Skip to main content

“Agim Aliu: Gjatë mandatit tim qeverisës, synoj të ndërtoj Qendrën për qëndrim tërë ditor për të moshuarit” plus 9 more Ferizaj Press

“Agim Aliu: Gjatë mandatit tim qeverisës, synoj të ndërtoj Qendrën për qëndrim tërë ditor për të moshuarit” plus 9 more Ferizaj Press


Agim Aliu: Gjatë mandatit tim qeverisës, synoj të ndërtoj Qendrën për qëndrim tërë ditor për të moshuarit

Posted: 11 Oct 2017 10:13 AM PDT

Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, në programin e tij qeverisës, të shpalosur në takimet me përfaqësues të kategorive të ndryshme sociale, ka theksuar se gjatë mandatit të tij, do të shtohet kujdesi institucional ndaj të moshuarve.

"Unë, në mandatin tim qeverisës, synoj të ndërtoj një Qendër për qëndrim tërë ditor për të moshuarit, e cila do të shërbej për socializimin dhe kujdesin e tyre. Këtë projekt, synojmë ta realizojmë në bashkëpunim me profesionistët dhe institucionet përkatëse. Është koha e fundit, që shteti dhe shoqëria, të shtojnë kujdesin ndaj atyre që trasuan rrugën tonë të së ardhmes, andaj në qeverisjen time, dora e kujdesit institucional do të shtrihet dhe ndihmoj të moshuarit, veçanërisht ata pa përkujdesje" – shtoi kandidati Aliu.

Kush i ktheu investimet në Ferizaj? (Foto)

Posted: 11 Oct 2017 10:02 AM PDT

Komuna e Ferizajt ka vite të tëra që ka vuajtur jo vetëm për një përfaqësim më dinjitoz nëpër institucionet e nivelit qendror, por edhe për financim të projekteve infrastrukturore në dobi të jetës së qytetarëve.

Mirëpo viteve të fundit është vërejtur një gatishmëri më e madhe që projekte madhore të realizohen edhe këtu me mjete të qeverisë së Kosovës, ndonëse krahas numrit të banorëve dhe kontributit në mbushjen e arkës së shtetit ende Ferizaj mbetet jo i vlerësuar mirë. Këto ditë banorë të fshatrave: Dardani, Mirosalë, Pojatë e Softaj i janë gëzuar fillimit të punimeve për një projekt madhor i cili do të shtrihet nëpër lokalitetet e ku jetojnë ata.

Vjen një rrugë 7 kilometërshe që lidh këto fshatra dhe do të ndikojë në përmirsimin e kualitetit të jetës së tyre , por edhe në zhvillimin ekonomik të kësaj ane, ndërsa projekti po realizohet falë bashkëpunimit të mirë që ka instaluar komuna e Ferizajt Ferizajt me Ministrinë e Infrastrukturës gjatë këtyre 4 viteve të fundit.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa nuk heziton ta përmend disa herë se i është dashur të jetë mjaft këmbëngulës kur ka dërguar projekte nëpër Ministritë e ndryshme ka pasur mjaft punë deri sa janë përfunduar të gjitha bisedimet për realizim të suksesshëm të këtyre punëve .

Ai përmend se vetëm nga Ministria e Infrastrukturës janë investuar rreth 20 milion euro në Ferizaj gjatë viteve të fundit ku hyn edhe projekti i rrugës për në fshatin Mirosalë, i filluar këto ditë.

"Është një segment modern që i ka munguar komunës së Ferizajt dhe deri më tani banorët e këtyre fshatrave për të mbajtur lidhjet farefisnore është dashur të marrin rrugën në drejtim të Ferizajt, prandaj ne po lirojmë qarkullime dhe po i lidhim fshatrat mes vete ashtu siç janë të lidhura në mënyrë organike edhe përmes lidhjeve farefisnore. Unë jam i lumtur që ne po realizojmë projekt tepër të rëndësishme e të paparë ndonjëherë në të gjitha qeveritë e pasluftës

Përfitimet që ka pasur komuna e Ferizajt vetëm nga Ministria e Infrastrukturës janë mbi 20 milionë euro. Janë këto përfitime që i japin kuptim edhe zhvillimit të përgjithshëm të komunës së Ferizajt si njëra ndër komunat industrialisht më të zhvilluara në Kosovë, sepse asfaltimet ne i kuptojmë edhe si infrastrukturë paraprake edhe për vendosjen e bizneseve të fuqishme", ka deklaruar kryetari Svarqa, duke shtuar se vetëm projekti i filluar së fundi ka një kosto pre 700 e 80 mijë eurosh.

E, sipas një memorandumi të nënshkruar në mes komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Infrastrukturës janë planifikuar të realizohen edhe disa projekte të tjera siç janë rregullimi i rrugës Prelez i Jerlive – Muhoc – Lloshkobare, zgjerimi i rrugës "Brahim Ademi" & Driton Islami", asfaltimi i rrugës Babush – Tërrn – Luboc – Koshare – Slivovë. Ndërtimi i unazës së jashtme në Ferizaj që përshkon fshtarat: Prelez i Jerlive, Kosinë, Llojzë – Dramjak – Nerodime, ndërtimi i nënkalimit për automjete te hekurudha, në fshatin Varosh, zgjerimi i rrugës Komogllavë – Tërstenik – përmes lagjes Qarkoshëve e cila lidh Ferizajn me Vitinë përmes një segmenti më të shkurtër, asfaltimi i rrugës Greme – Burrnik – Gaçkë.

Ndërkaq projektet e përfunduara në vitin e kaluar e që janë financuar nga Ministria e Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt janë: Ndërtimi i nënkalimit në fshatin Sojevë, asfaltimi i rrugës Ferizaj – Nerodime – Jezerc, ndërtimi i rrugës Mushtisht-Budakovë-Jezerc si dhe asfaltimi i rrugës "Besim Ndrecaj", kazerma e FSK-së – Epopeja e Jezercit.

Në fshatin Mirash lirohen hapësirat publike

Posted: 11 Oct 2017 05:40 AM PDT

Ferizaj.11.10.2017. Gjatë ditës së sotme në fshatin Mirash, ka filluar të bëhet lirimi i hapësirave publike, duke bërë rrënimin e disa murve.

Nga afër këto rrënime i ka përcjellur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga kryesuesi i kuvendit Faruk Guri, banorë të këtij fshati si dhe bashkëpunëtore të tjerë. 
Me këtë rast kryetari Svarqa, është shprehur se investimet që po bëhen në fshatin Mirash kanë munguar nga të gjitha qeveritë e kaluara, ndërsa tani këto investime po bëhen falë buxhetit të komunës , por edhe Ministrisë së Infrastrukturës në mënyrë që të lehtësohet dukshëm edhe jeta e banorëve të këtij fshati.

"Ky fshat ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor, sepse ka identitete për tërë komunën e Ferizajt, ka një rrjedhe të jashtëzakonshëm që quhet "Kroi i Bunjakit" e cila ka kapacitete për furnizim të ujit të kësaj zone, por edhe zonave për rreth, pas ndërtimit të ujëmbledhësve që do të bëhen në të ardhmen. Ky segment i rrugës lidh cep me cep këtë fshat nga Fusha e Madhe deri në fshatin Cërrnillë, në drejtim të kyçjes së autostradës në fshatin Babush i Muhaxherëve, të cilët projekte kanë qenë të pamundura të realizohen pa shpronësime ose pa heqjen dorë të qytetarëve të këtij lokaliteti nga pronat e tyre publike siç po ndodh tash në këtë rast të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre absolute që të lirojnë me vet dëshire të gjitha pronat e tyre në mënyrë që të realizohet projekte infrastrukturore me këtë rast të kësaj rruge tepër të rëndësishme", është shprehur kryetari Svarqa.

Ai tutje ka falënderuar të gjithë banorët e këtij lokaliteti që po bëjnë lirimin e hapësirave të tyre publike në mënyrë vullnetare.

"Unë i falënderoj të gjithë banorët të cilët kanë kërkuar që ti sjellin kompanitë që merren me rrënimet që tu pastrojnë muret e tyre në mënyrë që ata të krijojnë mundësi për kalimin pa pengesa të kësaj rruge. Po ashtu u jam mirënjohës të gjithë atyre që po kontribuojnë në sensibilizimin e opinionet qytetarë që të jenë në koherence me realizmin këtyre projekteve, sepse kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm dhe të jashtëzakonshëm i cili jo vetëm këtu por në përgjithësi në komunën e Ferizajt ka qenë model edhe për komunat tjera", ka potencuar kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër edhe banorët e këtij fshati i kanë mirëpritur këto investime. Thanë se investime të tilla është dashur të bëhen qysh me parë.

