadi dhe Erdogani qenë miqtë më të mirë, madje i kalonin bashkë edhe pushimet me familjet e tyre. Por që atëherë ka kaluar shumë kohë. Siç venë punët me miqësitë politike./DW

 

A janë budallaqe femrat e bukura

Posted: 11 Oct 2017 12:07 AM PDT

E para, është e njohur edhe që edhe "bukuria qëndron në syrin e vëzhguesit", andaj çështja e këtillë e femrave të bukura vërtet është relative.

Gjithashtu, ekspertët theksojnë që shpesh femrat e kujdesshme (të rregulluara mirë), femrat të cilat i kushtojnë kujdes vetes, dukjes së tyre, veshjes dhe flokëve më shumë kohë i kushtojnë dukjes së jashtme – andaj është logjike që nuk kanë kohë të merren me gjëra të tjera. Ky është edhe një paragjykim.

E vërteta është që ato vetëm kanë prioritete të tjera, gjë që nuk e tregojnë në cektësinë apo paarsimimin.

E vërteta është, edhe siç thekson Deborah Duun, psikoterapeute, që femrat e mençura dhe të suksesshme shumë shpesh bien në lidhje të këqija dashurore. Lidhur me këtë ka shkruar libër.

Në librin e vet "Stupid about Men: 10 Rules for Getting Romance Right" Dan konstaton që kështu është për shkak që femrat në të vërtetë janë të varura nga romantika, transmeton Telegrafi.

"Romantika është drogë e cila pengon femrën që të përballet me problemet reale në jetë. Kjo është mënyra me të cilën ato i shmangen jetës reale. Është normale që dëshirojnë të dashurohen dhe e duan romantikën, por jo me çdo kusht", shkruan autorja.

Sjellje e pakuptimet është kur femra në tërësi "i imponohet" mashkullit i cili nuk është i mirë për të.

Terapeutja e njohur thotë që femrat kanë mundur më herët të vërejnë shenjat paralajmëruese, mirëpo vendosin të jetojnë në iluzione.

"Femrat e duan tregimin dashuror sikur në përralla, andaj lidhjen e fillojnë me pritje joreale në kuptimin e martesës apo të lidhjeve afatgjata. Ato dëshirojnë që ai mashkull të shërojë plagët dhe traumat e tyre.

Femrat janë rritur me përrallat të cilat propagandojnë pikërisht këtë mit, përrallat i kanë mësuar që fuqia e dashurisë mund t'i ndryshojë", shpjegon Duun. /Telegrafi/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more