Skip to main content

Lajmi.net: “Nënkryetari i LDK-së komenton deklaratën e Selmanajt për dorëheqje nga partia” plus 8 more

Lajmi.net: “Nënkryetari i LDK-së komenton deklaratën e Selmanajt për dorëheqje nga partia” plus 8 more


Nënkryetari i LDK-së komenton deklaratën e Selmanajt për dorëheqje nga partia

Posted: 20 Jun 2017 12:21 AM PDT

Megjithëse nuk pajtohet që të flitet për dorëheqje në këtë kohë, Rugova ka thënë se Selmanaj ka dhënë deklaratë të saktë, duke shprehur pajtimin e tij të plotë me qëndrimin e tij për të mos iu bashkangjitur PDK-së edhe njëherë në qeverisje

"Së pari më vjen mirë që Dritoni është një ndër më të votuarit dhe pajtohem me qëndrimin e tij, megjithatë nuk do të thoja se duhet thënë se do të jap dorëheqje. Unë e përcolla Dritonin dhe qëndrimi i tij ishte shumë i saktë dhe me vend. Nganjëherë m'u duke si me pas thënë unë", tha Rugova për Periskopin.

Nënkryetari i LDK-së, Rugova, tha se koalicioni me PDK-në më nuk ka kuptim dhe se LDK nuk do ta bëj më këtë gabim.

"Nuk ka kuptim më që të hyjmë në koalicion me PDK-në. Nuk do ta bëjmë këtë gabim. Respekte për Dritonin", përfundoi Rugova.

Ndryshe, Driton Selmanaj thuhet të jetë në ndër më të votuarit e LDK-së këto zgjedhje, edhe pse ende nuk janë certifikuar rezultatet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Selmanaj, sa ishte analist ishte kritik i ashpër i PDK-së dhe veprimeve të saj gjatë kohës në qeverisje e veprimeve që nga paslufta.

“France Football” zgjedh top 10 himnet e ekipeve të futbollit (VIDEO)

Posted: 20 Jun 2017 12:20 AM PDT

Një dashuri si e Jennifer Lopez dhe Alexit (Foto)

Posted: 20 Jun 2017 12:20 AM PDT

Mediet  huaja po sjellin vazhdimisht pamje të çiftit nga pushimet, që duhet të jenë të parat si çift, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja dhe aktorja 47 vjeçe, dukej për mrekulli pranë të dashurit 41 vjeç, në rivierën franceze.

Në imazhet e fundit, ajo u shfaq me shumë stil, e veshur me pantallona të bardhë dhe kombinuar me një bluzë të zezë të shkurtët.

Ajo që shihet në gjithë këto imazhe është lumturia në fytyrën e JLo dhe Alex Rodriguez. /Lajmi.net/

 

Lushtaku e Selimi dalin para Gjykatës

Posted: 20 Jun 2017 12:17 AM PDT

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Selimi dhe komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku janë dënuar për krime lufte, por të akuzuarit konsiderojnë se në asnjë rast nuk është dëshmuar se ata kanë kryer krime, prandaj presin që të lirohen nga Gjykata Supreme.

Gjykatës Supreme është shkalla e fundit e drejtësisë në Kosovë dhe avokatët shprehen të bindur se drejtësia do t'i lirojë të dënuarit nga akuzat.

Manza, Stojanoviq: KFOR-i faktor kyç për paqen në Kosovë

Posted: 20 Jun 2017 12:17 AM PDT

Kështu kanë thënë gjatë një takimi zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Branimir Stojanoviq dhe zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, John Manza.

Ata gjatë takimit shkëmbyen mendime mbi situatën në Kosovë, diskutuan për sigurinë, mbrojtjen e objekteve fetare, si dhe situatën aktuale politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Bosnja, portë e depërtimit të ISIS-it në Evropë

Posted: 20 Jun 2017 12:16 AM PDT

Është kohë agjërimi për festën e Ramazanit. Imami Sadrudin Isherici drejton namazin e iqindisë në xhaminë qendrore në kryeqytetin boshnjak Sarajevë. Ramazani – është për Ishericin dhe besimtarët kohë reflektimi. Isherici është një nga krerikët më të fuqishëm të Bosnje-Hercegovinës.

Fjalën e tij e dëgjojnë. Sidomos në kohë krize. Pas sulmeve të shumta islamike në Evropë, ai do të përfaqësojë edhe më shumë zërin e liberal, evropian dhe kozmopolit të islamit boshnjak. “Sigurisht që ne si komunitet boshnjako-mysliman refuzojmë çdo lloj sjellje radikale, ne jemi shumë të vetëdijshëm për gjendjen tonë të veçantë: si muslimanë të hershëm në Evropë është përgjegjësia jonë që t’ua bëjmë të njohur fenë tonë të paqes edhe jomuslimanëve dhe të angazhohemi që ata edhe ta pranojnë si të tillë. Ky është amaneti ynë dhe me këtë shpresojmë t’i shërbejmë edhe Perëndisë.”

Çdo gjë brenda sistemit?

Në oborrin e xhamisë qendrore të bashkësisë islame janë varrosur krerikë të dikurshëm myslimanë të Bosnjës. Ndryshe nga vendet e Lindjes së Mesme, ata vazhdojnë të adhurohen nga ana e besimtarëve edhe pas vdekjes – ngjashëm si tek fetë e tjera në Bosnje. Sipas Ishericit të gjithë muslimanët e Bosnjës duhet t’i nënshtrohen kësaj forme të fesë islame. “Komuniteti mysliman i Bosnjes është një model organizativ që nuk e gjen askund tjetër në botën islame. Nuk ka asnjë xhami të vetme jashtë Bashkësisë Islame të Bosnjës, as edhe një imam të vetëm që praktikon në një xhemat, pra një bashkësi lokale islame, pa leje të vlefshme prej Myftiut të Madh. Çdo gjë lëviz brenda sistemit.”

Fundamentalistët sfidojnë bashkësinë zyrtare islame

Por, që prej luftës në Bosnjë ka fshatra tërësisht islamikë, ku fundamentalistët sfidojnë bashkësinë zyrtare islame. Në verilindje të vendit, në disa fshatra përreth qytetit industrial të Tuzlës pushtetin e kanë salafistë radikalë islamikë. Në lagjen Kula takohemi një grup salafist. Emir Çajic është i vetmi në rajon, që është dakord të flasë me ne. Ata kërkojnë që gratë të mbulohen nga këmba te koka, refuzojnë alkoolin dhe shumë gjëra të tjera që muslimanët kozmopolitanë boshnjakë që jetojnë prej shekujsh në Evropë, i tolerojnë. Këtu nuk ka Islam modern.

Strukturat paralele islamike në Bosnjë janë nën mbikëqyrjen e policisë nën akuzën se kanë kontakt me dhe financohen prej kohësh nga grupe fundamentaliste në Lindjen e Mesme. Ata janë kundër Islamit evropian në Bosnje. Për ta përkujtimi i ish-liderëve shpirtërë në varret e xhamive siç bëhet një gjë e tillë në xhaminë qendrore në Sarajevë është vepër djallëzore. “Ata as nuk u thonë njerëzve se është gjë e keqe që këto varre ekzistojnë. Po kjo nuk ka qenë arsyeja kryesore pse jemi larguar nga Bashkësia Islame e Bosnjës. Kjo ka të bëjë me shmangiet e ndryshme në formën se si duhet praktikuar besimi prej bashkësisë islame dhe se ata thjesht nuk e kanë bërë punën e tyre! ” – thotë Emir Çajic.

 

Grupi i Emir Çajicit ka zënë rrënjë në lagjen e varfër të Kulës. Dhe islami liberal boshnjak është larg. Madje ata nuk zhvillojnë as bisedime me bashkësinë islame. “Kur e ke vendosur një herë kufirin – atëherë nuk ka më mosmarrëveshje. Ti e di se ku je dhe personi tjetër po ashtu.” – thotë Emir Çajici.

Gjithçka nën kontroll?

Të gjithë besimtarët në Bosnjë i përkasin bashkësisë islamike boshnjake, thotë Imam Isherici në Sarajevë. Dhe sipas tij “gjithçka është nën kontroll. Ata nuk përbëjnë asnjë rrezik!”

Por në fakt fundamentalistët kanë kohë që janë vendosur në Bosnjë-Hercegovinë dhe kërcënojnë bashkësinë islamike shtetmbajtëse. Nga radhët e radikalëve duhet të kenë shkruar në Siri për t’u bashkuar me terroristët e IS-it qindra boshnjakë. Ata të gjithë kërcënojnë islamin liberal evropian.

Ndjekësit e islamit liberal evropian festojnë që nga fillimi i Ramazanit çdo mbrëmje mbi çatitë e Sarajevës duke e thyer agjerimin – pikërisht këtë kozmopolizëm, këtë gëzim po e luftojnë gjithnjë e më me forcë fundamentalistët në Bosnje./DW/

Lamtumirë Everton, Lukaku nënshkruan me klubin e ri (FOTO)

Posted: 20 Jun 2017 12:15 AM PDT

Chelsea ka arritur marrëveshje për rikthimin e Romelu Lukakut nga Everton.

“Daily Star” raporton se reprezentuesi belg do të rikthehet në Stamford Bridge, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Lukaku me transferimin e tij në Chelsea do ta përjashtojë mundësinë e ardhjes së Alvaro Moratas nga Real Madrid. /Lajmi.net/


Merkeli inkurajon Bukureshtin për më shumë reforma

Posted: 20 Jun 2017 12:12 AM PDT

Në fakt, Klaus Iohannisi po bën një turne të gjatë jashtë vendit. Disa ditë më parë ai ishte në Uashington dhe bisedoi me presidentin amerikan Donald Trump. Tani është deri të mërkurën në Berlin. Nga Berlini ai shkon në Bruksel për një takim bilateral me presidentin francez Emmanuel Macron dhe tek Këshilli Evropian (ku do të takohet përsëri me Merkelin).

Por edhe jashtë vendit ai po përballet me situatën e brendshme aktuale politike në Rumani – një krizë të fortë qeveritare. Të mërkurën pritet aty një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Sorin Grindeanu, për shkak se socialdemokratët në pushtet nuk kanë më besim te ai, ngaqë Grindeanu refuzon të liberalizojë ligjin penal mbi korrupsionin.

Ata e vlerësojnë njëri-tjetrin

Iohannisi u përpoq t’i qetësonte përpara gazetarëve shqetësimet rreth pasojave të këtyre trazirave në politikën e jashtme. “Politika e Jashtme dhe ajo evropiane nuk janë të prekura në asnjë mënyrë, sepse unë angazhohem shumë, shumë fort për to,” tha ai. Dhe të gjithë politikanët duant që këto sfera të politikës të drejtohen “në mënyrë të arsyeshme” dhe janë “të gjithë të të njëjtit mendim” lidhur me politikat themelore evropiane.

Kancelarja Merkel nuk tha zyrtarisht asgjë për punët e brendshme në Rumani. Por u shpreh se shpreson që në Rumani do të forcohen më tej sundimi i ligjit dhe demokracia. Vendi bërë që prej vitit 2007 kur u anëtarësua në BE reforma të rëndësishme – edhe në luftën kundër korrupsionit. “Çdo shmangie prej këtyre arritjeve”, – i tha ajo presidentit Iohannis – do të thotë “që vihen në pikëpyetje edhe përparime në çështje të tjera”. “E rëndësishme është që procesi i reformave vazhdon.”

Duket që ata që të dy e respektojnë njëri-tjetrin dhe nuk i kursejnë lëvdatat për njëri-tjetrin. Presidenti rumuan e quan madje kancelaren “e dashur Angela”.

Dita përkujtimore për refugjatët dhe të dëbuarit

Sot (20.06) Iohannis do të flasë në ceremoninë për Ditën përkujtimore për refugjatët dhe të dëbuarit. Në këtë ditë përkujtimore të shpallur që prej vitit 2015 qeveria gjermane nderon viktimat e dëbimeve dhe të mërgimit në të gjithë botën, si dhe sidomos gjermanët e dëbuarit nga territore të ndryshme në Evropën Lindore, ku jetonon minoritete gjermane. Edhe presidenti rumun është pjesëtar i minoritetit rumun në Transilvani dhe thotë se ky minoritet ka qenë një urë e rëndësishme mes dy vendeve.

Presidenti rumun thekson se është proevropian dhe kërkoi sërish në Berlin që Rumania të pranohet sa më shpejt në hapësirën Shengen./DW

S’ka certifikim të rezultateve në këtë muaj

Posted: 20 Jun 2017 12:07 AM PDT

Dje KQZ-ja ka përfunduar rinumërimin e 115 kutive nga disa vendvotime.

Ky rinumërim, sipas tyre, ka ndodhur pasi janë evidentuar mospërputhje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Mirëpo, një rinumërim të tillë përfaqësues të KDI-së kanë thënë se edhe mund të ketë qenë i qëllimshëm. Ndërsa njohësit e çështjeve politike thonë se procesi i certifikimit të votave është vonuar pasi ka pasur kohë të mjaftueshme që të përfundojë ky proces.

Ata thonë se është e nevojshme që sa më herët të bëhen publike rezultatet finale pasi, siç thonë ata, mund të ketë ndryshim rezultatesh kur vjen puna te kandidatët për deputetë.

Valmir Elezi, zëdhënës nga Komisioni Qendror Zgjedhor, ka thënë për "Zërin" se KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërimin e 145 kutive të votimit për arsye që janë hasur gjatë pranimit të këtyre kutive në qendër dhe të mospërputhjeve.

"Deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërimin e 145 kutive të votimit pas rekomandimeve nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Ky rinumërim vjen për arsye të ndryshme që janë hasur gjatë pranimit të tyre në këtë Qendër apo për shkak të mospërputhjeve të evidentuara", ka thënë Elezi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more