Skip to main content

INSAJDERI: “Ahmeti s’lejohet nga VV-ja të marr pjesë në debat zgjedhor, reagon RTK-ja” plus 19 more

INSAJDERI: “Ahmeti s’lejohet nga VV-ja të marr pjesë në debat zgjedhor, reagon RTK-ja” plus 19 more


Ahmeti s’lejohet nga VV-ja të marr pjesë në debat zgjedhor, reagon RTK-ja

Posted: 11 Oct 2017 09:55 AM PDT

Pas refuzimit të Shpend Ahmetit, kandidat për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje që të merr pjesë në debatin zgjedhor të organizuar nga RTK, ka reaguar menaxhmenti i televizionit publik.

Reagimi i plotë i menaxhmetit të RTK-së:

Përmes një shkrese nga shtabi zgjedhor i Vetëvendosjes, RTK është njoftuar se Shpend Ahmeti nuk do të lejohet te marrë pjesë ne debatet për zgjedhjet komunale te Prishtinës.

Si arsye për këtë vendim është  përmendur publikimi i këngës i rok grupit Minatori "Krejt njëjtë" dhe shënimi që drejtori i përgjithshëm i RTK ka bërë lidhur me ketë ngjarje.

Ky acarim i sërishëm, i krijuar për shkak të një kënge , përbën një moment të ri.

Jemi të tronditur që një parti tashmë e etabluar politike, që është pjesë e pushtetit, e parlamentit tonë dhe e dhe vendimmarrjes dhe përgjegjësive serioze shtetërore në Kosovë, përmes një shkrese zyrtare, guxon të trajtojë dhe të gjykojë edhe veprat e artit.

Kjo parti, e as të tjerat, nuk kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë.

Me fjalë të tjera, për RTK është  i papranueshëm trajtimi i tillë etiketues e demonizes i institucionit, i stafit dhe menaxhmentit të RTK, që janë po ashtu edhe shtetas dhe qytetarë të këtij vendi, që lirshëm mund të merren edhe me film, muzikë, pikturë, skulpturë, letërsi e cfarëdo fushe tjetër të artit.

Kënga e Minatorit "Krejt njëjtë"  në RTK ka marrë vëmendjen e duhur si një ngjarje e veçantë kulturore muzikore, sikur edhe rastet e ngjashme e të krahasueshme, dhe nuk ka aspak të bëjë me fushatat zgjedhore.

Po ashtu përsërisim se RTK,duke mbetur brenda kornizave të veta ligjore e brenda standardeve profesionale, nuk mund dhe nuk duhet kurrë t'i nënshtrohet modelit të imponuar ose të sugjeruar se "kush nuk është me neve, është kundër neve",  kjo do të ishte vrasje e vlerës themelore të shoqërisë demokratike: plurlarizmit!

Në fund, ne sërish shprehim gatishmërinë e plotë të Radio televizionit publik të Kosovës që, sikurse edhe ne fushatën e kaluar për zgjedhjet lokale, kur organizuam ballafaqimin mes Isa Mustafës e Shpend Ahmetit,  të përmbushim misionin tonë ligjor dhe profesional në përfaqësimin e kandidatëve dhe të fushatave të tyre në programet tona, në këtë rast për kandidatin Shpend Ahmeti, njëjtë sikur edhe për kandidatët  tjerë të respektuar, si Arben Abrashi, Lirak Çelaj, Selim Pacolli (edhe emrat e te tjereve).

The post Ahmeti s'lejohet nga VV-ja të marr pjesë në debat zgjedhor, reagon RTK-ja appeared first on INSAJDERI.

AKP shet 105 asete

Posted: 11 Oct 2017 09:39 AM PDT

Agjencia Kosovare e Privatizimit sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 36 përmes metodës së likuidimit, shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 105 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar, gjithsej u pranuan 156 oferta, dhe vlera e  tërësishme e ofertave më të larta ishte 4,687,401 euro.

AKP ka sqaruar se dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës, si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, si dhe është transmetuar drejtpërdrejt edhe përmes medieve elektronike, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s'kanë qenë të pranishëm në sallë.

Ceremonia e hapjes së ofertave ka filluar në orën 12:30 dhe është mbajtur në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ku edhe është bërë dorëzimi i ofertave nga ofertuesit nga ora 10:00 deri në ora  12:00.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është organ i pavarur i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

The post AKP shet 105 asete appeared first on INSAJDERI.

Facebooku dhe Instagrami bien nga sistemi

Posted: 11 Oct 2017 09:32 AM PDT

Rrjetet e mëdha sociale Facebook dhe Instagram kanë rënë nga rrjeti për shumë përdorues në botë.

Shumë përdorues të këtyre rrjeteve sociale kanë shfrytëzuar Twitterin dhe rrjetet tjera për të treguar se Facebooku dhe Instagrami nuk janë duke funksionuar.

Disa prej tyre thonë se nuk po u hapen fare këto dy faqe, ndërsa të tjerët që thonë se ato hapen por jo tërësisht.

Nga ky problem janë prekur disa pjesë të Evropës, Brazili, Japonia dhe India.

The post Facebooku dhe Instagrami bien nga sistemi appeared first on INSAJDERI.

Ja pse duhet të votohet Luta

Posted: 11 Oct 2017 09:21 AM PDT

Gjilani me të drejtë i vlerësuar "Qytet i demokracisë". Në historinë e saj nga një kaza e vogël e përmendur nga kronistët e kohës, ishte qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës pran një lumit që derdhet në Moravë.

Si konak i përmendur nga kronistëte kohës, Gilani/Gillani/Gjilani gjithmonë ka kultivuar  tolerancën ndërfetare e ndëretnike.

Përkundër zhillimeve e përlasjeve socio-poltike, Gjilani në historinë e tij ka të mbjellë traditën e kulturës së tolerancës dhe respektimit të vlerave të familjes dhe respektimin e njerëzve që kanë bërë bukën me djersë, por me dinjitet dhe krenari.

Kjo kulturë e tolerancës natyrshëm është vlersuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtar dhe institucione të tjera ndërkombëtare që kanë operuar në Gjilan, dhe shpesh në raportimet e tyre është marrë shembull, para së gjithash i tolerancës.

Pra, Gjilani ka frymën e kultivuar qytetare që ka reaguar dhe reagon sa herë që ajo ndjehet e  kërcënuar dhe nëpërkëmbur, jo vetëm nga grupet politike, por ka ditur dhe ka bërë reagimin e saj nga më të veçantën në kontekste kohore e historike, duke u bërë ballë proceseve të mëdha kombëtare.

Në ashtin e vetë të kultivimit, Gjilani  në procese të mëdha të kauzës kombëtare ka dhënë tribunët popullor si: Idriz Seferin, Mulla Idriz Gjilanin, Ramiz Cërnicën, Sylë Dajkocin, Agim Ramadanin, Ibrahim Uruqin, e njerëz të penës e shkencës si Xhavit Ahmeti, Beqir Musliu, Sabit Rrustemi, Xhevat Latifi.

Por, edhe skeptikët më të mëdhenjë nuk kanë besuar se shumëçka nga zhvillimet pas luftës në Kosovë dhe pas pavarësimit të vendit, do të shkojnë kaq vrazhdë dhe kaq dhembshëm!

A është koha për të reaguar tash? Unë them po! Unë e ndjej këtë reagim qytetar në mesin e njerëzve familjarë që besojnë në lirinë dhe duan të ndërtojnë ardhmëri të sigurtë për vete dhe fëmijët e tyre.

Linkoln na ka treguar moti se vota ka peshën e një plumbi!

Në kthehemi pak në historinë e shtetit më demokratik në botë, presienti i SHBA-ve Abraham Linkoln, e vlerësoi se vota ka peshën e një plumbi, ngase një votë e gabuar e mashtruar dhe tjetërsuar shndërroht në "plumb", që vret të sotmen pak, por të ardhmën më shumë.

Nisur nga ky fakt, duke qenë se vota ka peshën e saj që determinon edhe perzgjedhjen e udhëheqjes qeverisëse, unë them se qytetari nuk ka nevojë të mbahet rob i këcënimit, ngase ka në duar votën e tij. Unë dua që Gjilani im, njerëzit e mirë të qytetit tim, të besojnë të reagojnë që për mes votës të shmangin "kërcënimin" e së keqes, të njerëzve të natës.

Pse Luta i duhet Qytetit të Demokracisë edhe për një mandat?

Presidenti Ibrahim Rugova, i lutej Zotit për bekimin e vendit tone dhe unë them se bekimi më i mirë atdheut i bëhet duke votuar njerzit e mirë.  Qytetaria e Gjilanit, do votojë ata të cilët janë të mishëruar në përkushtim per familje, Zot dhe atdhe.

Para se ta artikuloj pse Luta i duhet Gjilanit edhe për një mandat, dëshiroj të theksoj se është po ky që me lidershipin e tij ia ktheu dinjitetin gjilanasve, duke e kthyer vëmendjen e Prishtinës, Tiranës, Brukselit e Washingtonit sa i përket investimeve.

Për më pak se katër vite të qeverisjes, Luta e 'ndreqi' komunën e gjetur si 'shitore të thyer', e stabilizoi buxhetin, qeverisi me duar të pastra dhe mobilizoi miliona euro për shumë projekte.

Përfundimisht, Luta i duhet Gjilanit edhe për një mandat për Autostradën, projektin më historik të pjesës juglindore të Kosovës, për ndërtimin e hyrje-daljeve të qytetit, për vazhdimin e punëve të mëdha në arsim, për vazhdimin e forcimit të familjes bujqësore, duke ndarë për ata miliona euro.

Luta duhet të votohet për përfundimin e lumit "Mirusha", fillimin e ndërtimit të lumit "Stanishorka", për ndërtimin e kanalizimimeve, për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, për heqjen përfundimtare të lloçit e vadave.

Mbi të gjitha, Luta duhet të votohet që Gjilani të mbetet Kryeqyet i Kulturës e i Sportit dhe që Gjilani të mbetet i gjilanasve.

 

Autori është zyrtar i lartë në LDK, Gjilan

The post Ja pse duhet të votohet Luta appeared first on INSAJDERI.

Basketbollisti që luan për Kosovën do të luaj në një ekip me serbin Stimaç

Posted: 11 Oct 2017 09:11 AM PDT

Amerikani me nënshtetësi Kosovare Justin Doelman, është pajtuar që t'i bashkohet skuadrës turke të basketbollit, Anadolu Efes.

Sipas asaj që raporton sportsky.net, Doleman pas tri sezoneve që luajti në Barcelonë ai është pajtuar që t'i bashkohet Anadolu Efes, në skuadrën ku luan edhe basketbollisti serb, Vladimir Stimaç.

Stimaç, me Serbinë arriti në finale të Kampionatit Evropian të Basketbollit këtë vit, ndërsa u bë i njohur për reagimet e tij të ashpra gjatë ndeshjeve.

Ndërkaq, Doleman ka nënshtetësi të dyfishtë dhe është basketbollisti kyç i përfaqësueses së Kosovës në Basketboll./Insajderi.com

The post Basketbollisti që luan për Kosovën do të luaj në një ekip me serbin Stimaç appeared first on INSAJDERI.

Kërkohet hetim për 60 milionë eurot që i fali kryeministri Haradinaj

Posted: 11 Oct 2017 09:06 AM PDT

Instituti GAB, GSJP dhe INDEP, kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për faljen e borxheve për detyrimet që kanë ambalazhuesit e ujit.

Përmes një komunikate për media sipas këtyre instituteve ky vendim është i kundërligjshëm.

"Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për ujërat e Kosovës, burimet ujore janë pasuri me interes të përgjithshëm dhe pronë e Republikës së Kosovës. Vendimi për faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit është në kundërshtim me përcaktimin e pronësisë së burimeve ujore të Republikës së Kosovës, sepse nga ky vendim ka përfituar një grup shumë i vogël nga kjo pasuri shtetërore".

Po ashtu në komunikatë thuhet se "falja e borxheve për shfrytëzuesit e ujit gjithashtu është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimet dhe legjislacionin në fuqi. Sipas nenit 6.1 të Ligjit për ujërat e Kosovës, "shfrytëzuesi i ujit, do t'i paguajë të gjitha shpenzimet të cilat dalin nga ofrimi i shërbimeve në të cilat do të jenë të përfshira edhe shpenzimet e resurseve ujore për shfrytëzim".

"Kësisoj, falja e borxheve nuk mund të bëhet me vendim ekzekutiv të qeverisë, pa marr aprovimin e kuvendit. Shembull për këtë është edhe Ligji për faljen e borxheve publike, i cili u aprovua në Kuvendin e Kosovës".

Përveç këtij neni, është shkelur parimi i përfshirjes në diskutim të palëve të interesit nga po i njëjti ligj. Sipas këtij parimi "organet kompetente janë të detyruara që të sigurojnë, që në procedurën për miratimin e dispozitave, dokumenteve strategjike, plan – programeve dhe vendimeve të marrin parasysh interesat e palëve të interesuara".

Në procesin e marrjes së këtij vendimi ka pasur mungesë të plotë të transparencës dhe qartazi janë përjashtuar akterë tejet të rëndësishëm në këtë proces siç janë: Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Komisioni Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, shoqëria civile, etj. Ky vendim gjithashtu paraqet ndërhyrje të qeverisë në kompetencat e gjyqësorit, kjo për arsye se mediat kanë raportuar se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka shtruar padi ndaj disa prej borxhlinjve të lartcekur.

Përveç se i kundërligjshëm, vendimi për faljen e borxheve cenon edhe qëndrueshmërinë e sektorit të ujërave. Në bazë të Ligjit për ujërat e Kosovës mjetet financiare për administrimin, menaxhimin dhe zhvillimin e ujërave sigurohen pikërisht nga pagesat si ato të ambalazhuesve të ujit dhe të shfrytëzuesve tjerë. Sa për ilustrim, borxhi i falur është në vlerë prej rreth 51 milionë euro, ndërsa buxheti për investime kapitale i MMPH-së për vitin 2017 është rreth 46 milionë euro. Rritja e buxhetit për këtë sektor do të ndihmonte që të ndërmerren masat e nevojshme që menaxhimi i ujërave në Kosovë të përmirësohet.

Falja e borxheve në mënyrë arbitrare dërgon mesazh negativ tek sektori privat dhe dëmton të hyrat buxhetore të buxhetit të Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në këtë vendim ad-hoc, shumë biznese do të hezitojnë t'i paguajnë detyrimet e tyre ndaj shtetit të Kosovës dhe kështu borxhet e tyre do të grumbullohen dhe bëhen të papërballueshme. Në anën tjetër, institucionet publike do të kenë në vazhdimësi mungesë të të hyrave buxhetore.

Duke marrë parasysh të gjitha këto argumente, Instituti GAP, INDEP dhe GSJP kërkojnë që vendimi për faljen e borxheve ndaj ambalazhuesve të ujit të revokohet. Në mënyrë që të balancohen kërkesat dhe nevojat, si të sektorit të ujërave ashtu edhe të prodhuesve të ujit, i njëjti vendim duhet të hidhet në diskutim publik me të gjithë akterët relevantë, si dhe një vendim eventual duhet të marr aprovimin e Kuvendit të Kosovës, si institucioni më i lartë shtetëror i cili autorizon grumbullimin e të hyrave dhe ndarjen e shpenzimeve buxhetore.

Njëkohësisht, INDEP, GSJP dhe Instituti GAP i bëjnë thirrje Prokurorisë së Kosovës të fillojë hetimin e personave dhe zyrtarëve të përfshirë në këtë vendim të jashtëligjshëm dhe motivet financiare të këtij vendimi.

Me 3 tetor 2017, Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim për faljen e borxheve për detyrimet që kanë ambalazhuesit e ujit ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës që nga viti 2008.

The post Kërkohet hetim për 60 milionë eurot që i fali kryeministri Haradinaj appeared first on INSAJDERI.

Ish-komandanti thotë se nuk refuzon asnjë detyrë

Posted: 11 Oct 2017 08:51 AM PDT

Nga një ish-komandant dhe gjeneral i UÇK-së, Agim Çeku hoqi uniformën e komandantit të TMK-së për të marrë udhëheqjen e ekzekutivit në vitin 2006, duke u bërë kështu kryeministri i katërt i Kosovës së pasluftës.

Më pas mori edhe pozitën e ministrit të FSK-së, kandidoi për PDK-në në Prishtinë derisa hiç më larg se të martën, ai u emërua zëvendësministër në ministrinë që dikur e drejtoi.

Në një intervistë për Gazetën Express Çeku ka thënë se asnjëherë nuk e refuzon asnjë detyrë teksa thekson se çdo herë mundohet të jetë i dobishëm.

"Unë asnjëherë nuk e kam refuzuar asnjë detyrë që më është ofruar dhe asnjëherë nuk e kam kërkuar asnjë detyrë për vete, thjesht m’u kanë ofruar detyrat në kohën e duhur që dikush ka menduar se mund t'i kryej më së miri, ashtu e pranoj edhe këtë detyrë. Nuk preokupohem fare me atë që kanë qenë detyra më të larta, thjesht dikush mendon se unë mundem me qenë i dobishëm në këtë kohë në atë vend dhe unë jam i kënaqur vetëm për faktin që mundem të kontriuboj diçka për të mirë", është shprehur Çeku.

Gjatë kësaj interviste Çeku është shprehur se do të mundohet t'i ndihmoj ministrisë së FSK-së në pengesat që kanë hasur drejt transformimit të FSK-së në ushtri.

"Ne si ministri, në radhë të parë ministri, por edhe unë si zëvendësministër, do të mundohemi që t'u ndihmojmë atyre që t'i tejkalojmë pengesat që janë paraqitur në rrugën tonë drejt transformimit të FSK-së në ushtri. Ne nuk e kemi rolin udhëheqës, e ka kryeministri dhe presidenti, kurse ministria i kryen detyrat  e veta që ta ndihmojë dhe ta lehtësojë këtë proces", ka thënë Çeku.

The post Ish-komandanti thotë se nuk refuzon asnjë detyrë appeared first on INSAJDERI.

Gjenden pjesë trupore në gërmimet në Suhodoll

Posted: 11 Oct 2017 08:38 AM PDT

Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj ka konfirmuar se në gërmimet e sotme në Suhodoll të Mitrovicës kanë gjetur mbetje kockore në katër lokacione.

"Sipas informatave të zyrtarit që e kemi, që ka marrë pjesë në përcjelljen e punimeve, ka pas pjesë kockore fragmentare, por nuk e dimë nëse përfaqësojnë ndonjë person apo shumë persona", tha ai për Express.

"Tani do të procedohen dhe gërmimet do të vazhdojnë në këtë zonë", tha Gjetaj.

Ky lokacion është gërmuar deri tani tri herë dhe ishin gjetur gjithsej 105 trupa, të cilat janë identifikuar dhe dorëzuar familjarëve, mirëpo ka pasur dyshime të vazhdueshme se ky lokacion nuk është vlerësuar mirë.

The post Gjenden pjesë trupore në gërmimet në Suhodoll appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj kërkon mbështetje nga Finlanda për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol

Posted: 11 Oct 2017 08:35 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini.

Haradinaj e vlerësoi lart mbështetjen e Finlandës për Kosovën në proceset e shtetformimit dhe angazhimin e saj për rrugën evropiane të vendit. Ai e vlerësoi edhe rolin e çmuar të ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari, si i dërguar i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, të zhvilluara në Vjenë.

Kryeministri Haradinaj tha se perspektiva e Kosovës është në BE dhe se institucionet e Kosovës janë të angazhuara në zbatimin e agjendës evropiane, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai tha se Kosova ka nevojë për mbështetje në rrugën e integrimeve evropiane dhe në anëtarësimin e saj në organizatat e mekanizmat ndërkombëtar, para së gjithash në UNESCO dhe në INTERPOL.

Kryeministri Haradinaj, theksoi se Kosova është një faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon dhe ajo po kontribuon në avancimin e fqinjësisë së mirë, përfshirë edhe Serbinë.

Ai tha se platforma e re e dialogut me Serbinë do të bazohet në një kornizë të re kohore dhe në gjithpërfshirjen politike e qytetare në vend dhe duhet të rezultojë me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve.

Kryeministri Haradinaj theksoi se bashkëpunimi i Kosovës dhe i Finlandës në të gjitha fushat duhet të thellohet me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe në investimet e jashtme.

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Timo Soini, duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj tha se dy vendet kanë një histori të marrëdhënieve të mira dhe ato duhet të vazhdojnë dhe të thellohen.

Ai tha se Kosova si i gjithë rajoni i Ballkanit ka perspektivë evropiane dhe Finlanda do të vazhdojë të ndihmojë në procesin e integrimeve.

"Ishte mundësi për të evoluar gjithë bashkëpunimin bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Finlandës. Ka plotë tema që Finlanda është prezent në Kosovë. Kjo vizitë dëshmon vazhdimin e një përkushtimi për marrëdhëniet bilaterale, do t'i japim në të ardhmen dimension edhe marrëdhënieve ekonomike", tha kryeministri Haradinaj, pas takimit me ministrin Soini.

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, konfirmoi bashkëpunimin e mëtejshëm ndërmjet Finlandës dhe Kosovës edhe në të ardhmen.

"Kemi pasur diskutime të shkëlqyera me kryeministrin dhe jemi të lumtur që të festojmë dhe të konfirmojnë raportet tona të mira bilaterale. Ne do të bashkëpunojmë edhe në nivelin ndërkombëtar dhe është mirë të jesh në mesin e miqve, andaj ju faleminderit", tha ministri Soini.

Në takim, ishte e pranishme edhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, thuhet në një komunikatë për media.

The post Haradinaj kërkon mbështetje nga Finlanda për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol appeared first on INSAJDERI.

Erdogani në Sanxhak fajëson “fuqitë e huaja” për të gjitha vuajtjet e Ballkanit

Posted: 11 Oct 2017 08:27 AM PDT

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Serbi, sot, bashkë me homologun e tij Aleksandar Vuçiq qëndroi në Sanxhak, krahinë kjo e Serbisë e banuar me shumicë myslimane, prej nga i fajësoi "fuqitë e huaja" se kanë provokuar çdo kaos dhe konflikt që ka ndodhur në Ballkan".

Duke iu drejtuar banorëve të Novi-Pazarit, kreu turk apeloi për unitet, dhe tha se "për çdo kaos dhe konflikt që ka ndodhur në Ballkan me provokime të fuqive të huaja" çmimin më të lartë e kanë paguar njerëzit që banojnë në atë rajon.

"Kudo që shkojmë në Ballkan hasim në afërsi dhe ngrohtësi", tha Erdogani duke falënderuar Vuçiqin për mikpritjen.

Presidenti turk shprehu qëndrimin e veçantë të vendit të tij ndaj rajonit të Sanxhakut, me fjalët: "lumturia juaj është edhe lumturi e jona, dhembja juaj është edhe dhembje e jona".

"Novi Pazari, vatani im, qyteti im më i dashur, atë e stolisin manastiri Sopoqani dhe kështjella e vjetër, ndërsa më e bukura është Xhamia Altun-alem", porositi Erdogani, duke u zotuar se do të punojë për "rritjen e prosperitetit të Serbisë dhe Novi-Pazarit, si pjesë e rëndësishme e këtij vendi".

Para banorëve të shumtë të Novi-Pazarit, të cilët e kishin stolisur qytetin me transparente turqisht dhe serbisht dhe me flamujt e të dy shteteve, Erdogan edhe një herë përsëriti se kolegu i tij serb Vuçiq është "një mik i vërtetë dhe i sinqertë i Turqisë".

Me këtë rast, siç raporton Expressi ai theksoi se Vuçiqi ka qenë "një nga të parët" të cilët u dhanë përkrahje të madhe institucioneve të Turqisë natën kur atje ndodhi tentimi për puç. Për të njëjtën gjë Erdogan u shprehu mirënjohje edhe myslimanëve të Sanxhakut.

"Gjatë tërë vizitës Serbisë jemi ndjerë si në shtëpinë tonë", tha mes tjerash Erdogani, duke ia lënë Vuçiqit që ta kumtojë, siç tha, "lajmin e bukur" për ndërtimin e rrugës Beograd-Sarajevë.

Dy presidentët bënë një shëtitje rrugëve të Novi Pazarit, ndërsa gruaja e Recep Tayyip Erdoganit, Eminja, e vizitoi maternitetin e rinovuar në atë qytet.

The post Erdogani në Sanxhak fajëson "fuqitë e huaja" për të gjitha vuajtjet e Ballkanit appeared first on INSAJDERI.

Baxhaku: Prizreni do të bëhet me Televizion publik dhe gazetë lokale

Posted: 11 Oct 2017 08:22 AM PDT

Kandidati për kryetar të Prizrenit, nga radhët e LDK-së, Hatim Baxhaku së bashku me bashkëpunëtorë, kanë vizituar 'SHKA "AGIMI".

Ai ka çmuar lartë punën, e cila mban mbi supe 70 vjet kultivim te trashëgimisë së çmueshme të vlerave te mirëfillta kulturore.

Baxhaku gjatë vizitës së tij, ka thënë se SHKA "Agimi" meriton gjithë vëmendjen e tyre dhe mbështetjen institucionale.

"Pushteti në ikje, ka abuzuar edhe me kulturën, duke e lënë në duar të njerëzve jo profesional e jo kompetent të fushës. Ne, do t'ia kthejmë Prizrenit epitetin e qendrës së vërtetë kulturore në Kosovë", ka thënë kandidati i LDK për të parin e Prizrenit.

Ai gjate një vizite qe i ka bere SHKA 'Agimi' është shprehur se jo vetëm kultura do ta ketë mbështetjen e plotë gjatë mandatit te tij, por edhe do te shikohet mundësia që Prizreni të bëhet me një Televizion publik dhe një gazete lokale.

The post Baxhaku: Prizreni do të bëhet me Televizion publik dhe gazetë lokale appeared first on INSAJDERI.

Demarkacioni shkaktar i diskrepancës mes Thaçit dhe Haradinajt

Posted: 11 Oct 2017 08:14 AM PDT

Përderisa, Presidenti i vendit Hashim Thaçi gjatë takimit me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta i ka kërkuar që qytetarët e Kosovës të pajisen me pasaporta shqiptarë, pasi mbetet si e vetmja shpresë për qytetarët e Kosovës, ndryshe ka deklaruar kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka insistuar edhe një herë se demarkimi i kufirit me Malin e Zi, është çështje e Kuvendit të Kosovës, por se mundësia e liberalizimit nuk është e largët."

"Mendoj se boshti për liberalizim është rendi dhe ligji, lufta kundër korrupsionit në niveleve të larta, pastaj krime tjera, lloje të krimit. Mund t'iu them se jemi intensivë në këtë temë, pra nuk dua të lavdërohem për diçka që e kam detyrë".

"Mendoj që boshti është kjo, pastaj është një element tjetër i rëndësishëm është zgjidhja e çështjes së kufirit me Malin e Zi. Sikurse që jeni në dijeni unë nuk po humb kohë në këtë temë, në atë që është kapacitet i Qeverisë. Nuk mendoj që jemi të pa shpresë në liberalizmi të vizave, bindja ime është kemi shpresë, nuk është largët mundësia e liberalizimit", ka deklaruar Hardinaj.

The post Demarkacioni shkaktar i diskrepancës mes Thaçit dhe Haradinajt appeared first on INSAJDERI.

Macron e Merkel bëjnë apel për unitet gjatë panairit në Frankfurt

Posted: 11 Oct 2017 08:08 AM PDT

Në hapje të Panairit të Librit në Frankfurt, Emmanuel Macron dhe Angela Merkel premtuan se do të nxisin këmbimet kulturore dhe unitetin europian.

"Sa më e varfër do të ishte Gjermania, pa ndikimin e kulturës franceze, dhe sa më e varfër do të ishte Franca, pa gjermanët?" Kancelarja gjermane Angela Merkel e shtroi këtë pyetje në hapje të Panairit të Librit në Frankfurt, të martën në mbrëmje.

Ajo u bëri jehonë fjalëve të mëhershme të presidentit francez, Emmanuel Macron, që tha se "identiteti i gjuhës jeton përmes konfrontimit me gjuhë të tjera".

Franca është këtë vit e ftuara e nderit në Panairin e Librit të Frankfurtit, më i madhi në botë. Merkel theksoi më tej rëndësinë e bashkëpunimit gjermano-francez për Europën, duke theksuar solidaritetin dhe miqësinë midis dy vendeve, që forcohet edhe përmes letërsisë.

Në fjalën e tij, presidenti francez Emmanuel Macron kundërshtoi populizmin në rritje dhe nacionalizmin në Europë, e foli për fuqinë bashkuese të letërsisë.

Duke theksuar rëndësinë e fjalës së shtypur, Macron dhe Merkel shtypën faqen e parë të "Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut", me një shtypshkronjë replikë të Gutenbergut, që u shpik rreth 600 vite më parë në Mainz, pranë Frankfurtit.

The post Macron e Merkel bëjnë apel për unitet gjatë panairit në Frankfurt appeared first on INSAJDERI.

Vendet në të cilat do të ketë ndërprerje të energjisë

Posted: 11 Oct 2017 08:06 AM PDT

KEDS ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për ditët e ardhshme, për shkak të mrëmbajtes së planifikuar.

Komunikata e plotë nga KEDS:

1.

Më 13.10.2017 në TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Letanci (Kodi 14000012)   prej orës 11:00 deri në orën 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Obranqë, Peran, Obranqë 1, 2, 3, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepajë, Dobratin 1 dhe Ferma e Pulave Peran.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion i LP 10 kV.

2.

Më 13.10.2017 në TS 110/35/10 kV Prishtina 1 do të ndërprehet:

·         Dalja 35 kV  Badovc-Artanë (Kodi 600240)   prej orës 10:00 deri në orën 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mramori, Slivova, Brusai, Busia, Zllasha, Vitia e Marevcit, Mareci, Hajvalia, Janjeva, Shashkovci, Akllapi, Terbuvci, Gushterica e Eperme dhe Shushica.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trasesë.

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 13,14.10.2017 në TS 35/10 kV Fushë-Kosova ll do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Shtëpia e kulturës (Kodi 15018003)   prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 15:00 deri në orën 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qendra e Fushë-Kosovës te Stacioni ITrenit dhe ana e majtë deri te rruga e Çerdhes.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i transformatorit dhe ormanit në TS Hekurudha.

2.

Më 13,14.10.2017 në TS 35/10 kV Fushkosova ll do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Pozhegu (Kodi 15018016)   prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 15:00 deri në orën 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qendra e Fushë-Kosovës te Stacioni i Trenit dhe ana majtë deri te rruga e Çerdhes, PTK-ja dhe  Banesat e Pozhegut.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i transformatorit dhe ormanit në TS Hekurudha.

3.

Më 13,14.10.2017 në TS 110/10 kV Prishtina 5 do të ndërprehet:

·         Dalja 10/0.4 kV  TS Gjon Serreqi (Kodi 13000010055)   prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 15:00 deri në orën 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Gjon Serreqi, Fitush Kukaj, Selman Kadria dhe Kamer Lloshi.

Arsyeja e ndërprerjes: Shtrirja e kabllos.

4.

Më 13,14.10.2017 në TS 110/10 kV Prishtina 5 do të ndërprehet:

·         Dalja 10/0.4 kV  Herticët (Kodi 13000010041)   prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 15:00 deri në orën 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. Ismet Krasniqi (një pjesë) dhe Lagjja e Herticëve.

Arsyeja e ndërprerjes: Shtrirja e kabllos.

5.

Më 13.10.2017 në TS 220/35/10 kV Podujeva  do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Llausha (Kodi 14000013)   prej orës 08:00 deri në orën 11:00 dhe prej orës 14:00 deri në orën 17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dumnicë, Llaushë, Dobërdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.

Arsyeja e ndërprerjes: Lidhje e trafos.

Prizreni

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 13.10.2017 në TS 35/10 kV Dragashi do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Rapqa (Kodi 30036009)   prej orës 10:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rapqa e Ulët, Rapqa e Epërme, Fabrika Meka, Brezne, Krsteci I Ulët, Krsteci Naltë, Rrenci, Ferma TS- Berham Jonuzi, TS- Qendra Petroll, Buqe,  Pllavë, TS-Ujësjellësi Brezne.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trasesë.

2.

Më 13.10.2017 në TS 35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Reshtani (Kodi 30039006)   prej orës 11:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Reshtani, Theranda (një pjesë), Lagjja Bajraktari, Reshtani 1 dhe Reshtani 3.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

3.

Më 13.10.2017 në TS 35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Theranda (Kodi 32039003)   prej orës 12:00 deri në orën 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qendra Zejtare II dhe rrugët: Skënderbeu, Nëna Terezë, Derveni, Migjeni, Enver Bytyqi, Hajdin Berisha, Xhavit Syla, Endrit Kavaja, Ismail Qemali, Lidhja Prizrenit, Vinston Qerqili, Kenan Halimi, Garibaldi dhe Mulla Nura.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

4.

Më 12.10.2017 në  NS 110/35/10 kV Therandë do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV   Shvepsi (Kodi:32000013)  prej orës 12:00 deri në orën 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Benafi Shirokë, Solidi SH.P.K., Graniti, Seti – Comerc dhe NTP Kolgeci.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

5.

Më 12.10.2017 në NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV Budakova (Kodi: 32000008) prej orës 11:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:  Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaqina I, Qadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II dhe Budakova.

Arsyeja e ndërprerjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 13.10.2017 në TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Gjinovci (Kodi 32000003)   prej orës 14:00 deri në orën 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Topliqan, Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoc, Gelacë dhe bizneset: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti”Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë, dhe Selim Muharremi.

Arsyeja e ndërprerjes: Shtrirja e përçuesit.

Peja

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 13.10.2017 në TS 110/10 kV Deçani do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Barani (Kodi 53000002)   prej orës 10:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Berani, Prapaqani, Berliqi, Krushevci i Ri, Rashiqi, Gjocajt, Turjaka e Ulët, Vranoci i Madh, Vranoci i Vogël, Barani i Ulët, Qallapeku, Kusoriqi, Llugagjit dhe Buqani.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trasesë.

2.

Më 12.10.2017 në TS 110/10 kV Klina do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Jashanica (Kodi 52000003)   prej orës 11:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Pogragjë, Qupevë, Jellovc, Resnik dhe Jashanicë.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trasesë.

3.

Më 13.10.2017 në TS 110/10 kV Peja 2 do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Zahaqi (Kodi 51000010)   prej orës 10:00 deri në orën 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qyshk, Pavlan, Zahaq, një pjeës e Llabjanit, Deponia, Ramuni nje pjesë, Gllaviqica, Kërstovci, Leshan, Klinqinë, Sverka e Thatë, Jabllanica e Leshanit dhe Rosujat.

Arsyeja e ndërprerjes: Demonitimi i rrjetit.

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

2.

Më 13.10.2017 në TS 110/10 kV Deçani  (Kodi 530)    do të ketë  ndërprerje totale prej orës 06:00 deri në orën 06:10

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Deçani-qyteti, Berani, Prapaçani, Berliqi, Krushevci i Ri, Rashiqi, Gjocajt, Turjaka e Ulët, Vranoci i Madh, Vranoci i Vogël, Barani i Ulët, Qallapeku, Kusoriqi, Llugagjit, Buqani, Isniqi, Lebushi, Strellc i Epërm, Strellc i Ulët, Lluka e Epërme, Lluka Gecaj, Pozhari, Gllogjani, Shapteji, Lumbardhi, Irzniqi, Ratisha, Gramaqeli, Mazniku , Gramaqeli, Belegu, Baballoqi, Dubrava,Ledinat dhe Prokolluku.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime nga KOSTT-i.

Gjakova

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 13.10.2017 në TS 35/10 kV Gjakova ll do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Raq-Moglica (Kodi 81083017)   prej orës 10:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Domenik Përgegaj, Drenica, Minatori, Shote Galica dhe fshatrat: Brekoc, Moglicë, Goden, Jahoc, Prush, Raçë, Vogovë dhe Zhub.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion i LP 10 kV dhe ndërrimi i izolatorëve, shtyllave, përçuesve dhe  pastrimi i trasesë.

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 14.10.2017 në TS 35/10 kV Gjakova ll do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Raq-Moglica (Kodi 81083017)   prej orës 16:00 deri në orën 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Domenik Përgegaj, Drenica, Minatori, Shote Galica dhe fshatrat: Brekoc, Moglicë, Goden, Jahoc, Prush, Raçë, Vogovë dhe Zhub.

Arsyeja e ndërprerjes: Rregullimi i  tokëzimit në shtyllat e tensionit të lartë.

2.

Më 14.10.2017 në TS 35/10 kV Gjakova l do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Ponoshevci (Kodi 80080006)   prej orës 14:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.

Arsyeja e ndërprerjes: Rregullimi i  tokëzimit në shtyllat e tensionit të lartë.

3.

Më 14.10.2017 në TS 35/10 kV Gjakova l do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Cermjani (Kodi 80080012)   prej orës 09:00 deri në orën 11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: fshatrat: Bardhaniq, Bare e Madhe, Bec, Bërdosana, Cermjan, Doblibarë, Gërgoc, Jabllanicë, Kodrali, Krlan, Meqe, Netiç, Rashkoc, Vraniq, Zhabel, Zhdrellë.

Arsyeja e ndërprerjes: Rregullimi i  tokëzimit në shtyllat e tensionit të lartë.

4.

Më 13.10.2017 në TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Kijeva (Kodi 82082007)   prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 15:00 deri në orën 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë, Stapanicë.

Arsyeja e ndërprerjes: Ri-sistemimi i kabllove të tensionit të lartë.

Ferizaj

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 13.10.2017 në TS 110/35/10 kV Bibaj do të ndërprehet:

·         Dalja 35 kV  Silkapori (Kodi 400450)   prej orës 10:00 deri në orën 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Silkapori dhe X-Fort.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trasesë.

2.

Më 13.10.2017 në TS 35/10 kV Kaçaniku do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Voskopoja (Kodi 40043001)   prej orës 13:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Voskopoja, Trupaj, Trimori, Bicaj (Biqevci), Palloshi (Biqevc)i, Nikaj, Tushaj – Soponica, Malsia (Malzezi), Vata, Nikaj dhe bizniset private.

Arsyeja e ndërprerjes: Dislokimi i përhershëm i LP 10 kV.

Mitrovica

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 13.10.2017 në TS 110/10 kV Vushtrria 2do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Martinaj (Kodi 73000009)   prej orës 10:30 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bahri Kuqi, Bajram Imeri, Gojbule, Studime, Sfaraqak, Skrome, Bozhlan, Gumnishtë dheBegaj.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e shtyllave 10 kV .

Gjilani

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

1.

Më 13.10.2017 në TS 35/10 kV Gjilani l do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Uglari (Kodi 60060016)   prej orës 11:00 deri në orën 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kolektori, Uglari 1, 2 , Pogragja, Llofca, Doxhët, Sllubica dhe Kokaj.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trasesë dhe ndërrimi i shtyllave.

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 13.10.2017 në TS 35/10 kV Kllokoti do të ndërprehet:

·         Dalja 10 kV  Kllokoti (Kodi 61065004)   prej orës 13:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kllokoti, Radivojca, Budrika, Remniku dhe Xhylekari.

Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e shtyllave.

The post Vendet në të cilat do të ketë ndërprerje të energjisë appeared first on INSAJDERI.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë përfshihet në diskutimin për liberalizimin e vizave

Posted: 11 Oct 2017 07:53 AM PDT

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se ne duhet të bëjë gjithçka që është e mundur që Kosova ta arrij vetë liberalizimin e vizave. Një deklarim të tillë Minxhozi e bëri në një intervistë në Radio Dukagjini, tek sa po komentonte kërkesën e presidenti Hashim Thaqit, që Shqipëria t'i pajisë qytetarët e Kosovës me pasaporta shqiptare.

"Është e vërtetë si një kërkesë, e cila ka qenë e artikuluar edhe më parë, por kësaj radhe u artikulua edhe më me forcë. Tani është një kërkesë e presidentit, që do të shikohet, por ashtu siç e potencoi edhe zotëri Meta, ne duhet të bëjmë ç'është e mundur që Kosova të marri vet liberalizimin e vizave", tha Minxhozi.

Më tej ambasadori Minxhozi, foli edhe për takimin mes dy qeverive shqiptare që do të mbahet me 27 nëntor në qytetin e Korçës.

"Për të bërë ato gjëra që nuk janë bërë mirë deri tani, do të ketë fokus kryesor ekonominë. Me gëzim do të thoja që, si vjet shkëmbimet ekonomike e tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë një rritje në krahasim me vitin e kaluar. Viti 2016 ka qenë viti më i vështirë do të thoja, ndërsa viti 2017 është një vit më i mbarë, ka një histori më të mirë dhe shpresoj që do të jetë një trampolinë shumë e fuqishme për të pasur më shumë shkëmbime në vitin 2018", theksoi Minxhozi.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, gjatë vizitë së tij dy ditore në Kosovë do të ketë takime me krerët e lartë të shtetit të Kosovës, disa nga partitë politike, e po ashtu do të vizitoi kompleksin memorial " Adem Jashari" në Prekaz e " Ibrahim Rugova" në Prishtinë.

The post Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë përfshihet në diskutimin për liberalizimin e vizave appeared first on INSAJDERI.

Haziri: Në vitin 2018 do t’i ndërtojmë objektet e reja për qendrën “Pema” dhe “Liria”

Posted: 11 Oct 2017 07:47 AM PDT

"Qendra e Kujdesit Ditor "Pema" dhe Qendra për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve, në vitin e parë të qeverisjes do ta kenë objektin e ri të tyre, sipas standardeve".

Kështu ka thënë sot kryetari aktual dhe kandidati LDK'së për kryetar të Gjilanit edhe për një mandat, Lutfi Haziri, gjatë vizitës që i ka bërë këtyre qendrave.

"Unë ju inkurajoj që të vazhdoni të punoni sepse nga viti i ardhshëm do ta keni më të lehtë punën tuaj, ngase do ta ndërtojmë objektin për kujdesin ndaj fëmijëve me sindrome dhe objektin për kujdesin ndaj nënave. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen me qeverinë e Kuvajtit dhe e kemi vu gurthemelin", theksoi Haziri.

Përfaqësueset e këtyre organizatave, Festa Demiri dhe Nazlie Jonuzi, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për përkrahjen e vazhdueshme ndaj tyre dhe për zotimin e tij për ndërtimin e objekteve sipas standardeve.

Ndryshe, kryetari Lutfi Haziri në gusht të këtij viti e ka vënë gurthemelin e ndërtimit të kompleksit për kategoritë pa përkujdesje, i cili financohet nga Qeveria e Kuvajtit në vlerë prej 2.5 milionë dollarë.

The post Haziri: Në vitin 2018 do t'i ndërtojmë objektet e reja për qendrën "Pema" dhe "Liria" appeared first on INSAJDERI.

Lojtarët e Kolumbisë dhe Perusë u pajtuan që të ‘eliminojnë’ Kilin nga Kupa e Botës

Posted: 11 Oct 2017 07:36 AM PDT

Kualifikimet për Kampionatin Botëror 2018 të Amerikës Jugore kanë përfunduar, por jo dhe komentet.

Kontradikta, gëzim, trishtim, qeshje dhe sarkazëm. Ka gjithçka nga pak pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese.

 Festa pas kualifikimit

Ndër imazhet më të diskutuara në rrjetet sociale janë ato të Radamael Falcaos në ndeshjen Peru-Kolumbi.

Kjo pasi dy përfaqësueset e lartpërmepndura u akorduan që të barazojnë dhe kështu Kolumbia të kualifikohet, kurse Peru të vazhdojnë në fazën e 'play-off'-it dhe me këtë rast Kili të eliminohet.

Tabela pas ndeshjeve kualifikuese

E gjithi ky skenar u bë nga Falcao i cili iu afrua disa lojtarëve peruan dhe ua shpjegoi se nuk kanë nevojë të luajnë me intensitet të madh pasi kështu mënjanojnë Kilin nga gara, të cilët ishin duke humbur nga Brazili.

Ata u pajtuan dhe menjëherë loja ndryshoi ku nuk kishte raste të rrezikshme, por kryesisht lojë dhe pasime në mesfushë. /Telegrafi/

The post Lojtarët e Kolumbisë dhe Perusë u pajtuan që të 'eliminojnë' Kilin nga Kupa e Botës appeared first on INSAJDERI.

Haziri: Në vitin e ardhshëm do ta ndërtojmë objektin e dytë për zjarrfikësit

Posted: 11 Oct 2017 07:18 AM PDT

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë takimit me shërbimin e zjarrfikësve, është zotuar se në vitin e ardhshëm do ta ndërtoj objektin e dytë për ta, duke ua lehtësuar punën jashtëzakonisht shumë.

Haziri ka vlerësuar lartë punën e Shërbimit të Zjarrfikësve, duke thënë se janë model i fuksionimit institucional.

"Tashmë jemi në përfundim të renovimit total të objektit të zjarrfikësve, ndërkaq në vitin e ardhshëm do ta ndërtojmë objektin e dytë për ta në Rrugën Qarkore. Gjatë mandatit, nga buxheti komunal ne i kemi furnizuar zjarrfikësit me uniforma të reja, pajisje për intervenim të aksidenteve të trrafikut, sikurse që i kemi siguruar dy automjete për funksionim më të suksesshëm të tyre", theksoi kryetari i Gjilanit.

Komandanti i Njësit të Zjarrëfiksëve dhe Shpëtimit në Gjilan, Shaip Ismajli, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë për këtë institucion, ndërsa ka theksuar ndërtimi i objektit të dytë për ta është lajm i mirë sepse ua lehtëson punën dhe ndikon direkt në efikasitet.

The post Haziri: Në vitin e ardhshëm do ta ndërtojmë objektin e dytë për zjarrfikësit appeared first on INSAJDERI.

Kandidati i AAK-së për Gjilanin zotohet për implementimin e kontratës kolektive

Posted: 11 Oct 2017 07:11 AM PDT

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e AAK-së, Rexhep Kadriu, priti sot në takim kryetarin e Sindikatës së Shëndetësisë në komunën e Gjilanit, Selami Shabani, dhe zyrtarin ligjor në kuadër të sindikatës, Fadil Sinani.

Në këtë takim u diskutuan problemet e Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe të kujdesit primar që është në kompetencë të komunës së Gjilanit.

"Sot kishim një takim me krerët e Sindikatës së Shëndetësisë në komunën e Gjilanit, me të cilët diskutuam shumë çështje përkitazi me shëndetësinë në Gjilan, në theks të veçantë biseduam për implementimin e kontratës kolektive, dhe u zotuam se kjo kontratë do të implementohet në përpikëri", tha Rexhep Kadriu./Insajderi.com

 

The post Kandidati i AAK-së për Gjilanin zotohet për implementimin e kontratës kolektive appeared first on INSAJDERI.

Ish-ministri thotë se Serbia është duke ushtruar presion ndaj serbëve në Kosovë

Posted: 11 Oct 2017 07:10 AM PDT

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq ka thënë se Serbia përmes Listës Serbe është duke ushtruar presion dhe dhunë ndaj qytetarëve serbë në Kosovë.

"Gara si çdo herë në këto tri proceset zgjedhore të fundit është duke u zhvilluar me presione, dhunë institucionale dhe madje edhe dhunë fizike. Institucionet e Serbisë përmes Listës Serbe po ju bëjnë shantazhe me vende pune ndaj qytetarëve serb të Kosovës për të përkrahë Listën Serbe. "nëse nuk votoni Listën do të humbni socialin", ka thënë Rashiq.

Ai ka shtuar se është fatkeqësi që përveç që këto shantazhe po bëhen nga institucionet e Serbisë, Institucionet e Kosovës nuk po i marrin parasysh këto ankesa që po bëhen rreth këtyre shantazhe.

Rashiq ka folur edhe për temat e mëdha siç janë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Demarkacioni me Malin e Zi dhe liberalizimin e vizave.

Ai është shprehur skeptik sa i përket votimit të këtyre temave në Kuvendin e Kosovës.

"Është krijuar një shumicë e pushtetit me 61 vota, që sipas përshtypjes time është bërë me zor. Fatkeqësia më e madhe është mos liberalizimi i vizave që e ka lënë Kosovën si një ishull në mes të Evropës. Numrat janë shumë të vogël në këtë qeveri gjë që nuk do të mund të garantonte ndonjë rezultat", tha Rashiq në një intervistë për Telegrafin.

Ai u shpreh i bindur se mandati i Qeverisë Haradinaj nuk do të jetë më i gjatë se dy vite.

The post Ish-ministri thotë se Serbia është duke ushtruar presion ndaj serbëve në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more