RTSH: “Paris; Banorët lahen në Senë” plus 9 more |
- Paris; Banorët lahen në Senë
- Basha e Selami përballë demokratëve në Tiranë
- Aksidentet rrugore, “Shoferë ruani veten, përpara se dikush të mendojë për ju”
- Kushtetuesja: Në Shtator vendimi për Reformën në Drejtësi
- Rama: Armiku publik numër 1 është paraziti dhe grabitqari që rri me paratë e shtetit në zyrat e shtetit
- Kosova ende pa një qeveri
- Francë; Shefi i shtabit jep dorëheqjen
- Takimi i dytë Trump – Putin
- Panuçi : “Objektivi i vetëm dhe unik është 2020”
- Zjarret pyjore në Kroaci e Mal të Zi
Posted: 19 Jul 2017 09:04 AM PDT Për herë të parë në histori, ose të paktën për aq sa mbahet mend, parizienët mund të lahen në ujërat e kryeqytetit. Noti në Senë dhe në çdo vend tjetër me ujë në Paris u ndalua me ligj në vitin 1923 dhe deri dje ishte i ndëshkueshëm me një gjobë prej 11 eurosh. Historianët thonë se ndalimi i notit u bë për shkak të cilësisë të keqe të ujit, por tashmë ajo është përmirësuar tej mase. Bashkia e Parisit hapi të martën tre pishina për publikun në zonën e Bassin del la Vilette, një strategji që shkon krah me kandidaturën e kryeqytetit francez për të organizuar Lojërat Olimpike të vitit 2024. Qytetarët e kryeqytetit e kanë shfrytëzuar menjëherë këtë mundësi që i është paraqitur dhe tre pishinat me thellësi të ndryshme janë plot gjatë gjithë kohës. Autoritetet thanë se pastërtia e ujit është e kënaqshme, por sidoqoftë, në pishina kryhen kontrolle çdo tre orë për t'u siguruar. Planet e Parisit janë edhe më ambicioze, pasi me kandidaturën për Lojërat Olimpike, ka dhënë edhe premtimin se do të bëjë të gjithë lumin e Senës të notueshëm deri në vitin 2024. |
Basha e Selami përballë demokratëve në Tiranë Posted: 19 Jul 2017 07:15 AM PDT Pavarësisht se dy kandidatët për kryetarë të PD Lulzim Basha dhe Eduard Selami shtrënguan duart para demokratëve të Tiranës, ata nuk ishin në një mendje me zhvillimet në PD dhe të ardhmen e saj. Zoti Basha tha se qeveria socialiste ka blere masivisht vota në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai tha se shumë familje janë paguar deri në 20 mijë lekë për të mos shkuar në votime dhe për të votuar për PD. “Ne kemi dalë një forcë morale e pa cënuar nga zgjedhjet dhe e kemi lartësuar kuotën se nuk u futëm në lojën e pistë të shitblerjes së qytetarëve” tha zoti Basha. Ai bëri thirrje për bashkimin e demokratëve si kusht për fitoren e PD. |
Aksidentet rrugore, “Shoferë ruani veten, përpara se dikush të mendojë për ju” Posted: 19 Jul 2017 06:32 AM PDT Autoritetet e policisë dhe ekspertët e sigurisë rrugore, thonë se faktorët kryesorë të aksidenteve në Shqipëri, vijnë nga pakujdesia njerëzore, por edhe akset rrugore nuk janë në nivelin e duhur. |
Kushtetuesja: Në Shtator vendimi për Reformën në Drejtësi Posted: 19 Jul 2017 05:43 AM PDT Gjyqtarët do të presin datën 28 Shtator për të mësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tre nga shtatë ligjet themelore të Reformës në Drejtësi. Kjo pasi Shoqata dhe Unioni i gjyqtarëve i kanë kërkuar gjykatës të shpallë antikushtetues një sërë nenesh të këtyre ligjeve. Seanca e së mërkurës në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua me dyer të mbyllura dhe vetëm administroi dokumentacionin e paraqitur nga shoqatat e gjyqtarëve. |
