Skip to main content

Lajmi.net: “Nё det apo nё mal? Zbuloni se ku duhet tё bёni seks” plus 8 more

Lajmi.net: “Nё det apo nё mal? Zbuloni se ku duhet tё bёni seks” plus 8 more


Nё det apo nё mal? Zbuloni se ku duhet tё bёni seks

Posted: 23 Aug 2017 11:43 PM PDT

Nё pushime po, por ku? Kur njёri nga tё dy ёndёrron jetёn nё plazh, kurse tjetri nuk pret orёn qё tё organizojё piknikun me cilёsi tё lartё, tё biesh dakort mund tё bёhet e vёshtirё, por jo e pamundur. Le tё zbulojmё situatat qё i bёjnё pikante pushimet nё det dhe nё mal, transmeton Gazeta Shqip.

Nё ajёr tё hapur: vera ndez fantazitё seksuale. Pushime nё mal? Pylli dhe drutё do tё ishin njё kornizё e paharrueshme pёr njё takim dashurie. Merr njё batanije dhe bёji njё surprizё tё dashurit tёnd. Tё shtriheni nё njё lёndinё dhe tё shikoni yjet do t'iu bёjё adoleshent pёr njё cast. Nga bregu, pёr ata qё janё det, tek kullota vendet pёr eros janё tё shumta: e rёndёsishme ёshtё tё dish tё zgjedhёsh personin  e duhur dhe t'ua dorёzoh veten kёnaqёsive tё dashurisё, pa harruar qё tё kujdesesh pёr vetё sigurinё tёnde.

Ndaje pasionin: kush dёshiron tё merret me sport, tё ecё dhe tё zhytet nё qetёsinё e natyrёs, ka ide shumё tё qarta se si dёshiron ta kalojё kohёn e lirё. Ta gjesh veten duke ecur krah pёr krah gjatё tё njёjtёs rrugё ёshtё njё mundёsi shumё e mirё pёr tё shkёmbyer dy muhabete. Kushedi tё takohesh rastёsisht qё e gjen veten nё strehё gjatё natёs nuk tё jep dёshirё pёr tё vazhduar njohjen.

Dёshirё pёr lajme tё reja? Nё qoftё se ke parё njё tip interesant, ftoje tё luajё tenis ose volejboll nё plazh. Falё lojёs, ёshtё e mundur tё afroheni me njёri-tjetrin nё njё mёnyrё tё pёlqyeshme dhe tё njiheni nё njё dimension mё tё gjerё. Nё qoftё se gjendesh nё mal, frekuento kampet e tenisit, kalёrimin dhe strukturat sportive: mund tё tё ofrojnё mundёsinё tё argёtohesh dhe tё takoh persona tё rinj.

Takime tё nxehta: sipas hetimeve, plazhi dhe diskoteka janё vendet mё tё zgjedhura pёr ata qё janё nё kёrkim tё njё flirti veror. Nё det ndihemi mё tё lirё, tё paktёn pёr njё moment harrojmё veshjet dhe mendimet e panevojshme duke shijuar kёnaqёsinё e diellit dhe tё ditёs pa orar. Trupi do tё rikuperojё njё dimension tё spontanitetit dhe natyrshmёrisё falё lakuriqёsisё: shfrytёzo njё natё tё ndritshme pёr njё zhytje nё det bashkё me tё dashurin tёnd, do tё ndezё keqdashjen duke gudulisur dёshirёn.

Fjalёkalimi: relaks! Sipas ekspertёve drita influencon bioritmin dhe ndikon nё pikёpamje dhe nё ndjenja me efekte pozitive nё dёshirat seksuale. Shfrytёzo njё pasdite me diell pёr njё zhytje nё pishinё ose nё spa. Prania e ujit favorizon relaksimin dhe aktivizon njё modalitet i gjallё. Mali, pishinat nё ajёr tё hapur dhe liqenet janё vendi perfekt pёr njё flirt veror. /Lajmi.net/

Kosova nuk ka komoditet të funksionojë pa institucione

Posted: 23 Aug 2017 11:39 PM PDT

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu thotë se është koha e fundit për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

Vonesa e krijimit të institucioneve të reja, po i shqetëson edhe afaristët. Kjo vonesë sipas kryetarit të Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu, po e dëmton Kosovën në forma të ndryshme.

"Nuk kemi konstituim të bordeve që janë substanciale për zhvillim ekonomik, e kemi një situatë mjaft alarmante sa i përket Partneritetit me institicione europiane dhe kur krejt kësaj i shtohet fakti që edhe më tej nuk dihet një datë konkrete e asaj se kur do të kemi institicione, e vënë në dyshim edhe më tepër rishikimin e buxhetit të vitit 2017", thotë Gërxhaliu.

Cështje shqetësuese për afaristët është mos-kryerja e pagesave ndaj tyre për punët e kontraktuara me institucionet publike, thotë më tej Gërxhaliu.

"Dhe nëse nuk do të kemi rishikim të këtij buxheti, atëherë si do të kryhen pagesat për sektorin privat, sektor privat që është implementues dhe zbatues i projekteve të financuar nga qeveria që janë të natyrës publike", theksoi Gërxhaliu.

Por afaristët frikohen të flasin hapur për borxhet që i kanë ndaj tyre institucionet qeveritare.

"800 mijë euro m'i ka Ministria e Infrastrukturës… jo jo nuk dua të flas", shprehet një afarist në anonimitet.

Kurse afaristi tjetër, Fadil Berjani apelon që institucionet të formohen sa më shpejt.

