Lajmi.net: “Mbrëmje e shfrenuar e Messit në Ibiza, paguan faturë totalisht të çmendur (FOTO)” plus 8 more
Lajmi.net: “Mbrëmje e shfrenuar e Messit në Ibiza, paguan faturë totalisht të çmendur (FOTO)” plus 8 more |
- Mbrëmje e shfrenuar e Messit në Ibiza, paguan faturë totalisht të çmendur (FOTO)
- Jessica Hayes
- Allegri largon yllin e Juventusit nga skuadra (FOTO)
- Zbritje drastike e çmimit të naftës, një litër nga e hëna kushton 55 cent…
- Mirëmengjesi nga Kylie! (Foto)
- Largohet Conte, Chelsea e merr një super-trajner (FOTO)
- Bayerni bën 5 ndryshime në logo, s’mund t’i vëreni kurrë (FOTO)
- Fejohet moderatorja e njohur shqiptare (Foto)
- Arbëreshët, temë e Paradës Shqiptare në Nju Jork
Mbrëmje e shfrenuar e Messit në Ibiza, paguan faturë totalisht të çmendur (FOTO) Posted: 18 Jun 2017 12:07 AM PDT Në mesin e tyre janë dhe yjet e Barcelonës të prirë nga Lionel Messi. Themi kështu pasi argjentinasi është ai që paguan të gjitha. Messi dhe e dashura Antonella Ruccuzzo, së bashku me çiftin Cesc Fabregas e Daniella Semaan dhe Luis Suarez e Sofia Balbi, darkuan së bashku në një restorant në Ibiza. Për këtë takim ka filluar të flitet në gjithë botën, jo sepse janë takuar të lartpërmendurit, por se është publikuar fatura që Messi ka paguar në fund. Çmimi i saj në total është 37 mijë e 330 euro. Ylli argjentinas në mesin e shumë gjërave ka paguar 621 euro për 27 pica, 784 euro për shtatë hamburger, 41 shishe shampanjë Dom Perignon në vlerë 24,600 euro. Messi dhe Antonella do të martohen me 30 qershor 2017 në Rosario, Argjentinë. |
Posted: 17 Jun 2017 11:55 PM PDT |
Allegri largon yllin e Juventusit nga skuadra (FOTO) Posted: 17 Jun 2017 11:54 PM PDT Gjiganti italian ka vendosur ta largojë anësorin kolumbian nga skuadra. Sipas burimeve të “Calciomercato.com”, Juve ka vendosur lojtarin në treg, duke përcaktuar edhe çmimin e tij, përcjellë “Lajmi.net”. Skuadra që e dëshiron Cuadradon duhet të paguajë 30 deri në 35 milionë euro. Për të të interesuara janë Arsenal dhe PSG. /Lajmi.net/ |
Zbritje drastike e çmimit të naftës, një litër nga e hëna kushton 55 cent… Posted: 17 Jun 2017 11:53 PM PDT Çmimet e naftës janë zbritur në tregun botëror pas marrëveshjes në mes të Rusisë dhe shteteve të tjera që nuk janë pjesë e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) përmes së cilës ato kanë rënë dakord për uljen e prodhimit, me qëllim që të zvogëlojnë sasitë e mëdha të mbetura të naftës. Këto rezerva fajësohen për uljen e çmimit të naftës."OPEC dhe shtetet që nuk janë pjesë e OPEC-it duke e nënshkruar marrëveshjen për ndalimin e prodhimit përgjatë fundjavës janë arsyeja e qartë e rritjes së çmimeve", ka thënë analisti i lartë i organizatës, OANDA-s, Jefrrey Halley. Rusia dhe 10 shtete të tjera që nuk janë pjesë e OPEC kanë njoftuar më 10 dhjetor se ato do e zvogëlojnë prodhimin e tyre në mbi gjysmë milioni fuçi në ditë. Kjo marrëveshje shënon herën e parë prej vitit 2001 kur shtetet që nuk janë pjesë e organizatës në fjalë pajtohen për uljen e prodhimit.Udhëheqësi saudit i OPEC-it, gjithashtu ka njoftuar gjatë fundjavës se do e zvogëlojnë prodhimin përtej marrëveshjes së arritur në Vjenë nga vendet anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, duke nxitur kështu rritjen e mëtutjeshme të çmimeve.Me gjithë rritjen e çmimeve, ato mbesin përgjysmë më të vogla se sa shifrat me të cilat shitej nafta në mesin e vitit 2014. |
Mirëmengjesi nga Kylie! (Foto) Posted: 17 Jun 2017 11:50 PM PDT Ajo shpeshherë shfaqet tejet provokuese, nganjëherë 'thyen' rrjetin me imazhet që publikon në rrjete sociale, shkruan lajmi.net. Së fundi, ajo publikoi një foto në profilin e saj në Instagram, në të cilën u shfaq shumë më ndryshe prej herave tjera, kësaj radhe e veshur. Komentet dhe pëlqimet e ndjekësve ishin pa mbarim, pjesa më e madhe e tyre me fjalë pozitive. Kujtojmë që Kylie tash e një kohë ka hapur një markë të veten për grim dhe është shumë e suksesshme në këtë drejtim. /Lajmi.net/ |
Largohet Conte, Chelsea e merr një super-trajner (FOTO) Posted: 17 Jun 2017 11:46 PM PDT Pavarësisht zërave të shumtë të merkatos në lidhje me objektivat e londinezëve, të kërkuar nga Conte, si Bonucci dhe Alex Sandro, e ardhmja e vetë trajnerit është në dyshim dhe Chelsea po vlerëson zëvendësuesit potencialë. Sipas asaj që raporton "Telegraph", objektivi numër një i Bluve të Londrës pas largimit të Contes, është Luis Enrique. Ish-trajneri i Romës, ka lënë pankinën e Barcelonës, duke thënë se do të marrë një vit pushim. Në të vërtetë, Chelsea është e gatshme të mbulojë me flori trajnerin spanjoll vetëm për ta bindur që të rikthehet menjëherë në detyrë, kësaj here në krye të pankinës së Bluve të Londrës, ndonëse qëllimi kryesor i këtyre të fundit është firmosja e rinovimit të kontratës me trajnerin aktual, Antonio Conte. |
Bayerni bën 5 ndryshime në logo, s’mund t’i vëreni kurrë (FOTO) Posted: 17 Jun 2017 11:35 PM PDT Në shikim të parë, ajo duket identik si logoja që e ka bartur klubi deri sot. Megjithatë, nëse e shohim në detaje, vërejmë pesë ndryshime, përcjellë “Lajmi.net”. Nëse s’mund t’i gjeni vetë ndryshimet, ato i keni në pesë pikat e mëposhtme. 1. Ngjyra e kaltër është më e mbyllët. |
Fejohet moderatorja e njohur shqiptare (Foto) Posted: 17 Jun 2017 11:29 PM PDT Ajo, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur lajmin se është fejuar, duke prezantuar kështu të fejuarin, shkruan lajmi.net. Lajmi për fejesën e moderatores së emisionit 'Jo vetëm modë' ka befasuar të gjithë, pasi e ka mbajtur gjithmonë larg medieve jetën e saj private. "Të dashur miq, desha të ndaja me ju lajmin e mrekullueshëm të fejesës time! Jam shumë shumë e lumtur! :)", shkroi Floriana sipër fotografisë që e shpërndau në rrjetin social Facebook. /Lajmi.net/ |
Arbëreshët, temë e Paradës Shqiptare në Nju Jork Posted: 17 Jun 2017 11:23 PM PDT Në Manhatan të New Yorkut është zhvilluar sot "Parada Shqiptare", aktiviteti ky i përvitshëm ku marrin pjesë mijëra shqiptaro-amerikanë. Këtë vit, parada ka si temë arbëreshët dhe kulturën e tyre. Parada shpalos kulturën shqiptare dhe shërben si një reklamë mjaft e efektshme që banorët e New Yorkut, turistët e shumtë të huaj që vizitojnë qytetin të njihen me vlerat shqiptare, raporton Zëri i Amerikës. Meqenëse tema e këtij viti janë arbëreshët, në paradë merrte pjesë një delegacion nga Komuna e Greçit, apo Katundi siç quhet në arbërisht në provincën italiane të Aveninos. Në këtë paradë, pjesëmarrës ishte edhe ish-kongresisti Joe Dioguardi, me një makinë klasike Cadilac, në të cilin kishte vendosur një portret të Nënë Terezës./albinfo.ch/ |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: