Skip to main content

Tirana Observer: ““Pakti Rama-Basha u arrit përmes kërcënimesh nga SHBA”” plus 9 more

Tirana Observer: ““Pakti Rama-Basha u arrit përmes kërcënimesh nga SHBA”” plus 9 more


“Pakti Rama-Basha u arrit përmes kërcënimesh nga SHBA”

Posted: 30 May 2017 09:34 AM PDT

Avokat Spartak Ngjela i ftuar në rubrikën "Opinion" në studion e lajmeve në News24, tha se ende ka nga ata që duan që Reforma në Drejtësi të mos zbatohet. Megjithatë, sipas Ngjelës, askush nuk do të mund ta frenojë pasi nuk mund t'i kundërvihesh një shteti të fuqishëm si SHBA, shkruan BW.

"Problemi qëndron që Shqipëria është rast i veçantë. Nuk është si Iraku, se nuk ka luftë. Këtu korrupsionin e mbrojnë me votë, jo me armë. Po të mos ishin këta njerëz të korruptuar, nuk kishe çfarë i bëje dot.

Por, SHBA dhe perëndimi e kanë domosdoshmëri aleancën shqiptaro-amerikane në funksion të konflikteve në Ballkan, se gjithë popujt e tjerë janë sllavë, e kanë lidhje me Rusinë.

Këta të nuk e pranojnë Reformën në Drejtësi se penalizohen. Por SHBA nuk e pranon dot një shtet kështu. Ka ende dëshira të brendshme për ta frenuar Reformën në Drejtësi. Po nuk e bëjnë dot," tha Ngjela.

Avokati bëri dhe një analizë të situatës politike para takimit të Bashës me Ramën që i dhanë fund krizës.

"Këtu  pati një konflikt të brendshëm në raport mes çadrës dhe parlamentit. Askush nuk e kuptoi kush është primare, bojkoti a çadra. Preteksti ishte që ne duam të ndërrojmë kryeministrin.

Në parlament duhej votuar Vettingu. Preteksti ishte për Vettingun. E zgjatën sa e zgjatën, por të huajt  i thanë  futuni në Parlament se kjo është skandaloze. Ju erdhi zyrtari amerikan e i futi për 2 orë brenda, natyrisht me kërcënim. Zgjedhjet e lira e qeveri teknike, pretekst për t'ju shmangur vettingut. Politika ka një rregull nëse e nis diçka çoje deri në fund, por po e le në mes, penalizohesh," u shpreh Ngjela.

 

 

Rama: S’më intereson ç’po ndodh në PD, por s’rri dot pa e thënë këtë gjë

Posted: 30 May 2017 09:08 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe sot Partinë Demokratike dhe kundërshtarin e tij Lulzim Basha në tubimet elektorale të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij para mbështetësve në Burrel, Rama iu përgjigj Bashës i cili deklaroi sot në Tepelenë se qytetarët janë të varfër ndërsa Qeveria investon dhe mburret për sheshe me pllaka dhe palma.

"Del tani në Shqipëri dhe thotë Edi Rama me palma, me shëtitore, me drita, ç'i duhen njerëzve këto. Njerëzve i duhen dhe i duhen  që ç'ke me atë punë",- u përgjigj Rama.

Kryeministri komentoi edhe zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe listat e kandidatëve.

"Mua nuk më interesojnë ato që ndodhin në Partinë Demokratike, por një gjë nuk mund të rri dot pa e thënë. PD e cila kërkon krijimin e një Republike të Re, në listat e PD nuk paska gra dhe vajza të denja. Vetëm burra. E çfarë burrash, ky është muhabet tjetër.

Prandaj unë u them të gjitha grave dhe vajzave mos e votoni Partinë Demokratike dhe mos pranoni që gratë dhe vajzat të trajtohen si qenie të kategorisë së dytë në pjesën e poshtme të listave atje ku fillon edhe seria e dytë",- u shpreh Rama nga Burreli.

