“Kjo është një nga vellot brilante që do ta veshë në dasmë Edita” plus 7 more Ferizaj Press |
- Kjo është një nga vellot brilante që do ta veshë në dasmë Edita
- Fillon ndërtimi i fushës sportive në fshatin Sojevë
- Mozzik dhe Loredana befasojnë të gjithë me veprimin e para pak orësh
- A është shtatëzënë Dafina Zeqiri? Këto foto sqarojnë gjithçka
- Këto janë 10 familjet më të pasura që ‘kontrollojnë’ botën
- Kandidati i Vetëvendosjes në Ferizaj kapet me marihuanë në veturë (Dokument/Foto)
- Nuk do të bleni kurrë më ilaçe për kollën pasi ta provoni këtë
- Myftiu Tërnava inspektoi punimet në kompleksin e Medresesë së Vogël në Gjakovë
Kjo është një nga vellot brilante që do ta veshë në dasmë Edita Posted: 29 Sep 2017 07:39 AM PDT Kjo është java kur disenjatori i njohur Valdrin Sahiti dhe e fejuara e tij Edita do t'i japin fund beqarisë. Çifti nuk kanë zbuluar datën, mirëpo ata veçse janë duke u bërë gati, transmeton Gazeta Express. Valdrini dhe Edita kanë vendosur që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me martesë në një ceremoni solemne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E natyrisht kur ke burrin disenjator, një gjë është e sigurt se Edita do të duket e mrekullueshme. Ajo madje pak orë më parë në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një fotografi ku shihet një vello tejet e bukur me ngjyrë të bardhë. Mësohet se Valdrini e Edita po bëhen prindër. |
Fillon ndërtimi i fushës sportive në fshatin Sojevë Posted: 29 Sep 2017 07:37 AM PDT Ferizaj.29.09.2017. Nxënësit, arsimtarët të shkollës fillore të fshatit Sojevë, por edhe banorët i janë gëzuar fillimit të punimeve për ndërtimin e një fushe sportive në lagjen e Dragoshëve. Komuna e Ferizajt para pak kohësh ka fituar financimin e një projekti nga Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal në vlerë rreth 120 mijë euro ku planifikohet ndërtimi i 5 fushave sportive nëpër fshatrat e komunës së Ferizajt. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me këtë rast uroi nxënësit e punonjësit e shkollës për projektin e ri duke u dëshiruar rezultatet sa më të mira në njohuritë sportive. "Kjo është fusha e pestë sportive që po ndërtohet në Ferizaj, dhe me të cilën ne po realizojmë projekte infrastrukturore për zgjerimin e hapësirave sportive në të mënyrë të rinjët ti shfrytëzojnë ato. Ne kemi bërë edhe investime të shumta në Sojevë dhe unë besoj që kjo do të kompletohet si infrastrukture e cila është e shoqëruar me rrethoja dhe ndriçime që do të mundësojë të rinjëve shfrytëzimin e saj 24 orë" tha kryetari Svarqa në takimin që pati në shkollën e fshatit Sojevë. Ndërkaq edhe banorët e këtushëm falënderuan zyrtarët e pushtetit lokal për projektin e dërguar në të mirë të fëmijëve të tyre. Theksuan se nevojat e tyre të adresuara në komunë po gjejnë zgjidhje gradualisht. Shpëtim Sojeva, përfaqësues i këtij fshati, tha se kjo fushë sportive ka qenë mëse e domosdoshme për banorët e këtij lokaliteti. Fusha të tilla kanë filluar të ndërtohen para pak kohësh edhe ne fshatrat Sazli, Muhoc dhe Pleshinë të cilat do të jenë të gatshme pas 3 muajve. |
Mozzik dhe Loredana befasojnë të gjithë me veprimin e para pak orësh Posted: 29 Sep 2017 07:35 AM PDT Ishin çift por u ndanë. E siç duket, Mozzik dhe Loredana nuk po qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe se po marrin hapa për t'u pajtuar. Ky fakt është kuptuar nga rikthimi i 'follow-it' ndaj njëri-tjetrit në Instagram, shkruan lajmi. Përpos kësaj, Loredana përmes një fotografie të hedhur në Instagram, ka uruar Mozzik për ditëlindje, por ky i fundit akoma nuk e ka falënderuar, publikisht. |
A është shtatëzënë Dafina Zeqiri? Këto foto sqarojnë gjithçka Posted: 29 Sep 2017 07:31 AM PDT Vokali i këngëtares Dafina Zeqiri, që nga nisja e karrierës së saj, ishte vlerësuar mjaft, e këtë e dëshmonte edhe me prezencë kudo ku këndohej live. Se posedon një potencial të tillë, Dafina si duket është e vetëdijshme, e kjo e shtyri që të shpërngulet në Amerikë, aty ku tendenca e saj është depërtojë ndërkombëtarisht. Të flitet për jetën e saj private, këngëtarja, njihet për lidhje e ndarje, ribashkime, e skandale aty-këtu, të cilat për një kohë e mbajtën 'in' në rubrikat rozë, shkruan Kosovarja. Derisa, së fundi, konfirmon se ka gjetur rehatinë pranë të dashurit me origjinë nga Republika Domenikane, duke lënë pas të gjitha historitë e të kaluarës të cilat ishin të njohura për audiencën e gjerë. Hiperaktive, në rrjete sociale, Dafina publikon imazhe nga më të ndryshmet, derisa i fundit lë hapësirë për dyshime, nëse është në pritjen e ëmbël apo thjeshtë forma e pozimit e bën të duket e tillë. Madje, edhe fytyra e saj më e shëndoshur e paksa më e transformuar, të jep po të njëjtën përshtypje. Dyshime si këto, natyrisht kërkojnë një konfirmim apo mohim, derisa të njëjtën gjë, pritet t'a bëjë edhe Dafina. |
Këto janë 10 familjet më të pasura që ‘kontrollojnë’ botën Posted: 29 Sep 2017 04:05 AM PDT Vlera e pasurisë: 77.1 miliardë dollarë Carlos Slim, ishte personi i katërt më i pasur i revistës "Forbes" për 2016-ën. Ai u rendit i pari nga 2010-ta dhe 2013-ën. Slim themeloi "Grupo Carso", një konglomerat që kontrollon afërsisht 40% të vlerës së kapitalit në bursën e Meksikës. Ai e drejton perandorinë me ndihmën e djemve të tij. 9-Familja Cargill-MacMillan, SHBA Pasuria: 45 miliardë dollarë E vetmja kompani private me vlerë më shumë se "Koch Industries" është "Cargill Inc", e themeluar nga Ëilliam Ëallace Cargill në 1865. Tetëdhjetë e tetë përqind e kompanisë është në pronësi të familjes Cargill-MacMillan. Kjo familje krenohet me miliarderë më të njohur, sesa çdo familje tjetër në botë. 8-Familja Bettencourt, Francë Pasuria: 42.7 miliardë dollarë 7-Familja Arnault, Francë Vlera neto: 37.7 miliardë dollarë Një tjetër familje miliardere franceze, e cila është e njohur për markat luksoze si Louis Vuitton (OTC: LVMUY), ose LVMH, dhe Christian Dior. Patriarku i familjes, Bernard Jean Etienne Arnault, është ende kryetar dhe shef ekzekutiv i LVMH. Dy fëmijët e tij, Antoine dhe Delphine, janë gjithashtu aktive në kompani. 6-Familja Cox, SHBA Pasuria: 34.5 miliardë dollarë Familja Cox mësoi se si ta transformonte qasjen në qeveri në pasuri gjeneruese. James Middleton Cox shërbeu dy mandate si guvernatori demokrat i Ohajos dhe zhvilloi një fushatë të dështuar për president në vitin 1920. Pas politikës, ai krijoi disa gazeta dhe u bë manjat mediash, duke i qëndruar pranë krijimit të partisë demokratike dhe Franklin D. Roosevelt. Që nga viti 2016, Cox Enterprises udhëhiqet nga dy nipërit e Cox. Vlera e pasurisë: 78 miliardë dollarë Familja Mars ka në pronësi kompaninë më të madhe të çokollatave në botë. Nën këtë brend prodhohen çokollatat e famshme si M&M, MilkyWay, Mars e shumë të tjera.. Familja Koch Vëllezërit Koch janë të njohur në SHBA për ndikimin në politikën amerikane. Ata kanë pasuri prej rreth 82 miliardë dollarëve. Familja Walton Kjo familje ka në pronësi rrjetin e supermarketeve në Amerikë, Ëalmart. Familja është më e pasura në Amerikë dhe ka 130 miliardë dollarë. Familja Rothschild Mayer Rothschild kishte zhvilluar një biznes bankar në vitet e vonshme 1700. Që nga atëherë, ata kanë qenë të suksesshëm në biznes dhe kanë grumbulluar pasuri prej 350 miliardë dollarësh. 1.Familja mbretërore e Arabisë Saudite Kjo familje ka dhjetëra anëtarë, princa e mbretër. Shumica e pasurisë së tyre vjen nga nafta, që e bën këtë familje më të pasurën në botë me pasuri prej 1.4 trilionë dollarësh. |
Kandidati i Vetëvendosjes në Ferizaj kapet me marihuanë në veturë (Dokument/Foto) Posted: 29 Sep 2017 03:48 AM PDT Kandidati për Asamble Komunale në Ferizaj, Dritëro Hyseni, muajin e kaluar më 22 gusht, në orën 01:30, ishte zënë me lëndë narkotike nga Policia e Kosovës. Duke u bazuar në provat materiale dhe deklaratat e të dyshuarve, nën dyshimin e bazuar, hetuesit kanë paraqitur edhe Kallëzim Penal kundër tij me veprën penale "Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotropike ose analoge", vepër kjo e sanksionuar nga neni 275, paragrafi 2 i KPRK-së. Raporti i siguruar mban datën e 24 gushtit 2017 dhe aktivisti i Vetëvendosjes ishte në vetura me disa shokë të tij. Mësohet se me këtë rast tani është duke u marrë Prokuroria Themelore në Ferizaj. /Lajmi.net/
|
Nuk do të bleni kurrë më ilaçe për kollën pasi ta provoni këtë Posted: 29 Sep 2017 03:47 AM PDT Nëse vuani nga një kollë e keqe dhe e vazhdueshme, ju me siguri keni provuar të gjitha llojet e barnave për ta trajtuar këtë çështje.Por me sa duket, asnjëri prej tyre nuk siguron rezultatet e premtuara, pa përmendur efektet anësore të dëmshme. Kjo, për shkak të faktit se ato janë të ngarkuara me kimikate të rrezikshme që në fakt shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi.Nga ana tjetër, ekziston një recetë krejtësisht e natyrshme dhe efektive e cila mund të jetë një ndihmë e madhe. Këto përbëhen nga barëra të shëndetshme dhe përbërës që ju ndoshta i keni në shtëpi. Ato do të forcojnë ndjeshëm sistemin tuaj imunitar dhe do të parandalojnë probleme të tjera shëndetësore. Përbërësit për t'i përgatitur ato: Xhenxhefil – për të rritur imunitetin, Mjaltë -për shkak të vlerave të fuqishme antibakteriale, Vitamina C- lëngu i limonit është i pasur me këtë vitaminë
|
Myftiu Tërnava inspektoi punimet në kompleksin e Medresesë së Vogël në Gjakovë Posted: 29 Sep 2017 12:25 AM PDT Myftiu Tërnava inspektoi punimet në kompleksin e Medresesë së Vogël në Gjakovë, në objektin e trajnimeve dhe në xhami të tjera |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: