Skip to main content

INSAJDERI: “Zyrtarizohet fituesi i çmimit Nobel për Ekonomi” plus 19 more

INSAJDERI: “Zyrtarizohet fituesi i çmimit Nobel për Ekonomi” plus 19 more


Zyrtarizohet fituesi i çmimit Nobel për Ekonomi

Posted: 09 Oct 2017 09:52 AM PDT

Çmimin Nobel 2017 për ekonomi e ka fituar ekonomisti amerikan, Richard Thaler, për punën e tij të fokusuar në "kuptimin e psikologjisë së ekonomisë". Ky çmim njihet zyrtarisht si Sveriges Riksbank Prize.

 

Shpalljen e ka bërë sot në Stokholm, Goeran Hansson, sekretar i përgjithshëm i Aklademisë suedeze të shkencave.

"Akademia mbretërore suedeze e shkencave ka vendosur që çmimi, Sveriges Riksbank Prize, për shkencat ekonomike në përkujtim për Alfred Nobelin, t'i jepet Richard H. Thaler, për kontributet e tij në analizat ekonomike", tha Goeran Hansson.

Puna e këtij ekonomisti tregon se si tiparet njerëzore ndikojnë në vendimet individuale dhe në të arriturat e tregut, thuhet në arsyetimin e Komiteti të Nobelit, përcjell REL.

Zoti Thaler, 72 vjeçar, "është pionier i sjelljes ekonomike, një fushë e kërkimit, në të cilën njohuritë nga studimet psikike zbatohen në vendimarrjen ekonomike", thuhet në analizën e Akademisë së shkencave suedeze.

The post Zyrtarizohet fituesi i çmimit Nobel për Ekonomi appeared first on INSAJDERI.

Polica e Kosovës merr masat e sigurisë për Paradën e LGBTI-së

Posted: 09 Oct 2017 09:46 AM PDT

Policia e Kosovës thotë se ka marrë masat e duhura të sigurisë për ditën e nesërme kur do të mbahet Parada e parë e Krenarisë e komunitetit të LGBTI'së në Prishtinë, duke marrë në konsideratë rreziqet që mund t'i ketë ky organizim.

Në Kosovë pati marshe dhe organizime të tjera të vogla të komunitetit LGBTI, por parada e parë në kryeqytet do të mbahet nesër në sheshin Skënderbeu.

Policia e Kosovës tregon se është përgatitur për mbarëvajtjen e këtij organizimi, marrë parasysh se ndaj këtij organizimi pari reagime të ashpra sidomos nga radikalët fetarë.

"Në Kosovë njihet e drejta e orientimit seksual si dhe e drejta e lirisë së shprehjes, përderisa nuk cenohet tjetri në formë të shkeljes së të drejtës apo lirisë së garantuar me kushtetutë", njofon Policia e Kosovës.

Më tej, në njoftim thuhet se policia merr në konsideratë gjithçka që mund të ndërlidhet me ndonjë situatë të caktuar dhe veçmas kur ka organizime ngjarjesh dhe manifestime të çfarëdo lloji.

"Vlerësuar rrethanat që karakterizojnë këtë manifestim, policia ka hartuar planin e saj operativ në të cilin ka bashkërenduar dhe ka inkorporuar të gjitha veprimet operative që do të ndërmerren me qëllim të monitorimit dhe sigurimit të mbarëvajtjes së kësaj ngjarjeje".

Organizmi i LGBTI-së është organizim i lejuar, dhe për këtë, policia thotë se do të përkushtohet që me rigorozitet të sigurojë dhe të parandaloj këdo që ka qëllim të mohimit të lirive.

The post Polica e Kosovës merr masat e sigurisë për Paradën e LGBTI-së appeared first on INSAJDERI.

​Zbulohen emrat e 20 kandidatëve për Topin e Artë

Posted: 09 Oct 2017 09:43 AM PDT

France Football ka publikuar emrat e pesë futbollistëve të tjerë në garë për Topin e Artë

Antonie Griezmann, Toni Kroos, Gianluigi Buffon, Sadio Mane dhe Radamel Falcao janë në mesin e 30 futbollistëve për Topin e Artë të vitit 2017, çmim ky që ndahet nga France Football.

Para tyre e përditshmja franceze kishte publikuar edhe emrat e 15 futbollistëve të tjerë, të cilët po ashtu do të luftojnë për këtë çmim.

Më vonë do të bëhen të ditur edhe emrat e 10 futbollistëve të fundit në garë për këtë çmim.

The post ​Zbulohen emrat e 20 kandidatëve për Topin e Artë appeared first on INSAJDERI.

“Faleminderit dha na fal” – mesazhi i Tifozave Kuq e Zi për Lorik Canën

Posted: 09 Oct 2017 09:34 AM PDT

Tifozët Kuq e Zi mesazh Canës: Faleminderit dhe na fal

 

Lorik Cana sonte në ndeshjen ndaj Italisë do t'i jap lamtumirën Kombëtares shqiptare

Tifozët e Kombëtares shqiptare nuk do të jenë sonte në ndeshjen ndaj Italisë, për shkak të bojkotit për sjelljet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kështu ata do të mungojnë edhe në natën lamtumirëse të kapitenit Lorik Cana, por, për këtë i kanë kërkuar falje dhe e kanë falënderuar për gjithçka.

"Faleminderit Kapiten!

Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për vite me radhë në të gjitha stadiumet e Evropës. Na fal, por na detyruan! Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti!

P.S. Tash të presim edhe në tribuna ta përkrahim Kombëtaren së bashku!", thuhet në komunikatën e tifozëve Kuq e Zi

Faleminderit Kapiten!Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për…

Posted by Tifozat Kuq e Zi on lunes, 9 de octubre de 2017

The post “Faleminderit dha na fal” – mesazhi i Tifozave Kuq e Zi për Lorik Canën appeared first on INSAJDERI.

Markoviq tregon për vështirësitë që kishte Mali i Zi për ta njohur Kosovën

Posted: 09 Oct 2017 09:34 AM PDT

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të jenë të guximshme në marrjen e vendimit për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin mes dy shteteve, të bllokuar për më më shumë se dy vjet në sirtarë të Qeverisë në Prishtinë.

Markoviq u tha gazetarëve të hënën se Mali i Zi ka raporte miqësore me Kosovën dhe se Kosova "duhet ta gjejë një rrugë për të dalë nga kjo situatë" meqë kjo, sipas tij, është në interes primar të vetë Kosovës.

"Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë në liberalizimin e vizave. Mali i Zi me durimin e vet u tregon qytetarëve të Kosovës se e dëshiron këtë perspektivë", tha Markoviq.

Duke folur për demarkacionin, shefi i qeverisë në Podgoricë tha se tani është në përgjegjësi të autoriteteve në Kosovë dhe qeverisë së saj që të lëvizin në këtë drejtim.

"Duhet të jenë të guximshëm për ta marrë një vendim. Kur Mali  i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës, 80 përqind e opinionit në Mal të Zi ishte kundër por ne e dinim se ky ishte vendim për të ardhmen", tha Markoviq.

"Vendimi i qeverisë së Kosovës është vendim i të ardhmes kur bëhet fjalë për rajonin. Dhe ata duhet të jenë të guximshëm të bëjnë atë që duhet ta bëjnë", tha Markoviq.

Në ditët e para të punës së kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj shkarkoi komisionin që përgatiti marrëveshjen e paratifikuar të nënshkruar në vitin 2015 dhe emëroi një komision të ri për rishqyrtimin e punës së komisionit të vjetër.

The post Markoviq tregon për vështirësitë që kishte Mali i Zi për ta njohur Kosovën appeared first on INSAJDERI.

“Thaçi nuk preokupohet kush del nga salla” – kundërpërgjigja e Zyrës së Presidentit për O’Connell

Posted: 09 Oct 2017 09:30 AM PDT

Bekim Çollaku, Shefi i stafit të Presidentit Hashim Thaçi ka reaguar ndaj largimit të ambasadorit të Britanisë së Madhe nga konferenca e sotme ku është diskutuar për Gjykatën Speciale.

Amabasada britanike në një përgjigje ka thënë se O'Connell është larguar urgjentisht nga konferenca, pa e thënë se kjo ka pasur të bëjë me qëndrimin e Thaçit, por i ka kundërshtuar deklaratat e Thaçit që i ka bërë sot.

"Kosovës nuk i janë bërë premtime lidhur me Gjykatën Speciale dhe nuk është e drejtë të pretendohet e kundërta. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare bazohet në kriteret specifike të anëtarësimit të organizatave individuale" thekson Ambasada britanike

"Gjykata Speciale ishte përgjigja e Kosovës ndaj supozimeve të Raportit të Martyt. Ishte një hap i rëndësishëm për të treguar gatishmërinë e Kosovës për të zbuluar të vërtetën për atë që ndodhi gjatë konfliktit." Thuhet më tej.

Por, në reagimin e Këshilltarit të Presidentit, thuhet se shefi i shtetit nuk preokupohet kush largohet e kush jo.

"Gjëja e fundit për të cilën preokupohet Presidenti është se kush rri dhe kush largohet në konferenca të kësaj natyre. Ajo çfarë i intereson Presidentit është që qytetarët e RKS të jenë të informuar dhe ta dinë të vërtetën për të gjitha proceset e rëndësishme në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe të vërteten e hidhur për Gjykatën Speciale. Pavarësisht këtij veprimi RKS do të vazhdojë t'i afirmoje marrëdhëniet e shkëlqyera  me Britaninë e Madhe" ka thënë Çollaku në një prononcim për Express.

The post “Thaçi nuk preokupohet kush del nga salla” – kundërpërgjigja e Zyrës së Presidentit për O’Connell appeared first on INSAJDERI.

Program i veçantë punësimi për të rinjtë në Kosovë

Posted: 09 Oct 2017 09:25 AM PDT

Programi për Zhvillim i OKB-së ka qenë dhe do të mbetet partner i rëndësishëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kështu e vlerësoi Kujtim Gashi, këtë mekanizëm ndërkombëtar që vepron në Kosovë, sot në një takim me Përfaqësuesin dhe Koordinatorin e UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim u diskutuan një varg çështjesh që kanë të bëjnë me politikat dhe angazhimet konkrete të MKRS-së, me theks të u bisedua për fushën e rinisë dhe të trashëgimisë kulturore. Ndër temat e takimi ishte edhe çështja e krijimit të një programi të veçantë të punësimit të të rinjve, për të cilin palët u pajtuan.

Ministri Gashi e ka njoftuar përfaqësuesin e UNDP-së, Russell, për planet dhe objektivat që ka MKRS-ja në fushën e rinisë, për hartimin e Strategjisë për Rininë dhe Planin e Ri të Veprimit ku rëndësi e veçantë do të rezervohet për përfshirjen dhe angazhimin sa më të madh të rinisë.

Ministri shprehu gatishmërinë e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimin e tij me partnerët e rëndësishëm, siç është edhe UNDP-ja e cila ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha, e veçanërisht në ato që janë përgjegjësi e MKRS-së.

Ndërkaq, përfaqësuesi i UNDP-së, Andrew Russell, ofroi bashkëpunimin e UNDP-së për projekte që janë të interesit të përbashkët, sidomos ato që janë të planifikuara për kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Gjithashtu, Russell, theksoi se në fushën e trashëgimisë UNDP-ja do të mbështesë MKRS-në dhe inkurajon në avancimin e kësaj fushe, duke identifikuar objekte dhe lokalitete të reja, duke i konservuar e restauruar ato në bazë të standardeve ndërkombëtare.

The post Program i veçantë punësimi për të rinjtë në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Luta: “Albimi” e “Integj” me brendet e tyre, janë krenaria e Gjilanit

Posted: 09 Oct 2017 09:25 AM PDT

Në vazhdën e vizitës që po iu bënë bizneseve gjilanase, kandidati i LDK'së për kryertar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në kompaninë "Albimi", prodhues i biçikletave dhe "Integj", prodhues i tekstilit.

Pronari i këtyre kompanive, Ibrahimi Krivaqa, e ka njoftuar Hazirin për punën që po bëhet, duke vizituar të gjitha sektoret e këtyre kompanive, ndërkaq ka theksuar aktualisht punojnë 170 punëtorë dhe se prodhimet e tyre po eksportohen me sukses në vendet e Bashkimit Europian.

E, kreu i Gjilanit është shprehur se "Albimi" dhe "Integj" me brendet e tyre, janë bërë krenaria e Gjilanit dhe e Kosovës.

"Albimi" e "Integj" me brendet e tyre janë krenaria e Gjilanit dhe e Kosovës. Suksesi i tyre në eksport na gëzon të gjithëve. Gjatë qeverisjes me Gjilanin ne kemi krijuar ambient tejet të favorshëm për bizneset sepse në këtë mënyrë gjenerohen vendet e reja të punës dhe ndikon direkt në zhvillimin ekonomik lokal", u shpreh kryetari Haziri.

Në fund, kryetari i Gjilanit ka pohuar se edhe në qeverisjen e re do të vazhdoj të krijoj lehtësira fiskale për bizneset gjilanase.

The post Luta: "Albimi" e "Integj" me brendet e tyre, janë krenaria e Gjilanit appeared first on INSAJDERI.

Qytetari publikon videon e “hajnit serik” – ofron shpërblim për personat që japin informata

Posted: 09 Oct 2017 09:20 AM PDT

Një qytetar i Fushë Kosovës ka dërguar një video në redaksinë e Insajderit, në të cilën shihet një hajn i këpucëve teksa kryen vjedhje në një kompleks banesor, e që sipas qytetarit bëhet fjalë për një “hajn serik”.

Siç thotë qytetari për Insajderin, nuk është hera e parë që ky hajn – i kapur nga kamerat – ka vjedhur këpucët e familjes së tij.

Ai thotë se është hera e dhjetë që hajduti i këpucëve kryen vjedhje të njëjtë, raporton Insajderi. Qytetari nga Fushë Kosova thotë se ofron shpërblim për personat që do të jepnin informata për hajdutin që shihet në video.

“Ofroj shpërblim për informata”, thotë banori i Fushë Kosovës, që dëshiron të mbetet anonim.

Ai thotë se e ka lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës, por që sipas tij, policia ka bërë shaka me rastin e tij.

“Kam shku e kam lajmëru në polici, por ata vetëm hajgare më shumë bojshin”, thotë ai për Insajderin. /Insajderi.com

The post Qytetari publikon videon e “hajnit serik” – ofron shpërblim për personat që japin informata appeared first on INSAJDERI.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“CIA tentoi ta vriste me armë bërthamore Kim Jong-un”

Posted: 09 Oct 2017 09:05 AM PDT

Koreja Veriore ka pohuar sot se Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së (CIA) kishte tentuar ta vriste liderin suprem, Kim Jong-un, në fillim të këtij viti.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë Veriore, KCNA, ka pohuar se CIA tentoi të përdorte armë bërthamore apo helm biologjik për ta shfarosur diktatorin Kim Jong-un, shkruan "Independent".

"Tentimi për vrasjen e liderit suprem tregon se SHBA-ja është fajtori kryesor i terrorizmit", ka shkruar KCNA.

Kjo agjenci e lajmeve, e cila shihet si krah propagandues i partisë udhëheqëse të vendit, ka shkruar tutje: "Në maj të këtij viti, një grup terroristësh të neveritshëm, që u futen në vendin tonë nën urdhrat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe Shërbimit Inteligjent kukull të SHBA-së dhe Koresë Jugore, me qëllim që të kryenin akte terroriste të sponsorizuar nga shteti kundër liderit tonë suprem duke përdorur substanca biologjike dhe kimike, u kapen dhe ekspozuan".

"Kjo mbase shfaq natyrën e vërtetë të SHBA-së si fajtori kryesor prapa terrorizmit", shkruan më tej KCNA.

The post "CIA tentoi ta vriste me armë bërthamore Kim Jong-un" appeared first on INSAJDERI.

Ambasada tregon pse O’Connell e la takimin derisa Thaçi fliste për Specialen

Posted: 09 Oct 2017 08:55 AM PDT

Pas më shumë se dy vjetësh që në Kuvendin e Kosovës u votua Gjykata Speciale, presidenti Hashim Thaçi, ka shpërthyer në akuza ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Ai për herë të parë në publik thotë se ndërkombëtarët ia imponuan Kosovës Gjykatën Speciale për të kënaqur Serbinë e Rusinë.

Në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile me temën Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë, Presidenti tha se kishte vendosur të udhëhiqte një proces të padrejtë ndaj Kosovës dhe u mashtruan nga ndërkombëtarët që dhanë premtime në këmbim të speciales e nuk e realizuan asnjë prej tyre.

Këto akuza të presidentit nuk i duroi dot ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O'Connell, i cili e ka lëshuar sallën derisa presidenti vazhdonte fjalimin.

KTV-ja ka pyetur ambasadën britanike në Prishtinë nëse veprimi i ambasadorit ishte si reagim ndaj fjalimit, apo nga salla doli për shkak të agjendës së tij, dhe përgjigjja nga ta ishte se ambasadorit i është dashur të largohej urgjentisht nga aty.

Por, gjithsesi, Ambasada nuk e ka lëshuar rastin pa e kundërshtuar fjalimin e presidentit, i cili kritikoi bashkësinë ndërkombëtare për tradhti.

Kosovës nuk i janë bërë premtime lidhur me Gjykatën Speciale dhe nuk është e drejtë të pretendohet e kundërta. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare bazohet në kriteret specifike të anëtarësimit të organizatave individuale, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Tutje, misioni diplomatik britanik, i cili aktualisht udhëhiqet nga Ruari Oconell, thotë: "Gjykata Speciale ishte përgjigja e Kosovës ndaj supozimeve të Raportit të Martyt. Ishte një hap i rëndësishëm për të treguar gatishmërinë e Kosovës për të zbuluar të vërtetën për atë që ndodhi gjatë konfliktit."

Pavarësisht që ambasadori lëshoi sallën, presidenti Thaçi e vazhdoi fjalimin me të njëjtin ton, përcjell Koha.net. Ai tha se Gjykata Speciale ka bashkëpunim maksimal me Serbinë dhe zyrën për krime lufte në Beograd, derisa me Kosovën bashkëpunimi është minimal.

Ndërkohë, shefja e njësisë së informacionit dhe komunikimit publik në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, tha se dhomat e specializuara kanë mandatin për të kryer gjykim të drejtë dhe për të siguruar një proces të rregullt.

"Prokuroria Speciale janë ata që hetojnë dhe duhet të ngrenë akuza dhe ne, nga ana jonë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, kemi mandatin për të kryer një gjykim të drejtë dhe për t'u siguruar që ka një proces të rregullt. Dhe, që të gjitha aspektet e proceseve gjyqësore po vendosen dhe se ka një gjyq të sigurt, të pavarur dhe të paanshëm. Gjithashtu, për t’u marrë me pjesëmarrjen e viktimave dhe aspektet e tjera…Një gjë që unë dua të theksoj është se ne jemi një Gjykatë e ligjit dhe mandati ynë është një gjykim i drejtë, në thelb, mandati është që të informojmë, të informojmë objektivisht se çka po ndodh dhe të sigurojmë të gjithë informacionin në lidhje me procedurën dhe të ofrojmë informacionin aktual", tha Avis Beneš.

Ndryshe, në të gjeturat e raportit, i cili u prezantua, lidhur me perceptimin publik për Gjykatën Speciale, thuhet se 51 për qind e qytetarëve shqiptarë, janë të gatshëm të protestojnë në rast të paraqitjes së aktakuzave të para dhe se ndjenja e padrejtësisë nga ana e të anketuarve është në masë të madhe.

Ndërkaq, pakënaqësitë e njerëzve mund të çojnë në trazira civile dhe se qytetarët mund të angazhohen në pengimin e autoriteteve të Kosovës, akterëve ndërkombëtarë, Gjykatës Speciale nga ndjekja penale ndaj atyre që është ngritur aktakuza.

The post Ambasada tregon pse O'Connell e la takimin derisa Thaçi fliste për Specialen appeared first on INSAJDERI.

13 pacientë në pritje për transplantim veshkash, fati i tyre në duart e donatorëve

Posted: 09 Oct 2017 08:50 AM PDT

Trevjeçari nga Podujeva Besim Kurtolli, në shtator të vitit të kaluar u nis për shërim në Gjermani për ta bërë transplantimin e veshkave. Për këtë familja kishte arritur të mblidhte një shumë prej 250 mijë euro. Por, sipas familjarëve, gjendja e 3-vjecarit aktualisht nuk është e mirë, për shkak të imunitetit të dobët.

Fatin e Besimit e kanë edhe 13 pacientë që po presin në QKUK për t'u transferuar për transplantime dhe për mbështetje financiare. Në Kosovë nuk kryhet transplantimi i veshkave, për shkak të mungesës së ligjit, shkruan Gazeta Express.

Gjendja e Besim Kurtollit edhe pas një viti nuk është e mirë. Ai është duke iu nënshtruar terapive të dializës. Imuniteti i dobët ia ka pamundësuar trevjeçarit futjen në  operim për ta bërë transplantimin e veshkës.

Kështu deklaroi axha i Besimit të vogël nga Podujeva, Arsim Kurtolli.

"Nuk e ka gjendjen e mirë. Është duke marrë dializë. Operacioni nuk ka mundur që të arrihet sepse gjendja e tij ka qenë kritike kur ka dalë në Gjermani. Ne jemi në bisedime me spitalin", deklaroi axha i Besimit, Arsim Kurtolli.

Në pritje për transplantim të veshkave, si rasti i Besimit, janë edhe 13 pacientë të tillë, të cilët kanë bërë kërkesën në Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetje financiare. Fati i këtyre rasteve është edhe në duart e donatorëve të cilët eventualisht do të shprehin vullnetin për dhurim të organeve për këta pacientë.

Në mungesë të Ligjit për transplantim të organeve, dhjetëra qytetarë kosovarë detyrohen që  të trokasin në dyert e spitaleve të ndryshme në botë për t'iu nënshtruar operacioneve të tilla.

Në vitin 2013, është përgatitur Ligji, i cili më pas është dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por, Misioni i BE'së për sundimin e Ligjit – EULEX, kishte kërkuar që ligji të tërhiqet nga procedura.

"Transplantimet nuk kryhen në Kosovë për shkak se ende nuk ka ligj të miratuar për transplantim të organeve, ndërkohë që ka ligj për transplantim të indeve dhe qelizave", thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas këtij institucioni, që nga janari e deri në shtator të këtij viti janë kryer katër transplantime jashtë. Shumica e operimeve të tilla, ndërkaq, kryhen në shtetin fqinj, Shqipëri.

"Shumica e transplantimeve apo rreth 80 për qind kryhen në Shqipëri, ndërsa rreth 20 për qind në Turqi. Por, ka raste më të rralla edhe në shtete të tjera".

Në QKUK 104 pacientë me veshkë të transplantuara marrin terapi

Në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK mbi 223 pacientë për momentin janë duke iu nënshtruar hemodializës, ndërkohë që për gjithë vitin e kaluar në këtë klinikë janë trajtuar 566 të hospitalizuar. Këto të dhëna i ka dhënë për Express, ushtruesja e detyrës së drejtorit në këtë klinikë, Venera Hasangjekaj.

Sipas saj, për trajtim me transplantim të veshkave në klinikën e Nefrologjisë janë të regjistruar 104 pacientë. Ata trajtimin e marrin në Qendrën Klinike Universitare, derisa transplantimet i kryejnë jashtë Kosovës, në mungesë të ligjit për transplantime.

"Sa i përket kosovarëve të transplantuar mund të përgjigjem vetëm sa i përket të transplantuarve të cilët janë të regjistruar në klinikën tonë, ngase ka edhe të transplantuar që janë në Gjilan, Prizren dhe Mitrovicë . Në Kliniken tonë janë të regjistruar 104 të transplantuar, të cilët këtu furnizohen me terapi imunosupresive te ordinuar nga qendrat referente ku janë transplantuar", ka shpjeguar Hasangjekaj.

Në mungesë të ligjit për transplantim të organeve, kosovarët edhe për një kohë do të duhet që ilaçin për këtë sëmundje ta gjejnë në njërin nga shtetet fqinje.

The post 13 pacientë në pritje për transplantim veshkash, fati i tyre në duart e donatorëve appeared first on INSAJDERI.

Azem Vllasi, VV-së: Deklarohuni, keni njerëz të përfshirë në “Syrin e Popullit”

Posted: 09 Oct 2017 08:42 AM PDT

Azem Vllasi ka reaguar ndaj heshtjes së Lëvizjes Vetëvendosje, për anëtarin e saj që dyshohet për përgatitje të vrasjeve të udhëheqësve të shtetit.

Ramabaja dyshohet se është pjesëtar i organizatës “Syri i Popullit”, dhe bashkëpunëtor i Sadri Ramabajës.

Sipas tij, heshtja e VV-së nuk është aspak e arsyeshme duke marrë parasysh që shumë anëtarë të saj po dalin të jenë të përfshirë në këto akte kriminale.

"Më së miri është që këta të Lëvizjes Vetëvendosje të dalin, mbasi aq shumë njerëz të kësaj partie të përfshirë në këtë organizatën terroriste "Syri i popullit", duhet të deklarohen, të sqarohen. Unë nuk besoj se heshtja e VV-së për aq shumë njerëz të tyre të involvuar për këto akte kriminale nuk i bën nder apo përfitime politike në opinion nëse vazhdon të heshtë", ka thënë Vllasi, për Express.

The post Azem Vllasi, VV-së: Deklarohuni, keni njerëz të përfshirë në "Syrin e Popullit" appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje heshtë për zyrtarin e saj që u kap duke ikur për Itali

Posted: 09 Oct 2017 08:19 AM PDT

Vetëvendosje nuk e ka komentuar ende arrestimin e Sadri Ramabajës, i cili u kap dy ditë më parë nga policia në Durrës nga ku po e synonte ikjen për në Itali.

Zyrtarët e Vetëvendosjes njihen për reagime publike ndaj kundërshtarëve politik, por kanë zgjedhur të mos flasin për anëtarin e partisë së tyre që dyshohet për përgatitje të vrasjeve të udhëheqësve të shtetit.

Ish-kandidatit të VV-së për deputet dhe asamblist i saj në Komunën e Prishtinës, Sadri Ramabajës, sot i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, i cili po akuzohet nga Prokuroria Speciale për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës.

Sadri Ramabaja dyshohet se është pjesë e grupit të dyshuar terroristë të Murat Jasharit i cili ka sulmuar me armë Azem Vllasin dhe ka pasur plan për vrasjen e liderëve politikë të Kosovës.

Murat Jashari është i dyshuari kryesor për tentim-vrasjen ndaj avokatit, Azem Vllasi dhe është në paraburgim me dy persona të tjerë. /Insajderi.com

The post Vetëvendosje heshtë për zyrtarin e saj që u kap duke ikur për Itali appeared first on INSAJDERI.

Zyrtarizohet rikthimi i McGregor – mësohet kundërshtari i ardhshëm

Posted: 09 Oct 2017 08:02 AM PDT

Është zyrtarizuar rikthimi i Conor McGregor në sportin e arteve marciale UFC. Irlandezi do të ndeshet kundër kampionit të përkohshëm peshave të lehta në UFC, Tony Ferguson.

McGregor nuk ka luftuar në tetëkëndëshin e UFC-së që prej meçit të boksit kundër Floyd Mayweather, në gushtin e këtij viti.

Por rikthimi i tij në UFC është zyrtarizuar sot nga Presidenti i UFC-së, Dana White, i cili tha se një përplasje mes McGregor dhe Ferguson “do të ndodhë”.

Në një konferencë për shtyp, një gazetar e pyeti Dana White nëse Ferguson ka potencial të mjaftueshëm për t’u ndeshur me McGregor.

“Toni është kampion i përkohshëm dhe Conori është kampion”, tha White. “Është lufta që ka kuptim më së shumti dhe është lufta që duhet të ndodhë”. /Insajderi.com

The post Zyrtarizohet rikthimi i McGregor – mësohet kundërshtari i ardhshëm appeared first on INSAJDERI.

Haziri viziton Handikos, Shoqatën e të Verbërve dhe Shurmemecëve

Posted: 09 Oct 2017 08:01 AM PDT

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, i cili është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për edhe një mandat, Lutfi Haziri, ka vizituar sot shoqatën e "Handikos", Shoqatën e të Verbërve dhe Shoqatën e Shurdhmemecëve.

Naxhie Salihu, përfaqësuese e "Handikos", pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, e ka njoftuar për punën që bëhet aty, derisa ka ka thënë se kjo shoqatë ka pasur bashkëpunim të mirë me Komunën e Gjilanit, e cila e ka mbështetur në vazhdimësi.

"Me mundësitë tuaja, na keni përkrahur dhe na keni qëndruar në krah gjithmonë. Ju falënderoj z. kryetar", ka thënë Salihu.

Bajram Spahiu, kryetar i Shoqatës së të Verbërve në Gjilan, pohoi se falë kujdesit të kryetarit të Gjilanit për ta gjatë katër viteve e kanë pasur më të lehtë funksionimin.

Fjalë falënderimi për kryetarin Haziri për bashkëpunimin e mirë pati edhe Shpresa Sejdiu, përfaqësuese e Shoqatës së Shurdhmemecëve, duke shpresuar dhe mbështetja e Komunës do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, kandidati i LDK'së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur fjalë falënderimi për pritjen, përderisa ka vlerësuar lartë punën që bëhet në këto shoqata.

Ai është zotuar se mbështetja e Komunës për këto shoqata do të vazhdoj edhe në mandatin e ri qëverisës për t'i dalë në ndihmë këtyre tri kategorive të shoqërisë në shumë aspekte.

The post Haziri viziton Handikos, Shoqatën e të Verbërve dhe Shurmemecëve appeared first on INSAJDERI.

NY Times 1911: Shqiptarët, raca më e shkëlqyer në Europë, por nuk mund të rrokin idenë e shtetit

Posted: 09 Oct 2017 07:50 AM PDT

Më 21 maj të vitit 1911, prestigjiozja amerikane "New York Times" i kushtoi një artikull një vajze të re shqiptare që kishte marrë komandën e një ushtrie në betejën kundër turqve, pas vrasjes së babait të saj. Ishte Janica Martinaj, një 22 –vjeçare që NY Times e përshkruan si "Zhan D'Ark shqiptare". I nisur nga profili i saj, NY Times sjell veçoritë e shqiptarëve, të cilët i përshkruan si mjaft  të talentuar, të bukur e të fuqishëm, por që s'mund të rrokin ende idenë e shtetit.

Artikulli i plotë

Një vajzë e re, emri i së cilës përkon me emrin e Vajzës së Orleansit, tani është në këngët e kënduara nga rapsodët malazezë në hanet e kafenetë e Podgoricës. Kur, javën e kaluar, në betejën e Vraninës, babai i saj, kryetari i fisit të tij, ra në betejë, ajo zuri menjëherë vendin e tij dhe i udhëhoqi Martinajt në fitoren kundër turqve. Përtej fazës romantike të ngjarjes, për shkak se Janica Martinaj (Yanitza Martinay) është shumë e bukur, beteja është e rëndësishme, përderisa tregon se malazezët në kufi ishin bashkuar me shqiptarët.

Sipas një personi i cili njihet mirë me të, kjo Zhan d'Ark e re nuk i ka mbushur ende 22 vjeç dhe është "një grua e re, e zhvilluar mirë, e gjatë dhe e bukur". Të gjitha gratë shqiptare janë të guximshme dhe janë të mësuara që nga vajzëria e tyre me përdorimin e armëve të zjarrit dhe në kohët e luftës, duke qenë se nuk ka mushka, ato ngarkojnë ushqimet e municionin për luftëtarët e tyre dhe shkojnë në vijën e zjarrit për shpërndarjen e tyre. Dhe a janë vrarë ndonjëherë? Po, kjo ndodh shpesh.

Janica ndoshta do të ishte duke mbartur ndonjë pushkë të Martinajve, ose, duke qenë se shumë nga të Martinajve janë mbledhur vitin e shkuar prej turqve, arma e saj ndoshta mund të ketë qenë një nga pushkët e modelit të vjetër shqiptar, të cilat janë të zbukuruara bukur me argjend dhe kanë tyta shumë të gjata e të ngushta.

Shtënia me armë është pothuajse dëfrimi i vetëm i të rinjve dhe të rejave në Shqipëri. Si djemtë edhe vajzat mësojnë për të qëlluar, kur ata janë 12 vjeç. Në dasma dhe festa e zbavitin veten duke hedhur valle e duke shtënë; në pagëzim të shtënat, janë përsëri dëfrimi kryesor – qitja ndaj shënjestrave për trofe të vogla – dhe në festime ka të shtëna gjatë gjithë ditës. Kjo është një nga vështirësitë e mëdha me të cilën turqit duhet të ndeshen, sepse ajo është pjesë e jetës kombëtare; njerëzit i përdorin pushkët e tyre ditën dhe natën flenë me to anash tyre. Ky zakon është shtuar me mbizotërimin e pasigurisë nga gjakmarrja brenda vendit dhe problemet e kufirit jashtë vendit.

Fizikisht, shqiptarët janë raca më e shkëlqyer në Europë. Gratë e tyre janë të pashme, me flokë të errët, edhe pse sytë e tyre nganjëherë janë gri. Të shohësh ato tek ecin, është një kënaqësi. Ne na pëlqeu të shihnim baletin në Serbi. Herën e parë që pashë ecjen e shqiptareve, ajo më dha të njëjtën kënaqësi. Lëvizjet e tyre janë kaq të këndshme, elegancë e forcë së bashku. Po, ata janë shumë të përsosur dhe një racë shumë e talentuar.

Ata janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë, dhe ata do të jenë për shumë e shumë kohë raca më e shkëlqyer në Ballkan, si intelektualisht edhe fizikisht. Nëse shkoni në Konstandinopojë do të shihni se shumë prej njerëzve më të shkëlqyer, jo vetëm ushtarë, por edhe shtetarë, janë shqiptarë. Faji i tyre, për shkak të shkallës së tyre aktuale të qytetërimit, është se ata nuk mund të rrokin idenë e shtetit. Fisi është organizimi i tyre më i lartë; ata nuk janë në gjendje të shohin rëndësinë e kombinimit të fisit me organizimin më të lartë të bërjes së një shteti. Por kjo do të ndodhë. /Përgatiti shqiperiaebashkuar

The post NY Times 1911: Shqiptarët, raca më e shkëlqyer në Europë, por nuk mund të rrokin idenë e shtetit appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj: Të largohen nga puna ata që nuk punojnë për zbatimin e MSA-së

Posted: 09 Oct 2017 07:48 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se ka vonesa në zbatimit e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim (MSA) dhe se duhet të largohen nga puna ata që nuk punojnë për agjendën e reformave evropiane.

Ai këto komente i bëri në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrime Evropiane, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, që kishte për fokus zbatimin e agjendës së reformave evropiane.

Haradinaj ka kërkuar nga ministrat e qeverisë së tij që të vendosin një metodologji të punës për reforma evropiane.

"Ministri në takimin e parë të mëngjesit me këshilltarë dhe më zëvendës ministra, me drejtorë të departamenteve ose me njerëz të ngarkuar me ua kërkuar direkt temat. Ata që ju ndihmojnë në këto tema shpërbleni, ata që s'ju ndihmojnë mënjanoni, ndërroni, bini tjerë kënd që mos të dështojë agjenda. Mendoj se kjo është më se e drejtë me bë dhe të veprojmë të gjithë kështu pa dallim në këtë aspekt", deklaroi Haradinaj.

Ai potencoi ka vonesa të mëdha në zbatimin e MSA-së, po vije fundi i vitit dhe ende nuk po dihet se a ka zotësi me i kryer këto detyra për këtë vit.

"Sikurse e dini kemi vonesa të mëdha në zbatim të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim(MSA), pra qe një kohë të gjatë s'ka ndodhur asgjë ose shumë pak. Është bërë një punë në favor të Kosovës ku janë identifikuar detyrat konkrete për këtë vit, ndërsa po afrohet fundi i vitit dhe ne duhet ta dimë a jemi të zotë me i kryer të gjitha ato që janë paraparë për këtë vit", tha Haradinaj.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se ky takim ka për qëllim përshpejtimin e punës dhe zënien e hapit për detyrat, dhe obligimet që dalin qoftë nga procesi agjendës së reformave evropiane dhe nga marrëveshja e MSA-së. Ajo theksoi se nevojitet përkushtim për agjendën evropiane, duke promovuar qeverisjen e mirë.

"Duhet të tregojmë përkushtim dhe seriozitet në zbatimin e prioriteteve, konkretisht duke promovuar qeverisjen e mirë, fuqizimin e sundimit të ligjit, duke mbrojtur konkurrencën, përmirësuar klimën e investimeve dhe duke avancuar politikat e punësimit dhe arsimit të lartë", tha Hoxha.

The post Haradinaj: Të largohen nga puna ata që nuk punojnë për zbatimin e MSA-së appeared first on INSAJDERI.

NATO: Nuk duam luftë të ftohtë me Rusinë

Posted: 09 Oct 2017 07:41 AM PDT

NATO nuk do "luftë të re të ftohtë" me Rusinë, ka thënë kështu Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në përfundim të asamblesë parlamentare katërditore të aleancës.

"Ne nuk brengosemi për mungesën e transparencës (nga Rusia) kur bëhet fjalë për manovra ushtarake", ka thënë Stoltenberg në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

Ai ka përmendur manovrat Zapad që Rusia i ka mbajtur me Bjellorusinë në shtator, në të cilat ishin të përfshira qindra trupa ushtarake, e që kjo ngjalli pakënaqësi rreth qëllimeve të Moskës për ndërhyrje të mundshme ushtarake në Ukrainë.

Stoltenberg, në atë kohë pati thënë se "Rusia është fqinji ynë…ne nuk duam ta izolojmë Rusinë, nuk duam një luftë të re të ftohtë".

The post NATO: Nuk duam luftë të ftohtë me Rusinë appeared first on INSAJDERI.

Muller thumbon Ancelottin

Posted: 09 Oct 2017 07:39 AM PDT

Thomas Muller e ka pranuar se stërvitjet me Carlo Ancelottin nuk ishin në nivelin e duhur, sulmuesi gjerman i Bayern Munichut, Thomas Muller ka thënë se me trajnerin e ri, Jupp Heynckes do të kenë sërish stërvitje të mira dhe intenzive.

Muller po ashtu tha se tashmë e kanë një trajner që i stërvit me pasion dhe është i interesuar për atë që bën.

"Ne do të kemi stërvitje të mira sërish", tha Muller për kthimin e Heynckes.

"Ai është njeriu i duhur, sepse mund të inspirojë një skuadër dhe t'i bëjë të vuajnë më shumë, të bëjë të përkushtohen më shumë dhe të mbrohen më mirë. Heynckes punon me interes dhe pasion", u shpreh në fund Muller.

The post Muller thumbon Ancelottin appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more