Skip to main content

Lajmi.net: “Ish mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nënshkruan me Skënderbeun (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Ish mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nënshkruan me Skënderbeun (FOTO)” plus 8 more


Ish mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nënshkruan me Skënderbeun (FOTO)

Posted: 31 Aug 2017 12:27 AM PDT

Skënderbeu ka bërë dje goditjen e bujshme të merkatos. Burime të besueshme kanë konfirmuar ekskluzivisht për "Panorama Sport" se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Fidan Aliti ka firmosur një kontratë me bardhekuqtë.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, që ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, do të jetë për tre vitet e ardhshme pjesë e Skënderbeut dhe në bazë të kontratës mësohet se do të paguhet rreth 5 mijë euro në muaj, ose thënë ndryshe 60 mijë euro në sezon.

Trajneri Daja prej kohësh kishte kërkuar një blerje cilësore për mbrojtjen dhe mundësisht një lojtar që të mund të përshtatej në disa role.

Dhe Aliti është i duhuri për një gjë të tillë, pasi përveçse në qendër të prapavijës, ai mund të luajë edhe në krahun e djathtë të saj. Madje korçarët kishin hyrë në bisedime edhe me Tiranën për të marrë shërbimet e Albi Dokës, por një transferim i tillë nuk u realizua.

EKSPERIENCA – Edhe pse 23-vjeçar, Aliti do të jetë një plus më shumë për Skënderbeun në fazën e grupeve të Ligës së Europës, ku korçarët do të kenë përballje të vështira.

Kjo, pasi futbollisti ka luajtur në Europë dhe ka eksperiencë në ndeshjet ndërkombëtare. Ai ka luajtur në Zvicër me Luzernën si dhe Sherif Tiraspolin në Moldavi dhe sezonin e fundit ka qenë pjesë e Slaven Belupos në Slloveni.

Me afrimin e Alitit, merkatoja e Skënderbeut mund të konsiderohet e përfunduar, edhe pse surprizat e presidentit Takaj mund të mos mungojnë për ndonjë goditje të orëve të fundit në repartin e sulmit.


Arsenal shet Sanchezin, sjell yllin e Gjermanisë (FOTO)

Posted: 31 Aug 2017 12:23 AM PDT

Arsenal ka një kusht për shitjen e Alexis Sanchezit.

Sulmuesi kilian ka zgjuar interesim nga Manchester City.

Por, “Gunners” do ta shesin vetëm nëse arrijnë të sjellin Julian Draxlerin nga Paris Saint-Germain, raportojnë mediat angleze, përcjell “lajmi.net”.

Draxler spekulohet me largim nga PSG, pas arritjes së marrëveshjes për transferimin e sulmuesit të Monacos, Kylian Mbappe. /Lajmi.net/


Ngjarje e rëndë në Prizren: Me një plumb plagosen dy persona

Posted: 31 Aug 2017 12:20 AM PDT

Prizreni

 

"Rreth orës 20:20 minuta, në rrugën 'Vëllezërit Dehiri', një i dyshuar me gjasë aksidentalisht e ka shkrepur një plumb nga pistoleta me ç'rast e ka plagosur vetën në gishtin e dorës së majtë e më pas edhe shokun e tij në dorën e djathtë", thotë policia.

Për trajtimin e lëndimeve është përkujdesur Emergjenca e Spitalit Rajonal në Prizren.

Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe e ka sekuestruar një pistoletë të llojit "Waltro" e kalibrit 9mm.

PK më tutje thotë se lidhur me rastin është kryer edhe një bastisje e një shtëpie por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren edhe një herë bënë thirrje që të mos përdorën armët e zjarrit sepse ato vrasin.

Rritet presioni: Pas SHBA-ve, edhe BE-ja do të kërkojë mbylljen e Qendrës ruse në Nish

Posted: 31 Aug 2017 12:10 AM PDT

Sipas mediave në Serbi, shuarja e kësaj qendre mund të jetë edhe kusht në hapjen e kapitullit 31 për negociatat me Bashkimin Evropian.

Brukseli do të mund të kërkojë nga Serbia, që si kusht për hapjen e kapitullit 31, që kësaj qendre dhe personelit të saj mos t'i jepet statusi diplomatik, transmeton lajmi.net.

Tutje "Novosti" shkruan se BE-ja ka shumë gjasa të kërkojë mbylljen e tërësishme të saj.

Kjo gazetë po ashtu shkruan se raporti për hapjen e këtij kapitulli, i cili ka të bëjë me politikën e jashtme dhe sigurinë, ende nuk i është prezantuar Beogradit.

"Kjo nuk ka ndodhur pasi që vendet baltike dhe Polonia insistojnë që në të, të përfshihen disa kërkesa që kanë të bëjnë me dobësimin e lidhjeve Serbi-Rusi", shkruan gazeta.

Këto kushte mund të përfshijnë nga vënia e sanksioneve ndaj Rusisë e deri te bashkëpunimi ushtarak.

Kundër kësaj qendre në disa raste ka dalë edhe SHBA-ja. Së fundi për të hapur dhe kundër ka folur senatori amerikan Ron Johnson, i cili pardje ka qëndruar në Beograd.

Ai  u ka bërë më dije qartazi autoriteteve serbe që t'i kundërvihen kërkesave të Moskës që kjo qendër në Nish të ketë status diplomatik.

Pesë vjet pas hapjes, çështja e imunitetit diplomatik të personelit në Qendrën Humanitare ruse, si dhe status i veçantë për hapësirën dhe pasurinë e vet qendrës, është temë që tashmë haptas përmendet nga Uashingtoni zyrtar, transmeton lajmi.net.

"Sa i përket Qendrës Humanitare shpresoj se presidenti Vuçiq dhe populli serb dhe Serbia që t'i kundërvihen të gjitha tentimeve që t'i jepet imunitet asaj qendre, sepse kjo nuk do të ishte në interesin më të mirë të njerëzve në Serbi në kuptimin ekonomik dhe investimet e huaja", ka thënë senatori Ron Johnson, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nënshkrimi i marrëveshjes për imunitet dhe privilegje është tashmë dy herë, në vitin 2012 me rastin e themelimit të qendrës dhe më pas në vitin 2014, me rastin e vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi.

Vendet perëndimore i kanë bërë në vazhdimësi presion Serbisë që ta shuaj këtë qendër, pasi që shihet si krijim i bazës ushtarake ruse në rajon.

Kjo bazë shihet edhe si kërcënim për Kosovën, pasi që nuk është shumë larg kufirit me Kosovën.

Të kujtojmë se senatori Johnson sot në Prishtinë është takuar me krerët e shtetit të Kosovës. /Lajmi.net/

Kolegu i saj thotë se Nicole po gënjen për moshën (Foto)

Posted: 31 Aug 2017 12:10 AM PDT

Mirëpo, Louis Walsh ka thënë se kolegia e tij në 'X Factor', po gënjen për moshën e saj.

Në mënyrë kundërthënëse, irlandezi 65 vjeçar gjatë një interviste fillimisht e ka lëvduar këngëtaren amerikane, ndërsa më pas ka nisur me kritika.

"Është gjë e mirë që ajo akoma mund të bëjë gjëra të tilla (të dalë natën) në moshën e saj. Askush nuk e di se çfarë moshe ka, mirëpo ajo është më e vjetër sesa që thotë se është".

"Këtë e dëshmon edhe fakti se sa mirë ne përshtatemi", ka deklaruar Walsh për Heat Magazine.

 

Sot në ora 14:00 përfundon falja e borxheve, ja sa është shuma e faljeve

Posted: 31 Aug 2017 12:07 AM PDT

Zyrtarët e ATK-së u bëjnë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë edhe ditën e sotme, për të aplikuar për faljen e borxhit, pasi nga dita e nesërme nisin procedura të tjera.

Valentina Bytyqi është zëdhënëse e Administratës Tatimore të Kosovës. Në emision "Mirëmëngjesi Kosovë" në RTK, ajo tha se procesi i faljeve të borxheve ka qenë relativisht i kënaqshëm, ku janë falur qindra miliona uro, gjatë dy periudha kohore të caktuara te ligj.

“Falja e borxheve është bërë në dy periudha. E pra ka qenë deri në vitin 2008, ndërkaq periudha tjetër prej 2009 deri më  2014, ndërsa si aksion për faljen e borxheve përfundon sot në ora 14:00”, deklaroi Bytyqi, duke iu bërë thirrje qytetarëve që kanë borxhe, që t'ia mësyjnë sporteleve të ATK-së për ta shfrytëzuar edhe mundësinë e fundit.

Pas kësaj ajo tha se ligji parashikon edhe ndaljen e interesit, transmeton RTKlive.

Bytyqi tha se gjatë dy javëve të fundit është shtuar numri qytetarëve që kanë kërkuar falje të borxheve. Por ajo tha se krahasuar me periudhën e parë, deri në vitin 2008, numri i aplikuesve për falje ka qenë dukshëm më i madh. Kjo ka ndikuar pasi nuk është ditë, nëse Qeveria e Kosovës do të merr vendim tjetër për shtyrjen e afatit të faljes së borxhit publik.

“Janë falur 216 milionë euro borxhe, ku për vitet 2015 dhe 2016 u inkasuan 24.2 milionë euro. Vetëm në vitin 2017 nga Ligji për Faljen e Borxheve kanë përfituar 2.539 tatimpagues, ndërsa janë arkëtuar 3.2 milionë euro. Kemi arritur që t'i pastrojmë listat afërsisht 20 milionë euro. Për këtë vit planifikohen që të inkasohen edhe 10 milionë euro”, ka thënë Bytyqi.

Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare, deri në fillim të këtij muaji, janë falur më shumë se 350 milionë euro borxhe, ndërsa janë afër 600 mijë raste të cilët kanë përfituar nga falja e borxheve nga institucionet e ndryshme shtetërore dhe nga ndërmarrjet publike.

Ndryshe, sipas statistikave që janë dhënë më herët, vetëm në Korporatën Energjetike të Kosovës me Ligjin për Faljen e Borxheve janë trajtuar 238,682 përfitues potencialë, ku deri më tani kanë përfituar 121,897 konsumatorë. Shuma e borxheve të falura është rreth 40 për qind e gjithë borxhit.

 

“Adios” Barcelona, transferohet në Serie A (FOTO)

Posted: 31 Aug 2017 12:04 AM PDT

Denis Suarez mund të largohet nga Barcelona duke u transferuar në Serie A.

Mesfushori i gjigantit katalan ka zgjuar interesim nga Napoli.

“Mundo Deportivo” raporton se skuadra nga San Paolo është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro për Suarezin në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Suarez është i gatshëm të largohet nga Barcelona në kërkim të një skuadre ku do të ketë  më shumë hapësirë për lojë. /Lajmi.net/


Shkarkohet kryeshefi i KOSTT-it Mustafë Hasani

Posted: 31 Aug 2017 12:02 AM PDT

Mustafë Hasani është shkarkuar nga pozita e kryeshefit në ndërmarrjen publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe në vend të tij në detyrën e ushtruesit të detyrës është emëruar zëvendëskryeshefi i deritanishëm Kadri Kadriu.

Zyrtarisht zyrtarë të KOSTT-it konfirmojnë shkarkimin e Hasanit, por nuk japin detaje më të hollësishme se për çfarë arsye është marrë një vendim i tillë. E në anën tjetër vetë Hasani thotë se vendimi për shkarkim është i jashtëligjshëm, me ç'rast edhe i është drejtuar Gjykatës.

Gazeta "Zëri" përmes postës elektronike ka kërkuar nga KOSTT-i arsyen e shkarkimit, por nuk ka arritur të marrë atë.

Zana Bajrami-Rama, zyrtare për medie në këtë ndërmarrje publike, thotë se Bordi i Drejtorëve të KOSTT-it në takimin e mbajtur më 18 gusht 2017, në vazhdën e përmbushjes së mandatit ligjor të mbikëqyrjes ka vendosur të bëjë ndryshime të kuadrit.

"Bordi i Drejtorëve në bazë të kompetencave dhe të përgjegjësive në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, ka marrë vendim që të lirojë nga detyra kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-iy, Mustafë Hasanin. Ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it deri në një vendim tjetër është emëruar zv.kryeshefi aktual për operim Kadri Kadriu", ka thënë Bajrami-Rama për gazetën "Zëri'.

Majk i ka dy ‘të dashura’, na i prezantoi vetë (Foto)

Posted: 30 Aug 2017 11:54 PM PDT

”Veq unë dhe dy të dashurat e mija”, ka shkruar ai përkrah një fotografie të publikuar në Instagram, shkruan lajmi.net

I ulur me një gotë verë në duar mbrapa vetes ka dy piktura ku shihen dy femra. Ndryshe reperi aktualisht është ndër më të komentuari, qoftë për karrierë ashtu edhe për jetën private./Lajmi.net/

just me and my girlfriends

A post shared by MAJK / Kastriot Rexha🎤… R👑 (@majkaveli) on

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more