Skip to main content

Tirana Observer: “Vodafone, Telekom Albania dhe Albtelekom nën hetim për manipulim çmimesh” plus 9 more

Tirana Observer: “Vodafone, Telekom Albania dhe Albtelekom nën hetim për manipulim çmimesh” plus 9 more


Vodafone, Telekom Albania dhe Albtelekom nën hetim për manipulim çmimesh

Posted: 29 May 2017 09:37 AM PDT

Rritja e menjëhershme e tarifave për shërbimet me parapagesë të tri kompanive celulare si dhe unifikimi i ofertave për paketat me parapagesë nga Albtelekom, Telekom Albania dhe Vodafone, e shtyu Autoritetin e Konkurrencës të hapë hetime të thelluara për krijimin e oligopolit në tregun më fitimprurës në Shqipëri.

Nga Gjergj Erebara/ BIRN

Tre kompanitë celulare kryesore në Shqipëri u vunë nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës pas një ankese nga Qendra Konsumatori Shqiptar, një organizatë me bazë në Durrës, si dhe tre ankesave të tjera në lidhje unifikimin e njëkohshëm të tarifave të shërbimeve celulare më herët këtë muaj, bëri të ditur Autoriteti i Konkurrencës.

Të dhënat e disponuara nga shoqata Konsumatori Shqiptar tregojnë se të treja kompanitë i ndryshuan tarifat brenda një jave duke hequr nga paketat bazë të ofruara shërbimin e internetit pa limit ose duke ulur ndjeshëm përmbajtjen e internetit nga këto paketa, dukshëm me synimin për të detyruar konsumatorët të paguajnë ekstra.

"Pas ndryshimit të menjëhershëm të tarifave, ne i dërguam kërkesë për informim AKEP dhe përgjigjja që morëm e përforcoi edhe më shumë bindjen se kemi të bëjmë me shkeljen e të drejtave të konsumatorëve dhe shkeljen e parimeve të konkurrencës së ndershme mes operatorëve që ofrojnë këtë shërbim," shpjegoi për BIRN Ersida Teliti, drejtoreshë e qendës "Konsumatori Shqiptar", e cila bëri një nga katër ankesat pranë Autoritetit të Konkurrencës.

Dyqan i Telekom Albania në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Raportimet e kompanive në AKEP tregojnë se brenda një jave mes ditëve të fundit të marsit dhe ditëve të para të prillit 2017, tre kompanitë celulare duket se unifikuan ofertat për të gjitha paketat e komunikimit me parapagesë, unifikim që solli në disa raste uljen e çmimeve dhe në disa të tjera rritjen, për të prodhuar tre paketa bazë, 800, 1,100 dhe 1,400 lekë, të cilat ofrohen në tre kompani të ndryshme por që në thelb janë e njëjta gjë. Në të gjitha paketat është synuar ulja e njëhershme e sasisë së internetit të ofruar, dukshëm me synimin për të detyruar konsumatorët të blejnë gigabit ekstra përveç paketës, ku çmimet e paketave të internetit janë gjithashtu thuajse identike nga kompania në kompani.

Në vendimin e marrë më 23 maj, Komisioni i Konkurrencës urdhëroi "Hapjen e Procedurës së Hetimit Paraprak në Tregun me Pakicë të Shërbimeve Celulare për të hetuar nëse ka, apo jo, shenja të kufizimit të konkurrencës". [Link vendimi]

"Referuar informacionit të mbledhur gjatë monitorimit, rezulton se tre shoqëri kanë ndryshuar paketat sandarte në periudhën 27 mars 2017  ‐ 4 prill 2017 në një sjellje të mundshme të koordinuar," shkruhet në vendimin e Autoritetit.

"Gjithashtu bazuar në të dhënat e rregullatorit AKEP, rezulton se tregu i telefonisë celulare ka strukturën e një  tregu oligopolistik me një operator me pozitë dominuese në tregun përkatës të shërbimeve celulare me pakicë, si dhe dy ndërmarrje të tjera me qëndrueshmëri të pjesëve të tregut", vijon më tej vendimi.

Dyqan i Eagle Mobile/Albtelekom në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Telekom Albania nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara nga BIRN në lidhje me dyshimet për krijimin e oligopolit në tregun e shërbimeve telefonike me parapagesë. Zyra e shtypit e Vodafone bëri të ditur se zgjidhte të mos prononcohej për këtë ccështje deri në përfundim të hetimit.

Albtelekom hodhi poshtë dyshimet për pjesëmarrje në oligopol duke deklaruar se qe e habitur nga njoftimi i hapjes së hetimeve nga Autoriteti i Konkurrencës. [Link përgjigjja e Albtelekom]

Pyetur për faktin se paketat kryesore të tre operatorëve celularë janë pothuajse identike, Albtelekom tha: "Ne duam të theksojmë se ato nuk janë pothuajse të njëjta si paketat e operatorëve të tjerë, por krejt e kundërta, ato janë pothuajse shumë ndryshe nga paketat e operatorëve të tjerë; dallimi konsiston kryesisht në sasinë e minutave dhe në volumin e internetit."