12 gjërat që nuk i kishit dëgjuar asnjëherë për reçipetat

Posted: 30 May 2017 07:50 AM PDT

Janë të shumtë artikujt për reçipetat. Meqenëse është një nga veshjet e brendshme pak më problematike se mbathjet, zgjedhja e tyre nuk është gjithmonë e lehtë. 12 këshilla që duhet t'i dini të gjitha!

1- Reçipetat duhet të lahen shpesh, pas çdo 2-3 përdorimesh.

2- Nuk duhet të vishni të njëjtat palë për dy ditë me radhë.

3- Duhet të përdorni patjetër reçipeta sportive, kur stërviteni.

4- Në përgjithësi, reçipetat duhet të qëndrojnë shumë mirë.

5- Reçipetat e duhura nuk duhet të të shkaktojnë bezdi në trup.

6- Nuk duhet të qëndrojnë as të lira e as të ngushta.

7- Reçipetat mund të ndikojnë në tretjen e ushqimit, nëse janë të gabuarat. Të gjitha mbaresat nervore përfundojnë në shpinë dhe shkaktojnë vështirësi në tretje.

8- Nuk ka asnjë provë shkencore që të flesh me reçipeta dëmton shëndetin apo, më keq akoma, shkakton kancer.

9- Të flesh me reçipeta nuk ndikon në mbajtjen mirë të gjoksit.

10- Të flesh me reçipeta mund të ndikojë në parandalimin e smaljaturave.

11- Nëse fle me reçipeta, mos përdor asnjëehrë ato sintetiket.

12- Gjoksi ndryshon pas lindjes, stërvitjes apo një kohe të gjatë. Pas këtyre periudhave përpiqu të rigjesh reçipetat e duhura.

ANALIZA/ A ecën dot Europa e vetme, pa Amerikën? Nga mbrojtja, tek terrorizmi dhe tregtia

Posted: 30 May 2017 07:47 AM PDT

SKENARET: Nga mbrojtja ushtarake tek lufta kundër terrorizmit, duke kaluar nga tregtia dhe zhvillimi: ja çfarë rrezikohet në përballjen e re transatlantike. Dhe interesat e mesdhetarëve janë të ndryshme nga ato të gjermanëve

Angela Merkel ka reaguar ashpër ndaj sabotimit të G7 prej Donald Trumpit: "Evropa tani duhet të marrë përgjegjësinë e fatit të vet". Domethënë, të përgatitet për të përballuar sfidat globale e vetme, duke parë që ky president amerikan konfirmon tërheqjen e tij nacionaliste. Eshët një slogan prej fushate elektorale, apo një qëllim realist? Cilat janë çështjet kryesore për të cilat Evropa duhet të emancipohet, nga udhëheqja amerikane? Amerika mbetet thelbësore, plotësimi i boshllëkut që lë udhëheqja e saj. është një sfidë shumë e vështirë.

MBROJTJA

Ka qenë një kohë, menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit, kur u hodh teoria e një të ardhmeje për Evropën, si "superfuqi barngrënës". Domethënë, në gjendje të ushtronte hegjemoninë e vërtetë, vetëm përmes fuqisë së butë: pasuri ekonomike, modeli i të drejtave dhe përfshirje sociale, trashëgimi kulturore. Shumë shpejt erdhën luftërat ballkanike për të thyer atë interval paqeje; më së fundi, revanshizmi rus në Ukrainë, sinjalet agresive të Moskës në Balltik. Evropa Perëndimore që nga viti 1945 ka jetuar gjithmonë nën mbrojtjen ushtarake të SHBA-së, e shtrirë më pas tek ish-satelitët e Paktit të Varshavës. Një mbrojtje autonome evropiane do të kushtonte shumë, takspaguesit italianë, francezë apo gjermanë, nuk janë të gatshëm që të paguajnë faturën.

ENERGJIA

Pasojat nga udhëheqja ushtarake amerikane shtrihen tek furnizimi me energji. Aleanca midis SHBA dhe Arabisë Saudite, roli i Flotës së pestë dhe të gjashtë në Mesdhe dhe Gjirin Persik, garantojnë sigurinë e rrugëve detare. Amerika në teori mund të bëjë pa to: i afrohet vetë-mjaftueshmërisë energjetike, dhe ajo që ka rëndësi për të, është që të blejë nga fqinjët si Kanadaja dhe Meksika. Evropa, e cila (me përjashtim të pjesshëm të Francës së 'bërthamorizuar') varet nga Rusia, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, është e ndjeshme ndaj goditjeve politike apo shantazheve.

RRITJA EKONOMIKE DHE PUNESIMI

Hendeku mes të veriut dhe jugut të Europës u përkeqësua, kur kriza ekonomike e 2008 ka kryqëzuar ngurtësitë e euros. Gjermania ka imponuar një plan kursimi që është ndër shkaqet e stanjacionit në Itali, Greqi, Spanjë. Asgjë nuk lë të mendohet se Merkeli do e braktisë ortodoksinë. Vendet e Mesdheut shpesh kanë gjetur një mbështetje në Amerikë, e cila është më në favor të politikave që nxisin rritjen. Dhe jo vetëm në kohën e Obamës. Në mënyrë paradoksale, në qoftë se Trumpi do të ishte në gjendje që të niste planin e tij madhor të investimeve në infrastrukturë, rritja ekonomike e SHBA do të ishte e dobishme edhe për BE-në.

TREGTIA GLOBALE

Gjermania ka një sufiçit tregtar me pjesën tjetër të botës dhe mban fort edhe konkurrencën me Kinën. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Francën dhe Italinë. Në një fazë refluksi të globalizmit, ekonomitë më të dobëta në BE do të joshen për të ndjekur të paktën pjesërisht, parullën e Trumpit, për "reciprocitet" dhe "tregti të drejtë", ndërsa Gjermania ka interes të kundërt.

IMIGRIMI

Sot Italia është në ballë të mbajtjes së barrës të eksodit të refugjatëve, dhe ndihet e braktisur nga fqinjët e saj. Por dy vjet më parë, ai fat i takoi Gjermanisë, para se marrëveshja me Turqinë të mbyllte rrugën ballkanike. Në një çështje vendimtare si flukset e migrantëve, duket se Evropa nuk është e gatshme,  kompakte dhe e bashkuar, për të "marrë përgjegjësinë e fatit të vet".

TERRORIZMI

Sulmet më të fundit kanë vënë në shënjestër Parisin dhe Brukselin, Nisën dhe Berlinin, deri në Mançester. Pothuajse çdo herë është ndjerë mungesa e koordinimit midis forcave të policisë dhe shërbimeve të inteligjencës të vendeve të BE-së. Amerika ka pak të bëjë. Tërhiqet apo jo  udhëheqja e saj nga ana tjetër e Atlantikut, paaftësia e shteteve-kombe të kontinentit të vjetër për të bashkëpunuar në anti-terrorizëm nxjerr në pah mosbesimin reciprok, miopinë, si dhe ndërlikimet burokratike.

BREXIT

Të ngasësh një makinë dhe në të njëjtën kohë t'i dërgosh mesazhe me tekst ish-gruas, për t'u grindur mbi ushqimin? Kjo është një recetë për t'u përplasur. Negociatat mbi Brexit do të thithin shumë vëmendjen e diplomacisë dhe teknostrukturës evropiane. Nuk ka gjasa që në mënyrë paralele, "ajo që mbetet në BE", të jetë në gjendje të zhvillojë një projekt të fortë, për të mbushur boshllëkun që lë udhëheqja e Amerikës. Për më tepër që, tashmë ka shumë grindje mes të tjerëve, mbi çmimin që i duhet ngarkuar Londrës.

TEORIA E SHOCK-UT TE JASHTEM

Është në modë ideja se vetëm kërcënimi Trump, tronditja e një Amerike izolacioniste dhe antagoniste, me kalimin e kohës mund të kompaktësojë më në fund europianët. Por nëse nuk ia dolën tronditje të tjera të jashtme, si kriza ekonomike e 2008, terrorizmi, Ukraina, ardhja e refugjatëve, është vështirë të këmbëngulësh se "këtë herë gjërat janë ndryshe". / La Repubblica –  bota.al

Shkarkimi Bashës përçan “rebelët”, Bregu kundër Imamit dhe Topallit

Posted: 30 May 2017 07:32 AM PDT

Deputetët e pakënaqur me vendimin e Lulzim Bashës për t'i lënë jashtë listës së PD për zgjedhjet e 25 qershorit janë të përccarë në qëndrimet e tyre.

Pas Astrit Patozit, është Majlinda Bregu ajo që shprehet kundër shkarkimit të Bashës nga kreu i partisë.

Në një intervistë për 'Vizion Plus', Bregu gjykon se tani është koha për të bërë fushatë në mënyrë që Partia Demokratike të fitojë në 25 qershor, duke mos mbështetur kërkesën e Arben Imamit dhe Jozefina Topallit.

"Nuk është hera e parë që flas për forumet dhe as për statutin e Partisë Demokratike, i cili në fakt ka një të vërtetë dhe ky është fakt tashmë,  të cilën e kemi diskutuar dje dhe në një kafe shumë miqësore me miq që statuti nuk është respektuar dhe është shkelur. Megjithatë mua më intereson më shumë sot, dhe besoj të gjithë ne së bashku na intereson Partia Demokratike", ka deklaruar Bregu.

Deputetja ka theksuar se interesi kryesor tani është fitorja e opozitës në zgjedhje.

Na intereson që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë e fortë, Partia Demokratike të maksimalizojë rezultatin e saj në zgjedhjet e qershorit dhe njëkohësisht ajo për të cilën besoj ka interes çdo demokrat i vërtetë është që Partia Demokratike si shtëpia e madhe e lirisë së shqiptarëve të vazhdojë të jetë po aq e fortë sa ka qenë dhe jo të ekzistojë si gjallesë fantazëm e republikës së re. Kjo është më e rëndësishme për ne, dhe të siguroj që si unë edhe të gjithë kolegët që kemi takuar dje nuk kemi asnjë interes tjetër primar përveç interesit për të punuar me të gjitha mundësitë që do kemi në këtë fushatë pro Partisë Demokratike", ka deklaruar Bregu.

VIDEO-PËRGJIMI/ Helmimi në mitingun e PD, ministri Dritan Demiraj ndërhyn në aksionin e prokurorisë

Posted: 30 May 2017 07:06 AM PDT

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj është filmuar teksa ndërhyn në një operacion të prokurorisë për të sekuestruar disa prozhektorë, që dyshohet se kanë shkaktuar helmimin e dhjetëra personave në mitingun hapës të Partisë Demokratike, të shtunën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Ndryshe sa përcaktojnë kompetencat e tij si funksionar i dikasterit të Ministrisë së Brendshme, Ministri teknik Demiraj ndërhyn në hetimet e prokurorisë dhe nuk lejon oficerët e Policisë Gjyqësore që të marrin prozhektorët, si provë për hetimin.

Argumenti që ai jep është se prozhektorët i duhen kompanisë për aktivitetin e një subjekti politik.

Ministri Demiraj: Janë për fushatë nesër.

Oficeri: Po dakord që janë për fushatë, por.

Ministri Demiraj: Ktheji të gjitha mbrapa. Merrni vetëm 1 dhe vazhdo procedurën konform ligjit. Dakord? Jo të 12-ta.

Oficeri: 11 kam unë këtu, aq sa kanë qenë në miting.

