Skip to main content

Lajmi.net: “Gjashtë të vdekur nga mbytja e anijes turistike në Kolumbi” plus 8 more

Lajmi.net: “Gjashtë të vdekur nga mbytja e anijes turistike në Kolumbi” plus 8 more


Gjashtë të vdekur nga mbytja e anijes turistike në Kolumbi

Posted: 25 Jun 2017 11:52 PM PDT

Autoritetet thanë se 133 njerëz janë shpëtuar, porse 16 vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Anija Almirante u mbyt pranë qytetit turistik Guatape. Disa të mbijetuar u ankuan se nuk u janë dhënë xhaketa shpëtimi.

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, shkoi në vendin e ngjarjes për të vlerësuar personalisht situatën.

Guatape është një qytet i njohur për sportet ujore dhe aktivitetet rekreative.

Big Mama transformohet tërësisht, vështirë të njihet (Foto)

Posted: 25 Jun 2017 11:50 PM PDT

Bigi është transformuar tërësisht pas një ndërhyrhje që kishte bërë në lukth, shkruan lajmi.net.

Tashmë kilet e tepërta janë problem i harruar për Big Mamën, ngase ajo shumë shpejt ktheu linjat e dëshiruara trupore.

Në një set fotografik të cilin e ka realizuar këto ditë, gjatë qëndrimit në Turqi, tek Bigi është vërejtur ndryshim drastik. /Lajmi.net/

Lamtumirë Real Madrid, James nënshkruan me klubin e ri (FOTO)

Posted: 25 Jun 2017 11:49 PM PDT

James Rodriguez ka arritur marrëveshje për transferim në Manchester United.

“Diario Gol” raporton se mesfushori i Real Madridit ka arritur marëveshje personale me “Red Devils”.

James pritet të largohet nga “Los Blancos” gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Real Madrid kërkon rreth 70 milionë euro për shitjen e tij. /Lajmi.net/


Anna Katherina

Posted: 25 Jun 2017 11:39 PM PDT

Turqit konsumuan për Bajram 4 mijë ton bakllava

Posted: 25 Jun 2017 11:37 PM PDT

Tregjet e Turqisë u mbushën me lloje të ndryshme bakllavaje me rastin e Bajramit.

Mehmet Yildirim, kryetar i Shoqatës Turke të Prodhuesve të Bakllavasë dhe Ëmbëlsirave tha se puna në këtë sektor shtohet me afrimin e Bajramit.

"Prodhimi ditor i bakllavasë në Turqi është mesatarisht 1 000 tonë, prej të cilit vetëm në Stamboll prodhohen dhe konsumohen 200-220 tonë, ndërsa kjo shifër rritet 80 për qind në muajin e Ramazanit", theksoi Yildirim.

Ai theksoi se bakllavaja është pjesë e rëndësishme e kulturës dhe kuzhinës turke dhe pjesë e pandarë e Ramazanit dhe Bajramit.

Yildirim tha se konsumatorët blejnë bakllava në sasi të mëdha duke filluar një ditë para Bajramit.

"Ne parashikojmë se vetëm gjatë festës së Bajramit sasia e konsumuar e bakllavasë do të rritet për tre deri në katërfish. Ndërkaq, për sa i përket Stambollit, presim që brenda ditës të konsumohen 1 000 tonë bakllava", tha Yildirim.

 

Milan – Inter, rezultati 4:0 (FOTO)

Posted: 25 Jun 2017 11:37 PM PDT

Milan ka fituar të gjitha duelet me Interin gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Rossonerët” janë në epërsi 4:0 ndaj “Nerazzurrëve” sa u përket blerjeve të reja për sezonin e ri, shkruajnë mediat italiane.

Musacchio, Kessie, Rodriguez e Andre Silva janë katër blerjet e Milanit, përcjell “lajmi.net”.

