Skip to main content

INSAJDERI: “Schulz: Rezultati i zgjedhjeve, katastrofë për demokracinë” plus 19 more

INSAJDERI: “Schulz: Rezultati i zgjedhjeve, katastrofë për demokracinë” plus 19 more


Schulz: Rezultati i zgjedhjeve, katastrofë për demokracinë

Posted: 24 Sep 2017 10:11 AM PDT

Udhëheqësi i Partisë Socialdemokratike të Gjermanisë, Martin Schulz, i është adresuar mbështetësve në Berlin, në pasditen e së dielës, pasi SPD ka dështuar të dalë e para në zgjedhjet federale në vend.

SPD ka marrë vetëm 20 për qind të votave, duke dalë e dyta, pas koalicionit CDU-CSU, që ka marrë 32.5 për qind të votave, sipas ‘exit poll’-eve.

Në vend të tretë kanë dalë ekstremistët djathtistë nga Alternativa për Gjermaninë, me 13.2 për qind të votave.

Martin Schulz, i cili ka kandiduar për postin e kancelarit, për të rivalizuar kancelaren aktuale, Angela Merkel, nga Unioni Kristiandemokratik (CDU), ka falënderuar mbështetësit dhe aktivistët e partisë, dhe të gjithë kandidatët, duke i veçuar sidomos socialistët e rinj.

Ai e ka quajtur rezultatin zgjedhor “katastrofë për demokracinë”.

“SPD qartazi nuk ka arritur të joshë bazën e partisë”, ka thënë Schulz në Berlin.

Megjithatë, ai ka treguar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje si udhëheqës i socialdemokratëve.

“Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, ne do të ripozicionohemi – është detyrë e imja ta udhëheq këtë proces”, është shprehur Schulz.

 

The post Schulz: Rezultati i zgjedhjeve, katastrofë për demokracinë appeared first on INSAJDERI.

Gjermanët ndëshkojnë partitë e mëdha

Posted: 24 Sep 2017 10:03 AM PDT

Angela Merkel është në rrugën e mandatit të katërt si kancelare, por ajo ka nevojë për partner koalicioni. Rezultatet e para tregojnë se CDU nuk e mori rezultatin e pritur. Edhe socialdemokratët pësojnë rënie.

Sipas informacioneve të Infratest-Dimap, rezultatet e para të partive politike kryesore gjermane në votimet për zgjedhjet parlamentare 2017, tregojnë se CDU nuk e arriti rezultatin që priste. 26,6% e votave cilësohet rezultati i parë i partisë konservatore, bashkë me partinë CSU, 6%, unioni CDU/CSU arrin 32,5%. Në sondazhet parazgjedhore unioni kryesonte me 37%, ndërkohë që krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, ky rezultat është një goditje për CDU-në e kancelares Merkel.

Ndërkohë që duket se partia socialdemokrate arrin rezultatet që i parathonin edhe sondazhet, rezultate jo optimiste për këtë parti. Partia Socialdemokrate kap vetëm 20%, pra një rënie 5% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013. Ndërkohë që me 13.5% të votave, partia e tretë në Bundestag do të jetë partia djathtiste, Alternativa për Gjermaninë, e konsideruar si parti e protestës që shfrytëzon frikën e gjermanëve nga refugjatët dhe globalizmi. Nënkryetarja e kësaj partie, Manuela Schwesig u shpreh për ZDF, se SPD-ja do të kalojë në opozitë.

Parti që mund të quhet fituese e këtyre zgjedhjeve është partia liberale, FDP, një parti që nuk ishte prezente në Bundestagun e kaluar, sepse nuk e kapi kuotën e 5%, pro që hyn sërish me një rezultat optimist, 10,5%.

E Majta kap vetëm 9% të votave ndërkohë që të Gjelbrit arrijnë një përmirësim të lehtë me 9,5%, krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, 8,5%.

Interesante mbetet çështja e koalicioneve në Gjermani. Në një kohë që në bazën socialdemokrate është rritur mospëlqimi për një koalicion me bazë të gjerë, një mundësi tjetër e diskutuar është koalicioni i Unionit me Të Gjelbrit dhe Liberalët. /DW

The post Gjermanët ndëshkojnë partitë e mëdha appeared first on INSAJDERI.

Zgjedhjet lokale i kthejnë në “armiq” partnerët e koalicionit

Posted: 24 Sep 2017 10:01 AM PDT

Kur koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-Nisma (PAN) mbajti tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj hezitoi të dalë në skenë me të nominuarin e koalicionit për kryeministër, Ramush Haradinajn dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli ishtë i fundit që kishte folur dhe për të përmbyllur gjithçka, ai kishte ftuar në skenë Haradinajn që është nisur menjëherë dhe Limajn – por që ky nuk ka lëvizur nga vendi.

Aty ishte parë Haradinaj teksa e ka tërhequr për dore Limajn; është dashur një sinjalizim i Kadri Veselit që ka shtyrë kandidatin për kryeministër të kthehej sërish mbrapa e ta merrte Limajn. Pas insistimit të kryetarit të AAK-së, Limaj kishte vendosur që të ngjitej në skenën ku ndodhej Veseli.

Edhe pse pas 11 qershorit PAN arriti të formonte qeverinë e re të Kosovës, përmes një koalicioni me Aleancën Kosova e Re (AKR) të Behgjet Pacollit, në atë tubim përmbyllës të PAN-it u vërejt një qëndrim i ftohtë i Fatmir Limajt ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, partia e Limajt njoftoi e para se do të ndahej në Kuvend. Nisma për Kosovën vendosi që të përfaqësohej si Grup Parlamentar i vetëm.