Posted: 19 Jul 2017 05:25 AM PDT Kryeministri socialist Edi Rama vazhdon të këmbënguli se synimi i qeverisë së tij të re do të jetë transformimi i administratës shtetërore dhe pastrimi i saj nga zyrtarët që keqpërdorin funksionet e shtetit. Zoti Rama zhvilloi të mërkurën një takim me banorë të Vlorës, ku problemet me pronat ishin ankesat më të shumta që qytetarët i paraqitën kryeminsitrit. Sipas zoti Rama kjo problematikë e trashëguar më së shumti lidhet me mungesën e një baze të dhënash për të cilën aktualisht po punohet, por edhe me mosdhënien e një zgjidhjeje nga zyrat përkatësse të shtetit, të cilat shpeshherë nuk u japin përgjigje korrekte qytetarëve dhe nuk i trajtojnë ata me dinjitet. “Duhet të transformojmë komplet sjelljen e administratës shtetërore. Pra edhe në bashki edhe në zyrat e shtetit të administratës qendrore kemi probleme të mëdha në Vlorë me njerëzit që janë në kontakt me publikun. Dhe do ta korigjojmë” premtoi zoti Rama. |
Posted: 19 Jul 2017 05:21 AM PDT Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që të hënën e ardhshme të mbajë një takim konsultativ me përfaqësues të partive politike. Këtë e ka konfirmuar Ardian Arifaj, këshilltar i Thaçit. "Presidenti Thaçi ka vendosur t'i ftojë përfaqësuesit e partive parlamentare në një takim konsultativ të hënën që të merren vesh për datën e mbajtjes së seancës konstitutive", ka thënë Arifaj. Ftesat janë gati, sipas tij, dhe ato do t'u dërgohen partive ditët në vijim. është bërë më shumë se një muaj qëkur janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme në vend, e 10 ditë nga çertifikimi i rezultateve, kurse Kosova nuk ka ende institucione të reja. Edhe pse ishte premtuar nga koalicioni fitues se Kuvendi dhe Qeveria do të krijohen në javën e parë e më pas në të dytën të afatit ligjor prej 30 ditësh, tash seanca konstituive e Kuvendit ështe shtyrë të paktën deri më 27 apo më 28 Korrik. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), të cilët kanë thënë se arsyeja e këtij vendimi ka të bëjë me pushimet e deputetëve dhe me çështje teknike të Kuvendit, e jo me problemet me numra. Por, përfaqësuesit e subjekteve të tjera parlamentare konsiderojnë se nuk ka pasur asnjë arsye per t'u marrë ky vendim. Perkundrazi, sipas tyre, seanca do të duhej të mbahej pikeëisht gjatë kësPierre_de_Villiersaj jave. |
Francë; Shefi i shtabit jep dorëheqjen Posted: 19 Jul 2017 05:08 AM PDT Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë franceze, Pierre de Villiers në mosmarrëveshje me presidentin Emmanuel Macron për çështjen e buxhetit të Mbrojtjes dha sot dorëheqjen një javë pas kritikave të ashpra nga kreu i Shtetit. "Në rrethanat aktuale, kam bindjen se nuk jam në gjendje për të siguruar qëndrueshmërinë e modelit të ushtrisë ku unë besoj, dhe për të garantuar mbrojtjen e Francës dhe të francezëve, sot dhe nesër, si dhe për të mbështetur aspiratat e vendit tonë. Për rrjedhojë, marr përgjegjësitë e mia duke i paraqitur sot aktin e dorëheqjes presidentit të Republikës, i cili e pranoi atë", shkruan gjenerali de Villiers në një deklarate . Qëndrimi apo jo në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ka trazuar prej disa ditësh rrethin ushtarak, ndërsa Emmanuel Macron kishte rritur ndjeshëm paralajmërimet me tone kritike kundrejt tij. Kreu i Shtetit i kishte adresuar kritika në lidhje me shkurtimet e shpallura në buxhetin e mbrojtjes. |
Posted: 19 Jul 2017 05:04 AM PDT Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë mbajtur edhe takimin e dytë, të cilin nuk e kanë zbuluar më parë, gjatë samitit të grupit të 20 vendeve më të industrializuara të botës, në fillim të këtij muaji në Gjermani, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Të dy zyrtarët e lartë kanë mbajtur një takim dypalësh, që ka zgjatur më tepër se dy orë, më 7 korrik, ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump dhe Putin, po ashtu, kishin "një bisedë të shkurtër" gjatë darkës së liderëve botërorë në samit. Në pamjet televizive të darkës shihet se Melania Trump, bashkëshorte e presidentit, Donald Trump, ishte ulur afër Putinit. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se në këtë takim rolin e përkthyesit e kishte një person rus, pasi përkthyesi amerikan në këtë darkë nuk fliste rusisht. Por vetë presidenti i SHBA-së nëpërmjet një postimi në Tëitter, thotë se ky është lajm i rremë dhe se bisedat në një darkë ku ishin të ftuar edhe liderët e tjerë, nuk mund të quhetZjarret pyjore në Kroaci e Mal të Zi takim. |
Panuçi : “Objektivi i vetëm dhe unik është 2020” Posted: 19 Jul 2017 04:54 AM PDT Italiani Kristian Panuçi do të jetë traineri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit. Prezantimi i tij u bë të mërkurën paradite në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Kreu i FSHF-së, Armand Duka, tha se Panuçi do të japë më të mirën e mundshme me përfaqësuesen tonë. “Dëshira e trajnerit italian është që të kualifikojë Shqipërinë për në europianin e vitit 2020. Jam i bindur se kemi bërë zgjedhjen më të mirë” tha me këtë rast zoti Duka. |
Zjarret pyjore në Kroaci e Mal të Zi Posted: 19 Jul 2017 04:47 AM PDT Zjarret pyjore që përfshinë gjatë fundjavës disa pjesë të bregdetit kroat e atij malazez, tani po i afrohen rrezikshëm qyteteve të mëdha, duke detyruar disa prej banorëve të braktisin shtëpitë e tyre. Zona të tëra janë mbuluar nga nje tym i zi i dendur, ndërsa flakët vazhdojnë përhapjën, të ushqyera nga erërat e forta. Një prej qyteteve më të famshme kroate të kërcënuara prej tyre ështe ai i Splitit. Në Malin e Zi, Perpos Herceg Novit dhe Tivarit, zjarret kanë gllabëruar tashmë disa rajone periferike të kryeqytetit Podgoricë dhe ato të qytetit qëndror Nikshiç. Mjaft problematike paraqitet situata për një sërë fshatrash përreth malit Mosor, në jug të Splitit. Të tërbuara, gjuhët e flakëve janë përhapur pa fre deri në Zrnovica, ku ndodhet dhe një bazë ushtarake me depo raketash. Mbremjen e një nate më parë, zjarret hynë në qytet duke u afruar deri në varrezën e Lovrinacit e janë shtrirë deri në një vendgrumbullim të mbeturinave e makinave të vjetra. Kjo bart në vetevete rrezikun e përhapjes së gazeve helmuese, ndaj dhe autoritetet i kanë paralajmëruar banorët e Splitit të mos dalin nga shtëpitë, të mbyllin dritaret e nëse ekziston mundësia, ta lënë ajrin të hyjë vetëm përmes aparateve të filtrimit. Pjesë të tëra të qytetit kanë mbetur pa ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Një vdekje është raportuar deri tani, ndonëse nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një atak kardiak apo mbytje nga tymi. Ne Malin e Zi ndërkohë, më dramatike gjendja paraqitet në Tivar dhe gadishullin Lustica, ku qindra zjarrfikës dhe personel ushtarak kanë luftuar përgjatë gjithë natës me flakët për t'i mbajtur ato larg zonave të banuara. |
You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: