Skip to main content

“SHBA: Ish-kongresmeni Weiner u dënua me 21 muaj burg” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“SHBA: Ish-kongresmeni Weiner u dënua me 21 muaj burg” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


SHBA: Ish-kongresmeni Weiner u dënua me 21 muaj burg

Posted: 25 Sep 2017 09:56 AM PDT

Ish-anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Anthony Weiner, sot është dënuar me 21 muaj burg për dërgim të mesazheve të qarta seksuale për një vajzë 15 vjeçare, duke krijuar skandal, që ka luajtur rol në zgjedhjet presidenciale amerikane vitin e kaluar. Zoti Weiner, 53 vjeçar, menjëherë pas shpalljes së vendimit të një gjyqtari në Menhetën të Nju Jorkut, ka filluar të qajë, raporton agjencia Reuters. Në muajin maj ai e kishte pranuar fajësinë për transferim të mesazheve të paturpshme te një e mitur dhe ishte pajtuar që të mos ankohet nëse dënohet me 27 muaj burg ose më pak. Avokatët e zotit Weiner kanë kërkuar që ai të dënohej me kusht, e jo me burg. Hetimet lidhur me këmbimin e mesazheve të zotit Weiner, me një nxënëse të Karolinës Veriore, kanë ndikuar në ditët finale të fushatës presidenciale, kur autoritetet i gjetën emailat në kompjuterin e Weinerit. Bashkëshortja e tij, Huma Abedin, ishte ndihmëse e kandidates presidenciale demokrate, Hillary Clinton. Më vonë zonja Abedin kërkoi shkurorëzim. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

K. Veriore: Retorika e Trumpit është “shpallje e luftës”

Posted: 25 Sep 2017 09:12 AM PDT

Ministri i jashtëm i Koresë Veriore, Ri Yong Ho, tha sot se deklaratat aktuale të presidentit amerikan, Donald Trump, përbëjnë shpallje të luftës dhe se Pheniani ka të drejtë t'i rrëzoj bombarduesit strategjikë amerikanë, bile edhe kur ata janë jashtë hapësirës ajrore të Koresë Veriore. Mëtutje, ai u ka thënë gazetarëve në Kombet e Bashkuara, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme, se për Korenë Veriore "të gjitha opsionet janë në tavolinë" derisa vepron në përgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara. "E gjithë bota duhet qartaz ta mbajë mend se ishin Shtetet e Bashkuara, që të parat i shpallën luftë vendit tonë", tha zoti Ri. Bombarduesit e Shteteve të Bashkuara, pardje, të përcjellur nga aeroplanët luftarakë, kanë fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare në lindje të Koresë Veriore. Këto ishin fluturimet që i janë afruar më së shumti zonës së çmilitarizuar, që e ndanë Korenë Veriore nga Koreja Jugore, nga ana e aeroplanëve amerikanë, në shekullin 21. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: SHBA-të fajësohen për vrasjen e gjeneralit rus në Siri

Posted: 25 Sep 2017 08:24 AM PDT

Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov, thotë se Shtetet e Bashkuara janë për tu fajësuar për vrasjen e gjeneralit rus, në pjesën lindore të Sirisë, gjatë fundjavës. Këto komente të sotme të zyrtarit të lartë rus janë më direktet prej se forcat e mbështetura ruse në Siri janë afruar në mënyrë të rrezikshme me forcat e stërvitura nga Shtetet e Bashkuara, në pjesën lindore të Sirisë. "Vrasja e komandantit rus është çmimi i përgjakshëm për politikën dyfytyrëshe amerikane në Siri", tha Ryabkov, kanë raportuar RIA-Novosti dhe agjencitë e tjera të lajmeve. Moska dhe Uashingtoni mbështesin forca të ndryshme ushtarake në Siri, ndërsa të dy grupet kanë shënuar avancime kundër militantëve të Shtetit Islamik, në pjesën lindore të Sirisë, afër kufirit me Irakun.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komisioni për Demarkacionin në pritje të udhëzimeve nga Qeveria

