Skip to main content

Ora News: “Basha mëson rivalin e parë, Selami shpall kandidaturën për kreun e PD” plus 9 more

Ora News: “Basha mëson rivalin e parë, Selami shpall kandidaturën për kreun e PD” plus 9 more


Basha mëson rivalin e parë, Selami shpall kandidaturën për kreun e PD

Posted: 27 Jun 2017 11:45 PM PDT

Teksa ngriu funksionet e tij si kryetar partie dhe i hapi rrugë organizimit të procesit të zgjedhjes së kreut të PD-së sipas parimit ‘një anëtar, një votë’, Lulzim Basha ka mësuar rivalin e parë në garën për kreun e Partisë Demokratike.
Eduard Selami ka shpallur kandidaturën për zgjedhjet që kjo forcë politike do të organizojë në korrik. Vendimin e bëri me dije nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”.
“Demokratë të nderuar! Me ndjenjë përgjegjësie dhe synim për t’i rikthyer së bashku PD, lavdinë e merituar, shpall kandidaturën për Kryetar!”, shkruan Selami në profilin e tij.

Kështu pas Lulzim Bashës, Eduard Selami është kandidati i dytë që do të synojë të marrë drejtimin e PD-së, në zgjedhjet e korrikut.

Selami nuk bënte pjesë në asnjë prej grupeve të personave që firmosën kërkesat për dorëheqjen e Bashës pasditen e të martës, sikundër edhe mbështeti listën e kandidatëve për deputetë të Bashës për zgjedhjet parlamentare dhe pse u la jashtë saj.

Lexo më shumë

Basha: Ngrij të gjitha funksionet si kryetar në PD

Revoltë brenda PD, 89 funksionarë kërkojnë dorëheqjen e Bashës si kryetar

Anëtarët e Këshillit të PD: Basha shkeli statutin, nuk po reflekton

Topalli reagon ashpër: Deklarata e Bashës tallje, demokratët të dalin në protestë

Ruli thirrje demokratëve: Nëse Basha nuk dorëhiqet, dëbojeni bashkë me kunatin

Bregu: Basha belbëzoi zëmekur "ngrirjen" e tij, ia la fajin të tjerëve

Bregu, Ruli e Topalli kritikojnë Bashën: Duhet të largohet

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Burri merr mbidozë heroine, e dashura përpiqet ta shpëtojë

Posted: 27 Jun 2017 11:36 PM PDT

Një video shokuese, e cila është publikuar live në Facebook, tregon momentin kur një grua përpiqet që të shpëtojë të dashurin e saj që kishte marrë mbidozë heroine brenda një makine të parkuar në Massachusetts.

Disa banorë të zonës që ndodheshin aty vunë re makinën e parkuar dhe shkuan për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ata fillimisht panë çiftin pa ndjenja dhe menduan se kishin vdekur pasi gruaja mbante një shiringë droge në prehër. Por pasi dëgjon zhurmat ajo zgjohet e pavetëdijshme për atë  që kishte ndodhur.

Gruaja e paidentifikuar sapo sheh shiringën vrapon tek i dashuri i saj për ta shpëtuar dhe i thotë kalimtarëve që të lajmërjojnë ambulancën ndërkohë që përpiqet ta sjellë në jetë.

Pas disa minutash më në fund burri fillon të reagojë dhe të japë shenja jete, ndërkohë në të njëjtën kohë vjen ambulanca.

Gruaja dëgjohet në video duke falenderuar kalimtarët që e zgjuan pasi në të kundërt i dashuri i saj tashmë do të kishte vdekur.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Patozi uron Isa Sakjan: Fitore çliruese për Kavajën, ne do ja dalim!

Posted: 27 Jun 2017 11:28 PM PDT

Fitorja e kandidatit demokrat për bashkinë e Kavajës është përshëndetur edhe nga deputeti Astrit Patozi.

Edhe pse e cilëson një oaz në shkretëtirën e madhe të humbjes së PD në zgjedhjet e 25 qershorit, Patozi uron që kjo të jetë një shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëve në gjithë Shqipërinë.

Patozi: Një fitore çliruese për Kavajën. Urimet më të mira Isa Sakja!Një rikthim i vuajtur, por çlirues dhe i mezipritur tek fisnikeria dhe vlerat e marra peng prej vitesh te Kavajës.Fitore e bukur për qytetin tim, edhe pse është vetëm një oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit.Le të shërbejë ajo si një shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëve në gjithë Shqipërinë. Ashtu si para 27 vjetësh, kur fitorja e madhe e Partisë Demokratike niste nga Kavaja.Ne do t’ia dalim.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Makina përplas për vdekje këmbësori në Bulgarec, viktima një 50 vjeçar

Posted: 27 Jun 2017 11:20 PM PDT

Një 50-vjeçari mbeti i vdekur mbrëmjen e së martës (27 qershor2017) në një aksident rrugor në Korçë.

Ngjarja u regjistrua në afërsi të fshatit Bulgarec, ku shtetasi T.P rreth 50 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Nissan” me targa AA 716EF ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka qenë këmbësor në rrugë.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për të kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sakja kryebashkiak, Basha: Nga Kavaja do të nisë ringritja e Shqipërisë

Posted: 27 Jun 2017 11:00 PM PDT

Marrja e Bashkisë së Kavajës nga Partia Demokratike duket se ka qenë i vetmi lajm i mirë për Lulzim Bashën në një moment jo të mirë politik për të pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet parlamentare.

Përmes një postimi në fb, Basha ka përshëndetur fitoren e kandidatit demokrat Isa Sakja, duke deklaruar se nga Kavaja e qëndresës do të nisë edhe ringritja e Shqipërisë.

Basha: Lajm i mrekullueshem nga Kryeqyteti i Lirise dhe Demokracise: Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkise se Kavajes! Urimet e mija me te perzemerta qytetareve te Kavajes per kete ngadhnjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave! Mirenjohje te thelle demokrateve te Kavajes dhe Kryetarit Sakja per kete fitore ogurbardhe! Nga Kavaja heroike e qendreses, perballjes dhe fitores do te nise ringritja e Shqiperise. Zoti e bekofte Kavajen e Lirise dhe Demokracise!

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PD rimerr bashkinë e Kavajës pas 6 vitesh me 28 vota më shumë

Posted: 27 Jun 2017 10:00 PM PDT

Partia Demokratike ka mundur të rimarrë bashkinë e Kavajës pas 6 vitesh.

Kandidati demokrat, Isa Sakja, njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Kavajë ka mundur kandidatin socialist Dorjan Murati me një diferencë të ngushtë prej 28 votash.

Demokratët në këtë mënyrë rimarrin bastionin e tyre historik, pas dy humbje rradhazi në 2011 dhe në 2015.
Rezultati:
Sakja- 11.155 vota
Murati-11.127 vota
Kona-1969 vota

Ndërkaq komisionerët kanë gjetur 80 vota të hedhura në kutinë e gabuar, atë të kandidatëve për deputetë, për të cilat do të vendosë KQZ. Megjithatë sipas tyre rezultati nuk ndryshon.

Një tjetër fakt tjetër i rëndësishëm është dhe numri i madh i votave të pavlefshme, plot 698 të tilla.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Deputetja e PD, Qirici: Dorëheqja e Bashës akt i diktuar nga vullneti i votës

Posted: 27 Jun 2017 02:30 PM PDT

Edhe deputetja tjetër e Partisë Demokratike, Eleina Qirici, e cila nuk është rikandiduar nga kryetari Basha, bashkohet me kërkesën e shumë demokratëve të tjerë për dorëheqjen e kreut demokrat.

Ajo thotë se kërkesa është jo vetëm vendim i përgjegjshëm, por akti diktohet nga vullneti i votës.

Reagimi:

Që një kryetari partie politike, pas një humbjeje në një garë elektorale për zgjedhje parlamentare, t’i kërkohet tërheqja nga posti i kryetarit, është jo vetëm vendim i përgjegjshëm nga ana e palëve, por akt që diktohet nga vullneti i votës.

Përshëndes kërkesën e një grupi drejtuesish/demokratësh që i drejtohen kreut të PDSH për dorëheqje dhe analizë të thellë post-zgjedhore, por do të doja të bëj të ditur që emrat e listuar, para se personat të renditen, duhet të pyeten dhe të shprehin vullnetin e tyre për të qënë pjesë e kërkesës, jo thjesht dhe vetëm në respekt të vullnetit të individit, por edhe për të formalizuar një vendimmarrje kolegjiale shprehur mes një deklarate hartuar në unanimitet (për të cilën nuk kam patur dijeni).

Renditja e emrit tim në listën shumëemërore që pason deklaratën, si dhe vetë teksti i deklaratës më është bërë i njohur nga media.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

BE gjobit gjigantin Google me miliarda euro

Posted: 27 Jun 2017 02:14 PM PDT

Komisioni Evropian e ka gjobitur gjigantin e internetit Google me 2.42 miliardë euro, pasi ka konstatuar se kompania ka abuzuar me fuqinë që ka duke promovuar shërbimin e saj të blerjeve në krye të rezultatit të kërkimeve.

Gjoba e rregullatorit të Komisionit Evropian është dënimi më i madh i shqiptuar kundër një kompanie të akuzuar për çrregullim të tregut.

Vendimi po ashtu e urdhëron kompaninë Google t'iu japë fund praktikave antikonkurruese brenda 90 ditësh – në të kundërtën mund të përballet me tjetër ndëshkim.

“Ajo që ka bërë Google është e paligjshme me rregullat e BE-së”, tha Margrethe Vestager, komisionare e BE-së për çështje të konkurrencës.

“Google u ka mohuar kompanive të tjera mundësinë për të konkurruar me meritat e tyre. Për më tepër, u ka mohuar konsumatorëve evropianë përfitimet nga konkurrenca, zgjedhja e vërtetë dhe inovacioni”, shtoi Vestager.

Komisioni Evropian ka hetuar platformën Google Shopping që nga fundi i vitit 2010.

Google, kompani amerikane, tha se po shqyrton mundësinë për ta apeluar vendimin.

/Rel/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bregu, Ruli e Topalli kritikojnë Bashën: Duhet të largohet

Posted: 27 Jun 2017 02:00 PM PDT

Menjëherë pas deklaratës së Bashës se nuk jep dorëheqjen, por se nis zgjedhjet në parti, kanë reaguar dhe kritikët e tij. Në një postim në facebook, ish nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli e cilëson rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit si katastrofale. Sipas Topallit, Basha e çoi PD në buzë të greminës ndaj dhe duhet të merrte përgjegjësitë që i takon. Teksa veprimin e tij, ku kompetencat për zgjedhjet në PD i kalojnë nënkryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm ajo e cilëson hileqar , talles , tinzar , banal dhe papergjegjshmeri e frikshme qe, për Topallin mund te coje ne asgjesimin total te PD.

Madje ajo kërkon reagimin e demokratëve duke shtuar dinjiteti nuk ka lidhje me Lul Bashën, pasi për Topallin Ai eshte” i paafte per t’ u turperuar.”

Po ashtu dhe Majlinda Bregu tërheq vëmendjen për rezultatin e zgjedhjeve ku PD ka 190 mije vota minus në krahasim me katër vite më parë. Në postimin në facebook, Bregu shprehet se Basha belbezoi zemekur “ngrirjen” e tij duke ua lene fajin te tjereve!

Por ajo thekson se “Ngrirja” nuk eshte as akt juridik as statutuor dhe as politik!. Ndaj dhe i kujton se ishte Basha që vendosi vetë për listën e kandidaëve, si dhe përfshirjen e ministrave teknik në qeveri. madje ajo i cilësoi takimet e PD në fushatë pa shpirt dhe pa fryme.

“Ai Njesh-i , ne Isha-t!  Ai I dlire, ne mekatare! Sot duhet t’ i dilte per Zot, Doreheqjes se tij si pergjegjesi i vetem per katastrofen e pamerituar ne te cilen gjendet sot PD! “, shprehett Bregu duke e ciësuar Bashën si pergjegjesi i vetem per shkaterrimin e strukturave dhe mosperfilljen e forumeve vendimarrese te PD!

Teksa Genc Ruli thekson se njeriu qofte ky politikan apo lider, edhe ne momentin me te veshtire te jetes se tij do perpiqej te pakten te ruante dinjitetin individual. Ndaj ai thekson se Basha me deklaraten e tij justifikuese e banale tregoi qe dinjiteti personal eshte gjeja me e fundit qe e shqeteson ate.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

DASH-i për trafikimin e qenieve njerëzore – Shqipëria në kategorinë e dytë

Posted: 27 Jun 2017 01:48 PM PDT

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha të martën se “trafikimi i qenieve njerëzore është çështja më tragjike e të drejtave të njeriut në kohën tonë” dhe paraqet kërcënim për “sigurinë publike dhe kombëtare”.

Ai i bëri këto komente gjatë paraqitjes së Raportin e vitit 2017 për trafikimin e qenieve njerëzore në botë.

Shqipëria dhe Kosova, ashtu si më parë, vazhdojnë të jenë në grupin e dytë në një vlerësim që raporti u bën shteteve duke i ndarë në tri kategori: shtetet, qeveritë e të cilave përmbushin standardet minimale, në të dytën vendet që nuk i përmbushin plotësisht standardet, por që bëjnë përpjekje të mëdha për t’i përmbushur dhe në të tretin janë vendet që nuk i plotësojnë standardet dhe që nuk bëjnë përpjekje.

Shqipëria

Sikundër është raportuar gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria mbetet vend burimi, vend kalimtar dhe destinacioni për burrat, gratë dhe fëmijët në trafikun e seksit dhe në punën e detyruar. Gratë dhe fëmijët shqiptarë janë subjekte të trafikut të seksit dhe punës së detyruar posaçërisht gjatë sezonit turistik. Trafikantët përdorin premtime të rrejshme, siç janë martesat apo vendet e punës për t’i detyruar viktimat të përfshihen në këtë trafik. Ata po përdorin gjithnjë e më shumë mediet sociale për rekrutimin e viktimave.

Fëmijët përdorën për lypësi dhe punë të tjera si tregtizat e vogla. Fëmijët, kryesisht të komunitetit rom shfrytëzohen në Turqi për punë sezonale. Ka pasur raste kur fëmijët janë shfrytëzuar në fushat e kanabisit. Viktimat shqiptare janë subjekte të trafikut të seksit gjithandej Evropës, posaçërisht në Kosovë, Greqi, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Viktimat e huaja nga vendet e Evropës, Filipinet dhe Nigeria janë subjekte të trafikut të seksit dhe punës së detyruar në Shqipëri. Migruesit e paligjshëm nga Azia, po punësohen shpesh në familjet e kamura duke u bërë të brishtë përballë punës së detyruar.

Qeveria e Shqipërisë, thuhet në raport, nuk i përmbushë plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; por, po bën përpjekje të dukshme për ta bërë këtë. Qeveria po demonstron shtim përpjekjesh në krahasim me të kaluarën duke ndjekur dhe dënuar më shumë trafikues dhe duke shfrytëzuar për herë të parë “fondin e posacëm” për mbrojtjen e viktimave që është ngritur nga pasuritë e konfiskuara nga trafikantët.

Megjithatë, qeveria nuk i ka përmbushur standardet minimale në disa fusha themelore. Policia vazhdoi të shfaqë një mirëkuptim të kufizuar të trafikimit të qenieve njerëzore dhe në disa raste dështoi të identifikojë viktimat e trafikimit në mesin e individëve të përfshirë në prostitucion të detyruar ose robëri shtëpiake. Qeveria hetoi dy viktima dhe dënoi një viktimë për veprime të paligjshme të kryera si rezultat i nënshtrimit ndaj trafikimit, edhe pse ligji i përjashton viktimat nga ndëshkimi për krimet e kryera si rezultat i shfrytëzimit të tyre.

Raporti i rekomandon Shqipërisë që të zbatojë ligjin që përjashton viktimat nga dënimi në raste të tilla; të trajnojë policinë, inspektorët e punës dhe zyrtarët e tjerë për identifikimin e viktimave; të vazhdojë që hetojë, ndjekë dhe dënojë fuqishëm trafikantët; të shtojë mbrojtjen e viktimave nga frikësimet dhe kërcënimet gjatë proceseve gjyqësore duke lehtësuar përfshirjen në programet e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të zgjerojë trajnimin e prokurorëve që merren me viktimat – dëshmitarë; të shtojë fondet për Organizatat joqeveritare që strehojnë viktimat, të rrisë mundësitë e policisë kufitare dhe të mbrojë fëmijët në rrugë.

Në raport thuhet mes tjerash se policia e shtetit hetoi 69 raste me 69 trafikantë të dyshuar në vitin 2016, krahasuar me 80 raste me 90 të dyshuar në vitin 2015. 29 nga të dyshuarit janë hetuar për trafik të fëmijëve dhe 48 për të të rriturve.

Prokurorët kanë ndjekur 18 raste për dallim nga 15 sa ishin në vitin 2015, ndërsa gjykatat dënuan 24 trafikantë ndryshe nga 11 sa ishin dënuar në vitin 2015. Të gjithë ata morën dënime nga 2 deri në 5 vjet heqje lirie.

Qeveria nuk ka raportuar për hetimin, ndjekjen apo dënimin e ndonjë zyrtari qeveritar për përfshirje në këtë dukuri.

Në vitin 2016, tetë shqiptarë u arrestuan në Holandë, Gjermani, Greqi e Itali nën dyshimet për përfshirje në trafikim; tre nga të dyshuarit janë ekstraduar në Shqipëri. Ndërsa Shqipëria ekstradoi tetë trafikantë të huaj në Itali, Maqedoni dhe Moldavi.

Organizatat Joqeveritare identifikuan 95 viktima të trafikimit, ndryshe nga 109 sa ishin në vitin 2015. Në strehimoret e Organizatave Joqeveritare u strehuan 75 viktima, ndërsa në ato shtetërore 30 syresh.

/Voa/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more