Pas këtyre veprimeve, më pak se dy javë pas formimit të qeverisë Haradinaj, Fatmir Limaj ka filluar sulmet ndaj PDK-së së Kadri Veselit. Fushata për zgjedhjet lokale ka bërë që anëtarët e NISMA-s t'i rikthejnë akuzat ndaj qeverisjes së PDK-së në disa komuna në Kosovë.

Në hapjen e fushatës zgjedhore së NISMA-s në Prizren, Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga kjo parti Zafir Berisha, akuzuan PDK-në dhe "bandat kriminale të tyre" për keqpërdorime në Prizren.

"Të nderuar të pranishëm ju jeni dëshmitar se kemi pasur investime në infrastrukturë të cilat ende pa përfunduar tridhjetë ditë ato shkatërrohen. Operatorët ekonomik janë të detyruar t'i paguajnë haraq bandave të Prizrenit", tha Zafir Berisha i NISMA-s, të premten.

E pikërisht në këtë tubim të NISMA-s në Prizren, Fatmir Limaj ka premtuar se me fitoren e Nismës në Prizren do të nisë ndryshimi i qeverisjes në Kosovë, ngase sipas tij, Kosova ka nevojë për qeverisje socialdemokrate.

"Nuk ka qytetarë në Prizren që nuk është i gatshëm që ta ndryshojë qeverisjen në Komunën e Prizrenit", ka thënë Limaj.

Por, jo vetëm në Prizren. NISMA e akuzon PDK-në edhe për degradimin e plotë të një komune tjetër, asaj së Drenasit.

Kandidati i NISMA-s, Isa Xhemajlaj kritikoi qeverisjen 17-vjeçare të PDK-së në Drenas. "Një qeverisje 17 vjeçare ka degraduar shumë në Drenas dhe kulmi ka ardhur në këto muajt e fundit", deklaroi Xhemajlaj.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të zhvillohen më 22 tetor të këtij viti. Këto zgjedhje do të mbahen në të gjitha komunat e Kosovës. /Insajderi.com

The post Zgjedhjet lokale i kthejnë në "armiq" partnerët e koalicionit appeared first on INSAJDERI.

Hitet e verës që po zhduken bashkë me të nxehtin

Posted: 24 Sep 2017 09:58 AM PDT

Është tashmë praktikë e njohur e estradës kosovare që gjatë verës të shpërthejnë më hite, muzikë komplet komerciale, teksa fama e tyre ikën bashkë më stinen e verës.

"Moj hatixhe me shami të kuqe" ka qenë një nga frazat më të dëgjuara të kësaj vere nëpër të gjitha baret dhe vendet publike në të cilat pronarët e tyre lëshojnë muzikë për të joshur klientët.

Fraza e kësaj këngë të vjetër të muzikës popullore është përdorur nga reperi Capital T për këngën e cila sivjet mori miliona klikime dhe mbi të gjitha u lëshua miliona herë nëpër të gjithë Kosovën, por edhe bregdetin shqiptar.

Përpos kësaj, janë edhe me dhjetra hite të tjera të cilat janë dëgjuar këtë verë por bashkë me ikjen e kosovarëve që jetojnë jashtë vendit e që i kalojnë pushimet në vendlindjet e tyre.

Prania e tyre e shumtë dhe luksi që të harxhojnë më shumë sesa qytetarët vendas nëpër bare dhe klube në qytetet e Kosovës por edhe jashtë saj nëpër zonat bregdetare në Shqipëri dhe Mal të Zi ka bërë që edhe angazhimi i këngëtarëve të jetë më i madh në krijimin e hiteve që njihen si verore.

Përpos Capital T-së kanë qenë edhe shumë të tjerë reperë që sivjet janë dëgjuar me të madhe, duke filluar që nga Ledri, reperët e Baba Stars, Noizy, pastaj Mozik e Getinjo e shumë të tjerë që sollën këngët e tyre deri tek këngëtarët sikurse Dhurata Dora, Ardian Bujupi, Butrint Imeri, e shumë të tjerë.

Mirëpo ajo cfarë po bie në sy është se bashkë me ikjen e kosovarëve që në "sllangun" lokal njihen edhe si "shaca" ka ikur edhe fama e tyre pasi këngë të tilla nuk janë të njohura dhe aq të dëgjuara nëpër të njëjtat klube.

Megjithatë ja disa hitet e verës që priten të mos jenë më të tilla për shkak se duket se janë krijuar vetëm për të qenë hite sezonale./Insajderi.com

The post Hitet e verës që po zhduken bashkë me të nxehtin appeared first on INSAJDERI.

Rezultatet e Exit-Pollit: Partia e Merkel i fiton zgjedhjet në Gjermani

Posted: 24 Sep 2017 09:19 AM PDT

Partia e kancelares Angela Merkel CDU dhe partia simotër e saj, CSU, me të cilën është në koalicion, kanë fituar 32% të votave në zgjedhjet federale në Gjermani.

Rezultatet e Exit Poll, sipas transmetuesit publik, ARD/infratest-dmap.

Centre-right CDU/CSU: 32.5%

Centre-left SPD: 20%

Right-wing nationalist AfD: 13.5%

Liberal FDP: 10.5%

Greens: 9.5%

Die Linke (The Left): 9%

The post Rezultatet e Exit-Pollit: Partia e Merkel i fiton zgjedhjet në Gjermani appeared first on INSAJDERI.

Digjet një lokal në qendër të Prishtinës [foto]

Posted: 24 Sep 2017 09:12 AM PDT

Një lokal në rrugën “Hyrë Emini” në Prishtinë është përfshirë nga zjarret sot pasdite, raporton Gazeta Online Insajderi.

Për të shuar zjarrin kanë reaguar shpejtë zjarrëfikësit e rajonit të Prishtinës, të cilët kanë arritur që ta ndalin zjarrin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës, por ende nuk dihet nëse ka njerëz të lënduar nga zjarri.

Ka dyshime se zjarri mund të jetë përhapur për shkak të problemeve me energjinë elektrike. /Insajderi.com

The post Digjet një lokal në qendër të Prishtinës [foto] appeared first on INSAJDERI.

4 ditët e para të fushatës: Premtimet ende nuk janë gati

Posted: 24 Sep 2017 09:06 AM PDT

Partitë politike kanë hyrë në ditën e katërt të një fushate elektorale për zgjedhjet komunale në vend, por përpos premtimeve gjenerale krejt pak prej tyre kanë paraqitur platforma konkrete sesi do të zhvillojnë qytetin për të cilin garojnë.

Janë 7 mijë kandidat për asmbleist në Komuna dhe 200 kandidat për kryetar të komunave që kanë hyrë në garë por vetëm pak prej tyre kanë arritur të dalin në pah dhe janë vizituar nga liderët e tyre.

Komunat e mëdha dhe komunat ku partitë i kanë bastionet e tyre kanë qenë të parat që janë vizituar nga liderët e partive politike, raporton Insajderi.

Lidhja Demokratike e Kosovës hapi fushatën në kryeqytet, një bastion i tyre deri sa këtë komunë e mori Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e kaluara teksa vazhdoi me një takim me strukturat e saja partiake në Gjilan ku u takua me gratë e kësaj komune. Aty u promovua si zakonisht barazia gjinore, ashtu sikurse premtohet nga të gjitha partitë e tjera.

Përtej punës në terren LDK-ja promovoi edhe prezencën mediale të kandidatëve të saj nëpër debate televizive ku kandidatët në Podujevë, Drenas, Prishtinë e Dragash kanë paraqitur programet e tyre po pa bërë premtime konkrete.

Njëjtë sikurse LDK-ja që tenton ta marrë pushtetin në Prishtinë, edhe rivali i saj PDK-ja ka hapur fushatën në Prishtinë ku me kandidatin Lirak Çelaj do të tentojë ta marrë qeverisjen në Prishtinë. Por vazhdoi menjëherë në Malishëve, aty ku partneri i saj në Qeveri, NISMA, e ka pushtetit. Më pas Veseli shkoi në Klinë aty ku dëshiron ta mbajë pushtetin me Sokol Bashotën dhe më pas shkoi në Istog, Mitrovicë, Obiliq, Vushtrri, Ferizaj e Prizren. U ndal edhe në Skenderaj, aty ku nuk kandidon askush nga PDK-ja por që kjo parti përkrah kandidatin e pavarur, Bekim Jashari.

Partneri i Veselit në Qeveri, kryeministri Ramush Haradinaj nisi fushatën duke u fotografuar me kandidatët e kësaj partie për kryetar komune, por më pas shkoi në Suharekë dhe qytete të tjera, teksa NISMA me kandidaturat e saj më shumë ka bërë fushatë pa liderin e saj Fatmir Limaj edhe pse në disa komuna kanë kandidatët e tyre

Është Lëvizja Vetëvendosje ajo që ka nisur fushatën në Prizren aty ku mëton ta marrë pushtetin, teksa ka vazhduar në Prishtinë aty ku mëton ta mbajë por në asnjërën nuk ka dhënë premtime konkrete. Shpen Ahmeti kryetar i Prishtinës që garon për një mandat të dytë, ka thënë se ka 100 premtime për qytetarët por ende si ka zbuluar. Më pas Vetëvendosje shkoi në Gjilan e Ferizaj. /Insajderi.com

The post 4 ditët e para të fushatës: Premtimet ende nuk janë gati appeared first on INSAJDERI.

Ministri Tahiri thotë se sundimi i ligjit po fuqizohet edhe në veri të vendit

Posted: 24 Sep 2017 08:49 AM PDT

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një statusi në llogarinë e tij në rrjete sociale, ka thënë se krahas policëve dhe prokurorëve, shumë shpejt do të fillojnë punën e tyre edhe gjyqtarët në gjykatat e veriut të vendit. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

"Një prej sfidave më të mëdha pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte shtrirja e sovranitetit dhe integrimi në kuptimin e plotë të fjalës, veçmas në veri të vendit. Është punuar shumë në këtë drejtim, po aq sa është punuar shumë që shoqëria shumetnike e Kosovës të ndërtojë një konsensus për të ecur bashkërisht përpara. Sot, situata po ndryshon konkretisht. Shumë shpejt do të zbatohet Marrëveshja e Brukselit për Drejtësi, që krahas Policisë dhe Prokurorisë, edhe gjyqtarët të fillojnë punën e tyre në gjykatat në veri të vendit, që qytetarët e Kosovës pa dallim, të kenë qasje në sistemin e drejtësisë sipas ligjeve dhe rendit juridik të Republikës së Kosovës.

Zbatimi i kësaj marrëveshje është hap shumë i rëndësishëm që shkëputë përfundimisht çdo ndikim të jashtëm në sistemin juridik të vendit dhe si i tillë, është lajm i madh për institucionet, qytetarët dhe të ardhmen tonë të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Tani e tutje, qytetarët e Kosovës brenda tërësisë territoriale të saj, do të ballafaqohen me një sistem unik të drejtësisë të bazuar në një Kushtetutë të vetme, Kushtetutën e Republikës së Kosovës" (sic.), ka shkruar ai.

The post Ministri Tahiri thotë se sundimi i ligjit po fuqizohet edhe në veri të vendit appeared first on INSAJDERI.

Parashikimi: Si do të ndryshojë moti në pesë ditët e ardhshme

Posted: 24 Sep 2017 08:46 AM PDT

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës së hënë dhe të martë do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar.

Një gjendje e tillë e motit do të mbajë edhe në vendet fqinje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do ti mbajë vlerat e normales me tendencë të uljes gjatë ditëve në vijim. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

The post Parashikimi: Si do të ndryshojë moti në pesë ditët e ardhshme appeared first on INSAJDERI.

Gjermani: Dalja në zgjedhje pak më e ulët se para katër vitesh

Posted: 24 Sep 2017 08:42 AM PDT

Autoriteti federal zgjedhor i Gjermanisë thotë se dalja në votimet e sotme është pak më e ulët, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013.

Deri në orën 14 kanë votuar 41.1% e atyre me të drejtë vote, ka njoftuar Autoriteti zgjedhor.

Kjo shifër është pak më e ulët se ajo e vitit 2013, kur deri në orën 14 kishin votuar 41.4%. Këto zgjedhje kishin përfunduar me pjesëmarrje totale prej 71.5% të votuesve, raporton agjencia AP nga Berlini.

Autoritetet zgjedhore kanë kërkuar nga gjermanët që të dalin dhe të votojnë, duke theksuar se vendvotimet mbyllen në orën 18.

The post Gjermani: Dalja në zgjedhje pak më e ulët se para katër vitesh appeared first on INSAJDERI.

Shënoi tre gola, Conte: Moratas ia jap edhe vajzën për grua

Posted: 24 Sep 2017 08:28 AM PDT

Me golin e parë të ndeshjes, që u shënua që në minutën e 2-të, ndeshja e Chelseat ndaj Stoke Cityt kaloi e gjitha në dishezë për skuadrën e Antonio Contes.

Goli i dytë i Pedros arkivoi takimin me "Blutë" që dhuruan një tjetër sfidë spektakolare, si në aspektin e lojës, ashtu edhe në atë të golave, duke e përfunduar takimin me një fitore 0-4.

FBL-SIN-ENG-CHELSEA

Shumë i lumtur, tekniku italian Conte, i cili foli në konferencë për shtyp pas ndeshjes ndaj Stoke. Në fjalën e tij, ish-trajneri i Juventusit u shpreh:

"Rezultati i gjerë jep tjetër ide për takimin. Goli në minutat e para na e lehtësoi shumë punë, por në një fushë si e Stok është shumë e vështirë të fitosh.

U munduam të kontrollojmë lojën, duke tentuar të gabojmë sa më pak. Mendoj se skuadra ime u paraqit mirë dhe se fitorja është më se e merituar. E përsëris, tri pikët këtu (në Stok) nuk do të jenë të lehta për t'u arritur nga asnjë ekip". Pas zbarkimit të Diego Costas në Madrid, tek Atletiko, Morata bëhet zyrtarisht heroi i "Bluve".

Ishte spanjolli që me tripletën e tij, ndihmoi Chelseat të fitonte 4-0 ndaj Stoke. Në fund të ndeshjes, teksa lavdëroi paraqitjen e të tijve, trajneri Conte u ndal tek Alvaro Morata. Duke u shprehur me superlativa, italiani bëri edhe një kompliment personal për sulmuesin e ardhur nga Reali i Madridit, teksa u shpreh:

"Morata është një futbollist fantastik, me afrimin e tij kemi bërë një investim të mirë. Ai është një sulmues i kompletuar dhe e kupton lehtë se çfarë duhet të bëjë në fushë.

Mund të rritet akoma më shumë, por duhet të vazhdojë të stërvitet në këtë mënyrë. Jam i bindur që e pret një ardhme e shkëlqyer. Edhe jashtë fushe ka një sjellje ekzemplare, është nga ata djem që do dëshiroje t'i jepje vajzën për grua".

The post Shënoi tre gola, Conte: Moratas ia jap edhe vajzën për grua appeared first on INSAJDERI.

Shënon edhe Albian Ajeti

Posted: 24 Sep 2017 08:18 AM PDT

Albian Ajeti ka realizuar gol në ndeshjen që  skuadra e tij St.Gallen po e zhvillon ndaj Thunit në Superligën e Zvicrës.

Kosovari 20-vjeçar realizoi gol në minutën e 19-të të takimit, raporton Insajderi.

Albiani është vëllai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Arlind Ajetit, i cili aktivizohet me Crotonen në Itali. /Insajderi.com 

The post Shënon edhe Albian Ajeti appeared first on INSAJDERI.

8 arsye përse duhet të blini një iPhone 8 në vend të iPhone X

Posted: 24 Sep 2017 08:14 AM PDT

Kompania amerikane Apple ka publikuar tre iPhone të rinj gjatë këtij muaji: iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X.

Çmimet e këtyre iPhonëve nisin nga 700, 800 dhe 1,000 dollarë, respektivisht.

E mediumi i njohur amerikan Business Insider ka bërë një vlerësim të secilit prej këtyre tri produkteve të fundit të Apple. Ky medium shkruan për arsyet pse njerëzit duhet të blejnë iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, në vend se të harxhojnë për ta blerë iPhone X.

