Skip to main content

INSAJDERI: “Çfarë ka thënë Albert Ajnshtaini për luftën, fenë dhe Amerikën” plus 19 more

INSAJDERI: “Çfarë ka thënë Albert Ajnshtaini për luftën, fenë dhe Amerikën” plus 19 more


Çfarë ka thënë Albert Ajnshtaini për luftën, fenë dhe Amerikën

Posted: 08 Oct 2017 09:23 AM PDT

Lufta

"Bashkëpunimi duhet të jetë fakti qendror në të gjitha konsideratat tona për çështjet ndërkombëtare; përndryshe përballemi me një katastrofë të sigurtë. Të menduarit dhe metodat e kaluara nuk mundën të parandalonin luftërat botërore. Mendimi i të ardhmes duhet të parandalojë luftërat".

Të drejtat civile

Etërit tuaj morën zvarrë këta zezakë nga shtëpitë e tyre me forcë; dhe në kërkimin e njeriut të bardhë për pasuri dhe jetë të lehtë, ata janë shtypur dhe shfrytëzuar pa mëshirë, duke u degraduar në skllavëri. Paragjykimi modern kundër zezakëve është rezultat i dëshirës për të ruajtur këtë gjendje të padenjë".

Armët bërthamore

"Ne jetojmë tani në një anarki ndërkombëtare, në të cilën një Luftë e Tretë Botërore me armë bërthamore qëndron para derës sonë. Ne duhet të bëjmë njerëzit të vetëdijshëm, në mënyrë që ata të kuptojnë se çfarë do të thotë që, vetëm pak prej tyre do të mbijetojnë në luftën e ardhshme".

Amerika

"Amerika është një demokraci dhe nuk ka Hitler, por kam frikë për të ardhmen e saj; ka kohë të vështira përpara për popullin amerikan, problemet do të vijnë nga brenda dhe nga jashtë".

Arsimi

Nuk mbaj shumë informacion në mendje, duke qenë se është i gatshëm në libra… Vlera e një arsimi në kolegj nuk qëndron në mësimin e shumë fakteve, por stërvitjen e mendjes për të menduar".

Politika

"Po, tani na duhet ta ndajmë kështu kohën, mes politikës dhe ekuacioneve. Por për mua ekuacionet tona janë shumë më të rëndësishme, sepse politika është vetëm çështje e të tashmes. Një ekuacion matematikor është përgjithmonë".

Muzika

"Po të mos isha fizikan, ndoshta do të bëhesha muzikant. SHpesh mendoj në muzikë. I jetoj ëndrrat e mia në muzikë".

Feja

"Në thelb, feja ime konsiston në një admirim të këtij shpirti superior të paimitueshëm, që e zbulon veten në detajet më të vogla që jemi në gjendje të perceptojmë, me mendjet tona delikate e të pafuqishme".

The post Çfarë ka thënë Albert Ajnshtaini për luftën, fenë dhe Amerikën appeared first on INSAJDERI.

“Nuk i nënshtrohemi Serbisë”- Veseli i kundërpërgjigjet Daçiqit

Posted: 08 Oct 2017 09:17 AM PDT

Kryetari i PDK'së, Kadri Veseli i ka cilësuar si të paqena kërcënimet e liderëve të Serbisë kundër Kosovës. Ka thënë se Shteti i Kosovës nuk do të nënshtrohet asnjëherë Beogradit.

 

Kryetari i Parlamentit ka thënë se deklaratat e liderëve të Serbisë më shumë janë propagandë pasi edhe ata e dinë se Kosova ka Zot shtëpie.

"Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, nuk na bën fare përshtypje çfarë thotë Daçiqi. Në të njëjtën kohë ne do të vazhdojmë për fuqizimin e shtetit tonë. Për fqinjësi të mirë jemi të hapur dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona që të kemi fqinjësi të mirë, por provokimet që vijnë nga Serbia për stabilitetin dhe perspektivën tonë janë të paqena dhe nuk do t'i nënshtrohemi në asnjë mënyrë, të jenë të sigurt", ka thënë Veseli duke iu përgjigjur deklaratave të Ivica Dacicit.

Po e shoh se ka filluar intensifikimin e një propagande kundër Republikës së Kosovës, le ta harrojnë Kosovën. Kosova ka Zot dhe ka perspektivë", ka shtuar Veseli.

The post “Nuk i nënshtrohemi Serbisë”- Veseli i kundërpërgjigjet Daçiqit appeared first on INSAJDERI.

Kim Jong-un i jep motrës më shumë pushtet

Posted: 08 Oct 2017 09:17 AM PDT

Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i ka dhënë motrës së tij më shumë pushtet duke e promovuar atë në trupin më të lartë vendimmarrës të vendit.

Kim Yo-jong, vajza më e vogël e udhëheqësit të ndjerë Kim Jong-il, do të zëvendësojë hallën e saj si anëtare e Partisë së Punëtorëve.

Zonja Kim, 30 vjeç, u referua si zyrtare e lartë e partisë tre vjet më parë.

Familja Kim ka qeverisur me Korenë e Veriut që pas krijimit të shtetit pas Luftës së Dytë Botërore në vitin 1948.

Zonja Kim, e cila shpesh është shfaqur së bashku me vëllanë e saj në publik dhe mendohet se ka qenë përgjegjëse për imazhin e tij publik, tashmë kishte ndikim si zëvendës-drejtore e departamentit të propagandës.

Ajo është në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara për shkak të lidhjeve të dyshuara me abuzimet e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut, transmeton KosovaPress.

Promovimi i saj u bë i ditur nga Kim Jong-un në një takim partiak të shtunën si pjesë e një riorganizimi që përfshin dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë.

The post Kim Jong-un i jep motrës më shumë pushtet appeared first on INSAJDERI.

