Skip to main content

Zëri: “Mustafa thotë se Mali i Zi nuk ka ofruar rishikim të marrëveshjes për demarkacionin” plus 29 more

Zëri: “Mustafa thotë se Mali i Zi nuk ka ofruar rishikim të marrëveshjes për demarkacionin” plus 29 more


Mustafa thotë se Mali i Zi nuk ka ofruar rishikim të marrëveshjes për demarkacionin

Posted: 25 May 2017 02:46 PM PDT

ryeministri në largim i vendit, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi lidhur me deklaratat e tij rreth takimit të zhvilluar në Shkodër me kryeministrin e Malit të Zi, ku është biseduar për demarkacionin e kufirit. Në një intervistë në RTK, Mustafa e ka quajtur të pasaktë deklaratën e Kuçit se kryeministri malazias ka ofruar rishikim të marrëveshjes për demarkacionin. Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Markoviq, Mustafa tha se në asnjë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Molliqaj përplaset me Buzhalën: 'Ku dhemb dhëmbi shkon gjuha'!

Posted: 25 May 2017 02:13 PM PDT

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se askush nga qytetarët e Prishtinës nuk kanë nevojë të shqetësohen se Komuna e tyre të mbetet keq për shkak të kandidimit për deputet të kryetarit Shpend Ahmeti dhe nënkryetarit Dardan Sejdiut. Kjo përgjigjej e Molliqajt erdhi pasi që gazetari Berat Buzhala ngriti shqetësimin se çfarë do të bëhet me Komunën e Prishtinës gjatë kampanjës zgjedhore. “Kjo po i dhemb ndoshta Beratit, aty ku i dhemb dhëmbi i shkon......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpend Ahmeti i relaksuar, këndon karaoke (Video)

Posted: 25 May 2017 02:10 PM PDT

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka nxjerrë në facebook një video në të cilën shihet i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe anëtari tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Hysaj duke kënduar karaoke në një lokal nate. Krejt kjo kur kanë mbetur më pak se tri javë para ditës së zgjedhjeve. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoti: Renditja në listë nuk ka rëndësi (Video)

Posted: 25 May 2017 02:07 PM PDT

Kandidati për kryeminstër nga koalicioni LDK- AKR- Alternativa, Abdullah Hoti, ka deklaruar se lista e këtij koalicioni është listë unike. Në emisionin Click në RTV21 ai ka shtuar se me partnerët e koalicionit kanë negociuar vetëm nga gjysmë ore duke u pajtuar vetëm në parime. Sipas tij, është krijuar një koalicion edhe një listë që nuk mund të merren modelet historike. Ai ka shtuar se është një shpërndarje për të treguar se çdo vend të listë është i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përplasja në debat ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Berat Buzhalës

Posted: 25 May 2017 01:57 PM PDT

Në emisionin “Debat D+” në RTV Dukagjini po vazhdon debati për zgjedhjet e 11 qershorit.  Sekretari Organizativ njëherësh edhe kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Molliqaj dhe drejtuesi i gazetës “Express”, Berat Buzhala, kanë shprehur qëndrime të kundërta njëri me tjetrin. Molliqaj i drejtohet Buzhalës se ka qenë pjesë e PDK-së, në Hajvali, anëtar i kryesisë. Ndërkaq, Buzhala i është përgjigjur që nuk ka pas kurrë librezë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Mund të ketë koalicion të ri të PAN-it me LDK-në'

Posted: 25 May 2017 01:53 PM PDT

Kandidati për deputet i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka theksuar se pas zgjedhjeve mund të ketë befasi të reja. Sipas tij, mund të ketë koalicion të PDK- AAK- Nisma me LDK-në ose me Vetëvendosjen. “Në politikë kurrë nuk duhet thënë kurrë. Mund të ndodhë pas zgjedhjeve të ketë koalicion me LDK ose me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai në emisionin “Magazina Zgjedhore” në Klan Kosova.  Në anën tjetër Velija i LDK-së ka thënë se me çdo kusht......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Selmanaj: Matoshin nuk mund ta shoh në një listë me Kadri Veselin – ja si ja kthen Matoshi

Posted: 25 May 2017 01:48 PM PDT

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj në emisionin “Debat D” të rtv Dukagjini thotë se sot Matoshi është në një listë për deputet të Kuvendit të Kosovës me një njeri, si Kadri Veseli, e që për të cilin nuk dihet se çka ka bërë gjithë jetën e tij. ‘‘49 vjet të jetës së tij nuk e dimë se ç ka ka bërë ai, puna e parë e tij mbetet posti i kryetarit të kuvendit’’, tha Selmanaj. Halil Matoshi në anën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Urolog të njohur nga Evropa nesër në Kosovë

Posted: 25 May 2017 01:28 PM PDT

Me 26 dhe 27 maj 2017 në Hotelin "Sirius" në Prishtinë pritet të mbahet Kongresi i 12 i Shoqatës së urologeve të Kosovës me pjesëmarrje ndërkombetare. Mysafirët janë Prof të urologjise nga Belgjika, Kroacia, Sllovakia, Turqia, Maqedonia… etj. Temë kryesore e këtij kongresi është “Tumorët e veshkes”. Organizator i këtij tubimi është doktori i njohur, urologu Xhevdet Quni.  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbët e Kosovës s’kanë fuqi ta bllokojnë krijimin e qeverisë

Posted: 25 May 2017 01:27 PM PDT

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, njëherësh edhe profesor i së drejtës Kushtetuese, thotë se serbët nuk kanë fuqi juridike ta bllokojnë krijimin e qeverisë së re në Kosovë. Ndonëse deputetët serb kanë 10 vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, të njëjtit munden edhe të mbesin jashtë ekzekutivit. “Çështja e së drejtës është alternative. Mund ta shfrytëzosh, gëzosh por mund edhe mos ta shfrytëzosh. Të drejtat janë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përplasen ashpër Driton Selmanaj e Faton Topalli

Posted: 25 May 2017 01:10 PM PDT

Anëtari i Lëvizjës Vetëvendosje, Faton Topalli në emisionin “Debat D” të rtv Dukagjini i’a kthen përgjigjen Driton Selmanjt, duke i thënë se ai po e demanton vetveten. Anëtari i Vetëvendosjes thotë se Selmanaj ka shfrytëzuar pozitën e analistit, që mendohet se është rol neutral dhe që nga ai rol kritikon gjithsecilin dhe  Selmanaj nuk e ka bërë një gjë të tillë. Faton Topalli këtë e bazon në thënien që Selmanaj e tha në debat, se ka mbi një vit që ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Adem Mikullovci përplaset me Milaim Zekën: Po e akuzon VV-në për rrugaçëri, vet po përdor gjuhë rrugaçi

Posted: 25 May 2017 01:08 PM PDT

Kandidati për deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci ka argumentuar ashpër me kandidatin për deputet të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Milaim Zeka. Në Televzionin Klan Kosova, Zeka ka akuzuar rëndë Vetëvendosjen, duke i quajtur anëtarët e saj “rrugaqë, anarkistë, njerëz që thyejnë xhama” e që shkaktojnë probleme të tjera, shkruan Periskopi. I ashpër ka qenë Mikullovci ndaj Zekës, duke thënë se nuk e lejon Zekën t’i drejtohet me këtë gjuhë derisa ai është i pranishëm......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj as sonte nuk e la rehat Serbinë, Vulin reagon i nervozuar

