Skip to main content

RTSH: “Rama në Tiranë: “Dua një votë kuqezi për dinjitetin e çdo njeriu”” plus 9 more

RTSH: “Rama në Tiranë: “Dua një votë kuqezi për dinjitetin e çdo njeriu”” plus 9 more


Rama në Tiranë: “Dua një votë kuqezi për dinjitetin e çdo njeriu”

Posted: 22 Jun 2017 01:37 PM PDT

Partia Socialiste në pushtet ka mbyllur të enjten fushatën zgjedhore në Tiranë, ndërsa lideri i saj dhe kryeministi i vendit Edi Rama kërkoi mbështetje masive nga shqiptarët. “Dua një votë kuqezi për dinjitetin e çdo njeriu” tha zoti Rama ndërsa brohoritej masivisht në sheshin “Nënë Tereza” i mbushur si rrallë herë me përkrahësit e PS.
Lideri socialist rradhiti arritjet e PS, ç’ka e shtynin atë të kërkonte sërish votën e shqiptarëve për një mbështetje katërvjeçare. Për zotin Rama shembulli sinjifikativ është Policia e Shtetit. “Policia e shtetit, institucioni më qesharak që gjetëm katër vjet më parë, sot është institucioni më i besueshëm i qytetarëve dhe e gjithë kjo falë Saimir Tahirit dhe më pas Fatmir Xhafës, dy njerëz që tregon se PS është një skuadër fituesish” vlerësoi zoti Rama.
Ai premtoi se me fitoren e PS më 25 qershor do të ndryshojë administrata publike e cila do të vihet në shërbim të qytetarëve. “Ashtu siç e bëmë ne Policinë e Shtetit, ashtu siç do të bëjmë administrarën publike; duke ua prerë rrugën influencave të partive politike dhe duke ua dhënë në dorë profesionistëve, djemve dhe vajzave profesioniste që të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën” tha zoti Rama.
Kryeministri socialist mbrojti Reformën në Arsim e cila do të japi edhe më tej frytet e saj. “Le ta ngrejë dorën një prind dhe të thotë që unë e imagjinoja se kjo do të bëhej ndonjëherë në Shqipëri, që sot nuk ka më rëndësi asgjë përveç pikëve të mbledhura nga mesatarja dhe provimi i maturës shtetërore” tha zoti Rama.
Duke kërkuar masivisht votën për PS, kryeministri Rama këmbënguli në nevojën e ndërtimit të një shteti dinjitoz. ” Dua nga socialistët dhe demokratët jo një votë që të fitojmë ne dhe të humbin ata, por një votë që më në fund qytetari ta shikojë nga lart poshtë zyrtarin dhe jo zyrtari ta shkelë me këmbë qytetarin sepse ka mbrapa partinë e tepsisë së pushtetit” tha ai.

Basha në Elbasan: Fitorja e PD do të jetë madhështore!

Posted: 22 Jun 2017 12:13 PM PDT

Në Elbasan një nga qarqet ku beteja zgjedhore pritet të jetë mjaftë e ashpër, kreu i demokratëve, Lulzim Basha kërkoi besimin për kryeministër. “Këtu kam qenë para 8 vitesh, qershor i 2009 kur premtova se do ta mposhtnim masivin e Krrabës, se do t'ia hanim zemrën dhe do ta shponim tunelin” tha ai, ndërsa u brohorit nga të pranishmit. “Ky entuziazëm duhet të derdhet të dielën në çdo qendër votimi. Asnjë të mos mbetet pa votuar. Bashkojuni të gjithë. Do të jetë fitorja më madhështore, sa më e thellë fitorja aq më i shpejtë ndryshimi për Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë" bëri thirrje lideri demokrat.
Për zotin Basha me planin ekonomik të PD “Elbasani do të jetë dhe zemra e ekonomisë së fortë. Vagonin e rilindjes do ta çojmë tek furrnalta këtu për skrap. Vagoni i rilindjes do të shkojë për skrap, por furrnaltën do t'ia ndezë Elbasani” tha ai. Ndërsa zoti Basha zhvillonte mitingun përmbyllës në Elbasan, në Tiranë kishte nisur mitingu i PS. “Janë ulur për fushatë, por në fakt është një funeral i premtimeve të pambajtura, i qasjeve të gabuara. Janë ulur atje dhe nuk kanë asgjë për tu thënë më shqiptarëve. Ndaj refuzojnë debatin” tha zoti Basha.

Meta në Durrës: Fitorja e LSI garanci për Shqipërinë!

Posted: 22 Jun 2017 11:47 AM PDT

LSI ka mbajtur mitingun përmbyllës në Durrës, duke sulmuar ashpër PS aleate e deritanishme në qeveri. Presidenti i zgjedhur Ilir Meta me tone të forta u shpreh i bindur se LSI do jetë forcë e parë, në Tiranë, Durrës, Fier dhe në qarqe të tjera. Zoti Meta tha se garanci për këtë janë të rinjtë e shumtë që mbështesin LSI. Sipas tij Shqipëria do të shpëtojë nga ngjyra mavi e rilindjes, e asaj që mashtroi shqiptarët dhe solli në pushtet njerëzit e inkriminuar. “Edhe tre ditë për 1 milion grushta kundër oligrakisë dhe pabesisë” tha zoti Meta. Pa i përmendur emrin kryeministrit Rama, ai tha se tashmë atij dhe Rilindjes i ka ardhur fundi. Zoti Meta sulmoi ashpër policinë e cila sipas tij ka qene frymëzuese e mbjelljes dhe transportit të drogës në të gjithë vendin, por edhe e akteve kriminale. “Ne nuk do jemi vetëm forcë e parë, por edhe forcë e paparë” këmbënguli zoti Meta. “Ka vetëm fitore për LSI. Ajo është garanci për Shqipërinë” tha ai.
Petrit Vasili i cili synon të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, u shpreh i bindur për fitoren e LSI. “Kjo është festa më e madhe e Durrësit, me LSI forcë e parë” tha zoti Vasili. “Ne kemi plan për Shqipërinë, plan për vegjëlinë dhe jo oligarkinë” tha kreu i LSI. Ai premtoi ulje taksash për të krijuar vende të reja pune, veçanërisht për 100 mijë të rinj. “Nuk do tua pi më njeri gjakun për të mbushur xhepat e oligrakisë” tha zotiVasili duke nënkuptuar PS.

Rama në Kavajë: “Ne do të qeverisim me një vullnet të hekurt dhe atdhedashuri të jashtëzakonshme”

Posted: 22 Jun 2017 11:07 AM PDT

Ndërsa fushata zgjedhore po shkon drejt fundit kryeministri Edi Rama, vazhdon të bëjë thirrje për bashkim masiv të votave për PS. Në Kavajë zoti Rama tha se çdo zhgënjimi i tyre në katër vjet është një arsye më shumë për të votuar PS dhe kandidatin e saj për kryetar bashkie. “Të djathtët nuk do të bëhen të majtë, askush nuk ua kërkon këtë, por në 25 qershor çdo zgjedhës përveçse është mbështetës i një partie apo një tjetre, është së pari anëtar i gjykatës popullore që do të vendosë se kë do marrë në punë. Në 25 qershor Shqipëria do një det kuq e zi, me një prespektivë të re nga njëra anë me një drejtësi të re dhe nga ana tjetër me një administratë shtetërore që ne do t'ia kthejmë qytetarëve” tha zoti Rama.
Kryeministri socialist dha garanci se pas kësaj fitoreje PS “… nuk do të qeverisim për disa kundër disa të tjerëve. Qeveria jonë nuk do të jetë qeveria e një pale dhe aksush nuk do të ndihet palë me dikë tjetër në qeverinë e re që do të dalë nga vota e 25 qershorit” tha zoti Rama. “Zotimi im solemn është se nëse do ta marrim këtë fuqi nga bashkimi i shqiptarëve pa dallime partiake ne do të qeverisim me një vullnet të hekurt dhe atdhedashuri të jashtëzakonshme” premtoi zoti Rama.
Me doza humori që kanë shoqëruar si rrallë herë fushatat zgjedhore në Shqipëri, zoti Rama tha “Sa i përket votës për Bashkinë e Kavajës nuk besoj se ka nevojë për shumë fjalë. Në fletën e bashkisë 1, në fletën për Shqipërinë 2, x lërjani në dorë Lulit, Titit, Benit dhe kaubojsit” tha ai mes borhoritjes.

Basha në Korçë: Vota për PD, votë për republikën e mundësive të vërteta!

Posted: 22 Jun 2017 09:21 AM PDT

Me thirrje për pjesmarrje në votimet e së dielës dhe një votë masive për PD, kreu i kësaj partie Lulzim Basha ju është drejtuar pjesmarrësve në mitingun e qytetit të Korçës. “Mbushni qendrat e votimit ditën e diel, merrni miqtë tuaj, rini merrni prindërit dhe mos i lini pa votuar! Të papunë, ndëshkoni republikën e vjetër! Ndëshkoni të gjithë!” bëri thirrje zoti Basha. Veçanërisht lideri i opozitës ju drejtua votuesve të pavendosur. “25 qershori është basti për jetën tuaj, familjen tuaj! Jo kuq apo blu, por basti është edhe për ju votues të pavendosur!” tha zoti Basha.
Sipas liderit demokrat, i cili pretendon të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë,vota për PD është për një ekonomi më të fortë.”Ka vetëm një çështje më 25 qershor, votoni vetëm për një çështje, për ekonominë, për ekonominë, për ekonominë, votoni për Republikën e re, republikën e korçarëve. Do të jetë republika e mundësive të vërteta, ndryshimi i vërtetë që kemi pritur dhe merituar për 27 vite” tha zoti Basha.

Rama shkarkon zëvendësministrin e LSI

Posted: 22 Jun 2017 08:50 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e brendshëm Ilir Marku. Motivacioni sipas disa mediave është “Për shkelje të papranueshme të etikës zyrtare, në papajtueshmëri të plotë me detyrën e lartë që kryen dhe në shkelje të normave më elementare të komunikimit publik, urdhëroj shkarkimin nga posti i zv.ministrit të Punëve të Brendshme z.Ilir Marku”.
Historia e kësaj ngjarje duket se ka nisur kohë më parë, por fundi i saj është konsumuar në mënyrë intensive gjatë ditës së enjte. Paradite, një kandidate për deputete e LSI në Vorë, implikoi ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri në një aferë sipas saj blerjeje votash dhe presioni ndaj zgjedhësve. Ky i fundit reagoi me ashpërsi ndaj ish kreut të LSI, presidentit të zgjedhur Ilir Meta, duke thënë se ai ishte autor i kësaj shpifjeje. Zoti Tahiri e akuzonte zotin Meta se i kishte vënë në përgjim gjatë kohës që ishte ministër, vartësin e tij Ilir Marko. Sipas disa mediave, ndonëse nuk përmendej me emër në këto polemika, zoti Marku i ka dërguar ish shefit të tij një mesazh denigrues. Kaq duket se ka mjaftuar që zoti Rama ta shkarkonte atë nga detyra.

Bojaxhi: Të ndërtojmë një të ardhme këtu në Shqipëri!

Posted: 22 Jun 2017 06:49 AM PDT

Kreu i Sfida për Shqipërinë Gjergj Bojaxhi ka gjetur një mënyrë origjinale për të kërkuar votat e të rinjve shqiptare më 25 qershor. Bashkë me disa mbështetës të tij ai është ndalur përpara gjimnazit “PN Luarasi” të cilin e ka mbaruar vite më parë. Zoti Bojaxhi ka shprehur keqardhjen që më shumë gjysma e klasës së tij të maturës nuk ndodhet në Shqipëri. “Kanë emigruar jashtë e bashkë me ta dhe familjet e tyre, fëmijët e tyre”. “Ne kemi nevojë që të ndërtojmë një të ardhme këtu në Shqipëri. Të ndërtojmë një të ardhme që njerëzit të shikojnë mundësi për një garë të drejtë për një shoqëri të drejtë” tha ai. “Sfida beson se me votë dhe ndëshkim ndaj këtyre politikanëve ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për veten tonë dhe për fëmijët tanë. Sëbashku me datë 25 ne mund ta fillojmë këtë ndryshim” tha zoti Bojaxhi.

Moti: E diela dita më e nxehtë e Qershorit

Posted: 22 Jun 2017 06:31 AM PDT

Temperaturat e larta që kanë karakterizuar këtë javë vendin tonë, parashikohen të rriten edhe më shumë në ditët e fundit të saj. Sinoptikanët parashikojnë nga dita e sotme rritje të temperaturave me 3-4 gradë celsius, si pasojë e depërtimit të masave të nxehta ajrore që vijnë nga Afrika Veriore. "Parashikohet që kjo të jetë java më e nxehtë. Ditën e djelë në mesditë pritet të kemi një temperaturë prej 38 gradësh celcius" thonë sinoptikanët. Një rënie e lehtë temperatuarsh do të ndihet në fillimin e javës së ardhshme, kjo dhe si pasojë e rreshjeve lokale që do të prekin disa zona të vendit. "Pritet që në javën e arrdshme, të ketë një rënie të temperaturave prej 3 gradësh, pasi është një masë tjetër e ardhur nga rajonet veriperëndimore që e dikton këtë. Gjithashtudo të kemi edhe reshje në mesditë dhe pasdite. Këto do të prekin veriun dhe më pak qendrën e vendit. Janë reshje lokale verore".  Java e ardhshme për shkak të masave të nxehta që kanë hyrë në vendin tonë parashikohet me temperatura të larta, duke e bërë një mot të përshtatshëm për plazh.

Gjinushi : Votoni nr 9 për rikthimin e PSD në kuvend e forcimin e së majtes

Posted: 22 Jun 2017 06:20 AM PDT

Partia Social Demokrate ka mbajtur mitingun përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 25 Qershorit, në zonën e quajtur Xhamlliku në Tiranë. “Faleminderit që jeni mbledhur në ktë tubim Social Demokrat për fitoren e përbashkët të së majtës me 25 qershor” bëri thirrje kreu i partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi. Ai ka ftuar të votoje elektoratin e majtë social demokrat duke mundësuar rikthimin e kësaj partie në parlament si forcim i së majtes. Në këtë takim përmbyllës kanë diskutuar edhe kandidatët e kësaj partie, duke kujtuar votën për nr 9, votën për Partinë Social Demokrate.

Blushi në Babrru: “Do ti jap fund ligjit 7501”

Posted: 22 Jun 2017 06:18 AM PDT

Kryetari i LIBRA-s Ben Blushi është takuar me elektoratin në Babrru, në periferi të Tiranës, një nga zonat më problematike përsa i përket ndërtimeve informale dhe kthimit të pronave.  “Pronën e kam me dokumenta, por nuk ma jep hipoteka” i tha një banor zotit Blushi. Ligji i pronave sipas zoti Blushi është më mizori dhe më persekutuesi për ish-pronarët. “Këta kanë marrë peng të gjitha pronat e Shqipërisë. Gjeja e parë që ne do të bëjmë do të zgjidhim problemin e pronave. Do ti jap fund ligjit 7501” tha zoti Blushi. “Ju premtoj pronarëve se do merrem vetëm me punën e pronave. 8 mijë veta kanë vdekur për shkak të konflikteve të pronave” shtoi më tej kreu i LIBRA-s. Zoti Blushi sulmoi ashpër kryeministrin Rama duke e quajtur të paaftë për të drejtuar qeverinë. “Ne do ta heqim më 25 qershor ” tha ai.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more