Skip to main content

“Aksident në zonën e Plepave në Durrës, plagosen rëndë 3 persona” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Aksident në zonën e Plepave në Durrës, plagosen rëndë 3 persona” plus 9 more Lajmi i Fundit


Aksident në zonën e Plepave në Durrës, plagosen rëndë 3 persona

Posted: 09 Oct 2017 07:49 AM PDT

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku dy automjete janë përplasur.

Ngjarja ka ndodhur tek rruga dytësore në zonën e Plepave, ku për pasojë janë plagosur 3 persona.
Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie kanë nisur hetimet.

The post Aksident në zonën e Plepave në Durrës, plagosen rëndë 3 persona appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Identifikohet shqiptari i ekzekutuar në atentatit mafioz në Athinë

Posted: 09 Oct 2017 07:40 AM PDT

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e bashkëpronarit shqiptar të një klubi nate të dielën në Athinë.

Viktima është shtetasi 39 vjeçari Roland Shembitrashi i njohur në zonën e Glyfadës me nofkën "Roni".
Autorët që dyshohet se ishin vrasës me pagesë thuhet se qëlluan tri herë ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend. I plagosur në atentat mbeti edhe një tjetër shqiptar i identifikuar si Gjergji Kapaj, i cilë ka marrë një plumb në gjoks dhe është në gjendje kritike për jetën.

Fillimisht u dyshua se ngjarja mund të lidhej me grupet rivale që u ofrojnë kujdestari klubeve të natës, por kjo pistë u hodh poshtë. Autoritetet greke flasin për një ekzekutim të pastër që lidhet me larje hesapesh për çështje të trafikut të drogës.
Sipas policisë autorët kanë qenë dy persona të maskuar që rreth orës 4 e 30 pas mesnate i janë afruar barit ku ndodhej Shembitrashi bashkë me 3 miq të tij. Më pas ata kanë hapur zjarr me një pistoletë në drejtim të grupit, ku objektiv i sulmit ka qenë 39-vjeçari.
Vrasja e shqiptarit në qendër të Athinës i ngjan një ekzekutimi mafioz në vitin 2011 po në kryeqytetin grek dhe dyshimet janë se mund të jenë të njëjtët autorë.

 

The post Identifikohet shqiptari i ekzekutuar në atentatit mafioz në Athinë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Portokallia braktiset edhe nga Gaz Paja, mungesat e tij në spektakël ‘’përgjigjen’’

Posted: 09 Oct 2017 07:30 AM PDT

Portokallia është vënë këtë sezon në vëmëndje të mediave, pas largimit të shumë aktorëve.

Vetëm pak kohë më parë edhe aktori Gazmend Paja bëri të ditur që edhe ai mund të largohet, nëse nuk do t'i jepej hapësirë për një personazh të ri që dëshironte të sillte në skenë.

Dhe mesa duket një gjë e tillë ka ndodhur pasi në serinë e fundjavës që lamë pas, Paja ka munguar në skenë, shkruan Xing. Nuk është ende e qartë nëse mungesa e tij në spektakël është e përkohshme apo përfundimtare, por nisur nga fjalët e thëna përpara fillimit të sezonit, dyshimet janë se aktori i njohur për rolin e Nasit dhe Melaminit mund të jetë larguar njëherë e mirë.

The post Portokallia braktiset edhe nga Gaz Paja, mungesat e tij në spektakël ''përgjigjen'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Basha ‘’sulmon’’ sërish Ramën: Gojën opozitës nuk ja mbyll dot

Posted: 09 Oct 2017 07:25 AM PDT

Kreu i Partisë Demokratike ka folur në një dalje për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, ka folur në lidhje me aksionin e mëtejshëm të kësaj force politike dhe veprimet në vijim.

"Jam këtu për sa i përket qëndrimit të PD-së në seancë plenare dhe aktivitet parlamentar. Kjo në vijim të ngjarjes së shëmtuar të javës së kaluar dhe dy javëve të kaluar ku Edi Rama përmes Gramoz Ruçit u mundua të dhunojë rregulloren duke i mbyllur gojën opozitës. Kjo nuk ka për t'u pranuar kurrë dhe nuk do të ndodhë, e kundërta do të ndodhë.

Ne do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar duke rikthyer një praktikë konform rregullores që është praktika e seancës së pyetjeve", deklaroi kreu i PD-së.

 

Basha u shpreh se Rama ka zgjedhur të bëjë kompromis me krimin dhe se është bërë rob i marrëveshjes me oligarkët.
"Do kërkojmë seancë pyetjes për të vendosur Ramën dhe ministrat e tij para përgjegjësisë, i cili po mundohet të largohet çdo ditë herë si bahçevan e herë si kopshtar. Paska hapur kopshtin për qytetarët, ndërkohë që iu rrit taksat në anën tjetër iu jep bar", tha Basha.
"Opozita do të intensifikojë aktivitetin parlamentar. Ne jemi i vetmi vend që nuk po na hapen negociatat për në BE", ka thënë kreu i selisë blu.

The post Basha ''sulmon'' sërish Ramën: Gojën opozitës nuk ja mbyll dot appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, plot 36 vjedhje në 3 muaj

Posted: 09 Oct 2017 07:12 AM PDT

Policia italiane kanë shkatërruar bandën e hajdutëve, të cilët përgjatë tri muajve dyshohet të janë autorë të 36 vjedhjeve.

"Libero" shkruan se 5 shqiptarët vepronin gjatë natës mes provincave; Asti, Cuneo dhe Torino gjatë natës, në një kohë kur pronarët e vilave flinin.

Karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos, të koordinuar dhe nga zyra e prokurorisë, kanë arrestuar grupin e shqiptarëve që akuzohen për një seri vjedhjesh, që nga bizhuteritë me vlerë, por edhe makineta kafesh dhe makina të parkuara në garazh.

Ndërkohë, sendet e gjetura dhe sekuestruara nga policia, iu kthyen pronarëve.
Për të hyrë në banesa, hajdutët përdornin një teknike të veçantë, ku me anë të një teli, bënin një vrimë në dritare dhe më pas e hapnin. Sakaq, mediat italiane raportojnë se në një rast banda e shqiptarëve kërcënoi vajzën e mitur të pronarëve të një vile që po vidhnin. "Kthehu në shtrat nëse nuk do që të ndodhë gjë", mësohet t'i jenë shprehur hajdutët vajzës, e cila ishte zgjuar nga zhurma. Ndërkaq, policia po heton lidhur me dokumentimin e plotë të ngjarjes.

The post Goditet banda e 'skifterëve' shqiptarë në Itali, plot 36 vjedhje në 3 muaj appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Referuar qytetarit dixhital, Berisha: “Fabrika e përpunimit të zorrëve në Lezhë po na helmon fëmijët”

Posted: 09 Oct 2017 06:59 AM PDT

Një tjetër denoncim është publikuar nga Sali Berisha në FB, referuar mesazhit të qytetarit dixhital. Në mesazhin e tij, Berisha, theksoi se kjo fabrikë kundërmon erë të keqe, duke e bërë situatën të padurueshme për qytetarët.

MESAZHI I BERISHËS
Qytetari dixhital denoncon:

Fabriken e perpunimit te zorreve ne Lezhe qe kundermon ere te padurueshme! sb
"pershendetje Z.Berisha uroj te jeni mir me shendet. Jam nje banor i Lezhes dhe doja te ndaja me ju nje shqetsim teper serioz,ne Lagjen Ish Ushqimorja (ILIRIA) ndodhet nje fabrike perpunimi zorresh te cilat perdoren per sallam, mbetjet e zorreve qe vijn nga Kroacia, Mali i Zi, Serbia etj bashk me lengun e tyre te qelbur hidhen ne kanal naten von ose dhe gjat dites,dhe era e tyre perhapet ne gjith lagjen aq shum sa smund te mbajm dritaret hapur sepse do marrim ndonje semundje a kancer, po na helmojn femijet sidomos, gjithashtu dhe te rriturit.kemi ber ankesa kudo ne institucionet perkatese kemi lajmeruar dhe mediat por askush nuk do tja dije pasi pronari i kesaj fabrike thuhet se esht ISH ZV.MINSTRI ALBAN ZUSI,,,do ju lutesha shum ta publikonit sepse spo mund te rrijm dot dhe para 2-3 ditesh disa femije te vegjel te ksaj lagje jan shtruar ne Spitalin Rajonal te Lezhes per kte problem qe po na merr jeten.Respekte doktor"

The post Referuar qytetarit dixhital, Berisha: "Fabrika e përpunimit të zorrëve në Lezhë po na helmon fëmijët" appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Prekëse/ Në prag të vdekjes, 4-vjeçarja i kërkon prindërve dëshirën e fundit

Posted: 09 Oct 2017 06:46 AM PDT

Një histori prekëse është bërë virale në internet nga një familje australiane.

4-vjeçarja në prag të vdekjes preku zemrat e të gjithëve. Para se të zbulohej se vogëlushja kishte një tumor në kokë, me madhësinë e një limoni, prindërit e saj kishin bërë plan që vitin e ardhshëm të organizonin një ceremoni martesore.

Paige e lumtur për martesën e prindërve, u kishte kërkuar atyre se dëshironte të ishte "vajza e luleve", e cila do të shoqëronte prindërit drejt altarit dhe do t'u hidhte lule përgjatë rrugës.
Kur prindërve u tha se vogëlushja e tyre nuk kishte më kohë, ata mes dhimbjes e lotëve kërkuan që ta përshpejtonin ceremoninë dhe t'i plotësonin dëshirën e fundit të bijës, edhe pse ajo ishte në një gjendje të rënduar.
Çifti australian organizuan një festë në spitalin ku po kurohet vogëlushja, e së bashku me motrën e saj 2-vjeçare, ajo u vesh me të bardha dhe në kokë e duar mbante lulet.
Pamjet emocionuese janë shpërndarë në rrjetet sociale mijëra herë, e ndërsa "Mirror" shkruan se e vogla është ënde duke luftuar me sëmundjen e rëndë.

The post Prekëse/ Në prag të vdekjes, 4-vjeçarja i kërkon prindërve dëshirën e fundit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

U arrestua për terrorizëm, pedagogu ka indoktrinuar 20 studentë nga Shqipëria

Posted: 09 Oct 2017 06:35 AM PDT

Pas arrestimit të pedagogut shqiptar në Malajzi, Klodian Zaimajt, i njohur edhe me emrin fetar Ibrahim, mësohet se ai ka indoktrinuar 20 studentë nga Shqipëria.

ABC News zbulon identitetin edhe të dy shqiptarëve të tjerë, që si po ai, dyshohen se kanë lidhje me terroristët e ISIS.

Për Klodian Zaimin, dyshohet se ka financuar, indoktrinuar e dërguar në Siri 20 shqiptarë që kanë studiuar në Siri dhe Jordani. Mes tyre ai që spikat më tepër për lidhjet me shtetin Islamik është personi me inicialet J.Z me origjinë nga periferia e Tiranës. Po sipas antiterrorist personi i dytë i është nga Karbunara e Lushnjës me inicialet A.G.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se rrezikshmëria e tyre është shumë e lartë. Po ashtu të dy personat e sipërpërmendur mendohet se ndodhen aktualisht në Lindjen e Mesme.

The post U arrestua për terrorizëm, pedagogu ka indoktrinuar 20 studentë nga Shqipëria appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ish- kandidati për deputet akuzohet për vrasje, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim

Posted: 09 Oct 2017 06:19 AM PDT

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kandidatin për deputet Sadri Ramabaja, i cili ditë më parë është arrestuar në Durrës, Shqipëri dhe më pas i është dorëzuar autoriteteve në Kosovë.

Avokati i tij, Ramiz Krasniqi, ka thënë se prokuroria nuk ka arritur ta arsyetojë me asnjë fakt kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

"Ne e kemi kundërshtuar kërkesën e prokurorit sepse ishte një kërkesë tepër e pabazuar dhe e pambështetur në asnjë provë. Të paktën prokurori është dashur të na furnizojë me material rreth dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer dy vepra penale, aq më keq kur thuhet se ai ka kryer vepër penale ndaj pjesëtarëve më të lartë të Republikës së Kosovës pa e përmendur asnjërin. I vetmi emër që përdorët është ai i Azem Vllasit. Vllazi nuk është përfaqësues i Republikës së Kosovës, por është në koleg i yni (avokat)", ka thënë avokati i Ramabajës, Ramiz Krasniqi, shkruan Insjaderi.
"Unë mendoj se, nëse gjykata thirret si organ i pavarur, nuk do të caktojë paraburgim për Ramabajën", ka shtuar ai.

The post Ish- kandidati për deputet akuzohet për vrasje, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kërcënonte gruan e ish- burrit të motrës, e pëson keq 48-vjeçarja në Berat

Posted: 09 Oct 2017 06:07 AM PDT

Një 48-vjeçare nga Berati ia kishte kthyer jetën ferr me kërcënime dhe kanosje nëpërmjet telefonit, gruas së ish- burrit të motrës. Ngjarja ka ndodhur në Berat, ku personi në fjalë kanoste prej një muaji 35-vjeçaren.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se, kanë nisur hetime në gjendje të lirë për 48-vjeçaren Adriana Koci, banuese në lagjen "Donika Kastrioti".

48-vjeçarja mësohet se është marrë në pyetje dje nga policia pas një denoncimi të mbërritur ndaj saj nga mjekja e kërcënuar, dhe ndaj saj nisi menjëherë procedimi për veprën penale të "Kanosjes".
Ka qenë vetë shtetasja Brunilda Bërxurri, 35 vjeç, mjeke Patologe në spitalin e qytetit, e cila ka denoncuar në polici 48-vjeçaren për kanosje.
Sipas denoncimit të bërë, 48-vjeçarja kërcënonte mjeken sa herë që ndeshej me të në rrugë dhe ditët e fundit e kanoste edhe nëpërmjet telefonit. Shkak për këtë ngjarje është bërë divorci i motrës së 48-vjeçares pak kohë më parë. Për këtë divorc gruaja akuzonte mjeken si shkaktare, pasi ajo u martua më pas me ish-kunatin e saj.
Martesa e mjekes me ish-burrin e motrës duket se nuk është pranuar nga ana e 48-vjeçares,e cila e ka ndjekur prej disa kohësh 35-vjeçaren dhe e ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike dhe mesazheve.
Kjo ka bërë që mjekja të kërkojë më pas ndihmën e policisë duke depozituar telefonin e saj dhe nga verifikimi i tabulatave telefonike është bërë edhe identifikimi i gruas kërcënuese, e cila tashmë do të përballet me akuzën e "Kanosjes".

The post Kërcënonte gruan e ish- burrit të motrës, e pëson keq 48-vjeçarja në Berat appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more