"Vonesa e institicioneve ndikon shumë në biznese prandaj ne apelojmë që sa më parë të formohen institicionet sepse të gjithë ne po i bartim pasojat për mosfunksionimin e shtetit ashtu si duhet të funksionojë".

Afaristët dhe përfaqësuesit e tyre thonë se mbi shtetin nuk mund të jenë interesat e caktuara të individëve e partive politike. Prandaj thonë ata është koha e fundit që në Kosovë të bëhet me tepër për shtet sesa të flitet. /RTKlive/

Erdogan: Turqia e shqetësuar për ndihmën amerikane ndaj kurdëve

Posted: 23 Aug 2017 11:27 PM PDT

Sekretari Mattis dje arriti për vizitë njëditëshe në Turqi, pasi qëndroi në Irak, për ta shqyrrtuar progresin në fushatën kundër grupit ekstremist, “Shteti Islamik”.

Pos me presidentin Erdogan, ai në Ankara u takua medhe me ministrin e mbrojtjes së Turqisë, Nurettin Canikli.

Turqia është aleat i rëndësishëm në NATO për Shtetet e Bashkuara dhe është pjesë e koalicionit që lufton kundër militantëve të “Shtetit Islamik”.

Por, Ankaraja është e irituar se Uashingtoni e ka armatosur grupin kurd, YPG (Njësitet e Mbrojtjes Popullore Kurde), për sulmin në qytetin Raka, në pjesën veriore të Sirisë, që është bazë e militantëve të “Shtetit Islamik”.

Rrahim Pacolli flet për vendimin e AKR-së për koalicionin me LDK-në

Posted: 23 Aug 2017 11:18 PM PDT

Ai ka thënë për "Zërin" se partia e tij nuk do ta mbështesë në Parlament koalicionin PAN, por do të vazhdojnë me LDK-në. Ai përkrah një bashkëpunim të kësaj të fundit me lëvizjen "Vetëvendosje"

Aleanca Kosova e Re (AKR) nuk do t'i ndihmojë koalicionit PAN që t'i formojë institucionet qendrore, pasi që do të qëndrojë në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Kështu ka deklaruar sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli, gjatë një interviste për gazetën "Zëri", duke shtuar se e përkrahin një marrëveshje të LDK-së me lëvizjen "Vetëvendosje".

Ai mohon që me përfaqësues të koalicionit PAN të kenë diskutuar për ndarjen e ministrive të qeverisë "Haradinaj", ashtu siç u raportua në medie dhe thotë se janë të interesuar që të formohet një Qeveri, e cila e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve shqiptarë në Parlament…

Majk në dasmë, kërcen nën ritmet e ‘tallavasë’ (Video)

Posted: 23 Aug 2017 11:13 PM PDT

Kjo për shkak të muzikës moderne, të cilën ai e kultivon me vite të tëra.

Mirëpo, jo më pak mesa duket e ka me dëshirë edhe muzikën e dasmave, veçanërisht tallavanë.

 

Në një video që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, Majk shihet duke ndezur atmosferën në një dasmë tek familjarët e tij.

Ai kërcen plot vullnet nën tingujt e muzikës, në një zhanër krejt ndryshe nga ai ç'jemi mësuar ta shohim në skenë./Telegrafi/

Seancë pa numra

Posted: 23 Aug 2017 11:07 PM PDT

Paralajmërimi i Ramush Haradinajt se brenda dhjetë ditëve Kosova do t'i ketë institucionet e reja doli të jetë i pasaktë, shkruan gazeta Zeri.

Një deklaratë të tillë Haradinaj e ka bërë më 11 gusht 2017, duke llogaritur se në seancën e sotme të Kuvendit Kadri Veseli do të zgjidhet kryeparlamentar dhe menjëherë më pas do të votohet edhe Qeveria.

Por, një status i papritur në "Facebook" i drejtuesve të AKR-së të mërkurën (dje) se nuk do ta përkrahin koalicionin PAN për t'i formuar institucionet qendrore ka ndryshuar për 360 shkallë pozicionin politik të këtij koalicioni, me ç'rast Haradinaj në një konferencë për shtyp njoftoi se mund të mos marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

Koalicioni PAN të vetmen shpresë për ta zgjedhur Kadri Veselin kryetar të Kuvendit dhe Ramush Haradinajn kryeministër i ka te votat e deputetëve të partisë së Behgjet Pacollit, prandaj formimin ose jo të institucioneve e bazojnë te qëndrimi politik i këtij të fundit.

Në aeroportin e Gjakovës mbahet ushtrimi fushor “Mascal”

Posted: 23 Aug 2017 10:59 PM PDT

Ky ushtrim do të testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për menaxhimin emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare prezent në Kosovë, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit vendor.

Sot vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Posted: 23 Aug 2017 10:45 PM PDT

Seanca pritet të fillojë nga ora 10:00, ndërsa pika e vetme e rendit të ditës së seancës do të jetë: Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Megjithatë ende nuk dihet nëse sot do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

UEFA ndryshon ditën dhe orën e shortit në Ligën e Kampionëve (FOTO)

Posted: 23 Aug 2017 10:25 PM PDT

Shorti i Ligës së Kampionëve nuk do të jetë më të premten.

UEFA ka njoftuar se sot do të caktohen grupet për edicionin e ri të garës.

Kurse, po ashtu shorti nuk do të fillojë në mesditë por nga ora 18:00. /Lajmi.net/


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more