Posted: 25 May 2017 01:07 PM PDT

Kjo deklaratë e ashpër e Vulinit vije pasi Ramush Haradinaj tha sot në Pejë se me ardhjen e tij në pushtet “Serbia nuk do të ekzistojë më në Kosovë”. “Kosova është Serbi, edhe pse shqiptarët mendojnë se nuk është, pra le të përpiqen që me flamurin e tyre të jenë pjesë e OBK-së dhe komunitetit ndërkombëtar”. Kështu është shprehur ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, Aleksandër Vulin, ndaj deklaratës së Ramush......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kamarieri i vrarë në Mitrovicë nuk ishte caku, arrestohet ai që i shpëtoi atentatit

Posted: 25 May 2017 12:44 PM PDT

Kur me 5 maj të këtij viti në Mitrovicë ishte vrarë Ermal Kamberaj që punonte në kafiterinë “Check In”, vendi u shokua me aktin e tmerrshëm duke ngjallur shumë reagime të ashpra për pa sigurinë në këtë qytet, por 20 ditë më vonë, Insajderi ka marrë vesh se ai nuk ishte caku i vrasjes. Në fakt, Kamberaj është vrarë pa bërë asnjë faj dhe duke mos qenë fare si target i vrasjes. Target i vrasjes ishte dikush tjetër. Ai quhet Shpëtim Hyseni me pseudonimin SHPUTA, një person i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj: Theranda dhe Rahoveci qendra të agrobiznesit

Posted: 25 May 2017 12:39 PM PDT

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Therandë dhe në Rahovec, ku ka takkuar strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe shumë përkrahës të PDK-së nga këto dy komuna. Hoxhaj ka thënë se Theranda dhe Rahoveci janë dy komuna që mund të bëhen model i zhvillimit ekonomik, duke u bërë qendra të agrobiznesit në Kosovë. Ai ka theksuar se prioritet i qeverisë së ardhshme është zhvillimi ekonomik duke mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Me 'Zërin', promovoheni seriozisht!

Posted: 25 May 2017 12:31 PM PDT

Gazeta "Zeri" është një prej mediume më të vjetra në Kosovë, e cila më shumë se gjysmë shekulli ka udhëtuar bashkë me qytetarët e Kosovës nëpër proceset më të rëndësishme të tyre. Kjo ka bërë që “Zëri” të shndërrohet në një prej mediumeve më serioze dhe kredibile në vend, e cila merret si burim reference nga mediet rajonale dhe ndërkombëtare. Që prej 10 vitesh, “Zëri” ka edhe platformën e saj online, www.zeri.info, e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Drilona Jahiri, maturantja nga Prishtina që i magjepsi të gjithë (FOTO)

Posted: 25 May 2017 12:29 PM PDT

E bukur, e ëmbël, sharmante e jo vetëm. Bukuria e saj është po sikur magneti, tërheq vëmendjen e të gjithë njerëzve. Bëhet fjalë për të bukurën nga Prishtina, Drilona Jahiri, e cila këtë vit ka përfunduar shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Në mbrëmjen e maturës Drilona ka shkëlqyer. Fustan të bukur, frizurë të veçantë, për gjithçka e përkujdesur deri në detale. Për më shumë ju ftojmë që ti shikoni disa fotografi,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zeka: Parlamenti i Kosovës kishte mentalitet talebanësh

Posted: 25 May 2017 12:26 PM PDT

Anëtari i më i ri i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se sfida e tij më e re, ajo në politikë, është fare e lehtë. Në Magazinën Zgjedhore, Zeka tha se në parlamentin e ardhshëm qeverisës, do të ndryshojë mentaliteti i komunikimit me deputetë, njofton Klan Kosova. Kjo pasi sipas tij, deri më sot, Parlamenti i Kosovës kishte mentalitet talibanësh komunikimi. ”Unë dhe Jakup Krasniqi kemi kalu barrë të madhe më shumë se sa angazhim”. ”Për ne kjo sfidë politike......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Selmanaj: Hyrja në politikë, mundësia më e mirë për ta ndryshuar gjendjen aktuale

Posted: 25 May 2017 12:19 PM PDT

Ish – analisti Driton Selmanaj, ka theksuar se ai ka hyrë në politikë, sepse ka menduar se është i pamjaftueshëm angazhimi i tij, vetëm përmes shoqërisë civile dhe fjalëve. Ai në emsionin “Debat D” të RTV Dukagjini, ka theksuar se “vjen një moment kur t’i e sheh se proceset po vinë duke u degraduar, dhe se gjithçka është në nivel të degradimit”. “Sot e vëren që diçka spo funskionon, dhe segmenti me i urryer është profesioni i politikanit shihet me urrejtje nga ana e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Adem Mikullovci tregon përse iu bashkua Vetëvendosjes

Posted: 25 May 2017 12:14 PM PDT

Artisti i madh i Kosovës, Adem Mikullovci, ka thënë në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova se arsye përse iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, është ndjenja e keqe që pushtetet e kaluara ja kanë dhënë. Mikullovci pohoi se ndjenë apati e frikë, prandaj do që duke u angazhuar në Vetëvendosje ta ndryshojë këtë kurs në të cilin gjendet Kosova. “Zhgënjimi, neveria, gërditja, frika, më kanë detyruar që të angazhohem politikisht. Prandaj do të mundohem ta japë një kontribut......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: PDK gaboi rëndë

Posted: 25 May 2017 12:12 PM PDT

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur të gabuar vendimin e PDK-së për t’u tërhequr nga koalicioni me LDK-në dhe e ka quajtur amatoresk dhe të papjekur vendimin për dhënien e përkrahjes së mocionit për rrëzimin e qeverisë. Këto komente Isa Mustafa i ka bërë në intervistë për RTK-në. “Ne kemi pasur zotime të dyanshme edhe të shkruara por edhe të demonstruara se koalicioni do të vazhdojë dhe do të përfundojë në kohën e mandatit. Skam pasur arsye......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump shtyn me forcë Kryeministrin e Malit të Zi, i zuri rrugën: Jam unë i pari (VIDEO)

Posted: 25 May 2017 11:55 AM PDT

Në Bruksel janë mbledhur liderët e shteteve anëtare të NATO-s për të marrë pjesë në samitin e Aleancës së Atlentikut të Veriut. Në videon e mëposhtme tregohet një moment interesant nga takimi i gjithë liderëve, teksa Presidenti  i SHBA Donald Trump shtyn me forcë Kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviç pasi ky i fundit i zë rrugën dhe del para tij.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kuçi: Vetëvendosja mund t'i duhet Kosovës vetëm si opozitë

Posted: 25 May 2017 11:52 AM PDT

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka treguar se Levizja Vetëvendsoje me demagogjin e tyre nuk po arrinë që të jenë të gatshëm për ta udhëhequr Kosovën. Ai më tej ka thënë se  Lëvizja Vetëvendosje mund ti duhet shtetit të Kosovës duke qëndruar vetëm si opozitë. "Demagogjia shterpe e zyrtarëve të Vetëvendosjes, flet mjaftueshëm për mosgatishmërinë e tyre për t'a udhëhequr Kosovën. Ata......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Albin Kurti dhe Visar Ymeri në fushatë me bashkëshortet (VIDEO)

Posted: 25 May 2017 11:24 AM PDT

Ndryshe nga herët e tjera, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja Albin Kurti, në praninë e gruas së tij prezantoi programin elektoral. Me bashkëshorte ishte edhe lideri Visar Ymeri.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vajza e Fatmir Limës ka sonte mbrëmjen e maturës: Shikoni sa elegantet duket Leonita (Foto)

Posted: 25 May 2017 11:22 AM PDT

Edhe një fëmijë i një politikani kosovar është bërë maturantë. Bëhet fjalë për vajzën e kreut të Nismës për Kosovën Fatmir Limajt. Leonita Limaj sot ka mbrëmjen e maturës dhe me këtë rast ka bërë edhe disa poza me prindërit dhe vëllanë. “Sot me djalin tim Durimin dhe mbesën time Zarën, në përcjellje të vajzës time Leonitës në mbrëmje të maturës”, ka shkruar Limaj në Facebook.    ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A ndihet i kërcënuar në Drenas, si anëtar i Vetëvendosjes, tregon Drenori (Video

Posted: 25 May 2017 11:19 AM PDT

Në emisionin Komiteti, kandidati për deputet në listën e Vetëvendosjes ka folur për largimin nga Partia Demokratike dhe më tej edhe garimin në listën e VV’së për deputet. Ai ka treguar arsyet pse e shtyn të largohej nga PDK, fillimisht duke garuar i pavarur e tani në zgjedhjet qendrore garon nëpërmes listës së Vetëvendosjes. Drenori ka shpjeguar se çfarë opinioni, sipas tij, kanë votuesit që përkrahnin atë, por nën shenjën e PDK’së dhe nëse mendon se do të sigurojë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edi Rama, shikim emocional për Trumpin (Foto)

Posted: 25 May 2017 11:17 AM PDT

Në Samit merr pjesë edhe Shqipëria. Para Samitit, përfaqësues të vendeve anëtare, bënë “një foto familjare”. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, afër kryetarit të Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan, ka mbetur me shikimin nga presidenti amerikan Donald Trump. Ndoshta për t’u harruar deklarata e tij gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA kundër të nominuarit të republikanëve amerikanë për president të vendit. Rama sot është takuar me homologun grek, Aleksis......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmuesi i Manchesterit telefonoi nënën para se të aktivizonte bombën

Posted: 25 May 2017 11:02 AM PDT

Autoritetet anti-terrore në Libi, kanë dal me një kumtesë të re nga hetimet e fundit që po bëhen në lidhje me sulmuesin e Manchesterit. Sipas tyre sulmuesi Salman Abedi, para se të hidhte bombën, telefonoi nënën e tij duke i kërkuar falje. ”Më fal” thuhet se janë fjalët e vetme që Abedi i tha nënës së tij përmes telefonit, disa orë para se të hidhte në erë gjithë vendin. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

A do të jetë edhe gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni? Ja se ç’thotë Sela

Posted: 25 May 2017 11:01 AM PDT

Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela insiston që shqipja të jetë gjuhë e dytë zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë. “Po, ne do të kërkojmë përdorimin e gjuhës shqipe, sepse mendojmë se shqipja duhet të jetë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”, tha Sela. Por deputeti i LSDM-së Aleksandër Kiracovski i pyetur për të komentuar deklaratën e Selës, rikujtoi garancinë që mandatari Zoran Zaev ia dha presidentit Gjorgje Ivanov. “Në Republikën e Maqedonisë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tronditet Ronaldo, mund të dënohet me 5 vjet burgim (Foto)

Posted: 25 May 2017 10:54 AM PDT

Edhe Cristiano Ronaldo akuzohet për evazion fiskal, i cili sipas mediave spanjolle mund të dënohet deri në 5 vjet burgim. Zyra e taksave në Spanjë ka përfunduar hetimin e saj për sulmuesin e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo. Në përfundim të hetimeve rezulton se portugezi ka fshehur shumën e 15 milionë eurove nga vitit 2011 deri në 2014, bën të ditur “Marca”, transmeton Gazeta Express. Tashmë dosja voluminoze i është dërguar zyrës së krimit ekonomik, me këta të fundit që tashmë duhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Kufiri i Kosovës më Malin e Zi është në Çakorr dhe atje do mbetet

Posted: 25 May 2017 10:50 AM PDT

Kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj në takim në qytetarët e Pejës ka folur edhe për demarkacioni. Ai ka thënë, se kufijtë e Kosovës nuk do të ndryshojnë dhe se sipas tij, ka kaluar koha kur janë marr tokat e Kosovës. Haradinaj ka thënë se kufiri i Kosovës është në Çakorr dhe atje do të mbetët, raporton lajmi.net. “Kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në qafë të Çakorrit, është majave të larta, është në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more