Skip to main content

RTSH: “Rama-Meta shkëmbejnë replika në distancë” plus 9 more

RTSH: “Rama-Meta shkëmbejnë replika në distancë” plus 9 more


Rama-Meta shkëmbejnë replika në distancë

Posted: 17 Jun 2017 01:47 PM PDT

Fushata për zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit e dy partive kryesore të së majtës po shënon shkëmbim replikash në distance mes dy figurave kryesore, kryeministrit dhe kreut të PS Edi Rama dhe kreut të parlamentit dhe presidentit të zgjedhur Ilir Meta.
Ky i fundit ka qënë të shtunën pas dite në Gjirokastër. Duke kujtuar aksionin e bujshëm antikanabis në Lazarat, zoti Meta tha se “Ai aksion nuk u bë për të shkulur drogën nga Lazarati dhe Shqipëria, por për të pastruar Lazaratin dhe për të mbushur gjithë Shqipërinë me drogë”. Ish kreu i LSI ka shkuar edhe më tej kur ka deklaruar se “Fuqia e rremë dhe mashtruese e Rilindjes qëndron vetëm tek arroganca që vjen nga pushteti dhe përbuzja e njerëzve të thjeshtë”.
Nga ana e tij kryeministri socialist Edi Rama ka shprehur keqardhjen për tonet në rritje të aleatit të deritanishëm. Nga Lezha zoti Rama është shprehur se “Më vjen vërtet shumë keq, shumë zor, ndihem shumë i sekëlldisur kur shikoj gjëra që nuk do të doja ti shihnim, kur dëgjoj gjëra që shqiptarët nuk do të duhej ti dëgjonin më, çirrje, britma, ulërima, kërcënime. Më vjen jashtëzakonisht keq por Shqipëria që duam nuk është Shqipëria e ulërima, e kërcënimeve, nuk është Shqipëria e partive të tepsisë së pushtetit”.
Një javë para votimeve, polemikat pritet të vazhdojnë edhe më tej, por gjithçka shihet vetëm në konteksin e fushatës zgjedhore, që për shumë analistë është më e qeta që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

Rama : “U hap dera për drejtësinë e re”

Posted: 17 Jun 2017 08:03 AM PDT

Kryeministri socialist Edi Rama ka shprehur sot kënaqësinë e tij pasi parlamenti miratoi listën e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke thënë se tashmë “u hap dera për drejtësinë e re”. Zoti Rama doli duke buzëqeshur para gazetarëve në parlament duke thënë se “Jam shumë i lehtësuar që u kapërcyen të gjitha pengesat”. “Nga sot fillon zbatimi i reformë! Orët për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar janë të numëruara” tha ai.
Kryeministri dhe kreu socialist ndërkaq ka komentuar edhe sjelljen e aleatit të deritanishëm të tij Ilir Meta në fushatën zgjedhore. “Ajo që e ka bërë të çuditshme këtë fushatë është futja e Presidentit të zgjedhur në fushatë, por unë nuk dua të merrem me këtë” tha zoti Rama.
Deklaratës së Zotit Rama i dha përgjigje kreu i LSI Petrit Vasili. Sipas tij pas deklaratës së zotit Rama që i ka bërë thirrje policisë për tu përfshirë në zgjedhje, rendi dhe siguria janë të cënuara. “Në këtë mënyrë ne jemi të motivuar t’i japim përgjigjen e duhur e që vettingu i duhur të nisë me votën e lirë më 25 qershor” tha zoti Vasili.

Parlamenti voton vettingun, Topalli përplaset me Ramën

Posted: 17 Jun 2017 07:33 AM PDT

Parlamenti shqiptar ka votuar të shtunën pas dite me 100 vota pro, anëtarët e institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, duke shënuar fillimin e procesit të vettingut.

Seanca shënoi një përplasje mes deputetëve të PD që nuk do të jenë më në parlamentin e ardhshëm dhe kryeministrit Rama. Ish kryetarja e parlamentet Jozefina Topalli, më shumë se ndaj kryeministri Rama, sulmin e saj e përqëndroi ndaj kreut të PD Basha. “Në këtë listë ka miq personalë të kryeministrit, njerëz militantë, politikë dhe të paaftë. Pjesa tjetër e emrave janë të paktit Rama-Basha. Nëse ky është produkti i paktit tuaj, kjo është një këmbanë alarmi. Nuk më shkon mendja që të votoj në bllok njerëz që kanë mbyllur çështje personale gjyqësore me para. Po fortifikoni korrupsionin në sistemin e drejtësisë” tha zonja Topalli duke spjeguar kështu dhe votën e saj.

Por kryeministri Rama ka reaguar menjëherë dhe ka mbrojtur disa nga emrat e juristëve në listë. “Jozefinë, unë i hodha një sy listës dhe nuk e kam parë ndonjëherë dhe nuk e kuptoj se ku i gjete gjithë këta miq dhe gjithë këta shokë të mi. Ti përmende Ina Ramën dhe Ina Rama nuk është mikja ime, pavarësisht se Ina Rama është shembull i shkeljes së të drejtave të njeriut. Njoh Albana Shtyllën dhe jam shumë krenar që ajo është këtu. Njoh edhe Sokol Çobon në distancë, të tjerët nuk i njoh. Më vjen keq që e mbylle me kaq nivel të ulët karrierën tënde parlamentare për këtë moment, se unë jam i bindur që do të rikthehesh një ditë këtu” tha zoti Rama. “Ky Vettingu është gjëja e duhur, por është kaq e vonuar dhe kaq e domosdoshme saqë ka mbështetjen e gjithë popullit shqiptar, majtas dhe djathtas. Nëse është vonuar deri këtu, jeni ju në radhë të parë përgjegjës” ku drejtua zoti Rama zonjës Topalli", deklaroi ai.

Seanca u ndonje edhe nga trupi diplomatik ku ranë në sy ambasadori amerikan Lu dhe ambasadorja e BE Vllahutin.

Patozi: Fushatë që po përçmon PD!

Posted: 17 Jun 2017 06:25 AM PDT

Ish nënkryetari i PD dhe ish kryetari i grupit parlamentar të saj Astrit Patozi, akuzoi ashpër kryetarin Lulzim Basha se po bën fushatë të gabuar që po dëmton rezultatin e Partisë Demokratike. Deklarata e zotit Patozi, i njohur edhe më parë si zë kritik brenda PD, vjen pasi ai dhe disa figura të njohura të kësaj partie nuk u përfshinë nga kryetari Lulziom Basha në listat për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit. “E shikoj me keqardhje që për herë të parë në historinë e PD-së forca jonë politike nuk merret seriozisht nga kundërshtari. Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është një fushatë që përçmon PD-në, pra kundërshtarët përçmojnë PD-në, duke nisur që nga flamuri, simbolet kryetari. Dhe ndjej keqardhje” u tha zoti Patozi gazetarëve pra selisë së parlamentit.”Problemi kryesor në këtë fushatë për PD-në  për të cilën jam  i shqetësuar është fakti se qarkullon një legjendë e cila  nuk po fashitet,  sipas së cilës pas zgjedhjeve do të ketë një koalicion të madh mes PS- PD. Në rast se kjo javë e fundit që ka ngelur nuk do ta ndajë përfundimisht Partinë Demokratike nga kjo legjendë sigurisht që pasojat do të jenë mjaft të rënda dhe do të jetë përgjegjësia vetëm e zotit Basha” tha zoti Patozi, aktualisht deputet i parlamentit shqiptar.

Meta: Dhuna ndaj Gjinit- pabesi e Rilindjes

Posted: 17 Jun 2017 06:15 AM PDT

Policia e Lezhës po punon për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve që kanë ushtruar dhunë ndaj Gjovalin Gjini, kryeplak i fshatit Rraboshtë në Lezhë . Blutë e Lezhës kanë sqaruar se , materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 89-150 dhe 25 “Plagosje e lehtë ” “Shkatërrim prone" e kryer në bashkëpunim.
Sipas policisë në Lezhë shtetasi Gjovalin Gjini pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar për në banesën e tij pa dëmtime të rrezikshme për jetën. Ai  ka deklaruar se nuk i ka njohur personat që e kanë sulmuar dhe se nuk ka asnjë konflikt me ndonjë person konkret.
Deputetë dhe eksponentë të LSI kanë vizituar kryeplakun si dhe, kanë kërkuar kapjen e autorëve. Kryetari i kuvendit Ilir Meta teksa takoi Gjovalin Gjinin, kërkoi mbështetjen e ministrisë së brendshme. Ai tha se janë dhënë emra konkret të dhunuesve të aktivistit të LSI, ndërsa u shpreh se kjo që ndodhi është pabesi e Rilindjes, duke i dhënë ngjarjes karakter politik. Por policia  thotë se nuk ka asnjë provë për prapavijën politike të incidentit. Në një reagim të saj shprehet keqardhja për deklarimet e zotit Meta.

Vatikan, Papa pret Merkelin

Posted: 17 Jun 2017 06:00 AM PDT

Papa Francesku priti në një takim privat në Vatikan kancelaren gjermane Angela Merkel dhe bashkëshortin e saj. Mbrëmjen e së premtes Merkel ndodhej në selinë e ambasadës gjermane në Romë, ku u takua me përgjegjësit e qendrës së mbrojtjes së të miturve që promovohet nga Universiteti Gregorian. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i kësaj qendre që merret me luftën kundër pedofilisë. Kjo ishte vizita e katërt e kancelares gjermane në Vatikan për t’u takuar me Papa Franceskun.  "Jam e lumtur që ndodhem sërish këtu", deklaroi Merkel përpara se të takonte Atin e Shenjtë në audiencë private. Në takim Merkel dhe papa Françesku diskutuan edhe për samitin e muajit të ardhshëm në Hamburg të G20-ës, në një kohë kur kancelarja po përgatitet për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në shtator.

Jerusalem, vriten tre palestinezë, therrën policen

Posted: 17 Jun 2017 05:49 AM PDT

Forcat e sigurisë izraelite kanë vrarë tre palestinezë, të cilët mbrëmë i morën jetën një policeje Izraelite, në atë që duket se ishin sulme të koordinuara me të shtëna dhe therrje në Jerusalem. Përgjegjësinë për dy sulmet e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, në faqen e vet në Internet. Shteti Islamik ka tërhequr vërejtjen se ky nuk do të jetë "sulmi i fundit" kundër Izraelit. Në incidentin e parë, dy palestinezë u vranë vranë pasi hapën zjarr kundër një grupi të policëve izraelitë dhe u përpoqen t'i therrnin me thika. Në rastin tjetër, një palestinez therri për vdekje një police kufitare izraelite. Dhuna ndodhi ndërsa myslimantë shënuan përfundimin e Xhumasë së tretë të agjërimit të Ramazanit, me ç'rast dhjetëra mijëra palestinezë nga pjesa lindore e Jerusalemit dhe Bregu Perëndimor, morën pjesë në faljet në kompleksin e xhamisë, Al-Aksa, që është një nga vendet më të shenjta myslimane.

Homazhe për Helmut Kohl

Posted: 17 Jun 2017 05:40 AM PDT

Flamujt janë ulur në gjysëm shtizë në Gjermani dhe homazhet për arkitektin e bashkimit të vendit, Helmut Kohl vijnë nga të gjitha anët. Angela Merkel e quajti një gjerman dhe një europian të madh njeriun që dikur ishte udhërrëfyesi i saj. Krerët e Bashkimit Europian përdoren Twitterin për të përcjellë keqardhjen nga shuarja e një njeriu të kthyer në mishërimin e unitetit gjerman e atij europian. I biri, Walter Kohl thotë se Europës i nevojiten sot më shumë njerëz si ish kancelari gjerman që qëndroi më gjatë në post. Kohl ishte për 16 vjet Kancelar Federal i Gjermanisë, një çerek shekulli kryetar i CDU-së,  e të gjitha këto flasin për një aftësi të pabesueshme për të rezistuar, një aftësi të habitshme për t’u imponuar, një dëshirë të çeliktë për pushtet, por edhe një fat demokratik në zgjedhje. Katër herë u zgjodh në krye të ekzekutivit, një arritje politike imponuese e jetës së tij. Skandali i donacioneve ilegale për partinë e vet nuk arriti të zbehë atë që Kohl bëri në jetën e tij. Ai shkroi historinë, e në sytë e njerëzve do të mbetet gjithmonë  ribashkimi i Gjermanisë dhe Bashkimi i Europës.

Shifra në rritje për turizmin shqiptar

Posted: 17 Jun 2017 05:32 AM PDT

Viti 2016 ka sjellë rritje të kontributit të turizmit në ekonominë e Shqipërisë. Sipas shifrave industria turistike shqiptare kapi shifrën e 127.7 miliardë lekëve, ç’ka është e barabartë me 8.4 përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Ndërsa këtë vit, kontributi i drejtëpërdrejtë i turizmit në ekonomi pritet të rritet edhe me 5.2 përqind. Kjo sipas raportit të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve për impaktin ekonomik të turizmit për vitin 2017.
Ndërkaq sipas parashikimit afatgjatë të këtij këshilli, në vitin 2027, industria e turizmit në Shqipëri do të gjenerojë 244 miliardë lekë, shifër kjo ekuivalente me 10.8 përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Investimet në sektorin e turizmit janë projektuar të rriten me 9.2 përqind në 2017-ën nga 28.9 miliardë lekë që ato ishin në 2016-ën.
Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhetimeve pret që investimet në turizem dhe ato në udhëtime të arrijnë 52.9 miliarde lek në 2027-ën. Vitin e shkuar, industria e turizmit mbështeti në mënyrë të drejtpërdrejtë 85,500 vende pune, ndërsa këtë vit këshilli projekton që ky numër të rritet me 3.2 përqind. Gjithnjë sipas raportit të mësipërm parashikohet që 120 mijë vende pune do të mbështeten nga turizmi në vitin 2027. Këtë vit, Shqipëria pritet të tërheqë 4.26 milionë turistë të huaj, ndërsa në 2027-ën ky numër parashikohet të kapë shifrën e 6.25 milionëve. Në 2016-ën, Këshilli Botëror i Udhëtimeve dhe Turizmit e vendosi Shqipërinë të 29-ën në listën e 185 vendeve në aspektin e kontributeve të drejtpërdrejta në prodhimin e brendshëm bruto.

Shënohet tjetër përplasje Rama – Meta

Posted: 17 Jun 2017 05:15 AM PDT

Afrimi i ditës së zgjedhjeve duket se ngre gjithnjë e më shumë tensionin në marrëdhëniet mes forcve kryesore politike dhe liderëve të tyre. Orët e fundit janë shënuar përplasje të forta me dy aleatëve të deritanishëm, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të parlamentit dhe presidentit të zgjedhur Ilir Meta. Ky i fundit gjatë një interviste dhë televizionit grek “Star” tha se “…për fat të keq zoti Rama ka marrëdhënie të vështira me të gjithë dhe të paqëndrueshme, përfshirë dhe Greqinë, por jo vetëm Greqinë, por dhe fqinjë të tjerë”. Pas kësaj deklarate zoti Rama shkruajti në rrjetin social Fejsbuk se kjo ishte një deklaratë shokuese. “Si mundet një President shqiptar të shajë kryeministrin e vendit si të ishte ekstremist fqinj? TURP!” shkruajti zoti Rama.

Më parë zoti Meta ishte shprehur se si president nuk do të dekretonte kryeministër apo ministra nëse do të cënohej vota e zgjedhësve. Por përgjigjia e ardhur nga sekretari i përgjithshëm socialist Ruçi ishte se nëse vepronte në këtë mënyrë Meta do të shkarkohej si president.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more