Lajmi.net: “Besimtarët në Vitomiricë të Pejës e falen namazin në oborr (Foto)” plus 8 more |
- Besimtarët në Vitomiricë të Pejës e falen namazin në oborr (Foto)
- Hoqi dorë nga Isco, Barcelona afër transferimit të yllit tjetër të Realit (FOTO)
- Burgu i Peqinit, votimi pas lutjeve për Bajram
- Dëshpërim i madh për Ronaldon
- Edi Rama ka një urim të veçantë për besimtarët myslimanë (FOTO)
- Goditje e madhe për kinezët e Milanit
- Zbulohet ‘thesari’ nazist në Argjentinë, e pabesueshme se çfarë kanë gjetur (Foto/Video)
- Kështu e uroi Fitër Bajramin ish e dashura e Majkut (Foto)
- Votohet edhe në qarqe, probleme sporadike
Besimtarët në Vitomiricë të Pejës e falen namazin në oborr (Foto) Posted: 24 Jun 2017 11:58 PM PDT |
Hoqi dorë nga Isco, Barcelona afër transferimit të yllit tjetër të Realit (FOTO) Posted: 24 Jun 2017 11:55 PM PDT Sipas mediave spanjolle, katalunasit janë në ndjekje të një futbollisti të rivalit të urryer, Real Madrid. Bëhet fjalë për kroatin Mateo Kovacic, i cili nuk ka minutazhë të mjaftueshme në Madrid, përcjellë “Lajmi.net”. “Don Balon” shkruan që Ernesto Valverde është një tifoz i madh i ish-mesfushorit të Interit. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin negociatat. /Lajmi.net/ |
Burgu i Peqinit, votimi pas lutjeve për Bajram Posted: 24 Jun 2017 11:54 PM PDT Në këtë burg janë 800 të dënuar, 500 prej të cilëve nuk do të votojnë pasi ashtu e parashikon ligji. Të drejtë vote gëzojnë 93 të dënuar, por rreth 40 prej tyre nuk janë të pajisur me kartë identiteti, ndaj nuk do të mund ta ushtrojnë atë. Ky është burgu që ka numrin më të lartë të të dënuarve, përfshirë ata të dënuar me burgim të përjetshëm për drejtim organizatash kriminale. Procesi i votimit pritet të rifillojë pas lutjeve të të dënuarve me rastin e Bajramit. Ata po luten në xhaminë në ambjentet e burgut. / Top Channel |
Posted: 24 Jun 2017 11:48 PM PDT Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike, që raportojnë se United ka ndërruar mendje. Klubi nga “Old Trafford” ka hequr dorë nga shërbimet e portugezit, përcjellë “Lajmi.net”. Në këtë mënyrë, gjasat më të mëdha momentalisht janë që Ronaldo të mbetet në Real. Të interesuara janë edhe Manchester City dhe PSG. /Lajmi.net/ |
Edi Rama ka një urim të veçantë për besimtarët myslimanë (FOTO) Posted: 24 Jun 2017 11:45 PM PDT Me nje postim ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook, kryeministri uron gjithe besimtaret. "Ju uroj të gjithë vëllezërve dhe motrave të besimit islam, gëzuar Fiter Bajramin", shkruan Rama.
|
Goditje e madhe për kinezët e Milanit Posted: 24 Jun 2017 11:41 PM PDT Në sitën e hetuesve, me sa duket, ka përfunduar edhe kolosja "Huarong", e cila i huazoi milionat e nevojshme për blerjen e Milanit biznesmenit Jonghong Li. Kujtojmë se për arritjen e shumës së nevojshme për paketën e plotë të aksioneve kuqezi u krijua edhe 'Zhejiang Rossoneri Investment', një shoqëri, e cila duhet theksuar se nuk u përdor për asnjë moment në marrëveshjen e shitjes. Pavarësisht se pas shumë shtyrjesh dhe afatesh arritën të blejnë klubin, vështirësitë e Jonghong Li për mbledhjen e të gjithë shumës së nevojshme ishin jo të vogla. Hapi i tij i fundit, por vendimtar ishte përfshirja e pasurisë personale prej 500 milionë eurosh, si dhe një hua nga fondi amerikan "Elliot Management" i specializuar në shkrirje kompanish. Sipas klubit kuqezi, ky hetim duhet parë si një procedurë normale, që përfshin investimet e kësaj natyre, ndaj arsyet për t'u shqetësuar nuk ekzistojnë. |
Zbulohet ‘thesari’ nazist në Argjentinë, e pabesueshme se çfarë kanë gjetur (Foto/Video) Posted: 24 Jun 2017 11:41 PM PDT Në të ishin të fshehura rreth 75 objekte naziste, përfshirë një thikë e madhe e deri te pajisjet mjekësore të nazizmit, ashtu sikurse foto negative të Hitlerit. Policia është duke hetuar, kur dhe si kanë përfunduar këto objekte në këtë vend të Amerikës së Jugut. Siç raporton Haaretz, agjentët nga Interpoli bastisën shtëpinë e pronarit të paidentifikuar, ku ndodheshin objektet naziste, më 8 qershor. Disa vepra arti të një "burimi të paligjshëm" u zbuluan në veri të Buenos Airesit, duke bërë që policia të merrte drejtimin për në shtëpinë e këtij burri. Kur hetuesit mbërritën atje, ata gjetën një raft të madh librash ku ishte fshehur një derë sekrete. Personi që kishte nën zotërim këtë dhomë është i lirë, por mbetet e paqartë nëse ai do të përballet me ndonjë akuzë. Hetuesit u janë drejtuar ekspertëve të Holokaustit për të mësuar më shumë se nga mund të kenë ardhur këto vepra naziste, por anëtarët e komunitetit hebraik në Argjentinë mendojnë se ato duhet të jenë sjellë në vend nga zyrtarët nazistë pas Luftës së Dytë Botëror Fillimisht kishte spekulime nëse objektet mund të jenë thjeshtë kopje, por hetuesit besojnë se janë origjinale. Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje se si ata mund të kenë mbërritur në Argjentinë. "Hetimet tona të para tregojnë se këto janë vepra origjinale", tha ministrja argjentinase e Sigurimit, Patricia Bullrich për Associated. Ky zbulim është më i madhi në Argjentinë, në llojin e tij, një shtet i cili mund të përshkruhet më së miri si një vend që ka një marrëdhënie të keqe me Holokaustin. Pas Luftës së Dytë Botërore, një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve nazistë u arratisën në Argjentinë, përfshirë Adolf Ichman dhe Josef Mengele. Ichman u zbulua në Buenos Aires nga gjuetarët e nazistëve në vitin 1960. Atë e kthyen në Izrael dhe e varën në vitin 1962. Mengele u arratis nga Argjentina dhe shkoi në Paraguaj, duke ndërruar më vonë jetë në Brazil. Nuk dihet ende nëse ndonjë nga objektet e zbuluara këto muaj i përkisnin Ichmanit, Mengeles apo ndonjë nazisti tjetër që shpëtoi nga Gjermania. Një nga arsyet pse autoritetet në Buenos Aires kanë një farë sigurie se ato janë origjinale është se disa nga objektet e koleksionit janë të konceptuara me foto të liderëve nazistë. Për shembull, një objekt i koleksionit është një xham zmadhues. I njëjti xham zmadhues shihet në një foto nga koleksioni ku është stampuar fotoja e Hitlerit. Hetuesit i treguan foton Associated Press me kusht që fotografiaa të mos publikohej. "Kjo është një mënyrë për t'i hedhur ato në treg, duke treguar që ato ishin përdorur për të shkaktuar tmerrin, nga Fuhrer. Ka foto të tij, ku ai duket pranë objekteve" – tha Bullric. Disa nga objektet më shqetësuese të koleksionit janë pajisjet mjekësore, përfshirë objektet e përdorura për të matur kokat e njerëzve. Shkencëtarët nazistë udhëtuan nëpër botë në vitin 1930, duke matur kokat e njerëzve të ndryshëm, pasi besonin se rracat superiore përcaktoheshin përmes tipareve të fytyrës. Koleksioni gjithashtu përfshin lodra naziste dhe objekte të tjera që mesa duket përdoreshin nga të rinjtë nazistë, të tilla si koleksione harmonikash të ilustruara më foto fëmijësh, të cilët mbajnë amuj nazistë. "Nuk ka precedentë për një gjetje si kjo," tha Nestor Roncaglia, kreu i policisë federale të Argjentinës, për Associated Press. "Objektet mund të jenë vjedhura ose imitime. Por kjo këto janë origjinale dhe ne duhet t'i shkojmë deri në fund." /Lajmi.net/ |
Kështu e uroi Fitër Bajramin ish e dashura e Majkut (Foto) Posted: 24 Jun 2017 11:37 PM PDT |
Votohet edhe në qarqe, probleme sporadike Posted: 24 Jun 2017 11:35 PM PDT Ndërkohë, rreth 3 mijë persona, kryesisht emigrantë që kthehen për të votuar, kanë hyrë në vend përmes pikës së kalimit të Kapshticës. Në fshatin Sheqeras persona të paautorizuar kanë hyrë në një qendër votimi, ndërsa në Vreshtas është ngatërruar lista. Në fshatin Veliterne votimi është bllokuar për shkak të verifikimit të votimit familjar. Probleme të vogla janë verifikuar në Shkodër, ku LSI ka deklaruar se identiteti i një komisioneri të Partisë Demokratike se nuk përputhet me atë që ndodhet në materialet zgjedhore. Ndërkohë, në Fier në dy qendra nuk ka nisur ende procesi i votimit. Ndërsa në Durrës, qendra 96/1 është bllokuar për shkak të një problemi me komisionerët. Në Elbasan situata është e qetë. Votimi ka nisur pas faljes së Namazit dhe besimtarët kanë qenë të prirur për të shkuar drejt votimeve. Edhe në Vlorë po votohet. Situata paraqitet e qetë dhe normale e po ashtu në Sarandë e Himarë. Nga dega e LSI në Sarandë ka patur një akuzë ndaj Partisë Socialiste se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka kryer blerje votash duke lëvizur në rang qarku me një furgon. Drejtoria e Policisë së Vlorës ka reaguar duke përgënjeshtruar lajmin dhe sqaruar se, furgoni shërbente për të shpërndarë efektivët në qendrat e votimit. Ndërkohë, në fshatin Shendelli është gjetur një makinë tip "Mercedes" i shkatërruar, pronari i të cilës thotë se është nga radhët e LSI-së dhe djalin e ka komisioner. Gjithësesi, pritet që hetimet të zbardhin nëse ky incident ka lidhje me zgjedhjet./ Top Channel |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: