Skip to main content

“Alarmi për spermën/ Shkencëtarët: Meshkujt shohin shumë gra lakuriq” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Alarmi për spermën/ Shkencëtarët: Meshkujt shohin shumë gra lakuriq” plus 9 more Lajmi i Fundit


Alarmi për spermën/ Shkencëtarët: Meshkujt shohin shumë gra lakuriq

Posted: 17 Aug 2017 11:30 AM PDT

"Ndoshta meshkujt në vendet perëndimore shohin shumë gra lakuriq, dhe hipotalamusi i tyre merr më tepër informacione se dikur," thotë prof. dr. Stefan Schlatt, "ose pelenat (pampersat) kanë qenë shumë të ngushta dhe kanë prodhuar shumë nxehtësi".

Në vendet e zhvilluara në Evropë, në Amerikën e Veriut, në Australi dhe Zelandën e Re, në spermë gjenden gjithnjë e më pak spermatozoidë. Sipas studiuesve shkaku për këtë mund të jenë celularët që mbajnë burrat në xhep, pirja e duhanit apo disa lloj ilaçesh.

Prof. Dr. Stefan Schlatt, drejtor i qendrës për mjekësinë riprodhuese dhe andrologjinë pranë Universitetit të Mynsterit tha në intervistë për DW se rënia e spermatozoidëve është sidomos për t'u shënuar për periudhën 1970-1990, por është ende "në një nivel që Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron si normale".

Celularët? Cigaret? Pelenat? Medikamentet? Stili i jetesës?

Në lidhje me faktorët që kanë çuar në rënien e spermatozoidëve në farën e meshkujve, shkencëtarët deri tani vetëm mund të spekulojnë dhe shpjegimet e tyre tingëllojnë mjaft zbavitëse:

Ndoshta ilaçe të tilla si aspirina apo paracetamoli mund të ketë efekt negativ ndaj qelizave mashkullore. Por gjithashtu ndoshta edhe telefonët celularë ndikojë tek organet mashkullore. Por mund të jenë edhe të gjithë faktorët së bashku, këtë nuk e dimë", thotë prof. dr. Schlatt.

Megjithatë ajo që është e njohur, është se pirja e duhanit nuk bën mirë për spermën. Prof. Dr. Artur Mayerhofer, nga Universiteti Ludwig Maximilians në Mynih, thotë se e merr shumë seriozisht studimin për rënien e numrit të spermatozoidëve, sepse tek meshkujt në vendet e zhvilluara perëndimore vihet re një shtim i sëmundjeve tek organet gjenitale, si kanceri i testikujve, apo anomali të tjerave të herdheve. Ai thotë se gjendrat që prodhojnë spermatozoidët janë tepër të ndjeshme dhe kushtet dhe stili i jetesës ndikon ndaj tyre. DW

The post Alarmi për spermën/ Shkencëtarët: Meshkujt shohin shumë gra lakuriq appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ky është marokeni që mori me qira furgonin, 13 të vdekur në Barcelonë

Posted: 17 Aug 2017 11:22 AM PDT

Qyteti spanjoll i Barcelonës mbetet në gjendje emergjence, policia ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Furgoni i cili u përdor sot për sulmin vdekjeprurës në zonën turistike "La Ramblas", u mor me qira nga një maroken i quajtur Driss Oukabir.

Oukabir, e mori me qira furgonin në qytezën e Santa Perpetua de la Mogada. Televizioni kombëtar spanjoll TVE thotë se ende nuk është plotësisht e sigurtë nëse ky është autori.

Nga ana tjeter vazhdon të rritet numri i të vdekurve pas sulmit me furgon në turmën e në sheshin "Katalunja" në Barcelonë.

Policia deri më tani raporton për 13 të vdekur ndërkohë që shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Disa pamje horror tregojnë njerëzit e gjakosur të shtrirë në tokë, në pritje të ambulancës dhe njerëzve të rastit që ofrojnë ndihmën e tyre.

Policia e ka përshkruar incidentin në Twitter si një "përplasje masive". Shërbimet emergjente lajmëruan njerëzit të largohen nga Sheshi Katalunja, dhe kërkuan mbylljen e stacioneve të trenave dh metrotë.

The post Ky është marokeni që mori me qira furgonin, 13 të vdekur në Barcelonë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ambasada amerikane publikon sqarimin: Ja pse u refuzohen vizat shqiptarëve dhe cfarë duhet të bëni

Posted: 17 Aug 2017 11:04 AM PDT

Ambasada amerikane ka sqaruar proceduren qe duhet te ndjekin qytetaret te cileve iu refuzohet kerkesa per vize prane kesaj selie diplomatike.
Ambasada e SHBA i ka dhene pergjigje edhe shqetesimit te nje qytetari se numri i vizave te refuzuara per Shqiperine edhe me i larte se ai per Serbine.
Fillimisht ambasada publikoi kete njoftim:

Por ne lidhje me njoftimin, reagoi qytetari A.D, i cili shkruan: Shqiperia ia kalon edhe Serbise per perqindjen e refuzimit te vizave nderkohe ligji Amerikan i emiracionit eshte i njejt per te gjithe te huajt. Pse ndodh kjo?

Pergjigja e Ambasades:
Unë e kuptoj shumë mirë dhe e respektoj marrëdhënien që Shqipëria ka me SHBA-në dhe unë dhe kolegët e mi e kanë shumë mirë parasysh që një pjesë e madhe e kësaj marrëdhënie lidhet me komunitetin Shqiptaro-Amerikan në Shtetet e Bashkuara, shumë nga të cilët janë qytetarë amerikanë ose banorë të përhershëm të ligjshëm (BPL), të cilët duan të shohin familjarët e tyre duke i ftuar në Shtetet e Bashkuara.
Aty ku ne dalin në përfundimin që një person ka lidhje të forta (punë, sociale, lidhje të tjera ekonomike, etj.), dhe që tejkalon prezumimin e qëllimit imigrues – të cilin ne jemi të detyruar me ligj që të prezumojmë çdo aplikant të kategorive jo-imigruese, atëherë ne jemi të lumtur dhe krenarë të lëshojmë këto viza, shpejt dhe me respekt.
Siç e përmenda më lart, kolegët e mi dhe unë jemi të detyruar të zbatojmë ligjin e imigracionit, i cili është shumë strikt, nga çdo standard i tij. Edhe pse neve na duhet ngaherë t'u përçojmë lajmin e keq aplikantëve, ne përpiqemi ta bëjmë atë në mënyrë të respektueshme. Lutemi kuptoni që procesi i intervistës shpeshherë është shumë i shpejtë, pasi ne e vlerësojmë kohën që aplikantët tanë harxhojnë nga dita e tyre për të ardhur në Seksionin Konsullor për itnervistë. Ne shpresojmë që përpjekjet tona për qenë sa më efiçientë të mos perceptohen si mungesë respekti. Qëllimi ynë është krejt e kundërta!
Nëse një i afërm është, fatkeqësisht, i pamundur të marrë një vizë sepse një konsul ka përcaktuar që ai/ajo nuk ka lidhje të forta për t'u kualifikuar, ne shpresojmë që të mund të merren të tjera masa për bashkimin e familjes. Për shembull, një qytetar amerikan apo BPL mund të vizitojë të dashurit e vet jashtë SHBA-së.
Shpresoj që kjo të ndihmojë në sqarimin e atyre që ju mund të keni dëgjuar se ndodhin gjatë intervistës.

The post Ambasada amerikane publikon sqarimin: Ja pse u refuzohen vizat shqiptarëve dhe cfarë duhet të bëni appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Sulmi në Barcelonë, Ambasada shqiptare: S’ka shqiptarë të prekur

Posted: 17 Aug 2017 10:57 AM PDT

Pas sulmit terrorist të ndodhur në Barcelonë pasditen e kësaj të enjteje, Ambasada shqiptare në Madrid ka njoftuar përmes rrjetit social "Twitter" se deri më tani nuk evidentohen shtetas shqiptarë të prekur.

Megjithatë, zyrtarët e Ambasadës së Shqipërisë në Spanjë kanë bërë thirrje ndaj shtetasve shqiptarë që ndodhen në Barcelonë, që të shmangin vendin e aktit terrorist dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Ambasada shqiptare ka vendosur gjithashtu në dispozicion edhe numrin e telefonit 0034667673333, për çdo informacion

The post Sulmi në Barcelonë, Ambasada shqiptare: S'ka shqiptarë të prekur appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Bilanc tragjik, sulmi në Barcelonë, 13 viktima e 20 të plagosur

Posted: 17 Aug 2017 10:38 AM PDT

Barcelona u bë shënjestra e një sulmi terrorist, si pasojë e të cilit humbën jetën të paktën 13 persona dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.

Ngjarja ndodhi në shëtitoren Rambla në zemër të qytetit katalan. Videot e publikuara në media dhe rrjete sociale janë rrënqethëse, me trupa njerëzish të shtirë në rrugë.

Pamjet i përngjajnë masakrave të Nisës, Berlinit e Londrës, të cilat mbajnë vulën e terrorizmit të ISIS.

Sipas të përditshmes El Mundo, policia spanjolle është vënë në kërkim të një automjeti të dytë, me të cilin dyshohet se është larguar shoferi i furgonit. Policia beson se ai është ndihmuar nga të paktën 2 persona të tjerë.

Oficerë të armatosur zhvilluan operacione në kërkim të autorit të masakrës.

I gjithë qyteti është blinduar, të gjitha stacionet e autobusëve dhe metrove janë bllokuar.

Ashtu si vendet e tjera europiane, edhe Spanja është cilësuar si një nga vendet shënjestër të terrorizmit islamik. Që nga fillimi i këtij viti të paktën 10 persona janë arrestuar të akuzuar si pjesë e rrjeteve xhihadiste dhe të dyshuar për organizim të atentateve terroriste, citon klan.

The post Bilanc tragjik, sulmi në Barcelonë, 13 viktima e 20 të plagosur appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Stuhi të fuqishme: 6 të vdekur, mijëra pemë të rrëzuara

Posted: 17 Aug 2017 10:26 AM PDT

Dhjetëra mijëra pemë janë rrëzuar nga stuhitë e fuqishme që sollën shumë dëme nëpër veri dhe perëndim të Polonisë, njofton shërbimi malor i vendit

Stuhia i ka mbytur gjashtë persona gjatë fundjavës, përfshirë edhe dy vajza udhërrëfyese, të cilat ishin shtypur nga rrëzimi i pemëve.

Mijëra shtëpi janë dëmtuar, po ashtu. Shefi malor i Polonisë, Konard Tomaszewskia, ka thënë se do të duhet deri në dy vite për t'i larguar pemët e rrëzuara.

"Padyshim, kjo është fatkeqësia më e keqe në historinë malore polake dhe mbase evropiane," ka thënë ai.

The post Stuhi të fuqishme: 6 të vdekur, mijëra pemë të rrëzuara appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Europa League, Dinamo e Zagrebit – Skenderbeu, 0-1, ndeshja LIVE

Posted: 17 Aug 2017 10:16 AM PDT

Skënderbeu kalon në epërsi ndaj Dinamo Zagrebit në fazën e play-offit të Europa League, me golin e Liridon Latifit në minutën e 37'.
—-Zhvillohet ndeshja e radhes e Skenderbeut ndaj Dinamo Zagrebit ne kuder te Europa League. Kjo eshte edhe videoja e ndeshjes LIVE.

VIDEOJA E GOLIT:

Liridon Latifi Goal Dinamo Zagreb (Cro) 0-1 FK… by fififilive

The post Europa League, Dinamo e Zagrebit – Skenderbeu, 0-1, ndeshja LIVE appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Sampistat e Kadaresë

Posted: 17 Aug 2017 09:53 AM PDT

nga Ilir Seci

Në vazhdën e një fushate që ka ndërmarrë prej vitesh, për ta shitur veten si disident dhe viktimë të regjimit enverist, Ismail Kadare, shumë here "ka nxjerrë sytë duke dashur të vërë vetullat."

Në një interviste të kohëve të fundit, dhënë një medie gjermane, shkrimtari Ismail Kadare, deklaronte se "regjimi diktatorial ia kishte bërë gati arkivolin…", deklarim ky që shënonte një tjetër rekord mashtrimi edhe për vetë Kadarenë si krijues. Mashtrim, sepse një njeriu si Kadare, të zgjedhur dy herë deputet i Kuvendit Diktatorial dhe Nënkryetar i Frontit Demokratik të Shqiperise, (zëvendës i Nexhmije Hoxhës domethënë), diktatura komuniste arkivolin mund t'ia bënte gati vetëm mbi një shtrat topi!

Po Kadare edhe pse ka kaluar të tetedhjetat nuk është se vuan nga seniliteti dhe po flet "mbarë-eprapë". Kadare në këto vite jetë që i kane mbetur, po vazhdon përpjekjet për të retushuar të shkuarën e vet, po përpiqet të fotoshopojë faktet. Mirëpo mosha e madhe si dhe "Koha e Pamjaftueshme", jo rrallë e bëjnë të humbasë fillin e mashtrimeve e të harrojë ato se çka thënë. Njëherë del e thotë se "Fishtën, Konicën dhe Koliqin i shau sepse donte që t'i përmendte", herën tjetër thotë se "diktatura më ka përgjuar", tani thotë si "ia kishin bërë arkivolin gati…". Siç dihet mashtrimi dhe e pavërteta janë si puna e atij jorganit proverbial që "kur të mbulon kokën të zbulon këmbët". Kështu edhe Malua i Enverit, nga nxitimi i fotoshopimit të së shkuarës ngatërron fillin e mashtrimeve.

Letra e Kadaresë Drejtuar Hoxhës

Mbas intervistes së Kadaresë dhënë medies gjermane, publiçisti Ilir Demaliaj postoi në FB një letër që Ismail Kadare ia kishte dërguar Enver Hoxhës, letër ku shkrimtari i oborrit, Ismail Kadare i jepte të mynxët motrës së vet, motrës nga nëna dhe babai. Letra ishte origjinale, Kadare nuk e mohoi dot këtë letër, pra ishte e vërtetë. Ajo që më së shumti të bën përshtypje, është fakti se menjëherë mbas publikimit të kësaj letre, u angazhuan falangat e sampistëve të Malo Kadaresë që me një "yxhym" prej jeniçerësh nisën anatemimin e Ilir Demaliajt, vetëm pse tregoi një të vërtetë. Interesant kjo puna jonë, ka shumë mundësi që ne shqiptarët të jemi i vetmi popull në botë që nuk pëlqen të vërtetën! Shumë njerëz mbyllin syre para së vërtetës dhe me zellin e lakuriqëve të nates nxitojnë të gjejnë prehje në terrin e guvave të mashtrimit. E metë historike kjo për fat të keq, por një e vërtetë e hidhur. Përgjithësisht, në një përqindje të lartë si popull, i shmangen ballafaqimit me dritën e së vërtetës dhe po ndodhi që të ballafaqohen me të, mbyllin sytë që u lëbyren para shkëlqimit të saj. E metë kjo e manifestuar sa herë në këtë shekull mbas pavarësisë, që me ndjekësit dumbabistë të Haxhi Qamilit, me turmat e ndërkryera që shembën kishat e xhamiat deri te ndjekësit dumbabistë të "Vullnetarë të Enverit" në shkurt 1991… Sepse ata e urrejnë dritën e së vërtetës dhe adhurojnë terrin e mashtrimit. Për falangat e sampistëve të Malos, idhulli i tyre mund të mashtrojë sa t'i doje qejfi, asnjë problem nuk ka, madje gojëhapur admirojnë bufonatat e tij, gëlojne nga shendi si një fëmijë në cirk. Nëse dikush u tregon të vërtetën hidhërohen e kërcejnë përpjetë të pezmatuar m'u si ai fëmija që pezmatohet kur i tregojnë se pelivanët e cirkut janë të lidhur me litarë.

Sampistët e Kadaresë janë falanga anonimësh që e kanë bindur veten se bëhen të vlefshem për shoqërinë duke i thurur lavde Malo Kadaresë. Mendojne se fuqizohen duke u bërë zero të shtuara mbas Njëshit – Malo. Ironia është se shumica syresh janë anonimë të dyfishtë, nuk i njeh publiku i gjerë dhe nuk i njeh as idhulli i tyre. Por të brumosur me idhujtarizëm ata nuk janë mësuar ndonjëherë që të vënë në diskutim ndonjë autoritet. Kjo është tragjike sepse një shoqëri e lirë, të parën gjë, alfën e qenësisë së vet ka pikërisht vënien në diskutim të çdo autoriteti. Dallimi themelor mes shoqërive të lira dhe atyre të nënshtruara nis pikërisht nga vënia në diskutim e çdo autoriteti. Treguesi i parë ky. Treguesi i dytë po aq i rëndësishëm është etja për të vërtetën. Shoqëritë e lira e duan të vërtetën! Edhe në këtë tregues shoqëria shqiptare dështon në testin e lirisë sepse siç e kemi përjetuar sa herë, shoqëria shqiptare e shmang të vërtetën. Prova më bindëse është reagimi i falangave Maloiste mbas publikimit të letrës nga ana e publiçistit Ilir Demaliaj.

Letra ishte fakt, provë, Malo Kadare vetë nuk e mohoi dot dhe në vend që të merreshin me faktin… i bishtnuan së vërtetës duke thënë:

"Pse e nxori pikërisht tani atë letër Ilir Demaliaj?!", "Ku e ka hallin Ilir Demaliaj?!", "Kush e shtyu Ilir Demaliajn?", etj, duke mbushur portalet me folklor konspirativ, pse dhe tek. Këtyre konsipirativëve artizanalë, nuk ua pranon ndërgjegjia arsyen e thjeshtë pse Ilir Demaliaj e publikoi atë letër. Mbasi Ismail Kadare i deklaroi medias gjermane se "diktatura ia kishte bërë gati arkivolin", i neveritur me këtë sagë mashtrimesh nga ana e shkrimtarit të oborrit, Demaliaj ia publikoi faktin se nuk është ashtu. Dhe shumë mirë bëri… Sepse në intervistën mbas publikimit të letrës, Malo Kadare u mbrojt se e shkroi atë letër "për të shpëtuar të motrën". Në qoftë se Kadare e paska shkruar atë letër si thotë ai, për të shpëtuar të motrën, atëherë me të drejtë lind pyetja:

"Me çfarë pushteti, arriti Malua që të shpëtojë të motrën?!" Po ai Ismail Kadare që në mediet gjermane deklaron se "diktatura ia kishte bërë gati arkivolin", mbas publikimit të letrës dërguar Enverit thotë se "arriti të shpëtojë të motrën" me anë të asaj letre?!. Nga një njeri të cilit "regjimi ia kishte përgatitur arkivolin", Malua tani na doli si shpëtimtar i së motrës!?

Kundërthënie quhet kjo apo jo!? Të ziut Malo jorgani proverbial i mashtrimeve ia nxori prapë këmbët jashtë. Tashmë nuk mban dot as fillin e mashtrimeve që hedh në qarkullim…

***

Shumë nga truprojat, (badigardët letrarë) të Malo Kadaresë, nga ata që thirrur nën armë apo ata të vetërreshtuar vullnetarisht, pa i thirrur kush, sa herë që diskutohet idhulli i tyre, u këlthasin atyre që diskutojne autoritetin e Malos: "Kush jeni ju që të flisni për Kadarenë!?", "Ju jeni xhelozë se ai është i famshëm!", deri edhe në dalldi të tipit: "Ata që kritikojnë Kadarenë janë antikombëtarë!?".

Kjo mënyrë diskutimi është tipike për mendësinë e një idhujtari.

Ne nuk jemi xhelozë për famën e Ismail Kadaresë, as "antikombëtarë" s'jemi sepse kombi nuk identifikohet me asnjë individ të gjallë. Ne thjesht refuzojmë Gënjeshtrat dhe Mashtrimet. Refuzojmë mashtrimin e kujdo, "të madhi" apo "të vogli".

Kadare është shkrimtar i njohur tashmë me një korpus veprash që i kanë dhënë emër. Kështu që Kadare nuk diskutohet si shkrimtar, vepra e tij ashtu si e çdo shkrimtari tjetër ka fatin e vet të pavarur nga autori. Kadare nesër ndërron jetë, por vepra e tij mbetet, ne sot nëpër iPhone lexojmë Homerin dhe Virgjilin. Veprën e tij ashtu si të çdo shkrimtari tjetër njeriu mundet ta pëlqejë ose të mos e pëlqejë, krejt normale kjo, sepse shijet janë individuale dhe krejtësisht subjektive, asnjëherë të imponueshme në një shoqëri të lirë. Por pikërisht në një shoqëri të lirë është edhe e drejtë elementare diskutimi i çdo autoriteti. Në rastin e Malos diskutohet autoriteti i tij moral, autoritet që ai ka 27 vjet që përpiqet ta restaurojë mbas ndërrimit të sistemit jo përmes veprave po përmes mashtrimeve. Me përmbysjen e sistemit, u vu në peshore edhe autoriteti moral i Kadaresë si shërbëtor i atij regjimi. Kaq e thjeshtë. Le të përpiqet sa të dojë vetë Malua dhe krejt zulma e truprojave dhe sampisteve të tij të ftuar apo vullnetarë që t'ia ringrenë atë bust. Kot e kanë, busti moral i Kadaresë si shërbëtor i diktaturës është rrezuar bashkë me rrëzimin e sistemit. Për veprën, ndryshon puna, si e thamë edhe më sipër vepra ka jetën dhe fatin e vet, të pavarur nga autori i saj.

Gusht 2017

The post Sampistat e Kadaresë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Barcelonë, dy të vdekur dhe shumë të plagosur nga “furgoni në turmë”

Posted: 17 Aug 2017 09:43 AM PDT

Pas incidentit në Barcelonë ku një furgon i bardhë ka goditur njerëzit, dy prej tyre kanë mbet të vdekur.

Shumë këmbësorë të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe në gjendje të rëndë, transmeton lajmi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Las Ramblas pjesë turistike e qytetit. Ende nuk dihen rrethanat e këtij incidenti

The post Barcelonë, dy të vdekur dhe shumë të plagosur nga “furgoni në turmë” appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Po vijnë stuhitë. Çfarë do ndodhë në fundjavë, javën e ardhshme priten reshje të dendura

Posted: 17 Aug 2017 09:03 AM PDT

Masat ajrore afrikane janë rikthyer sërish, duke regjistruar temperatura deri në 39 gradë Celsius në zonat bregdetare.

"Këto masa ajrore të nxehta do të qëndrojnë deri ditën e shtunë. Edhe e premtja do të ngelet në të njëjtat kushte atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me temperatura të larta që do të ruhen deri të shtunën. Piku do të kapë deri edhe 38 gradë Celsius", thotë Esona Gjoni, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Të dielën pritet që në zonat verilindore të ketë reshje shiu, por këto jo në zonat bregdetare.

"Do të kemi mot fillimisht me kthjellime, më pas me vranësira drejt shtimit, që do të nxisin reshje shiu në mesditë dhe pasdite në pjesën veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa gjatë natës vonë do të ketë reshje shiu, pjesërisht shtrëngata dhe stuhi, këto të përqëndruara në pjesën verilindore. Sa i përket jugut të vendit, ai do të jetë më pak i prekur", tha më tej Esona Gjoni.

Ditën e hënë do të ketë ulje të temperaturave me 5-6 gradë Celsius.

"Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ditën e hënë, prej 6-7 gradë Celsius. Gjithashtu do të ketë edhe erë të vrullshme në bregdet me një shpejtësi edhe mbi 15 m/s. Në det të hapur do të kemi dallgë me forcë 5-6 ballë", deklaroi Gjoni.

Temperaturat do të nisin të ngrihen në mënyrë graduale në mesin e javës që vjen./ Top Channel

The post Po vijnë stuhitë. Çfarë do ndodhë në fundjavë, javën e ardhshme priten reshje të dendura appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more