Mesazhi.com: “Mos e kthe kokën pas të shkuarës!” plus 9 more |
- Mos e kthe kokën pas të shkuarës!
- A e dini pse gomat janë të zeza?
- Coutinho në Barcelonë për 160 mln euro
- Orhan Pamuk: Jam i bindur se pas grushtit të shtetit qëndron Gulen
- Presidenti Donald Trump bëhet “horë” në Finlandë
- Dieta për femrat gjatë kemioterapive kundër kancerit të gjirit
- FIFA zbulon kandidatët për futbollistin më të mirë në botë (FOTO)
- Ëmbëlsirë e shpejtë me mjedra
- Perisic nënshkruan me klubin e njohur evropian
- Si t’i njohim dyfytyrëshat?
Mos e kthe kokën pas të shkuarës! Posted: 29 Aug 2017 02:20 PM PDT Shpejtësia e kaprollit është rreth 90 km në orë, ndërkohë që shpejtësia e luanit është afërsisht 58 km në orë. Megjithatë, në shumicën e përndjekjeve të luanit, kaprolli bie pre e luanit. E dini përse? Sepse kaprolli kur vrapon për ti ikur luanit, beson se ai do e kapë dhe do e shqyejë, pasi ai është i dobët krahasuar me luanin. Kështu, frika e saj se nuk do i shpëtojë dot shqyerjes së luanit, e bën që të kthejë kokën shpesh për të përcaktuar distancën që e ndan me luanin. Këto kthime koke janë vdekjeprurëse, pasi ndikojnë negativisht në uljen e shpejtësisë së kaprollit. Janë pikërisht këto ato që e ngushtojnë distancën gjithmonë e më shumë mes luanit dhe kaprollit, për të arritur në fund që luani ta palosë përtokë dhe ta shqyejë. Nëse kaprolli nuk do të kthente kokën pas, luani nuk do të mund ta arrijë dhe për pasojë ta shqyejë. Nëse kaprolli do ishte i ndërgjegjshëm për pikën e fortë të vetes, pra shpejtësinë, ashtu siç luani ka pikën e tij të fortë fuqinë, do i shpëtonte dhëmbëve të tij. Sa herë na ka ndodhur që të kthejmë kokën pas në të shkuarën tonë, duke e lejuar të pushtojë të tashmen me demoralizimin, për shkak të gabimeve dhe sharjeve tona asokohe?! Sa e sa dekurajime dhe demoralizime të brendshme na kanë bërë të humbasim besimin se jemi të aftë tu shpëtojmë faktorëve dekurajues dhe ta vrasim frikën brenda vetes, për të përmbushur objektivat tona dhe për të korrur suksesin e dëshiruar!/Mesazhi/
The post Mos e kthe kokën pas të shkuarës! appeared first on Mesazhi.com. |
A e dini pse gomat janë të zeza? Posted: 29 Aug 2017 01:40 PM PDT Teknologjia ka përparuar pafund që kur është shpikur dhe shumë ndryshime janë futur në prodhim. Por një gjë mbeti e njëjtë – gomat e makinave janë ende të zeza. Ndërsa gomat e para ishin bërë nga rrathë hekuri të vendosura në rrota druri, gomat e para të makinave që u shpikën në vitin 1895, ishin në të vërtetë të bardha. Por, pse nuk janë këto goma të bardha edhe sot? Siç shkruajnë mediat e huaja, gomat e makinave janë të zeza sepse bloza është një pjesë e rëndësishme dhe e domosdoshme e prodhimit të tyre.
