Skip to main content

Tirana Observer: “Rrëfimi: “Jam biri i Pablo Escobarit, por preferoja të jetoja”” plus 9 more

Tirana Observer: “Rrëfimi: “Jam biri i Pablo Escobarit, por preferoja të jetoja”” plus 9 more


Rrëfimi: “Jam biri i Pablo Escobarit, por preferoja të jetoja”

Posted: 25 May 2017 07:56 AM PDT

Arratia pas vdekjes së babait. Përqafimi me të afërmit e viktimave. Tani një libër për ta mbyllur me të kaluarën. Trashëgimtari i mbretit të kokainës rrëfehet: "Nuk kam njohur asnjëherë narkos të lumtur"

Kur babai im vdiq, isha 16 vjeç. Reagimi i parë ishte një dëshirë për hakmarrje. I thashë gazetarit që më telefonoi për të më thënë se Pablo Escobari kishte vdekur. I thashë se do të hakmerrem. Por e mendova vetëm për disa minuta. Shpejt e kuptova se, nëse doja që të mbijetoja, së bashku me nënën time Maria Victoria dhe motrën time më të vogël Manuela, do të duhej të sillesha si e kundërta e babait tim. Unë nuk njoh Narkos të lumtur, që jetojnë në paqe. Kam parë vetëm Narcos të vdekur ose të mbyllur përgjithmonë në burg. Kjo nuk ishte jeta që doja".

Pas vdekjes së babait të tij – një prej narkotrafikantëve më mizorë të historisë, i cili për një dekadë (1983-93) shkaktoi një luftë që shkaktoi qindra të vdekur në Kolumbi – Juan Pablo, i dënuar me vdekje si bir i bosit, nga kartelet rivale, u largua me një identitet të ri, fillimisht në Mozambik, më pas në Argjentinë. Në Buenos Aires ai studioi arkitekturë dhe filloi punë, deri kur vendosi të rilidhet me të kaluarën e tij dhe zgjodhi një udhëtim shpengimi, që shtyu të takojë dhe të kërkojnë falje për viktimat e babait të tij. Dhe për të shkruar dy libra, mes investigimit dhe kujtesës, i dyti nga të cilët (Pablo Escobar, sekretet e fundit të Narkos thënë nga djali i tij) është botuar kohët e fundit.

Kishit zgjedhur si emër të ri, Sebastián Marroquin. Kur dhe pse vendosët të rimerrni emrin Escobar?

Në fakt ndodhi rastësisht. Një kontabilist që kisha takuar në Buenos Aires për të blerë një apartament, na mashtroi dhe për të mos na kthyer paratë, u zbuloi gazetave se cilët ishim me të vërtetë. Në Argjentinë na arrestuan dhe na nxorën në gjyq. Një histori që përfundoi vetëm në vitin 2007, kur Gjykata e Lartë njohu pafajësinë tonë. Mund të kisha vazhduar të jetoja në anonimitet, duke refuzua të gjitha propozimet për të të treguar historinë time, dhe të merrja pjesë në filma për babanë tim. Por doli si një shans për të bërë llogaritë me të kaluarën time. Fillova të kërkoja bijtë e viktimave të tim eti,  dhe të përballesha me të gjithë të keqen që ai kishte bërë.

I pari ishte Rodrigo, djali i Ministres së Drejtësisë Lara Bonillo, që u vra në atentat nga ushtarët e babait tuaj?

Po, porositi vrasjen sepse kishte denoncuar që ishte narkotrafikant, kur ende e gjithë Kolumbia i besonte përrallës që im atë ishte thjesht një sipërmarrës i pasur e fatlum. Me Rodrigon u përqafuam e ai më tha: "Pranova të të takoj, sepse jemi të dy jetimë dhe duhet të dënojmë bashkë kulturën e dhunës, Kolumbia ka nevojë për një kulturë paqeje". Më pas takova dhe përqafova katër bijtë e Luis Carlos Galan, udhëheqësi i partisë liberale që u vra me urdhër të babait tim, gjatë një mitingu në 1989. Dhe më pas Aaron Seal, djali i pilotit që tradhëtoi tim atë dhe denoncoi tek CIA se po organizonte dërgesa kokaine në SHBA nga Nikaragua, me mbrojtjen e qeverisë sandiniste të Daniel Ortegës. Pablo Escobari pagoi mijëra dollarë për ta vrarë në Luizianë në fillim të 1986.

