Skip to main content

“Parimet politike apo luftë për pushtet” plus 8 more Ferizaj Press

“Parimet politike apo luftë për pushtet” plus 8 more Ferizaj Press


Parimet politike apo luftë për pushtet

Posted: 23 Jun 2017 06:19 AM PDT

Zhvillimet politike pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, për disa parti politike është bërë mënyrë për ta hjekur maskën e tyre, të cilën për kaq vite ishin fshehur pas saj.

Numrat,  përqindja e fituar nga subjektet politike, siç duket ka penguar të gjitha taborret për krijimin e një qeverie stabile.

Edhe koalicionet parazgjedhore, që u krijuan për ta marrë pushtetin, nuk arritën synimet që kishin planifikuar, e në anën tjetër, LVV e cila u befasua me rezultatin e arritur, nuk ka mundësi të krijoj qeverinë, ani pse na del të jetë partia më e votuar. Në parim me një rritje enorme, ende e pa studiuar, triumfoi LVV, por jo në atë nivelin që ishte dashur të jetë, për të pasur komoditetin e ndërtimit të qeverisë stabile e të qëndrueshme.

Partitë e koalicionet të cilat u renditën në dy pozitat e para, u detyruan të dalin nga vetvetja për t'i përmbushur aspiratat e egot e tyre politike. LDK-ja, një subjekt mjaft i atakuar, i cili udhëhiqte me qeverinë e vendit, ishte cak i sulmeve të një pas njëshme politike, një subjekt i cilësuar për pa aftësin e tij për të udhëhequr me vendin, i pa aftë për të marrë vendime të mëdha, në luftë të vazhdueshme për t'i rezistuar krahut opozitar, e besa në të shumtën e rasteve duke u kundërshtua edhe nga njerzit brenda këtij subjekti, pa përjashtuar kundërshtimet që vinin nga partneri i koalicionit PDK.

Ende pa u publikuar rezultatet zyrtare nga KQZ-ja, në bazë të atyre preliminare ndryshoi rrënjësisht qëndrimi për këtë subjekt politik. Qasja ndaj këtij subjekti politik po bëhet me mature politike (të rrejshme) nga dy taborret politike, për të marrë pushtetin, apo për të qëndruar edhe më tutje në pushtet.

Këto subjekte politike, me lojën e tyre të ndytë, mundohen që në forma të ndryshme të përkdhelin LDK-në, për t'i realizuar synimet e tyre në planin qeverisës.

Shumë herë është thënë, se të marrurit me politik, do të thotë të jesh i pafytyrë, mediokër, hipokrit, i dobët në qëndrime për atë që thua, i pavendosur, tradhtarë, gënjeshtarë e shumë virtyte të këqija, por asnjëherë nuk kam për ta kuptuar hipokrizin politike që ndodhë në vendin tonë, sepse jam mësuar më herët, që të ndaj të mirën prej të keqës, të bardhën prej të zezës, tradhtinë prej miqësisë, mikun prej armikut.

Asnjëherë nuk dua ta mësoj (por që duhet), pse na qenka kaq e rëndësishme LDK-ja në kohën e paszgjedhjeve, kur me të gjitha këto virtyte që po i atribuohen sot, nuk pasmi pasur nevojë fare të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, për të shpenzuar nga arka e shtetit disa miliona.

Nëse rëndësia e madhe e LDK-së për të qenë në qeveri edhe për një mandate të ri, atëherë pse ishte e nevojshme procedimi i mocionit të vot-besimit, është dashur ta përfundoj mandatin për aq kohë sa është e përcaktuar me ligjë.

Si ka mundësi që LDK-ja e skandaleve, që u jepej ky epitet dje, sot të jetë subjekt i besueshëm për qeverisje, apo ndoshta disa subjekteve të interesuara për LDK-në, ju është bërë qefi me renditjen që ka ky subjekt, për të pasur mundësi që të përfitojnë nga ky rangim i saj, për tu bërë marionetë apo satelitë i një subjekti të caktuar politik.

Si ka mundësi që LDK-ja e sotme të jetë e rëndësishme, e që LDK-ja e djeshme u sulmua në Parlament, në rrugë e ku jo.

Si ka mundësi që LDK-ja e djeshme, si bashkautore e kapjes së shtetit, me ministra të korruptuar e të pa aftë, sot të jetë subjekt i pëlqyer, pa ato thashetheme që kishim dëgjuar dje, apo ndoshta ky është vetëm një frazë, që të bënë të mendoshë se gjerat kanë ndryshuar brenda natës.

Krijimi i qeverisë së ardhshme, po shihet ashiqare që është në duart e LDK-së, po shihet faktorizimi i saj në këto ditë pikëllimi për të, pasi që nga një parti lidere sa ishte në vend, në ditët e sotme radhitet e treta, por e cila mbanë çelësin e qeverisë së vendit.

Shpresoj që zyrtarët e LDK-së nuk kanë për t'i harruar vezët të cilat hidheshin mbi liderin e tyre, nuk kanë për ta harruar gazin në Parlamentin e Kosovës, nuk kanë për ta harruar sulmet që bëheshin ndaj ministrave të saj në rrugë, nuk kanë për ta harruar as sulmin e dikurshëm që u provua të bëhej në jetën private të liderit të tyre, nuk kanë për ti harruar gozhdat në rrugë për të penguar rrugëtimin e liderit të tyre, por nuk kanë për ta harruar as prishjen e ujdisë që kishte dikur me PDK-në, qysh nuk kanë për ti harruar edhe thashethemet nga liderët e partive të tjera politike.

Topi na qenka në duart e LDK-së!

Vendimi duhej marrë nga LDK-ja, për ta formuar qeverin, apo vendin ta qojë në zgjedhje të jashtzakonshme.

Në të dua këto opcione, qelësi mbetet te LDK-ja.

Asnjëra nuk është më e keqe se tjetra!.

Kanë nuance sipërfaqësore të dëmshme për vendin?

Nëse eventualisht, LDK-ja e zyrtarët e saj do të binin në ujdi për të bashkëqeverisur me koalicionin PAN, si kanë mundësi t'i harrojnë thyerjet e fjalës së dhënë nga PDK-ja, apo në këtë formë kishin një marrëveshje të fshehtë politike PDK-LDK, për të ofruar pranë vetes në bashkëqeverisje edhe parti të tjera kundërshtuese opozitare, për të marrë vendime të mëdha për vendin, siç është:

  • Demarkimi i vijës kufitare me Malin e Zi,
  • Krijimi i Asociacionit të komunave serbe (AKS)
  • Formimin e ushtrisë, e shumë procese të tjera të cilat na presin.

Nëse eventualisht LDK-ja zgjedh të shkoj në bashkqeverisje me LVV, si ka mundësi t'i harroj të gjitha ato të bëma që i vinin nga ky subjekt, në format më të vrazhda të mundëshme.

A do të ketë forcë LDK-ja t'i harroj shtatëdhjet (70) dosjet e famshme në gjykatë, që i bëri LVV në Prishtinë ndaj liderit të kësaj partije.

A do të mundet lideri i LDK-së ta harroj sulmin që u bë mbi familjen e tij,

A do të mundet pa i kujtuar vezët e gaznin në Parlamentin e Kosovës.

Nëse vërtet çelësi është në LDK, shpresoj se ajo do ta hapë këtë mundësi me maturin politike.

Ta qoj vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse kështu është më së miri.

Është dëshmuar shumë herë, se në politik parime nuk ka. Parim i vetëm është ardhja në pushtet, ashtu siç po dëshmohet në ditët e sotme, ku ky subjekt, që dikur ishte e keqja e këtij vendi, sot me disfatën e thellë në elektorat paraqitet me qelës në dorë:

  • Për ta formuar qeverinë në afat rekord,
  • Apo për ta quar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në përgjithësi favorizuese është kjo e dyta, vendi është në një katrahur të vërtet, partitë politike detyrimisht duhet të profilizohen, nuk mund të bashkëqeverisin majtistët me djathtistët, apo të pandershmit me të ndershmit.

 

 

 

 

MA: Nexhat Shahini

(Magjister i Historisë)

REPORTAZH: Një ditë pune në Afganistan                                        

Posted: 23 Jun 2017 06:05 AM PDT

 

     Një ditë pune në Afganistan

"Atje është safety first". Kjo është fjalia me të cilën Fitim Rexhepi e përshkruan një periudhë të punës  së tij në Afganistan. Janë pikërisht këto toka afgane dhe luftërat që janë përjetuar fiks prej vitit 1801 deri tani 2017, që janë bërë synim i shumicës së shqiptarëve. Sidomos nga Ferizajlit. Përderisa një numër konsiderueshëm i madh vendosin të rrezikojnë jetën e tyre për shuma të majme del se me "njëfar mënyre ja vlen me shku".

ALARMI

In coming! In coming! In coming! Është alarmi që zgjon nga gjumi gjithë ushtarët e gjithë punëtorët në momentin që ky alarm aktivizohet. Alarmi është sinjali kur sulmojnë talibanët dhe bunkerat janë vende në të cilat gjithë personat fshehen. Qëndrojnë aty derisa ushtria konfirmon se është e sigurtë. Zëri dhe melodia e frikshme e alarmit alarmon pa ndonjë kohë të caktuar, edhe gjatë ditës, edhe gjatë kohës së ushqimit e edhe gjatë natës. Atje çdo minutë fryme është rrezikë se mos ndoshta është e fundit. Ndërsa rastet më të rënda janë kur Ushtria Amerikane del në mision dhe kthehet me shumë viktima dhe të lënduar, duke pasur kështu në mesin e tyre edhe shqiptarë. Çdo mision përfundon me thënjen Mission Completed. Shpërthimet dhe vrasjet shihen e përfolen vazhdimisht. "Kanë gjuajtur shumë shpesh, kur kemi shkuar me helikopter çdo të tretën apo të katërtën ditë,derisa i kemi bërë vizitë bazës. Momentin që kemi shkuar na kanë sulmuar duke hypur e duke zhdrypur prej helikopterit". Kështu rrëfen eksperiencën e tij Fitimi.

Një foto e njërës prej bunkerave në Afganistan

Bunkerat janë struktura të vogla betoni të gërmuara në tokë. Të bëra për qëllim t'i mbrojnë njerëzit në momentin që sulmoheshen. Pikërisht këto bunkerat e errëta e të frikëshme kanë shpëtuar qindra jetëra njerëzish."Një ditë në Afganistan nuk është ditë normale. Është jetë me frikë".

 

"Rreziku që paguhet"

Në Bondsteel,            Sojevë  punoi rreth 13 vite, një punë e kënaqshme sipas tij. Punë zyreje, saktësisht Representative job. Puna e tij ishte porositja e gazetave, librave, literaturave të ndryshme dhe revistave. Rreth 200 lloje gjithsejt. Me një orar prej 40 orëve në javë. Këtë punë e punoi rreth 13 viteve deri në vendosjen për të provuar një sfidë të re në Afganistan. Në korrik 2012. Kjo për shkak të reduktimit të orëve të punës, parimisht zvogëlimit të rrogës. E që është e  njëjta histori me secilin shqiptarë që merrë atë qëllim.                                                                                                                       Mënyra e konkurrimit për punë në Afganistan, Irak, Pakistan është përmes webside-it. Pastaj pjesa tjetër i takon atyre në përzgjedhjen se kush shkon. Nga 300 persona sa kanë konkuruar vetëm 25 prej tyre janë selektuar. Në mesin e të cilëve kishte meshkuj, femra dhe qifte e cila e bënte më të lehtë qëndrimin atje dhe më përfitues.                                                                                        "E kam ditur besojë, që jam duke shkuar në një vend jo të mire. Nuk kam qenë i përgatitur emocionalisht, nuk e kam përgatitur vetën për luftë. Më shumë ka qenë thjeshtë të shkojë, të shoh se çka është, të provojë një sfidë të re", rrëfen Fitimi.                                                                                          Njëzet e pestë të selektuarit i përmbushnin kriteret si: të jesh fizikisht i shëndetshëm dhe i fortë aq sa për t'i mbajtur 50 kg në krahë. Kjo për arsye të gatishmërisë që nëse ka ndonjë të lënduar ose të plagosur të jenë në gjendje t'i japin ndihmë ose të e dërgojë në ndonjë zonë të caktuar. Ndërsa gjuha angleze është avantazh.                                                                                                   Lamtumira e fëmijëve dhe e familjes është momenti më i hidhur dhe më i rëndi. "Momenti i lamtumirës me fëmijë dhe familjen është një moment shumë i rëndë. E dinë që je duke shkuar në një zonë lufte ndërsa nuk e dinë se çfarë do të ndodhi: a ke me u kthyer i gjallë apo i vdekur".                             A ja vlen? – "Është problem kur je i martuar e ke fëmijë".

Destinacioni për Afganistan është Prishtinë – Kuvajt për 6 orë dhe Kuvajt – Afganistan për 8 orë. Rrugëtim i gjatë për të arritur në tokat afgane siç quheshin më herët dhe për të parë luftën tani.                              "Puna ime ka qenë të bëj vizita brenda bazave në Afganistan. Të vizitoj punëtorët, të kontaktoj me ta në mënyrë që me i bind se duhet punuar. Sepse atje shumica prej tyre nuk dëshironin të punojnë në kushte të atilla, ishte problem pasi që ata i shërbenin armikut Taliban. Në këtë mënyrë shumica prej tyre kanë pasur kërcënime prej Talibanëve se përse po punonin për Amerikanët. Ata ju kanë mbytur familjet".                                                                                             Aty është vendi ku Shtetet e Bashkuara kanë kaluar  16 vjet duke luftuar, duke humbur mijëra jetëra amerikanësh. Kjo është arsyeja se përse atje çdo gjë është në një kosto të lartë pagese.          "Se rreziku atje paguhet. Nëse merrë 2500 rrogën, ke rrezikun që e paguan 1500". Rroga fillon nga 4000 deri 6000 euro në muaj, para neto. Varësisht nga pozita është dhe pagesa.

 

 Një ditë e punës së Fitimit

Suicide bombers shkaktonin tmerrin më të madh duke lënë të vdekur vetën dhe qindra të tjerë. Janë njerëz që paguhen për të minuar veten e tyre. Këta sulmuesit vetëvrasës lënë shumë të lënduar e shumë të vdekur, në mesin e tyre edhe shqiptarë.                                                                                                                         "Në Kabul gjatë udhëtimit nga njëra bazë në tjetrën ka patur disa shpërthime, derisa kemi qenë në lëvizje. Brenda 200 metra shpërthim. Më së shumti ka suicide të cilët janë të minuar, vrasin vetën dhe njerëzit përreth".

Të gjitha këto përjetime ndikojnë në gjendjen emocionale dhe psikike. Personat të cilët nuk janë emocionalisht të fortë mbesin me shumë fundërrina kur të kthehen në vendin e tyre. Kontratat për punë vazhdohet çdo vit. Ka persona që punojnë me vite atje , punojnë 5 vite,punojnë 8 vite  ka edhe nga ata që punojnë vetëm 1 vit. Ndërsa pushimi është çdo tre muaj, nga dy javë.

"Fatëkeqsisht kur kthehen janë me trauma. Kanë problem nervore, janë agresiv , nuk janë të qetë krejt kjo shkaku i skenave që atje shohin. Mbesin me efekte anësore".

Shqiptarët  zakonisht punojnë më shumë në kuzhina duke përgatitur  ushqim për amerikanët. Çdo të premte në menyn e tyre amerikanët kanë edhe ushqimin tradicional shqiptarë që të preferuar kanë piten. Në meny hynë edhe gullashi dhe fasulja. Shqiptarët punojnë gjithashtu edhe zdrukthtari ,mekanik e punë tjera.

Popull i izoluar

Popullsinë e Afganistanit e përbëjnë shumica fshatare me rreth 78%.Njerëzit në Afganistan janë njerëz të pa shkolluar , u mungon arsimi e kultura. Populli afgan është popull i izoluar , popull i varfër. "Jetojnë në shtëpi që i kanë ndërtuar nga balta". Shumica kanë shumë fëmijë. Për faktin se është e lejuar Poligamia sipas të cilës një burrë mund t'i ketë deri në katër gra.                                                                                                                                                           Përderisa një ditë në Kosovë është e ndryshme herë fillon me mëngjesin e hershëm e herë  pak më vonë varësisht nga obligimet që njerëzit kanë gjatë ditës. Prapë në përgjithësi secili mund të planifikoj ditën e tij. E di orarin e punës ,kohën e pauzës dhe mbrëmjen, pastaj ditën tjetër me angazhime të reja deri në vikendin javor. E njëjta gjë nuk ndodhë në Afganistanin. Si vend është vend interesant, me kodra, shumë male e shumë gurë. "Më tërhek ende por thjeshtë për ta vizituar, jo për të punuar prapë !".

Pas orarit të punës

Momenti i kthimit për pushim në Kosovë është gëzimi më i madh që shqiptarët përjetojnë. Dhe jo vetëm ai që kthehet por të gjithë. "Krejt dalin e përshendetin e i thojnë kalo mirë. Lakmojnë".                 Puna fillon nga 8 e mëngjesit deri 5 e mbrëmjes. Nganjëherë edhe me orar më të zgjatur nga 12 deri 13 orë. Ndërsa pjesën tjetër të ditës , pas punë takohen gjithë shqiptarët nëpër Burger King, Pizza Hood. Mirren me aktivitete të ndryshme sportive si volejboll,basketboll,futboll,pingpong. Gjithashtu në Afganistan ka edhe kinema për të shikuar filma të shumtë.Dëgjojnë muzikë  e lexojnë libra. Pas orarit të punës organizohen edhe karaoke 2 herë në javë për t'u disponuar. Amerikanët janë njerëz të qefit dhe njihen për moton e tyre have fun, bëj qejf më shumë. Si popull gjërat i marrin më qetë dhe t'ia kalojnë sa më mirë është me rëndësi për ta, për dallim nga populli gjerman.

Informimi bëhet përmes mediave të ndryshme si BBC, CCN dhe nga mediat indiane. Informohen për gjithçka që ndodhë brenda Afganistanit. Informohen edhe përmes internetit. Nga skype e viberi. Mirëpo një pjesë e shqiptarëve kanë vetëm komunikimin kabllor, një përqindje prej 90% e shqiptarëve nuk kanë të drejtë të posedojnë telefon personal. Në këtë mënyrë është shumë më vështirë sepse nuk mund të i shohin familjet e tyre. Gjatë javës kanë të drejtë të bisedojnë me familjarët 2 herë ose 3 herë në javë.

Ushqimi është shumë i mire dhe shumë i shijshëm për të gjithë ndërsa fjetja dallon një pjesë e tyre gjumin e bëjnë nëpër tenda, bashkë me nacionalitete tjera. Dhe telefonat i mbajnë në mënyrë ilegale. "Fjetjen e kam patur të mirë. Kam fjetur në shtëpi ruse të cilat kanë qenë të ndërtuara nga bazat ruse. Mirëpo kushtet nuk janë të njëjta për të gjithë". Gjithë ky privilegj për disa persona është e gjitha shkaku fuqisë së kompanive të tyre.

 Shkruar nga Erijona Asllani, studente e gazetarisë, viti parë.

10 bletarë ferizajas do të përfitojnë pajisje për bletari

Posted: 23 Jun 2017 04:58 AM PDT

Ferizaj.23.06.2017.  Komuna e Ferizajt ka nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme me organizatën IADK –Iniciativa për Zhvillimin e bujqësisë së Kosovës përmes së cilës parashihet që të ndihmohen 10 bletarë me pajisje për zhvillimin e bletarisë.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa e vlerësoi mjaft të dobishme marrëveshjen e nënshkruar për vet komunën dhe bletarët aktiv ferizajas.
"Kjo është edhe një mundësi më shumë për bletarët tanë që përmes bashkëfinancimit të komunës të përfitojnë pajisje dhe përvoja të reja për zhvillimin e veprimtarisë së tyre. Ne në vazhdimësi po bëjmë përpjekje që ky sektor të përkrahet dhe të rritet ku prodhimet do të jenë sa më cilësore, por edhe do të angazhohen njerëzit që e duan këtë lëmi" tha kryetari Svarqa pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.
Edhe drejtori për Bujqësi në komunën e Ferizajt Ismet Vranovci shpjegoi se do të përfitohen pajisje mjaft moderne për nxjerrjen e mjaltit.
" Është një marrëveshje mjaft e rëndësishme ku fermerët përfitues do të marrin mjete moderne për nxjerrjen përpunimin dhe ruajtjen e mjaltit që prodhojnë. Pas pak kohësh do të zhvillojmë të gjitha procedurat për përzgjedhjen e fermerëve dhe do të mundohemi që bletarët më të vyer të përfitojnë nga kjo marrëveshje" tha drejtori Vranovci.
Marrëveshja e nënshkruar sot parasheh që për këtë projekt të investohen gjithsej 26 mijë euro, ku në shumën 65 % do të participojë organizata IADK nga Vushtrria , me 20%  komuna dhe me 15 % të vlerës totale duhet të participojnë fermerët përfitues.

Leonora Zeqiri, shërbyesja civile më e suksesshme në Ferizaj

Posted: 23 Jun 2017 04:44 AM PDT

Inxhinierja e ndërtimtarisë në Drejtorinë e Infrastukturës në Komunën e Ferizajt, është zgjedhur nga Ministria e Administratës Publike e Republikës së Kosovës, shërbyesja civile më e suksesshme në komunën e Ferizajt.

Zgjedhja e Leonora Zeqirit si shërbyesja më e suksesshme u bë me rastin e 23 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil. Ajo u veçua për kontributin e dhënë në fushën e administratës publike për vitin 2016-2017.

Të pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Prishtinë ishin edhe ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar,Tefik Mahmuti, drejtor i Departmentit të Administrimit të Shërbimit Civil, Shkëmb Manaj nga Këshilli i Pavarur Mbikqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, Kryetar i Sinidkatës së Pavarur të Kosovës, si dhe Refike Sulcevsi, drejtoreshë e përgjithshme e Institutit IKAP të Kosovës.

Duke folur për këtë vlerësim domethënës për të, inxhinierja Leonora Zeqiri ka thënë se përzgjedhja e saj si shërbyesja civile më e mirë në komunën e Ferizajt, është një ndjenjë tepër e veçantë.

"Është një privilegj shumë i madh që të shpërblehem për punën dhe angazhimin tim në rrafshin profesional. Kjo mirënjohje do të thotë shumë për mua dhe më obligon që të vazhdojë edhe më tej me punën dhe angazhimin tim në të mirë të qytetarëve të komunës së Ferizajt," ka thënë Zeqiri.

Leonora Zeqiri është në përfundim të studimeve postdiplomike në master, drejtimi "Infrastrukturë rrugore" në Universitetin e Prishtinës.

Policia e Ferizajt, me paratë e minimaratonës, ndihmohen 10 familje skamnore

Posted: 23 Jun 2017 04:15 AM PDT

Ferizaj.23.06.2017. Me të holla që u grumbulluan nga minimaratona e vrapimit që u mbajt në Ferizaj më 10 qershor, Policia rajonale e Ferizajt, ndihmoi me pako ushqimore dhe me nga 50 euro, 10 familje skamnore të komunës së Ferizajt.

Zëvendësdrejtori i policisë rajonale në Ferizaj, majori Basri Shabani ka bërë të ditur  se familjet janë përzgjedhur në bashkëpunim me Qendrën për punë dhe mirëqenie sociale.

Edhe familjet që përfituan të mira materiale u shprehën mirënjohëse ndaj Policisë së Ferizajt. Thanë se po jetojnë në kushte të vështira sociale dhe pa të ardhura.
Në minimaratonën e vrapimit që u mbajt në Ferizaj, organizuar nga Policia rajonale e Ferizajt, kishin marrë pjesë 400 veta. Aty ishin tubuar 1. 710 euro. 1 mijë euro u harxhuan për familje nevojtare, kurse 710 euro të tjera do t'u ndahen disa policëve me kushte jo të mira ekonomike ose me probleme shëndetësore.

Ferizajasit me shërbim të ri elektronik për nxjerrjen e dokumenteve  personale

Posted: 23 Jun 2017 03:24 AM PDT

Ferizaj.23.06.2017. Të gjithë qytetarët e Ferizajt të cilët kanë nevojë për nxjerrjen e dokumenteve personale nuk kanë nevojë më të presin në radhë, por nga sot do të mund të kryejnë këtë shërbim në formë elektronike për mes 2 e-kiosqeve të cilat janë vendosur në qendër të Ferizajt.
Kryetari i komunës së Ferizajt me këtë rast tha se ky shërbim do të jetë mjaft i lehtë për t'u përdorur nga qytetarët, dhe në çdo kohë ata mund të nxjerrin dokumente pa pasur nevojë që ta presin orarin e punës së zyrtarëve .
"Unë e konsideroj një investim tepër të rëndësishëm vendosjen e këtyre kiosqeve tani në kohën kur na vijnë edhe mërgimtarët. Është modern dhe lehtë i qasshëm për qytarët e Ferizajt, pra një mundësi që edhe këta të ecin në hap me kohën sikurse të gjithë qytetarët e shteteve të zhvilluara të Evropës perëndimore pa pasur nevojë që të jenë peng i radhëve për nxjerrjen e dokumenteve personale".
U bë e ditur se këtë vit nuk do të ketë orar të zgjatur në shërbimin e ofiqarisë siç ka qenë viteve të kaluara gjatë kohës së verës ngase e-kiosqet do të jenë në shërbim 24 orë e edhe ditëve të pushimit.
Në e-kiosqet e funksionalizuara sot qyetarët e Ferizajt do të mund t'i nxjerrin 5 lloje të dokumentve , certifikatën e lindjes , ekstraktin e lindjes nga regjistri qendror, certifikatën e martesës, certifikatën e shtetësisë ,certifikatën e vendbanimit dhe faturën e tatimit në pronë.
Komuna e Ferizajt për vendosjen e këtyre dy e-kiosqeve ka investuar 20 mijë euro .Qytetarët njërën e-kiosk mund ta gjejnë përpara objektit të komunës dhe tjetrin tek shtëpia e kulturës.

Grainca thotë se LDK ia ka mbyllur derën PAN’it

Posted: 22 Jun 2017 02:17 PM PDT

Ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca në "D+" ka thënë se nuk ka disponim që të shkohet me 'PAN', deri sa dera hapur i lihet VV-së.

"LDK tani është në fazën e diskutimeve dhe reflektimeve të brendshme. Ende nuk është marrë ndonjë vendim se me kënd të shkohet në koalicion.  Mirëpo, eksiton një disponim i shumicës së deputetëve që të mos shkohet me PAN'in. Shumica mendojnë se me PDK nuk mund të shkohet më në bashkëqeverisje. Kjo gjë veç është mbyllur", ka thënë Grainca.

Ai ka treguar se LDK mund të jetë më e përafërt me Vetëvendosjen.

" Sa i përket VV mund te këtë diskutime. Por edhe me këtë parti kemi dallime. Mirëpo, besojmë dhe shpresojmë se mund të gjejmë një gjuhë të përbashkët për formimin e Qeverisë", ka thënë ai.

Këta do të jenë kandidatët e partive për kryetarë komunash

Posted: 22 Jun 2017 01:05 PM PDT

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor, ndërsa subjektet politike pritet që të bëjnë analizat se cilët duhet të jenë kandidatët e tyre për kryetarë të komunave.