Tre kompani, çmime të njëjta

Të dhënat e njoftuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) te Qendra Konsumatori Shqiptar bëjnë të ditur se brenda një periudhe njëjavore nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit, të treja kompanitë që tashmë janë subjekt hetimi nga Konkurrenca kanë ulur volumin e internetit të përfshirë në paketën bazë nga 3 GB në vetëm 0.5 GB në paketat e tyre bazë ndërsa kanë kryer ulje të tjera të volumit të internetit në të gjitha paketat jo-bazë. Kjo në total përbën një rritje të njëhershme për të gjithë konsumatorët e këtyre tre kompanive për shkak se trafiku i internetit tarifohet ekstra dhe zakonisht me 200-500 lekë për një ose disa Gigabit. Një konsumator normal mund të shpenzojë tre-pesë GB në muaj nga celulari i tij.

Por më e rëndësishmja duket se është fakti që të treja kompanitë kanë vendosur të njëjtin çmim për paketat e tyre bazë me dallime minimale dhe të parëndësishme në përmbajtje.

Kështu, Vodafone Albania ka një paketë të quajtur Club Basic, e cila kushton 800 lekë, ndërsa Telekom Albania hodhi në treg një paketë të quajtur Standarte S, e cila, sipas konkluzionit të AKEP ka "sasi minutash, SMS dhe Internet të njëjtë me paketën 800 lek të Vodafone". Eagle Mobile ka një paketë tjetër të shërbimeve bazë e cila gjithashtu kushton 800 lekë. Në praktikë, një konsumator mund të ndryshojë kompaninë duke ikur nga klient i njërës te klient i tjetrës, por pavarësisht kësaj, sërish ka vetëm një paketë bazë në dispozicion.

Vetëm 0.5 GB

Dyqan i Vodafone Albania në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Tregu i telekomunikimit ka ndryshuar ndjeshëm me përhapjen gjatë viteve të fundit të smartfonëve, të cilët mundësojnë përdorimin e celularit jo vetëm për telefonata tradicionale dhe sms por edhe për komunikim të gjithëfarëllojshëm e për dëfrim përmes internetit. Sipas të dhënave të raportit vjetor të AKEP, përdorimi i shërbimeve të internetit me bazë të gjerë përmes celularëve në rrjetet 3G dhe 4G si dhe me modemë tradicionalë, është rritur me 30 për qind gjatë vitit 2016 në krahasim me vitin 2015. Përkundrejt kësaj, volumi i telefonatave celulare u ul me 8 për qind.

Në thelb, shqiptarët kanë mësuar të ulin përdorimin e telefonatave konvencionale dhe t'i zëvendësojnë ato me telefonata përmes shërbimeve në internet si Wats App dhe Skype. Kjo gjithsesi nuk ka sjellë rënie të të ardhurave për kompanitë celulare, të cilat përgjatë viteve janë vënë vazhdimisht nën akuza për shkelje të rregullave të konkurrencës dhe zbatimin e praktikave bllokuese për konkurrencën për të ruajtur dhe rritur të ardhurat e veta. Por lëvizja e fundit e të tre operatorëve njëkohësisht ka goditur pikërisht mundësinë e operatorit për të zgjedhur kryerjen e një telefonate përmes internetit dhe jo rrjeteve konvencionale. Të treja paketat bazë të tëë tre operatorëve kanë ulur ofertën për internet nga dy apo tre GB në muaj në vetëm 0.5 GB në muaj. Kjo do të mjaftojë që kostoja shtesë e internetit t'i rrisë tarifat për konsumatorët në masë të konsiderueshme. Dy GB internet shtesë në Telekom Albania kushtojnë 300 lekë sipas reklamës së saj në internet ndërsa në Vodafone Albania 2 GB kushtojnë gjithashtu 300 lekë. Në Albtelekom/Eagle, 2 GB internet me afat konsumimi mujor kushtojnë 400 lekë.

Çmime të njëjta, paketa të njëjta

Ndryshimet e kryera në fund të muajit mars në paketat e niveleve të ndryshme të tre kompanive tregojnë se disa nga kompanitë i kanë ulur çmimet, disa i kanë rritur dhe në thelb, të treja ofrojnëpaketa thuajse identike. Telekom Albania ka hedhur në treg një paketë të re me vlerë 800 lekë, të cilën nuk e kishte më parë, një paketë që rezulton thuajse identike me paketa të ngjashme por me emra të ndryshëm nga dy kompanitë e tjera.

Paketat e nivelit më të lartë se sa bazë për komunikimet me parapagesë janë uniformizuar gjithashtu, ndërsa çmimet e tyre kanë pësuar ulje të lehtë në krahasim me më parë bashkë me uljen e ndjeshme të sasisë së internetit të përfshirë në këto paketa. Kështu, Vodafone ka një ofertë që quhet Club Superior, çmimi i të cilës është ulur nga 1200 në 1100 lekë por sasia e internetit të ofruar në të qe më herët pa limit ndërsa tani është vendosur në limitin 2 GB. Nëse një përdorues kërkon më shumë internet se sa kaq, atëherë atij i duhet të paguajë 300 lekë shtesë ndërsa ka marrë 100 lekë ulje. Por kjo është vetëm një pjesë e problemit. Problemi tjetër është Telekom Albania ka një paketë të quajtur Standarde M, e cila kushton gjithashtu 1100 lekë dhe ka 2 GB internet të përfshirë, në thelb e njëjta ofertë me Vodafone Club Superior. Në krahasim me më parë, Telekom Albania i ka rritur tarifat e kësaj paketë nga 990 lekë që qe më parë në 1100 lekë, duke i barazuar ato me paketën simotër te Vodafone. Albtelekom ka gjithashtu një paketë me emrin Standard 1100 lekë, e cila është shtrenjtuar me 100 lekë nga para ndryshimit të marsit dhe që ndryshon me dy paketat simotra sepse ofron jo 2, por 3 GB internet.

Oferta Ekstra e Vodafone rezulton njëkohësisht shumë e ngjashme me ofertën Standarde L të Telekom dhe Standarde 1400 të Albtelekom. Që të gjitha këto paketa, siç sugjeron emri i ofertës së Albtelekom, kushtojnë 1400 lekë. Për të mbërritur në këtëçmim, Albtelekom dhe Telekom Albania kanë vendosur të rrisin çmimin në krahasim me periudhën para ndryshimit, ndërsa Vodafone e ka ulur çmimin. Me të njëjtat çmime më parë blerësit e këtyre paketave përfitonin internet pa limit ndërsa me ndryshimet e fundit, Vodafone dhe Telekom Albania ofrojnë 4 GB internet e Albtelekom ofron 6 GB internet.

Viti shqiptar ka 13 muaj

Vitin e kaluar në  një mënyrë të ngjashme me lëvizjen e fundit, tre kompanitë kryesore vendosën të masin muajin shqiptar si 28 ditë, nga një muaj që llogaritej më parë, efektivisht duke e bërë vitin kalendarik të ketë 13 muaj dhe jo 12. Aktualisht të treja kompanitë i kanë ofertat për paketa komunikimi mujor 28 ditëshe. Ndryshimi i shënuar vitin e kaluar solli gjithashtu shtrenjtimin e tarifave me rreth 7 për qind pa i ndryshuar paketat, si pasojë e shpikjes së vitit me 13 muaj. Por ndryshimi aktual përmes minimizimit të volumit të internetit në paketat e zakonshme efektivisht i ka rritur çmimet shumë më tepër se sa vitin e kaluar. Ekspertët e kanë të vështirë të llogarisin rritjen reale në përqindje për shkak se minutat e komunikimit brenda rrjetit zakonisht nëpër paketa ofrohen në sasi të pakonsumueshme, ndërsa e vetmja gjë e matshme me lehtësi është sasia e internetit. Heqja e 3 apo 4 GB internet nga paketat efektivisht i ka shtrenjtuar komunikimet me 20-40 për qind nga më parë.

Dyshime për oligopol

Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë konsumatorë me parapagesë të shërbimeve celulare dhe paketa bazëështë oferta me të cilën përballen shumica e konsumatorëve me parapagesë. Që kur hapi operatorin e vet të parë celular, në vitin 1996, Shqipëria është përballur vazhdimisht me praktika monopoliste apo oligopoliste të këtyre kompanive, shumica dërrmuese e të cilave janë të padukshme për konsumatorin.

Autoriteti i Konkurrencës i ka hetuar edhe dy herë të shkuara kompanitë që operojnë në këtë treg duke shpallur fajtorë Vodafone dhe AMC (sot Telekom Albania) për abuzimin me pozitën dominuese në kurriz të konsumatorëve më të varfër të Europës.

Në vitin 2007, Autoriteti gjobiti këto dy kompani me rreth 4 milionë euro gjoba për abuzim me pozitën dominuese, duke vërejtur mes të tjerash se këto dy kompani patën zbatuar përgjatë shumë viteve tarifat më të larta në Europë sa i përket shërbimeve të telefonisë celulare pavarësisht se operonin në tregun më të varfër të Europës. [Link]

Tregu i kompanive celulare qarkullon qindramilionë euro në vit dhe fitimet neto arrijnë në mbi njëqind milionë në vite të ndryshme, pa marrë parasysh këtu transferime të konsiderueshme financiare që kompanitë bija bëjnë te kompanitë e lidhura në Europë.

Në rast se Autoriteti i Konkurrencës i shpall fajtorë këto tre kompani për krijimin e oligopolit, atëherë Autoriteti ka të drejtë t'i gjobisë nga 2 deri në 10 për qind të xhiros vjetore. Xhiroja totale vjetore e tregut arriti në 47 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar.

Link: Shkresa e AKEP për Qendrën "Konsumatori Shqiptar"

 

Çmime identike për produkte identike
Paketabazë Çmimi GB Minuta kombëtare SMS kombëtare
Vodafone 800 0.5 200 200
Telekom Albania 800 0.5 200 200
Albtelekom 800 0.5 300 300
Burimi: AKEP, përpunuar nga BIRN
Paketa 1100 Çmimi GB Minuta kombëtare SMS kombëtare
Vodafone 1100 2 2000 200
Telekom Albania 1100 2 2000 200
Albtelekom 1100 3 2000 200
Burimi: AKEP, përpunuar nga BIRN
Paketa 1400 Çmimi GB Minuta kombëtare SMS kombëtare
Vodafone 1400 4 2500 300
Telekom Albania 1400 4 2500 300
Albtelekom 1400 6 2500 400
Burimi: AKEP, përpunuar nga BIRN

Astrit Patozi rrëfen takimin e sotëm me grupin kundër Bashës

Posted: 29 May 2017 09:32 AM PDT

Nga Astrit Patozi

U bene ca dite qe kafja nuk na kushton me 100 leke, por ndoshta 100 fish me teper, me kedo qe ta pime. Kete po mendoja tani kur u ktheva ne shtepi dhe pashe ne media aq shume lajme dhe spekullime mbi nje takim mes meje, Jozefina Topallit, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Majlinda Bregut, Keltis Krujes, Dash Sules etj.

Eshte shume e vertete qe kemi qene bashke sot, sic ka shume mundesi qe neser e ne vazhdim te kete shume me teper kontakte dhe komunikim mes kolegesh te grupit parlamentar te PD, por jo vetem. Se partia jone dhe e djathta jane shume me teper se aq. Eshte pjese e jetes, e punes dhe e perditshmerise sone, se jetojme ne Tirane. Ndaj me duket i ekzagjeruar gjithe ky amplifikim edhe pse e kuptoj qe ethet e fushates e nxisin ngritjen e temperatures politike ne Shqiperi.

Sa per teorite e konspiracionit eshte, jo vetem fenomen shqiptar, se shtypi eshte i prirur qe edhe aty ku nuk gjenden, ai t’i krijoje. Ndaj per te shmangur çdo keqkuptim mund te them me dy fjale se me koleget kemi ndare shqetesimin e perbashket se Partia Demokratike, per shkak te udheheqjes se gabuar, ka rreshqitur ne shtigje dhe panjohura dhe te rrezikshme, dhe se ajo duhet te kthehet sa me pare qe te jete e mundur ne shtratin e saj. Prej te cilit, sipas meje, eshte larguar tmerresisht shume dhe se nuk ka asnje shans te mos kthehet.

Por nderkohe, kam bindjen se sot qe po flasim, ne jemi ne fushate dhe betejen e vetme dhe me te rendesishme e kemi me kundershtarin perballe, i cili eshte Partia Socialiste dhe Edi Rama. Ndaj, duke besuar fort ne kauzen tone, deri me 25 qershor duhet te qendrojme ne mbeshtetje te cdo demokrati dhe te Partise Demokratike.

15 foto të mrekullueshme nga e shkuara që nuk i gjeni në asnjë libër historie

Posted: 29 May 2017 08:00 AM PDT

Mes shumë fotove të trashëguara nga e shkuara, ka nga ato që kanë brenda histori të mëdha jete. Ato janë dëshmitare të heshtura të ngjarjeve dhe atmosferës së një tjetër epoke, tashmë të humbur përgjithmonë.

Ne kemi bërë bashkë një seri fotosh të këtij lloji. S'mund të ndërtojmë një makinë kohe, por me imazhe interesante dhe fjalëplota si këto, nuk ka fare nevojë për një të tillë.

'Marilyn Monroe', data e panjohur

Yuri Gagarin dhe Gina Lollobrigida. Moskë, 1961

Koloneli Anthony Joseph Drexel Biddle, eksperti luftarak në Korpusin Detar të SHBA-ve, 1943. Ai është i njohur për urdhrin dhënë e marinsave të trajnuar për ta vrarë atë me bajoneta dhe për t'i çarmatosur të gjithë.

Një koala i zbutur pi nga një lugë. Australi, viti 1900

Një çift fëmijësh të pasur, data e panjohur

Ndeshja e parë Real-Barcelona, 1929

Dyqani më i vogël në histori, sipërfaqja vetëm, 1,2 m2. Londër viti 1900

Portret i një amerikani vendas, 1926

Sirena në setin e filmit Piter Pan, 1924

Paul McCartney dhe Mick Jagger në tren, 1967

Legjendari Harry Houdini përpara se të performonte 'arratisjen' e tij të famshme, 1899

Frida Kahlo e veshur me një kostum meshkujsh, 1926

Mëngjesi kur Suedia prezantoi ligjin e ri për të drejtuar automjetet nga krahu i djathtë në vend të të majtit, 1967

Mesazh me ari, Rumani, 1940

Një ditë e zakonshme në shkollën e Santa Claus, 1961

Uji i trëndafilit, rituali antik i bukurisë

Posted: 29 May 2017 07:42 AM PDT

I përdorur në Indi dhe në vendet arabe si ilaç bazë për të rinuar lëkurën, për ritet fetare dhe për përgatitjen e ushqimeve, uji i trëndafilit është ende aktual dhe i kërkuar për cilësitë kundër rrudhave, hidratues dhe tonikë.

Zbulojmë shumë cilësi të këtij kozmetiku natyral.

Ujë trëndafili, kush prej nesh nuk e ka përdorur qoftë edhe një herë në jetë?

