“Haradinaj harron veshjen zyrtare, huazon sakon në Kuvend (Video)” plus 2 more Gazeta Tribuna |
- Haradinaj harron veshjen zyrtare, huazon sakon në Kuvend (Video)
- Haxhiu – Dedës dhe VV-së: Nuk ka dajë dhe mik nga Beogradi për kryetar të Kuvendit
- Përparim Osmani paditë Besën, mbi 5 mijë euro borxh
Haradinaj harron veshjen zyrtare, huazon sakon në Kuvend (Video) Posted: 26 Jul 2017 11:10 AM PDT Kanë ardhur për tu regjistruar si deputetët të rinj në mandatin e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e subjektit më ta votuar politik në zgjedhje, erdhën të parët për ta zyrtarizuar mandatin e tyre, ani pse të hershëm nuk ishin edhe krerët e partisë Kurti e Ymeri.
E i nominuari i koalicionit PAN për kryeministër ishte i hershëm në nënshkrim mirëpo kishte harruar veshjen zyrtare, gjë që e detyroj të huazonte sako për ta bërë nënshkrimin dhe fotografinë zyrtare. Ndiqeni kroniken e plotë./GazetaTribuna/
The post Haradinaj harron veshjen zyrtare, huazon sakon në Kuvend (Video) appeared first on Gazeta Tribuna. |
Haxhiu – Dedës dhe VV-së: Nuk ka dajë dhe mik nga Beogradi për kryetar të Kuvendit Posted: 26 Jul 2017 08:36 AM PDT Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Ilir Deda dhe disa deputetë të Vetëvendosjes, ndoshta do të donë që kandidat për kryetar të Kuvendit të jetë ndonjë dajë apo mik nga Beogradi, por sipas tij, ai do të jetë Kadri Veseli. Haxhiu në "Fakt Plus" në Tribuna Channel, shtoi se po befasohet nga deklarimet e tyre që nuk duan të votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar. "Janë po të njëjtë deputetë që jave më parë merakoseshin se PAN-i do të bënte lëshim që pozitën e krye kuvendarit do t'i takonte Listës Serbe dhe tani kur e kemi të parapërcaktuar pothuajse që kandidat për kryetarin e Kuvendit do të jetë Kadri Veseli, tash po befasohem me Ilir Dedën dhe disa të Vetëvendosjes. Nashta do të donin disa që të kishin ndonjë dajë të vetin në Beograd për kandidat për kryeparlamentar, ndonjë deputet i Vetëvendosjes me e pas naj mik të babës që e ka në Beograd për kandidat për Kryetar të Kuvendit", tha Haxhiu në "FaktPlus". "At far kauzën që patën para dy tre jave a tri, që Lista Serbe ka qit kusht për pozitën e Kryetarit të Kuvendit, tani e paskan pas me dëshirë që të jetë ai kandidat e jo Kadri Veseli. Nuk mundet asnjë dajë i tyre prej Beogradit as një mik i tyre prej Beogradit, por do të jetë Kadri Veseli", shtoi Haxhiu. Haxhiu këto deklarata i bëri, duke iu referuar një kronike që kishte deklarimet e deputetëve gjatë ditës së sotme, si Ilir Deda dhe Rexhep Selimi. "Edhe pa ata dajë të Beogradit që u prononcuan më herët edhe për ata miq që i kanë në Beograd, Kadri Veseli, i ka votat për kryetar të Kuvendit", përfundoi Haxhiu. /Gazeta Tribuna
The post Haxhiu – Dedës dhe VV-së: Nuk ka dajë dhe mik nga Beogradi për kryetar të Kuvendit appeared first on Gazeta Tribuna. |
Përparim Osmani paditë Besën, mbi 5 mijë euro borxh Posted: 26 Jul 2017 05:42 AM PDT Ish-futbollisti i Besës së Pejës, Përparim Osmani do ta padisë skuadrën pejan për borxhin ndaj tij. Osmani sezonin e fundit ishte pjesë e Besës, skuadër kjo që sipas Fansat e Futbollit të Kosovës, i ka borxh jo vetëm Osmanit, por secilit futbollistë më shumë së 5 mijë euro. "Ish-futbollisti i Besës, Përparim Osmani ka përgatitur dokumentacionin për të paditur klubin e Besës përshkak të mos kryerjes së obligimeve ndaj futbollistëve në sezonin e kaluar. Sipas lojtarëve, klubi i Besës ia ka borxh mbi 5.000 euro secilit", shkruan Fansat e Futbollit Kosovar. The post Përparim Osmani paditë Besën, mbi 5 mijë euro borxh appeared first on Gazeta Tribuna. |
You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: