“E akuzoi, anëtarja e kryesisë së PD sulmon gazetarit: Zari i Lulit” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- E akuzoi, anëtarja e kryesisë së PD sulmon gazetarit: Zari i Lulit
- Politikani shqiptar në lidhje jashtëmartesore më këngëtaren , zbulohen mesazhet e djalit të tij drejtuar Anxhelinës
- Hodhi gruan nga ballkani, burri: ‘Ajo më shtyu ta vrisja’, vëllai i viktimës: ‘’Ky është turp’’
- Tronditet sërish Meksika, tërmeti 6.2 ballë alarmon banorët
- Vranë me armë 16-vjeçarin në Kosovë, kërcënohen me jetë dy të dyshuarit
- ‘’Vjeshtë 2017’’/ Poker dhe kokainë, bllokohen 2 kazino në Tiranë
- Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapet në Kakavijë shqiptari
- E rëndë në Gjirokastër/ Betoniera përplas furgonin, përfundon në spital shoferi
- Ndarja shumë e përfolur e Albi Nakos dhe Klaudia Pepës, motra zbulon detajet e divorcit
- Vizita në SHBA, Rama darkë në shtëpinë e pasanikut të njohur
E akuzoi, anëtarja e kryesisë së PD sulmon gazetarit: Zari i Lulit Posted: 23 Sep 2017 07:36 AM PDT Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati, ka reaguar duke thyer heshtjen pas akuzave se ajo ishte përgjuesja e debatit që ndodhi brenda mbledhjes së kryesisë së PD-së. Përmes një statusi në FB, Bushati ka mohuar kategorikisht këtë lajm, ndërsa e cilësoi këtë version të pavërtetë. Mes të tjerash Bushati 'kërcënuan' median që ka publikuar lajmin se ajo është autorja e përgjimit, ndërsa shprehet se nëse ky lajm nuk përgënjeshtrohet dhe hiqet, ajo do të bëjë padi për shkaktim dëmi në gjykatë. Bushati shkon edhe më tej, ndërsa sulmon gazetarin Alfred Lela në gjininë femërore, duke shkruar se: 'O servil dhe zar i Lulit'. The post E akuzoi, anëtarja e kryesisë së PD sulmon gazetarit: Zari i Lulit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Posted: 23 Sep 2017 07:23 AM PDT Emri i deputetit të partisë Nisma për Kosovë, Haxhi Shala, ka qenë kryefjala e mediave rozë përgjatë javës së fundit për shkak të zbulimit të lidhjes së toij jashtëmartesore me këngëtaren Anxhelina Shala. Vetë këngëtarja publikoi në Instagram foto intime me deputetin, material ky që tashmë po shfrytëzohet edhe nga kundërshtarët e tij politikë. Pas një deklarate të deputetit të partisë Vetë Vendosja, Alban Krasniqi, i cili e quajti Shalën një njeri pa 'moral dhe respekt', ka reaguar vetë djali i deputetit Haxhi Shala. Në një status në Facebook ku e quan shantazh politik të gjithë këtë çështje, Flakron Shala shkruan: 'E pashë qe Alban Krasniqi e paska përzi npolitik shantazhin e fundit politik qe ju ka bo babit tim duke than që i ka mbushur ballinat rozë. Megjithatë edhe vetë Flakroni thuhet se ka qenë në dijeni të marrëdhënies jashtëmartesore të babait të tij me Anxhelina Shalën. Në vazhdën e disa bisedave të publikuara nga këngëtarja, ka qenë edhe një mesazh i djalit të deputetit, ku ai e ofendonte Anxhelinën dhe madje e kërcënonte që t'i qëndronte larg familjes së tyre.
The post Politikani shqiptar në lidhje jashtëmartesore më këngëtaren , zbulohen mesazhet e djalit të tij drejtuar Anxhelinës appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Hodhi gruan nga ballkani, burri: ‘Ajo më shtyu ta vrisja’, vëllai i viktimës: ‘’Ky është turp’’ Posted: 23 Sep 2017 07:15 AM PDT Ferdinant Ruko, bashkëshorti që hodhi gruan nga kati i katërt i pallatit, i ka shpëtuar dënimit me burgim të përjetshëm, duke marrë kështu 35 vjet burg. Vendimi u dha dje nga trupa gjykuese e kryesuar nga Bib Ndreca në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Ruko ishte prezent në seancë dhe madje kërkoi mëshirë nga trupa gjykuese. Ai bëhet kështu i fundit i dënuar për "vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare" që përfiton ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar. Seanca gjyqësore nisi me vonesë, për shkak se njëri prej anëtarëve të trupës gjykuese ndodhej në një gjyq tjetër që zhvillohej paralel.
The post Hodhi gruan nga ballkani, burri: 'Ajo më shtyu ta vrisja', vëllai i viktimës: ''Ky është turp'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Tronditet sërish Meksika, tërmeti 6.2 ballë alarmon banorët Posted: 23 Sep 2017 07:08 AM PDT Meksika tronditet sërish nga një termet i fuqishëm. Mësohet se lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6.2 u ndjenë në Oaxaca. Kujtojmë që disa ditë më parë, Meksika u godit nga një tërmet 7.2 ballë dhe disa ditë më parë, ku humbën jetën mbi 295 persona. Zona e prekur është rreth 400 kilometra në juglindje të qytetit të Meksikos.
The post Tronditet sërish Meksika, tërmeti 6.2 ballë alarmon banorët appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Vranë me armë 16-vjeçarin në Kosovë, kërcënohen me jetë dy të dyshuarit Posted: 23 Sep 2017 07:01 AM PDT Vijon të qëndrojë në vëmendjen e mediave vrasja e 16-vjeçarit Aulon Zeka. Mësohet se dy të dyshuarit për këtë vrasje kanë marrë kërcënime të shumta nga disa të rinj në rrjetet sociale. Këtë të fundit shkruajnë se nëse ata nuk dënohen do të marrin drejtësinë në duart e tyre, ndërsa paralajërojnë se do t'i ekzekutojnë. Kërcënimet janë me video dhe foto. Vrasje, publikim i videove dhe fotove komprometuese po paralajmërohet për Guxi H. dhe Riga G, të dyshuarit kryesor për vrasjen e para një jave të Aulon Zekës, 16 vjeçit nga Prishtina, shkruan Express.
The post Vranë me armë 16-vjeçarin në Kosovë, kërcënohen me jetë dy të dyshuarit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
‘’Vjeshtë 2017’’/ Poker dhe kokainë, bllokohen 2 kazino në Tiranë Posted: 23 Sep 2017 06:42 AM PDT Policia e Tiranës ka bllokuar dy kaziono, brenda së cilave luhej poker i jashtëligjshëm dhe konsumohej kokainë. Në operacionin Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin kazino në pronësi të shtetasit Kristaq Sina, në rrugën "Mikel Maruli" është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës material: – 3 doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit kokainë të cilat rezultuan të peshës 1.4 gramë The post ''Vjeshtë 2017''/ Poker dhe kokainë, bllokohen 2 kazino në Tiranë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapet në Kakavijë shqiptari Posted: 23 Sep 2017 06:33 AM PDT Policia kufitare në Kakavijë, ka kapur një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Apeli në Janinë me 22 vite e 6 muaj burg. Arrestimi u bë mëngjesin e sotëm. Shqiptari i dënuar për trafik droge kaloi fillimisht doganën shqiptare, por në tentativë për të kaluar edhe në atë greke është ndaluar pas urdhër-arrestit të Prokurorit të Trikallas. Ai akuzohet për vjedhje, dhe Gjykata e Apelit në Janinë i dha një dënim me 22 vjet e 6 muaj burg për trafik droge. The post Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapet në Kakavijë shqiptari appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
E rëndë në Gjirokastër/ Betoniera përplas furgonin, përfundon në spital shoferi Posted: 23 Sep 2017 06:20 AM PDT Një aksident rrugor është raportuar ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se një betoniere është përplasur me një furgon. Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i furgonit, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës. Fatmirësisht, shoferi është jashtë rrezikut për jetën, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. The post E rëndë në Gjirokastër/ Betoniera përplas furgonin, përfundon në spital shoferi appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Ndarja shumë e përfolur e Albi Nakos dhe Klaudia Pepës, motra zbulon detajet e divorcit Posted: 23 Sep 2017 05:58 AM PDT Disa muaj pasi është përfolur divorci mes Albi Nakos dhe Klaudia Pepës, dy protagonistët kanë reaguar vetë. Albi Nako i ftuar në emisionin "Rudina" ka folur për herë të parë në lidhje me divorcin nga balerina Klaudia Pepa. Gjatë një inserti të transmetuar Albi u përlot duke parë disa nga momentet më të bukura me ish- partneren e tij, pasi siç e theksoi edhe ai vetë, nuk ishte i përgatitur për të folur mbi këtë temë. I pyetur nga Rudina për mënyrën se si Albi e ka përballuar divorcin në momentin e parë, ai u shpreh se ka qenë një periudhë e gjatë që çifti ka menduar për ndarjen, nuk ishte vendim i nxituar. Madje, Albi theksoi se Klaudia i ka kërkuar atij të shtonin familjen e tyre duke sjellë në jetë një fëmijë, por ai duke menduar për karrierën e saj, nuk ka pranuar. Duke i shkuar më tej kësaj historie, "Bluetooth" ka mësuar se në fakt problemet e çiftit kanë nisur rreth një vit e gjysmë më parë. Me aq sa kemi mundur të mësojmë është se distanca ka qenë një nga shkaktaret e ftohjes së marrëdhënies së tyre. Çifti prej kohësh kishin menduar ndarjen, duke qenë se Klaudia kishte vendosur që të zhvillonte karrierën e saj në Itali, ndërsa Albi po vijonte me punën e tij në Shqipëri. Por duket se për hir të dashurisë që ndjenin për njëri-tjetrin, dyshja ka ritentuar edhe njëherë të që vijojnë lidhjen disavjeçare, duke "luftuar" edhe me distancën. Pas thashethemeve në atë kohë për një ndarje mes tyre, dyshja e konfirmoi ribashkimin me një puthje të nxehtë 'live' në emisionin "Dance ëith me", shtatorin e shkuar. Por, duket se edhe ky pajtim nuk zgjati shumë, pasi dyshja e njohur e balerinëve vendosi t'i japë fund. "Për mua nuk ka rëndësi çfarë humbasim, për mua është e rëndësishme personit në jetën tonë t'i lëmë mirënjohjen dhe kujtimin e mirë gjithmonë. Për mua kjo është thelbësore. Është gjë e mirë që ne ruajmë kontaktet, shkëmbejmë mesazhe dhe komente të mira. Pse kur dy njerëz nuk janë më bashkë, gjithmonë ndodh në Shqipëri që të kthehet gjithçka në formë urrejtje, sepse unë kam lexuar portalet dhe komentet dhe ndarja bëhet në dy kampe, ku një pjesë akuzon Klaudian dhe një pjesë më akuzon mua. Pse duhet të ndodhë kështu? Gjithë ato vite bashkëjetesë si çift, bashkëjetesë artistike, i kemi dhënë shpirtin njëri-tjetrit në të gjitha dimensionet e saj për një arsye të caktuar që janë personale ne nuk jemi më bashkë, sepse nuk jemi, por kurrë nuk i dihet seç ndodh. Klaudia ka qenë është dhe do të mbetet në zemrën time. Shumë njerëz akuzuan Klaudian karrieriste, mendove për karrierën, por unë as që kisha ndërmend t'u përgjigjesha njerëzve. Pas 'Amici', Klaudia ka kërkuar të bëjë fëmijë me mua, por kam qenë unë ai që duke menduar për karrierën e Klaudias, për gjithë atë rrugëtim të saj, për të mos e penalizuar dhe për efektin e saj si artiste, si moshë dhe si gjithçka të mos pranoja. E vërteta më e madhe është e vërtetë ajo që dimë vetëm unë dhe ajo. Jemi munduar ta kalojmë me sportivitet dhe kjo ka ndodhur në mënyrë graduale, nuk është se ka ardhur përnjëherë. Ne kishim kohë që e diskutonim, por e rëndësishme është mirënjohja dhe kujtimi i mirë. Ne kemi kontakt për gjithçka dhe asnjë arsye nuk ka për të na ndarë bashkë", përfundoi Albi. Reagime pati në rrjetet sociale edhe komenti i Klaudias, që e quajti vëlla Albin në mesazhin e saj. Klaudia Pepa ditën e sotme ka publikuar videon e saj të re të baletit, që na rikujtoi edhe një herë talentin dhe energjinë e saj. Pak ditë më parë mori pjesë në Festivalin e Filmit të Venecias, ku shkëlqeu mbi tapetin e kuq. Asgjë tjetër nuk u interesonte më komentuesve, që te videoja e baletit të Klaudias, ta bombardonin me komente negative. Njëri pas tjetrit ata kanë përsëritur idenë që Klaudia çdo gjë e arriti nga Albi dhe tani që u bë e njohur në Itali, e la atë dhe madje e quan edhe vëlla, sepse sipas analizës së komentuesve, mes tyre nuk ka pasur kurrë dashuri. Motra e Klaudias dhe e ëma janë munduar të kthejnë përgjigje në komentet që janë bërë në videon e balerinës, por që as merren fare me baletin, por vetëm me fjalët dhe jetën e saj. "Në një martesë të shëndetshme, burri ose gruaja nuk janë vetëm dy qenie që dashurohen si të tillë. Dashuria është akoma më e pastër kur njeriun që ke përkrah, e quan në radhë të parë shok, vëlla e më pas burrë. Sepse të arrish të krijosh një marrëdhënie të tillë me personin e zemrës, atëherë gjithçka shkon mirë dhe sidomos në rast divorci, gjërat ndahen me mirëkuptim dhe marrëdhënia vazhdon e paqtë. Por nuk do jenë të gjithë me horizont të hapur e njerëz të thellë që të mos i marrin ato çka thuhen aq shabllon, e sidomos t'i sjellin gjërat siç duan vetë. Sepse nuk do dimë të bëjmë dallimin mes njerëzve, karaktereve, kulturës ose niveleve. Ju nuk ka çfarë ju duhet si e quan ajo Albin, tashmë që nuk janë më bashkë. Nuk besoj se duhej ta quante 'ish-bashkëshorti', pasi atë marrëdhënie të afërt mbajnë. Ka mbaruar dashuria si burrë dhe grua dhe ka mbetur si shokë apo vëlla. Me vjen keq që jeni kaq të cekët. Po të kishit aq mend sa thoni e bëni, nuk do flisnit kaq rendë e pa respekt. Sepse një njeri i mençur, nëse ka një pakënaqësi që i ka vrarë veshin apo një këshillë, e thotë në mënyrë të kulturuar e jo duke përdorur fjalë të tipit 'legene, tr', 'fytyrë e deformuar', e sidomos kur fytyrat tuaja janë më keq se vetë e keqja. Njerëz të ulët e pa kulturë!", shkruan nëna e saj, Pamela Pepa. The post Ndarja shumë e përfolur e Albi Nakos dhe Klaudia Pepës, motra zbulon detajet e divorcit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Vizita në SHBA, Rama darkë në shtëpinë e pasanikut të njohur Posted: 23 Sep 2017 05:19 AM PDT Kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë në SHBA, për Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Këto ditë Rama i ka shfrytëzuar dhe për tu takuar me njerëz të njohur dhe me ndikim në Amerikë. Kryeministri bashke me bashkëshorten e tij Linda, kanë qënë të ftuar në shtëpinë e bankierit shqiptaro-amerikan Richard Lukaj. Richard Lukaj me mbi 20 vjet eksperiencë në fushën e investimeve bankare, është themeluesi i Bank Street dhe gjithashtu njëri prej lobistëve më të njohur i komunitetit të shqiptarëve në SHBA. Ai ka kontribuar fuqishëm që shumë politikanëvë shqiptarë nga Ballkani t'u hapen dyert në Washington. The post Vizita në SHBA, Rama darkë në shtëpinë e pasanikut të njohur appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: