Skip to main content

Tirana Observer: “Ngrohja globale kërcënon plantacionet e kafes, në vendin ku ajo lindi” plus 9 more

Tirana Observer: “Ngrohja globale kërcënon plantacionet e kafes, në vendin ku ajo lindi” plus 9 more


Ngrohja globale kërcënon plantacionet e kafes, në vendin ku ajo lindi

Posted: 22 Jun 2017 10:15 AM PDT

Temperaturat në rritje dhe reshjet e ulura pritet të bëjnë të papërshtatshme për kultivim rreth 60% të zonave ku rritet kafeja në Etiopi.

Në këtë mënyrë, kafeja më popullore në botë, ajo arabike, është në rrezik, pikërisht në vendin ku ajo lindi për herë të parë.

Kafeja arabike e ka origjinën nga pyjet në zonat e larta të Etiopisë, dhe çfarë ndodh me klimën në vë vend do të ketë një impakt negativ të zgjatur në kohë në të gjithë plantacionet e kafes nëpër botë.

Studiuesit nga Kopshtet Botanike Mbretërore të Kew, në Mbretërinë e Bashkuar dhe shkencëtarë nga Etiopia kanë përdorur simulime, modelime dhe imazhe nga sateliti për të projektuar se si rajonet e kafesë do të përgjigjen ndaj skenarëve të ndryshëm klimatikë.

Një rritje prej 4 gradësh celcius do të shkaktonte një ulje prej 39-59% të tokave të përshtatshme për të rritur bimën.

Kafeja arabike llogaritet të përbëjë 70% të prodhimit global dhe besohet se daton që në shekullin IX.  Tani ajo rritet edhe në vende të tjera, por Etiopia ka një sërë varietetesh, të cilat diversifikojnë shijet dhe aromat.

Etiopia është prodhues i pestë më i madh i kafesë në botë, dhe më i madhi në Afrikë. Pothuajse 15 milionë fermerë etiopianë, ose 15% e popullsisë së vendit, varen nga kjo industri.

Megjithatë ka disa zgjidhje të mundshme për këtë krizë të ardhshme. Studiuesit zbuluan se duke zhvendosur platancionet në pyjet mbi kodra, mund të rezultojë me një rritje katërfish të zonave ku rrite kafeja. Megjithatë, sipas këtij skenari, studiuesit besojë se deri në vitin 2040 plantacionet do të kenë arritur në majë të maleve të Etiopisë.

Përveç kafesë, në rrezik janë edhe disa kultura të vreshtave, si rajoni i verës Burgundy.

Rama: Nuk kemi faj pse Meta doli nga shinat e arsyes

Posted: 22 Jun 2017 09:57 AM PDT

Edi Rama sulmoi Ilir Metën, lidhur me deklarata e këtij të fundit të bëra pasi PS lidhi marrëveshjen me PD-në më 18 maj.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk ishte penduar që PS me votat e saj bëri Metën president, pavarësisht se thotë që askush nuk e priste që Meta të "dilte nga shinat e arsyes".

Mes të tjerash ai tha se nuk do që të zbresë në nivele banale sa i takon diskutimeve dhe deklaratave të bëra nga Meta, që sipas tij përfaqëson edhe PD-në.

"Pendesa është një moment shumë fisnik për njeriun, por në rastin konkret mendoj se kemi bërë gjënë e duhur. Fakti që ne nuk kemi parashikuar daljen nga shinat e arsyes së Ilir Metës, nuk nga bën fajtorë, ne zgjodhëm një president që është një figurë që përfaqëson edhe PD më së miri, pa qenë anëtar i PD. Unë nuk zbres në këtë nivel banal polemike, që ka hutuar dhe habitur një popull të tërë. Por i bëj pyetje vetes se ca borxhi i ka ky popull Ilir Metës. Ai do jetë i tillë për një kohë të gjatë, ka marrë gjithçka, ka qenë kryeministër, kryetar i Kuvendit, president, me votat e PS. Se si një njeri mund të jetë kaq i respektuar dhe për të fjetur gjumë i qetë, ky është mister për mua." – tha Rama në një intervistë për Voa.

Akuzoi Saimir Tahirin, shkarkohet zv/ministri i Brendshëm i LSI

Posted: 22 Jun 2017 09:41 AM PDT

Kryeministri i vendit Edi Rama bën një lëvizje të menjëhershme duke firmosur urdhrin e shkarkimit për zv.ministrin e Brendshëm nga radhët e LSI-së, Ilir Markon.

Urdhri i shkarkimit të kryeministrit, ka qenë një reagim i rrufeshëm ndaj një prononcimi të zv.ministrit në formë replike për Saimir Tahirin ndaj akuzave të Ilir Metës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në motivacionin e shkarkimit, thuhet: "Për shkelje të papranueshme të etikës zyrtare, në papajtueshmëri të plotë me detyrën e lartë që kryen dhe në shkelje të normave më elementare të komunikimit publik, urdhëroj shkarkimin nga posti i zv.ministrit të punëve të brendshme z.Ilir Marko.

Ja përse mushkonjat ju pickojnë më shumë se të tjerët

Posted: 22 Jun 2017 09:15 AM PDT

Mushkonjat që kanë filluar të ndihen bashkë me vapën, janë një problem i të gjithëve. Ok, mbase jo i atyre që kanë sisteme të sofistikuara ajrosje e kondicionimi por, edhe këta të fundit, po të hapin pak dritaren, nuk i shpëtojnë pickimit.

Mirëpo, pavarësisht të gjithave, edhe kur jemi në të njëjtin ambient me miq apo të afërm, disa prej nesh “pëlqehen” më tepër prej mushkonjave se të tjerët.

Flora e lëkurës së tyre, fal kimikateve, është më tërheqëse se e të tjerëve.

Studiuesit kanë treguar gjithashtu se mushkonjat afrohen më shumë në rast se jeni të djersitur dhe kjo ndodh për shkak të temperaturës së lartë të trupit.

Edhe grupi i gjakut është po aq i rëndësishëm.

Pjesa më e madhe e popullsisë i përket grupit të gjakut 0 që është edhe i parapëlqyeri i mushkonjave…

Prandaj, s'keni çfarë bëni përveçse të tregoni kujdes dhe të merrni masat e duhura!

Njerëzimi në rrezik nëse nuk kolonizojmë Hënën ose Marsin

Posted: 22 Jun 2017 09:00 AM PDT

Njerëzimit do t'i duhet të drejtohet për te yjet, në 200 ose 500 vitet e ardhshme nëse duan të mbijetojnë, thotë Stefan Hawking.

Fizikanti përsëriti paralajmërimin e tij se raca njerëzore do të përfundojë keq nëse nuk arrin të gjejë një shtëpi të re që nuk është Toka.

Duke folur në festivalin e Shkencës dhe Artit në Norvegji, ai këshilloi që mund të krijohej një bazë në Hënë, brenda 30 vjetësh.

Por ai gjithashtu argumentoi se rruga drejt yjeve, e cila është e pamundur me teknologjinë e ditëve të sotme, duhet të jetë një qëllim afatgjatë, "në 200 deri 500" vitet e ardhshme.

Profesori përfytyronte anije bërthamore të drejtuara nga drita, reaktorë të stilit Star Trek, ose "një formë tërësisht e re e energjisë".

Përvetësimi i "përtacisë fizike", të shijuarit Universin nga komoditeti i planetit Tokë, nuk është opsioni më i mirë i mundshëm, pohoi ai.

Profesor Hawking tha: "Toka është nën kërcënim në kaq shumë zona të saj, saqë është e vështirë për mua të jem pozitiv. Kërcënimet janë të mëdha dhe të shumta."

"Burimet tona fizike janë duke u shteruar në një shkallë alarmante, ne i kemi bërë një dhuratë katastrofike planetit tonë, ndryshimet e klimës. Temperaturat në rritje, zvogëlimi i akujve polarë, shpyllëzimi dhe zhdukja e specieve të kafshëve."

"Kur kemi pasur kriza të ngjashme në historinë tonë të njerëzimit, zakonisht kemi gjetur një vend tjetër për t'u kolonizuar. Kolombi e bëri një gjë të tillë, në vitin 1492, kur zbuloi Botën e Re. Por tani nuk ka më një botë të re. Nuk ka utopi rreth qosheve". 

"Ne po na mbaron hapësira dhe të vetmet vende ku mund të shkojmë janë planetët e tjerë. Është koha për të eksploruar sisteme të tjera diellore".

Ai vuri në dukje se janë përafërsisht 1000 yje që janë rreth 30 vite dritë larg Tokës.

Edhe nëse vetëm 1 % të këtyre planetëve kanë një madhësi sa Toka, atëherë i bie që 10 prej tyre të jenë "kandidatë" për "Botën e Re", tha profesori.

Hawking tha se ai beson se raca njerëzore është "në pragun e një epoke të re".

"Kolonizimi i njerëzimit në planete të tjera nuk është më fantashkencë, por mund të jetë një fakt shkencor", shtoi ai.

Raca njerëzore ka ekzistuar si një specie e veçantë për rreth dy milion vjet. Qytetërimi filloi rreth dhjetë mijë vjet më parë dhe shkalla e zhvillimit ka qenë vazhdimisht në rritje.

"Nëse njerëzimi do të vazhdojë edhe për një milion vjet, e ardhmja jonë varet nga guximi i njeriut për të shkuar aty ku askush tjetër s'ka shkelur më parë."

VIDEO: 31 vite më pas, shijoni “dorën e Zotit” të Diego Maradonës

Posted: 22 Jun 2017 08:45 AM PDT

22 qershor 1986, Meksikë.

Maradona i eleminon anglezët në gjysmëfinale të Botërorit të atij viti, pas shënimit të golit me dorë dhe golit të dytë që është cilësuar edhe si goli më i bukur të historisë.

Diego shënoi duke përdorur dorën e tij në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986, kundër Anglisë. Kur u pyet për këtë gjë, ai tha: "Qëllimi ishte të shënoja. Pak nga dora e Perëndisë, pak nga krahu i Maradonës, kjo gjë u arrit."

Ky rast ka hyrë në histori me përcaktimin "Dora e Zotit", edhe për faktin se Maradona, pothuajse i vetëm, fitoi Kupën e Botës për Argjentinën, më 1986.

Po ndaj Anglisë ai shënoi edhe golin më të bukur të historisë.

Bella Hadid tregon për herë të parë sekretin e saj të bukurisë

Posted: 22 Jun 2017 08:30 AM PDT

Ajo është modelja më seksi në botë tani dhe Bella Hadid ka shtuar një tjetër arsye, ndërsa shfaqet në një fushatë bukurie.

20-vjeçarja sapo është zbuluar si modelja e fushatës së Nars' Vjeshtë 2017 dhe tregon aftësitë e saj të modelingut në disa foto, ndërsa ndan këshillat e saj të bukurisë për FEMAIL.

Duke u shfaqur vetëm me reçipeta lëkure së bashku me një model, Bella arrin perfeksionin në këto foto.

Dhe pavarësisht se paraqitja e ka ndihmuar në karrierë, Bella thotë se përkufizimi i saj i bukurisë shkon shumë më thellë.

"Është të jesh e fortë dhe e sigurt brenda dhe jashtë. Unë mendoj se njerëzit më të bukur janë ata që lënë një përshtypje në zemrën tuaj nga mirësia dhe dashuria e tyre", tha ajo.

Pra, cili është sekreti pas paraqitjes së saj të përsosur?

"Unë mbaj një regjim shumë të thjeshtë. Laj fytyrën, aplikoj një maskë të mirë, e ndjekur nga një serum me vaj. E di që kjo tingëllon e përgjithshme, por pirja e ujit do t'ju ndihmojë për gjithçka".

Bella pranon se ajo dhe motra Gigi kanë mësuar gjithçka që dinë për bukurinë nga nëna e tyre, Yolanda Foster, duke shpjeguar:

"Duke u rritur nëna më mësoi për produktet që janë të mira për lëkurën, sidomos serumet dhe vajrat. Ajo është shumë e fiksuar për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe filloi të më mësonte për një rutinë lëkure para se të aplikoja makijazhin".

Kjo është fushata e dytë pjesë e së cilës do të jetë Bella, pasi modelja zbuloi më herët se do të jetë ylli i Versus Versace së bashku me Zayn Malik.

“Po shkojmë drejt Luftës III Botërore”

Posted: 22 Jun 2017 08:15 AM PDT

"Revolucioni i parë teknologjik shkaktoi Luftën I Botërore; revolucioni i dytë teknologjik shkaktoi Luftën II Botërore. Ky është revolucioni i tretë teknologjik." Ky është paralajmërimi i një prej njerëzve më të pasur në botë.

Manjati kinez, Jack Ma tha se zhvillimi teknologjik ka gjasa të përbëjë rrezik jo vetëm për tregun e punës, por në fakt mund të shkaktojë Luftën III Botërore.

Në një intervistë për "CNBC", miliarderi dhe themeluesi i Alibaba, tha se liderët botërorë kanë detyrën të mësojnë njerëzit të parandalojnë dhimbjen e shkaktuar nga rritja e shpejtë e automatizimit dhe inteligjencës artificiale.

Ai tha se mundësitë që shikon në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale në globalizim janë arsyet pse ai udhëton kaq shumë. Ma tha se në të gjitha udhëtimet e tij ai flet "me liderët e qeverive dhe shteteve duke u treguar atyre të veprojnë shpejt."

"Do të ketë probleme nëse nuk veprojnë shpejt", tha ia. "Besimi im është se duhet të riparoni çatinë në një kohë është ende në funksion".

Por ai tha se progresi në Inteligjencën Artificiale ka përfitimin që do t'i lejojë njerëzit të udhëtojnë më shumë dhe të kalojnë më pak kohë në punë.

"Mendoj se në 30 vitet e ardhshme, njerëzit do të punojnë katër orë në ditë dhe ndoshta katër ditë në javë", tha Ma. "Gjyshi im ka punuar 16 orë në ditë në fermë dhe mendonte se ishte shumë i zënë. Ne punojmë tetë orë, pesë ditë në javë dhe mendojmë se jemi shumë të zënë".

Kjo nuk është hera e parë që Ma paralajmëron lidhur me të ardhmen e teknologjisë. Në muajin prill ai tha se njerëzit duhet të përgatiten për dekada dhimbjeje pasi interneti prish ekonominë.

Jack Ma është personi më i pasur në Azi dhe një nga 20 më të pasurit në botë, falë suksesit të tij me Alibaba-n, kompaninë e shitjeve online.

Blushi: Rama, një tepsixhi që duhet shkarkuar më 25 qershor

Posted: 22 Jun 2017 07:55 AM PDT

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka premtuar se çështja e parë që do të zgjidhë nëse do të fitojë zgjedhjet do të jetë e drejta e pronësisë.

Në një takim me banorë të Kamzës e Babrrusë, Blushi akuzoi qeverinë se deri më tani nuk ka dashur ta zgjidhë çështjen e pronave.

“Nuk ta japin pronën, këta i kanë marrë peng të gjithë pronat e Shqipërisë. Gjëja e parë që do të bëjmë, se unë kam votuar kundër ligjit të pronave që e bënë këta para dy vjetësh, për të zgjidhur problemin e pronave do ti jap fund atij 7501. Nuk është shumë histori e lehtë ajo, por nëse ka vullnet bëhet.

Këta nuk e kanë zgjidhur problemin e pronave për shkak të korrupsionit, nuk duan se i marrin pronat vetë.

Ne duam ta zgjidhim këtë punë dhe u premtoj të gjithë pronarëve që do të merrem vetëm me punën e pronave”, tha Blushi.

Kreu i LIBRA-s u tha qytetarëve të Babrrusë se Edi Rama është një tepsixhi i cili meriton të shkarkohet në 25 qershor.

Leku, “fituesi i 25 qershorit”, të gjitha valutat në rënie të fortë

Posted: 22 Jun 2017 07:27 AM PDT

Teorikisht, monedha e fortë nënkupton dhe një ekonomi të fortë, por në Shqipëri mbiçmimi i lekut nuk i përgjigjet një ekonomie që është ende nën potencial dhe po rritet mesatarisht 3-3.5%, analizon Monitor.

Leku është forcuar sot përkundrejt të gjitha monedhave. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha jonë është vlerësuar ndjeshëm ndaj monedhave kryesore, me përjashtim të koronës norvegjeze (shiko tabelën).

Për të blerë një euro sot kushtonte 0.23 lekë më pak, duke u këmbyer në nivelin e 132.4 lekëve. Brenda dy ditëve, monedha e përbashkët është zhvlerësuar me më shumë se gjysmë leku, dukë shënuar kështu rënien më të madhe prej disa kohëve. Ekspertët thonë se euro nuk e ka kapur nivelin më të ulët dhe parashikojnë se monedha e përbashkët do të zhvlerësohet gjatë verës edhe me një pikë tjetër. Në këtë mënyrë, euro po shkon me shpejtësi drejt nivelit më të ulët të 10 viteve.

Zhvlerësimi i euros ka tërhequr të gjitha monedhat e tjera, të cilat po nënçmohen edhe ato, teksa monedha europiane shërben si një referencë për të gjithë valutat e tjera në tregun vendas.

Si rrjedhojë, ky dobësim i euros ka ndikuar në zhvlerësimin e të gjitha monedhave të tjera, duke ruajtur raportin e këmbimit të euros me shportën e monedhave kryesore në bursë.

Dollari amerikan sot këmbehej me 118.62 lekë, 0.4 lekë më pak se dje, i cili ka pasur një periudhë të dobët përkundjet euros në tregjet ndërkombëtare. Rënie ka pësuar edhe paundi britanik, ku sipas kursit zyrtar të Bankës, 1 paund blihet me 150.15 lekë, 0.14 lekë më pak.  Zhvlerësim të fortë ka pësuar edhe franga zvicerane, e cila sot blihej me 121.87 lekë, 0.35 lekë më poshtë.

Në bursat ndërkombëtare euro vijon të mbetet afër nivelit më të lartë të një viti, duke u këmbyer me 1.12 dollarë.

Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit, faktori kyç  që ka përshpejtuar zhvlerësimin e euros në këtë periudhë ka qenë oferta e lartë për valutë dhe kërkesa e dobët për lekë. Oferta e lartë për valutë ka ardhur kryesisht nga intensifikimi i shpenzimeve në prag zgjedhjeve. Nga fillimi i qershorit, periudhë që përkon me nisjen e fushatës elektorale, euro është zhvlerësuar me gati 1.8 lekë, një rënie rekord e viteve të fundit. Teorikisht, monedha e fortë nënkupton dhe një ekonomi të fortë, por në Shqipëri mbiçmimi i lekut nuk i përgjigjet një ekonomie që është ende nën potencial dhe po rritet mesatarisht 3-3.5%.

Arsye të tjera lidhen me shtimin e të huajve, sidomos turistëve (të dhënat e fundit të INSTAT treguan që të huajt janë rritur me 9.5% për 5-mujorin në 1.3 mln persona), ofertën e shtuar në valutë nga punimet e gazsjellësit TAP, përdorimin e likuiditetit në euro nga bizneset (ka një rënie të depozitave pa afat në valutë).

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more