Skip to main content

Tirana Observer: “Dy kandidatë në Elbasan tërhiqen nga gara 48 orë para zgjedhjeve” plus 9 more

Tirana Observer: “Dy kandidatë në Elbasan tërhiqen nga gara 48 orë para zgjedhjeve” plus 9 more


Dy kandidatë në Elbasan tërhiqen nga gara 48 orë para zgjedhjeve

Posted: 23 Jun 2017 10:12 AM PDT

Kandidatët e Partisë Aleanca Demokratike dhe Partisë Social Demokrate në qytetin e Elbasanit tërhiqen nga gara 48 orë para zgjedhjeve. Mësohet se kandidatët që kanë vendosur të braktisin forcat politike me të cilat garonin janë Arben Hoxha kryesuesi i PAD dheTaulant Sinani i PSD në Elbasan. Ata deklarojnë se kanë vendosur të mbështesin Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit.

Deklarata surprizë e Palokës dy ditë para zgjedhjeve: Basha dhe Meta kanë rënë dakord…

Posted: 23 Jun 2017 10:08 AM PDT

Deputeti i PD-së, Edi Paloka duke folur nga amfiteatri i qytetit të Durrësit në mbyllje të fushatës politike të kësaj force i habiti të gjithë me një deklaratë që bëri.

Sipas tij, Rama dhe Basha kanë rënë dakord që kjo qeveri duhet shporrur, por nga ana tjetër Basha ka rënë dakord edhe me Metën për të njëjtën gjë.

"Edi Rama ka rënë dakord me Lulzim Bashën, por edhe Meta ka rënë dakord me Lulzim Bashën se kjo qeveri është me e poshtra që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, ndaj duhet rrëzuar", tha Paloka.

Lulzim Basha në Durrës: Vetëm një koalicion mund t’ia kthejë dinjitetin vendit

Posted: 23 Jun 2017 10:05 AM PDT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fushatën përmbyllëse në qytetin e Durrësit, tha se ka ardhur koha për të ndëshkuar me votë kryeministrin Rama për premtimet e pambajtura.

"Ditën e dielë amfiteatri do të jetë mes përballjes së dy mundësive, mundësisë për të vazhduar me politikën e korruptuar të Edi Ramës, ose votën për Republikën e re, ekonominë e fortë dhe të nesërmen e sigurtë," tha Basha nga amfiteatri i qytetit bregdetar.

Kreu i PD tha se i vetmi koalicion që mund t'i kthejë dinjitetin e humbur vendit është Partia Demokratike, Republika e Re.

"Ky është një bashkim i madh kundër njeriut që premtoi dhe nuk i mbajti premtimet, që ka prioritet e gabuara dhe për këto vite. Prej 4 vitesh askush nuk kujtohet për pensionistët. Pas  4 vitesh, ai flet tani sikur nuk ishte ai kryeministri, sikur s'i ka ai fajet. Frigoriferët e shqiptarëve janë bosh, xhepat e shqiptarëve janë bosh. Koha për Ramën ka ikur, ndëshkojeni me votë. Duhet t'i kthejmë dinjitetin vendit, të favorizojmë ekonominë, bujqësinë. Vetëm një koalicion mund ta bëjë këtë, Partia Demokratike, Republika e Re," tha Basha.

 

Mesazhi i parë i Jorida Tabakut si nënë

Posted: 23 Jun 2017 08:51 AM PDT

Jorida Tabaku është bërë nënë për herë të parë në 14 qershor kur ka lindur dy vajza binjake. Edhe pse vendin e saj në Parlament e zuri Gerti Bogdani, mamaja e re, në faqen e saj virtuale ka vazhduar të jetë njëlloj aktive gjatë këtyre ditëve të fushatës, siç ishte dhe më parë gjatë ditëve të Çadrës së Lirisë. Ndërkohë sot për herë të parë ka folur edhe si nënë. Sigurisht mesazhi është politik.

Në fund të fushatës, kandidatja për deputete në Tiranë ka bërë një status të gjatë ku komenton pse qytetarët duhet të votojnë për PD.

"Si një nënë e re, kam një thirrje për të gjitha nënat", thotë ajo duke iu kërkuar të votojnë PD për një të ardhme të sigurt për fëmijët, teksa përmend statusin e ri.

Siç është mësuar, vajzat e Jorida Tabakut quhen Iris dhe Arba.

Xhinse, këmishë dhe syze: “Gylsereni” me imazh të ri duket joshëse

Posted: 23 Jun 2017 08:46 AM PDT

Nurgul Yesilcay ka fituar zemrën e shumë shqiptarëve me rolin e Gylserenit në serialin "Fatet e Kryqëzuara".

Ajo konsiderohet edhe një ndër femrat më të bukura në radhët e botës filmike turke.

Kjo bën që të ndiqet nga shumë paparaci dhe të bëhet temë e medieve rozë, transmeton Telegrafi.

I tillë ishte rasti edhe kur aktorja u fotografua në lagjen stambollase të Nissantasit, e cila ka marrë komente pozitive për dukjen.

Ajo shihet e veshur në xhinse dhe një këmishë të kaltër dhe mban syze që i shkonin me veshjen.

Ndryshe, bukuroshen do ta shohim edhe në shumë projekte filmike dhe seriale turke.

Rama, Basha apo Meta? Analiza e Blendi Fevziut për 25 qershorin: Ja kush e fiton luftën

Posted: 23 Jun 2017 08:37 AM PDT

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa në fokus të analizës së tij sjell tre emrat më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Edi Ramën, Ilir Metën dhe Lulzim Bashën. Fevziu thekson se këta tre personazhe janë në 'luftë' për fitore, ndërsa si kurrë më parë janë identikë.

Nga: Blendi Fevziu
Janë të tre në fushë! Me llërët përveshur dhe me objektiva që ngjajnë, por që si kurrë ndonjëherë nuk janë identike. Rama, Basha dhe Meta luftojnë të tre për fitoren, por fitorja e gjithsecilit, është e ndryshme nga ajo e tjetrit. I pari është Rama. Me stilin e tij të veshjes ekstravagant, me batutat dhe shakatë që çdo njeri tjetër do ta bënin të dukej karnaval, por që atij ja konsiderojnë ende për avantazh. Gjithnjë i njëjti, por më i qartë se kurrë: I duhen 71 vota për të mos u varur nga askush. I duhen 71 vota për të bërë partner kë do ai. Por partner pa rrip mesi, partner që mund ti bien pantallonat sa herë do ai dhe jo partner që ta kushtëzojë. Për këtë i duhet të mbledhë çdo votë, të majtë e të djathtë.
Rama e di që në betejë ka dy kundërshtarë, Metën dhe Bashën, por strategjinë kundër tyre nuk e ka të njëjtë. Me Metën po përplaset, po tregohet kategorik në refuzim, po deklaron që s'do ta ketë më kurrë në koalicion, po e çmonton në administratë dhe po tenton të tregojë që LSI nuk do jetë më në qeveri. Rama e di që LSI fuqizohet nga ideja e garantes së pushtetit, pra nga pushteti i përjetshëm dhe po e sulmon aty. Ai e di që PS nuk merr asnjë nga votat e LSI, ndërsa LSI ka marrë dhe mund të marrë nga votat e PS. Ndaj beteja me LSI dhe Metën nuk ka kompromis.
Beteja me PD është ndryshe. Për herë të parë Rama po tenton edhe votë të PD. E nisi me dorën mbi supin e Bashës, me dy gishtat e ngritur përpjetë, simboli që demokratëve ju kujton Berishën në betejë, por që tani qëndrojnë stampuar mbi bluzën që ai vesh; e vijoi duke lënë të kuptohet që do qeverisë bashkë me Bashën dhe që vota kudo që të shkojë tek ai apo Basha, është njësoj. Filloi të tregohet i dashur me demokratët dhe mësyu të gjitha studiot, që tradicionalisht kanë shikues të djathtë. Strategët dhe sondazhet e tij i kanë thënë që për herë të parë në 17 vjet demokratët nuk janë më aq agresivë me të dhe ai po shtyn drejt vëmendjes së tyre. Ai e di që nëse nuk do marrë votën e demokratëve, do marrë atë të elektoratit gri, që e sheh kësaj here më pak agresiv me kundërshtarët e tij. Sondazhet i tregojnë se Rama mund të marrë vota të moderuara të djathta këtë moment, Basha nuk merr dot votat e PS? Ai e di që në mos marrtë votën e demokratëve, së paku e ka futur Bashën në një kurth të madh. Basha nuk po konsolidon dot votën e tij. Nuk po ka një mesazh të qartë. Votuesit e djathtë tradicionalë, ata që nuk ju duhet as administrimi i OSHE dhe as Hipoteka; ata që nuk luftojnë për dy ministra, por që motivohen nga beteja me PS, në kontekstin e një koalicioni të gjerë mund të mos votojnë fare. Vota e tyre është historike. Ajo është ngjitur në vitet e komunizmit dhe ka mbetur aty. Beteja e tyre është me komunistët dhe kjo votë, sado e vogël në përqindje, është jo vetëm me thelbësorja, por edhe më decizivja për PD. E njoh më mirë se kushdo këtë kategori dhe kjo kategori niset ne kuti për të mundur PS! Jo për të qeverisur me të.
I dyti është Basha. Brilant në protestën e cadrës, dominues në mesazhin mediatik për tre muaj me rradhe, i shkëlqyer në organizimin, që befas e humbi gjithë sharmin e tij në fushatë. E devijoi fushatën në debatin për listën e kandidatëve dhe më pas në atë për qeverisjen e përbashkët me PS. Ra në kurthin e Ramës, edhe pse në pesë ditët e fundit po mundohet ta mohojë me forcë, por është shumë vonë. Premtimet programore nuk patën peshë, ndërsa përdorimi i një fotoje me Presidentin Tramp duket shumë i vjetër për Shqipërinë e vitit 2017. Ajo mund të kishte bërë punë 17 vjet më parë, por sot është e pamjaftueshme në fushatë. Dicka ka ndryshuar javën e fundit, por mund të kishte qenë edhe më keq, sikur Sali Berisha, të mos përfshihej në fushatë dhe në një intervistë në ABC, të mos sqaronte pozicionin e PD në raport me PS. Një pozicion që lidershipi i PD e kishte lënë në rënie të lirë. Fushata e Bashës, është shembulli tipik dhe fatkeq, i atij që hyn në fushatë me më shumë avantazhe se sa kundërshtari dhe pa kuptuar i hedh avantazhet andej këndej, ose ja bën bonus kundërshtarit të tij.
I treti është Meta. Presidenti i zgjedhur, që ka zbritur në fushën e betejës, kur u bind që Kryetari i ri i partisë, Petrit Vasili nuk e përballonte dot situatën e re të krijuar me PS. Si gjithnjë i ashpër në situata të tilla, sfidant dhe kërcënues, më shumë se sa shtimin e votave, Meta po kërkon të motivojë mbështetësit e tij, të trullosur nga presioni i PS dhe goditjet e saj. Partia më e organizuar në vend LSI po synon votën e të rinjve, e bindur se PS dhe PD kanë detashmentet e tyre tradicionale, që numërikisht LSI nuk i mposht dot. Ajo beson se vota e re do shkojë për të dhe duket se është investuar jo pak në këtë drejtim. Ndryshe nga Rama që kërkon 71 vota, Meta beson sërish se do të ketë një votë decizive, por këtë herë në një drejtim. Ai shpreson që PD të ruajë kuotat e saj të 2013 dhe mandatet e tij, po në ato kuota që ka pasur, të jenë të mjaftueshme për të bërë 71 vende në parlament bashkë me votat e PD. Në këtë rast ai do pengojë marrshimin e Ramës dhe kjo ngjan strategjia më e drejtë e tij. Do t'ja arrijë apo jo nuk varet vetëm prej tij. Ai duhet të llogarisë këtë herë vec votës së tij edhe atë të Bashës apo Blushit.
Janë të tre në fushë, me llërët përveshur dhe me bindjen, që dielli i së hënës, do t'i ndrijë më shumë partisë që ata drejtojnë…

