Skip to main content

“Djegja e hamulloreve len pa rrymë gjysmën e Ferizajt” plus 8 more Ferizaj Press

“Djegja e hamulloreve len pa rrymë gjysmën e Ferizajt” plus 8 more Ferizaj Press


Djegja e hamulloreve len pa rrymë gjysmën e Ferizajt

Posted: 11 Jul 2017 08:52 AM PDT

Ferizaj.11.07.2017. Djegja e hamulloreve ne Pojatisht të Ferizajt ka shkaktuar edhe ndërprerjen e rrymës pasi zjarri  ka djegur edhe disa shtylla të rrymës e që për pasojë ka shkaktuar ndërprerjen e rrymës.

Sipas zjarrfikësve të cilët menjër kanë dal në vendin e ngjarjes zjarri ka dëmtuar edhe telat e tensionit të lartë, ku janë këputur telat.

Zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë dhe shuajnë  zjarrin  i cili ka rrezikuar edhe sipërfaqe të grurit të pa korrur.

Përgjegjës të KEDS-it kanë bërë të ditur se ekipet e tyre janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në evitimin e dëmeve.

Më posht janë foto të siguruara nga ekipi i zjarrfikësve të cilët kan intervenuar në  shuarjen e zjarrit.

Ferizaj: Arrestohet Biznesmeni për Vjedhje Tatimore

Posted: 11 Jul 2017 08:04 AM PDT

Kompania "Roni-Com" ka qenë pjesë e dosjes së madhe për vjedhjen e organizuar tatimore që ishte transmetuar në emisionin Jeta në Kosovë.

Amir Azemi, pronar i kompanisë "Roni- Com" është arrestuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës kishte njoftuar se aksioni i zhvilluar në Ferizaj kishte të bënte me shmangie tatimore.

"Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot është duke zhvilluar një aksion me ç 'rast ka bërë bastisjen e  një lokacion në qytetin e Ferizajt. Rasti në fjalë dyshohet për evazion fiskal-konkretisht për transaksione fiktive", thuhet në komunikatën e shkurtër të ATK-së.

Ndaljen e afaristit Azemi nga Policia e Kosovës e ka konfirmuar avokati i tij, Haxhi Millaku.

Ai ka thënë se Azemi ishte arrestuar në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës dhe ATK-ja.

Millaku tha se familja e klientit të tij dhe ai si avokat nuk kishin pranuar asnjë informacion për arsyen e arrestimit të Azemit dhe as për vendndodhjen e tij.

"Prej orës 8 të mëngjesit kur e kanë marrë njësia speciale me këta të ATK-së e kanë fshehur njeriun dhe as nuk e dishin familja se ku është, e unë kërkova nëpër prokurori e tek krimet e renda dhe askush nuk kishte informacione se ku e kanë dërgu. Kushtimisht, Azemi ka qenë i kidnapuar pa kurrfarë informate", tha Millaku.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për një vepër që tashmë është parashkruar, sepse ka qenë para vitit 2008. Kompania "Roni-Com" ka qenë pjesë e dosjes së madhe për vjedhjen e organizuar tatimore që ishte transmetuar në emisionin Jeta në Kosovë.

ATK-ja në komunikatën e saj nuk e ka treguar emrin e të arrestuarit dhe as emrin e biznesit.

"ATK-ja ka njoftuar se Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka qenë duke zhvilluar hetime për dyshimin e shmangies tatimore ndaj një personi, i cili është pronar i një subjekti tatimor dhe i cili dyshohet për lëshimin e faturave me transaksione fiktive, si dhe ndërmjetësime mes subjekteve", thuhet në komunikatën e ATK-së.

Kompania "Roni-Com" me pronar Amir Azemin dyshohen për transaksione fiktive.

"Nga aksioni i bastisjes i realizuar sot, nën dyshimin se kemi të bëjmë me transaksione fiktive, ku përmes këtyre transaksioneve janë bërë shmangie nga tatimi, apo iu ka mundësuar të tjerëve të bëjnë shmangie nga tatimi", thuhet në komunikatën e ATK-së.

