Skip to main content

Tirana Observer: “Një dasmë sipas traditave, Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen organizojnë Natën e Kënasë” plus 9 more

Tirana Observer: “Një dasmë sipas traditave, Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen organizojnë Natën e Kënasë” plus 9 more


Një dasmë sipas traditave, Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen organizojnë Natën e Kënasë

Posted: 27 Jun 2017 09:50 AM PDT

Vajza, nëse keni pasur sado pak shpresa që bukuroshi i telenovelave turke Burak Ozcivit nuk do të martohej me Fahriye Evcen, tashmë erdhi koha t'i shuani.

Dje çifti ka organizuar Natën e Kënasë për nusen e ardhshme, ku ishin të ftuar të afërmit dhe miq e tyre më të mirë. Festa dominohej nga ngjyra e kuqe, jo pa qëllim, ngjyra e dashurisë, që nga sfondi, fustanet e mikeshave të aktores, por edhe nga vetë Fahriya.

Nuk kishin si të mungonin në festë edhe aktorë të tjerë shumë të njohur për ne si, Sinem Kobal, bashkëshortja e Kenan İmirzalıoğlu gjithashtu dhe Ebru Akel, Aslı Enver të cilat kanë qenë në çdo moment pranë shoqes së tyre.

E ndërsa nuk kishte si të mos flisnim për dhëndrin e ardhshëm. Aktori shumë i dashur për vajzat, Burak Ozcivit ishte veshur shumë thjeshtë, një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza, por dukej mjaft i bukur.

Çifti do të martohet pas dy ditësh, me 29 qershor.

Ne nuk na mbetet gjë tjetër përveç se të presim se si do duket nusja dhe dhënri në këtë ditë kaq të rëndësishëm për ta, megjithëse ata janë një çift shumë i bukur, dhe nuk ka shumë dyshime për këtë.

Vetëm ëmbëlsia e së bijës mund ta largojë vëmendjen nga Ledina Çelo në plazh

Posted: 27 Jun 2017 09:31 AM PDT

Ledina Çelo na ka dërguar një kartolinë nga Tenerife. Të kuptohemi ajo është me pushime në ishullin spanjoll, por fotot e këngëtares janë edhe më të bukura sesa kartolinat.

Me trupin perfekt, me modelin e rrobave të banjës që e ka kthyer në një element të sajin, me qëndrimet sensuale, ajo ta mbërthen vëmendjen kudo që të ndodhet, ndërsa kur ka në sfond pamje mahnitëse natyrore, sigurisht që pamja bëhet shumë e bukur. Megjithatë, prej ca kohësh një konkurrente e vogël, e madhe po hyn në fotot e Ledinës. Është e bija.

Vajza e vogël, me fytyrën aq të ëmbël dhe atë seriozitetin që të bën për vete, por edhe me ca qëndrime femërore që ia ka marrë së ëmës, është e vetmja që mund të konkurrojë Ledinën për vëmendjen që tërheq.

Me të fotot ngjajnë përfundimisht si kartolina!

 

Shikoni sa e bukur duket vajza e Majlinda Bregut në mbrëmjen e maturës, thjesht e përkryer

Posted: 27 Jun 2017 09:29 AM PDT

Kejda ka festuar Mbrëmjen e Maturës të kolegjit Turgut Ozal, siç shihet nga sfondi ku ka pozuar. Kolegji turk i ka dhënë përmasat e një feste madhështore si ato me tapet dhe sfond të loguar ku fotografohen personazhet e njohur, por pamja e vajzës së politikanes, nuk ka asgjë më pak sesa ajo e protagonisteve që jemi mësuar të shohim në tapetin e kuq.

Kejda Ajazi ka zgjedhur një fustan të gjetë bezhë, me fruda 3D në pjesën e poshtme, shumë në modë këtë periudhë, i cili i tregon më së miri linjat e trupit, të cilat duhet thënë që i ka të përsosura. Flokët e gjatë, grim natyral, aksesorë në minimum, Kejda ndërthur sensualitetin me elgancën dhe shijen e hollë. Thjesht shkëlqen!

Po ju i keni ende fotot nga matura?

Mediat gjermane dhe zvicerane: Fitorja e Ramës, mundësi për Ballkanin

Posted: 27 Jun 2017 08:29 AM PDT

Zgjedhjet në Shqipëri dhe rezultatet e dala prej kutive të votimit kanë gjetur hapësirë në mediat gjermane dhe zvicerane, ku në shumë prej tyre fitorja e socialistëve konsiderohet si "një mundësi për rajonin".

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung" analizon Kryeministrin Edi Rama.

"Tendenca që ka Rama të thyejë tabu mund t’i japë impulse të reja Ballkanit. Edi Rama i jep rëndësi faktit që të perceptohet si jokonformist dhe ky nuk është gjest mashtrimi, sepse Rama nuk është vetëm politikan i suksesshëm, por edhe artist…kur vjen puna tek politika, Rama është zanatçi. Ai bën koalicione, largon kundërshtarët nga partia, dhe e lustron imazhin e tij publik. Rama ka karizëm si orator, sharmi dhe batutat e tij bëjnë të mundur të durohet egoja e madhe e tij”, shkruan NZZ.

Gazeta i kushton vëmendje edhe politikës rajonale. Rama dhe Vuçiç, thotë ajo, "konkurojnë" për vëmendjen e Kancelares Angela Merkel.

“Dinamika mes Ramës dhe Vuçiç mund të shfrytëzohet edhe në mënyrë konstruktive… Një marrëdhënie e mirë mes Tiranës dhe Beogradit mund të ndihmojë që të rifillojnë bisedimet e ngecura me Serbisë dhe Kosovës. Fitorja e Ramës në këtë kuptim nuk është një mundësi vetëm për Shqipërinë“, shkruan më tej gazeta zvicerane.

“Berliner Zeitung”, nën titullin “Një piktor fiton zgjedhjet në Shqipëri” thekson se “jo vetëm Shqipëria e izoluar kaq gjatë është ekzotike për europianët, por edhe Edi Rama, kryeministri i vjetër dhe i ri, mund të quhet ekstravagant, ndoshta edhe ekscentrik“.

Pas nënvizimit të karrierës së Ramës jo vetëm si basketbollist, por edhe si kryebashkiak i Tiranës, “Berliner Zeitung” nënvizon se “Rama duhet të tregojë tani se mund t’i çojë 2,9 milionë banorët e shtetit shqiptar drejt një mirëqenie më të mirë dhe drejtësie sociale”.

“Frankurter Allgemeine Zeitung” e vë theksin tek numri i ulët i pjesëmarrjes në votime dhe tek shkeljet që janë konstatuar nga OSBE/ODHIR.

“Suddeutsche Zeitung” i kushton vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, po ashtu edhe gazeta “Tageszeitung” nënvizon se “Kryeministri Edi Rama me Partinë Socialiste do të fitonte zgjedhjet parlamentare, kjo ishte parashikuar në javët e shkuara, por që ai do të fitonte shumicën absolute, kjo është surprizë”.

Shqiptari Martin Shkreli rrezikon 20 vite burg në SHBA

Posted: 27 Jun 2017 08:06 AM PDT

Martin Shkreli, shqiptari që u përfshi në skandalin farmaceutik të medikamenteve të Hivit, është njohur zyrtarisht me akuzën e mashtrimit nga një gjykatë amerikane në New York.

Shkreli, i cili qëndron në liri me kush që në vitin 2015, ka mohuar çdo akuzë, por nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet deri në 20 vite burg.

34–vjeçari me origjinë shqiptare, bëri bujë në të gjithë globin kur në vitin 2015, kompania e tij farmaceutike rriti çmimin e një medikamenti të përdorur nga të sëmuret me  AIDS, nga 13.50$  për pilulës në 750$.

Prokurorët  e akuzuan Shkrelin për zbatimin e një skemë mashtruese ku paratë e fituara nga medikamenti Retrophin u përdoren për të paguar borxhet, e kompanisë se tij e cila kishte shënuar humbje në miliona dollarë.

Sipas organit të akuzës, Shkreli mashtroi investitorët e kompanisë farmaceutike me të paktën 11 milionë dollarë.

Mediu: PD, pa memorie historike në këtë fushatë

Posted: 27 Jun 2017 07:32 AM PDT

Mungesa e përfshirjes aktive në fushatë të aleatëve të Partisë Demokratike, për kryetarin republikan Fatmir Mediu është një ndër faktorët e humbjes së opozitës në zgjedhjet parlamentare.

Mediu gjithashtu kritikon vendimin e Bashës për të lënë personalizuar fushatën dhe për të  lënë jashtë saj figurat historike të Partisë Demokratike.

"Ajo që mungoi ishte fryma e një opozite funksionale. Ishte një drejtim vetëm PD-ja, do t'jua them z. Basha, do t'ja them dhe z.Berisha, për fatin e keq memorja historike në Partinë Demokratike është shumë e dobët. Është si një magazinë pa një inventar. Z.Mustafaj është një aset i PD, duke ardhur në fushatë, duke bërë fushatë për PD pa pasur interes specifik të vetin. Por sa të tjerë ka që duhet të ishin bërë pjesë aktive e fushatës elektorale? Për fatin e keq ndonjëherë idea e krijimit të kësaj idesë brezat e rinj brezat e vjetër, krijon një lloj konflikti që krijon një lloj përjashtimi'.

Kreu i Republikaneve ka rezerva edhe për marrëveshjen e Bashës me kryeministrin.

Për Mediun qëndrimi në opozitë sjell si nevojë reformimin e Partisë Demokratike duke nisur që nga kryetari i saj.

Fatmir Mediu është kategorikisht kundër përfshirjes së opozitës në qeverinë që do të prodhojnë zgjedhjet e 25 qershorit

"Katastrofale qeverisja me Ramën, lë vendin pa opozitë, pasi LSI është e majtë", tha Mediu.

Tv Klan

 

 

Emrat “VIP” që nuk do të jenë në Parlament

Posted: 27 Jun 2017 06:55 AM PDT

Parlamentit të ardhshëm do t'i mungojnë një sërë personazhesh të cilët për vite me radhë kanë qenë protagonistë në skenën politike në vend.

Ben Blushi dhe LIBRA e tij nuk arritën dot të hynin në Parlament, edhe pse morën rreth 20 mijë vota. E për këtë, Blushi me anë të një statusi në Facebook i mori përgjegjësitë vetë.

"Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi", shkroi Blushi në profilin e tij.

Sikur të mos mjaftonin emrat e papërfshirë në listat e Partisë Demokratike, jo fitues janë dhe disa figura të rëndësishme si Arben Ristani dhe Dashamir Tahiri në Vlorë, Agron Duka në Durrës, Gert Bogdani në Tiranë, Gjok Uldedaj në Shkodër, Preç Zogaj në Lezhë, Astrit Veliaj në Berat, apo Roland Bejko në Gjirokastër.

Parlamentit do t'i mungojnë dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda.

Ndërsa nga LSI bie në sy emri i Sokol Dervishajt.

Edhe në listën e Partisë Socialiste janë të paktën 3 emra që me këto rezultate nuk do të jenë deputetë.

Spartak Brako dhe Milena Harito në kryeqytet dhe Safet Gjici në Kukës. Por fati i tyre do të varet nga konfigurimi i kabinetit qeverisës të Edi Ramës dhe nëse ai do të vijojë praktikën e ndjekur për 4 vite, ku ministrat duhet të dorëzojnë mandatin e deputetit.

A do t’ia kalojë mandatin Ramës? Deputetja e PDIU-së, Reme Lala: Si qëndron e vërteta

Posted: 27 Jun 2017 06:39 AM PDT

Reme Lala deputetja e PDIU-së në qarkun e Dibrës, ka reaguar me një sqarim të gjatë rreth deklaratës që bëri buje në media se ajo i kalon mandatin Edi Ramës.

Në një reagim te postuar ne faqen e saj zyrtare në Facebook, Reme Lala shkruan se do të qëndrojë me PDIU-në.

Lala sqaron se me deklaratën e së hënës kishte qëllim t'u garantonte dibranëve, se do të kërkonte ndihmën e qeverisë dhe të Edi Ramës, për të kthyer sytë drejt tyre dhe jo se mandati i saj, do t'i bashkohej Partisë Socialiste.

Deklarata e Reme Lales

Te dashur dibranet e mi!

Iu falenderoj perzemeresisht per mbeshtetjen.

Ne te gjithe fushaten tone, kam thene qe une nuk kam parti, partia ime jeni ju, Dibra dhe dibranet.

Per respektin e dibraneve, per te sqaruar dhe disa dibrane qe mund te jene keqkuptuar, per t'iu kthyer pergjigje dhe disa analisteve, gazetareve apo shtriganeve qe jane mesuar te ndyjne gjithcka, jane mesuar te shtremberojne e te deformojne, e per t'i kthyer pergjigje dhe atyre qe merren me tepsia e me kusia, me duhet ti them disa fjale.

"Do me lini tia nis mbare…..?

Sic duket perkthimi shqip – shqip ne 2017 rezultonka me i veshtiri"

Mesojeni nese ju ka humbur nga dija,

rifreskojeni nese eshte mykur nga deliret,

perpunojeni nese shiteni sic jeni.

Faleminderit Dibra ime qe hodhe gurin e pare ne themele , per te ndertuar eposin e ri te dibraneve.

Faleminderit qe zgjodhe per ta faqosur ne librat e historise , ne korpusin e ndritur qe do leme trashegim.

Faleminderit dy burrave Aqif Rakipi e Bujar Muca. I uroj fitoren dy burrave fisnike, deputeteve te Elbasanit. Une jam ne mes te tyre, si deputete e PDIU-se dhe nuk kam kaluar me askend.

Faleminderit per buqeten e pare te mireseardhjes,po ashtu rishtareve te ekranit qe vemendjen e marrin nga hedhja gjyleve me uje,me siguri lagin vetem kembet e veta.

Nuk dine te jene as guximtar deri ne fund. Bejne perifrazime, gjasme simbolika,metafora me mimika te friksuara,gjuajne me shigjeta kaullcuku ne frontin ku fortifikimet jane prej celiku.

Gjykimet ne eter nuk kompleksojne njeri.

Velat i ngrita per te lundruar drejt, qete , faleminderit Zotit qe eren e kam ne favorin tim.

Po ua theksoj te gjitheve, Dibra e dha verdiktin e vet. Tani me ngelet mua, qe ne respekt te dibraneve, te bej realitet fillimin e Rruges se Arberit brenda ketij viti.

Po Rruga e Arberit me Edi Ramen behet, se Edi Rama e ka timonin! Une si dibrane, jam e gatshme te bashkepunoj me kedo qe realizon premtimin e Rruges se Arberit. Dibra ka me shume rendesi se ideologjite.

Edhe nje here faleminderit shume Dibra, Dibres e dibraneve iu detyrohem e do t'iu perkushtohem perjete!

Zgjedhjet, Çako: 7 të arrestuar, disa nën hetim për cënim të procesit

Posted: 27 Jun 2017 06:27 AM PDT

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako në një deklaratë për shtyp pohoi se fushata elektorale e 25 qershorit nuk u shoqërua me incidente. Mes të tjerash ai theksoi se aktualisht po hetohen nga policia 44 vepra penale, ndërsa ka pasur edhe persona të arrestuar.

"Në zbatim të urdhrit të ministrit të Brendshëm, lidhur me vëzhguesit e OSBE/Odhir u sigurua mbarëvajtja e procesit. Nga strukturat e policisë së Shtetit u përballua ngarkesa e punës, duke mbuluar mbi 2000 qendra votimi. Gjatë të gjithë aktiviteteve nuk u evidentua asnjë aksident. U siguruan masat e lëvizjeve të figurave shtetërore, ndërsa nuk u konstatua asnjë incident. Janë trajtuar dhe po hetohen 44 vepra penale, nën procedim 84, 7 të arrestuar. Më konkretisht 7 procedime penale ndaj subjekteve politike. Gjatë procesit të votimit në 25 qershor po trajtohen 25 procedime, që kanë cënuar zgjedhjet e lira", tha Cako.

Fitorja e PS në zgjedhje, surprizon Edi Rama: Sot nuk ka asnjë festë, por…

Posted: 27 Jun 2017 06:16 AM PDT

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot një festë të madhe në sheshin "Skënderbej" me anë të një mesazhi dërguar kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e 25 qershorit ku edhe i uronte për fitoren.

Por tani kryeministri shkruan në "Facebook" se nuk ka asnjë organizim, apo detyrim dhe festë në 18:30. Megjithatë Rama thotë se kush të dojë është i mirëseardhur.

"Asnjë organizim asnjë detyrim asnjë festë sonte në 18.30 në sheshin Skënderbej për fjalën e fitores! Kush të dojë është i mirëseardhur🙏✌️🇦🇱", shkruan Rama.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more