Përdorimi i këtij uji me aromë delikate daton që në vitin njëmijë , kur filozofi, matematicieni dhe mjeku persian Avicenna, zbuloi sesi të nxirte ujin e trëndafilit nga petalet e kësaj luleje. Që atëherë kjo mënyrë e nxjerrjes së këtij uji të çmuar u shpërnda në botën arabe , në pellgun e Mesdheut dhe më gjerë.

Nuk është një rast që varieteti i trëndafilit më të shtrenjtë për të nxjerrë ujin (përveç esencës) është "damascena", me origjinë nga Lindja e Mesme, por edhe trëndafili me një qind fletë, është shumë i vlerësuar për parfumin e lehtë dhe të ëmbël.

Uji i trëndafilit përdoret edhe për lëkurën delikate edhe për ato që kanë probleme më të rënda dermatologjike.

Perfekt për të pastruar dhe hidratuar lëkurën, në veçanti atë të fytyrës, kjo përbërje është e përdorshme edhe për lëkurat e thata, edhe për ato shumë të ndjeshme.

Në periudhën e verës, uji i trëndafilit i jep një ndjesi freskie dhe mirëmbajtje, si dhe përmirëson irritimet e lëkurës.

Duke e përdorur këtë ujë në mëngjes dhe në mbrëmje ka ndikim shumë të madh edhe në heqjen e rrudhave. Uji i trëndafilit ka substanca antioksiduese si vitamina E, vitamina C.

Nëse keni kohë dhe dëshirë ja si ta përgatisni ujin e trëndafilit në shtëpi: mjafton gjysëm kg petale trëndafili (më mirë nëse janë rozë ose të kuqe), gjysëm litër ujë të destiluar dhe një shishe qelqi të sterilizuar.

Vendosni petalet në një tenxhere me ujë të destiluar dhe i zieni. Kur fillon të ziejnë i mbuloni për mos të dalë avulli dhe i lini në zjarr për 15 minuta në temperaturë të ulët; më pas shuani zjarrin i shtojmë disa pika vaji esencial për ta bërë aromën më të fortë dhe e lëmë të pushojë për një orë.

E kullojmë dhe e hedhim në një shishe. Uji i trëndafilit mund të ruhet në frigorifer për tre muaj. E provojmë?. /Tgcom24

Tabela/ Shtetet më të pasura dhe më të varfra dhe ku renditet Shqipëria

Posted: 29 May 2017 07:34 AM PDT

A e dini cilat janë shtetet më të pasura dhe më të varfra, ku paraja ka më shumë vlerë, dhe ku renditet Shqipëria?

Për të renditur vendet më të pasura dhe më të varfra për 2016-n, "Global Finance" ka marrë në konsideratë Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, i rregulluar me fuqinë blerëse, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Bazuar mbi këtë tregues të rregulluar, PBB- fuqi blerëse, Shqipëria renditet e 98-a në botë në listën e shteteve më të pasura dhe më të varfra. Në rajon renditemi vetëm para Bosnjës, ndërsa Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë përkatësisht të renditura në vendin e 75-të, 88 dhe 90.

Çfarë nënkupton për një shtet të qenët i pasur?

Çfarë nënkuptojmë kur përdorim terma si vende të pasura apo vende të varfra? Nëse marrim në konsideratë vetëm Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), vlera totale e të mirave dhe shërbimeve e secilit vend, atëherë vendet më të pasura në botë do të ishin sipas radhës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Gjermania, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë kjo renditje nuk na tregon asgjë për kushtet relative të jetesës.

Njëjtë, pesë vendet më të varfra sipas PBB-së janë Tuvalu, Nauru, Kiribati, Ishujt Marshall dhe Palau. Këto vende kanë shumë pak prodhim vjetor kryesisht sepse janë shumë të vogla, një pikë e vogël e Oqeanit Paqësor në hartën botërore. Përsëri, shifrat agregate nuk na tregojnë asgjë për kushtet e jetesës.

Një pikturë më e qartë e kushteve të jetesës bëhet duke ndarë Prodhimin e Brendshëm me numrin e njerëzve të një shteti, pra duke marrë në konsideratë PBB-në për frymë. PBB-ja për frymë tregon diçka më shumë se sa pasuri mund të ketë në dispozicion për secilin individ. Por përsëri PBB-ja për frymë nuk përfshin luhatjet e monedhës, apo kosto të ndryshme të sendeve  të nevojshme, si ushqim, rroba dhe banesë. Për të ditur nëse qytetarët e një shteti janë të pasur, ne duhet të dimë se mund të blejnë ata. Prandaj në këtë renditje është marrë në konsideratë fuqia blerëse.

Tabela me renditjen e vendeve më të pasura dhe të varfra për 2016-n ka përdorur të dhënat e FMN-së, rregulluar me paritetin e fuqisë blerëse. PBB-ja me paritetin e fuqisë blerëse e bëjnë më të saktë krahasimin e standardeve të jetesës, pasi pariteti i fuqisë blerëse merr në shqyrtim kostot e jetesës dhe normën e inflacionit. Ky është matësi që ekonomistët preferojnë të përdorin për të krahasuar kushtet e jetesës dhe ekonominë e shteteve.

Duke marrë në konsideratë vetëm të ardhurat për frymë sipas të dhënave të FMN-së, Shqipëria renditej e 106-a në botë.  /Monitor

Renditja Vendi Fuqia blerëse në $
1 Qatar 129,726
2 Luxembourg 101,936
3 Macao 96,147
4 Singapore 87,082
5 Brunei Darussalam 79,710
6 Kuwait 71,263
7 Ireland 69,374
8 Norway 69,296
9 United Arab Emirates 67,696
10 San Marino 64,443
11 Switzerland 59,375
12 Hong Kong 58,094
13 United States 57,293
14 Saudi Arabia 54,078
15 Netherlands 50,846
16 Bahrain 50,302
17 Sëeden 49,678
18 Australia 48,806
19 Germany 48,189
20 Iceland 48,070
21 Austria 47,856
22 Taiwan 47,790
23 Denmark 46,602
24 Canada 46,239
25 Belgium 44,881
26 Oman 43,737
27 United Kingdom 42,513
28 France 42,384
29 Finland 41,812
30 Japan 38,893
31 Equatorial Guinea 38,699
32 Korea 37,947
33 Malta 37,891
34 Puerto Rico 37,722
35 New Zealand 37,108
36 Spain 36,451
37 Italy 36,313
38 Israel 34,833
39 Cyprus 34,386
40 Czech Republic 33,223
41 Slovenia 32,027
42 Trinidad and Tobago 31,933
43 Slovak Republic 31,182
44 Lithuania 29,881
45 Estonia 29,501
46 Portugal 28,515
47 Seychelles 28,148
48 Poland 27,714
49 Malaysia 27,234
50 Hungary 27,210
51 Greece 26,809
52 Russia 26,109
53 Latvia 25,740
54 Kazakhstan 25,669
55 St. Kitts and Nevis 25,371
56 The Bahamas 24,617
57 Antigua and Barbuda 24,050
58 Chile 23,969
59 Panama 22,788
60 Croatia 22,415
61 Romania 22,319
62 Uruguay 21,570
63 Turkey 21,146
64 Mauritius 20,524
65 Argentina 20,170
66 Bulgaria 20,116
67 Gabon 19,252
68 Mexico 18,864
69 Lebanon 18,524
70 Iran 18,135
71 Azerbaijan 17,688
72 Belarus 17,496
73 Turkmenistan 17,347
74 Barbados 17,136
75 Montenegro 17,035
76 Botsëana 16,947
77 Thailand 16,835
78 Iraq 16,543
79 Costa Rica 16,141
80 Dominican Republic 15,945
81 China 15,423
82 Maldives 15,287
83 Palau 15,260
84 Brazil 15,211
85 Suriname 15,179
86 Venezuela 15,102
87 Algeria 14,949
88 Macedonia 14,530
89 Libya 14,236
90 Serbia 14,226
91 Colombia 14,161
92 Grenada 14,102
93 South Africa 13,179
94 Peru 13,018
95 Mongolia 12,161
96 Egypt 12,137
97 St. Lucia 11,970
98 Albania 11,860
99 Namibia 11,756
100 Indonesia 11,699
101 Tunisia 11,656
102 Dominica 11,484
103 St. Vincent and the Grenadines 11,266
104 Sri Lanka 11,189
105 Jordan 11,124
106 Ecuador 11,036
107 Bosnia and Herzegovina 11,034
108 Georgia 10,099
109 Sëaziland 9,768
110 Paraguay 9,353
111 Fiji 9,353
112 Jamaica 8,973
113 El Salvador 8,914
114 Armenia 8,881
115 Morocco 8,359
116 Ukraine 8,229
117 Belize 8,185
118 Bhutan 8,129
119 Guatemala 7,937
120 Guyana 7,919
121 Philippines 7,696
122 Bolivia 7,190
123 Angola 6,844
124 Republic of Congo 6,786
125 Cabo Verde 6,743
126 India 6,658
127 Uzbekistan 6,452
128 Vietnam 6,421
129 Myanmar 5,953
130 Nigeria 5,929
131 Laos 5,718
132 Samoa 5,368
133 Tonga 5,332
134 Nicaragua 5,280
135 Honduras 5,264
136 Moldova 5,217
137 Pakistan 5,120
138 Sudan 4,452
139 Mauritania 4,404
140 Ghana 4,380
141 Timor-Leste 4,186
142 Zambia 3,898
143 Bangladesh 3,890
144 Cambodia 3,735
145 Côte d'Ivoire 3,581
146 Tuvalu 3,566
147 Papua Neë Guinea 3,542
148 Kyrgyz Republic 3,467
149 Djibouti 3,369
150 Kenya 3,360
151 São Tomé and Príncipe 3,344
152 Cameroon 3,260
153 Marshall Islands 3,239
154 Lesotho 3,107
155 Tanzania 3,097
156 Micronesia 3,032
157 Tajikistan 2,982
158 Vanuatu 2,631
159 Chad 2,580
160 Senegal 2,578
161 Yemen 2,521
162 Nepal 2,480
163 Mali 2,264
164 Benin 2,184
165 Uganda 2,066
166 Solomon Islands 1,995
167 Afghanistan 1,957
168 Zimbabëe 1,953
169 Ethiopia 1,916
170 Rëanda 1,905
171 Kiribati 1,820
172 Burkina Faso 1,790
173 Haiti 1,784
174 South Sudan 1,670
175 The Gambia 1,664
176 Sierra Leone 1,651
177 Guinea-Bissau 1,568
178 Togo 1,545
179 Comoros 1,529
180 Madagascar 1,504
181 Eritrea 1,321
182 Guinea 1,271
183 Mozambique 1,228
184 Malaëi 1,139
185 Niger 1,113
186 Liberia 882
187 Burundi 818
188 Democratic Republic of the Congo 784
189 Central African Republic 656

Incidenti në mitingun e PD, Policia përplaset me Prokurorinë

Posted: 29 May 2017 06:58 AM PDT

Policia e kryeqytetit dyshon se në ngjarjen e bulevardit, ku u dëmtuan 146 tubues është kryer vepra penale e ndotjes së ajrit, për të cilën parashikohet dënimi me burgim 10 vjet atëherë kur janë shkaktuar pasoja në shëndetin e njerëzve.

Në dosjen e referuar pranë Prokurorisë së Tiranës, policia thotë se në përfundim të aktivitetit elektoral të PD për zgjedhjet parlamentare 2017, 20 pjesëmarrës në të u regjistruan në kartela për ndihmë mjekësore, me simptomat e skuqjes së fytyrës, syve dhe qafës.

Të tjerët janë paraqitur në spital për këshillim mjekësor, duke e çuar numrin e të dëmtuarve në 146.

Por ndërsa policia referon në dosje si shkaktare të dëmeve në shëndetin e njerëzve prozhektorët e përdorur për ndriçim, prokuroria ka një këndvështrim krejt tjetër për ngjarjen.

Burime konfidenciale thonë se prokuroria do ta regjistrojë dosjen për një vepër tjetër, që i përket kapitullit të veprave që prekin zgjedhjet e lira.

Prokuroria dyshon se, duke penguar një subjekt të zhvillojë rregullisht aktivitetin është konsumuar neni 325.

Në këtë mënyrë hetuesit ndahen për ngjarjen në bulevard, pasi sipas burimeve të prokurorisë, për të dalë në konkluzionin nëse ishin apo jo prozhektorët shkaktarët duhen pritur dy analiza shumë të rëndësishme për hetimin.

E para ka lidhje me analizat e gjakut të personave të dëmtuar, për të kuptuar nëse këta shtetas janë helmuar me ndonjë substancë tjetër. Analiza tjetër ka lidhje me përgjigjet që do të sjellë Ministria e Mbrojtjes pas ekspertizës së kimistëve të ushtrisë edhe të veshjeve të të dëmtuarve.

Ndërsa në hetime është përfshirë edhe Antiterrori, policia ka sekuestruar dy prozhektorë të kompanisë që siguronte ndriçimin e mitingut. Por avokati i kompanisë thotë se të njëjtët ndriçues janë përdorur edhe në mitingje të tjera dhe nuk janë shkaktuar dëme.

"I ka ardhur një dëm i pariparueshëm biznesit tonë. Jo vetëm do kërkojmë heqjen e sekuestros, por edhe dëmshpërblim për gjitha pasojat që po i vijnë nga ndërprerja e zhvillimit normal të aktivitetit. Këta janë prozhektorë të modelit të fundit dhe nuk kanë shfaqur asnjëherë probleme, asnjë subjekt ku i kemi përdorur nuk ka raportuar probleme. Aktualisht janë 11 prozhektorë që janë përdorur në eventin e PD, por dy prej tyre janë sekuestruar të tjerët na thonë që janë bllokuar", deklaron Ilir Kadiu./TCH

Përcillet për në banesën e fundit Gjovalin Kadeli, i pranishëm edhe Meta

Posted: 29 May 2017 06:09 AM PDT

Është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli.

Familjarë, të afërm, miq, qytetarë dhe kolegë, kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të Kadelit në Lezhë.

Në varrim ka qenë edhe presidenti i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja dhe deputetja e Lezhës, Monika Kryemadhi, ku kjo e fundit shfaqet e përlotur.

Deputeti i LSI-së Kadeli ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare në një spital të Romës ku po kurohej për një sëmundje të rëndë.

Rrëfimi: “Unë isha gruaja e qejfit e trafikantit të armëve”

Posted: 29 May 2017 05:45 AM PDT

Sot ajo është e njohur si themeluesja e markës së njohur të rrobave, Roxy.

Por në fillim të viteve '80, Jill Dodd ishte një modele e re dhe naive, që kishte fluturuar në Kanë për të festuar me miqtë, kur u takua me një zotëri të shkurtër, qeros dhe mbipeshë.

Më vonë mësoi se ai ishte miliarderi Adnan Khashoggi, trafikant i njohur armësh.

Dhe ajo do bëhej "gruaja e qejfit" e tij.

Natën e parë që kaluan së bashku, biznesmeni saudit e pa teksa bënte banjo, përpara se të uleshin në krevat.

"Nuk do të të puth derisa të të tregoj situatën time," i tha ai.

"Dua që të bëhesh gruaja ime e qejfit. Sipas ligjit saudit, më lejohet të kem 11 gra qejfi dhe tre gra ligjore. Nuk do të puth derisa të pranosh këtë kontratë".

"I thashë po dhe e vulosëm marrëveshjen me një puthje në buzë. Që nga ai moment, u bëra pjesë e haremit të tij, duke mbajtur radhën që të bëja seks me burrin që dashuroja".

Dodd thotë në librin e saj autobiografik se ra në dashuri me Adnan Khashoggi, që ishte 24 vjet më i madh.

Ai e mbulonte me dhurata, që nga diamantet dhe deri tek varëset e arta.

Por ajo duhej të ndante të dashurin me pjesën tjetër të haremit.

"Po, ai ishte jashtëzakonisht i pasur, por kishte edhe një forcë paqësore. Ngadalë po bija në dashuri me të. Isha më e gjatë se ai, diçka që do intimidonte shumë meshkuj, por jo atë".

Por pasi kaluan disa vite, Dodd, tani 57-vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve, nuk ndjehej mirë.

Në një rast, miliarderi u fut në dhomën e saj për t'i dhënë një dhuratë, kur ajo ishte në gjumë.

"Kur pa fytyrën time, ai tha: Oh, paskam hyrë në dhomën e gabuar. Më vjen keq, fli gjumë prapë. Mbaje dhuratën. Përpara se të flisja, ai kishte ikur. M'u këput zemra. Ai kishte në mendje një vajzë tjetër".

Marrëdhënia mes tyre përfundoi në mënyrë miqësore në vitin 1982.

Shtatë vite më vonë, Dodd themeloi markën e njohur Roxy.

Tani jeton në Kaliforni me të shoqin e saj të tretë.

"Ndjeja turp që isha gruaja e qejfit, për shkak se njerëzit mendonin se isha kurvë. Por nuk bëra kompromis me pavarësinë, ambicien dhe kreativitetin tim kur isha me Adnanin dhe për këtë nuk kam keqardhje".

“U prenë në besë nga Basha”, jep dorëheqjen kreu i AK-së për Tiranën

Posted: 29 May 2017 05:34 AM PDT

Lënia jashtë përfaqësimit të Alencës Kuq e Zi nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në zgjedhjet e 25 qershorit ka nisur të japë dhe efektet në radhët e AK-së.

Pas paralajmërimit të kryetarit të saj Kreshnik Spahiu për një dorëheqje nga partia si pasojë e dështimit të negociatave me Bashën, ka ardhur dorëheqja e kryetarit të AK-së për Tiranën, Augent Xhaferraj.

Përmes një komenti të gjatë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Facebook", Xhaferraj falënderon të gjithë bashkëpunëtorët e tij në këto vite, Xhaferraj shkruan se pas shumë betejash dhe sfidash politike, është momenti që kjo forcë të ketë drejtues të rinj dhe ide të reja.

“Kemi qenë gjithmonë partia më e sulmuar në politikë dhe kemi mbijetuar vetëm falë shpirtit tonë të sakrificës. Aleanca Kuq e Zi lindi në kohën kur partitë e mëdha shisnin në tavolinë detin e Shqipërisë. Lindi kur interesat e Shqipërisë viheshin në lojë nga një bandë kusarësh. Ne rikthyem në axhendën e ditës fjalën e harruar nga shqiptarët: PATRIOTIZËM. Ndaj dhe kemi qenë më të sulmuarit dhe rritjen e AK nuk e kanë dashur partitë e mëdha. Sigurish që dhe ne kemi pasur gabimet tona, por kurrë nuk kemi ngatërruar idealet me pazaret që bëjnë partitë e tjera kryesore. Kur një projekt politik nuk arrin objektivat është koha për rifreskim dhe hapjen e rrugës për idetë dhe njerëzit e rinj drejtues në AK”, shkruan Xhaferraj.

Të premten e kaluar kreu i AK-së Kreshnik Spahiu do ta quante "prerje në besë" të Lulzim Bashës mospërfshirjen e AK-së në listat e kandidatëve për deputetë.

 

Eduard Selami ndryshe nga të gjithë: Mbështes Bashën, koha për fushatë

Posted: 29 May 2017 05:27 AM PDT

Ndryshe nga lëvizjet e sotme në Partinë Demokratike, një tjetër deputet i mbetur jashtë listave, Eduart Selami mbështet listat e Lulzim Bashës.

Ai është shprehur se tashmë është koha për fushatë dhe jo për të bërë analiza.

“Koha për fushatë jo për analiza. Lista ka mbështetjen time. Suksese!”, shkruan Selami.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur Jozefina Topalli dhe Arben Imami në një deklaratë për mediat njoftuan se do të kërkojnë shkarkimin e Bashës.

Në ambientet e hotelit ku u bë deklarata u zhvillua një takim edhe deputetët e tjerë të pakënaqur si: Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi, Ridvan Bode dhe Keltis Kruja.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more