Skip to main content

Ora News: “Zgjedhjet me 1664 QV të numëruara: PS 75 mandate, PD 40, LSI 20, PDIU 3, PSD 1” plus 9 more

Ora News: “Zgjedhjet me 1664 QV të numëruara: PS 75 mandate, PD 40, LSI 20, PDIU 3, PSD 1” plus 9 more


Zgjedhjet me 1664 QV të numëruara: PS 75 mandate, PD 40, LSI 20, PDIU 3, PSD 1

Posted: 25 Jun 2017 11:44 PM PDT

Shqipëria votoi në 25 qershor për zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare. Pas dorëzimit të materialeve filloi procesi i numërimit të votave.

 Pothuajse në të gjithë qarqet janë hapur disa prej kutive të votimit, ku deri tani në avantazh është Partia Socialiste. Ndërsa PD dhe LSI në disa qarqe janë edhe konkurrente për vendin e dytë dhe të tretë.

Ajo që bie në sy nga numërimet e parë është qarku i Shkodrës, një bastion i PD ku shumica e votuesve kanë dhënë votën për Partinë Socialiste.

Shikoni foton (poshte): Deri në orë 08:45 janë numëruar 32.67% të votave ose 1752  kuti nga 5362 në total. Rezultati sipas KQZ-se ne rang vendi . Per te klikuar per rezultatet sipas qarkut klikoni ne homepage e oranews

Ora 08: 49 Nis numërimi në bashkinë e Elbasanit

Në bashkinë e Elbasanit ka nisur vetëm mëngjesin e sotëm numërimi i votave. Po numërohen 3 kutitë e para. Vazhdon numërimi në Prrenjas, Librazhd, Cerrik dhe Belsh. Ndërsa në Peqin nuk ka nisur ende.

Ora 08: 45 Rama zgjohet me buzëqeshje: Kryevepër ende e pambaruar

Ora 08: 35 PS merr fitoren e parë, Puka mbyll proçesin e numërimit. Numri i votave

Ora  08:26  PS i rrëmben 1 deputet PD në Shkodër, Doshi merr mandatin e Frrokut

Ora 08: 00 Dy qarqet e vendit ku PD dhe PS ndajnë numër të barabartë deputetësh

Ora 03:27-Në Urën Vajgurore vijon procesi i numërimit, në 4 kuti rezultati është ky:

LSI 186 vota
PS 587 vota
PD 306 vota

03:25 -Të dhënat në rang kombëtar, PS mbi 50% të votave

Nga të dhënat e KQZ në rang vendi, Partia Socialiste ka marrë 45.621 vota ose 50.24%, e ndjekur nga Partia Demokratike me 24 mijë e 281 vota, ose 26.74%. Partia e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 15 mijë e 353 vota ose 16.91%.

PDIU renditet partia e katërt me  3 577 vota ose 3.94%, e ndjekur nga Libra me 1.10%. Të dhënat janë publikuar nga KQZ në orën 03:15.

Ora 3:21 Rezultatet në rang kombëtar, PS me 28 mandate. PD 17, LSI 9, PDIU 1

Sipas projeksioneve të deri tanishme, PS kryeson me 28 mandate deputetesh, e ndjekur nga PD me 17 deputete, LSI 9 dhe PDIU 1 deputet.

02:55- Rezultatet në rang kombëtar, kryesor PS me mbi 50%. PD ndiqet nga LSI

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në ranga kombëtar, Partia Socialiste ka marrë deri më tani 50.01% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me 26.99% të votave. Lëvizja Socialiste për Integrim renditet e treta në rang kombëtar me 16.67 për qind të votave. Rezultatet janë të orës 02:55.

Të dhënat minutë pas minuti nga raportimi i gazetarëve të Ora News në gjithë Shqipërinë

Ora 02:47 Procesi i numërimit në Elbasan u shty për në orën 7:00

Ora 02:40 Kzaz 13 Lezhe QV 0690- Blinisht
PD 152  vota
PS 174 vota
LSI 10 vota

Ora 02: 35 Përfundon numërimi i kutisë së parë në Poliçan
PS 107 vota
LSI 19 vota
PD 7 vota 

Ora 02:28 Në Dibër kur janë numëruar 3 kuti

PD 173 vota
PS 153 vota
LSI 29 vota 
PDIU 213 vota 

Ora 02:05 Shkolla e Kuqe, Tiranë KZAZ 38

Ka përfunduar kutia e parë:

PS 158 vota|
LSI 24 vota,
PD 97 vota
LIBRA 15 vota

Ora 02:00 Ne Kavaje procesi i numërimit pritet të fillojë në orën 3

01:47 –Rezultatet e numërimit të votave në Kolonjë, ku janë numëruar 7 qendrat e para:
PS 1002
PD 142
LSI 658                       

Devoll.5 qendrat e para:
PS 648
PD 787
LSI 111
PDIU 26
Libra 10

01:45 – Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në KZAZ-të 83 dhe 84 në Qarkun e Vlorës.

01:38 –Në KZAZ-në numër 65 në Poliçan kanë votuar  6.942 votues nga 13 mijë e 600 votues. Janë hapur tre kutitë e para.

01:35- Dibër, hapen 8 kutitë e para

Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në Qarkun e Dibrës. Gazetarja e Ora News raporton se Peshkopi janë për t'u numëruar 118 kuti, 8 prej të cilave janë hapur tanimë për t'u numëruar. Pjesëmarrja në votime është 56.7 për qind. Numërimi ka nisur edhe në Klos dhe në Burrel.

01:35 – Në Himarë kryeson PS

Nga 39 kuti votimi në Himarë, gazetarja e Ora News reformon se janë numëruar 4 prej tyre, ku në avantazh është Partia Socialiste. Nga numërimi i derimëtanishëm, PS ka marrë 393 vota, PD 68 vota dhe LSI, 98 vota. 8 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

01:20- Procesi i numërimit të votave nuk ka nisur ende në Kavajë, përkatësisht KZAZ-ja 42.

01.18 –Procesi i numërimit në Vlorë nuk ka nisur ende për shkak se numëruesit po trajnohen.

01.10 – Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në Ura Vajgurore.

Procesi i numërimit ka nisur edhe në bashkinë Dibër.

01:02 -Në Tepelenë ka përfunduar procesi i numërimit në dy kuti.

Nga numërimi rezultati del si më poshtë:

-PS 57 vota, PD 28 vota dhe LSI 5 vota në Lopas                         

-PS 90 vota, PD 8 vota dhe LSI vota 8 në fshatin Sinanaj.

Ka nisur procesi i numërimit edhe në KZAZ-në 72 në qytetin e Korçës.

00:41- Në Përrenjas dhe Belsh pritet të nisë për pak minuta procesi i votimit, ndërsa në Librazhd, Cërrik dhje Gramsh ka nisur tashmë. Elbasani dhe Peqini do të nisin numërimit sot në orë 7 dhe 8 të mëngjesit. 

Në qarkun  e Korçës përfundoi dorëzimi i të gjitha materialeve zgjedhore pa probleme.

00:30 -3 kutite e para ne Pustec. Deri tani PS 446, LSI 435, PD 257.

00:20- Pas qytetit të Durrësit, edhe KZAZ-ja 48 që i përket qytetit të Elbasanit ka vendosur që procesi i numërimit të votave të nisë nesër në mëngjes.

00:10- KZAZ-ja 58 në Fier, ka marrë në dorëzim 105 kuti votimi të qytetit të Fierit dhe Mbrostarit. Pas një pushimi të shkurtër, pritet të nisë procesi i numërimit.

 00: 07 Gazetarët e Ora News të shpërdarë në të gjithë Shqipërinë raportojnë këto të dhëna:

Në Tepelenë ka përfunduar numërimi i kutisë së parë: PS 77 vota, PD 12, LSI 12

Kryetari i KZAZ- së me numër 64 në Berat Gent Zëre konfirmoi se proçesi i numërimit do të nis rreth orës 1:00 me tetë grupe numërimi.

23:50 -Rreth orës 23:50 minuta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur pjesëmarrjen në rang vendi për 45.55 për qind të kutive të votimit ose 2496 qendra. Sipas KQZ-së, pjesëmarrja për këto qendra është 45.17%.

23:40 -Pustec, kryesor LSI-ja

Ka nisur procesi i numërimit të votave në bashkinë minoritare të Pustecit, ku sipas të dhënave paraprake kryesore Lëvizja Socialiste për Integrim. Pusteci është KZAZ-ja 3751.

23:38 –Në qytetin e Durrësit, komisionerët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste kanë bërë marrëveshje që procesi i numërimit të votave të nisë nesër në mëngjes. Procesi do të nisë në orën 7 të mëngjesit ku do të numërohen 460.

23:34 –Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në Tepelenë.

23:30 –Procesi i numërimit të votave nuk ka nisur ende në Gramsh, Cërrik, Përrenjas në Qarkun e Elbasanit.

23:25  –Në KZAZ 35 në Tiranë me 95 qendra votimi që i përket zonës së "Vasil Shantos" ka përfunduar dorëzimi i kutive.

23:20  -Nis numërimi i votave në Has. 

23:17  Gazetarët e Ora News të shpërdarë në të gjithë Shqipërinë raportojnë këto të dhëna:

Më Himarë ende nuk ka nisur numërimi.

Në Elbasan KZAZ 47 ende nuk ka grumbullur kutitë

Në Elbasan KZAZ 48, 49, 50 ka grumbulluar kutitë, priten numëruesit për të filluar procesin e numërimit

23:00 Gazetarët e Ora News të shpërdarë në të gjithë Shqipërinë raportojnë këto të dhëna:

Në qarkun e Kukës përfundoi pa probleme dorëzimi i materiale zgjedhore.

Në Shkodër përfundon dorëzimi i materialeve të 45 qendrave në  KZAZ 5

Në Shkodër përfundon dorëzimi i materialeve të 47 qendrave në  KZAZ 3

Në Pustec janë hapur tre kutitë e para

Në KZAZ Kavaja, numërimi pritet të fillojë pas orë 24:00

Në Gramsh, Librazhd dhe Përrenjas nuk ka nisur ende procesi i numërimit

Në gjithë qarkun e Gjirokastrës nuk ka nisur ende procesi i numërimit.

Në Pukë nuk ka nisur ende procesi i numërimit.

Në Fier mendohet që të nisë procesi i numërimit në orën 00:00.

Në Lezhë nuk ka nisur ende procesi i numërimit.

Në Elbasan nuk ka nisur ende procesi i numërimit.

Në qarkun Durrës ka përfunduar dorëzimi i materialeve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rama zgjohet me buzëqeshje: Kryevepër ende e pambaruar

Posted: 25 Jun 2017 11:35 PM PDT

Kryeministri Edi Rama duket optimist.

Ja urimi që ai ka bërë për miqtë e tij në rrjetin social facebook

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të bukur me këtë kryevepër ende të pambaruar të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi” 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PS merr fitoren e parë, Puka mbyll proçesin e numërimit. Numri i votave

Posted: 25 Jun 2017 11:29 PM PDT

Ka përfunduar proçesi i numërimit në bashkinë e Pukës. Partia Socialiste ka shënuar në fitore bindëse në 25 kutitë e votimit.

Ajo çfarë vihet re është fakti se ka pasur një numër të konsiderueshëm fletësh votimi që janë shpallur të pavlefshme, rreth 230.

Gazetarja jonë Denisa Çerma raportoi rezultatet përfundimtare, sipas të cilave: PS ka marrë 4287 vota, PD 1333 vota, LSI 597 vota, PSD 309 vota, LIBRA 12, PDIU 70 vota.

Klikoni ketu per tu informuarExit Poll-i kombëtar: PS merr 45-49 % te votave, PD e dyta, LSI e treta

Klikoni ketu per tu informuarMinute pas minute te gjitha zhvillimet ne diten e zgjedhjeve 25 qershor 2017

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PS i rrëmben 1 deputet PD në Shkodër, Doshi merr mandatin e Frrokut

Posted: 25 Jun 2017 11:02 PM PDT

Qarku i Shkodrës mbetet supriza e këtyre zgjedhjeve, të paktën nga votat e numëruara deri më tani. Partia Demokratike ka shënuar një rezultat zhgënjyes në bastionin e saj, duke humbur një deputet në këtë qark nga 2013.

LSI ka një qëndrueshmëri krahasuar me 2013, ndërsa rritje ka shënuar PS.

Një tjetër detaj interesant është fakti se Tom Doshi që në 2013 ishte fitues në siglën e PS konfirmohet si deputet nën siglën e PSD. Në këtë mënyrë kjo parti merr një deputet që në 2013 e kishte marrë PKD e Mark Frrokut.

Sipas rezultateteve në Shkodër nga 11 deputetë që ka qarku, PS merr 5 deputetë, 4 PD, 1 LSI dhe 1 PSD.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trashëgimtarja e Swarovski shijon muajin e mjaltit me bashkëshortin

Posted: 25 Jun 2017 10:44 PM PDT

Trashëgimtarja e Swarovski ka pak ditë që u martua me të dashurin e saj Werner Mürz në Itali.

Ndërsa tani Victoria po shijon muajin e mjaltit në Sardenjë. 23-vjeçarja është fotografuar duke shkëmbyer puthje romatike me Werner.

E veshur me bikini këngëtarja austriake shfaqte format e saj trupore mahnitëse.

  

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dy qarqet e vendit ku PD dhe PS ndajnë numër të barabartë deputetësh

Posted: 25 Jun 2017 10:44 PM PDT

Teksa vijon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare, pothuajse të të gjitha qarqet Partia Socialiste kryeson me diferencë të ndjeshme ndaj partive të tjera.

Ajo që vihet re deri tani nga rezultatet e KQZ, është fakti se në dy qarqe të vendit Dibër dhe Lezhë PS dhe PD janë kokë më kokë me numër mandatesh.

Lezha e cila ka 7 mandate deputetësh, PS dhe PD kanë nga tre deputetë, një merr LSI.

Ndërkaq Dibra me 6 mandate deputetësh, PS dhe PD marrin nga dy deputetë, 1 LSI dhe 1 PDIU.

Klikoni ketu per tu informuarExit Poll-i kombëtar: PS merr 45-49 % te votave, PD e dyta, LSI e treta

Klikoni ketu per tu informuarMinute pas minute te gjitha zhvillimet ne diten e zgjedhjeve 25 qershor 2017

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ylli i Hollywood Russell Crowe në krahët e aktores 22-vjeçare

Posted: 25 Jun 2017 10:23 PM PDT

Russell Crowe mendohet se është hedhur në krahët e 22 vjeçares Sophia Forrest.

Revista “Woman’s Day” raporton se dy aktorët kanë pothuajse tre muaj që janë bashkë dhe lidhje e tyre është serioze.

Një burim tregon se 53-vjeçari  është i çmendur pas të dashurës së tij.

Gjithashtu mendohet se ylli i Hollywood e ka takuar Sophian me dy djemtë e tij Charlie dhe Tennyson.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

70-vjeçari largohet nga azili për të konsumuar lëndë narkotike

Posted: 25 Jun 2017 08:43 PM PDT

Një burrë i sëmurë ka kërkuar që të dalë jashtë azilit ku kishte një staf i cili kujdesej për të pasi dëshironte të konsumonte lëndë narkotike në ditët e fundit të jetës.

Patrick Dave u diagnostikua me kancer në dhjetorin e 2016 dhe i kanë mbetur ditët e fundit të jetës, të cilat kërkon ti shfrytëzojë në maksimum.

Miku i tij më i mirë e ka marrë në shtëpinë e tij, që 70-vjecari të mund të konsumonte lëndë narkotike. Edhe pse stafi tha se kjo gjë ishte e ndaluar, ai preferoi që të largohej.

"Ne e pranojmë që kanabisi është i paligjshëm, por kjo është dëshira e një njeri që tashmë rezulton i vdekur. Si një qenie njerëzore, ai ka të drejtën që të bëjë atë që dëshiron më shumë në ditët e fundit të jetës," – tha një punonjës i shtëpisë së kujdesit.

Dave vuan gjithashtu nga skizofrenia dhe ka më shumë se 15 vite që konsumon lëndën narkotike kanabis duke e përdorur si ilac kundër dhimbjeve.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

OKB jep alarmin për epideminë e kolerës në Jemen

Posted: 25 Jun 2017 08:32 PM PDT

Arabia Saudite ka dhuruar 66.7 milionë dollarë për të mbështetur përpjekjet e UNICEF-it dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të luftuar kolerën në Jemen.

Stephen O'Brien, Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështje Humanitare tha dje se mendohet se numri i të infektuarve me kolerë në Jemen ka kaluar 200 mijë vetët këtë javë.

Shefat e UNICEF-it dhe të OBSH thanë përmes një deklarate dje se po përballen me epideminë më të rëndë të kolerës aktualisht në botë, duke regjistruar mesatarisht 5000 raste të reja infektimesh në ditë.

Shefi i UNICEF-it, Anthony Lake tha se keqësimi i gjendjes humanitare në Jemen gjatë dy vjetëve të fundit me "6.8 milionë vetë në prag të zisë së bukës dhe 1300 të vdekur nga kolera, ishte një situate e parandalueshme".

Epidemia e kolerës filloi në një kohë kur vendi ka përjetuar dy vjet konflikt të rëndë, në luftën e koalicionit të udhëhequr nga sauditët kundër grupit Huthi, që ka vrarë të paktën 5000 civilë.

/Voa/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja si e vlerëson Leonard Olli situatën e numërimit në njësinë 9

Posted: 25 Jun 2017 08:20 PM PDT

Përfaqësuesi i PD, Leonard Olli i cili ndodhet në KZAZ në njësinë 9 thotë se deri tani situata është e qetë. Në një intervistë për Ora Neës, Olli tha se në këtë KZAZ pritet të ketë një ndërprerje për të rifilluar paraditën e së hënës.

Olli: Në njësinë 9 situata është e qetë dhe nuk kemi pasur shqetësim. Vonesa në fillimin e numërimit vjen për pasojë edhe të shtyrjes së KQZ të afatit ligjor të votimit, kjo ka shtyre edhe  procedurën e numërimit.  Situata është e qetë, edhe nga pikëpamja e KZAZ, por edhe nga pikëpamja e vëzhguesve. Kjo zonë njihet për qetësinë e vet për proceset zgjedhore. Kemi njoftim nga KZAZ që me të mbaruar 10 kutitë e parë do të kemi një pushim për të vijuar në orën 10-11 paradite.

Klikoni ketu per tu informuarExit Poll-i kombëtar: PS merr 45-49 % te votave, PD e dyta, LSI e treta

Klikoni ketu per tu informuarMinute pas minute te gjitha zhvillimet ne diten e zgjedhjeve 25 qershor 2017

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more