Por, Inter është ende në pritje të realizojë përforcimin e parë të verës. /Lajmi.net/


Edi Rama pritet të qeverisë i vetëm, merr më shumë se 71 deputetë

Posted: 25 Jun 2017 11:33 PM PDT

Agjensia prestigjioze Reuters, shkruan se Partia Socialiste pritet të fitojë zgjedhjet sipas exit pollit, ndërsa shkrimin e shoqëron një foto të kryeministrit Edi Rama me dy gishta, simbol.

Euronews apo televizioni i Europës siç njihet ndryshe, informon shikuesit e tij se socialistët e Edi Ramës kryesojnë në zgjedhjet e 25 qershorit sipas exit pollit.

Më më shumë se 71 vende të projektuara, Euronews thotë se një maxhorancë e tillë do të mund të conte përpara reformat e premtuara me sytë drejt Integrimit

Exit polli është referencë edhe për gjigandin gjerman Deutche Velle

DW shkruan se PS pritet të fitojë me 45 deri në 49 % të votës kombëtare.

Këto zgjedhje në fakt kanë pasur një vëmëndje të vecantë në median gjermane. Gazetat më të njohura si Sudojce Zaitung dhe rrjeti televiziv ARD i kanë kushtuar vëmendje të vecantë

Al Jazeera një tjetër rrjet gjigand i informacionit në botë citon të dhënat dhe thekson se PS e Ramës synon e vetme shumicën në parlamentin e ri me 140 vende.

Al Jaazera thekson se në dy mandatet e fundit, PS e PD, dy partitë kryesore në Shqipëri nuk kanë arritur shumicën në vend në dy palë zgjedhjet e fundit.

Duke iu referuar exit pollit, mediat italiane theksojnë se synimi për të qeverisur i vetëm ishte një objektiv i shpallur gjatë fushatës elektorale nga Edi Rama.

Shtatzënia – koha e ndryshimeve të mëdha fizike dhe emocionale

Posted: 25 Jun 2017 11:30 PM PDT

Si ngelin grate shtatzënë ?

Mënyra më komune për të ngelur shtatzënë është nëpërmjet marrëdhënieve seksule pa mbrojtje, pra në të cilën sperma hyn në vaginë. Më pas sperma udhëton në cervix, në mitër dhe fertilizon vezën. Edhe psë është e rrallë, mund të ngelesh shtatzanë me çdo lloj kontakti seksual ku sperma ka prekur vulvën.

Inseminimi artificial është një tjetër mënyrë për të ngelur shtatzënë. Gjatë inseminimit artificial, sperma që vjen nga partneri apo dhuruesi, vendoset në vaginë nëpërmjet nëj shiringe apo pajisjeje. Kush ka probleme me pjellorinë mund të përdorë dhe metodën in vitro. Me këtë, vezët largohen nga trupi dhe bashkohen me spermën. Më pas një ose më shume vezorë të fertilizuara vendosen në mitër.

Kur fillon shtatzenia ?

Që një person të jetë shtatzanë duhet që një vezë të dalë nga mitra. Më pas veza dhe sperma do të unifikohen duke u fertilizuar. Shtatzania ndodh kur veza e fertilizuar implantohet në mitër.

Mestruacione

Mestruacionet ndodhin atëherë kur lëngu i mitrës del nga vagina. Zakonisht mestruacionet ndodhin çdo muaj dhe zgjasin nga 3 deri në 7 ditë.

Ovulimi

Ovulimi ndodh kur veza hyn në tubin fallopian duke filluar udhëtimin drejt mitrës. Kjo ndodh dy javë para mestruacioneve.

Fekondimi

Qindra spermatozoidë lëvizin nëpërmjet mitrës drejt tubit fallopian. Nëse një spermatozoid fekondon një vezë, kemi fekondimin.

Implantim

Ndërkohë që veza e fekonduar lëviz në tubin fallopian, ajo ndahet në qeliza të shumta, duke krijuar një top. Shtatzania fillon nëse ky top i "ngjitet" mitrës. Ky quhet implantim.