Ndonëse deri më tani partitë politike nuk kanë zyrtarizuar ende kandidatët me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale, lajmi.net iu sjell disa nga emrat e mundshëm.
Partia Demokratike e Kosovës
PDK-ja në shumicën e komunave pritet të dal me të njëjtit kandidatë që i kishte edhe në zgjedhjet e kaluara. Kurse në Prishtinë këtë herë pritet të kandidojë me Lirak Çelajn dhe me

Zenun Pajazitin në Gjilan.
Prishtinë – Lirak Çelaj
Prizren – Kujtim Gashi
Pejë –Arton Muhaxheri apo Muhamet Haliti
Mitrovicë – Avni Kastrati
Gjilan – Zenun Pajaziti
Ferizaj – Agim Aliu
Drenas – Ramiz Lladrovci
Skenderaj – Fadil Nura ose Nuredin Lushtaku
Malishevë – Isni Kilaj
Rahovec – Idriz Vehapi
Klinë – Sokol Bashota
Suharekë – Ramë Vataj
Podujevë – Naim Fetahu
Kamenicë -Begzad Sinani
Kaçanik – Besim Ilazi

Lidhja Demokratike e Kosovës

LDK pritet që në komunat ku ka qeverisur në mandatin e fundit të dal me të njëjtit kandidat, ndërsa në komunat tjerat do të dal me kryetarët e degëve të saj.
Pejë – Gazmend Muhaxheri
Ferizaj – Muharrem Sfarça
Fushë Kosovë – Burim Berisha
Podujevë – Agim Veliu
Istog – Haki Rugova
Viti – Sokol Haliti
Suhareka – Sali Asllanaj
Lipjan – Imri Ahmeti

Ndërkohë për kryetar të Prishtinës, ambicie ka shprehur ish-kryetari i kësaj komune, Ismet Beqiri, por nuk përjashtohet mundësia që kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës të dal Lumir Abdixhiku.

Lëvizja Vetëvendsoje

Në Lëvizjen Vetëvendosje deri më tani është e sigurtë vetëm kandidatura e Shpend Ahmetit për Prishtinën, ndërsa për komunat tjera, pritet të vendoset në muajt në vijim.

Prishtinë – Shpend Ahmeti
Vushtrri – Ali Januzi ose Aida Dërguti
Pejë – Avdi Shkreli ose Fatmire Mullhaxha- Kollçaku
Prizren – Artan Abrashi
Gjilan – Sami Kurteshi
Kamenicë – Arsim Thaçi
Istog – Florin Dreshaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj kohë më parë ka treguar për lajmi.net emrat e mundshëm që do të garojnë në disa komuna, e që sipas tij, AAK do të rikthehet fuqishëm.

Rahovecit – Smajl Latifaj
Obiliq – Xhafer Gashi
Pejë – Fatmir Gashin
Gjakovë – Adrian Gjini
Deçan – Daut Haradinaj
Prishtinë – Avni Arifi
Junik – Agron Kuçi.

Nisma për Kosovën
Zyrtarët e Nismës kohë më parë kanë thënë se nëse garojnë të vetme në zgjedhjet lokale, kandidatë të kësaj partie për kryetarë komunash do të jetë kryetarët e degëve.

Jep dorëheqje Ekrem Mustafa nga pozita e kryetarit të KF “Ferizaj”

Posted: 22 Jun 2017 11:10 AM PDT

Përmes një komunikate Ekrem Mustafa, ka bërë të ditur se jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të KF “Ferizaj”. Mustafa ka thënë se dorëheqjen e ka ofruar për arsye personale.

Ky është njoftimi i Ekrem Mustafës , tani më ish kryetar i KF “Ferizaj”

Të nderuar anëtar të KF."Ferizajt"
Unë, Ekrem Mustafa, për arsyje të mia personale tërhiqem nga pozita e kryetarit të KF."Ferizaj"
Të dashur miq, shok,donator, tifoz “Ujqit” dhe bashkëpunëtor, ju falënderoj të gjithë për kontributin dhe punën përmes së cilës më keni mbështetur në këtë rrugëtim dhe kërkoj falje për të gjitha të metat e mia.
Ishte kënaqësi e veçantë të punoja me ju !
Me respekt:
Ekrem Mustafa.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more