U bë e ditur se gjatësia e rrugës që do të bëhet në fshatin Mirash ka një gjatësi prej 9 kilometrave, ndërsa me gjerësi prej 6 metrave, ndërsa do të ketë shtigje për këmbësore dhe ndriçim publik.

Filloi asfaltimi i rrugëve në fshatin Softaj

Posted: 11 Oct 2017 05:25 AM PDT

Ferizaj.11.10.2017Të mërkurën edhe zyrtarisht ka filluar të bëhet asfaltimi i rrugëve në fshatin Softaj. Gjatë ditës së sotme është bërë asfaltimi i rrugës afër shkollës të këtij fshati, ndërkaq në ditët në vijim pritet të bëhet edhe asfaltimi i rrugicave të tjera të parapara në projekt.
Banorët e këtij fshati, janë ndjere tejet të kënaqur me rregullimin e rrugëve të tyre. Përfaqësuesi i këtij fshati Fadil Lipovica, tha se realizmi i këtyre projekteve ka qenë mese i domosdoshëm për banorët e këtij lokaliteti.
Nga afër inspektimin e këtyre punimeve e ka ndjekur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij. Ai tha se rregullimi dhe asfaltimi i këtyre rrugëve në fshatin Softaj do të thotë shumë për banorët e këtij fshati.
"Nga ky projekt përfitojnë banorët e këtij lokaliteti i cili në vitet e pas luftës nuk ka pasur investime infrastrukturore që ndërlidhen me asfaltime. Në kuadër të këtij projekti është paraparë edhe infrastruktura tjetër nëntokësore që mundëson një lëvizje të lirë edhe për nxënësit që janë afër kësaj shkolle, por edhe për institucionet tjera siç është zyra e vendit, por edhe ambulanca e këtij fshati, që ne këtë mënyrë po ju ofrojmë kushte shumë më të mira për punë", ka thënë kryetari Svarqa.
U bë e ditur se në fshatin Softaj do të asfaltohet gjashtë rrugica të këtij fshati me një gjatësi prej 2341 metër dhe me një gjerësi prej gjashtë metrave. Vlera e këtij projekti kap shumën rreth 130 mijë euro, ndërsa në kuadër të tij është bërë edhe rregullimi i infrastrukturës nëntokësore.

Acid, kimikate kancerogjene, patate dhe karton, kjo është rruga e mishit të kalbur nga Brazili drejt Evropës

Posted: 11 Oct 2017 03:32 AM PDT

Autoritetet braziliane kanë pezulluar 33 zyrtarë të qeverisë në mars të këtij viti pas investigimit të zbuluar se disa nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në vend kanë shitur prej vitesh mish viçi dhe pulash të kalbur.
Tre impiante përpunimi të mishit janë mbyllur ndërsa 21 të tjera janë nën shqyrtim. Shumë prej këtij mishi që prodhohej nga kompanitë eksportohej në Evropë dhe në vendet e tjera të botës.

Brazili është një nga eksportuesit më të mëdhenj të mishit të kuq. Ministri i Bujqësisë, Blairo Maggi, u takua me ambasadorët për të risiguruar ata me qëllim që të parandalohen sanksionet kundër eksportit të mishit brazilian. Policia federale ushtroi kontrolle në 194 zona dhe në këtë operacion u angazhuan 1000 oficerë pas një investigimi 2-vjeçar.

Sipas hetimeve, disa nga menaxherët e këtyre kompanive kanë korruptuar inspektorët dhe politikanët për të siguruar certifikimin e qeverisë për produktet e tyre.Më shumë se 30 kompani akuzohen për mungesë higjiene, mes tyre është dhe JBS, një prej eksportuesve më të mëdha në botë të mishit të viçit dhe BRF, prodhuesja më e madhe në botë për produktet e pulës

"Ata përdornin acid dhe kimikate të tjera për të maskuar produktet e tyre. Në disa raste produktet që ata përdornin ishin kancerogjene" citoi policinë braziliane BBC.Në raste të tjera ata përdornin patate, ujë apo dhe karton përzier me mishin e pulës me qëllim që të rrisnin përfitimet.JBS ka të ardhura neto prej 55 miliardë dollarë ndërsa eksporton në 150 shtete

Ndërron jetë fëmija 15-muajsh në QKUK, ishte i sëmurë me fruth

Posted: 11 Oct 2017 03:24 AM PDT

Një fëmijë 15 muajsh është paraqitur në Klinikën Infektive para dy ditësh. Mjekët kishin konstatuar se ai kishte qenë i prekur nga sëmundja e fruthit.

Ndonëse ishte vënë nën përkujdesjen e mjekëve, foshnja e komunitetit rom ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Shneta.

"Fatkeqsisht, kushtet sociale dhe sëmundja e ka bërë të vetën. Fëmija i sëmurë me fruth, përfundoi me fatalitet".

Ramadani ka bërë të ditur se edhe pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë.

"I kemi edhe 3-4 raste të cilat janë në gjendje të rëndë, por sigurisht se raste të tilla të gjitha i ndalim për përkujdesje në klinikë", ka shtuar ai.

Deri më tani në Kosovë janë prekur nga fruthi rreth 100 persona.

Ramadani ka bërë të ditur se foshnja 4-muajshe për të cilën Gazeta Shneta ka raportuar ditë më parë, është në gjendje më të mirë.

Aktualisht në Infektivë po trajtohen mbi 80 pacientë. /Gazeta Shneta/

Të dorëhiqet nga Presidenca Hashim Thaçi

Posted: 10 Oct 2017 02:06 PM PDT

Presidenti Amerikan në shekullin XX Franklin Ruzvelt thoshte

“Demokracia nuk është e sigurt nëse populli lejon rritjen e një fuqie private në një pikë që bëhet me e fuqishme se vetë shteti demokratik.Ky në thelb është fashizmi-posedimi i qeverisë prej një individi, grupi ose një fuqie private kontrolluese”

Republika e Kosovës deri më tash ka kaluar në faza të rëndësishme të suksesit por ka pasur edhe sfida të mëdha gjatë tërë historisë.
Megjithatë Kosova është Shtet e shumë shpejtë do të jetë e Ribashkuar me Shqipërinë gjitha fushatë.
Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqje për shumë arsye por më kryesore është ajo për Gjykatën Speciale e cila është e dëmshme e shumë e rrezikshme për Kombin Shqiptarë në përgjithësi , këtë e kemi paralajmëruar shumë më herët , tash e pranoj edhe vet Hashim Thaçi .
Nuk guxojmë për shkak të gabimeve individuale e të ngutshme që shpesh ka marrë Thaçi , të bartim pasoja kolektive e historike si Komb.
Mbas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17 Shkurt 2008 , që ju vetëm e keni lexuar deklaratën ,por kjo është një kurorëzim e përpjekje shekullore e gjithë Kombit Shqiptarë brenda trojeve etnike e mërgatë, një kontribut i paguar me gjak e djersë .
Ju i nderuar atë kohë u dasht të largoheni nga skena politike e të mbetni pozitivë.
Mbas pranimit të dështimit e mashtrimit që e keni pranuar Gjykatën Speciale duhet të jepni dorëheqje urgjentisht e të zgjidhet një Presidentë Koncensualë Shqiptarë i pranueshëm sepse ju nuk jeni i pranueshëm me koncenzus nacional .

Hyzri Salihu
Koordinator i FBKSH,së
10.10.2017
Shqipëri Etnike-Mërgatë

Fshatrat Nikadin , Doganaj, Gaçkë e Rakaj japin mbështetje të pakontestueshme për kryetarin Svarqa

Posted: 10 Oct 2017 01:46 PM PDT

10.10.2017.

Në kuadër të shpalosjes së programit zgjedhor të kandidatit të degës së LDK-së në Ferizaj Muharrem Svarqës tubime madhështore sonte janë organizuar në fshatrat Nikadin, Doganaj, Gaçkë dhe Rakaj.
Në të gjitha këto lokalitete u mirëprit kryetari Svarqa dhe u lavdëruan punët e bëra deri më tani në qytetin e Ferizajt si dhe nëpër fshatra.
Ndërkaq vet kryetari Svarqa pohoi se motivi për një kandidaturë të dytë pikërisht ka ardhur për të përfunduar shumë projekte të dobishme për Ferizajn e ferizajasit.


"Unë e çmoj bashkëpunimin dhe takimet që kam pasur me secilin banor të komunës së Ferizajt. Bashkë kemi shfaqur ide e kemi hartuar plane të rëndësishme që kanë përmirësuar cilësinë e jetës kudo. Në secilën familje kemi depërtuar për të mirë duke e hequr participimin në projektë , duke paguar shpenzimet e varrimit e duke paguar shujta për të gjithë shkollarët e vegjël nga klasa e parë deri në të pestëne e që në qeveritë e mëhershme as nuk janë përmendur mundësi të tilla. Prandaj ky është vetëm fillimi i projekteve të dobishme .Na duhet vota juaj që të jemi edhe më të mirë në 4 vitet ardhshme me proejkte edhe më interesante dhe dobi të shumta rreth nesh" u ka thënë kryetari Svarqa banorëve nga këto fshatra të cilët i ka takuar veq e veq nëpër shkollat e këtyre fshatrave.
Kurse banorët e fshatit Gaçkë në shenjë mirënjohje e konfirmimi për të votuar kryetarin Svarqa edhe për një mandat lexuan një nga një projektet që ka përfituar fshati gjatë 4 viteve të fundit.
Shefqet Hajredini udhëheqës i degës tha se shuma investive në këto projekte është afër 950 mijë euro dhe këto rezultat të prekshme padyshim do të jenë motiv që të votohet kryetari Svarqa dhe e kandidatët e LDK-së për këshilltarë komunalë ngase vetëm kjo qeverisje ktheu dinjitetin fshatit Gaçkë dhe banorëve të këtushëm.

 

Gjendet një sasi e armatimit në Han të Elezit

Posted: 10 Oct 2017 01:24 PM PDT

Në një komunikatë të lëshuar nga policia e Kosovës në Ferizaj bëhet e ditur se është gjetur një sasi e armëve

Fshati Neqavc, Hani i Elezit, 09.10.2017

Pas pranimit të informatave nga tereni se i dyshuari A.V.(m/sh/k 37 vjeç),mund të ketë në posedim armë të paautorizuara , hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç'rast kanë gjetur dhe konfiskuar:
-1 pushkë automatike AK-47
-2 pushkë M-48
-1 pushkë gjuetie 12mm
– 14 mina befasuese kundër këmbësorisë
-13 granata dore
– 30 karikatorë të zbrazët
– 2472 fishekë të kalibrave të ndryshëm
-2 palë dylbi
-3 thika
-1 boks hekuri

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orë.

Rrëfimi i familjes për vdekjen e dyshimtë të punëtorit të Bechtel & Enka

Posted: 10 Oct 2017 01:13 PM PDT

Kësaj familjeje pasditen e së hënës i vdiq djali i saj 27-vjeçar, derisa ishte duke punuar roje për kompaninë Bechtel&Enka. Fillimisht u raportua si vdekje e dyshimtë në vendin e punës, por më pas u tha se vdiq nga sulmi në zemër.

Xhaxhai i të ndjerit thotë se ai kishte një muaj që kishte nisur punën si rojtar në këtë kompani dhe se nuk kanë vërejtur ndonjë shenjë se po vuante nga ndonjë sëmundje. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, i ndjeri kishte marrë rrugën për në Evropë përmes Serbisë, por nuk ia kishte arritur qëllimit.

Miq të familjes kanë rrëfyer për televizionin se Afet Provoliu ishte student i dalluar i stomatologjisë, por studimet i ndërpreu për shkak të problemeve ekonomike.

Njëri nga personat e afërt të familjes ka bërë të ditur se Afeti nuk ishte pajtuar me faktin se ai nuk po mund t'i ndiqte studimet dhe se një gjë e tillë e mërziste shumë. 

Policia e Ferizajt ka konfirmuar rastin, duke thënë se i ndjeri ishte gjetur i alivanosur në vendin e punës në orët e hershme të mëngjesit të së martës. Ishte dërguar menjëherë në emergjencën e Ferizajt, ku mjeku kujdestar vetëm kishte konstatuar vdekjen.Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more