Binjakë ?

Deri në fund të javës së katërt, ka mundësi që topi të ndahet. Nëse ndahet në dy pjesë mund të kemi binjakë identikë. Gjatë ovulimit mund të kemi dy vezë të cilat nëse fekondohen dhe nguliten në mitër, mund ët zhvillohen gjithashtu në dy binjakë, jo identikë.

Si ta planifikoj shtatzaninë ?

Hapi i parë është padyshim, hulumtimi mbi pjellorinë dhe ditët e tua pjellore. Hapi I dytë është të mësosh se kur do të ovulosh . Mbas kësaj mund të kalkulosh ditët pjellore që vijne para ovulimit. Një mënyrë e mirë për të bërë këtë është të merrni shënime mbi ciklin menstrual. Megjithatë, nëse keni një cikël të parregullt menstrual, ovulacioni mudn të jetë I vështirë. Kujdesi ndaj temperaturës dhe të mukusit çervikal janë dy metoda të tjera për të ditur ditët e tua pjellore. Padyshim që ditët e tua të pjellorisë nuk janë e vetmja gjë që duhet menduar para së të mendosh për fëmijë. Gatishmëria emocionale, statusi financiar, statusi shëndetësor janë të gjitha faktorë të cilët duhen menduar mirë.

Si të parandaloj shtatzeninë ?

Të gjithë individët që janë seksualisht aktiv duhet të mbrohen për të parandaluar shtatzani të padëshiruara. Nëse ke pasur marrëdhënie seksuale pa mbrotje atëherë ke pesë ditë kohë për të marrë një kontraceptiv emergjence, nga ato që pihen deri në 48 orë mbas 'faktit/aktit'.

Si ta di nëse jam shtatzenë ?

Ka disa simptoma që tregojnë që mund të jesh shtatzanë, si për shembull:

Nausea ose të vjella pa asnjë arsye, sidomos në mëngjes
Urinim i shpeshtë
Gjinj të ndjeshëm
Lodhje
Dhimbje barku
Mungesë menstruacionesh
Puna është, që të gjitha këto simptoma, përpos të fundit, janë të ngjashme me ato që paralajmërojnë menstruacionet, kështu që shpesh injorohen. Mënyra më e sigurt për të ditur nëse je shtatzënë është të besh një test shtatzanie. Me pak fjalë ky test arrin të identifikoje hormonin HCG, që gjëndët vetëm në trupin e një personi shtatzënë. Në farmaci mund të blesh pa asnjë lloj recete, problemi, turpi ose frike një test shtatzanie i cili kushton 150 lek.

Pra, nëse ke pasur seks të pambrojtur dhe dyshon që je shtatzanë, blej një test. Nëse rezultati është pozitiv, konsultohu me mjekun për një tjetër miratim. Të krijosh një tjetër qënie njerëzorë duhet të jetë një udhëtim i vështirë ( unë nuk e kam provuar ). Gjej një gjinekolog të cilit i beson dhe informohu.

Tabu.al

Këngëtarja uron Bajramin e ‘zhveshur’, fansat e ‘kryqëzojnë’ (Foto)

Posted: 25 Jun 2017 11:26 PM PDT

Por, urimi i këngëtares së njohur Linda Halimi ka habitur fansat të cilët e kritikuan rëndë, shkruan lajmi.net.

Ajo po shijon pushimet verore në Miami të Floridës, nga ku edhe ka shfrytëzuar rastin ta urojë Bajramin.

Në një foto që ka shpërndarë në rrjete sociale, Linda shihet e veshur me bikini dhe me të uroi festën.

"Urime Bajrami të gjithëve me dashuri nga Miami" ka shkruar Linda sipër fotos.

Komentet e ndjekësve ishin nga më të ndryshmet, një komentues i shkruan "Bajram me trupin cullak Po e uron! Wow sa cfar evolucioni!!!! ". /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more