A u kthye pothuaj në fiksim ky kërkim pajtimi me prindërit e viktimave të babait tuaj?

Nuk programova asgjë, shumë persona i takova kur prezantova librat e mi. Dhe e vërteta është se sot kam marrëdhënia shumë të mira me ata që pësuan dhunën e babait tim, më shumë se sa me ata që u pasuruan dhe përfituan nga bujaria e tij. Si familja ime nga babai, gjyshja ime dhe xhaxhai Roberto që e tradhëtuan.

I cili fitoi miliarda…

Pablo Escobari i groposte paratë, me narkotrafikun kish gjetur formulën magjike për të bërë miliarda dhe sillej sikur s'kish pushuar asnjëherë së bëri. Dëshironte që kolumbianit ta imagjinonin si Robin Hoodin e tyre. në Medellin thuhet se "i peshonte portofoli…". Kur isha fëmijë, bleu një fabrikë 2 mijë hektarë për 2 milion e gjysmë dollarë, Hacienda Nápolés, që e mbushi duke blerë qindra kafshë ekzotike, që nga papagallët tek gjirafat, elefantët dhe e transformoi në një Luna Park, ku ftonte mijëra njerëz. Më pas, shumë para i investoi në luftën kundër shtetit, kundër ekstradimit të narcos-ëve në SHBA, armiqtë e tij të Kartelit Cali, grupet ushtarake dhe Pepes, brigadat e armatosura të "viktimave të Escobarit" që donin ta vrisnin. Në fund kur vdiq, në 2 dhjetor 1993, unë dhe ime më ia dorëzuam gjithë sa mbetej, që nga pikturat e Fernando Boteros, tek pasuritë e paluajtshme, tek bosët e Kartelit Cali, si dhe armiqve të tjerë, me qëllim që të mos na vrisnin dhe të la linim të largoheshim në mërgim.

Kishte dhe një pikturë të famshme të Salvador Dalí?

Po, "Rock and roll". Vlente 3 milion dollarë. Mamaja ia dhuroi, si gjest paqeje, kreut të paramilitarëve, Carlos Castano. Nga Kolumbia u larguam me autobus dhe pothuaj me asgjë me vete.

Pse e kritikuat "Narcos", serinë televizive të Netflix, e frymëzuar nga historia e babait tuaj?

Ata kanë ngatërruar deri edhe ekipin kolumbian të futbollit për të cilin Escobari bënte tifozllëk! Në një kapitull pastaj shfaqet nëna ime që qëllon me armë, një detaj i gënjeshtërt, sepse ajo kurrë nuk ka përdorur një armë në jetën e saj. Skenat dhe situatat e sajuara janë shumë, por nuk është vetëm kjo. Narcos është një seri që bën apologji për kriminelët. Nuk e imagjinoni se sa shumë njerëz më shkruajnë në rrjetet sociale, nga e gjithë bota, për të më thënë se ata kanë parë filmin dhe të më thonë se e adhurojnë shumë babain tim, se do të donin shumë të ishin si ai.

Si luftohet narkotrafiku?

Me legalizimin e drogave. Pa ndalimin e tyre, im atë nuk do të kish ekzistuar. Ishte një keqbërës që në adoleshencë, por pa trafikun e paligjshëm të kokainës, nuk do të kish fituar asnjëherë aq shumë pushtet. Ëndërronte të bëhej president i Republikës dhe i kish paratë për ta bërë. Sa kohë që do të ketë konsumatorë të kokainës, problemi mund të zgjidhet vetëm duke autorizuar dhe rregulluar shitjen. Të ardhurat unë do i kanalizoja për promovimin e artit, kulturës, arsimit.

Ju shkruani se babai juaj nuk u vra, por u vetëvra kur kuptoi se ishte rrethuar.

Vdiq nga një goditje në kokë në lartësinë e veshit, që shpërtheu pak centimetra nga kafka. Kur isha i vogël më thoshte një mijë herë se të gjallë nuk do ta kapnin.

Do të ktheheshit të jetonit në Kolumbi?

Më mirë jo. U ktheva në Medellin vetëm për pak kohë.

Keni nënshtetësi argjentinase?

Jo, e kërkova shumë kohë më parë, por nuk më janë përgjigjur.

Në varrin e babait tuaj, në varrezën e Medellin, çdo mëngjes admirues të tij sjellin lule të freskëta. Por dëshira e tij e fundit ishte të varrosej nën një hije peme në Hacienda Nápolés. Do të donit ta përmbushnit?

Nëse do ta bëja nuk do ta tregoja.

E keni falur babanë tuaj?

Nuk mund të jem unë që ta gjykoj. Kjo nuk do të thotë se veprimet e tij nuk ishin kriminale e të pamëshirshme, por unë e kam dashur dhe kam jetuar deri në fund kontradiktën që ekzistonte mes një babai të ëmbël e të dashur dhe një narkosi vrasës brutal.

Ka dhe nga ata që ju akuzojnë se shfrytëzoni historinë e tij.

Jam djali i tij dhe jam një nga të paktët dëshmitarë ende gjallë, të asaj dekade tragjike. Ndoshta jam dhe i vetmi që ka të drejtën ta bëjë, apo jo? "La Repubblica/ – Në shqip nga bota.al

Do aplikoni për vizë në SHBA? Ambasada jep një lajm të mirë për shqiptarët

Posted: 25 May 2017 07:55 AM PDT

Ambasada Amerikane ka dhënë sot një lajm shumë të mirë për të gjithë personat që janë të interesuar për të shkuar në SHBA.

Ambasada e vendos theksin tek vizat turistike për të gjithë ata që janë të interesuar për të kaluar disa ditë pushimesh në Shtetet e Bashkuara.

Sipas ambasadës, tashmë  nuk ka më nevojë të paraqisni një garanci në intervistën tuaj turistike.

Njoftim i Ambasadës Amerikane:

Po planifikoni pushimet në SHBA? Po aplikoni për vizë? Ju nuk keni nevojë të paraqitni një garanci në intervistën tuaj për vizë turistike!

Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj.

Kini parasysh që vendimet nuk bazohen tek dokumentet; bazuar në intervistën tuaj, oficeri konsullor do të vendosë nëse ju kualifikoheni për vizën. Si zakonisht, do t'u përgjigjem me kënaqësi pyetjeve tuaja mbi vizat sot dhe gjatë javës!

Yee flet për paktin Rama-Basha

Posted: 25 May 2017 07:54 AM PDT

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, ka folur për herë të parë për situatën politike në Shqipëri, që pas marrëveshjes Rama-Basha, e cila u ndërmjetësua nga vetë zyrtari i lartë amerikan.

Yee thotë se arritja e marrëveshjes mes dy partive të mëdha në Shqipëri është në të mirë të vendit.

Yee, në një intervistë për "European Western Balkans", nënvizon se merita u takon politikanëve të këtyre vendeve.

"Merita e vërtetë u takon liderëve të shteteve, të cilët ishin në gjendje të merrnin vendime të vështira, siç ishte në Maqedoni, ku presidenti Ivanov vendosi t'i japë mandatin koalicionit parlamentar i cili kishte shumicën dhe në këtë mënyrë mund të formohej qeveria. Apo opozita në Shqipëri, e cila mori një vendin të rëndësishëm duke ndryshuar pozicionin e saj dhe vendosi të marrë pjesë në zgjedhje të cilat u shtynë. Merita i takojnë dhe qeverisë, kryeministrit Rama, i cili u desh të gjente një zgjidhje fleksibël, të domosdoshme për të bindur opozitën që të kthehej", deklaron Yee.

Yee është pyetur dhe për deklaratat për "Shqipërinë e Madhe".

"Nuk besoj se ka një lëvizje serioze për "Shqipërinë e Madhe", apo ndonjë dëshirë nga shqiptarët, kudo ku ata janë, në Maqedoni, Mal të Zi, apo vetë Shqipëri, për t'u bashkuar dhe për t'u bërë një shtet i ri, apo një lëvizje e re në Ballkanin Perëndimor. Qëndrimi zyrtar dhe unë besoj që është qëndrimi i sinqertë i partive politike në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri është për t'u integruar në Bashkimin Europian, të bashkohen me NATO-n kur është ë mundur, si pjesë e shtetit ku ata janë, jo duke ndryshuar kufijtë, jo si super etnitet kombëtar, por brenda kufijve sovranë ku ata jetojnë", ka thënë Yee.

Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit është ndalur dhe tek ndikimet e Rusisë në Ballkanin perëndimor, ku ka kërkuar nga Serbia të jetë më e kujdesshme.

"Ne e kuptojmë historinë dhe lidhjen e gjatë mes Rusisë dhe Serbisë. Sigurisht ne nuk tentojmë të hyjmë mes Serbisë dhe Rusisë. Mesazhi jonë për Serbinë është që të jetë vigjilente dhe të kuptojë çfarë Rusia ka qëllim të bëjë dhe pse. Për shembull, do të krijojë të ashtuquajturën "qendër humanitare" në Nish. Unë mendoj se nuk është e qartë se çfarë Rusia do të bëjë dhe nuk mund t'ju them cila është strategjia e saj. Por ajo që shohim janë përpjekjet e fundit të Rusisë për të ndaluar vendet që të ndjekin strategjitë e tyre kombëtare, siç është integrimi në BE ose në NATO, ose thjesht të kenë burime të pavarura dhe të diversifikuara të energjisë", ka shtuar Yee.

Rama takohet me Tsipras në Bruksel: Të zgjidhim mosmarrëveshjet

Posted: 25 May 2017 07:53 AM PDT

Në kuadër të Samitit të NATO-s në Bruksel, Kryeministri Edi Rama pati një takim me homologun grek Alexis Tsipras.

Në takim morën pjesë dhe dy ministrat e Jashtëm, Bushati dhe Kotzias.

Dy kryeministrat nënvizuan natyrën dhe rëndësinë strategjike të marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe rolin e miqësisë mes të dy popujve si urë paqeje e stabiliteti ne mbarëvajtjen e integrimit euro-atlantik të rajonit.

Kryeministrat diskutuan mbi ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehën mbështetjen e tyre ndaj iniciativës së dy Ministrave të Jashtëm për një mekanizëm konsultimesh intensive me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për problematikat e trashëguara nga e kaluara si dhe për nxitjen e mëtejshme të këtyre marrëdhënieve.

Palët nënvizuan rolin e posaçëm të komunitetit shqiptar në Greqi, si dhe vlerësuan hapat e rëndësishme të ndërmarra për integrimin social dhe ekonomik të shqiptarëve në Greqi.

Kryeministri Rama theksoi nevojën e përparimit drejt gjetjes së zgjidhjeve për mosmarrëveshjet ekzistuese midis dy vendeve, në respekt të praktikave më të mira europiane dhe të së drejtës ndërkombëtare.

"Greqia na ka mbështetur dhe dëshirojmë që të vijojë të jetë një mbështetëse e fortë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE", tha Rama.

Kryeministri Tsipras shprehu mbështetjen e fortë të Greqisë ndaj reformave shtet-konsoliduese në Shqipëri si dhe rëndësinë që ai i kushton respektimit të të drejtave të pakicës greke në vendin tonë.

Palët ranë dakord se vetëm gjetja e zgjidhjeve konkrete me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies së të dy popujve do të forcojë mirëbesimin midis dy shteteve dhe do të na largojë nga retorikat konfliktuale e ngërçet e së shkuarës.

Atentati në Vlorë/ E shkuara e dyshimtë e biznesmenit dhe britmat e vajzës që luante me biçikletë

Posted: 25 May 2017 06:09 AM PDT

Dhjetëra persona janë shoqëruar pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmë në Vlorë, ku humbi jetën kreu i OSHEE-së dhe pronari i një televizioni lokal.

Ndërkohë që policia po vijon punën për identifikimin e autoreve të këtij krimi, makina e braktisur nga autorët rezulton e vjedhur në Durrës.

Biçikleta pranë trupave të gjakosur nga atentati në Vlorë tërhoqi vëmendjen e shumëkujt.

Abc News mësoi se me atë biçikletë po luante vajza e njërit prej viktimave, pronari i televizionit privat Mirvjen Hyseni.

Ajo është ndodhur brenda rrezes të plumbave që përshkuan trupat e babait të saj dhe të zyrtarit të lartë të OSHEE Roland Saliu.

Për fat fëmija shpëtoi.

Ajo pa skenën e vrasjes se prindit dhe gjithë masakrën që ndodhi mbrëmjen e mërkurë në qendër të Vlorës, mes një morie njerëzish.

Pasi e braktisën dhe i vunë flakën, autoret duhet të jenë larguar me një mjet tjetër.

Pikërisht këtu ata humbën dhe gjurmët. Targat e makinës janë të dëmtuara; 348 PC. Dyshimet flasin që ky mjet është vjedhur në Durrës.  Policia ka hyrë në kontakt me pronarin e BMË.

Por ndërkohe u është kërkuar policive në të gjithë vendin njohja me denoncimet për vjedhje makinash.

Shumë persona u morën në pyetje orëve pas ngjarjes. Të tjerë shoqërohen në vazhdimësi. Por ende nuk prova që do të çonte grupin e hetimit drejt ndriçimit. Mendohet që shënjestra ishte Mirvjen Hyseni, biznesmen, pronar i një hoteli, bari dhe një televizioni lokal në Vlorë. Hetuesit janë të pasigurt.

Ai ka patur një të kaluar të dyshimtë, qoftë në emigracion në Spanjë dhe Itali, qoftë në Shqipëri. Në masakrën e Çoles në vitin 2013, njëri nga tre viktimat ishte kushëri i tij.

Hyseni kishte drekuar më herët ne sapo ishte ulur për të pirë kafe. Roland Saliu drejtori i OSHE iu bashkua në shoqërim vetëm pak minuta se të sulmoheshin.

Autorët qëlluan me breshëri nga brenda makinës. Duket sikur ata nuk e kanë patur shqetësim nëse veç shënjestrës do të vriteshin dhe persona të tjerë.

Një ekzekutim që për më tepër tregon qëllimin kriminal për të pastruar objektin, sesa një hakmarrje e mundshme.

Në vendin e ngjarjes u gjeten 12 gëzhoja, por dyshohet që drejt dy burrave u shkreh një karikator me 27 plumba.

Ky ishte nga atentatet më të frikshëm të ndodhur kohët e fundit. Jo vetëm për shkak se aty humbën jetën dy vetë, por për mënyrën se si u realizua. Në qendër të Vlorës, mes njerëzve që shëtisnin e pinin kafe, mes fëmijëve që luanin, familjareve të viktimave.

Dramatik ishte momenti kur vëllai dhe babai i Drejtori të OSHEE Roland Saliut, ndërsa pyesnin se kush u vra, mësojnë se viktima ishte njeriu i tyre./ABCNews

17 vite më pas, Nokia 3310 del në shitje

Posted: 25 May 2017 05:17 AM PDT

Siç ishte bërë e ditur dhe më herët, Nokia 3310 tashmë është në shitje, rreth 17 vjet pas daljes së modelit origjinal.

Telefoni, i cili ka një kamera 2 Megapiksel dhe lidhje interneti 2.5 G, për të ofruar vetëm akses të kufizuar interneti shitet për 65 dollarë.

Bateria mendohet të ketë një jetëgjatësi 22 orë kohë e folur, dhe gati një muaj jetëgjatësi kur është në standby.

Një ekspert thotë se suksesi i saj varet se sa dëshirë kanë njerëzit të paguajnë për një pajisje "që rikthen nostalgjinë".

"Për dikë si mua, është një ditë e madhe. Nëse këtë telefoni ia jep brezit të ri që është i varur nga Snapchat, sigurisht që do të ishte telefoni i gabuar", komenton Ben Wood, konsulent teknologjik i ÇS Insight.

