Skip to main content

INSAJDERI: “Në Prizren digjen dy depo në vlerë prej 200.000 eurosh” plus 19 more

INSAJDERI: “Në Prizren digjen dy depo në vlerë prej 200.000 eurosh” plus 19 more


Në Prizren digjen dy depo në vlerë prej 200.000 eurosh

Posted: 25 Jun 2017 09:51 AM PDT

Në Prizren, dy viktima meshkuj kanë raportuar se për shkaqe të panjohura janë përfshirë nga zjarri dy depo,  njëra me ambalazhe plastike ndërsa tjetra me material higjienik.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin, raporton Klan Kosova.

Sipas viktimave, vlera e dëmit të shkaktuar në dy depot është rreth 200.000 euro.

Nuk raportohet për të lënduar. /Insajderi,com

The post Në Prizren digjen dy depo në vlerë prej 200.000 eurosh appeared first on INSAJDERI.

Hamilton reagon pas “sherrit” me Vettel

Posted: 25 Jun 2017 09:41 AM PDT

Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton, të cilët e përfunduan garën në vendin e katërt dhe të pestë në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, patën një sherr të vërtetë në pistë.

Kur Hamilton kryesonte garën me Vettel ndjekës, nën regjimin e makinës së sigurisë, Hamilton e uli shumë shpejtësinë në kthesë, duke bërë që Vettel të përplaste turirin e makinës në pjesën e pasme të Mercedesit.

I nervozuar në maksimum, Vettel doli në krah të britanikut dhe i dha një goditje anësore makinës Mercedes me Ferrarin e tij. Kjo i kushtoi një dënim me 10 sekonda "stop & go" dhe i kushtoi garën.

Por, Hamilton ka thënë se nuk i intereson incidenti me Vettelin dhe se e ka lënë prapa krahëve tashmë.

“Nuk më intereson fare [incidenti me Seb], ne ecim përpara. Është vozitje e rrezikshme dhe të marrësh një dënim prej vetëm 10 sekondash për atë… Nuk kam nevojë të flas më shumë”, deklaroi Hamilton, i tensionuar.

I pari në Azerbajxhan u rendit Daniel Ricciardo. Në vend të dytë e përfundoi garën Valtteri Bottas, ndërsa i treti kaloi vijën e finishit Lance Stroll, nga skuadra e Williams. /Insajderi.com

 

The post Hamilton reagon pas “sherrit” me Vettel appeared first on INSAJDERI.

Princi Harry kishte dashur të dilte nga familja mbretërore

Posted: 25 Jun 2017 09:34 AM PDT

Princi Harry ishte kaq i zhgënjyer nga të qenit pjesë e familjes mbretërore britanike sa që ai vendosi që "donte të dilte jashtë saj".

Duke konsideruar vendimin për braktisjen e titullit ai vendosi që duhet të qëndrojë dhe të "punojë për rolin e tij".

Në një intervistë me "Daily Mail", të dielën, princi – i cili është i pesti në radhë për fronin – tha se të qenit në ushtri ishte "arratisja më e mirë që kisha pasur ndonjëherë".

Dhe ai tha se princërit "nuk duan të jenë thjesht disa njerëz të famshëm, por në vend të kësaj duhet të përdorim rolin tonë për të mirë".

32-vjeçari kaloi 10 vjet në ushtrinë britanike duke shërbyer dy herë në Afganistan.

"I kuptoj thellësisht gjitha llojet e njerëzve me prapavija të ndryshme dhe ndjehesha sikur isha pjesë e një ekipi", flet ai për përvojën në ushtri.

Që kur është kthyer ai është marrë me bamirësi, duke përfshirë mbështetjen e veteranëve të lënduar dhe grupeve për shëndet mendor.

"E dua shumë bamirësinë dhe takimin me njerëz të ri", ka thënë Harry.

Disa ditë më parë Harry kishte thënë se asnjë person nga familjet mbretërore nuk dëshiron të bëhet mbret. /Insajderi.com

The post Princi Harry kishte dashur të dilte nga familja mbretërore appeared first on INSAJDERI.