Gjatë bastisjes, ATK-ja thotë se kanë gjetur edhe mjetet e identifikimit të personave të tjerë.

"Në cilësinë e provave janë sekuestruar këto dokumente dhe pajisje: 3 llaptopë, 1 telefon, 7 kartela bankare, vula e subjektit, 1 kopje e letërnjoftimit të një personi tjetër, 1 gjendje e përgjithshme e ATK-së për një subjekt tjetër, 1 kopje e gjendjes së bankës për një person tjetër, marrëveshje, fatura, si dhe dokumentacione tjera financiare. Hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë, bazuar nga provat e siguruara", thuhet më komunikatën e ATK-së./kallxo.com

KRU “Bifurkacioni” rikujton konsumatorët për faljen e borxheve

Posted: 11 Jul 2017 07:34 AM PDT

KRU “Bifurkacioni” rikujton konsumatorët për faljen e borxheve

KRU “Bifurkacioni” rikujton Konsumatorët se vazhdojnë me proceduarat e faljes së borxheve, bazuar në Ligjin për faljen e borxheve.

KRU “Bifurkacioni” ftonë të gjithë konsumatorët përfitues që të paraqiten në zyrën për konsumatorë dhe të përfitojnë nga falja.Afati i fundit për faljen e borxheve është  deri më 1 SHATOR 2017.

Po ashtu në njoftim thuhet që të gjithë ata konsumatorë të cilët kanë lidhur marrëveshje për falje të borxhit me Kompaninë, dhe nuk i janë përmbajtur marrëveshjes për pagesë të kësteve mujore, sipas Ligjit ne kemi filluar që të iu rikthejmë borxhin e mëparshëm, konsumatorëve që nuk i kanë paguar këstet mbi 2 muaj.

Luten konsumatorët që ti përmbahen marrëveshjeve të lidhura me KRU “Bifurkacioni” për të mos përfunduar tek përmbaruesi.

KRU “Bifurkacioni” po ashtu  apelon tek  konsumatorët për kursimin e ujit.

Zyrtarë nga kjo kompani bëjnë të ditur se do të dënohen keqpërdoruesit  e uji të pijes nga rrjeti i ujësjellësit.

Vuçiq: SHBA-ja nuk do të heqë dorë nga kërkesa për njohjen e pavarësisë

Posted: 11 Jul 2017 04:48 AM PDT

Siç citohet të ketë thënë, ai ka drojë nëse do të jenë në gjendje ta parashtrojnë atë dialog dhe është skeptik sa i përket suksesit, por ka thënë se ky dialog me siguri do të hapet.

Sidoqoftë, ka shtuar ai, nëse duhet të zgjedhë ndërmjet konfliktit të ngrirë ose kërkimit të zgjidhjes, ai është i përcaktuar qartë për opsionin e dytë.

"Thuaja jam i sigurt se nuk do ta zgjidhim problemin, pavarësisht nga dëshira ime se kjo do të ishte e mirëseardhur dhe e dobishme për Serbinë", është shprehur ai.

"Mendoj dhe shpresoj se do të kemi fuqi që çështjet t'i shtrojmë në nivel racional, e nëse nuk do të kemi forcë atëherë kjo do të jetë disfatë, që do ta bartim në shpinën tonë. Dhe kjo nuk do të jetë asgjë e re në historinë serbe, do të ishte risi të dalim nga konflikti i ngrirë", ka thënë Vuçiq.

Ai shprehet i bindur edhe se është iluzion dhe përrallë për fëmijë të vegjël se SHBA-ja do të heqë dorë nga kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Perëndimi na kërkon të vazhdojmë bisedimet, por është e qartë se kjo shkon në drejtimin që e mbështet pjesa më e madhe e vendeve, e kjo do të thotë në drejtim të njohjes së pavarësisë, ndërsa nga ana tjetër kemi përkrahjen e Rusisë, të Kinës dhe Indisë e të tjerëve", thotë Vuçiq.Ai konsideron se është mirë të kemi mite, që të mendojmë mirë për Serbinë, por është i bindur edhe se duhet të jetojmë për fëmijët tanë dhe se duhet të shikojmë nga e ardhmja, transmeton Koha.net.

"Kjo nuk do të thotë se do ta njohim Kosovën. Ne serbët kemi nevojë patologjike që t'i zvarrisim gjërat, ndërsa ato me kalim të kohës bëhen gjithnjë më të rënda. Askush nuk ka guximin ta thotë të vërtetën në sy", shprehet ai, duke i lutur përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe politikanët e Serbisë, të gjithë ata që marrin pjesë në jetën politike, që të bëhen pjesë e debateve rreth kësaj teme.

Meqë, siç ka thënë ai, është mirë të dëgjohen qëndrime të ndryshme, të zhvishen të gjitha palët dhe pastaj të gjendet mesi me vështrim – çfarë mund të bëhet.

Delawie pas takimit me Pacollin: Do t’i takoj të gjithë

Posted: 11 Jul 2017 04:46 AM PDT

Delawie edhe sot është takuar me presidentin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli. Takimi ka zgjatur për më se një orë dhe është mbajtur me dyer të mbyllura në selinë e AKR-së.

Pas takimit, ambasadori Delawie ka folur shumë shkurt për media, duke thënë se do t'i takojë të gjithë.

"Më falni, do t'i takojmë të gjithë", tha diplomati amerikan.

Ndërsa, presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli nuk doli fare nga zyra. Zyrtarë të AKR-së thanë se kreu i kësaj partie nuk do të prononcohet për media.

Ambasadori Delawie të hënën ka takuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Erdhi nga Norvegjia për pushime në Kosovë, e turpshme çka i bëri gruas

Posted: 11 Jul 2017 04:45 AM PDT

Në njoftimin zyrtarë policia ka theksuar se burri pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar gruan e tijPolicia në raport nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me mosmarrëveshjen  cila qoi deri tek sulmi dhe lëndimet trupore.Gruaja e lënduar sipas policisë ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hoti poston nga selia e LDK’së, flet për

Posted: 11 Jul 2017 04:45 AM PDT

"Konsultime intenzive. Qendrime te qarta per t’ju qendruar besnik qytetareve te vendit dhe votuesve tane. Ne jemi te vetmit qe mund te garantojme rrugen euro-atlantike te Kosoves. Ne jemi te vetmit qe kemi ekspertize unike dhe perparimtare, ide te reja dhe entuziazem te larte, te gjitha keto ne nje ekip te vetëm", ka shkruar Avdullah Hoti në Facebook.

Habibe Rusi nga Ferizaj, bukuroshja e Alleles (Foto)

Posted: 11 Jul 2017 03:07 AM PDT

Bukuroshja nga Ferizaj, Habibe Rusi, është fytyra e zgjedhur nga vetë këngëtari me famë botërore, Ardian Bujupi, për videoklipin e tij, videoklip ky i realizuar nga EnterMedia.
Në videolipin e ri të Ardian Bujupit, “Alleles”, modele kryesore është Habibe Rusi nga Ferizaj. Performanca e saj është vlerësuar lartë dhe ju mund ta shihni edhe në klipin e këngës “Alleles”.
Urojmë edhe shumë suksese për bukuroshen ferizajase, e cila gjithashtu punon në administratën e kompanisë gjigande “Bechtel & Enka”.

 

Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në aksion për luftimin e evazionit fiskal në Ferizaj

Posted: 11 Jul 2017 01:58 AM PDT

Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot është duke zhvilluar një aksion me ç 'rast ka bërë bastisjen e  një lokacion në qytetin e Ferizajt. Rasti në fjalë dyshohet për evazion fiskal-konkretisht për transaksione fiktive.

Administratat Tatimore e Kosovës do të jep informacione më të detajuara, pas përfundimit të aksionit.. thuhet në një komunikatë për medie lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more