1. iPhone 8 dhe 8 Plus kanë të njëjtin “tru” sikurse iPhone X.

I vetmi ndryshim mes iPhone 8 dhe iPhone X qëndron tek mënyra se si i përdorin karakterisitikat: iPhone X përdor çipin A11 dhe motorin nervor për sistemin e ri të zbulimit të fytyrës Face ID, të cilin iPhone 8 nuk e ka.

2. Identifikimi me prekje është një karakteristikë që e kanë edhe iPhone 8, edhe iPhone X. Identiteti i zbulimit të fytyrës nuk është.

3. iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus kanë sistemin e karikimit të shpejtë dhe karikimin përmes Wi-Fi po ashtu – ashtu si iPhone X.

4. iPhone 8 Plus dhe iPhone X kanë kamera përafërsisht identike.

5. Kamerat e përparme të iPhone 8 dhe iPhone X janë gjithashtu identike – përveç disa veçorive shtesë që përmban iPhone X.

6. iPhone 8 nuk e ka një “pjesë” të shëmtuar në krye të telefonit.

7. iPhone X është më i shtrenjtë se iPhone 8.

iPhone 8 ka një çmim më të lirë se iPhone X. iPhone 8 kushton 700 dollarë amerikanë, ndërsa çmimi i iPhone X fillon nga 1,000 dollarë amerikanë.

8. Është në gjendje të gjendet shpejtë në treg

Derisa shumë njerëz janë të fokusuar tek iPhone X, tani është bërë shumë e lehtë që të gjendet dhe të blihet iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus. /Insajderi.com

The post 8 arsye përse duhet të blini një iPhone 8 në vend të iPhone X appeared first on INSAJDERI.

Gjermania voton: Por përse bëhet fjalë?

Posted: 24 Sep 2017 07:57 AM PDT

Këtë të dielë Gjermania zgjedh Bundestagun e ri. Qytetarët vendosin për përbërjen e re të parlamentit një herë në katër vjet. Data e zgjedhjeve përcaktohet nga presidenti, e mund të jetë e dielë ose një ditë feste, por propozohet nga kancelari. Votimet janë baza e sistemit politik të federatës. „I gjithë pushteti buron nga populli”, thuhet në nenin 20 të kushtetutës gjermane.

1. Kush voton?

Të gjithë qytetarët gjermanë nga mosha 18 vjeç mund të votojnë. Nëse jetojnë në Gjermani ata marrin në kohën e duhur një njoftim votimi. Gjermanët jashtë apo ata që nga mosha 14 vjeç kanë jetuar për të paktën 3 muaj në këtë vend pa ndërprerje gjatë 25 viteve mund të votojnë, por ata duhet të tregojnë kujdes vetë që të futen në listat e votimeve.

Ka njerëz që e humbasin të drejtën e votës. Kjo prek 200.000 vetë në Gjermani, njerëz që jetojnë nën kujdesin mjekësor, si ata me aftësi të kufizuara. Rrallë ndodh në Gjermani që t’u hiqet e drejta e votimit të dënuarve. Në votimet e vitit 2017, marrin pjesë 61,5 milionë vetë. Pjesëmarrja në zgjedhje ka rënë, megjithëse krahasuar në nivel ndërkombëtar, ajo është në nivelin e duhur. 71,5% morën pjesë në votime në vitin 2013.

2. Kush zgjidhet?

Votuesit zgjedhin anëtarët e rinj të parlamentit gjerman. Në votime marrin pjesë parti politike të pranuara, që i përcaktojnë më parë kandidatët. Kush do të dalë në votime si i pavarur, duhet që të ketë në zonën e tij zgjedhore të paktën 200 përkrahës që të paraqitet si kandidat.

3. Si votohet?

Shumë vetë ende e japin votën në qendrat e votimit. Aty vullnetarët zgjedhorë kujdesen që votuesit të plotësojnë vetëm një fletë votimi, të pa shqetësuar dhe të pandikuar. Për shembull në afërsi të lokalit zgjedhor nuk lejohen postera me portrete të kandidatëve të partive politike. Kush nuk shkon dot në qendrën e votimit mund të dërgojë me postë fletën e votimit. Këtë vit ekspertët presin një rekord të votimeve me letër.

Dhënia e votës bëhet në fshehtësi, për këtë tregojnë kujdes autoritetet. Edhe fotogafimi është i ndaluar. Me ligj ndalohen edhe selfit në kutitë e votimit.

4. Pse gjermanët kanë dy vota?

Çdo votues gjerman ka dy vota. Me votën e parë ai mund të votojë për kandidatët e drejtpërdrejtë në zonën zgjedhore. Në këto votime ka 299 kandidatë për secilën zonë me 250.000 banorë. Me votën e dytë vendoset kryqi tek lista e kandidatëve të një partie, kjo është më e rëndësishmja, sepse vendos për mazhorancën në parlament.

5. Kush arrin të futet në Bundestag?

Kush dhe sa deputetë futen në parlament, kjo vendoset në një proces disa fazash. Fillimisht shpërndahen vendet e përcaktuara në parlament, që janë 598, sipas ligjit gjerman, në bazë të numrit të banorëve të landeve. Në bazë të rezultatit të votës së dytë, pas zgjedhjeve përcaktohet edhe numri i deputetëve që i takojnë çdo partie.

Por për shkak se 299 kandidatë të drejtpërdrejtë futen patjetër në Bundestag, mund të ndodhë që një parti ka një numër minimal më të madh vendesh në parlament, sesa është rezultati i votës së dytë. Që të mos prishen proporcionet, Bundestagu rritet. Kjo ndodh rregullisht, sepse partitë si CDU, CSU janë të suksesshme me kandidatët e drejtpërdrejtë. Këtë herë Bundestagu mund të kapë madje 700 deputetë.

6. Kush nuk futet në parlament?

Këta janë kandidatët që humbën përballë kandidatëve të drejtpërdrejtë, dhe janë ata që në listën e partive politike qëndrojnë shumë poshtë. Në të njëjtën kohë edhe kandidatët e partive që arrijnë më pak se 5% nuk futen dot në parlament. Kjo kuotë kërkon të pengojë që parti shumë të vogla të jenë pjesë e parlamentit, sepse vështirësohet krijimi i qeverisë. Në vitin 2017 dalin në garë 42 parti.

7. Çfarë ndodh pas zgjedhjeve?

Votat jepen deri në orën 18:00. Pas kësaj numërohen votat nga ndihmësit zgjedhorë. Çdo qytetar ka të drejtë të jetë prezent në numërimin e votave. Prognozat e para dalin në orën 18:00. Rezultati përfundimtar del gati dy javë pas zgjedhjeve.

8. Ka rrezik manipulimi?

Vota në Gjermani jepet në letër, në rast dyshimi kjo është e verifikueshme. Teorikisht në transmentimin elektronik mund të ketë fallsifikim të rezultateve, por ekspertët e shohin këtë rrezik si tejet minimal. Që të mos ketë dyshime, qeveria ka kërkuar që të ketë prezencë të të dërguarve të OSBE-së.

9. Si krijohet qeveria?

Partia që ka shumicën, mund të krijojë qeverinë. Por kjo aktualisht duket e pamundur, që në natën zgjedhore fillon kërkimi i kandidatëve për koalicione. Partia më e fortë merr iniciativën, nga 2005 është CDU-ja e Angela Merkelit. Kërkimi i partnerëve të koalicionit mund të zgjasë disa muaj.

10. Kush drejton qeverinë?

Në fund deputetët zgjedhin kryetaren apo kryetarin e qeverisë. Për këtë post nuk ka kufizim të mandatit. Angela Merkel ka pasur tre mandate, e ndodhet në rrugën e fitores për mandatin e katërt.

The post Gjermania voton: Por përse bëhet fjalë? appeared first on INSAJDERI.

Gjermania voton: Interesante gara për vendin e tretë

Posted: 24 Sep 2017 07:47 AM PDT

Luftë deri në minutën e fundit: Deri të shtunën në mbrëmje, partitë dhe kandidatët e tyre luftuan për programet e tyre në Gjermani. Kancelarja Angela Merkel dhe kryetarja e CDU-së në zonën e saj zgjedhore pranë Detit Balltik, rivali i saj socialdemokrat, Martin Schulz në vendlindjen e tij në Würselen, Aachen. Edhe liberalët, (FDP), të Majtët dhe të Gjelbrit si edhe partia e djathtë „Alternativa për Gjermaninë”, AfD qarkulluan në të gjithë republikën federale për të fituar vota sidomos tek të pavendosurit.

Steinmeier bën thirrje për të votuar

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier iu drejtua me një apel qytetarëve të shkojnë të votojnë. „E drejta e votës është e drejtë qytetare”, shkroi Steinmeier në gazetën gjermane „Bild am Sonntag”. Kush nuk shkon të votojë, lejon „që të tjerët të vendosin për fatin e vendit tonë”, tha Steinmeier.

61 milionë gjermane janë thirrur të votojnë për Bundestagun e 19-të. 400.000 qytetarë më pak se në zgjedhjet e shkuara 2013.

Mesatarisht votuesi gjerman është 52 vjeç e me këtë moshë më i madh se kurrë më parë. Një e treta e votuesve madje është më e moshuar se 60 vjeç.

Fletëvotimet më të gjata

42 parti dalin kësaj here në votimet gjermane, në vitin 2013 ishin 34. Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 08:00 në 299 zona zgjedhore dhe mbyllen në orën 18:00. Rreth 650.000 vullnetarë zgjedhorë kujdesen që të mos ketë probleme gjatë votimit.  Vota është e fshehtë, e çdo qytetar shkon i vetëm në kabinën e votimit. Kësaj here në ligjin zgjedhor është shtuar ndalimi i fotografimit në kabinë, pra asnjë selfie. Kush e publikon një foto të tillë penalizohet.

Gara për vendin e tretë

Shumica e politikanëve e presin rezultatin në Berlin. Sondazhet japin gjithmonë një orientim për rezultatin zgjedhor, por surprizat nuk përjashtohen. Shumë votues e marrin vendimin në kabinën e votimit për partinë apo kandidatin që duan. Interesante kësaj here është se cila parti do të renditet e treta. Të Gjelbrit, Liberalët, Të Majtët por edhe partia populiste, AfD shpresojnë që të dalin të tretët në këto votime. Por pavarësisht nga rezultati i AfD-së, Mbrojtja Kushtetuese në Gjermani do të ndjekë me vëmendje këtë parti. Ministri i Brendshëm gjerman,Thomas de Maizière u shpreh, se në të tërësinë e saj kjo parti nuk është ekstremiste, por Mbrojtja Kushtetuese kontrollon, „nëse ekstremistët e djathtë e marrin në dorë këtë parti.”

The post Gjermania voton: Interesante gara për vendin e tretë appeared first on INSAJDERI.