Dënimi i çuditshëm për 23-vjeçarin kosovar që rrahu një britanik

Posted: 08 Oct 2017 08:57 AM PDT

Albert Krasniqi nga Kosova është dënuar me gjobë, me burg, me kompensim ndaj një viktime dhe me shërbim ndaj komunitetit në Angli. Të gjitha këto dënime, 23-vjeçarit kosovar iu shqiptuan nga Gjykata e Plymouthit pasi e sulmoi fizikisht një britanik.

Përveç sulmit ndaj britanikut, kosovari Albert Krasniqi, që jeton në Plymouth, ishte zënë edhe me narkotikë të lëndës marihuanë, raporton PlymouthHerald.co.uk. 

Krasniqi është dënuar me 8 javë burgim, me detyrim të mbajtjes së një kursi për aftësi mendore, po ashtu është urdhëruar t’i paguajë kompensim prej 400 funtesh viktimës.

Kosovarit 23-vjeçar mund t’i kushtojnë edhe nga 160 euro dhe 115 euro shtesa të tjera financiare për viktimën. /Insajderi.com

 

The post Dënimi i çuditshëm për 23-vjeçarin kosovar që rrahu një britanik appeared first on INSAJDERI.

Një fitore ndaj Kosovës për të hyrë në histori

Posted: 08 Oct 2017 08:54 AM PDT

Islanda do të bëhet shteti më i vogël ndonjëherë që do të marrë pjesë ne Kupën e Botës në futboll, nëse fiton të hënën kundër Kosovës.

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara në Grupin I kualifikues të Kupës së Botës, Islanda ka grumbulluar gjithsej 19 pikë dhe ndodhet në vendin e parë. Ndërsa Kosova ka vetëm 1 pikë të grumbulluar dhe ndodhet e fundit në grup.

Në rast se fiton nesër ndaj Kosovës, Islandezët do ta sigurojnë kualifikimin direkt në Kupën e Botës, që zhvillohet në Rusi vitin e ardhshëm, raporton Insajderi.

Reprezentacioni kosovar ka vetëm një barazim, të arritur lojën e parë me Finlandën, dhe më pas të gjitha humbje.

Përfaqësuesja e Kosovës është nisur për në Islandë për ndeshjen e fundit që zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:45.

The post Një fitore ndaj Kosovës për të hyrë në histori appeared first on INSAJDERI.

Ahmeti tregon kur funksionalizohet “Prishtina Parking”

Posted: 08 Oct 2017 08:38 AM PDT

Hapësirat e parkingut mbeten një prej çështjeve që preokupojnë qytetarin e Prishtinës. Ashtu si edhe qytetet e tjera, edhe Prishtina zgjidhjen e sheh në menaxhimin e kërkesës për parking, dhe rritjen e hapësirave.

Në vitin 2016 Prishtina ka arritur të krijojë Ndërmarrjen Publike Prishtina Parking. Edhe pse të gjitha përgatitjet janë përfunduar, problemet në Kuvendin Komunal kanë pamundësuar fillimin e punës.

Kryetari Shpend Ahmeti është zotuar se qysh në mbledhjen e parë të Kuvendin Komunal në mandatin e dytë, do të caktohen aksionarët e Ndërmarrjen Publike Parking Prishtina, të cilët më pas do ta përzgjedhin bordin e Ndërmarrjes.

Tani që ka përfunduar Plani i Mobilitetit, puna e Ndërmarrjes do të jetë shumë me e lehtë dhe efikase. Qysh në janar të vitit 2018, do të funksionalizohet kjo Ndërmarrje, që përveç se do ta mirëmbajë veten, do t'i sjellë të hyra shtesë Komunës së Prishtinës.

“Në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës do të përfundohet projekti i identifikimit, shënjimit të çdo parkingu publik në Komunën e Prishtinës sipas zonave. Qyteti do të ndahet në disa zona: Zona I e cila do të jetë qendra, Zona II lagjet e rëndësishme që nuk janë në qendër, dhe Zona III që konsiderohet si periferi e Prishtinës. Në çdo zonë parkingu publik do të paguhet, por banorët e lagjes do të kenë preferenca edhe në çmim edhe në gjatësinë e qëndrimit në parkingjet publike. Pagesat do të jenë ose mujore ose përmes operatorit mobil”, thuhet në një njoftim të Komunës së Prishtinës.

Me implementimin e zonave dhe kufizimin e kohës së vizitorëve në lagje pritet që të rregullohet situata në shumicën e lagjeve. Mirëpo, në lagjet ku ka fluks të madh, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me banorët do të shikojë mundësinë e kufizimit të parkingut për vizitorë, mirëpo do të menaxhohet nga Prishtina Parking.

Parkingjet statike që janë pronë e Komunës së Prishtinës do të jetë prioritet i vazhdueshëm i Komunës së Prishtinës në mandatin në vijim. Parkingu nëntokësor i madh tek Fakulteti Filologjik është përfunduar si projekt-propozim. Në fillim të vitit 2018 do të del si shpallje, dhe puna do të fillojë në po të njëjtin vit. Ky parking do të ketë së paku 500 vendparkime.

Vitin tjetër, Komuna e Prishtinës do të hartojë rregulloren për parkingjet private duke përcaktuar kushtet se ku mund të hapen parkingjet, politikat e tarifave dhe kushtet e tjera që duhet të parashihen me këtë rregullore.

Të gjitha parkingjet që janë në pronë publike e që menaxhohen nga kompani private apo shoqata të ndryshme do të kalojnë në menaxhim të Komunës së Prishtinës apo Prishtina Parking.

The post Ahmeti tregon kur funksionalizohet “Prishtina Parking” appeared first on INSAJDERI.

Ish-presidenti i Parlamentit Evropian: Pse Katalonja nuk është sikurse Kosova

Posted: 08 Oct 2017 08:23 AM PDT

Ish-presidenti i Parlamentit Europian  Josep Borrell të dielen ka ka hedhur poshtë argumentin se Katalonja është një territor i pushtuar. Sipas tij Katalonja nuk është si Lituania, Kosova apo Algjeria.

"Katalonja nuk është sikurse Lituania, Kosova apo Algjeria. Nuk është territor i okupuar apo i militarizuar", ka thënë Borrell.

Këto fjalë, Borrel tha në demonstratën përmbyllëse në Barcelonë, në të cilën organizata "Civil Catalana" kishte mbledhur rreth 1.000.000 njerëz. Megjithëse, autoritetet spanjolle kanë rapotuar shifrën prej 350.000 të mbledhur në qendrën e Katalonjës, Barcelonë.

"Nëse jeni mbledhur këtu dhe nese keni ardhur kaq masivisht [në këtë demonstratë v.j] është mirë t'i tregoni botës se ne nuk mendojmë si nacionalistë, ne jemi qytetarë të Katalonjës" tha Borrell.

The post Ish-presidenti i Parlamentit Evropian: Pse Katalonja nuk është sikurse Kosova appeared first on INSAJDERI.

Statistika tronditëse – kjo është përqindja e të rinjve kosovarë që s’kanë punë

Posted: 08 Oct 2017 08:21 AM PDT

Mbi pesëdhjetë (50) për qind të të rinjve kosovarë, të moshës 15 deri në 24 vjeç, janë të papunë. Kështu theksohet nga Anketa e Fuqisë Punëtore për tremujorin e dytë të vitit 2017, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas kësaj ankete të ASK-së, saktësisht 50.9 % të të rinjve kosovarë nuk kanë një punë.

Bazuar në tremujorin e dytë të vitit 2017, 27.3% e të papunëve në Kosovë ishin të rinj (të moshës 15-24 vjeç) me 8.9 pikë diferencë midis meshkujve dhe femrave.

Shkalla e papunësisë tek rinia e gjinisë femërore është më e lartë (60.2 %) krahasuar me meshkujt (47.1%).

Ndërsa, shkalla e përgjithshme e papunësisë në Kosovë, sipas kësaj ankete të ASK-së, është 30.6 për qind. /Insajderi.com

The post Statistika tronditëse – kjo është përqindja e të rinjve kosovarë që s’kanë punë appeared first on INSAJDERI.

Formacioni i mundshëm i Italisë në Shqipëri

Posted: 08 Oct 2017 08:11 AM PDT

Xhampiero Ventura mund të marrë frymë lirisht, por vetëm për pak kohë, teksa dje ka siguruar "play off"-et e Botërorit 2018, për meritë të Belgjikës.

Trajneri i Italisë ka një mal me probleme për të zgjidhur, të cilat nuk lidhen vetëm me mungesat e shumta në grup, por edhe me një depresion që duket se ka kapluar futbollistët e tij, të cilët kundër Shqipërisë do të kenë testin e fundit, përpara dy sfidave "play off", të cilat vlejnë fatin e një kombi të tërë.

Prandaj, në pritje të duelit në Shkodër, të hënën në mbrëmje, Ventura është i kushtëzuar edhe nga forcat e pakta në mesfushë, që të ripropozojë formacionin e tij ideal, 4-2-4, jo më 3-4-3 e parë ndaj Maqedonisë, i cili ofroi shumë amnezi në mbrojtje.

Italia formacioni

Për këtë arsye, nëse mbrojtja është thuajse e sigurt me Spinacolën, Bonuçin, Kielinin dhe Zapakostën, në mesfushë do të luajnë Galjardini me Parolon, ndërsa në sulm surpriza quhet Eder, i cili do të lëvizë përkrah Imobiles në qendër, të mbështetur nga Kandreva dhe Insinje nga krahët.

The post Formacioni i mundshëm i Italisë në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

Panucci nervozohet me gazetarin: Sa skuadra kanë luajtur mirë në Spanjë?

Posted: 08 Oct 2017 08:04 AM PDT

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, doli sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Italinë. Veç të tjerave tekniku italian foli për emocionet që do t'i dhurojë kjo sfidë duke theksuar se është krenar që është trajner i Kombëtares shqiptare.

"Për sa i përket ndeshjes. Jam italian dhe jam krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare. Nesër do jem në fushë me djemtë e mi. Do isha i lumtur në qoftë se djemtë do ja dilnin dhe të kishin një sukses. Vlejnë më shumë sesa mendojnë. Jam i bindur që nesër do bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Pres një Itali të inatosur sepse po merr shumë kritika. Do vijë për të bërë një ndeshje shumë serioze. Dua të kënaqemi me një rezultat shumë të mirë."

Dëmtimet dhe pezullimet

"Me Spanjën mungoi, Mavraj, Abrashi, Kukeli, Roshi, Cikalleshi, Strakosha, Agolli. 7 dëmtime sigurisht që influencojnë tek ne pasi janë lojtarë me rëndësi. Dua të them që bëmë një ndeshje të mirë."

Si do të luajë nesër Shqipëria

"Si ishte Shqipëria me Spanjën? Kur luajtëm me Spanjën në Shqipëri, sa herë goditëm portën? Sa herë qëlloi në portën e Spanjës? E di cila është skuadra që ka qëlluar më shumë në portën e Spanjës. 14 raste dhe 4  goditje në kuadrat. Sa skuadra kanë luajtur mirë në Spanjë? 0. Kjo është përgjigja."

Mundësitë që ka Kombëtarja

"Mendoj se skuadra mund të bëjë shumë më tepër. Lojtarët nuk duhet të kënaqen me pak, por të kërkojnë më shumë. Të luash me Spanjën është diçka krejtësisht e veçante. Flasim për skuadrën që është favorite për Botërorin. Spanja të detyron të qëndrosh mbrapa. Jam shumë i gëzuar si luajtëm, sidomos gjatë pjesës së dytë. Duhet të heqim nga mendja alibitë. Kjo skuadër mund të japë më tepër."

Formacioni ndaj Italisë

"Zgjedhja e formacionit ndaj Spanjës i kishte brenda të gjitha vlerësimet. Kini një parasysh që ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë të fitohej. Bëra zgjedhjet duke menduar për të dyja ndeshjet. Në qoftë se luante Sadiku dhe pësonte një dëmtim, unë nuk kisha më sulmues. Në qoftë së luante Agolli dy ndeshje kur vjen nga një dëmtimi afatgjatë, nuk mund t'ia dalë. Sepse është plak!"

The post Panucci nervozohet me gazetarin: Sa skuadra kanë luajtur mirë në Spanjë? appeared first on INSAJDERI.

“Nuk duhet të kemi frikë nga homoseksualët” – Famulltari kosovar rrëfehet për Paradën e LGBTI

Posted: 08 Oct 2017 07:49 AM PDT

Komuniteti LGBTI po përballet me paragjykime, por jo rrallë edhe gjykohet nga përfaqësues fetarë. Më 10 tetor, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë do të mbahet parada e Krenarisë për komunitetin LGBTI.

Don Jetoni, famulltar në Kishën e Stubllës, thotë se nga këndvështrimi i tij, parada nuk është e nevojshme të mbahet.

Ai shton se nuk do të merrte pjesë në një organizim të tillë, në asnjë rrethanë, pos nëse personave mga ky komunitet do iu cenoheshin të drejtat, çka sipas tij, nuk po ndodhë.

"Do të merrja pjesë vetëm atëherë kur ata ose ato do të luftoheshin padrejtësisht nga shoqëria dhe, kur për shkak të këtyre qëndrimeve, atyre do t'u shkeleshin të drejta të tjera elementare të pacenueshme. Gjë që tani për tani mendoj që nuk ekziston ky problem", ka thënë prifti, në një bisedë me Gazetën Express.

Ndërsa, lidhur me qëndrimet të cilat mbajnë bashkësitë fetare ndaj komunitetit LGBTI, prifti thotë se nuk duhet të kenë as fobi nga komunitetet në fjalë, por as nuk duhet që të kenë frikë që të shprehin mendimet e tyre dhe të interpretojnë ato që feja i thotë.

"Unë mendoj që shoqëria ne përgjithësi, ashtu edhe bashkësitë e ndryshme fetare, nuk duhet të kenë fobi ndaj personave në fjalë, por në tjetrën anë, shoqëria, bashkësitë fetare, apo grupet e caktuara nuk duhet tën kenë frikë gjithashtu të shprehin mendimin dhe doktrinat e tyre fetare, morale ne te cilat besojnë, edhe atëherë kur ato shkojnë kundër një grupi te caktuar", ka thënë ai.

Por sipas tij, e rëndësishme është që e gjithë kjo te bëhet duke respektuar personin njerëzor, mos të ketë gjuhë të urrejtjes, diskriminimi dhe etiketimit.

Don Jetoni ka shpjeguar se si e sheh doktrina katolike homoseksualizmin dhe cfarë qasje ka kisha katolike ndaj përsonave me orientim seksual ndaj gjinisë së njëjtë, duke thënë se 'një dukuri e tillë është manifestuar në forma të ndryshme gjatë shekujve'.

"Tradita e krishterë gjithmonë është deklaruar së aktet e tilla janë akte të çrregullta. Janë kundër ligjit natyror. Përjashtojnë gjatë aktit seksual dhuratën e jetës, prandaj dhe nuk guxojnë të jenë të miratuara, te pranueshme", është shprehur prifti.

"Por Kisha, ne ketë rast, nuk e ndalon që personat homoseksualë të jenë gjithnjë të shoqëruar nga Kisha dhe përkundrazi ndalon diskriminimin ose gjykimin e tyre. Kisha gjykon aktet, domethënë mëkatin, e jo personin. Personi duhet shpëtuar, shëruar", shton më tej ai.

Don Jeton Thaçi tregon se raporti seksual mes gjinisë së njëjtë, sipas fesë katolike, është mëkat.

"Është mëkat. Është mëkat sepse shkon kundër ligjit të Zotit, kundër ligjit të natyrës dhe asaj që na ka mësuar Kisha me doktrinën e vetë gjatë tërë historisë së saj", ka treguar ai.

E megjithatë, Don Jetoni thotë se kisha nuk ka interpretime të ashpra ndaj homseksualëve apo komuniteteve të tjera të LGBTI-së. Sipas tij, doktrina kishtare e trajton në mënyrë objektive homoseksualizmin. Ndërsa, mënyrën se si interpretohen më tej, ai thotë se varet nga mentalitetet që kanë vende të ndryshme.

"Ndoshta ne te kaluarën ka pasur qëndrime te ashpra, e ne vende te caktuara mund të ketë edhe sot e kësaj dite. Por këto janë me shume çështje mentalitetesh te vendeve te caktuara se sa çështje doktrinarë"., ka thënë Don Jetoni.

Ai mbështetet në atë që thotë kreu i Kishës Katolike në botë, duke thënë se nuk guxon që askush ta gjykojë askënd.

"Personi meriton gjithmonë respektin pavarësisht prej përcaktimit të tij/saj. Ne fakt Kisha nuk eshte e thirrur te gjykoj askend. Vetem Zoti ka drejte te gjykoj ndergjegjen e njeriut", ka përfunduar ai.

Don Jetoni, famulltar në Kishën e Stubllës, thotë se nga këndvështrimi i tij, një paradë e tij, nuk është as e domosdoshme e as e nevojshme.  E a do të merrte pjesë në të, nëse do të ftohej, ai ka thënë se do të refuzonte të ishte i pranishëm në paradë.

"Do të merrja pjesë vetëm atëherë kur ata ose ato do të luftoheshin padrejtësisht nga shoqëria dhe, kur për shkak të këtyre qëndrimeve, atyre do t'u shkeleshin të drejta të tjera elementare të pacenueshme. Gjë që tani për tani mendoj që nuk ekziston ky problem", ka thënë prifti.

Ndërsa, lidhur me qëndrimet të cilat mbajnë bashkësitë fetare ndaj komunitetit LGBTI, prifti thotë se nuk duhet të kenë as fobi nga komunitetet në fjalë, por as nuk duhet që të kenë frikë që të shprehin mendimet e tyre dhe të interpretojnë ato që feja i thotë.

"Unë mendoj që shoqëria ne përgjithësi, ashtu edhe bashkësitë e ndryshme fetare, nuk duhet të kenë fobi ndaj personave në fjalë, por në tjetrën anë, shoqëria, bashkësitë fetare, apo grupet e caktuara nuk duhet te kenë frikë gjithashtu të shprehin mendimin dhe doktrinat e tyre fetare, morale ne te cilat besojnë, edhe atëherë kur ato shkojnë kundër një grupi te caktuar", ka thënë ai.

Por sipas tij, e rëndësishme është që e gjithë kjo te bëhet duke respektuar personin njerëzor, mos të ketë gjuhë të urrejtjes, diskriminimi dhe etiketimit.

Don Jetoni ka shpjeguar se si e sheh doktrina katolike homoseksualizmin dhe cfarë qasje ka kisha katolike ndaj përsonave me orientim seksual ndaj gjinisë së njëjtë, duke thënë se 'një dukuri e tillë është manifestuar në forma të ndryshme gjatë shekujve'.

"Tradita e krishterë gjithmonë është deklaruar së aktet e tilla janë akte të çrregullta. Janë kundër ligjit natyror. Përjashtojnë gjatë aktit seksual dhuratën e jetës, prandaj dhe nuk guxojnë të jenë të miratuara, te pranueshme", është shprehur prifti.

The post “Nuk duhet të kemi frikë nga homoseksualët” – Famulltari kosovar rrëfehet për Paradën e LGBTI appeared first on INSAJDERI.

Qyteti shqiptar ku njerëzit jetojnë më gjatë

Posted: 08 Oct 2017 07:31 AM PDT

Instituti i Statistikave ka sjellë një skanimi të të dhënave demografike në vend, që nga viti 2012 e deri në vitin 2016.

Kështu, mosha mesatare e vdekjeve për vitin 2016 është 73.7 vjeç. Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve, 70.7 vjeç.

E kundërta ndodh me Qarkun e Gjirokastrës, që gjithashtu ka shmangie në drejtim të kundërt, me një moshë mesatare vdekjeje 76.7 vjeç.

Qarqet e tjera të vendit janë ndarë në numër të barbartë, 5 me 5 mes vlerës mesatare kombëtare, por luhatja është mjaft e vogël. E njëjta gjë mund të thuhet për Tiranën dhe Durrësin, dy qarqet ku është përqendruar pjesa më madhe e popullsisë.

Në vitin 2016, në totalin e popullsisë mesatare të Shqipërisë, të rinjtë 0-14 vjeç zënë rreth 18% të totalit, ndërsa popullsia në moshë pune 15-64 vjeç zë rreth dy të tretat, 69%, duke lënë kështu vetëm 13% të popullsisë mbi moshën 65 vjeç.

 

The post Qyteti shqiptar ku njerëzit jetojnë më gjatë appeared first on INSAJDERI.

Donald Trump “interpreton” këngën “New Rules” të Dua Lipës

Posted: 08 Oct 2017 07:18 AM PDT

Kënga e re e Dua Lipës "New Rules" është një remix i pa pritur. Atë e "interpreton" presidenti amerikan, Donald Trump.

"Fkajack" ka postuar në Twitter një video 38 sekondëshe, në të cilën janë bërë bashkimi i fjalimeve të Donald Trumpit gjatë fushatës së tij, raporton NME.

Më poshtë mund ta dëgjoni këtë remix të "New Rules".

The post Donald Trump "interpreton" këngën "New Rules" të Dua Lipës appeared first on INSAJDERI.

Investigimi, Dosja e errët e Facebook-ut (I)

Posted: 08 Oct 2017 07:05 AM PDT

Në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit në Britani, një seri reklamash me temat e dashura për konservatorët u shpërndanë në disa zona kyç elektorale nga llogari fallco. Një muaj para se të ndodhte kjo, gjatë zgjedhjeve presidenciale të majit në Francë, vetë Facebook njoftoi se kishte mbyllur 30 mijë adresa fallco. Po të njëjtën gjë njoftuan drejtuesit e rrjetit social edhe para zgjedhjeve të dy javëve më parë në Gjermani, ku u mbyllën disa dhjetëra mijë llogari.

Pasi, për shumë kohë me radhë e ka mohur ndikimin e kompanisë së tij në fushatat elektorale, Mark Zuckerberg ka filluar ta ngrejë pak perden e errët që mbulon rrjetin.

Miliarderi deklaroi në fillim të shtatorit se Faceboku kishte shitur pa e ditur gjatë fushatës elektorale në ShBA më shumë se 100 mijë USD hapsira reklamash që vinin prej 400 llogarive fallco të një fabrike gënjeshtrash me vendodhje në qytetin e dytë të Rusisë, në Shën Petërburg.

Këto 3000 reklama që u shpërndanë gjatë fushatës amerikane dhe që falsin nga çështjet e emigracionit deri tek ato të armëmbajtjes, i kanë kaluar tashmë kongresit të ShBA për shqyrtim. Senati dhe parlamenti do t'i marrin ato në shqyrtim në komisionin e sigurisë që po heton lidhur me ndërhyrjet ruse në fushatën amerikane.

"Ne po studiojmë grupimet ruse dhe ato nga vende të tjera të ish Bashkimit Sovjetik, për të kuptuar mënyrën se si ata i kanë përdorur mjetet tona" tha Zuckerbergu i cili do të dëshmojë përpara senatit në 1 nëntor.

"Eshtë një çmenduri"

Një ditë pas zgjedhjes së Donald Trump, President, Zucerberg, nën presionin e kampit demokrat deklaroi se ishte një çmenduri të mendoje se Faceboku ka ndikuar në këtë rrezultat. Sipas një zbulimi të fundit të  Washington Post, që Lapsi.al e ka lexuar, 10 ditë pas zgjedhjeve në amerikëObama e ka thirrur bosin e facebookut për këtë shqetësim. Ai sërish e ka quajtur atë qeshrak.

Por vetëm dy javë më parë Zuckerbergu ka shkruar në Faceboook: "Ishte e pafalshme ta nënleftësoje këtë dhe më vjen keq. Ishte një shështje shumë e rëndësishme që nuk mund të mos përfillej".

Por pavarësisht ndjesës, bosi i Facebook ka theksuar se ndërhyrjet nga jashtë ishin minimale në raport me mundësinë që kanë pasur kandidatët për të promovuar idetë e fushatës së tyre. Ai ka theksuar se ata kanë shpenzuar miliona dollarë, ose disa mijra herë më shumë reklamë online sesa shumat e ardhura nga Rusia. Por ai ka premtuar njëkohësisht marrjen e masave që fenomene të tilla të parandalohen.

Por vetë Zucerbergu që ka mbajtur disa herë qëndrime personale kundër Trump-it thotë: "Trump pretendon se Facebookun e ka kundër. Liberalët thonë se ne kemi ndihmuar atë. Kjo është fakt të drejtosh një platformë ku gjendet të gjitha idetë".

Po në fakt Facebook mund të jetë një platformë pluraliste, por futja e reklamave me pagesë, pesë vite më parë, e ka transformuar atë. Ai është tani aktori i dytë në treg pas Google.

Akuzat

Kritikët thonë se rrjeti social nuk është i prirur për të bërë aq sa duhet për të luftuar kundër kësaj tip propagande, sepse modeli i tij ekonomik është i bazuar mbi këtë reklamë me çmime të ulta që bëhet pa ndihmën e ndërmjetësve dhe të agjentëve të reklamave. Facebooku i shet atyre një reklqamë të panjohur deri më sot, që targeton, vendndodhjen, gjërat që preferojnë, grupimet të cilave i përkasin, shpenzimet e zakonshme, qefet, preferencat politike etj. Pra e thënë më thjeshtë nga Lapsi.al: Nëse ti je një shqiptar në Berat dhe do të udhëtosh tek të afërmit e tu në Itali, në të njëjtën faqe, ti shikon një reklamë krejtësisht të ndryshme nga një shqiptar i Amerikës që është regjistruar në një grupim gjuetarësh.

Rrjeti social me 2 miliardë njerëz që e hapin së paku një herë në muaj ka një pushtet të pamatshëm reklamimi. Ai ofron edhe një sherbim tjetër. Paguesi i reklamës është në gjendje ta shikojë dhe ta masë se sa vetë e kanë parë postimin e tij çka lejon që të dish në kohë reale se çfarë efekti ka pasur reklama jote.

Hakerat rusë nuk e kanë hakuar Facebookun. Ata thjeshtë e kanë përdorur atë me efikasitet maksimal. Mediat amerikane një pjesë të të cilave Lapsi i ka shfletuar kanë nxjerrë tashmë një pjesë të mesazheve të sponsorizuara nga rusët. Ato Janë inteligjente. Ato nuk bëjnë thirrje brutalisht për të votuar Trump-in. Ato mjaftohen të vënë në dukje problemet dhe tensionet e shoqërisë amerikane, dhe janë shpërndarë kryesisht në shtetet ku rrezultati ishte në fije të perit.

Gazeta Washington Post ka arritur të zbulojë mesazhe kundër emigrantëve dhe kundër muslimanëve të sponsorizuara nga Rusët. Qëllimi i tyre ishte të "mbillnin kaos" ka thënë senatori demokrat amerikan Mark Varner, zv/kryetar i komisionit të sigurisë.

Nga uzinat e gënjeshtrave të Shën Petërburgut deri tek zgjedhësit amerikanë duket një rrugë e largët. Por ashtu sikurse e thotë edhe sllogani: "Facebook, afron botën".

 

The post Investigimi, Dosja e errët e Facebook-ut (I) appeared first on INSAJDERI.

Paraburgim për pronarin e kompanisë që furnizoi QKUK-në me gaz oksidul

Posted: 08 Oct 2017 06:56 AM PDT

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji pronarit të kompanisë "Bubeari Komerc" nga Kaçaniku, Naser Guri. Ky i fundit është i dyshuar për prodhimin pa licencë të gazit oksidul (N20), si pasojë e të cilit dyshohet që tre persona humbën jetën në QKUK muajin e kaluar.

Më datë 7 shtator në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, tre pacientë në rrethana ende të dyshimta derisa ishin futur në operacion, kishin ndërruar jetë. Për këtë punë organet e hetuesisë kanë nisur hetime në disa pista.

Në bazë të hetimeve të para si shkaktar i vdekjes dyshohet të jetë gazi oksidul (N20), i prodhuar pa licencë në Kosovë, me të cilin furnizohej QKUK-ja nga kompania 'Bubeari Komerc', nga Kaçaniku.

Për këtë çështje tashmë një person është ndaluar si i dyshuar për prodhimin e gazit, ndërkohë që hetimet e prokurorisë janë zgjedhur edhe në pista të tjera.

Naser Gurit, pronar i kompanisë 'Bubeari",të premten i është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Këtë e ka konfirmuar për Express, e Prokurori i rastit, Valdet Gashi.

"Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata i ka caktuar një muaj paraburgim pronarit të kompanisë 'Bubeari Comerce", ka thënë të dielën për Express, prokurori Gashi.

Ai ka treguar se hetimet lidhur me këtë çështje janë duke vazhduar.

"Jemi duke punuar shumë lidhur me këtë rast", ka shtuar ai.

E ndërkohë, Ymer Beka kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, të dielën për Express ka deklaruar se ende nuk është caktuar vendi se ku do të dërgohen për analiza bombolat e gazit oskdul (N20), të sekuestruara në depon e kompanisë tashmë të dyshimtë 'Bubeari".

Thotë se për bërjen e analizave të gazit duhet gjetur një vend i sigurt.

"…sa i përket analizave të gazit, ende nuk kemi gjetur qendër se ku t’i dërgojmë ato. Duhet ta gjejmë një qendër ku është më e sigurt", ka thënë Beka.

Ndërkohë në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, më datë 15 shtator është bërë analiza e obduksionit të tre trupave të personave të cilët kanë ndërruar jetë në QKUK.

Mjekësia Ligjore do të duhet që ta përpilojë një raport të cilin do t'ia dorëzojë Prokurorisë Themelore në Prishtinë rreth gjetjeve që janë bërë në trupat e tre pacientëve të cilët ndërruan jetë javë më parë në QKUK.

Raporti pritet që brenda javës që vjen t'i dorëzohet prokurorisë së shtetit.

"Po besojmë që në javën që vjen Mjekësia Ligjore do ta ketë gati raportin", thotë kryeprokurori Beka.

Puna në Klinikat e QKUK-së, ku ndodhën këto tri vdekje të dyshimta i është kthyer normalitetit.

Në QKUK dhe të gjitha spitalet regjionale në Kosovë, është hequr nga përdorimi gazi oksidul i prodhuar nga kompani 'Bubeari'.

Tenderin për furnizim me këtë lloj gazi e ka fituar kompania ''Medica",  e cila e ka selinë në Prishtinë./GazetaExpress/

The post Paraburgim për pronarin e kompanisë që furnizoi QKUK-në me gaz oksidul appeared first on INSAJDERI.

Edi Rama bën zëvendësministër personazhin e librit të tij

Posted: 08 Oct 2017 06:56 AM PDT

Libri gjysmë autobiografik i Edi Ramës, "Kurbani" që fillon me notat pesimiste dhe me një therje dashi në dyert e bashkisë, në fund të tij mbyllet me tonet optimiste se si mund të jetë fshati evropian i Shqipërisë.

Dhe shkak për këtë bëhet ai që kryeministri i ardhshëm do ta quante "mësuesi im i admiruar i punëve të fshatit". Fjala është për ish kreun e komunës së Xarrës në Konispol dhe ndërtuesin e të parës kooperativë kapitaliste në Shqipëri, Dhimo Kote.

Për këtë burrë, që sot Rama e ka futur në qeveri si zv ministër të Bujqësisë, ai bën në librin e tij një portret të shkëlqyeshëm. Ai tregon se si të gjithë e quajtën të çmendur kur u kthye nga emigracioni për të ringritur bujqësinë "për t'iu qepur me thonj utopisë për të rimbjellë e rilulëzuar si në kohën e komunizmit vendlindjen" për të prodhuar shalqinj e mandarina, duke u bërë "simboli i fshatit të Shqipërisë evropiane".

Interesant është fakti se as Dhimo Kote, nuk i shpëton fatalitetit të fatit që kanë pasur personazhet e librit Kurbani.

Shumë prej tyre që janë skicuar me penelata negative në libër, pasi Rama u bë kryeministër janë ndeshur me një hakmarrje të denjë prej Monte Kristoje.

Nga ky fat nuk kanë shpëtuar as biznesmeni Dine Fratari, as studiuesi Aurel Plasari, as muzikanti Zhani Ciko, as bankieri Ardian Fullani, as politikani Arben Imami (Lexo poshtë shkrimin se si e kanë pësuar ata që Rama ka sharë në libër).

Të njëjtën trajektore po ndjek edhe Dhimo Kote, veçse ai ka figuruar në Kurban si personazh pozitiv. Prandaj dhe u bë zv/ministër. /Lapsi.al

The post Edi Rama bën zëvendësministër personazhin e librit të tij appeared first on INSAJDERI.

Prindërit nga Ballkani rrahin fëmijët e tyre dyfish më shumë se zviceranët

Posted: 08 Oct 2017 06:45 AM PDT

Prindërit me prejardhje nga Ballkani rrahin fëmijët e tyre dyfish më shpesh se të tjerët në Zvicër. Në përgjithësi, çdo i pesti fëmijë në Zvicër përjeton "dhunë masive", bëhet e ditur në një studim të realizuar nga Shkolla e Lartë për Shkenca të Aplikuara (ZHAW) e Cyrihut. Të dhënat i ka publikuar gazeta "Nordwestschweiz" në botimin e saj të sotëm.

Me "dhunë masive" në këtë kontekst kuptohen goditjet e prindërve mbi fëmijët e tyre me gjësende të ndryshme ose me grushte, shqelma etj.

Studimi vjen në përfundimin se fëmijët me prejardhje nga vendet e Ballkanit si Kosova, Serbia dhe Maqedonia vuajnë më së shumti nga prindërit e tyre të dhunshëm, transmeton albinfo.ch.

Shkalla e dhunës së ushtruar ndaj tyre arrin në 40 për qind, që është sa dyfishi i mesatares së Zvicrës (20%). Vetëm pak më pak të dhunshëm se ballkanasit janë prindërit nga Portugalia.

Edhe dhuna "e lehtë" është mesatarisht e përhapur njësoj si ajo "masive". 2 nga 5 fëmijë kanë pësuar nga prindërit shuplaka, shtrëngim dhe shtyrje.

Sondazhi i përdorur për studimin në fjalë është bërë me 4600 të rinj të moshës 17 vjeçare.

Fakti se përqindja e prindërve që ushtrojnë dhunë të konsiderueshme ndaj fëmijëve të tyre është më e lartë te familjet me prejardhje të huaj, flet për "normat patriarkale" që mbretërojnë në ato familje. Kështu thotë udhëheqësi i studimit, Peter Rieker, shkencëtar në fushën e edukimit, në Universitetin e Cyrihut.

Por shkaqe edhe më të shpeshta për ushtri dhune, sipas tij janë ato që lidhen me të qenët migrant. Kjo shprehet në rastte kur për shembull prindërit mbeten të papunë dhe fillojnë të kenë problem me sigurimin e ushqimit për fëmijët e tyre.

"Pasiguria dhe mbingarkesa mund të bëhen shkak që prindërit të bëhen më të dhunshëm".

Ndërsa prindërit zviceranë përdorin si "masë edukimi" para së gjithash goditjet me shuplakë. 45 për qind të të rinjve të anketuar kanë pranuar se kanë qenë viktima të dhunës së lehtë.

Goditja me shuplakë nuk ndalohet me ligj, pasi që shumë iniciativa politike në drejtim të ndalimit, kanë dështuar, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq, deputetja nacionale nga Partia Socialdemokrate, Chantal Gallade në gazetën "Nordschweiz" ka bërë të ditur se sërish do të nisë një fushatë për ndalimin eksplicit të dhunës ndaj fëmijëve.

The post Prindërit nga Ballkani rrahin fëmijët e tyre dyfish më shumë se zviceranët appeared first on INSAJDERI.

Sulmohet në “Rrugën e Kombit”, Berisha thotë se bandat bëjnë ligjin

Posted: 08 Oct 2017 06:35 AM PDT

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se bandat bëjnë ligjin.

Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar ngjarjen e një qytetari se si është sulmuar në "Rrugën e Kombit", teksa qytetari ka qenë duke u kthyer nga Durrësi në Kosovë.

Sipas rrëfimit të qytetarit ai ka lajmëruar policinë mirëpo që ka hasur në vesh të shurdhër.

"Përshëndetje,shokë,miq e jarana, parmbrëmë me mjetin tim transportues isha duke u kthyer nga Durrësi drejt për ne Kosovë, dhe papritmas një grup prej 3,4 personave me sulmuan me gurë,por për fat te mire nuk pësova fizikisht unë por vetëm dëme materiale, rasti me ka ndodhur ne Milot sipër urës , njo dy kilometra vazhdova dhe takova një postbllok policor i tregova ngjarjen qe me kishte ndodhur po hasa ne vesh te shurdhër,andaj bashkëqytetar ju lutem nëse mundeni ju lutem qe t'ju shmangeni udhëtimet gjatë natës."

Për këtë veprim ish-kryeministri Berisha ka thënë se bandat bëjnë ligjin, duke shtuar se policia e ndihmon me sehir. /Insajderi.com

 

The post Sulmohet në "Rrugën e Kombit", Berisha thotë se bandat bëjnë ligjin appeared first on INSAJDERI.

Eliot Engel: Rusët e kinezët e mashtruan ShBA-në rreth Kosovës në INTERPOL

Posted: 08 Oct 2017 06:32 AM PDT

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka thënë se kinezët dhe rusët e mashtruan Amerikën gjatë Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL, e cila përfundoi me anëtarësimin e Palestinës në këtë organizatë, por jo edhe të Kosovës.

Derisa Asambleja e Përgjithshme e Interpolit po mbahej në Pekin, SHBA-ja i ofroi Rusisë një marrëveshje shkëmbimi. SHBA u pajtuan për të bërë presion ndaj Kosovës që të tërhiqej nga kërkesa për anëtarësim në organizatën e policisë ndërkombëtare, nëse Rusia pajtohej që të mbështeste strategjinë e tyre për çështjen palestineze, transmeton Express.

Marrëveshja përfshinte edhe Serbinë dhe Kinën. Por në fund të samitit, Palestina u bë pjesë e INTERPOLIT por jo edhe Kosova.

"Strategjia diplomatike e Amerikës në INTERPOL dështoi qartazi dhe siç duket nuk kemi pasur plan B", ka thënë Engel, anëtar i lartë i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, për Jerusalem Post.

Ai ka shtuar: "Ky është një ndikim real i politikës së jashtme të Administratës Trump: Rusia dhe Kina na e hodhën, dhe tani Palestina është pjesë e INTERPOLIT, por aleati ynë Kosova, nuk është".

Ai ka thënë se pret t'i dëgjojnë departamentet e Shtetit dhe Drejtësisë se si do ta pastrojnë këtë rrëmujë të krijuar.

The post Eliot Engel: Rusët e kinezët e mashtruan ShBA-në rreth Kosovës në INTERPOL appeared first on INSAJDERI.

Ndeshja Shqipëri-Itali: Ndalohen tifozët “Illyria Elite”

Posted: 08 Oct 2017 06:27 AM PDT

Tifozët e Kombëtares shqiptare, "Illyria Elite" nuk do të lejohen në stadium në ndeshjen Shqipëri-Itali.

Policia e Shtetit dha një pasqyrë të plotë të masave të sigurisë përpara, gjatë dhe pas ndeshjes me Italinë, në "Loro Boriçi" të Shkodrës, mbrëmjen e së hënës në orën 20:45.

Policia njofton tifozët dhe sportdashësit që kanë siguruar një biletë se hyrja do të nisë prej orës 17 të së hënës. Tifozët duhet të kenë me vete biletën dhe kartën e identitetit, ose pasaportën. Nga ana e policisë kërkohet mirëkuptimi i tifozëve që të mos e lënë për në minutat e fundit futjen në stadium.

"Nuk do të lejohet asnjë person që të hyjë në stadium me fishekzjarre, flakadanë, sende të forta, sende metalike, monedha apo çelësa, parulla që janë të ndaluara etj", shkruhet në komunikatën e Policisë së Shtetit, shkruan Top Channel.

Një paralajmërim i fortë vjen nga shërbimet e policisë, nga ana e të cilave nuk do të lejohet hyrja në stadium e asnjë banderole dhe asnjë personi nga tifogrupi "Illyria Elite", të cilëve nuk u janë shitur bileta nga Federata Shqiptare e Futbollit, pasi kanë krijuar probleme në ndeshjen Itali-Shqipëri në Palermo, më 24 mars të këtij viti 2017.

Ndërkohë, nga Italia pritet të ndjekin ndeshjen në stadium rreth 1.200 tifozë italianë. Prej tyre, rreth 500 pritet të vijnë enkas nga vendi fqinj, ndërsa rreth 700 tifozë pritet të jenë shtetas italianë me banim të përkohshëm në Shqipëri. /Express/

The post Ndeshja Shqipëri-Itali: Ndalohen tifozët "Illyria Elite" appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more