Në fillim e fshehën dashurinë, por tani çifti i njohur i showbiz-it po planifikojnë dasmë

Posted: 23 Jun 2017 08:32 AM PDT

Kjo duket se është një verë e nxehtë jo vetëm për lidhjet e reja të showbiz-it, por edhe për dasmat e bujshme që priten. Pas Xhensilës dhe Besit, Turit dhe Orindës, që tanimë e kanë caktuar martesën, edhe një çift tjetër po planifikojnë të martohen.

Prezantuesja e njohur, Elita Rudi dhe reperi Gjiko, edhe pse në fillim refuzuan ta bënin publike lidhjen e tyre të dashurisë, me sa duket paskan pasur plane të mëdha përpara.

Siç shkruajnë mediat kosovare, reperi i njohur nga Peja dhe prezantuesja simpatike  e"Elite Zonë", sërish në fshehtësi, po planifikojnë të martohen brenda këtij sezoni veror. Sipas mediave të Kosovës, moderatorja po publikon vazhdimisht fotografi në rrjete sociale me fustane të bardha ceremoniale, duke dhënë sinjalet e para se kjo është vetëm prapaskena e një dasme të mundshme me Gjikon.

E fundit foto nga Elita është ajo me një fustan në ngjyrë vjollcë, që konsiderohet një ngjyrë e pëlqyer në Pejë, vendlindjen e të dashurit. Elita po jeton një histori të bukur dashurie me reperin 25-­vjeçar, që nga koha kur fotografët i kapën në aeroport për herë të parë, ndërsa udhëtonin drejt Stambollit.

Ivanka Trump kthehet në zemrat e publikut, fotot në piknikun e Shtëpisë së Bardhë janë mahnitëse

Posted: 23 Jun 2017 08:00 AM PDT

Kongresmenët amerikanë kanë qenë të ftuar për një piknik në oborrin e shtëpisë së bardhë nga Donald Trump dhe familja e tij.

Në një mjedis joformal, kemi parë sekretarin e shtypit të Shtëpisë së Bardhë me arkë me birra, Melania-n që ngre në krahë, duke na kujtuar fotot nga fushata jonë elektorale, një vajzë të vogël, Donald Trump që bën selfie, por mbi të gjitha një Ivanka mahnitëse që duket si mamaja e përsosur e dalë nga një histori fiction.

Përralla nis me fustanin e saj, ideali për një piknik mbi bar, me lule, plot ajër, me supe të rrëzuara, i lehtë…Si rrallë herë, Ivanka është përfshirë në lojëra, duke u rrotulluar me vajzën e madhe Arabella, që me siguri është kënaqur pa fund që e ka pasur mamanë, tashmë edhe këshilltare e Presidentit, aq shumë të përkushtuar ndaj saj në ato çaste.

Shohim edhe foto familjare që ajo vetë ka postuar me bashkëshortin dhe dy djemtë, më i vogli tre vjeç.

 

Kaq elegante, e lirshme dhe pranë fëmijëve dhe familjes së saj, me siguri Ivanka ka rigjetur vendin në zemrat e amerikanëve, që, që kur i ati është bërë President, kanë nisur ta kritikojnë për çdo hap.

Ndoshta sepse në këto foto arrijmë të shohim që dhe ajo është një nënë si gjithë të tjerat, që pëlqen të luajë me fëmijët e saj, të qëndrojë pranë familjes dhe një grua që, sado të rëndësishme të jenë takimet ku shkon me këpucë me taka, asgjë nuk i shijon si ulja mbi bar me fustanin e lehtë veror.

Monitorimi i zgjedhjeve, KQZ nënshkruan kontratë me Ambasadën gjermane në Tiranë

Posted: 23 Jun 2017 07:35 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet parlamentare të datës 25 qershor. Republika Federale e Gjermanisë po mbështet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me pajisje teknike për të rritur sigurinë dhe përformancën e Sistemit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të KQZ-së.

Kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri e falënderoi Ambasadoren Schutz për mbështetjen që qeveria gjermane po jep për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve të lira, demokratike, transparente dhe të gjithëpranuara.

"Ndodhemi vetëm dy ditë para ditës së zgjedhjeve dhe rritja e sigurisë dhe performancës së sistemit të teknologjisë, ka një rëndësi të veçantë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe pajisjet që merr KQZ nga projekti me Ambasadën Gjermane, ndihmojnë pikërisht për këtë, rritjen e sigurisë dhe performancës gjatë transmetimit të rezultateve paraprake", tha Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri. "Zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është një test i rëndësishëm dhe një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE", u shpreh Ambasadorja Schütz.

"Për ne është kënaqësi të mund të mbështesim Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me pajisje teknike, për të garantuar vijimësinë pa probleme të procesit zgjedhor dhe – përtej vëzhgimit të këtij procesi nga OSBE/ODIHR – një mbikëqyrje të kujdesshme teknike të dhënies së votës dhe numërimit të saj", citohet Ambasdorja Schütz. Më tej Kryetari i KQZ-së, Zguri dhe Ambasadorja Schütz u bënë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të marrin pjesë në zgjedhje.

Krahas kësaj, Qeveria Federale Gjermane ndjek me shumë vëmendje procesin zgjedhor dhe mbështet misionin e vëzhgimit të OSBE/ODIHR me 2 vëzhgues afatgjatë dhe 32 afatshkurtër.

 

Blero dhe e dashura e tij martohen në fshehtësi?

Posted: 23 Jun 2017 07:20 AM PDT

Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar Blero dhe Afrona Dika janë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave. Dyshja simpatike kësaj radhe nuk janë zënë apo kanë fshirë çdo foto së bashku.

Kësaj radhe dyshohet që çifti janë martuar në fshehtësi. Dyshimet kanë ardhur pas një fotoje të postuar nga Afrona, ku kjo e fundit i shkruan një poezi partnerit të saj, por në fund e mbyll duke i thënë burri im.

Thua të jenë martuar çifti i njohur? Kjo nuk do ishte çudi pasi ata shpesh herë kanë shprehur dëshirën e madhe që të martohen së bashku.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more