Deri në orën 16:00 votuan 35% të qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Posted: 25 Jun 2017 09:27 AM PDT

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj në një konferencë për media ka bërë të ditur se deri në ora 16.00 kanë dalë 35.78 për qind e votuesve me të drejtë vote, ndërkohë që përqindja më e lartë e daljes në zgjedhje është në Qarkun e Beratit me 43.51 për qind.

Qarku i Gjirokastrës radhitet i dyti me 38.14 për qind, ndërsa në Qarkun e Shkodrës është shënuar përqindja më e ulët e votuesve deri në ora 16.00, ku sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së kanë votuar 29.55 për qind e votuesve me të drejtë vote.

Zyrtarë të KQZ-së më herët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangen nga incidentet e mundshme, ndërsa thanë se procesi i votimit po ecën mirë, pavarësisht disa parregullsive të vogla që nuk kanë ndikim në zgjedhje.

The post Deri në orën 16:00 votuan 35% të qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

VIDEO: Gjermania kalon në epërsi ndaj Kamerunit me një supergol

Posted: 25 Jun 2017 09:24 AM PDT

Gjermania ka kaluar në epërsi ndaj Kamerunit, në ndeshjen e fazës së tretë në grupe të Kupës së Konfederatave.

Për 1:0 shënoi anëtari i Hoffenheimit, Amir Demirbay, një gol të bukur në minutën e 48-të.

 

The post VIDEO: Gjermania kalon në epërsi ndaj Kamerunit me një supergol appeared first on INSAJDERI.

VIDEO: “Sherri” mes Vettel dhe Hamilton në pistë

Posted: 25 Jun 2017 09:02 AM PDT

Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton, të cilët e përfunduan garën në vendin e katërt dhe të pestë në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, patën një sherr të vërtetë në pistë.

Kur Hamilton kryesonte garën me Vettel ndjekës, nën regjimin e makinës së sigurisë, Hamilton e uli shumë shpejtësinë në kthesë, duke bërë që Vettel të përplaste turirin e makinës në pjesën e pasme të Mercedesit.

I nervozuar në maksimum, Vettel doli në krah të britanikut dhe i dha një goditje anësore makinës Mercedes me Ferrarin e tij. Kjo i kushtoi një dënim me 10 sekonda "stop & go" dhe i kushtoi garën.

I pari në Azerbajxhan u rendit Daniel Ricciardo. Në vend të dytë e përfundoi garën Valtteri Bottas, ndërsa i treti kaloi vijën e finishit Lance Stroll, nga skuadra e Williams. /Insajderi.com

The post VIDEO: “Sherri” mes Vettel dhe Hamilton në pistë appeared first on INSAJDERI.

Larja e shpeshtë dëmton organizmin

Posted: 25 Jun 2017 08:53 AM PDT

Se sa shpesh duhet larë është e vështirë për t'u konstatuar për shkak se çdo njeri ka lëkurë të ndryshme dhe normalisht organizëm të ndryshëm.

Disa krijesa të vogla, ku përfshihen baktere, viruse dhe mikrobe jetojnë në lëkurë dhe brenda trupit të njeriut dhe janë shumë të rëndësishme për mirëqenien e shëndetit. Këto krijesa me një emër quhen mikrobiom.

Pa këto, sistemi imunitar, tretja dhe madje edhe zemra do të humbte funksionet apo do ndalej së punuari, shkruan Business Insider.

Ekzistojnë prova indirekte që thonë se dushi dobëson mikrobiomin tuaj, gjë që dëmton shëndetin tuaj të lëkurës.

Njerëzit që kanë probleme të lëkurës, të tilla si ekzema, duhet të shmangin dushin e përditshëm. Gjithashtu, nëse vuani nga lëkura e ndjeshme e irrituar apo skuqur, duhet të mos përdorni ujë të nxehtë.

Larja përditshme e lëkurës largon bakteret e mira dhe të dobishme që mbajnë lëkurën tuaj të shëndetshme. Këto baktere veprojnë si një mburojë ndaj baktereve të dëmshme dhe ndihmojnë në ruajtjen nga toksinat e kemikateve të dëmshme të sapunëve, parfumeve dhe produkteve të tjera të kujdesit personal. /Insajderi.com

The post Larja e shpeshtë dëmton organizmin appeared first on INSAJDERI.

Ricciardo fiton “llotarinë” e Azerbajxhanit

Posted: 25 Jun 2017 08:52 AM PDT

Daniel Ricciardo ka fituar Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, një garë e karakterizuar nga shumë hyrje të makinës së sigurisë në pistë dhe madje pati edhe një flamur të kuq.

Piloti i Red Bullit ishte ai që shfrytëzoi më së miri ndalesat e shumta të garës, ndërsa Vettel dhe Hamilton, të cilët e përfunduan garën në vendin e katërt dhe të pestë, patën një sherr të vërtetë në pistë.

Kur Hamilton kryesonte garën me Vettel ndjekës, nën regjimin e makinës së sigurisë, Hamilton e uli shumë shpejtësinë në kthesë, duke bërë që Vettel të përplaste turirin e makinës në pjesën e pasme të Mercedesit.

I nervozuar në maksimum, Vettel doli në krah të britanikut dhe i dha një goditje anësore makinës Mercedes me Ferrarin e tij. Kjo i kushtoi një dënim me 10 sekonda "stop & go" dhe i kushtoi garën.

Në vend të dytë e përfundoi garën Valtteri Bottas, ndërsa i treti kaloi vijën e finishit Lance Stroll (Williams).

The post Ricciardo fiton "llotarinë" e Azerbajxhanit appeared first on INSAJDERI.

KRU “Prishtina” mashtroi dhe dëmtoi financiarisht afër 1000 qytetarë

Posted: 25 Jun 2017 08:42 AM PDT

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” i kishte sugjeruar konsumatorët që të paguanin 50 euro për kyçje në rrjet vitin e kaluar, edhe pse taksa administrative për kyçje ishte zvogëluar në vetëm 5 euro.

Të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), bëjnë me dije se 865 konsumatorë të KRU “Prishtina” janë kyçur në rrjetin e ujësjellësit në vitin 2016, duke paguar 45 euro më shumë sesa ishte e paraparë me ligj, raporton Insajderi.

Në pajtim me Ligjin e ri, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rregullativ të Ujit (ARrH) me një urdhëresë gjatë vitit të kaluar kishte zbritur taksën administrative për kyçje në rrjet nga 50€ në 5€ dhe kishte larguar gjobën prej 100 eruove për kyçje ilegale.

Edhe pas këtyre akteve, nga raportet e inspeksionit të ARrU-së, Auditori Gjeneral ka dëshmi se si KRU “Prishtina” dëmtoi financiarisht qytetarët e rajonit të Prishtinës, raporton Insajderi.

“KRU ‘Prishtina’ kishte aplikuar taksën administrative për kyçje në vlerë 50€ tek 865 konsumatorë, KRU ‘Bifurkacioni’ te 197 konsumatorë, dhe KRU ‘Mitrovica’ tek 30 konsumatorë. ARrU kishte kërkuar nga KRU-të që të bëjnë ri-imbursimin e këtyre konsumatorëve por përmbushja e kësaj kërkese ende nuk ishte konfirmuar”, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm.

Madje, KRU "Prishtina" kishte ngarkuar 99 konsumatorët me gjobë 100€ për kyçje. Por, pas rekomandimit nga ARrU ishte bërë korrigjimi te 79 konsumator duke aplikuar zbritje nga borxhi i përgjithshëm, ndërsa te 20 konsumator ende nuk ishin bërë korrigjime.

“Drejtori i Përgjithshëm kishe dërguar paralajmërimet paraprake ndaj KRU-ve por ende nuk ishin arritur rezultatet e pritura”, thuhet në raportin e Auditorit Gjeneral.

Sipas ZKA-së, aplikimi i gabuar i taksave dhe tarifave për shërbimet e ujit nga KRU-të rezulton me dëmtime financiare për qytetarët dhe me shkelje të së drejtës së konsumatorëve. /Insajderi.com

The post KRU “Prishtina” mashtroi dhe dëmtoi financiarisht afër 1000 qytetarë appeared first on INSAJDERI.

Nëse dështon Verratti, Barcelona synon Saul Niguezin

Posted: 25 Jun 2017 08:25 AM PDT

Barcelona është duke shprehur interesim për mesfushorin e Atletiko Madridit, Saul Niguez, raporton gazeta spanjolle AS.

Sipas AS-it, katalanasit dëshirojnë transferimin e Niguezit në rast se dështon transferimi i italianit Marco Verratti nga PSG-ja.

Niguez vlerësohet rreth 50 milionë euro, dhe Barcelona është e gatshme të “lirojë dorën” për ta sjell spanjollin e ri në Kataluni.

Marco Verratti dekalroi dje se mund të qëndrojë tek Paris Saint-Germain edhe stinorin e ardhshëm. /Insajderi.com

The post Nëse dështon Verratti, Barcelona synon Saul Niguezin appeared first on INSAJDERI.

Arrin në 150 numri i të vdekurve nga zjarri në Pakistan

Posted: 25 Jun 2017 08:25 AM PDT

Ka arritur në 150 numri i personave të vdekur në Pakistan pasi një kamion cisternë u përmbys në një autostradë, në jugperëndim të qytetit Multan.

Personat ishin duke u munduar të merrnin karburantet nga rrjedhjet e kamionit.

Policia u mundua që të lokalizojë vendin pas incidentit kur u përmbys kamioni,mirëpo banorët afër zonës u munduan të merrrnin karburantet para se të ndodhte shpërthimi, ka thënë zyrtari i lartë i qeverisë lokale, Rana Mohammad Saleem Afzal.

Ish punonjësi qeveritar, Khalil Ahmed, që ka qenë dëshimar i rastit ka thënë se kanë qenë rreth 500 persona kur ka nisur zjarri.

“Pas rrjedhjeve nga kamioni, njerëzit filluan të thërrisnin të afërmit e tyre për të ardhur dhe për të mbledhur karburantet. Kanë qenë rreth 500 njerëz të mbledhur kur filloi zjarri”, ka shtuar tutje ai.

Doktori, Mohammad Baqa, ka thënë se shumë persona kanë lëndime serioze dhe se numri i vdekjeve mund të rritet.

Një polic ka thënë se nuk ka parë ndonjëherë një rast të tillë.

"Nuk kam parë asnjëherë në jetën time, diçka të tillë, të gjithë po kërkonin ndihmë", ka shtuar polici lokal Abdul Malik.

Ushtria pakistaneze ka deklaruar se do të dërgojë disa helikopterë për të larguar të lënduarit nga vendi i ngjarjes.

Televizioni Geo, ka cituar disa dëshmitarë të cilët kanë thënë se disa persona kanë qenë duke konsumuar duhan, çka sipas tyre mund të ketë qenë shkaku i nisjes së zjarrit. /REL

The post Arrin në 150 numri i të vdekurve nga zjarri në Pakistan appeared first on INSAJDERI.

Harta e Snapchat ngrit shqetësime për sigurinë e fëmijëve

Posted: 25 Jun 2017 08:17 AM PDT

Një përditësim Snapchat – i cili tregon imazhet e postuara publikisht në një hartë në të cilën mund të kërkosh njerëz – ka ngritur shqetësime për cenimin e privatësisë midis prindërve.

Snap Map u lejon njerëzve të kërkojnë vende të tilla si shkollat dhe të shohin video dhe fotografi të postuara nga fëmijët brenda objekteve.

Gjithashtu, u lejon njerëzve të gjejnë "miqtë" e tyre në një hartë që është mjaft e saktë për të treguar se ku njerëzit jetojnë.

Kompania Snap ka thënë për BBC se publikimi i vendndodhje është një veçori e cila mund të lihet private apo publike, si të dojë përdoruesi.

Por prindërit e shqetësuar, të cilët duan të largojnë fare këtë mundësi nga aplikacioni, thonë se “duke ndarë kështu me të tjerët vendndodhjen, fëmijët, por edhe të rriturit mund të bëhen pre nga keqbërësit”. /Insajderi.com

The post Harta e Snapchat ngrit shqetësime për sigurinë e fëmijëve appeared first on INSAJDERI.

Si të bleni Bitcoin nga telefoni juaj

Posted: 25 Jun 2017 08:13 AM PDT

Keni parë gjithë ato lajme për bitcoinin dhe monedhat e tjera digjitale të cilave po u rritet vlera. Mbase edhe dëshironi të hyni në lojë. Por si mund të filloni?

Por, para se të filloni, duhet ta keni të ditur se bitcoini nuk është pranuar si monedhë e rregullt në botë.

Të jetosh vetëm nga kjo monedhë nuk është e lehtë, siç ka provuar një gazetare e televizionit amerikan CNBC. Kjo pasi që bitcoinin mund ta përdorni online në disa dyqane, por për pjesën më të madhe është më mirë dhe lehtë të paguash me para në dorë apo kredit/debit kartelë.

Duhet gjithashtu ta keni të ditur se bitkoini është më shumë një investim teorik me rrezik se sa një monedhë e vërtetë, dhe vlera e tij mund të luhatet me të madhe, shkruan CNBC.

Edhe pse trendi i përgjithshëm është ngritur këta muajt e fundit, rëniet e vlerës së valutës nuk janë të pazakonta, si rasti i para disa ditëve kur vlera e bitcoinit ra për 20 për qind.

Nëse jeni ende të interesuar, kështu mund të filloni:

Shkarkoni aplikacionin "Coinbase"

Është i qasshëm në Android dhe iPhone

Krijoni një llogari Coinbase

Duheni të pajtoheni me kushtet dhe të shkruani shtetin në të cilin jetoni.

Tani ju jeni kyçur. Shikoni paqëndrueshmërinë apo luhatjet ditore!

Përsëri, çmimi i një bitcoini të vetëm ka tendenca të jetë mjaft i luhatshëm, duke arritur majat një ditë dhe duke rënë për toke ditën tjetër. Është një investim i rrezikshëm.

Shtoni një llogari për pagesë

Klikoni butonin "buy" (blej) në fund të ekranit dhe shtoni një llogari për pagesë. Kartelat e kreditit dhe debitit lejojnë blerje të menjëhershme por të lejojnë të blesh vetëm një blerje prej 150 dollarësh në javë. Duke lidhur një llogari bankare mund të marrë 4 deri në 5 ditë për tregtim, por keni më shumë limite të blerjes më pas.

Tani jeni i gatshëm për të blerë. Shtypni butonin "Buy"(Blej) përsëri.

Këtë herë do ta shihni një pamje e cila ju tregon informatat e llogarisë suaj. Në këtë pamje nëse blen bitcoin në vlerë prej 100 dollarësh në vlerën momentale të një bitcoini prej 2 mijë e 780,51 dollarësh, do të marrësh 0,03692073 dollarë bitcoin. Është dhe një taksë prej 3,99 dollarësh. Tani vetëm shtypni dhe një herë butonin "Buy".

Mund të blini gjithashtu edhe Ethereum

Mund ta përdorni të njëjtin aplikacion për të blerë Ethereum, një tjetër monedhë digjitale. Njëjt si me Bitcoinin, jeni i limituar në sasinë e blerë për një ditë.

Përgatituni për thirrje paralajmëruese për mashtrim

Banka mund të të thërrasë dhe të pyes nëse keni tentuar të blini Bitcoin. Vetëm pohoni se keni bërë blerjet, dhe mund të vazhdoni.

The post Si të bleni Bitcoin nga telefoni juaj appeared first on INSAJDERI.

Zv/kryeministri i Rusisë: Pa hequr dorë nga Kosova, Serbia nuk hyn në BE

Posted: 25 Jun 2017 08:09 AM PDT

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitry Rogozin, ka thënë se Serbia do të ketë një qeveri të mirë, por kushtet do të jenë ashtu që nuk do të pranohet asnjëherë në BE.

"Sa për kushtet që Serbia të hyjë në BE, është se ajo duhet të heqë dorë nga Kosova. Ajo nuk do ta bëjë kurrë. Asnjë serb pro-perëndimor nuk do ta tradhtojë vendin e tij. Është e mundshme të diskutohet për ekonomi, shkëmbime, taksa, por kjo është një çështje tjetër. Pa hequr dorë nga Kosova, serbët nuk do të pranohen asnjëherë në BE", ka thënë Rogozin, raporton Tanjug.

Pas inaugurimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Rogozin për Sputnik ka thënë se është e rëndësishme që në Beograd për këtë rast kanë ardhur gjithë liderët Ballkanik, kjo e thekson rolin e Serbisë si vendi me autoritet më të madh në regjion, nga e cila, siç thotë ai, varen shumë punë.

Ai ka shtuar se hyrja e Malit të Zi në NATO është goditje e drejtpërdrejtë kundër Serbisë e jo kundër Rusisë. /Insajderi.com

The post Zv/kryeministri i Rusisë: Pa hequr dorë nga Kosova, Serbia nuk hyn në BE appeared first on INSAJDERI.

Personi që mban jashtëligjshëm dy pozita në Spitalin e Vushtrrisë

Posted: 25 Jun 2017 07:56 AM PDT

Në Spitalin e Vushtrrisë, të njohur me emrin "Sheikh Zayed", një person ka mbajtur dy pozita, së paku gjatë tërë vitit 2016. Drejtori i Administratës në këtë institucion, Mujë Ferati, kryen edhe punë të prokurimit që janë të lidhura me spitalin dhe bën po ashtu kalkulimin e kujdestarive.

Por, sipas ligjeve të Kosovës, pozitat e zyrtarëve financiar nuk mund të mbulohen nga stafi i cili është i angazhuar me funksione tjera në institucion.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Mujë Ferati mban më shumë se dy pozita ne Spitalin e Vushtrrisë.

Curr Gjocaj, drejtori i ShSKUK-së, personi në të majtë, ndërsa Mujë Ferati personi në mes.

"Sipas LMFPP dhe Rregullës financiare 01/2013 (neni 11) pozitat e zyrtarëve financiar nuk mund të mbulohen nga stafi i cili është i angazhuar edhe me funksione tjera në organizatën buxhetore. Në Spitalin e Vushtrrisë, Drejtori i administratës kryen edhe punët e Prokurimit, dhe bën kalkulimin e kujdestarive", theksohet në raportin e Auditorit Gjeneral.

Sipas Auditorit të Përgjithshëm, mbulimi i pozitave të zyrtarëve financiar nga stafi i cili kryen edhe detyra tjera ne organizatë ndikon në funksionimin jo adekuat të kontrolleve të brendshme gjatë kryerjes së aktiviteteve operacionale.

Auditori i Përgjithshëm, përmes një raporti financiar për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), për vitin 2016, ka rekomanduar bordin drejtues dhe Drejtorin e Përgjithshëm të ShSKUK-së në bashkëpunim me Drejtorin e Spitalit në Vushtrri duhet të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të siguruar ndarje të duhur të detyrave dhe përgjegjësive. /Insajderi.com

The post Personi që mban jashtëligjshëm dy pozita në Spitalin e Vushtrrisë appeared first on INSAJDERI.

Lampard e sheh Lukakun si zëvendësues të Costas

Posted: 25 Jun 2017 07:47 AM PDT

Romelu Lukaku është zëvendësues ideal i Diego Costas, sipas ish-futbollistit të Chelseat, Frank Lampard.

Sulmuesi spanjoll nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes për sezonin e ardhshëm, ndërsa Chelsea është në kërkim të zëvendësuesit të tij.

“Unë e njoh Lukakun nga koha kur kam luajtur me të te Chelsea. Lukaku do të ishte opsion i shkëlqyer për sulmin e Chelseat”, ka deklaruar Lampard për Sky Sports.

Diego Costa mund të largohet në drejtim të Kinës gjatë kësaj vere. /Insajderi.com

The post Lampard e sheh Lukakun si zëvendësues të Costas appeared first on INSAJDERI.

Trump akuzon Obamën: Nuk bëri asgjë për Rusinë

Posted: 25 Jun 2017 07:37 AM PDT

Pretendimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, e lidhjet e mundshme të Donald Trumpit me Moskën, e kanë vënë nën një presion të madh presidentin amerikan.

Por ky i fundit hidhet në kundërsulm dhe akuzon paraardhësin e tij se nuk ka bërë asgjë për të parandaluar ndërhyrjen ruse.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Barack Obama ishte vënë në dijeni përpara 8 nëntorit për akuzat, por pavarësisht kësaj nuk kishte vepruar.

"Administrata 'Obama' ishte informuar prej kohësh për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje e 8 nëntorit dhe nuk bëri asgjë për këtë. Përse?", pyet Trump në profilin e tij në rrjetin social "Twitter".

Postime të ngjashme, ai bëri edhe gjatë së shtunës. Komentet e presidentit pasojnë një artikull të "Washington Post", në të cilin thuhet se Obama ishte informuar që në muajin gusht për përfshirjen e drejtpërdrejtë të udhëheqësit rus, Vladimir Putin.

Çështja është në fokus të hetimeve të nivelit të lartë në SHBA. Numri një i Kremlinit ka mohuar vazhdimish akuzat për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane, në favor të Trumpit.

Sipas "Washinton Post", Obama kishte kosideruar në mënyrë të fshehtë një sërë opsionesh për të ndëshkuar Moskën, por në fund vendosi për një masë simbolike, atë të dëbimit të 35 diplomatëve dhe gjithashtu mbylljen e dy komplekseve ruse.

Media presitigjioze amerikane raportoi se Obama ishte i shqetësuar se, edhe ai mund të akuzohej për përpjekje për manipulimin e zgjedhjeve. Mes masave që ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte marrë në konsideratë, por nuk i kishte vënë në veprim, përfshihej implementimi i armëve kibernetike në infrastrukturën ruse dhe publikimin e informacioneve të dëmshme për presidentin Putin.

The post Trump akuzon Obamën: Nuk bëri asgjë për Rusinë appeared first on INSAJDERI.

Dua Lipa shpalos “shumë gjëra personale” në albumin e ri

Posted: 25 Jun 2017 07:27 AM PDT

Dua Lipa ka dashur të apet për "shumë gjëra personale" në albumin e saj të titulluar me vetë emrin e saj,

21-vjeçarja së fundmi ka publikuar albumin e saj, i cili së pari ishte  menduar të publikohen në vitin 2016, për të cilin ylli ka thënë se dëshiron që këngët të jenë më të hapura dhe më të sinqerta në mënyrë që fansat e saj ta "njohin me të vërtetë".

"E di, dua që shumë gjëra personale të dalin jashtë dhe dua që fansat të më njohin mua me të vërtetë, por kam ndjesinë se shumë nga ajo se çfarë bëj është të jesh në gjendje të vallëzosh me këngë pikëlluese", ka thënë ajo për MusicFeeds.com.au, për muzikën e saj.

Dua mendon se ka gjetur një përzierje "cool" mes baladave dhe këngëve për vallëzim në album.

Dua është inspiruar nga artistë si Nelly Furtado kur ka qenë më e re, dhe së fundmi nga Kendrick Lamar, por ajo dëshiron të mbajë një origjinalitet me të cilin mund të "identifikohet".

Ajo tregon se është inspiruar edhe nga muzika që ka dëgjuar përmes prindërve të saj, si bendet Oasis, Radiohead, Sting dhe The Police. Ndërsa në Kosovë ajo thotë se ka dëgjuar hip hop.

"Kur kam filluar të shkruaj tekstet e mia, mendoja se si mund të fusja gjithë këto në diçka që unë mund të identifikohem", ka thënë Dua.

Ndërkohë, Dua do të performojë përkrah Bruno Marsin në turneun e tij në Australi vitin e ardhshëm, për të cilin thotë se është "shumë e emocionuar".

"Mezi pres të ndaj një skenë me Brunon", ka thënë ajo. /Insajderi.com

The post Dua Lipa shpalos "shumë gjëra personale" në albumin e ri appeared first on INSAJDERI.

Funerali i Bob Marleyt: Kitara e kuqe, Bibla dhe një degëz marijuanë

Posted: 25 Jun 2017 07:24 AM PDT

Në maj të vitit 1981, këngëtari i famshëm xhamajkan Bob Marley u varros në Kingston, me tre gjëra: kitarën e tij të dashur ngjyrë të kuqe, Biblën e tij dhe një degëz marijuanë, që xhamajkanët e quajnë "ganja".

Në fakt ky dekorim marijuane nuk ishte menduar që të ishte fillimisht pjesë e varrimit të tij, por bashkëshortja e futi vjedhurazi në arkëmort gjatë funeralit dhe askush nuk kishte zemër ta hiqte.

Kjo traditë e lidhjes së fortë të Bob Marleyt me barin shkon pas në kohë përgjatë gjithë jetës së tij. Kur ishte gjallë, Marley njihej për dashurinë për marijuanën, ashtu sikurse dihet shprehja e tij e famshme: "Bari është shërimi i një kombi, alkooli është shkatërrimi".

Edhe pas vdekjes, mbështetja e tij për bimën vazhdoi e një kompani të re të suksesshme marijuane, edhe pse me shumë debate, që quhej "Marley Natura", duke marrë emrin dhe misionin e tij për ta bërë bimën të ligjshme.

The post Funerali i Bob Marleyt: Kitara e kuqe, Bibla dhe një degëz marijuanë appeared first on INSAJDERI.

Si u punësuan 69 persona pa konkurse në spitalet e Kosovës

Posted: 25 Jun 2017 07:19 AM PDT

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka punësuar 69 persona pa procedura të rekrutimit, gjatë vitit 2016.

19 prej këtyre personave janë punësuar në Qendrën Klinike Universitere të Kosovës në Prishtinë, ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

Përmes një raporti vjetor financiar të përpiluar nga ZKA, është bërë e ditur se angazhimi i rreth 70 vetave është bërë vetëm me vendimet e Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK-së, Curr Gjocaj dhe drejtorëve të institucioneve vartëse, raporton Insajderi.

“Testimet tona kanë vënë në pah se ShSKUK ka angazhuar 69 vetë me marrëveshje për shërbime të veçanta. Prej tyre 19 në QKUK, 40 në Spitalet e Përgjithshme dhe dhjetë (10) në Qendrat e Shëndetit Mental. Angazhimi i tyre ishte bërë pa aplikuar procedura të konkursit publik por vetëm me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK-së dhe Drejtorëve të institucioneve vartëse. Për më tepër, shumica e të angazhuarve në këtë formë janë vendosur në pozita të cilat duhet të mbulohen me staf të rregullt të Institucionit”, njofton Auditori Gjeneral.

Auditori i Përgjithshëm, po ashtu ka identifikuar 12 raste në QKUK dhe dy (2) raste në Spitalin në Mitrovicë ku stafi i brendshëm janë avancuar në pozita me gradë-koeficientë më të lartë pa procedura të konkurrimit.

E nga kjo mënyrë e të punësuarit të njerëzve mund të shkaktojë efikasitet të ulët në spitalet e Kosovës, thotë Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

“Mospërfillja e procedurave me rastin e rekrutimit dhe avancimit të stafit mund të rezultojë në mos-efikasitet operacional pasi që persona jo adekuat mund të caktohen në pozitat e caktuara duke penguar arritjen e objektivave të organizatës”, thotë Auditori Gjeneral. /Insajderi.com

The post Si u punësuan 69 persona pa konkurse në spitalet e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more