Ajo përdoret si një element stabilizues, i cili është i kombinuar me polimere të tjera. Kjo pasi, siç thuhet më tej, sapo të shtohet në gomë, ajo rrit fuqinë dhe qëndrueshmërinë e gomave, e cila shihet si një tipar i dëshirueshëm për prodhuesit dhe shoferët e makinave të tyre. Jo vetëm që gomat e zeza rrisin fuqinë dhe qëndrueshmërinë, ato gjithashtu ndikojnë shumë në sigurinë e makinës suaj. Gjithsesi, goma më të forta dhe afatgjata do të thotë se do të keni një makinë më të besueshme./Mesazhi/ The post A e dini pse gomat janë të zeza? appeared first on Mesazhi.com. |
Coutinho në Barcelonë për 160 mln euro Posted: 29 Aug 2017 01:21 PM PDT Coutinho do të jetë lojtar i Barcelonës para se të mbyllet java për shifrën e 160 milionë eurove. E gjithë kjo sipas gazetarit Duncan Castles që punon në Yahoo, versioni anglisht. Sipas informatave të tij, Fenway Sports Group (pronarët e Liverpool) e kanë pranuar ofertën e fundit të klubit katalunas. Oferta është në vlerë 160 milionë euro. Coutinho është i vetëdijshëm për marrëveshjen mes klubeve, ndërsa Liverpool ka kërkuar që lojtari të bashkohet me Barcelonën pas ndeshjeve që ai do t'i zhvillojë me Brazilin. Coutinho është një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri i ri Ernesto Valverde. Braziliani mund të luajë në disa pozita si më pozicionet e sulmit ashtu edhe të mesfushës. Më të në formacion Barcelona mund ta provojë edhe sistemin 4-2-3-1. The post Coutinho në Barcelonë për 160 mln euro appeared first on Mesazhi.com. |
Orhan Pamuk: Jam i bindur se pas grushtit të shtetit qëndron Gulen Posted: 29 Aug 2017 01:14 PM PDT Grushti i shtetit i para dy vjetëve u organizua nga Fetullah Gulen, thotë së fundmi edhe nobelisti turk Orhan Pamuk. Në një intervistë për "Nikkei Asian Review", shkrimtari i njohur thotë se fillimisht ai nuk i besonte një gjë të tillë, por tashmë çdo gjë është e qartë. "Për dy javë me radhë kam parë videot e përpjekjes së dështuar për grusht shteti. Nuk isha i bindur në fillim se Gulen dhe pasuesit e tij qëndronin pas tij, por tani jam i bindur duke parë sesa shumë janë infiltruar në ushtrinë turke…", tha ai raporton Hurriyet. Shkrimtari ka shtuar se ka pikëpyetje të mëdha sesi kjo kategori u infiltrua në instancat e larta. ndërkohë që ka kritikuar arrestimet pas grushtit të shtetit, duke thënë se numri i të arrestuarve është i madh. /MESAZHI/ The post Orhan Pamuk: Jam i bindur se pas grushtit të shtetit qëndron Gulen appeared first on Mesazhi.com. |
Presidenti Donald Trump bëhet “horë” në Finlandë Posted: 29 Aug 2017 01:05 PM PDT Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka marrë përsëri vëmendje gjatë konferencës për shtyp me presidentin finlandez Sauli Niinisto. Ai ngatërroi dy gazetare bjonde që ishin pjesë e konferencës. Kur homologu i tij zgjodhi gazetaren që të bëjë pyetjen e rradhës, Trump mendoi se ishte e njëjta me parafolësen. "Përsëri e njëjta?", tha presidenti, ndërsa u korrigjua nga homologu se është gazetare tjetër. Të dyja gazetaret ishin nga Finlanda, por e para ishte Paula Vilen që pyeti Trumpin lidhur atë nëse Rusia përbën kërcënim. Gazetarja e parë bionde nga televizioni publik finlandez, e cila pyeti nëse marrëdhënia me Rusinë përën kërcënim. Ndërsa gazetarja e dytë është Maria Annala që u ngatërrua nga presidenti bëri pyetjen e saj pas 10 minutash duke i thënë se në Finlandë ka shumë femra bjonde. The post Presidenti Donald Trump bëhet "horë" në Finlandë appeared first on Mesazhi.com. |
Dieta për femrat gjatë kemioterapive kundër kancerit të gjirit Posted: 29 Aug 2017 12:20 PM PDT Kanceri i gjirit është një nga llojet më të zakonshme të kancerit tek gratë . 1 në 8 gra preket nga kanceri i gjirit dhe numri i grave të prekura nga kjo sëmundje është një rritje. Mjekët po përpiqen që kah trajtimeve mjekësore të japin dhe alternativa të tjera parandaluese e kuruese,e ketu perfshijme regjimin ushqimor gjate kemioterapise ! Lejoni qe ushqimi te jete ilaci juaj. Qellimi i dietes • Te kontrolloje efektet anesore te mjekimit • Te permiresoje satusin ushqimor dhe te parandaloje rishfaqjen e semundjes Regjimi ushqimor Mengjes Paradite Dreke Marinoni sallaten me salce* • Pjata kryesore: 1. 150gr sardele furre te vogla ose acuge ose skumber ose stavridh ose vope, me domate, qepe, dafine, majdanoz dhe 2-3 feta buke thekre; 2. 150gr gjoks pule fshati me patate te vogla me lekure te pjekura ne furre me pak trumze; 3. supe me thjerrza, qepe, karrote, selino & dafine; 4. supe me fasule ose qiqra; 5. 2 kupa oriz te eger me 100gr mish pule dhe salce curry; 6. 2 kupa makarona organike me salce domatesh, borziloku, hudhrash dhe qepesh, te sherbyer me pak djathe dhie te bardhe; 7. 100gr qofte me mish vici te grire dhe perime (hudhra, qepe, karrota, rigon, majdanoz), te pjekura ne furre me patate te embel ose topinambur ose rrepa. • 1 caj jeshil Pasdite Darke • Pjata kryesore: Patellxhane te mbushura me perime, domate, gjize dhe erza; ose fergese me domate, speca te kuq dhe veze; ose kerpudha te bardha ose shitake ose porcini te pjekura me vaj ulliri dhe rozmarine ose te gatuara si supe me qepe, vaj ulliri, hudhra, pak leng kockash, pak patate dhe majdanoz te fresket; ose oriz me bizele, karrota, qiqra dhe karkaleca te vegjel • Kos pa yndyre me kastravec, hudhra, koper dhe vaj lini • 1-2 feta buke thekre me fara. Para gjumit Udhezime mbi regjimin 2. Kujdesuni qe kur te vendosni fasule ose thjerrza ne drake, te mos kombinohen me sallate brokoli apo lulelaker ne te njejtin vakt. 3. Preferoni fruta dhe perime te stines, sa me te pastra. Sigoruhoni qe domatet, spinaqi, selinoja, luleshtrydhet dhe mollet te jene pa sperkatje, ne te kundert evitojini ose molleve dhe domateve hiqjuni lekuren. 4. Zgjidhni oriz dhe makarona organike (gjeni te Edesia) 5. Zgjidhni mish vici te kullotave te pastra, marinojeni gjithmone me vere te kuqe ose birre dhe rozmarine, hudher dhe timo. 6. Bulmeti pa yndyre nuk rezulton ne rritje te rrezikut te kancerit te gjirit, mund ta preferoni. 7. Turmeriku eshte nje erze me vlera te jashtezakonshme antiinflamatore dhe anti tumorale, por nuk duhet perdorur gjate trajtimit me Cytoxan. Preperatet bimore • Mund te preferoni: ekstraktet e farave te rrushit, pluhur frutash pylli si boronicat dhe preparate me perqendrim te ekstrakteve te sheges. Kujdes: ky material ofron keshillim te pergjithshem, nuk perben mjet terapeutik te personalizuar. Perpara se te filloni nje regjim terapeutik duhet te keshilloheni me dietologun klinik dhe mjekun./Mesazhi/ The post Dieta për femrat gjatë kemioterapive kundër kancerit të gjirit appeared first on Mesazhi.com. |
FIFA zbulon kandidatët për futbollistin më të mirë në botë (FOTO) Posted: 29 Aug 2017 12:00 PM PDT FIFA “The Best” ka zbuluar listën e gjerë të kandidatëve për futbollistin më të mirë në botë. The post FIFA zbulon kandidatët për futbollistin më të mirë në botë (FOTO) appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 29 Aug 2017 11:40 AM PDT Kjo ëmbëlsirë mban emrin e popullarizuar Gruaja dembele. Përbërësit: ▪ 800 g biskota Përgatitja: Thyeni biskotat në copa (nuk duhet të jenë tepër të imëta) dhe qitni në enë. Qitni në jogurt dhe përzieni në mënyrë që biskotat të njomen. Merrni 200 g krem. Përgatitni pemët – qoftë kur është fjala për mjedrat apo dredhëzat. Në tabaka rendisni biskotat të cilat i keni njomur me jogurt, ashtu që të bëni një bazë të rrafshët. Sipër qitni pemët. Qitni sipër kremin. Dhe, ëmbëlsira është gati!/Mesazhi/ The post Ëmbëlsirë e shpejtë me mjedra appeared first on Mesazhi.com. |
Perisic nënshkruan me klubin e njohur evropian Posted: 29 Aug 2017 11:00 AM PDT Ivan Perisic do të mbetet në Inter. Ivan Perisic është i gatshëm ta konfirmojë të ardhmen e tij në Inter. Me kontratën e re thuhet se ish ylli i Wolfsburgut do të përfitoj 4.7 milionë euro në sezon, raportojnë mediat italiane. Perisic gjatë këtij afati kalimtar të verës kërkohej nga Man Utd. Por, e ardhmja e tij duket se do të jetë ende te skuadra nga Giuseppe Meazza.
The post Perisic nënshkruan me klubin e njohur evropian appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 29 Aug 2017 11:00 AM PDT Në këtë botë ka shumë njerëz që nuk janë vetvetja, ata përpiqen të na mashtrojnë dhe të duken si të mirë përpara syve tanë. Ja si t'i zbuloni këta lloj njerëzish përpara se t'i bëni miq ose më tepër: 1. Gjithmonë angazhohen në biseda me të tjerët, vetëm e vetëm që të flasin për veten e tyre. Ata duken sikur janë të interesuar në jetën tuaj personale por thjesht mundohen të të blejnë që gjërat e tua t'i përdorin kundër teje. Ata mundohen t'ju blejnë dhe pastaj t'ju thonë se për çfarë kanë nevojë nga ju… Mos bini pre e këtyre manipulimeve. 2. Gjuha e tyre është e përkryer, ata gjithmonë thonë atë që të tjerët duan dhe jo atë çfarë mendojnë. Për shumë arsye, ata e kanë këtë aftësi për të tjerrë fjalë në një rrëmujë të krijuar prej tyre, e cila duket pothuajse shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Ata janë disa nga gënjeshtarët më të mahnitshëm dhe janë gjithmonë duke provuar njerëzit rreth e rrotull, për të parë se kush është i denjë ose i padenjë për kohën e tyre. Mos dëgjoni fjalët e tyre bindëse që të bëni diçka, të cilën në të vërtetë nuk doni ta bëni. Dëgjoni instiktin tuaj dhe largohuni nga çdo situatë që ju bën të parehatshëm me ata persona. Ata do të përpiqen t'ju manipulojnë më shumë, nëse nuk e bëni. 3. Edhe pse një gënjeshtar mund ta ketë shumë të vështirë të shohë një person në sy, ata sërish bëjnë më të mirën e tyre për të shfaqur gjuhën e duhur të trupit, si dhe kontaktin me sy. Kjo i bën ata të duken si qenie njerëzore "normale" me qëllime të mira. 4. Ka vetëm një gjë në mendjen e tyre dhe kjo është të bëni atë që ata duan. Arsyeja e vetme që ata i bëjnë këto gjëra, është që të arrijnë çfarëdolloj qëllimi që kanë planifikuar për në mbrëmje./Mesazhi/ The post Si t'i njohim dyfytyrëshat? appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: