Skip to main content

INSAJDERI: “Shteti që ka në plan bllokimin e bitcoinit” plus 19 more

INSAJDERI: “Shteti që ka në plan bllokimin e bitcoinit” plus 19 more


Shteti që ka në plan bllokimin e bitcoinit

Posted: 10 Oct 2017 10:13 AM PDT

Rusia ka në plan të ndërpres përdorimin e monedhës virtuale bitcoin.

Zëvendësdrejtori i Bankës Qendrore të Rusisë, Sergei Shvetsov, tha në një konferencë në Moskë të martën se qeveria ruse do të bllokojë shkëmbimet me monedha virtuale.

Banka Qendrore e Rusisë aktualisht po punon me zyrën e prokurorit special për bllokimin e Bitcoinit. Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të bllokohet shkëmbimi me bitcoin.

Bitcoin është një monedhë virtuale që së fundmi po përdorët gjërësisht në shumë vende të botës, përfshirë edhe Kosovën.

Para disa muajve edhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK) paralajmëroi për rrezikun, që sipas BQK-së, vjen nga përdorimi i bitcoinit. /Insajderi.com

The post Shteti që ka në plan bllokimin e bitcoinit appeared first on INSAJDERI.

Erdogan “ngrin” marrëdhëniet me Amerikën nga Beogradi

Posted: 10 Oct 2017 09:56 AM PDT

Turqia nuk e njeh më Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Turqi. Kështu ka thënë sot Presidenti turk, Regjep Tajip Erdogan, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.

Erdogan tha se zyrtarët e lartë të shtetit turk i kanë bojkotuar takimet me Ambasadorin e SHBA-ve në Turqi, John Bass.

“Ne nuk kemi rënë dakord dhe nuk jemi dakord me këtë ambasador”, tha Erdogan, përcjell Insajderi.

Ambasadori i SHBA-vë në Turqi, John Bass, së shpejti do të largohet nga Turqia pasi është emëruar si i dërguar i SHBA-ve në Afganistan.

“Ne nuk e shohim atë si përfaqësues të SHBA në Turqi,” tha Presidenti i Turqisë, në një konferencë shtypi me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Megjithëse Bass pritet të largohet nga Turqia në ditët në vijim, nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e marrëdhënieve Turqi-SHBA që Ankaraja të mos e njoh Ambasadorin e Uashingtonit. /Insajderi.com

 

The post Erdogan "ngrin" marrëdhëniet me Amerikën nga Beogradi appeared first on INSAJDERI.

Erdogan “fut” xhamitë edhe në Serbi

Posted: 10 Oct 2017 09:50 AM PDT

Serbia dhe Turqia do të ndërtojnë marrëdhënie gjithnjë e më të mira në të ardhmen dhe do të avancojnë bashkëpunimin ekonomik. Kështu kanë thënë sot presidentët serb dhe turk, Aleksandar Vuçiç dhe Rexhep Tajip Erdogan, në një konferencë të përbashkët shtypi të martën në Beograd.

Qëllimi i vizitës së Erdoganit në Serbi u tha të jenë marrëveshjet ekonomike ndërmjet dy shteteve.

Por, Erdogan, i cili është kritikuar për rritjen e influencës islamike në disa shtete të Ballkanit, ka arritur që në njërën prej pikave të marrëveshjeve me kryeministrin e Serbisë, ta fus edhe një pikë për xhamitë dhe hamamet.

Mes Erdoganit dhe Vuçiqit u nënshkruan sot 12 marrëveshje ndërqeveritare në fushën e ekonomisë, tregtisë, arsimit, energjisë, urbanizmit dhe restaurimit, duke përfshirë edhe xhamitë e hamamet, raportojnë mediat serbe.

Të nesërmën, Erdogan do të vizitojë qytetin e Novi Pazarit në Serbi, ku jeton një shumicë boshnjake.  /Insajderi.com

The post Erdogan “fut” xhamitë edhe në Serbi appeared first on INSAJDERI.

Thaçi emëron përfaqësuesin e Listës Serbe anëtar të ri të KQZ-së

Posted: 10 Oct 2017 09:39 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka emëruar anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor, Stevan Veselinoviç , n​ë cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar Lista Serbe.

Këtë vendim, presidenti Thaçi e ka marrë duke u bazuar në nenin 139, paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61 dhe 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe në propozimin e Grupit Parlamentar Lista Serbe.

Anëtari i ri i Komisionit Qendror Zgjedhor, Stevan Veselinoviç, sot ka dhënë betimin para presidentit Thaçi. /Insajderi.com 

The post Thaçi emëron përfaqësuesin e Listës Serbe anëtar të ri të KQZ-së appeared first on INSAJDERI.

Kandidati që premton 5 mijë vende të reja pune në Pejë, për një mandat

Posted: 10 Oct 2017 09:36 AM PDT

Kandidati për kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Fatmir Gashi, ka premtuar sot se do t’i krijojë pesë mijë vende të reja pune në Pejë.

Gashi, në një vizitë që i bëri sot kompanisë “Comodita”, ka thënë se këto pesë mije vende pune do t’i krijojë brenda katër vjetëve të ardhshme.

“Nga këtu e ritheksojë: Unë besojë në shpirtin sipërmarrës pejan. Peja, qytet i sportit dhe i kulturës, është qytet edhe i biznesit. Është Peja e esnafit. Garantojë që në mandatit tim të parë 5 mijë vende pune për pejanët”, ka thënë Gashi, përmes një postimi në Facebook.

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës thotë se për krijimin e këtyre vendeve të reja të punës, ka një formulë.

“Formula ekziston: Kemi bizneset e guximshme, kemi popullin e shquar për punë, kemi kuadro të shkolluar. Kemi rini të gatshme. Komuna ka mjete, veç nuk duhet keqpërdorë”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com

The post Kandidati që premton 5 mijë vende të reja pune në Pejë, për një mandat appeared first on INSAJDERI.

Mustafi mungon ndaj Watfordit

Posted: 10 Oct 2017 09:35 AM PDT

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, raportohet se do të mungojë në ndeshjen e Premier Ligës ndaj Watfordit shkaku i një lëndimi të pësuar.

25-vjeçari pritet të mungojë në ndeshjet e radhës për londinezët shkaku i lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Azerbajxhanit me Gjermaninë. Ai u detyrua të zëvendësohet në minutën e 36.

Mbrojtësi shqiptar është rikthyer në Angli për testet tjera të stafit mjekësor dhe sipas Sky Sports News, ai nuk do të jetë i gatshëm fizikisht për ndeshjen e së shtunës.

Përveç Mustafit, të lënduar janë edhe mbrojtësit Laurent Koscielny e Calum Chambers.

The post Mustafi mungon ndaj Watfordit appeared first on INSAJDERI.

Bazaj: Po të mos isha unë Lladrovcin do ta mbysnin stupc

Posted: 10 Oct 2017 09:32 AM PDT

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka akuzuar kryetarin e kuvendit komunal të kësaj komune dhe kandidatin e pavarur Naim Bazaj për sulm ndaj tij gjatë fushatës në fshatin Terstenik, por Bazaj ka mohuar pretendimet e Lladrovcit, shkruan Insajderi.

Bazaj, i ka thënë sot Insajderit se Lladrovci duhet të ia di për nderë që e ka shpëtuar sepse sipas tij po të mos ishte ai "banorët do ta mbysnin stupc".

"Ai mundet me dyshua se unë jam i atij fshati dhe mos të isha unë ai sot nuk ishte në fushatë më, por duhet me ma ditë për nder mua se e kishin mbyt me stupc sepse janë të mllefosur, sepse i ka injorua që besa i ka ofenduar e kështu me radhë", ka thënë Bazaj për Insajderin.

Bazaj ka thënë se ai kishte qëlluar rastësish aty dhe ka qenë shkak që banorët nuk e kanë sulmuar më seriozisht Lladrovcin.

"Po duhet me më thanë faleminderit që kam qëlluar aty dhe nuk i ka lanë sepse sot nuk ish, po nëse donë që nga sot e ka pak ma ndryshe dhe i dal qysh ka zogin qejfit", ka thënë ai.

Lladrovci dhe vetura e tij është sulmuar mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Tërstenik të Drenasit, ndërsa Lladrovci sipas burimeve të Insajderit si të dyshuar e ka përmendur Bazajn.

"Mbrëmë rreth orës 22 Lladrovci e ka raportuar rastin në Polici në Prishtinë. Ai ka thënë se sulmi dyshon se është kryer nga Naim Bazaj dhe përkrahës të tij", ka thënë një burim për Insajderin.

Kujtojmë se raporte të paqarta mes Bazajt dhe Lladrovcit kishte pasur edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit të kaluar në Drenas.

Bazaj që fillimisht kishte shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit, në një tubim të tij elektoral kishte zyrtarizuar mbështetjen e Lladrovcit për kryetar të komunës. Kjo nuk ishte pritur aspak mirë nga elektorati që ishin mbledhur në një hotel në Drenas, pavarësisht kësaj raportet mes Lladrovcit dhe Bazajt kanë qenë të acaruara në kuvendin komunal të Drenasit.

Bazaj po ashtu ka njoftuar për Insajderin se së shpejti do të publikojë dëshmitë ku sipas tij Lladrovci ka shantazhuar presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe Kadri Veseli./Insajderi.com

Sulmohet Ramiz Lladrovci

The post Bazaj: Po të mos isha unë Lladrovcin do ta mbysnin stupc appeared first on INSAJDERI.

Godinë e re për Konsullatën Shqipëri – Kosovë në Milano

Posted: 10 Oct 2017 09:19 AM PDT

Sot në Milano, në ndërtesën e re të Konsullatës Shqipëri-Kosovë, janë ngritur flamujt e këtyre dy vendeve.

Lajmi për këtë në Facebook e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Ky është postimi i tij:

U ngritën sot edhe flamujt në godinën e re të Konsullatës Shqiptare të Milanos🇦🇱🇽🇰 Në vijim do të çelim të tjera stacione dinjitoze e të përbashkëta për shërbimet konsullore për shqiptarët nëpër botë

The post Godinë e re për Konsullatën Shqipëri – Kosovë në Milano appeared first on INSAJDERI.

Ministri Hasani kërkon nga ambasadori austriak mbështetje për investitorët e jashtëm

Posted: 10 Oct 2017 08:51 AM PDT

Sot, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, priti në takim njoftues ambasadorin e akredituar në Kosovë, GernotPfandler, të shoqëruar nga znj. EvaElisbeth MICHLITS, sekretare e parë Konzulle pranë Ambasadës austriake në Prishtinë, Vjosa Huruglica, udhëheqëse e zyrës së Odës Ekonomike Austriake në Kosovë.

Ambasadori austriak Pfandlere uroi ministrin Hasani për marrjen e detyrës së re në krye të MTI-së, me ç'rast e njoftoi ministrin Hasani me bashkëpunimin që shteti austriak ka pas në të kaluarën me shtetin e Kosovës në fushat që kanë të bëjnë me Ekonomi, si dhe vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, ku ministri Hasani shprehu falënderimin e tij dhe të ministrisë që drejton për ndihmën e shtetit Austriak në shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës në përgjithësi e në zhvillimin ekonomik në veçanti.

Më tej, Ministri Bajram Hasani bisedoi edhe kërkoi nga ambasadori mbështetje që shteti Austriak të jetë prezent me investitorë në fusha të ndryshme të ekonomisë, pasi që institucionet e reja të Republikës së Kosovës po bëjnë të pamundurën që të krijojnë klimë të favorshme për këta investitorë duke e ditur rëndësinë e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mundësinë e ecjes së Kosovës krahas vendeve tjera në regjion dhe synimit për hapat drejt Bashkimit Evropian.

The post Ministri Hasani kërkon nga ambasadori austriak mbështetje për investitorët e jashtëm appeared first on INSAJDERI.

Katër përfaqësuesit politikë që marshuan “Në emër të dashnisë”

Posted: 10 Oct 2017 08:49 AM PDT

Për herë të parë sot në Kosovë u mbajt Parada e Krenarisë e komunitetit LGBTI.

Nga sheshi "Skënderbeu" deri në sheshin "Zahir Pajaziti", marshuan një numër i madh i qytetarëve.

Në mesin e këtyre marshuesve kishte edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, dhe ambasador.

Ishte presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ministrja e Intergrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, ambasadori amerikanë, Greg Delawie dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE), në Kosovë, Nataly Apostolova.

Ata #Në emër të Dashnisë përkrahen thirrjet e këtyre marshuesve, raporton Insajderi.

"Jam këtu për të shprehur mbështetjen institucionale për komunitetin LGBTIQ dhe për të konfirmuar se në Kosovë të gjitha komunitetet janë të barabarta, se shteti dhe shoqëria e Kosovës janë ndërtuar mbi parimet e barazisë dhe lirisë për të gjitha komunitetet", ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se nuk do të lejoj që askush të ushtrojë frikë kundër ndonjë individi ose ndonjë grupi.

Ndërsa ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u shpreh se ligji i Kosovës i përkrah të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës ku bënë pjesë edhe komuniteti LGBTI.

"Ata do të kenë gjithmonë përkrahen tonë dhe do të gjejmë mënyre se si do t'i mbështesim", ka thënë Hoxha.

E ambasadori amerikan, Greg Delawie në një fjalim te shkurtër tha se ambasada amerikane do ta mbështesë komunitetin LGBTI.

"Ambasada e SHBA-ve ju mbështet dhe është pranë jush", është shprehur Delaëie.

Në këtë paradë është parë edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataly Apostolova.

Teksa në këtë paradë nuk mori pjesë kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

Zyra e kryeministrit ka thënë se "Kryeministri e ka agjendën shumë të ngjeshur dhe nuk mund të marrë pjesë në paradën e LGBTI-së".

Ky është manifestimi i parë publik i komunitetit LGBTI, e ashtuquajtura "Paradë e Krenarisë", që u mbajt sot në Prishtinë. /Insajderi.com

The post Katër përfaqësuesit politikë që marshuan "Në emër të dashnisë" appeared first on INSAJDERI.

Mediet ndërkombëtare shkruajnë për “Paradën e Krenarisë në vendin e vogël mysliman”

Posted: 10 Oct 2017 08:47 AM PDT

Mediat e huaja kanë raportuar për "Paradën e Krenarisë" që u mbajt sot për herë të parë në kryeqytetin e shtetit të vogël me shumicë myslimane, Kosovës.

Associated Press shkruan se "Parada e Krenarisë" u mbajt për herë të parë në Kosovë për t'i promovuar të drejtat e komunitetit LGBTI.

 

Përveç AP-së, edhe mediat tjera si tabloidi britanik "Daily Mail", "Miami Herald", "Yahoo" e ABC NEWS raportuar për paradën që u organizuar nga nëntë organizata jo-qeveritare për t'i dhënë fund paragjykimeve në shoqërinë kosovare.

Mediat e huaja e cilësuan paradën si të qetë me vetëm një incident të vogël, kur një numër i vogël të rinjsh protestuan kundër marshit.

Ato, po ashtu përmenden faktin se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë në paradë për të shprehur përkrahjen e institucioneve të vendit për këtë komunitet dhe për të insistuar se të gjithë janë të barabartë.

"Nuk do ta lejojmë askënd në Kosovë të ushtrojë frikë dhe kërcënime ndaj individëve apo grupeve", Thaçi citohet nga mediat e huaja.

Në to përmendet edhe pjesëmarrja e disa diplomatëve të huaj në Kosovë. /Express/

The post Mediet ndërkombëtare shkruajnë për “Paradën e Krenarisë në vendin e vogël mysliman” appeared first on INSAJDERI.

Ky është zëvendësministri i FSK-së nga AAK

Posted: 10 Oct 2017 08:38 AM PDT

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka emëruar Brahim Mehmetaj në postin e zëvendësit të ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me këtë emërim ministri Rrustem Berisha do t'i ketë dy zëvendës Agim Çeku nga PDK-ja dhe Mehmetaj nga AAK-ja.

Emërimin e tij në këtë post e ka bërë të ditur vet Mehmetaj nëpërmjet një postimi në Facebook:

Sot kryeministri Ramush Haradinaj më emëroi zëvendësministër në Ministrinë e Forcës së Sigurisë. Këtë nderë dhe respekt do e kthej në punë dhe përkushtim. Faleminderit për besimin e dhënë Kryeministër Haradinaj.

The post Ky është zëvendësministri i FSK-së nga AAK appeared first on INSAJDERI.

Mediat sllovene “zbulojnë” kandidatin për përzgjedhës të Kosovës

Posted: 10 Oct 2017 08:30 AM PDT

"Kandidatura" e Srecko Katanec për të qenë përzgjedhësi i ardhshëm i përfaqësueses së Kosovës, tashmë është serioze. Pas raportimeve të medieve kosovarë, edhe në Slloveni shkruajnë për mundësinë që Kosova të udhëhiqet nga Katanec.

Përzgjedhësit të deritashëm të Sllovenisë, siç shkruan mediumi slloven Siol Net, i ka përfunduar kontrata që e mbante si trajner të përfaqësueses së Sllovenisë.

Sipas medieve sllovene, tekniku 54-vjeçar slloven është një njohje e vjetër e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, me të cilin kishin ndarë së bashku disa vite si futbollistë, tek Partizani i Beogradit, shkruan Insajderi.

Sllovenia tanimë është në kërkim të një përzgjedhësi të ri, ashtu siç është edhe Kosova.

Federata e Futbollit të Kosovës ka përfunduar bashkëpunimin me përzgjedhësin e deritashëm, Albert Bunjaki, pas ndeshjes së fundit kualifikuese që Kosova e humbi ndaj Islandës me rezultat 2-0. /Insajderi.com

The post Mediat sllovene "zbulojnë" kandidatin për përzgjedhës të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Zotimi i Limajt në Leposaviq: Banorët do ta ndjejnë dorën e shtetit  

Posted: 10 Oct 2017 08:15 AM PDT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka qëndruar sot në Leposaviq. Ai ka takuar banorë të fshatrave Koshtove, Cerajë dhe Bistricë, ku është njoftuar nga afër për hallet e tyre. Zëvendëskryeministri Limaj, është zotuar se dora e shtetit do të ndihet në këtë pjesë të vendit. Ai ka thënë se do ta njoftoj edhe kryeminsitrin Haradinaj për gjendjen dhe kërkesat e banorëve të këtyre fshatrave.

"Është shumë më rëndësi që banorët e këtyre fshatrave t'u ofrojmë kushtet e nevojshme për jetesë. Ju siguroj se do ta keni një zë të fuqishëm në trajtimin e kërkesave dhe shqetësimeve tuaja", ka thënë Limaj

Limaj ka apeluar tek banorët e këtyre fshatrave të mos i braktisin shtëpitë e tyre, pasi do shteti do t'ua ofroj kushtet e nevojshme për jetesë. Duke shtuar se urgjentisht do të adresojë kërkesat e qytetarëve.

E, në anën tjetër, banorët janë ankuar se janë lënë pasdore nga ana e pushtetit. Banorët thonë se më së shumti kanë nevojë për asfaltimin e rrugës e cila lidh tri fshatrat dhe rregullimin e çështjes se transportit për Mitrovicë.

Limaj poashtu është zotuar se shumë shpejt do të bëhet edhe funksionalizimi i Qendrës se Mjekësisë Familjare dhe Zyrës se regjistrit civil.

The post Zotimi i Limajt në Leposaviq: Banorët do ta ndjejnë dorën e shtetit   appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq arsyeton nervozen e Daçiqit në takim më Erdoganin

Posted: 10 Oct 2017 07:51 AM PDT

Gjatë vizitës zyrtare të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Serbi, para pallatit presidencial ishin vendosur dhjetëra kamera që kanë filmuar një bisedë joformale mes presidentit turk dhe atij serb.

Erdogan u prit fillimisht nga homologu i tij, Vuçiq, për të vazhduar më pas bisedën me anëtarët e tjerët të kabinetit të Qeverisë.

Presidenti turk fillimisht bisedoi me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, me të cilin kishte zhvilluar disa takime.

Dhe duke tentuar të ngrit paksa nivelin e humorit, Vuçiq i është drejtuar mysafirit duke i thënë se Daçiq ndoshta nuk është i disponuar, pasi i pëlqen të flejë më gjatë, shkruan Persikopi.

Fillimisht Daçiq dhe Erdogan shkëmbyen disa fjalë në gjuhën angleze, dhe më pas Vuçiq filloi t'ia shpjegojë situatën në gjuhën serbe.

"Atij nuk i pëlqen të zgjohet herët", i ka thënë Vuçiq, Erdoganit për ministrin Daçiq, ku më pas që të tre filluan të qeshin.

The post Vuçiq arsyeton nervozen e Daçiqit në takim më Erdoganin appeared first on INSAJDERI.

Isa Mustafa pjesë e fushatës për zgjedhjet në Austri

Posted: 10 Oct 2017 07:40 AM PDT

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është bërë pjesë e fushatës për zgjedhjet parlamentare në Austri.

Ai përmes një spoti  të publikuar nga ministri i Punëve të Jashtme Sebastian Kurz, e ka mbështetur Kurzin si përfaqësues të Partisë Popullore e Austrisë.

"Jam shumë i lumtur që kam mundësinë t'ju uroj suksese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Austrisë. Partia Popullore e Austrisë ka qenë gjithnjë në krah të LDK-së. Ne ju kemi marrë si shembull se si duhet ndërtuar dhe strukturuar një parti moderne të qendrës së djathtë e cila punon për qytetarin dhe për vendin e vet", thotë Mustafa në këtë spot.

"Keni treguar një lidership të mrekullueshëm si ministër i punëve të jashtme të Austrisë. Keni përkrahur fuqishëm proceset e bashkëpunimit dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor", thotë më tej Mustafa.

Përmes këtij spoti mbështetje për Kurz kanë dhënën edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ministri i Punëve të jashtme i Bosnjës e Hercegovinës, Igor Crnadak.

Zgjedhjet në Austri do të mbahen më 15 tetor.

Unterstützung aus dem Westbalkan.

Die Sicherheit und Stabilität am Westbalkan sind aufgrund der unmittelbaren Nähe unser ureigenstes Interesse. Habe die Region als Außenminister oft besucht & mich immer für den Westbalkan eingesetzt. Deshalb konnten wir durch enge Zusammenarbeit auch die Westbalkanroute schließen.

Posted by Sebastian Kurz on martes, 10 de octubre de 2017

The post Isa Mustafa pjesë e fushatës për zgjedhjet në Austri appeared first on INSAJDERI.

17-vjeçarët e Kosovës mposhten nga Holanda

Posted: 10 Oct 2017 07:40 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës U-17 ka debutuar me humbje 3:1 në arenën ndërkombëtare.

Djelmoshat e trajnerit Besnik Kollari u mundën nga Holandës U-17 në ndeshjen për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Pas 45 minutash lojë, Holanda është në epërsi 2:1. Redan realizoi për 1:0 në minutën 12, kurse një minutë më pas, Albin Prapashtica realizoi për 1:1.

I njëjti lojtar për holandezët shënoi edhe për 2:1, shkruan "GazetaOlle.com".

Në pjesën e dytë, tulipanët gjetën sërish golin për 3:1. Takimi u luajt në Budapest, aty ku janë grumbulluar kundërshtarët e Kosovës.

Grupin e tanëve e përbëjnë edhe Hungaria dhe Uellsi.

Besnik Kollari luajti me këtë formacion: Loxha, Rrahmani, Osmanollaj, Marovci, Hysenaj, Prapashtica, Osmani, Uka, Zymber, Berisha dhe Zyba.

The post 17-vjeçarët e Kosovës mposhten nga Holanda appeared first on INSAJDERI.

Agim Çeku bëhet zëvendësministër i Forcës së Sigurisë

Posted: 10 Oct 2017 07:32 AM PDT

Gjenerali, Agim Çeku është dukur sërish në skenën politike, por kësaj radhe me një pozitë më modeste nga ato që ka mbajtur që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Ish-kryeministri Çeku tani do të jetë zëvendësministër i Forcës së Sigurisë.

Agim Çeku, që pas përfundimit të luftës, ka mbajtur pozita të rëndësishme të vendit. Nga komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës deri te kryeministër i vendit, kur u zgjodh në vitin 2006.

Në vitin 2011, Çeku ishte vënë në krye në Ministrisë së FKS-së, ndërsa tani me vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, gjenerali do ta mbajë postin e vartësit të ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha.

"Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e ministrit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministri, si dhe për zëvendësimin e ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij", thuhet në vendimin e marrë nga Haradinaj.

Çeku ishte aktiv në skenën politike, duke qenë pjesë e partive të ndryshme, ndërsa mandatin e kaluar ishte edhe deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Në zgjedhjet e fundit nacionale, Çeku nuk ishte pjesë e garës për deputet.

The post Agim Çeku bëhet zëvendësministër i Forcës së Sigurisë appeared first on INSAJDERI.

Shqipëria U-19 i mbyll kualifikueset me turp, pëson 7 gola nga Norvegjia

Posted: 10 Oct 2017 07:28 AM PDT

Shqipëria U-19 i ka bërë mbylljen më të turpshme të mundshme kualifikueseve të Kampionatit Europian. Kuqezinjtë e drejtuar nga Erjon Bogdani u mposhtën në "Selman Stërmasi" përballë Norvegjisë me rezultatin e thellë 1-7.

Burba kaloi Shqipërinë në avantazh në minutën e 12-të, por rezultati u përmbys shumë shpejt dhe pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-4 me golat e shënuar nga Haland në minutat 18 dhe 28, Markoviç në minutën e 32-të dhe Vetlesen në minutën e 44-t.

Në pjesën e dytë Oestigard shënoi golin e pestë në minutën e 66, Markoviç shënoi në minutën e 72-të dhe Pedersen shënoi në minutën e 78. Në minutën e 87 kuqezinjtë mbetën edhe me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Myrtezait.

Pas 3 ndeshjesh, Shqipëria U-19 nuk ka marrë asnjë pikë duke u renditur në vendin e fundit në Grupin 12.

The post Shqipëria U-19 i mbyll kualifikueset me turp, pëson 7 gola nga Norvegjia appeared first on INSAJDERI.

Haxhiu tregon për ftesën e Prokurorisë në lidhje me organizatën “Syri i Popullit”

Posted: 10 Oct 2017 07:26 AM PDT

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është marr sot në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në lidhje me Organizatën "Syri i Popullit".

Në një përgjigje për Insajderin, Haxhiu ka thënë se sot i është përgjigjur ftesës për të dëshmuar për këtë rast.

"Më është dukur absurde se pse jam ftuar për këtë rast. Pas intervistimit besoj që absurde njësoj ju është dukur edhe policisë por ata kanë kryer një procedure të tyren", ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se i ka njoftuar policinë që nuk ka pasur ndonjëherë njohuri për ekzistim e një organizate të tillë.

Organiza "Syri i Popullit", ku pjesë e kësaj është Murat Jasharin i cili është duke u akuzuar për tentim vrasje ndaj avokatit Azem Vllasi, e që pjesë e kësaj organizate është edhe deputeti i VV-së, Sadri Ramabaja.

Ish-kandidati për deputet, Sadri Ramabaja është i dyshuar për përgatitje të vrasjeve të përfaqësuesve të lartë të Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme Sadri Ramabajës i është caktuar një muaj paraburgim.

Ai është zënë para dy dite nga autoritet e Shqipërisë në qytetin e Durrësit duke u larguar nga vendi me dokumente të falsifikuara. /Insajderi.com

The post Haxhiu tregon për ftesën e Prokurorisë në lidhje me organizatën "Syri i Popullit" appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more