Wood vijon se po të shohësh shifrat e sotme ky lloj telefoni, pra pa aplikacione, është ende mjaft mirë në treg. "Ky është një version premium, prandaj pyetja ësthë se sa do të dëshironin njerëzit të paguanin për të?", thotë Wood më tej.

"Interesi i treguar për këtë retro telefon, duket dhe në nivelin e lartë të paraporosistjes, dhe online është shitur një sasi e limituar", thotë një shitës.

Pajisja e re u bë publike në kongresin botëror të celularëve në Barcelonë, në muajin shkurt.

Mes viteve 2000-2005 Nokia prodhoi rreth 126 milionë pajisje të modelit origjinal 3310.

”Sup më sup lidhur si malet, LSI-ja kurrë nuk ndalet”, vargjet e Luan Ramës në Kukës

Posted: 25 May 2017 05:06 AM PDT

I njohur për krijimtarinë e tij dhe pasionin për poezinë, nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka befasuar qytetarët, të cilët nuk prisnin vargje nga një politikan.

Vargjet e Luan Ramës në Kukës:

"Sa të ketë fjalë e besë Malësia

del e para LSI-ja

sup më sup lidhur si malet

LSI-ja kurrë nuk ndalet"

Në qytetin e Kukësit Rama ka prezantuar kandidatët për deputet të LSI-së, duke theksuar se LSI është forcë e parë dhe do të qeverisë  për qytetarët, jo për kryetarët.

"Edhe Kukësi do të ketë deputet të LSI-së në Parlament. Selvi Beçaj zgjedhja më e mirë për Kukësin dhe ju ftojmë të zgjidhni një vajzë Kukësi jo një të importuar", ka thënë Luan Rama.

Skandal, kompanitë celulare kanë rritur çmimet me marrëveshje

Posted: 25 May 2017 04:53 AM PDT

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin për tre nga katër kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri, Vodafone, T Mobile dhe Eagle Mobile. Shkak për këtë janë bërë tre ankesa nga konsumatorët dhe një nga qendra për Mbrojten e Konsumatorit të cilët kanë hedhur dyshime për praktika të koordinuara mes operatorëve për të ndryshuar paketat.

Pas ankimimit, Konkurrenca ka filluar monitorimin e tregut dhe ka konstatuar se brenda 1 jave, nga 24 marsi deri në 4 prill të këtij viti, 3 operatorë kanë ndryshuar çmimet e paketave, çka ngre dyshime për një sjellje oligopolistike mes operatorëve. Në bazë të të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, tre operatorë zenë 95% të tregut të telefonisë celulare me pakicë, ku një ndërmarrje ka pozitë dominuese dhe dy të tjera zënë pjesë të qëndrueshme të tregut.

Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të monitorojë sjelljen e operatorëve nga data 1 janar deri në 23 maj të këtij viti. Konstatimet e gjetura duhet të cohen për vendim brenda tre muajve.

Për “kriminelin” Alfred Peza dhe “engjëjt” e Prokurorisë!

Posted: 25 May 2017 04:44 AM PDT

Nga Alfred Peza

Në orën 10.00 të ditës së sotme, isha thirrur në Prokurorinë e Përgjithshme për tu njohur me përfundimin e hetimeve për pasurinë time, një çështje e cila tashmë është e ditur. Kjo është një procedurë krejt normale dhe rutinore. Ajo që e bëri sërish të "bujshëm" këtë lajm, ishte diçka krejt tjetër. Fati e desh që Prokuroria të ishte kujdesur që mbërritje ime atje, "të koinçidonte" me takimin e parë mes ministrit të Ri të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Kështu që kamerat dhe gazetarët e harruan për çfarë kishin shkuar dhe në të drejtën e tyre, zgjodhën që të fokusohen tek unë dhe avokati im, z. Ardian Visha.

Ndryshe nga sa u raportua, më duhet të them se sot nuk kishte asgjë të re, përveçse u vura në dijeni të përfundimit të procedurave të hetimit, akteve dhe shkresave siç ndodh për çdo çështje tjetër, përpara se ato do ti shkojnë për shqyrtim Gjykatës së Lartë.

Por, ndërsa isha brenda ambienteve të institucionit, njoftohem se në median e një zelltari të shquar ndaj rastit tim, ishte shkruar se unë jam marrë sot i pandehur. Një gënjeshtër sa bishti i një komete, si shumë gënjeshtra të tjera të prodhuara gjatë kësaj kohe pa hesap, ndaj personit tim. Çështja ndaj meje mban Numrin 1 dhe është regjistruar zyrtarisht ndaj meje, që në datën 28 shkurt 2017. Kështu që këtu nuk ka asgjë të re, ndaj rrini të qetë, se ka boll lajme të tjera për tu marrë këto ditë.

Nuk kam asgjë më shumë për të thënë sot, sesa fjalia e vetme që artikulova në Prokurori: "Nuk dëshiroj të deklaroj (asgjë), për sa kohë çmoj që: çdo shpenzim i kësaj energjie nuk do të prodhonte asnjë rezultat, kundrejt një misioni jashtë detyrimeve ligjore që vijon të ndërmarrë prokurorja e kësaj çështje, ndaj meje".

Ky ishte fundi i një filmi që unë e kisha parë kohë më përpara se Prokuroria e Përgjithshme të vihej në lëvizje. Që në datën 13 janar 2017, ditën kur një media fabrikoi këtë lajm, me shpifje të ulëta e krejtësisht të pa bazë ndaj meje, për shkak të detyrës sime si deputet i PS në Kuvendin e Shqipërisë. Një rast ky që do të kemi kohë që ta sqarojmë juridikisht me avokatët e mi, pasi Gjykata e Lartë të thotë fjalën e saj në lidhje me akuzat monstruoze ndaj meje.

Dua të rikujtoj se e gjithë kjo farsë e ndyrë ka filluar të çmontohet, menjëherë pas tërheqjes sime nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit. Pasi Gjykata e Lartë, pak ditë më parë rrëzoi me vendimin unanim të pesë anëtarëve të Kolegjit Penal, kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për vendosjen e sekuestros preventive ndaj parave të mia.

Duke i falendëruar të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit e mi, ju them se sot, jam më i qetë se kurrë më parë në jetën time. Sepse jo vetëm ju të gjithë, por edhe ata që më kanë akuzuar mua dhe që kurrë nuk erdhën asnjëherë përballë meje këto katër muaj për të mi thënë ato në sy, e dinë shumë mirë se unë nuk kam bërë asnjë krim. Sepse unë nuk i përkas asaj bote për të cilën më akuzojnë. Ndaj, mezi po pres ditën e gjykimit, kur drejtësia të thotë fjalën e vet.

Sa më përket mua personalisht, të gjithën këtë po e përjetoj si një eksperiencë të munguar dhe të radhës, të cilën nuk i'a uroj askujt. Pasi motivi që më ka shoqëruar këto ditë të vështira për Mirelën, Hergin, Almirin dhe nënën time, është një shprehje e Gëtes: "Gjatë gjithë jetës sime, shigjetat e helmit u nisën drejt meje. Por ato kurrë nuk më arritën, sepse unë i përkas një bote tjetër".

“Kundështarë?” Berisha: SMS-të që i dërgoja Ramës nga çadra

Posted: 23 May 2017 02:01 PM PDT

Ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e qeverisë Edi Rama i kemi parë të debatojnë ashpër gjatë seancave plenare.

Ndonëse për 3 muaj opozita nuk ka qenë e pranishme në Kuvend, për shkak të bojkotit dhe protestës, komunikimi mes tyre duket se nuk ka munguar.

Madje nuk ka qenë një komunikim i ashpër me debate e replika, por "miqësor" dhe këshillues.

Të paktën kështu ka qenë nga ana e ish-kryeministrit Berisha, siç e thotë vetë ai në studion e "News 24" në emisionin "Studio e Hapur".

Berisha ka rrëfyer se gjatë kësaj periudhe, por edhe pas arritjes së marrëveshjes ka shkëmbyer mesazhe me kryeministrin Rama duke iu referuar edhe situatës politike në vend.

"I kam thënë se duhet të ndryshojë qëndrim, i kam shkruar për ecurinë e situatës politike, por edhe mesazhe të tjera. I kam dërguar SMS edhe pas marrëveshjes", tha Berisha.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more