Skip to main content

“Cilin shqiptar do të bëjë të lumtur Buffoni? Zbulojeni së shpejti!” plus 9 more Ferizaj Press

“Cilin shqiptar do të bëjë të lumtur Buffoni? Zbulojeni së shpejti!” plus 9 more Ferizaj Press


Cilin shqiptar do të bëjë të lumtur Buffoni? Zbulojeni së shpejti!

Posted: 10 Oct 2017 10:00 AM PDT

Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar në rrjete sociale një foto me kapitenin e skuadrës italiane Gianluigi Buffon.

Përveç fotos ajo ka shkruar se ky personazh i njohur do të jetë pjesë e emisionit "Dua të të bëj lumtur", spektakël i cili pritet të nisë së shpejti në Top Channel.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme u zhvillua ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila përfundoi me rezultatin 0 me 1.

Presim me kureshtje sesi do të vijë këtë herë futbollisti i njohur në një ekran shqiptar./Gazeta Express/

 

Çfarë problemesh do të shfaqin në të ardhmen fëmijët e ndrojtur, ja rastet kur duhet të shqetësohen prindërit

Posted: 10 Oct 2017 09:46 AM PDT

Një fëmijë i turpshëm është ai që nuk ndërvepron me të tjerët dhe që më shumë luan vetëm sesa me bashkëmoshatarët e tij. Heide Gazelle është një eksperte australiane e psikologjisë dhe ajo shpjegon se nëse fëmijës nuk i ikën turpi, atëherë prindi duhet të shqetësohet.
Duke shkruar për "The Conversation", ajo shpjegon se kur një prind duhet të shqetësohet për faktin se fëmija i tij është i turpshëm. Një nga rastet është kur fëmija është i turpshëm jo vetëm me të rriturit, por edhe me fëmijët e tjerë.
Është e zakonshme për një të vogël që të jetë i stepur përpara të rriturve (sidomos burrave), por jo dhe aq e zakonshme kur stepet përpara të vegjëlve të tjerë. Një prind duhet të shqetësohet nëse fëmija nuk luan në grup me të tjerët, por preferon vetminë.
Kur një fëmijë luan me të tjerë, ai mëson aftësi që do të jenë baza e një zhvillimi normal. Gjithashtu mësojnë radhën e lojës dhe bashkëbisedimit, të negociojnë dhe të shprehin si duhet pikëpamjet e tyre.
Fëmijët që nuk luajnë me të tjerët nuk i marrin këto baza ose eksperiencë. Si rezultat, aftësia e tyre sociale do të jetë më pak e pjekur se e të tjerëve.
Turpi me shokët
Prindi duhet të shqetësohet nëse fëmija i tij është i turpshëm edhe me shokët e klasës, të cilët i takon çdo ditë. Nëse fëmija ka turp nga shokët e tij, kjo do të thotë se ai shqetësohet mbi mënyrën se si trajtohet nga fëmijët e tjerë.
Nëse një fëmijë është i turpshëm, por trajtohet mirë nga të tjerët, nuk ka problem. Problemi qëndron nëse fëmija i turpshëm trajtohet keq nga bashkëmoshatarët. Të turpshmit ka më shumë mundësi që të përjashtohen nga lojërat dhe e kanë të vështirë të krijojnë shoqëri. Kjo gjë dëmton shëndetin emocional të fëmijës.
Është parë se djemtë e turpshëm kanë më shumë vështirësi me shokët sesa vajzat e turpshme me shoqet.
Çfarë mund të bëjë prindi?
Fëmijët kanë nevojë për ndihmën e të rriturve për të mos u përjashtuar më nga shokët. Kur një prind merr vesh se fëmija i tij ngacmohet në shkollë ose kopsht, duhet të kontaktojë me institucionin.
Nëse një fëmijë ka aq turp sa mos të shkojë në ditëlindjet e shokëve ose festat e shkollës, atëherë duhet ta vizitoni te një psikolog fëmijësh.
Prindërit mund të bëjnë edhe vetë gjëra që do e ndihmojnë fëmijën të tejkalojë turpin. Për shembull, mund të rregullojnë takime me fëmijë të tjerë për të luajtur ose ta regjistrojnë fëmijën nëpër kurse të ndryshme.kidstime.als

Agim Aliu: Ditar shkollor digjital, fond të veçantë për pastërtinë në shkolla dhe projekte të tjera për arsimin ferizajas

Posted: 10 Oct 2017 08:26 AM PDT

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në takimin e mbajtur me mësimdhënës, përveç shpalosjes së pjesës programore për fushën e arsimit, theksoi se në mandatin e tij qeverisës, do të krijoj një fond të veçantë për pastërtinë në shkolla, të ndërtoj dhe renovoj objektet shkollore, si dhe të lansoj një projekt të rëndësishëm, siç është ai i ditarit shkollor digjital.

"Në mandatin tim qeverisës, shkollat do të kthehen në ambiente të pastra dhe me kushte adekuate për mësim, këtë do të bëj përmes krijimit të një fondi të veçantë për pastërtinë në shkolla, e cila do të eliminonte rrezikun e infeksioneve të nxënësve dhe një ambienti më të shëndetshëm për zhvillimin e mësmit, po ashtu, për të bërë më të lehtë qasjen e familjes për vijimin e mësimeve të fëmijëve të tyre, ne do të krijojmë një platformë digjitale, përkatësisht ditarin digjital, i cili do të shërbej që në çdo vend, në çdo kohë, prindërit dhe të tjerë të autorizuar, të ndjekin suksesin, vijueshmërinë dhe aktivitetin e nxënësit në shkollë. Por natyrshëm se ne do të investojmë edhe në ndërtimin e objekteve të reja shkollore, si dhe renovimin e atyre ekzistuese, në bazë të nevojave të komunitetit dhe mundësive buxhetore që ka komuna jonë" theksoi kandidati Aliu.

 

Ferizaj: Dy të arrestuar për prostitucion

Posted: 10 Oct 2017 04:08 AM PDT

Ferizaj. 10.10.2017. Policia e rajonit të Ferizajt ka bërë me dije se ka arrestuar një mashkull e një femër të komunitetit ashkali, nën dyshimin për marrje me prostitucion.

"Rr. "Ilir Konushevci", Ferizaj 09.10.2017-12:30. Janë arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe një femër K-Ashkalike, pasi që të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt", bën me dije policia.

Si t’i përdorni gështenjat për kujdesin e fytyrës, flokëve dhe trupit/ 3 maska bukurie

Posted: 10 Oct 2017 03:24 AM PDT

Fruti simbol i vjeshtës, gështenja, e pasur në vlera e lëndë ushqyese ka shumë për t’i ofruar organzimit të njeriut, por më poshtë do të flasim për mënyrën si mund ta përdorim këtë frut në rutinën e bukurisë.  Janë antioksidantët e shumtë ata që i shndërrojnë gështenjat në aleatin e bukurisë sonë. Ekstrakti i gështenjave jo vetëm që hidraton lëkurën në nivel qelizor, por riparon dhe dëmet e shkaktuara nga rrezet ultraviolet. Vitamina C e gjendur në këtë frut ndihmon gjithashtu në prodhimin e kolagjenit. Për të mësuar më shumë rreth vlerave të gështenjës Living ju jep më poshtë 3 maska bukurie
Maska fytyre 

Gështenja rekomandohet kryesisht për njerëzit që e kanë lëkurën e yndyrshme. Astigeni, i gjendur tek tuli i gështenjës ka aftësi të jashtëzakonshme hidratuese. Ajo që duhet të bëni është thjesht të përzieni tulin e gështenjave të ziera me pak lëng portokalli, qumësht apo kos dhe ta aplikoni në lëkurë ! Lëreni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Për flokët e errët

Nëse dëshironi një refleks të bukur ngjyrë kaf, mjafton t’i shpëlani flokët me ujin e gështenjave të ziera. Ky trajtim është natyral nuk dëmton flokët tuaj, por nuk mund të zëvendësojë bojrat.
Për trupin 
Përgatisni një svrub lëkure me miellin e gështenjave të përzierë me disa pika vaj bajamesh, apo me cfare vaji te keni, per te eleminuar shtresat e vdekura të lëkurës dhe për t’i dhënë trupit shkëlqim.

A do të ketë rrymë ditën e zgjedhjeve

Posted: 10 Oct 2017 03:19 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkruan sot Memorandumin e bashkëpunimit me kompaninë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS).

Qëllimi i këtij Memorandumi sipas një njoftimi për media është përcaktimi i kushteve dhe mënyrës së bashkëpunimit lidhur me furnizim me energji elektrike për nevoja të KQZ-së, gjatë procesit të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Nënshkrimi i Memorandumit do të bëhet nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe drejtori i përgjithshëm i KEDS-it, George Karagutoff.

Autostrada Prishtinë-Shkup, ndërron jetë një punëtor i Bechtel Enka-s

Posted: 10 Oct 2017 12:38 AM PDT

Në orët e paradites së djeshme ka ndërruar jetë një i ri nga Kaçaniku në vendin e tij të punës.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Afet Provoliun, punëtor i kompanisë "Bechtel Enka". I njëjti ndërroi jetë derisa ishte në orar të punës.

Familjarët kanë konfirmuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot pas orës 13:00 në varrezat e fshatit Provoli të komunës së Kaçanikut. /Indeksonline/

Topalli premton përfaqësim të fuqishëm të grave në vendimmarrje

Posted: 09 Oct 2017 02:06 PM PDT

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga Lëvizja Vetëvendosje Faton Topalli gjatë një takimi që ka zhvilluar me gratë aktiviste të këtij subjekti politik e ku merrnin pjesë edhe drejtuese të larta të këtij subjekti ka thënë se objektiv i Lëvizjes Vetëvendosje është përfshirja sa më e madhe e grave në vendimmarrje dhe politikëbërje. Topalli ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje gratë e Ferizajt do të kenë përkrahje të madhe si në shkollim,mirëqenie sociale dhe zhvillim ekonomik.
"Nuk mjafton ti kemi 10 Ministre në Qeverinë e Kosovës nëse vajzat dhe gratë e fshatrave dhe qyteteve nuk marrin pjesë në marrje të vendimeve. Shpesh edhe kur gruaja ka qenë në pozitë vendimet i kanë marrë burrat.Ashtu siç është përgjegjësia e përbashkët në familje ashtu duhet të jetë përgjegjësia edhe në drejtori,në punë, në komunë dhe në shtet." ka thënë Topalli.
Topalli ka thënë se komuna do tu jep bursa për studime vajzave të cilat dëshirojnë të studiojnë por nuk kanë kushte ekonomike.
Para grave aktiviste kanë folur edhe Albulena Haxhiu dhe Donika Kada-Bujupi. Ato kanë vënë theksin në barazinë gjinore dhe pjesëmarrje sa më të fuqishme të grave në vendimmarrje.
Në këtë tubim me grat dhe vajzat e këtij subjekti morën pjesë edhe kandidatet e listës zgjedhore të këtij subjekti politik për Kuvend të Ferizajt.

Haradinaj në Ferizaj premton zgjidhjen e problemit të Fabrikës së Gypave

Posted: 09 Oct 2017 01:24 PM PDT

Kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka gëzuar sot ferizajasit, që kishin ardhur në promovimin e kandidatit për kryetar të Komunës, Xhavit Zariqi.

Kreu i Qeverisë ka premtuar se çështja e kompensimit të punëtorëve të Fabrikës së Tubave do të zgjidhet. Ish-punëtorët nuk i kanë marrë rreth 26 milionë euro kompensim, tash sa vjet, megjithëse në favor të tyre ka vendosur edhe Gjykata Kushtetuese.

"Një temë që më ka ardhë në tavolinë është problemi i Fabrikës së Gypave. Besoj është e rëndë kjo temë, por kemi me e zgjidhë", pohoi Haradinaj.

Në vazhdim, Haradinaj ka lavdëruar ferizajasit si njerëz punëtorë e të shkathët për biznes. "Iu kam thanë të gjithëve: shkoni në Ferizaj e shikoni qysh bahet biznesi… Duhet me i thanë secilit qytetar je i zoti i shpisë në vendin tënd. Do ta kthejmë këtë vend si vend të të gjithëve përmes punës".

Haradinaj premtoi rritje të buxhetit për bujqësi. "Ky buxhet do të rritet vit pas viti. Nuk ka gjë më të mirë se me e çel një vend të punës me ia mundësu atij që ka një copë tokë me u zhvillu", u shpreh Haradinaj.

E nuk ishin të pakta as premtimet e kandidatit për të marrë drejtimin e Komunës së Ferizajt pas zgjedhjeve të 22 tetorit.

Xhavit Zariqi i AAK-së tha se do të ndërtojë Spitalin Rajonal, gjë të cilën e premtojnë qe shumë vjet partitë në pushtet.

"Shumë qeveri e kanë premtuar dhe kurrë nuk u realizua. Por, po shihet që ndryshimi tanimë ka filluar. Ky ndryshim do të zhvillohet në të gjitha komunat e Kosovës, sikurse dhe në Ferizaj. Puna që ka bërë kjo qeveri nuk mund të krahasohet me atë që kanë bërë qeveritë e kaluara", tha Zariqi.

Krahas zhvillimit ekonomik, ngritjes së cilësisë në arsim e shëndetësisë, Zariqi në programin e tij qeverisës ka paraparë dhe përkrahje më të madhe për bizneset e këtushme.

"Programi jonë mbështetet në shumë fusha, por prioritet e kemi zhvillimin ekonomik, që sjell hapjen e vendeve të punës… Do të përkrahim bizneset dhe të krijojmë klimë të përshtatshme për biznes dhe përmes zyrës që do të krijojmë për investime të huaja", theksoi ai.

Zariqi u zotua se do të qeverisë me transparencë dhe në mënyrë demokratike.

Agim Aliu: Synoj të ndërtoj stadium me 20,000 ulëse dhe të themeloj ligën shkollore të sportit

Posted: 09 Oct 2017 01:00 PM PDT

Gjatë takimeve me grupe sportistësh dhe të rinj të angazhuar në organizime sportive, kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka shpalosur iniciativën e tij të përfshirë brenda programit qeverisës që në mandatin e tij qeverisës të themeloj ligën shkollore të sportit.

"Në mandatin tim qeverisës, do të themelojmë bashkë me mësimdhënësit e kulturës fizike, ligën shkollore sportive, në mënyrë që të kultivojmë tek të rinjtë një shëndet të plotë dhe angazhim fizik më të shtuar, larg dukurive negative, të cilat për fat të keq po shkatërrojnë çdo ditë të ardhmen e të rinjve tanë. Këtë organizim do të institucionalizojmë dhe mbështesim me gjithë kapacitetin komunal, që të shërbej si një organizim mirëfilli i strukturuar në dobi të nxënësve dhe promovimit të sportit në shkollat tona. Pjesë e investimeve në sport do të jete edhe një projekt kapital, ai i ndërtimit të stadiumit të ri me partneritet publiko-privat në kapacitet prej 20,000 ulësesh, i cili do të krijoj hapësirë adekuate për sportistët ferizajas" – theksoi Aliu.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more