Posted: 25 Sep 2017 08:01 AM PDT

Komisioni i sapoemëruar shtetëror për shënjimin e vijës kufitare është në pritje të udhëzimeve dhe kompetencave nga Qeveria e Kosovës, në lidhje me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Kryesuesi i këtij komisioni, Shpejtim Bulliqi, tha për Radio Evropa e Lirë se komisioni i ri, si punë të parë do ta ketë shqyrtimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, por edhe do t'i analizojë të gjitha raportet që janë bërë deri më tash nga komisioni paraprak. "Problemi është se ne presim që Qeveria të na delegojë kompetenca shtesë ose punë shtesë. Përndryshe, ju e dini që komisioni paraprak e ka përgatitur një raport dhe nëse Qeveria vlerëson tash se ne duhet të marrim në dorë atë raport, ta shikojmë, ta analizojmë e të nxjerrim konkluzione të caktuara, atëherë ne presim që ketë kërkesë Qeveria të na e bartë në mënyrë zyrtare", tha Bulliqi. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se puna e deritanishme për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, është bërë në mënyrë të gabuar, dhe sipas tij, kjo çështje duhet rregulluar. Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit Haradinaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se kryeministri Haradinaj, pas hapit të parë për formimin e komisionit të ri, është duke i shqyrtuar mundësitë për veprimet e ardhshme dhe kompetenca që do t'i ketë ky komision. "Hapi i parë tashmë është kryer për fillimin e një procesi të ri. Rreth kësaj teme Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Haradinaj, mbetet të studiojë të gjitha modalitetet se çka do të behet në të ardhmen. Mund t'ju them se procesi nuk do të prolongohet. Kjo çështje do të marrë një dinamikë të shpejtë. Se çka do të bëhet si hap i radhës janë duke u studiuar të gjitha modalitet", tha Matoshi. Kryeministri Ramush Haradinaj, që në mbledhjen e parë të Qeverisë së re të Kosovës, shkarkoi Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, që udhëhiqej nga Murat Meha. Kryesuesi i ri, Shpejtim Bulliqi thotë se kriteret të cilat janë zbatuar për matjen dhe përcaktimin e vijës kufitare kanë qenë të gabuara dhe ato duhet të rishikohen. "Ato kritere kanë prodhuar një rezultat i cili faktikisht po del në kundërshtim me realitetin praktik. Këto angazhime shtesë, nëse na krijohet hapësirë dhe mundësia nga ana e Qeverisë, ne jemi të gatshëm qysh nesër të hyjmë në proces të punës", tha Bulliqi. Ai theksoi po ashtu se komisioni i ri nuk do të bëjë ndonjë punë të veçantë, por se do të bazohet në rregullat në fuqi dhe kërkesat e Qeverisë. "Do të analizojmë të gjitha aspektet, edhe ato të së Drejtës Ndërkombëtare, aspektet e kritereve, edhe mund t'i përgatisim Qeverisë një raport apo vlerësim apo çfarëdo që ajo kërkon. Po prapë mbetet në kompetencat e Qeverisë se kah duhet ta orientojë zhvillimin e procesit", tha Bulliqi. Nga ana tjetër, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar që institucionet të punojnë në përmbushjen e kritereve për çështjen e liberalizimit të vizave. "Siç është thënë edhe në propozimin legjislativ të Komisionit Evropian në muajin maj të vitit 2016, ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave", thuhet në qëndrimet e Zyrës së BE-së në Prishtinë. "Përderisa ne i njohim përpjekjet e bëra nga Kosova, tash është thelbësore që Kosova të përmbushë kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave, duke ecur përpara dhe të ratifikojë Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit dhe t'i shtojë angazhimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne e konsiderojmë këtë si përgjegjësi të përbashkët të Qeverisë dhe opozitës, që t'i përmbushin kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave", thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-s. Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Atë kohë, parti partnere në Qeveri ishin Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Tani, këto dy parti politike, njëra në Qeveri dhe tjetra në opozitë, mbajnë qëndrime të ndryshme lidhur me atë se a duhet të anulohet apo ratifikohet kjo marrëveshje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një gjeneral rus është vrarë në Siri

Posted: 25 Sep 2017 07:57 AM PDT

Ministria e mbrojtjes e Rusisë thotë se njëri prej gjeneralëve të vet, që shërbente si këshilltar i trupave të qeverisë së Sirisë, është vrarë në pjesën lindore të Sirisë, ka raportuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS. Ministria tha mbrëmë se gjenerali Valery Asapov, "ishte në një pikë komanduese të trupave të Sirisë, duke i ndihmuar komandantët sirianë në operacionin për çlirimin e qytetit, Deir al-Zour", kur ai ishte "plagosur për vdekje" nga një predhë e grupit ekstremist, Shteti Islamik. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara në luftën në Siri i mbështesin palët e ndryshme ndërluftuese, ndërsa të dy këto grupe kanë shënuar avancim kundër militantëve të Shtetit Islamik në pjesën lindore të Sirisë, afër kufirit me Irakun.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga 1 tetori rinis qarkullimi i trenave

Posted: 25 Sep 2017 06:58 AM PDT

Nga 1 tetori pritet të rinisë qarkullimi në linjat e trenave në Kosovë, qoftë edhe pjesërisht, konfirmojnë zyrtarët në Ministrinë e Infrastrukturës. Qarkullimi i trenave në linjat e rregullta ishte ndërprerë që nga 2 gushti. Ndërprerja e këtyre linjave është bërë për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës. Argjend Zejnaj, shef i kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ministri ka pasur një takim me anëtarët e bordit të "Infrakos" dhe "Trainkos" dhe ka premtuar se nisja e qarkullimit të trenave do të fillojë në muajin tetor. "Ministri Lekaj ka premtuar se më 1 tetor trenat do të jenë në funksion edhe për transport të udhëtarëve, mallrave dhe shërbimeve të tjera", tha Zejnaj. Ndërkaq, Gelor Shala, krye shef ekzekutiv i "Trainkos", kompani kjo përgjegjëse për operimet me trena si në transport të mallrave ashtu edhe të udhëtarëve, tha për Radion Evropa e Lirë se këtij institucioni i nevojiten rreth 1.3 milion euro për të lëshuar në qarkullim të gjitha linjat e trenave. "Ne kemi pasur takim me ministrin e ri të Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ministri ka premtuar se shumë shpejtë do të lëshohen trenat dhe ka premtuar se në fillim të muajit të ardhshëm do të lëshohen trenat". "Kurse, sa i përket buxhetit (ministri) nuk ka mundur ta jap ndonjë vlerë të caktuar sa do të jetë shuma. Ka premtuar se do të diskutojë edhe me kryeministrin, por edhe në Qeveri, pra do të diskutohet kjo çështje dhe shumë shpejtë ka thënë se do të gjendet një zgjidhje", tha Shala.  Në anën tjetër, Argjend Zejnaj, thotë se për shkak të pamundësisë së rishikimit të buxhetit të shtetit, ende nuk dihet shuma që do të ndahet, por lëvizje konkrete në këtë drejtim do të ketë në mënyrë që të lëshohen trenat në qarkullim. "Ne do të ndajmë një shumë të mjeteve, ndoshta jo shumën e kërkuar nga 'Trainkos' dhe 'Infrakos', por mjetet e nevojshme do të ndahen për të funksionalizuar trenat. Kështu që do të ketë lëvizje konkrete, më 1 tetor treni do të jetë në lëvizje", tha Zejnaj. Përderisa Gelor Shala thotë se varet nga shuma e mjeteve të ndara për të përcaktuar se cilat linja do të lëshohen për qarkullim. "Ne i kemi 10 linja të trenave dhe nëse nuk sigurohet komplet buxheti rreth 1. 3 milion euro, sigurisht që në bazë të buxhetit do të përcaktohet se cilat linja do të lëshohen për operim". Ndryshe, Infrastruktura hekurudhore në Kosovë vazhdon të përballet me një gjendje jo të mirë. Binarët, ndërtesat e stacioneve, stabilimentet sinjalizuese, pastaj operimet hekurudhore, lokomotivat, vagonët e udhëtarëve, që nga ekspertë të fushës janë konsideruar të vjetruara. Kosova tani më është përfshirë në projektet për modernizimin e hekurudhës, investime këto që hyjnë në pakon për investime të aprovuara në samitin e Ballkanit Perëndimor në gusht të vitit 2015 në Vjenë, në kuadër të agjendës më të gjerë të Bashkimit Evropian për promovimin e lidhjes në rajon dhe të lidhjes me BE-në.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vritet një qytetar i Kosovës në Siri

Posted: 25 Sep 2017 06:47 AM PDT

Edhe një qytetar i Kosovës është vrarë në Siri. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Policia e Kosovës. "Policia e Kosovës nga burime të ndryshme ka informacione për vrasjen e një shtetasi kosovar. Mirëpo, referuar situatës në Siri nuk posedon dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen", thuhet në një përgjigje nga policia . Kosova që nga viti 2012 është përballur me përfshirjen e qytetarëve të saj në zonat e luftës në Lindje të Mesme. Deri më tani, sipas autoriteteve të sigurisë, janë regjistruar rreth 316 persona që kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa në zonat e luftës vlerësohet se ndodhen edhe 140 të tjerë. Thuhet se 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe deri më tani mbi 40 veta janë dënuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve. Kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik është në rritje në Kosovë dhe pjesërisht financohet nga organizata të huaja që predikojnë ideologji ekstremiste, është thënë në raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit për terrorizmin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sistemi publik shëndetësor me shumë donacione 

Posted: 25 Sep 2017 06:38 AM PDT

Donacionet, janë një nga format me të cilat ndihmohet shërbimi spitalor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Këto donacione, shërbimit spitalor i shkojnë qoftë si barna, material shpenzues apo edhe të holla. Përpos donacioneve të mëdha, që ky institucion si dhe Ministria e Shëndetësisë pranojnë nga donatorët që tashmë janë prezent me vite, ka edhe iniciativa të qytetarëve për të ndihmuar institucionet publike shëndetësore.​ Rina Limani, koordinatore për donacione në nivel të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se ndihma e vullnetarëve, individë ose organizata që lajmërohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Shërbimin Spitalor, janë mjaft të shpeshta. "Kemi organizime në formë të donacioneve të vogla, të holla të mbledhura nga shkolla të ndryshme, pastaj organizimi i maratonave (aktiviteteve sportive humanitare), ku qytetarët lajmërohen për të dhënë shuma modeste për të ndihmuar", thotë Rina Limani. "Shumat e tilla janë të mirëseardhura dhe ne mundohemi që ato mjete t'i shfrytëzojmë për nevoja emergjente për institucionin e dedikuar. Ka raste kur vijnë me një plan se cilës Klinikë dëshirojnë t'i ndihmojnë. Gjithsesi janë shumë të dobishme dhe ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve më kualitative", tha Limani. Sipas saj, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2017, vetëm Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka pranuar rreth 3 milionë euro donacione. Por, një nga donacionet që së fundmi ka ndihmuar Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë paratë e mbledhura nga mini-maratona që u organizua këtë vit, ku morën pjesë qytetarët e Prishtinës si dhe komuniteti i shqiptarëve në Londër. Afërdita Paqarada, njëra nga organizatoret tha se qytetarët kanë kontribuar me rreth 6.400 euro dhe këto të holla janë shfrytëzuar për renovimin e objektit të Klinikës ku trajtohen fëmijët e prekur me kancer. "Donacioni që është grumbulluar nga aktiviteti i mini-maratonës, 5 kilometra, është rreth 6 mijë e 400 euro. Kanë kontribuar qytetarët e Prishtinës kryesisht, por edhe komuniteti i shqiptarëve nga Londra". "Të hollat e mbledhura ju kanë dedikuar Qendrës Klinike, përkatësisht Klinikës Pediatrike. Kjo pasi kemi vlerësuar që kushtet ku trajtohen fëmijët e prekur me kancer kanë qenë mjaft të vështira. Është rregulluar brenda objekti duke u izoluar dhe ngjyrosur", tha Paqarada. Ndryshe, në sistemin publik shëndetësor në Kosovë, çdo vit hyjnë miliona euro si donacione. Megjithatë, institucionet publike shëndetësore vazhdojnë të përballen me mungesë të madhe të pajisjeve të nevojshme për shërbime kualitative, mungesë barnash e materialit shpenzues. Buxheti për shëndetësi ndër vite nuk ka pasur rritje dhe kjo ka qenë arsyeja pse shërbimet shëndetësore nuk kanë qenë në nivelin e dëshiruar. Për një vit, Qeveria e Kosovës për shëndetësi ndan rreth 180 milionë euro. Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se ka pasur në vazhdimësi mbështetje të donatorëve, që ka rezultuar me ngritjen e kapaciteteve institucionale, atyre humane, furnizime me barna, pajisje mjekësore dhe ngritje të infrastrukturës shëndetësore. Ata kanë shtuar tutje se po punohet në vazhdimësi që të krijohet një ambient i përshtatshëm për investimet e huaja pasi ato janë të domosdoshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putini në Turqi: Pritet të dikutohet referendumi kurd

Posted: 25 Sep 2017 06:21 AM PDT

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti rus, Vladimir Putin kanë biseduar në telefon rreth referendumit kurd në Irak, ata kanë theksuar rëndësinë e Irakut dhe integritetin territorial të Sirisë. Zyra e Erdoganit ka thënë se Putini do të vizitoj Ankaranë të enjten, për të diskutuar zhvillimet në rajon, përfshirë edhe referendumin kurd. Turqia, me një popullsi të madhe kurde po lufton kryengritësit në territorin e tyre, duke kundërshtuar çdo lëvizje drejt formimit të shtetit të ndarë Kurd. Erdogan, ka kërcënuar kurdët në Irak me sulme ushtarake dhe sanksione, përfshirë edhe shkurtimin e eksportit me naftë në rajonin kurd të Irakut. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Të rriten ndihmat në Mianmar

Posted: 25 Sep 2017 06:00 AM PDT

Refugjatët myslimanë të strehuar në Bangladesh, të cilët kanë ikur nga "krimet e pa imagjinueshme" në Mianmar, po ballafaqohen me vështirësi dhe përkeqësim të rrethanave, nëse nuk ka ndihma, ka thënë shefi i agjencisë së OKB-së për refugjatë. Paralajmërimi ka ardhur kur forcat qeveritare të Mianmarit kanë gjetur trupat e 17 personave hindu, të cilët dyshohen se janë vrarë nga myslimanët muajin e kaluar. Komisioneri i lartë për refugjatët në OKB, Filippo Grandi ka thënë në një konferencë se "zgjidhjet për këtë krizë janë në Mianmari". Deri atëherë, bota duhet të ndihmojë refugjatët "e traumatizuar rëndë" që po përballen me vështirësi, të cilët ai i kishte vizituar gjatë fundjavës në një kamp në verilindje të Bangladeshit. Dhuna në Minamarin perëndimorë, në shtetin e Rakhines dhe eksodi i refugjatëve është kriza më e madhe që ka pasur qeveria e Nobelistes Aung San Suu Kyi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Retorikë parlamentare edhe në zgjedhjet lokale

Posted: 25 Sep 2017 05:46 AM PDT

Fushata elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor nuk do të dallojë nga ajo e cikleve të kaluara zgjedhore. Partitë gjatë paraqitjes para votuesve do të ofrojnë premtime nga më të ndryshmet, ndërsa nuk do të mungojnë as premtimet që fare nuk kanë të bëjnë me pushtetin lokal, si çështja e integrimit euroatlantik, të drejtat e shqiptarëve, investimet e jashtme, zhvillimi ekonomik i vendit, e të tjera. Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike duke komentuar tubimet e para të partive politike. "Unë pres që fushata në këto zgjedhje lokale të jetë e njëjtë me fushatën e zgjedhjeve të kaluara lokale. Shumica e kandidatëve për kryetar të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së do të jenë po ata që aktualisht drejtojnë pushtetin, ngjashëm është edhe me kandidatët e LSDM-së, ndërsa të tjerët do të kritikojnë punën e kundërshtarëve të tyre kështu që besoj se fushata mes tyre do të përqendrohet në rrafshin lokal, në projektet infrastrukturore që janë bërë apo që nuk janë bërë", thotë Mitko Gaxhovski duke mos përjashtuar edhe retorikën tanimë të njohur të partive që fushata të shoqërohet edhe me akuza për të ashtuquajturat politika madhore. Kjo, sipas tij vjen në shprehje duke marrë parasysh krizën politike nëpër të cilën ka kaluar vendi, e në veçanti ngjarjet e dhunshme në Kuvend. Kjo dhe akuzat e organeve gjyqësore ndaj shumë personaliteteve politike, gjithsesi se do të zënë vend në fushatën elektorale, pavarësisht se bëhet fjalë për zgjedhje lokale, thotë Gaxhovski. Nga ana tjetër, Visar Ademi, njohës i çështjeve politike, thotë se fushata për zgjedhjet lokale nuk sjell ndonjë risi nga ciklet e kaluara zgjedhore, ku në vend të projekteve për pushtetin lokal partitë do të përqendrohen në politikat "madhore", pasi realisht sipas tij duket ato edhe nuk kanë vizion për zhvillimin e komunave. "Unë jam i shqetësuar, pasi edhe pse në zgjedhjet lokale do të garojnë dy apo tri parti të reja, ende nuk ka një program, projekt apo ide që ato i ofrojnë për nivelin lokal. Një parti e cila deri në ditën e fundit nuk i di kandidatët e saj potencial për komunën është mëkat të pretendosh se mund të ndryshosh qeverisjen në nivel lokal". "Kjo tregon që ne përsëri do të flasim për politika të mëdha, do flasin fjalë boshe, pra asnjë gjë konkrete. Do të jetë garë mes politikave të mëdha, por pas asnjë efekt për pushtetin lokal", thotë Ademi duke shtuar se oferta nuk do të ketë as nga partitë tjera politike, para se gjithash ato shqiptare, të cilat sipas të gjitha hulumtimeve rezulton që të kenë dështuar në punën e tyre apo përmirësimin e kushteve për jetesë të banorëve nëpër komunat ku kanë qeverisur gjatë katër viteve të kaluara. Sa i përket rrjedhës së fushatës elektorale, analistët presin që ajo të jetë e qetë. "Mendoj se janë krijuar kushte që të kemi një proces zgjedhor të rregullt. Mendoj se tani nuk kemi edhe atë atmosferën tensionuese e pranishme në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar. Besoj se mund të jetë edhe më mirë dhe se fushata zgjedhore do të pasqyrojë realitetin që tani kemi në skenën politike", thotë analisti Mitko Gaxhoski. Për një fushatë elektorale demokratike janë angazhuar edhe partitë politike, kandidatët e të cilave kanë nënshkruan kontekstin për zgjedhje të lira dhe demokratike. Mbarëvajtje të procesin zgjedhor kanë kërkuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar. Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, ka thënë se zgjedhjet e 15 tetorit duhet të jetë shumë më të mira se ato të dhjetorit të vitit të kaluar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkëpunëtorë të Kremlinit të përfshirë në hetimin e Trumpit

Posted: 25 Sep 2017 05:01 AM PDT

Paul Manafort, ish-udhëheqësi i fushatës presidenciale të Donald Trump, ishte duke kërkuar për një investitor dhe Oleg Deripaska ishte ai që Manafort po kërkonte. Ishte viti 2008 dhe një ndërtesë e famshme në Manhatan, e njohur si Hoteli Drake ishte nën shënjestrën e lobistit dhe këshilltarit politik, Manafort për blerje dhe zhvillim të ndërtesës. Më 30 qershor, Manafort u takua me Deripaska, një biznismen rus i cili në vitin 1990 e kishte marrë kontrollin e industrisë së metalit në Rusi. Sipas një dokumenti të Rick Gates, dikur partner i Manafortit, miliarderi rus ishte i interesuar të investonte, duke i thënë Manafortit "të bllokonte elementet tjera financiare dhe pastaj të shkonte tek ai për pjesën finale të investimit". "Bazuar në interesin e shprehur nga zoti Deripaska, gjatë takimit të tij me Paulin, dëshirojmë t'i diskutojmë parametrat e kësaj marrëveshje sa më shpejtë që ështe e mundur", thuhet në memo, dokumenti i dorëzuar si dëshmi në padinë e ngritur në gjykatën federale të SHBA-së. Marrëveshja e hotelit Drake, e cila përfundimisht nuk u realizua, është një prej shembujve të implikimeve të Manafortit me Deripaska, të cilin zyrtarët amerikanë e cilësojnë si bashkëpunëtorë të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin. Kjo marrëveshje dhe marrëveshjet tjera janë tashmë në shqyrtim të Robert Muller, hetuesit special amerkan që po hulumton përfshirjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016 dhe kontaktet në mes të zyrtarëve rusë dhe bashkëpunëtorëve të presidentit, Donald Trump. Në një e-mail dorëzuar hetuesve amerikanë, Manfort kishte kërkuar "ndërmjetësues të jashtëm" të Deripaskës për të mbajtur një "takim privat" në vitin 2016, kur Manafort ishte udhëheqës i fushatës së Trumpit, raporton Washington Post. Mediat amerikane raportojnë se nuk ka prova që Deripaska pranoi ofertën e supozuar të Manafortit. Një zëdhënës i Manafort, Jason Maloni, tha se hetimi rreth veprimeve të Manafortit janë "të motivuara politikisht". Një zyrtar i zyrës së shtypit të Deripaskas ka hedhur poshtë çdo bashkëveprim në mes të biznismenit dhe Manfortit në vitet para 2016-tës. "Zoti Deripaska nuk ka komunikuar apo takuar zotin Manafort, para, pas, apo edhe gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016. Në fakt, zoti Deripaska nuk ka komunikuar me Manafort me vite para 2016-tës. Kështu, çdo publikim që sugjeron apo thotë se zoti Deripaska në mënyrë direkte apo indirekte ka komunikuar me Manafort në vitin 2016, është deklaratë jo e saktë", ka thënë zyrtari anonim për Radion Evropa e Lirë. Deripaska ka figuruar në listën e të ftuarve të Kremlinin për vite, së fundmi edhe në një mbledhje të biznesmenëve kyç më 21 shtator, takim për të cilin mediat ruse sugjeruan se ishte mbajtur për të diskutuar klimën ekonomike para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2018. Duke qenë se Deripaskas i është refuzuar viza për në SHBA, ai thuhet se ka udhëtuar në vitin 2009, nën atë që The Wall Street Journal e quajti marrëveshje e fshehtë me FBI-në. Një zyrtar i qeverisë amerikane dhe dokumetet në një padi tjetër, thonë se Deripaska ka arritur të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara, dhejtëra herë në mes të viteve 2011 dhe 2014, duke përdorur një pasaportë diplomatike ruse, duke nënviziar lidhjet politike të Deripaskas. Agjencia Associated Press raporton se Manafort në vitin 2005 i kishte propozuar Deripaskas një plan që synonte të ndikonte në politikë, biznes dhe mbulim të lajmeve në SHBA, Evropë dhe ish- Bashkimin Sovjetik, plan ky që do e mbështeste Putinin. Një raport i AP i publikuar në mars, thotë se Manafort kishte nënshkruar një kontratë në vlerë prej 10 milionë dollarësh me Deripaskan. Ai kishte marrëdhënie biznesore me të deri në fund të vitit 2009. Deripaska, duke refuzuar raportimin, më vonë kishte thënë se do e padiste AP për shpifje. Pasuria e paluajtshme, Hoteli Drake, nuk është investimi i vetëm i Manafort që ka marrë në shqyrtim. Disa shtëpi, godina në bashkëpronësi në Nju Jork dhe më gjerë thuhet se janë hetuar nga hetuesit amerikanë dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut, duke përfshirë edhe kreditë e Manfortit për të blerë pronat. Pasura neto e Deripaskas është vlerësuar nga revista Forbes, 5.3 milionë dollarë, shumë nga kjo pasuri e ngritur gjatë viteve të 90-ta, periudhë të cilën mediat ruse e quajtën "lufta e aluminit" . Përgatiti: Linda Gjokaj 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partia e Gjelbërt në Gjermani: Ndryshimet klimatike prioritet në bisedimet për koalicion

Posted: 25 Sep 2017 04:57 AM PDT

Partia e Gjelbërt në Gjermani, ka thënë se ndër kushtet kryesore për t'u bërë pjesë e koalicionit qeveritar do të jetë përmbushja e obligimeve ndaj marrëveshjes klimatike të Parisit. Cem Ozdemir, bashkë lideri i partisë së Gjerlbërt, ka thënë në një konferencë për media se partia e tij, në bisedimet për koalicion me Angela Merkel, do të fokusohet në ndryshimet klimatike, drejtësinë Evropiane dhe atë sociale. Duke u drejtuar kah liberalët, Demokratët e Lirë, të cilët kishin zhvilluar fushatë kundër integrimit Evropian, Ozdemir tha se Evropa do t'i zgjidhë problemet vetëm me politikat e ashpra që ka. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avioni rus sulmon forcat siriane të mbështetura nga SHBA-ja

Posted: 25 Sep 2017 04:26 AM PDT

Forcat ushtarake siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara kanë thënë se avionët luftarakë rus kanë sulmuar provincën Deri al- Zour të hënën, afër fushës së gazit që ata e kishin rimarrë nga grupi ekstremist, Shteti Islamik në ditët e fundit. Forcat Demokratike Siriane (SDF), aleancë kurde dhe arabe kanë thënë se sulmi ka vrarë një ushtar dhe ka lënduar dy të tjerë. Nuk ka pasur reagime të menjëhershme nga Moska. Rusia dhe SHBA-ja mbështesin ofenziva të ndara kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në lindje të Sirisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Ndalim udhëtimi për Iranin, Korenë e Veriut dhe Venezuelën

Posted: 25 Sep 2017 03:52 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur kufizime të reja për tetë vende që dëshirojnë të udhëtojnë në SHBA, duke shtuar në listë Korenë Veriore dhe Venezuelën. Trump ka nënshkruar njoftimin me 24 shtator, duke implementuar disa kufizime për qytetarët e Qadit, Iranit, Libisë, Somalisë, Sirisë, Jemenit, Koresë Veriore dhe Venezuelës. Ndalesat për qytetarët e Sudanit janë hequr, ndërsa qytetarët e Iranit do të përballen me verifikime, por nuk do të privohen nga udhëtimi. Kufizimet e reja do të hyjnë në fuqi në tetor, tetë ditë pasi gjykata do të dëgjojë argumetet rreth legjitimitetit të ndalesave të mëparshme të presidentit Trump. "Një amerikë e sigurtë është prioriteti im. Ne nuk do pranojmë ata të cilët nuk do të mund t'i kontrollojmë" ka shkruar Trump në Twitter. Ndalesat e mëparshme, që kishin nxitur reagime ndërkombëtare, janë miratuar në mars, ndërsa afati i tyre ishte deri me 24 shtator.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të shtëna me armë zjarri ndaj një patrulle kufitare në veri të Kosovës

Posted: 25 Sep 2017 03:32 AM PDT

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë, rreth orës 23:45, persona ende të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore kufitare në fshatin Banjë të komunës së Zubin Potokut. Besim Hoti, zëvendësdrejtori i policisë rajonale për veriun e Mitrovicës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në momentin e të shtënave, në veturë kanë qenë dy policë kufitar. Ai ka konfirmuar po ashtu se nga këto të shtëna nuk kishte të lënduar, kurse automjeti është dëmtuar nga plumbat. Hetimet, thuhet se janë duke vazhduar. Komuna e Zubin Potokut ndodhet në veri të Kosovës dhe banohet nga shumica serbe.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Në Krime shkelen rëndë të drejtat e njeriut

Posted: 25 Sep 2017 02:47 AM PDT

Zyra për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha se pushtimi rus i gadishullit ukrainas të Krimesë është shënuar me zhdukje dhe tortura, shkelje të Konventës së Gjenevës dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar. "Situata e të drejtave të njeriut në Krime është përkeqësuar ndjeshëm nën pushtimin rus", thuhet në raportin e publikuar sot. Raporti thekson se janë dokumentuar "shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, si: arrestime arbitrate, paraburgime, zhdukje me forcë, keqtrajtim dhe torturë dhe së paku një ezkekutim jashtëgjyqësor".  Raporti po ashtu thekson se Konventa e Gjenevës dhe ligjet e tjera ndërkombëtare janë shkelur kur ligjet e Ukrainës në Krime janë zëvendësuar me ligjet ruse - përfshirë imponimin e shtetësisë ruse te dhjetëra-mijëra banorë. Raporti i Zyrës së OKB-së thotë se qindra të burgosur dhe të paraburgosur janë transferuar në Federatën Ruse - praktikë kjo që është "rreptësisht e ndaluar me ligjin ndërkombëtar humanitar".  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi i uron fitoren Merkelit

Posted: 25 Sep 2017 01:57 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, uroi kancelaren Angela Merkel për mandatin e katërt në krye të Qeverisë gjermane. "Përgëzime kancelares Merkel për mandatin e ri. Është një fitore që forcon Evropën dhe forcon shanset e integrimit të Kosovës dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor", shkroi Thaçi në Twitter. Zgjedhjet kombëtare në Gjermani janë mbajtur të dielën. Blloku demokristian i Merkelit ka dalë i pari, porse i duhet të gjejë partner koalicioni për të qeverisur. Lexoni edhe këtë: Merkel në kërkim të partnerëve të koalicionit      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Merkel në kërkim të partnerëve të koalicionit

Posted: 25 Sep 2017 01:39 AM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është në kërkim të partnerëve të mundshëm të koalicionit, një ditë pasi blloku i saj demokristian shënoi mbështetje më të dobët sesa pritej në zgjedhjet kombëtare. Votimet po ashtu sollën në Parlament partinë anti-islamike të ekstremit të djathtë, Alternativa pë Gjermaninë - për herë të parë në më shumë se 50 vjet. Partia e Social-Demokratëve, partnere e Merkelit qysh në vitin 2013, ka thënë se do të shkojë në opozitë për shkak të humbjes së madhe në zgjedhje. Kjo ka bërë që Merkel dhe aleatët e saj të shqyrtojnë mundësinë e një koalicioni trepartiak, me Demokratët e Lirë dhe Partinë e Gjelbër. Në një parlament të ndarë në gjashtë parti, procesi i formimit të qeverisë së koalicionit mund të zgjasë disa muaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministri i Japonisë pritet të thërrasë zgjedhje të parakohshme

Posted: 25 Sep 2017 01:07 AM PDT

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, pritet të thërrasë zgjedhje të parakohshme në tetor, për të përfituar nga vlerësimet e fuqishme për të dhe nga një opozitë në rrëmujë.  Mediat lokale raportojnë se Abe do t'i thërrasë zgjedhjet më 22 tetor. Gjatë fushatës, ai pritet të bëjë zotime për shpenzimet sociale, të marrë qëndrim të ashpër ndaj Koresë së Veriut dhe të premtojë rishikimin e kushtetutës mbi rolin e ushtrisë. Abe ka shërbyer gati gjashtë vjet si kryeministër. Pas një mandati të shkurtër një dekadë më parë, ai është kthyer në pushtet me një fitore të madhe në vitin 2012.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more