Supergoli i Rashicës i siguron tri pikë Vitesses ndaj Ajaxit

Posted: 24 Sep 2017 07:40 AM PDT

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shkëlqyer në fitoren e Vitesses prej 2:1 ndaj Ajaxit.

Shqiptari shënoi golin e dytë për mysafirët në minutën e 45-të, ndërsa golin e parë e realizoi Guram Kashia në minutën e 21'të. Për Ajaxin shënoi Nick Viergever në minutën e 83-të.

Ky ishte goli i dytë i Rashicës këtë edicion në Holandë, aq sa ka shënuar edhe anësori tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli, që po shkëlqen me Heerenveen.

Pas kësaj fitore, Vitesse ka shkuar në kuotën e 13 pikëve dhe renditet në pozitën e tretë në Eredivisie. /Insajderi.com

The post Supergoli i Rashicës i siguron tri pikë Vitesses ndaj Ajaxit appeared first on INSAJDERI.

Këto janë përgjimet që fundosën nipin e Enver Hoxhës

Posted: 24 Sep 2017 07:23 AM PDT

Laboratori i kokainës në Xibrakë dhe përfshirja e nipit të Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, ishte një prej operacioneve më të rëndësishme të zhvilluara nga policia në këto vitet e fundit.

Bisedat e koduara, ç'ishte "orkestra", "elefanti" dhe "larja e rrobave".

ABC News ka siguruar dosjen gjyqësore të Krimeve të Rënda ndaj nëntë të pandehurve të dosjes "Xibraka", të akuzuar si të përfshirë në prodhimin dhe përpunimin e kokainës.
Në material zbardhen bisedat e përgjuara mes të pandehurve dhe gjuha e koduar për t'i shpëtuar drejtësisë.

Pas vendimit të Shkallës së Parë në korrik të këtij viti dosja është zhvendosur në Apelin e Krimeve.

The post Këto janë përgjimet që fundosën nipin e Enver Hoxhës appeared first on INSAJDERI.

Të sanksionohet keqpërdorimi i aseteve publike në fushatë

Posted: 24 Sep 2017 07:15 AM PDT

Në ditët e para të fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë, përfaqësues të shoqërisë civile, kërkojnë nga subjekte politike të mos keqpërdoren resurset publike për qëllime elektorale, siç ka ndodhur çdoherë në fushatat zgjedhore në të kaluarën.

Fushata për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka nisur më 21 shtator dhe do të zgjasë 30 ditë.

Pak ditë para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kishte marrë vendim që personave që mbajnë poste publike, të zgjedhur apo të emëruar, t'ju ndalohet përdorimi i pasurisë së Qeverisë gjatë fushatës zgjedhore.

Për çdo keqpërdorim të pasurisë zyrtare përgjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet lokale, kryeministri Haradinaj ka thënë se do të ndërmerren masa përkatëse konform legjislacionit në fuqi.

Jeton Zulfaj, menaxher i programeve në Lëvizjen "FOL", thotë për Radion Evropa e Lirë se keqpërdorimi i resurseve publike ka qenë evident në çdo fushatë.

"Ka një vendim të mëhershëm për moskeqpërdorim, sidomos të veturave zyrtare, të cilat në vazhdimësi janë keqpërdorur në fushata zgjedhore, por jo vetëm në fushatë. Ato janë keqpërdoruar çdo ditë pune, edhe në udhëtime jashtë vendi madje edhe në blerje të përditshme".

"Vendimi për moskeqpërdorim të pasurisë publike, do të duhej të përcillej edhe me sanksione, aty thuhet që sanksionet do të jenë konform ligjit, por duhet të cekin se cilat sanksione dhe në cilat raste do të përdoren për të parë nëse vendimi po zbatohet me sukses", thotë Zulfaj.

Ai shton se në të kaluarën ka pasur tolerancë të madhe ndaj keqpërdorimit të pasurisë publike në fushatat zgjedhore, por që rastet e tilla nuk janë adresuar dhe nuk ka pasur sanksionime.

"Nuk ka pasur sanksione, ka pasur tolerancë jashtëzakonisht të madhe të keqpërdorimeve. Kemi pasur vetëm raste të keqpërdorimeve që kanë dalë në media, raste të cilat janë adresuar deri diku. Ka pasur tolerancë pasi që nuk ka pasur sanksione. Ne, si shoqëri, nuk e kemi ditur çfarë sanksione i ka një person, i cili merr veturën zyrtare dhe shkon jashtë vendit. Duhet të caktohen masa disiplinore, qoftë edhe me përjashtim nga puna", thekson Zulfaj.

Organizatat që monitorojnë fushatat zgjedhore në Kosovë vazhdimisht në të kaluarën kanë përmendur në gjetjet e tyre, shfrytëzimin e aseteve publike në fushata zgjedhore.

Përfaqësues të organizatës joqeveritare "Demokracia Plus", theksojnë se subjektet politike nuk e kanë respektuar asnjëherë në asnjë fushatë zgjedhore Ligjin për zgjedhje të përgjithshme.

Valmir Ismajli, analist në këtë organizatë, thotë për Radion Evropa e Lirë se shfrytëzimi i resurseve publike për qëllime elektorale, në të kaluarën është bërë në vazhdimësi.

"Vendimi i tillë i kryeministrit Haradinaj në rrethana normale do të ishte i panevojshëm, sepse ne kemi një ligj, i cili sanksionon një gjë të tillë. Ligji për zgjedhje të përgjithshme e thotë se zyrtarët publik ndalohen që të shfrytëzojnë për fushatë zgjedhor resurset publike. Fatkeqësisht, në të kaluarën kemi pasur raste të shumta të raportuar edhe nga media dhe nga shoqëria civile për shfrytëzim të resurseve publike në interes të subjekteve politike", thekson ai.

Shfrytëzimi i resurseve publike për qëllime elektorale në të kaluarën ka qenë e ndaluar edhe me Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po i bën përgatitjet finale për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta për organet vetëqeverisëse lokale, që do të mbahen në 38 komunat e Kosovës.

Në garë për zgjedhjet lokale po marrinë pjesë 91 subjekte politike, prej tyre një koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

The post Të sanksionohet keqpërdorimi i aseteve publike në fushatë appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet në Tiranë bullgari që vidhte nëpër bankomatë

Posted: 24 Sep 2017 07:13 AM PDT

Një shtetas bullgar është prangosur nga policia pasi në bashkëpunim me një tjetër bashkëatdhetarin e tij kryenin vjedhjen e bankomateve të bankave të nivelit të dytë.

Në prangat e policisë ka rënë 25-vjeçari Konstantin Eftimov, banues në Sofje të Bullgarisë, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, emri i të cilit, për shkak të hetimeve, nuk bëhet i ditur.

Sipas policisë, dy shtetasit bullgarë i realizonin vjedhjet e tyre me anë të një aparati skimmer, që mundësonte klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të bankomatëve. Shtetasit bullgarë policia i ka kapur edhe një sasi lekësh, ndërsa për momentin nuk bëhen të ditura se sa bankomatë janë vjedhur apo shuma e përfituar nga dy bullgarët.

The post Arrestohet në Tiranë bullgari që vidhte nëpër bankomatë appeared first on INSAJDERI.

“The Guardian”: Ecja në majat e larta shqiptare – spektakolare

Posted: 24 Sep 2017 07:06 AM PDT

"Nuk është një shëtitje e lehtë … por një gjurmë spektakolare e re në Ballkan, që siguron majat e larta, pikëpamjet e liqenit dhe kujtimet e vendorëve miqësorë…". Kështu e përshkruan tabloidi britanik "The Guardian", oazin që të ofron turizmi malor në Shqipëri e Kosovë.

Një reportazh mbi ecjen e lirë në majat më të larta, bukuritë e egra dhe problematikat e shumta.

"Pamjet nga maja më e lartë e Kosovës, është e pabesueshme. Ose kështu më kanë thënë. Por e pashë që është një gjë e ndërlikuar për të konfirmuar në mjegullat e zbrazëta dhe erërat e ulëta". Në këtë artikull, autori flet nga lartësia e 2.656 metra e malit të Gjeravicës, aty ku ai ka gjetur një pllakë të dëmtuar që përkujton medaljen e parë dhe të vetme olimpike të Kosovës.

Image

Ata kanë ecur për pesë me radhë, me një grup prej 12 vetash, kryesisht britanikë. Ata kanë ngjitur malet më të larta në Shqipëri, Kosovë dhe në Malin e Zi. Dhe në këto lëvizje të lira, "pa kufinj" siç e kanë quajtur, ata kanë vërejtur se nuk ka autoritete dhe kontrolle policore, shkruan "KohaJonë".

"Pjesa më e madhe e ecjes ndjek një gjurmë të vazhdueshme prej 33 miljesh përgjatë kufijve verior të Shqipërisë, kryqëzim midis vendeve është pa asnjë shenjë të kontrollit të pasaportës. Tani e kuptoj pse rajoni tërheq të dashuruarit në natyrë. Ky është një xhep i mrekullueshëm i Europës".

Më tej ecja e britanikëve ka vijuar për në Korab, aty ku bukuria, shuhet nga rrugët me gropa. "Radomirë, fshati i trageteve, aty ku ka birrë të lirë dhe rrugë të prishura. Të gjitha çezmat e ujit mbyllen në të njëjtën orën, madje edhe në shiritin lokal". "Mirë se erdhët në malet e mallkuara", thotë udhëzuesi ynë shqiptar Ardi. Ai është i ri, i ditur dhe i bukur: Me diplomë të historisë dhe një çantë shpine. "Kjo është ajo ku argëtimi me të vërtetë fillon".

Image

Ata tregojnë dhe për natën e fundit, ku fiksuan këto detaje. "Kjo mund të jetë shëtitja më e vështirë që kam bërë",-thotë një banor", por është mbyllur në mënyrë të mrekullueshme", thotë Arditi.

Një qëndisje e duhur dhe shpresëdhënëse për të huajt, përshkimi i turizmit me pamjet piktoreske që të ofron Lugina e Valbonës. Ngjyrat e flamurit dhe grija e pafalshme e kodrave.

"Kur arrijmë në Luginën e Valbonës në fund të udhëtimit, dielli është i ashpër. Flamujt shqiptarë fluturojnë nga çatitë e fshatit, flakët e së kuqes dhe të zezës kundër griut të pafalshëm të kodrave. Kemi shumë për të ecur deri në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Ne morëm një varkë përgjatë Liqenit Koman, ky i fundit një produkt i rastësishëm i bukur i një dige të ndërtuar nga kinezët".

Image

Dhe kujtimet!

"Horizonte të forta dhe shpatet e pyllëzuara. Djathi i deles për mëngjes, dhe një pllakë e mërzitshme në majë të një mali të madh, u rrëzua në një det të majave të Ballkanit".

The post "The Guardian": Ecja në majat e larta shqiptare – spektakolare appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more