Skip to main content

“Hamasi dhe Fatahu nënshkruajnë marrëveshjen e pajtimit” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Hamasi dhe Fatahu nënshkruajnë marrëveshjen e pajtimit” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Hamasi dhe Fatahu nënshkruajnë marrëveshjen e pajtimit

Posted: 12 Oct 2017 09:00 AM PDT

Hamasi dhe Fatahu kanë nënshkruar marrëveshjen e pajtimit në Kajro, duke i dhënë fund ndarjes dhjetëvjeçare midis dy fraksioneve palestineze. Marrëveshja është ndërmjetësuar nga Egjipti. Palestinezët në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor janë qeverisur veçmas, që nga përleshjet vdekjeprurëse midis dy grupeve, në vitin 2007. Fatahu, dikur gurthemel i kauzës kombëtare palestineze, ka humbur pushtetin në vitin 2006, kur Hamasi i ka fituar zgjedhjet në territoret e pushtuara. Tensionet midis dy rivalëve kanë shkaktuar përleshje të shumta të dhunshme në Rripin e Gazës. Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e mirëpriti marrëveshjen e pajtimit dhe tha se ajo u jep fund ndarjeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA tërhiqet nga UNESCO

Posted: 12 Oct 2017 07:53 AM PDT

Shtetet e Bashkuara thanë se do të tërhiqen nga Agjencia për Kulturë e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, duke e akuzuar atë për "anim anti-izraelit". Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, tha se SHBA-ja do të formojë një "mision vëzhgues" për ta përfaqësuar atë në UNESCO, nisur nga 31 dhjetori. "Ky vendim nuk është marrë me lehtësi dhe reflekton shqetësimet e SHBA-së me borxhet në UNESCO, nevojën për reforma në këtë organizatë dhe qëndrimin e saj anti-izaraelit", tha Departamenti i Shtetit. Udhëheqësja e UNESCO-s, Irina Bokova, tha se ndjen "keqardhje të thellë" me vendimn e SHBA-së. Uashingtoni ka ndaluar financat në UNESCO pasi kjo agjenci ka votuar për përfshirjen e Palestinës si vend anëtar në vitin 2011.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partitë politike intensifikojnë fushatën, por edhe i shtojnë gjobat

Posted: 12 Oct 2017 06:50 AM PDT

Sa më shumë ditë të fushatës që po kalojnë, aq më shumë shtohen gjobat ndaj partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen më 22 tetor. Po, me gjithë gjobat e shqiptuara, monitoruesit e fushatës thonë se ky proces po zhvillohet me pak probleme dhe se fushatat e partive politike po përqendrohen kryesisht në qytetet e mëdha të Kosovës. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa konfirmon se deri më tani ka shqiptuar një numër të konsideruar të dënimeve për partitë politike të cilat kanë shkelur kodin e mirësjelljes. Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa tha për Radion Evropa e Lirë se ky Panel deri më tash ka pranuar shumë ankesa për të cilat janë marrë vendime dhe janë gjobitur pothuajse të gjitha partitë kryesore politike në vend. "Në bazë të vendimeve që janë paraqitur nga ankuesi dhe nga gjetjet që janë konstatuar nga Paneli, janë shqiptuar gjithsej 79,650 euro gjoba. Të gjitha këto gjoba, pjesa më e madhe e tyre, kanë të bëjnë me kodin e mirësjelljes", tha Desku. Sipas Deskut, partitë më të mëdha kanë marrë dënime më të larta, përderisa ka edhe ndonjë subjekt politik që nuk është gjobitur fare. "Nga shuma e gjobave të cilat janë shqiptuar, gjendja është kjo: Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar deri me tash me 44, 300 euro, Partia Demokratike e Kosovës me 10,750 euro, pastaj, Lëvizja Vetëvendosje me 7,100, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5,050, Aleanca Kosova e Re me 6,750, Alternativa me 1,650 euro, Partia Demokratike Turke Kosovës me 550, Nisma për Kosovën me 1,100 euro, Lista Serbe me 450 e kështu me radhë", tha Desku. Kryesues i Sekretariatit të Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, theksoi se aktualisht janë duke u shqyrtuar edhe 40 ankesa të tjera, për të cilat, sipas tij, shpejt do të dilet me vendime. "Në afatin më të shkurtër ligjore do të vendoset për të gjitha lëndët dhe do të njoftohen palët me vendimet", tha Desku. Ky Panel ka bërë të ditur se shumica e ndëshkimeve ndodhin për shkak të vendosjes së posterëve në hapësira publike, por edhe shkelje të tjera. Ndonëse kanë mbetur me pak se 10 ditë deri në ditën e zgjedhjeve, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare thonë se nga monitorimet e bëra në fushatën parazgjedhore janë bërë ankesa të ndryshme. Florent Spahija, këshilltar ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se të gjitha subjektet politike në bazë të ligjit janë të obliguara ta paguajnë borxhin e shqiptuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ai tha se këto dënime të shqiptuara për partitë politike duhet të kuptohen edhe si thirrje për respektimin e kodit të mirësjelljes në zgjedhje. "Deri më tash ne si Demokraci në Veprime kemi dërguar në PZAP 24 ankesa për shkelje të kodit zgjedhor dhe ato kanë të bëjnë me vendosjen e posterëve, po kemi pasur edhe një ankesë për nxitje të gjuhës së urrejtje nga kandidatët të cilët përmes Facebook-ut kanë nxitur urrejtje", tha Spahija. Ai ka vlerësuar se dënimet të cilat është duke i shqiptuar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duhet të jenë të larta në mënyrë që partitë politike të vetëdijesohen dhe mos të bëjnë gabime të cilat përsëriten proces pas procesi zgjedhor. "Atë çka duhet ta bëjë PZAP-i, është që të vazhdojë me dënime të larta, në mënyrë që partitë të vetëdijësohen për formën dhe mënyrën sesi duhet të respektohet kodi zgjedhor", tha ai. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre një koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetarë komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqiptarët pritet të përcaktojnë fituesin në Shkup

Posted: 12 Oct 2017 06:06 AM PDT

Partitë politike hyjnë në fazën finale të fushatës zgjedhore duke fokusuar betejën në qytetin e Shkupit sepse fitorja në kryeqendrën e Maqedonisë vlerësohet se përcakton dhe fituesin e zgjedhjeve vendore në Maqedoni. Qyteti i Shkupit përbëhet nga dhjetë komuna, dy prej të cilave janë me shumicë shqiptare, siç është ajo e Sarajit dhe Çairit. Për të parin e qytetit të Shkupit garojnë 8 kandidatë nga parti të ndryshme politike. Kjo shpërndarje votave e bën të vështirë që kryetari i Shkupit të zgjidhet që në raundin e parë në zgjedhjet e 15 tetorit. Por, sondazhet tregojnë se favorit janë dy kandidatët e partive më të mëdha maqedonase, ai i VMRO-DPMNE-së Koce Trajanovski dhekandidati iLidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Petre Shilegov. Megjithatë, fituesin për të parin e Shkupit, pritet ta përcaktojnë votat e elektoratit shqiptarë. Koce Trajanovski, i cli sipas sondazheve prin me vota tek elektorati maqedonas, ka premtuar se nëse arrin të marrë drejtimin e qytetit të Shkupit për të tretën herë me radhë, këtë herë zëvendës i qytetit të Shkupit do të jetë një shqiptar nga lista e këshilltarëve të partisë që përfaqëson VMRO-DPMNE-së, Muhamed Ahmeti, kjo për arsye, siç thotë ai për Evropën e Lirë, që në formë të drejtpërdrejtë të dëgjojë kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve që janë pjesë e qytetit të Shkupit. "Me përcaktimin që zëvendëskryetari i qytetit të Shkupit të jetë një shqiptar Muhamet Ameti, vlerësoj se qytetarët do ta kuptojnë se ne tërë kohës jemi angazhuar dhe do të vazhdojmë të angazhohemi për zhvillim të barabartë në të gjitha vendbanimet që janë pjesë e Shkupit, dhe jo siç na kanë prezantuar mediat e caktuara para opinionit, në fakt duke i përvetësuar kryetarët e dy komunave me shumicë shqiptare, ajo e Sarajit dhe Çairit, projektet që i kam realizuar unë si kryetar i Shkupit". "Zëvendësi do të jetë shqiptar për të pasur një komunikim të drejtpërdrejtë pa barriera për çdo nevojë të shqiptarëve. Ngase si kryetar i Shkupit kemi ndërtuar më shumë rrugë lokale, rrjete kanalizimi dhe ujësjellësi, që janë kompetencë e Komunës së Sarajit dhe Çairit. U angazhuam për këtë sepse vlerësojmë se të gjithë qytetarët, pavarësisht ku jetojnë, duhet t'u mundësohet të kenë kushte", thotë Trajanovski duke nënvizuar se beson se qytetarët shqiptarë në lagjen e Hasan Begut, nuk do ta harrojnë angazhimin e qytetit të për sanimin e dëmeve nga përmbytjet. Trajanovski thotë se bashkëpunimin do ta shtrijë jo vetëm me komunat që janë pjesë e komunës së Shkupit, por edhe jashtë kufijve sepse siç thekson ai, përmes realizmit të projekteve ka demonstruar dhe do të vazhdojë të demonstrojë se nuk mund të ketë zhvillim qyteti i Shkupit pa zhvillim të barabartë dhe të mirëfilltë në të gjitha pjesët madje edhe jashtë. Në këtë drejtim, ka qenë i fokusuar dhe takimin e tij dy ditë më parë me autoritetet e Kosovës . "Gjatë periudhës së kaluar kam realizuar më shumë takime me kryetarët e komunave nga Kosova dhe ata të Shkupit, përgjatë territorit që kalon lumi i Lepenecit me të vetmin qëllim që të gjithë ne të kemi benifit nga lumi i cili do të jetë i pastër dhe bashkërisht të konkurrojmë në fondet evropiane me projekte konkrete për kanalizimin fekale, për të mbajtur të pastër lumin e Lepenecit", thotë Trajanovski. Ndërkaq kandidati i socialdemokratëve Petre Shilegov, i cili ka përkrahjen e numrit më të madh të elektoratit shqiptarë, gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar se do të angazhohet për një kryeqendër që nuk do të jenë të dukshme ndasitë sa u përket investimeve. "Qyteti i Shkupit me patjetër duhet të bëhet një qytet i cili do t'i plotësojë standardet e një qyteti modern evropian. Në këto rrethana, për fat të keq Shkupi është qytete i cili në vete ka një kufi të padukshëm që ndan qytetin në anën e majtë dhe atë të djathë, dhe Shkupi me patjetër duhet të bëhet qyet i cili do t'i bashkojë qytetarët dhe jo qyet i cili do t'i ndajë". "Do të angazhohemi që të gjithë qytetarët në formë të barabartë të gëzojnë benifitet e jetës urbane, duke filluar nga infrastruktura, sepse në disa pjesë të qytetit të Shkupit, akoma mungon uji i pijshëm dhe kanalizimi", thotë për Radion Evropa e Lirë Petre Shilegov , kandidat për qytetin e Shkupit nga LSDM-ja. Ai më pas nënvizon se pasi të marrë vizë Ligji i gjuhëve që është në procedurë parlamentare do të rregullohet në formë të përpiktë përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në institucionet që i përkasin qytetit të Shkupit. "Një nga çështjet që synojmë të rregullohet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është në procedurë parlamentare, ka të bëjë me rregullativën ligjore, në bazë të cilës institucionet do të obligohen të respektojnë përdorimin gjuhëve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për gjuhën shqipe apo atë maqedonase", thotë Shilegov. Për qytetin e Shkupit në garë janë edhe tre kandidatë nga partitë politike shqiptare, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim ka ftuar elektoratin e saj që të votojë për kandidatin e socialdemokratëve, ndërkohë që tre partitë politike shqiptare thonë se në raundin e dytë do të bëjnë publike qëndrimin se cilin kandidatë do të mbështesin në balotazh, vota këto që do të jenë vendimtare për të përcaktuar fituesin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbi: Ministri e përsëriti mbështetjen për të dënuarin për krime të luftës në Kosovë

Posted: 12 Oct 2017 05:35 AM PDT

Ministri i mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, e ka përsëritur mbështetjen e tij për personin e dënuar për krime të luftës, duke e denoncuar ambasadorin amerikan nnë Beograd për postimin e tij kritik në rrjetin Twitter. Minsitri Vulin e ka lavdëruar ish-gjeneralin, Vlladimir Llazareviq, i cili është i dënuar me 14 vjet burg nga Tribunali i Hagës për Krime të Luftës, për mizoritë e kryera nga trupat serbe në Kosovë, gjatë goditjes kundër shqiptarëve në vititn 1999, raporton agjencia AP nga Beogradi. Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, në rrjetin Twitter ka shkruar se muajt e punës për ta përmirësuar imazhin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara mund "të shkatërrohen me një deklaratë të vetme". Ai i referohej Vulinit, i cili publikisht e lavdëroi Llazareviqin. Minsitri Vulin i tha sot Televizionit proqeveritar Pink, se "gjenerali Llazareviq është njeri i nderuar dhe trim dhe nuk ka ushtri në botë, që do të hiqte dorë nga ai".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasada gjermane: Gjykata Speciale nuk ndërlidhet me qëllimet politike

Posted: 12 Oct 2017 04:54 AM PDT

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, ka thënë se Dhomat e specializuara, të njohura si Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, janë institucione gjyqësore kyçe dhe të rëndësishme për Kosovën, sepse kontribuojnë për sundimin e ligjit. Në përgjigjen për Radion Evropa e lirë, Ambasada gjermane në Prishtinë ka theksuar se Dhomat e specializuara nuk ndërlidhen me qëllimet politike. "Ato në asnjë rast nuk janë të lidhura me qëllimet politike jashtë mandatit të tyre specifik", thuhet në përgjigjen e Ambasadës gjermane në Prishtinë. Ajo ka shtuar se Gjermania vazhdimisht e ka përkrahur Kosovën në përpjekjet e saj për t'iu bashkuar organizatave ndërkombëtare, sikurse UNESCO dhe Interpoli dhe se do të vazhdojë përkrahjen e tillë. "Kushtet për liberalizimin e vizave janë vendosur në mënyrë të qartë në udhërrëfyes; demarkacioni më Malin e Zi dhe lufta e dëshmuar kundër korrupsionit, edhe më tutje janë dy kushtet e papërmbushura", ka thënë Ambasada gjermane në Prishtinë. Kjo ambasadë, gjithashtu, ka theksuar se definimi i mandatit të Forcës së Sigurisë të Kosovës është vendim sovran i Kosovës , por se transformimi duhet të bëhet duke u bazuar në Kushtetutë, duke i përfshirë të gjitha palët, si dhe në koordinim me NATO-n.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhjetëra të vdekur nga zjarret në Kaliforni

Posted: 12 Oct 2017 04:31 AM PDT

Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur, pas zjarreve që kanë shpërthyer në shtetin amerikan të Kalifornisë. Ndërkaq, mijëra të tjerë kanë humbur shtëpitë e tyre. Përderisa operacionet nga ajri për shuarjen e zjarreve kanë vazhduar mbi pyjet në Solano, zona të mëdha rezidenciale janë djegur plotësisht në qytetin Santa Rosa. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KMDLNJ reagon ndaj deklaratave të Apostolovës rreth gjendjes nëpër burgje

Posted: 12 Oct 2017 04:15 AM PDT

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë ka reaguar ndaj deklaratave të Përfaqësueses së Bashkimit Evropian, rreth gjendjes nëpër burgjet e Kosovës. "Përfaqësuesja e BE–së deklaroi se Kosova ka burgje të mbipopulluara dhe që përballen me radikalizëm dhe dhunë e që në fakt nuk përkon me realitetin nëse mbështetemi nga të dhënat monitoruese nga organizatat joqeveritare që monitorojnë këto institucione", thuhet në reagimin e KMDLNJ-së. "Mbipopullimi është fenomen që i takon së kaluarës dhe në Kosovë është e theksuar një qasje e mbrapshtë e ndërtimit të kapaciteteve të reja të burgjeve , në shpërputhje të madhe me nevojat që i ka Kosova, duke e krijuar një përshtypje se shoqëria kosovare është shumë e kriminalizuar", theksohet në reagim. KMDLNJ i kundërshton edhe deklaratat e Përfaqësueses së BE-së rreth përhapjes së radikalizmit nëpër burgjet e Kosovës. Ky pohim, sipas KMDLNJ-së "përdoret kryesisht për qëllime politike". "Realisht, të drejtat dhe liritë fetare në burgjet e Kosovës respektohen në përputhje me Ligjin për Liritë dhe të Drejtat Fetare dhe asnjë i privuar nga liria nuk përjashtohet nga këto të drejta, që nga zbatimi i riteve fetare, shënimin dhe festimin e festave fetare , deri te shfrytëzimi i literaturës fetare që e marrin nga shtëpia apo që gjendet në bibliotekat e burgjeve", theksohet ndër tjera në këtë reagim. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Cili shtet i Ballkanit Perëndimor ka më së shumti Facebook profile?

Posted: 12 Oct 2017 04:13 AM PDT

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtarët e Turqisë dhe të SHBA-ve takohen për krizën diplomatike

Posted: 12 Oct 2017 04:11 AM PDT

Zyrtarët e Turqisë dhe të Shteteve të Bashkuara janë pajtuar për një takim, për ta zgjidhur krizën diplomatike ndërmjet tyre, pas bisedimeve "konstruktive" ndërmjet diplomatëve të tyre të lartë, tha sot zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozgad. Mospajtimi është shkaktuar nga arrestimi i dy punonjësve lokalë të Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Stamboll për akuza për sipunim, duke i nxitur Shtetet e Bashkuara, që më 8 tetor t'i suspendojnë shërbimet e vizave joimigrante për shtetasit e Turqisë. Ankaraja është përgjigjur me masa të njejta, duke i suspenduar menjëherë vizat për shtetasit amerikanë. Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka shprehur "shqetësim të thellë" lidhur me arrestimin e dy pjesëtarëve të personelit diplomatik amerikan në Turqi, ka njoftuar mbrëmë Departamenti amerikan i shtetit. Në bisedën e djeshme telefonike me ministrin e jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, Tillerson, po ashtu, ka kërkuar që qeveria e Turqisë të paraqes prova lidhur me akuzat kundër të punësuarve. Zoti Bozdag i tha transmetuesit Haberturk se biseda ishte "shumë konstruktive" dhe se "përfaqësuesit e të dy palëve kanë vendosur të takohen dhe të punojnë së bashku".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson: “Shqetësim i thellë” për burgosjet në Turqi

Posted: 12 Oct 2017 02:42 AM PDT

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka shprehur "shqetësim të thellë" lidhur me arrestimin e dy pjesëtarëve të personelit dioplomatik amerikan në Turqi, ka njoftuar mbrëmë Departamenti amerikan i shtetit. Në bisedën telefonike me ministrin e jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, Tillerson, po ashtu, ka kërkuar që qeveria e Turqisë të paraqes prova lidhur me akuzat kundër të punësuarve. Biseda telefonike ndërmjet dy zyrtarëve të lartë ishte e para e këtij lloji prej shpërthimit të krizës diplomatike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, që janë aleatë shumëvjeçar në NATO. Sipas mediave turke, kjo bisedë ka zgjatur gati gjysmë ore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Publikohen shpalljet e Facebook-ut që dyshohet se janë paguar nga rusët

Posted: 12 Oct 2017 01:40 AM PDT

Anëtarët e Komitetit të Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara thonë se do t'i publikojnë mijëra shpallje të Facebook-ut, që dyshohet se janë blerë nga operativistët rusë, gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit të kaluar. Anëtarët e Dhomës Përfaqësuese, Mike Conaway dhe Adam Schiff, u thanë reporterëve pas takimit të mbrëmshëm me shefen ekzekutive të kompanisë Facebook, Sheryl Sandberg, se ata po punonin me kompaninë për publikimin e shpalljeve. "Ne kemi kërkuar ndihmë nga Facebook-u për pastrim të çfarëdo informacioni identifikues personal, por shpresojmë se kur kjo të kryhet ne mund t'i publikojmë ato për opionin", tha Adam Schiff (demokrat). Mike Conaway tha se është vështirë që shpalljet do të mund të publikoheshin para dëshmisë së kompanisë Facebook në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, më 1 nëntor, për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Conaway (republikan) dhe Sandberg i thanë Komitetit të Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese, në një dëgjim të mbyllur, se Facebook po punon në mënyrë të vazhdueshme për t'i siguruar amerikanët që ta "kuptojnë se çka është propaganda, të cilën ata mund ta lexojnë ose jo". Ky komitet është njëri prej disa paneleve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, që zhvillojnë hetime për akuzat për përzierje ruse në zgjedhje. Aktualisht, rrjeti Facebook i ka furnizuar këto panele me më tepër se 3 mijë shpallje përçarëse politike, për të cilat besohet se ishin blerë nga operativistët rusë. Mëtutje, Facebook tha se shpalljet ishin shpërndarë në këtë rrjet gjatë muajve para dhe pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara. Pas zbulimit nga ana e rrjetit Facebook, për shpalljet e financuara ruse, për të cilat ka thënë se duket se synonin përçarjen në mesin e votuesve amerikanë, për çështjet siç janë homoseksualiteti, raca dhe imigracioni, zbulime të tilla të ngjashme aktualisht janë bërë edhe nga kompanitë Google dhe Twitter. Të tri kompanitë, Facebook, Google dhe Twitter, do të dëshmojnë publikisht për ndërhyrjen ruse para paneleve të inteligjencës në Senat dhe në Dhomën Përfaqësuese më 1 nëntor. Megjithatë, derisa Facebook dhe Twitter e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këto dëgjime, Google ende nuk e ka bërë këtë. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në QKUK po trajtohen 36 raste me fruth

Posted: 12 Oct 2017 01:12 AM PDT

Infektologu Hamdi Ramadani, njëherësh drejtor i Klinikës infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se në këtë klinikë janë duke u mjekuar 36 raste me fruth, prej tyre 4 janë në gjendje më të komplikuar, përderisa 75 raste të tjera pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë liruar për në shtëpi. Sipas tij, pacientët janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga foshnjat e deri tek mosha 40 vjeçare. Ditën e mërkurë ka vdekur një fëmijë 14 muajsh i komunitetit rom, nga sëmundja e fruthit. Ndryshe, Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindje të lartë të vaksinimit. Sipas statistikave zyrtare, rreth 95 për qind e fëmijëve, thuhet se janë të vaksinuar, çka sipas autoriteteve vendore, ka treguar sukses në parandalimin, rrallimin apo edhe zhdukjen e shumë sëmundjeve. Fruthi, ishte një nga sëmundjet, që falë vaksinimit, nuk kishte shënuar raste të reja në Kosovë që nga viti 2001. Por, këtë vit, megjithatë ka pasur një shpërthim epidemik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Buxheti i varur nga Dogana dhe ATK-ja

Posted: 12 Oct 2017 01:05 AM PDT

Doganat e Kosovës dhe Administrata Tatimore vazhdojnë të prijnë për kah të hyrat që derdhin në buxhetin e Kosovës. Ndryshe rreth dy miliardë euro është buxheti për këtë vit, shifër kjo e parashikuar edhe për buxhetin e vitit 2018. Agjencitë kryesore që mbushin buxhetin, vlerësohet se kanë treguar performacë të mirë në mbledhjen e të hyrave gjatë nëntë mujorit të këtij viti. Administrata Tatimore e Kosovës ka një trend pozitiv në rritjen e të hyrave tatimore, thonë zyrtarët në ATK. Valentina Bytyqi- Sefa zëdhënëse në këtë agjenci ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nga 423 milionë euro sa është paraparë të grumbullojë Administrata Tatimore e Kosovës, për këtë periudhë ka arritur të mbledhë 304 milionë euro, ose 13.2 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak. "Kjo ngritje është si rezultat i planifikimi të mirëfilltë, rritjes së bashkëpunimit me agjencitë tjera, menaxhimit dhe punës ekipore të stafit të ATK-së, i cili ka aplikuar një qasje profesionale me integritet të lartë ndaj tatimpaguasve dhe atë, duke informuar tatimpaguesit për obligimet e tyre tatimore, duke udhëzuar ata për zgjidhjen e problemeve, dukë bërë vizita edukative dhe aktivitete të tjera të përcaktuara nga dokumentet strategjike të ATK-së, siç është Plani për Trajtim të Rreziqeve, Planet Operative, etj", ka thënë Bytyqi-Sefa. Edhe Dogana e Kosovës thuhet se ka arritur objektivat e parapara nga Qeveria e Kosovës. Në një komunikatë për media të Doganës se Kosovës, thuhet se kjo agjenci ka arritur të grumbullojë 815 milionë euro, përkatësisht 7 milionë euro më shumë se projeksionet e kërkuara, kurse 42 milionë euro më tepër se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në anën tjetër përfaqësues të komunitetit të biznesit, disa herë e kanë quajtur praktikë jo të mirë varësinë e buxhetit nga doganat dhe administrata.  Drejtori ekzekutiv në Odën e Afarizimit të Kosovës, Ismet Mulaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se përqendrimi i buxhetit nga tatimi dhe taksat doganore, paraqet joqëndrueshmëri financiare, pasi që sipas tij, niveli i importeve mund të ndryshojë, kurse në bazë të disa marrëveshjeve ndërkombëtare, taksat doganore ose janë ulur ose eliminohen, çka në mënyrë automatike reduktohen edhe të ardhurat. "Përqendrimi i buxhetit të Kosovë vetëm tek të hyrat doganore dhe tatimore, sipas tij, Kosovën e fut në një vend më një kreativitet të vogël në realizimin e të hyrave që i ka paraparë", ka thënë Mulaj. Andaj, ka nënvizuar ai, kjo mënyrë paraqet joqëndrueshmëri financiare dhe fiskale. Ndryshe, që nga fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, si kontrata e parë në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, të hyrat doganore në Kosovës kanë shënuar ulje, pasi që disa produkte janë liruara nga taksa doganore e për disa tjera janë ulur taksat. Sipas të dhënave zyrtare, janë 19 milionë euro më pak të hyra që nga fillimi i zbatimit i MSA-së në prill të vitit të kaluar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia proteston për “vjedhje” të flamujve, SHBA i kundërshton akuzat

Posted: 12 Oct 2017 12:34 AM PDT

Rusia ka protestuar mbrëmë te Shtetet e Bashkuara për, siç pretendon Moska, "vjedhjen" e flamujve nga konsullata e zbrazur në San Francisko, ndërsa kjo akuzë është kundërshtuar menjëherë nga Departamenti amerikan i shtetit. Ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara ka shkruar në rrjetin Twitter në gjuhën ruse se flamujt ishin "vjedhur" nga ndërtesa dhe ka vlerësuar se kjo ishte "ngjarja e fundit e turpshme" në serinë e ndëshkimeve reciproke diplomatike ndërmjet dy shteteve gjatë këtij viti. "Ne kërkojmë që autoritetet amerikane t'i kthejnë simbolet tona shtetërore", theksohet në postim. Departamenti amerikan i shtetit i ka hedhur poshtë pohimet se flamujt janë vjedhur. "Flamujt në ish-kapacitetet konsullare ruse në San Francisko me respekt janë ulur dhe janë depozituar me kujdes brenda secilës ndërtesë", ka shkruar në imejlat e Departamentit amerikan të shtetit dërguar gazetarëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kaliforni: Nga zjarret “katastrofale” kanë vdekur dhjetëra vetë

Posted: 11 Oct 2017 11:45 PM PDT

Ekipe të shumta të zjarrfikësve me qindra makina, po përpiqen t'i ndalin zjarret në Kaliforni (SHBA), nga të cilat janë vrarë së paku 23 vetë, qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur, ndërsa mijëra banorë kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa rajone. Zjarret shpërthyen më 8 tetor, ndërsa shkaku i përhapjes së tyre ende nuk është përcaktuar zyrtarisht. Sipas Departamentit për male dhe mbrojtje nga zjarri në Kaliforni, përçuesit elektrikë të rrëzuar nga erërat e forta ndoshta i kanë shkaktuar zjarret. "Ky është zhvillim serioz, kritik dhe katastrofal", tha mbrëmë shefi i zjarrfikësve të Kalifornisë, Ken Pimlott. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Kritikë presidencës për vonesë në sanksionet kundër Rusisë

Posted: 11 Oct 2017 11:22 PM PDT

Dy senatorë udhëheqës të Shteteve të Bashkuara e kanë akuzuar administratën e presidentit, Donald Trump, për zvarritje të zbatimit të legjislacionit të ri për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke thënë se administrata ka dështuar për të dhënë informacion lidhur me sektorët e mbrojtjes dhe të inteligjencës së Rusisë. Letra e publikuar mbrëmë, është e dyta e këtij lloji nga senatori demokrat, Ben Cardin, dhe ai republikan, John McCain, që e kritikojnë Shtëpinë e Bardhë për dështim të implementimit të masës, që presidenti Trump me hezitim e ka nënshkruan më 2 gusht. Akti i Kundërshtimit të Armiqve të Amerikës Nëpërmjet Sanksioneve, të cilin Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar me shumicë bindëse, i ka forcuar sanksionet ekzistuese dhe kërkon nga administrata e Trumpit që në mënyrë efektive të kërkoj leje nga Kongresi për tërheqje eventuale të sanksioneve. Ky ligj, po ashtu, e kishte përcaktuar afatin 1 tetor që administrata të publikoj "rregulla dhe udhëzime të tjera" për individët ose entitetet që operojnë në emër të inteligjencës apo sektorëve të mbrojtjes së Rusisë, për sanksione potenciale. Nuk ka pasur përgjigje të menjëhershme të Shtëpisë së Bardhë ndaj kësaj letre të senatorëve Cardin dhe McCain.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria e Spanjës u ka dhënë afat liderëve të Katalonjës për qartësim

Posted: 11 Oct 2017 11:07 PM PDT

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, thotë se ia ka dhënë pesë ditë afat liderit separatist të Katalonjës, Carles Puigdemont, të qartësoj nëse ai e ka shpallur pavarësinë. Gjatë fjalimit të tij të djeshëm në Parlamentin e Spanjës, zoti Rajoy tha se nëse lideri i Katalonjës, deri më 16 tetor, e konfirmon ndarjen e rajonit nga Spanja, atëherë qeveria qendrore do t'i jepte atij edhe pesë ditë të tjera, deri më 19 tetor, për ta tërhequr deklaratën. Nëse kjo nuk do të bëhej, atëherë Madridi do ta aktivizonte Nenin 155 të Kushtetutës së Spanjës, që qeverisë qendrore i mundëson ta suspendoj autonominë e rajonit dhe të imponoj sundim direkt, nëse rajoni nuk bashkëpunon me obigimet ligjore të tij. Liderët e Katalonjës, pardje e kanë nënshkruar deklaratën e pavarësisë por e kanë ndalur implementimin e saj, për të mundësuar bisedime me Madridin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mogherini pret progres në dialogun Kosovë – Serbi

Posted: 11 Oct 2017 10:38 PM PDT

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, thotë se ajo ka parë "mundësi të mirë" për Kosovën dhe Serbinë, për të bërë progres drejt normalizimit të raporteve gjatë viteve të ardhshme. "Po, e shoh këtë mundësi që të ndodhë ky kërcim cilësor prej tash e të themi deri në fund të 2018-tës", tha zonja Mogherini mbrëmë në Bruksel, ndërsa afër saj ishte kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Zyrtarja e lartë e BE-së tha, po ashtu, se "mund të pritet rezultat edhe më parë" dhe ka shtuar se "mendoj se të dy palët janë të përkushtuara dhe kanë kushte politike në shtëpi, që nuk ishin më parë dhe unë shohë shumë përkushtim për arritje të rezultateve". Gjatë vizitës së djeshme në Bruksel kryeministrja Bërnabiq është takuar me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, përfshirë presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqi: Gazetarja i ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm

Posted: 11 Oct 2017 10:29 AM PDT

Gazetarja gjermane, Mesale Tolu, e cila ishte arrestuar në Turqi, i ka hedhur poshtë akuzat e ndërlidhura me terrorizëm, derisa procesi gjyqësor kundër saj është hapur sot në Turqi. Gazetarja Tolu, shtetase gjermen me origjinë nga Turqia, është e akuzuar për angazhim në propagandë terroriste dhe se është anëtare e grupit të majtë të ndaluar, Partia Komuniste Marksiste Leniniste. Gazetarja 33 vjeçare është paraqitur në një gjykatë në periferi të Stambollit, së bashku me 18 persona të tjerë të akuzuar. Ajo është e para prej 11 shtetasve gjermanë ose gjermano-turkë, të arrestuar në Turqi gjatë një viti, e cila është paraqitur në gjykatë. Autoritetet e Gjermanisë konsiderojnë se këta persona janë të "burgosur politikë". Pas puçit të dështuar ushtarak të vitit të kaluar në Turqi, janë arrestuar dhjetëra gazetarë, përfshirë disa reporterë të jashtëm, raporton agjencia AP nga Stambolli. Rasti kundër gazetares Tolu dhe ato të shtetasve të tjerë gjermanë, janë në mesin e çështjeve që i kanë përkeqësuar raportet ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë, gjatë muajve të fundit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more