Skip to main content

“Hakerat e Penianit vjedhin planin amerikan për vrasjen e Kim Jong-un” plus 9 more 24 ore lajme

“Hakerat e Penianit vjedhin planin amerikan për vrasjen e Kim Jong-un” plus 9 more 24 ore lajme


Hakerat e Penianit vjedhin planin amerikan për vrasjen e Kim Jong-un

Posted: 10 Oct 2017 05:27 AM PDT

Hakerat koreano-veriorë kanë arritur të depërtojnë në sistemet e sigurisë së Ministrisë së Mbrojtes së Koresë së Veriut dhe prej andej kanë marrë dosje të mëdha të klasifikuara si "top sekret". Ky është pretendimi i ligjvënësit koreano-jugor, Rhee Cheol-hee. Duke folur nga Seuli ai thotë se bëhet fjalë për mbi 235 GB materiale të marra ...

Borchardt: A mund të bëhet më shumë për çështjet e viktimave të regjimit komunist

Posted: 10 Oct 2017 05:22 AM PDT

Kryetari i Prezencës, Ambasadori Bernd Borchardt, në fjalën e tij fnë veprimtarinë e organizuar nga Kuvendi në përkujtim të 16 deputetëve të ekzekutuar nga regjimi totalitar, u shpreh se, i përket shoqërisë shqiptare dhe parlamentit për të vendosur nëse mund të bëhet më shumë për të adresuar çështjet e viktimave të regjimit komunist. "Për mua është nder ...

Basha: 70 vjet më parë regjimi i Hoxhës pushkatoi deputetët e vetëm opozitarë

Posted: 10 Oct 2017 05:20 AM PDT

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur në Kuvend në seancën përkujtimore të 70-vjetorit të vrasjes së deputetëve nga diktatura tha se: 70 vjet më parë, regjimi barbar i Enver Hoxhës pushkatoi grupin e fundit të deputetëve opozitarë që kishin mbetur në këtë sallë. I vrau sepse mendonin ndryshe dhe nuk u pajtuan me vdekjen e ...

Rama: Dritë mbi të kaluarën, për të mbrojtur të ardhmen nga errësirat e të shkuarës

Posted: 10 Oct 2017 05:18 AM PDT

Në sallën e Kuvendit u zhvillua sot seanca përkujtimore "Deputetët për deputetët", organizuar nga Autoriteti për Hapjen e Dosjeve me rastin e 70 vjetorit të ekzekutimit të grupit të deputetëve nga regjimi komunist në 1947-ën. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se, "nuk është e lehtë të përkujtosh me përulësinë dhe vetëpërmbajtjen ...

Kush është fituesi i çmimit Nobel në Letërsi për 2017-n

Posted: 10 Oct 2017 04:16 AM PDT

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2017 i shkoi autorit anglez Kazuo Ishiguro. Ka qenë komiteti i çmimit Nobel ai që e bëri publik lajmin "Shkrimet e Ishiguro-s karakterizohen nga një mënyrë e shprehjes e përmbajtur me kujdes, pavarësisht nga ngjarjet që po ndodhin", – shkruajti komiteti i çmimit Nobel në një deklaratë pas njoftimit. ...

Marrëdhënia speciale e Erdoganit me Ivica Daçiqin

Posted: 10 Oct 2017 04:02 AM PDT

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan po qëndron për vizitë në Beograd. Atje ai është pritur nga kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrja Ana Brnabiq. Kjo mbase për faktin që serbët presin shumë nga kjo vizitë për faktin që Erdogan ka marrë me vete një numër të madh të biznesmenëve. Por, pasi ka ...

Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare nga Vuçiç

Posted: 10 Oct 2017 03:58 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është pritur me një ceremoni zyrtare nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, raporton Anadolu Agency (AA). Në ceremoninë zyrtare pas intonimit të himneve kombëtare të të dy vendeve dhe pas përshëndetjes së trupës ceremoniale nga Erdoğan dhe Vuçiç janë prezantuar delegacionet. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe shefi i ...

Gjyqi ndaj Shullazit: Dëshmojnë Tahiri e Çako, Sali Berisha thirret si dëshmitar

Posted: 10 Oct 2017 03:54 AM PDT

Seanca e kësaj të marte në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit ka pasur dëshmitarë VIP, mes të cilëve ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako.  Në dëshminë e tij, Tahiri ka deklaruar se, lajmin për kërcënimin e Mynyr Konit, kur ky kishte shpallur kandidaturën për rektor, e kishte marrë ...

Danielsson në Tiranë: BE do financojë 3.3 miliardë euro për zonas ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor

Posted: 10 Oct 2017 03:47 AM PDT

Bashkimi Europian do të financojë 3.3 miliard euro për zhvillimin e zonës ekonomike rajonale në Ballkanin Perëndimor. Gjatë një takimi me përfaqësuesit e biznesit, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson, tha dje në Tiranë, se zhvillimi i kësaj zone do të rrisë vendet e punës. Danielsson, u shpreh se zhvillimi i kësaj zone do ...

Spanjë: Ekonomia Katalanase e tronditur nga pasiguria mbi pavarësinë

Posted: 10 Oct 2017 03:44 AM PDT

Vala e pasigurisë e shkaktuar nga një deklaratë e mundshme e pavarësisë sot nga Katalonja po përhapet në ekonominë e saj, duke prekur sipërmarrjet e vogla dhe kursimet, pasi nxiti bankat dhe sipërmarrjet e mëdha të largojnë selitë e tyre. Një grup i madh kompanishë kanë vendosur tashmë të transferojnë selitë e tyre diku tjetër, ashtu si "Caixabank", banka e tretë në ...
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more