Ministri Demiraj: Po pra, por s'mund t'i marrësh të 11-ta se nesër ka miting subjekti politik. Ne nuk jemi këtu për të penguar subjektet politike.

Oficeri: Jo mo shef, se as e vë në diskutim fare unë këtë…

Ministri Demiraj: Të marrësh vetëm 1. Të tjerat… merre, 1 dhe bëje hetimin.

Kush i ka ngarkuar ata? Ktheji mbrapsht! Ku është ai i zoti i kësaj? Ke nesër aktivitet politik?

Përfaqësuesi i kompanisë: Po

Ministri Demiraj: Ku e ke?

Përfaqësuesi i kompanisë: Po s'e di, se na u ndërpre e gjithë procedura nga kjo punë.

Ministri Demiraj:  Kjo s'ka sens mo… O çuna, kjo s'ka sens. Si merren 12 drita të objektit, të firmës që ka aktivitetin për subjektin politik. Me ç'a do e bëjë aktivitetin nesër ky.

Sipas ministrit, prokurorisë nuk i duhet të hetojë mbi të 12 prozhentorët, por i mjafton vetëm një.

Ministri Demiraj: Atë nuk është se… duhen të 12 –ta për të bërë hetim. Hetimi bëhet mbi 1 dhe dilet në konkluzion. Ajo nuk është armë që ka qëlluar dhe duhen 12 armë.

Oficeri i policisë gjyqësore tenton t'i shpjegojë se kështu ka vendosur prokurori që kryeson hetimet.

Por Demiraj i kërkon të mos e zbatojë vendimin e prokurorit dhe e urdhëron t'i kthejë prozhektorët e sekuestruar.

Oficeri: O shef, ne kështu na kanë thënë…

Ministri Demiraj: Kthejini shpejt, shpejt. Urgjent! Kthejini mbrapa, vetëm 1 do merrni.

Sipas prokurorisë, helmimi mund të jetë shkaktuar nga dritat e prozhektorëve. Por nuk dihet se nga cili prej tyre, pasi vetëm një pjesë e pjesëmarrësve u infektuan. Për të zbuluar se cili nga prozhektorët mund ta ketë shkaktuar ketë efekt dhe nëse kanë qenë prozhektorët shkaktarë, prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e tyre si provë për ekzaminim.

Por ndërhyrja e Ministrit, jo vetëm e pengon hetimin, por kompromenton edhe provat hetimore, duke i lënë ato të pambikëqyrura, ndryshe nga sa ka urdhëruar prokurori, i cili është autoriteti i vetëm që vendos mbi hetimin.

Tv Klan

Evolucioni, një teori sa e vjetër, utopike dhe e diskredituar!

Posted: 30 May 2017 06:55 AM PDT

Nga Miron Çako*

"Teoria e Evolucionit" që si fjalë vjen nga latinishtja "evolutio" u shfaq në botë shek. XIX dhe mban si pioner dhe themelues të saj britanikun Çarls Darvin (1809-1882). Ai mbasi dështoi të studionte për mjekësi në Universitetin e Edinburgut, mbaroi në Kembrixh studimet për teologji në 1831. Pavarësisht studimeve për teologji ai nuk shërbeu asnjë ditë në Kishën Anglikane. Rastësisht përfundon si natyralist në anijen "HMS Bigell", në një ekspeditë 5-vjeçare në bregun e Amerikës së Jugut në ishullin tropikal të Galapakos. Duke vënë re breshkat dhe disa zogj (trishtilat) dhe nën ndikimin e një sëmundjeje ethesh tropikale, filloi të hamendësojë se brenda specieve ekzistojnë dhe kanë ndodhur ndryshime të mëdha gjenetike plotësisht natyrore, nga një qelizorët deri tek shumë qelizorët, duke përfunduar tek njeriu me prejardhje nga majmuni, nëpërmjet përzgjedhjes natyrore për miliona vjet. Sipas tij e gjitha kjo shumëllojshmëri speciesh që gjallojnë në botë janë thjesht një produkt i rastit që ai e quajti seleksionimi natyror. Mbas një pune rreth mbi 20-vjeçare, Darvini guxon dhe i paraqet gjithë botës në vitin 1859 idenë e tij në librin me titull "Origjina e Specieve me anë të Seleksionimit Natyror", teori që quhet ndryshe "Origjina" ose "Evolucioni". Kjo teori mori një popullaritet të madh dhe amplifikim të pa zakontë, në rrethet shkencore të kohës dhe mbas një shekulli ky libër do të quhej "libri që tronditi botën" dhe Darvini do të cilësohej më vonë nga ateistët, si njeriu që "vrau Perëndinë Krijues". Kjo teori u duk për gati një shekull sikur tronditi themelet e doktrinës shekullore të teizmit monoteist Biblik, që dëshmon se të gjitha speciet janë të krijuara drejtpërdrejt dhe veçanërisht nga Zoti Perëndi me urdhërin (Fjalën), "bëhu edhe ato u bënë", në 6 ditët e para të krijimit.

Kjo teori që u shpall si e re nga Darvini dhe pasuesit e tij, në të vërtetë është shumë e vjetër dhe vjen që nga lashtësia apo nga filozofët ateistë grekë të antikitetit. Filozofi i lashtë Anaksimandri (610-547pr. Kr) besonte se organizmat e gjallë u zhvilluan nga balta e ekspozuar në diell. Dhe Aristoteli i cili e pranoi këtë ide, mësonte se insektet dhe krimbat kishin lindur nga vesa dhe balta, se minjtë ishin krijuar nga dheu i lagur dhe se ngjalat e peshqit dolën nga rëra ose balta dhe algat e kalbura. Edhe poeti romak Lukreci (95-55pr.Kr.) e shikonte tokën si nënë sepse të gjithë dolën prej saj. Të gjithë këta filozofë ateistë të antikitetit në të përbashkëtën e tyre kishin materien e "përjetshme", si shkakun dhe fillimin e çdo qenieje nga më të voglat deri tek njeriu. Edhe premisa bazë e teorisë së "evolucionit" është hipoteza se gjërat e gjalla janë prodhuar dhe mund të prodhohen nga gjëra jo të gjalla, nga kombinime të elementëve kimikë, kjo një proces i përfitimit të rastësishëm në natyrë.

Por kjo teori e pavërtetuar shkencërisht, që u besua për shekuj dhe u rikonfirmua nga Darvini, ishte hedhur poshtë nga vet studimet shkencore shumë përpara Darvinit. Një shkencëtar i njohur italian Françesko Redi në vitin 1688 vendosi ta eksperimentojë këtë gjë. Ai vuri jashtë disa plehra (mbetje organike) dhe i mbuloi me një rrjetë shumë të hollë në mënyrë që mizat apo minjtë të mos i preknin. Pavarësisht kohës që kaloi, nuk doli asgjë e gjallë prej tyre sepse mizat nuk patën mundësi të vendosnin vezët e tyre dhe kështu nëpërmjet tyre të formoheshin larvat. Por përsëri në rrethet shkencore mbas dy shekujsh kishte dyshim për krijimin e botën mikroskopike të baktereve dhe algave? Këto mikro-organizma dukej sikur vinin nga hiçi, dhe shumë besonin se ishin gjeneruar nga materia në të cilën ishin gjetur. Shkencëtari i madh Lui Paster themeluesi i mikrobiologjisë moderne nuk kishte këtë mendim, ai ishte i bindur se ligji themelor i biologjisë se nga jeta lind jetë, është i vlefshëm për çdo gjallesë. Kështu në 1860 para një publiku skeptik bëri një eksperiment. Mori një enë dhe hodhi supë të sterilizuar dhe e mbylli hermetikisht dhe asnjë bakter nuk u formua.

Këto dy eksperimente të Françeskut dhe Pasterit të njohura botërisht dhe të pranuara në rrethet shkencore deri më sot, vërtetojnë se as një specie e gjallë edhe mikrobet nuk vijnë nga kombinime kimike të rastësishme, siç pretendonte teoria e evolucionit e vjetër që nga antikiteti. Sot të gjitha dëshmitë vrojtuese shkencore të biologëve, vërtetojnë se gjërat e gjalla burojnë nga jeta e gjallë, pra jeta vjen nga jeta paraekzistuese dhe në fushën e biologjisë kjo njihet zakonisht si (ligji i biogjenezës). Kështu është vërtetuar se ajo që e mbart dhe e rikopjon jetën është qeliza.

Qeliza përshkohet nga biologët si njësia bazë e jetës, sado shkenca ka përparuar në teknologji nuk ka arritur dot të krijojë një qelizë të gjallë nëpërmjet procesit të rastësishëm kimik. Qeliza mund të vijë vetëm nga qeliza që janë tashmë ekzistuese. Të gjitha organizmat e gjalla, përbëhen nga qeliza dhe një qelizë është struktura më komplekse e njohur nga njeriu. Ajo prodhohet kur një spermatozoid pllenon një vezë, ato pastaj shkrihen për të krijuar një qelizë, pastaj qeliza fillon edhe ndahet vazhdimisht duke krijuar organet e trupit. Trupi i njeriut përbëhet nga 100 miliardë qeliza të veçanta, qeliza përmban miliarda molekula, këto molekula janë blloqe ndërtuese strukturorë për struktura komplekse të panumërta që kryejnë me saktësi vargje reaksionesh biokimike komplekse. Një qelizë në vetvete është një qytet kompleks me të gjitha sistemet e tij të veprimit, komunikimit dhe të qeverisjes. Ka centralë energjitikë që krijojnë energjinë e qelizës, fabrikat që krijojnë enzimat dhe hormone thelbësore për jetën, sisteme komplekse transporti që udhëheqin kimikate të veçanta nga një vend në një tjetër, proteina membranore që veprojnë si barrikada për të kontrolluar importin dhe eksportin e materialeve nëpër membranën qelizore etj. Pa kompletin e plotë të të gjithë strukturave qeliza nuk mund të funksionojë, në fakt keq funksionimi edhe më i vogël brenda qelizës mund të shkaktojë mbarimin e menjëhershëm të ekzistencës së saj. Bërthama është zona brenda qelizës që përmban molekulat e ADN-së e trashëgimisë, të cilat përbëjnë kopjen e jetës. I gjithë informacioni i koduar, i kërkuar për zhvillimin e tërë trupit tonë buron nga ADN-ja e kësaj qelize të parë. Molekula e ADN-së funksionon si një kompjuter tepër kompleks dhe me përsosmëri.Të pretendosh se kjo qelizë me gjithë kompleksitetin e saj është krijuar vetë dhe rastësisht është shumë e tepërt për t'u besuar nga një mendje racionale.

Teoria e evolucionit është një utopi e pabazuar në fakte shkencore sepse, ajo vë re me kujdes botën e organizmave të gjalla dhe shikon se disa janë të thjeshta, ndërsa të tjerat janë më komplekse, pastaj i rregullon ato dhe i klasifikon gjërat e gjalla në një vazhdimësi nga më të thjeshtat deri tek kompleksja si "pema e madhe e evolucionit", duke hamendësuar se zhvillimi i formave të reja të jetës varet nga ngjarja e mutacioneve të ribashkuara në një proces të quajtur përzgjedhje natyrore. Por mutacioni është një ndryshim i kodit gjenetik dhe mutacionet shpesh përshkruhen si gabime që ndodhin ne molekulën e ADN-s që është përgjegjëse për kopjimin e jetës, shkencërisht nga 99.9% të gjitha mutacionet shkaktojnë përfundime të dëmshme ose dhe vdekjeprurës. Si është e mundur të sugjerohet se 0.1% është faktori përgjegjës për formimin e provave të jetës? Në eksperimente për ndryshimet gjenetike ,janë vërejtur variante të shumta mutacionesh ,por asnjëherë nuk është krijuar një krijesë e re. Për shembull shkencëtarët në eksperimentimin me mizat e mollës kanë vërejtur varietete të shumta mutante, që përfshijnë ndryshimet në ngjyrën e syve, përmasën e fletëve, shenjat e barkut rregullimin e qimeve. Megjithatë gjithmonë nuk është prodhuar asgjë tjetër veçse një mizë frutash. Por edhe fosilet e gjetura na tregojnë se mutacionet natyrale nuk kanë bërë ndryshime në specie të tjera, prsh. një mushkonjë, e gjetur e fosilizuar në një qelibar,e datuar si "40 milion"vjet, edhe një milingonë e datuar si "100 milion" vjet më parë, janë identike me mushkonjat dhe milingonat e sotme.

Profesor Roberto Fondi specialist i paleontologjisë që jep mësim në universitetin e Sienës në departamentin e shkencave të natyrës, në një intervistë të tij në dokumentarin "Evolucioni, fakte apo besim?" thotë: "Rezultatet e marra nga biologjia molekulare dhe gjenetika kanë treguar se ajo që pretendon evolucionizmi, që mutacionet janë detyruar nga selektimi natyror, është thjesht false….Organizmat e vjetër duke u zhdukur nuk lindën organizma të tjerë. Në këtë pikë të gjithë biologët janë dakord. Asnjë nuk thotë se gjitarët rrjedhin nga dinozaurët. Kjo nuk është e mundur. Është krejtësisht e gabuar. Fakti që shikojmë në të shkuarën ekzistencën e qenieve të gjalla dhe të ndryshme nuk tregon që rrjedhin prej tyre. Teoria e evolucionit që disa organizma më primitive se bakteret, kanë evoluar deri tek njeriu për një kohë shumë të gjatë, është qesharake dhe e pamundur. Nuk ka asgjë që të lejojë një organizëm të vogël që të kthehet në njeri…. Nuk ekziston asnjë provë që njeriu rrjedh nga ndonjë kafshë e mëparshme. Ajo që mund të themi duke vëzhguar kromozomet ose ADN-në e njeriut duke e krahasuar me ato të specieve të tjera, është që njeriu nuk rrjedh nga asnjë specie tjetër. Ideja e njeriut si një krijesë e fundme i cili rrjedh nga një formë primitive e ndryshme, sot nuk mundet absolutisht të pranohet nga gjenetika".

Ajo që e bën teorinë e evolucionit të dështuar duke e vënë në një pozicion të vështirë për të mbrojtur tezën e saj të procesit evolutiv miljona vjeçar, janë mungesat e formave tranzitore që tregojnë përparimin nga një lloj specieje në tjetër. Sado që janë përpjekur evolucionistët për të gjetur fosile të ndërsjellta nuk kanë arritur të gjejnë as edhe një, edhe ato që pretendohet se janë gjetur nuk janë gjë tjetër veçse hamendësi ose spekulime. Për shembull një krijesë e quajtur (Koelakanti) që evolucionistët e shpallën si krijesë mes peshqve dhe amfibëve, që sipas tyre ishte zhdukur 70 milion vjet më parë, para 90 vjetësh në vitin 1939 u kap i gjallë përtej brigjeve të Madagaskarit në brigjet e Afrikës, që nga ajo kohë janë vërejtur shumë syresh të tillë. Edhe (arkeopteriksi) që për evulocionistët mendohet si hallka e tranzicionit midis zvarranikëve dhe zogjve, si fakt teorik u rrëzua, sepse në 24 shtator 1977 u gjet fosil i një zogu në Kolorado, datimi i tij nëpërmjet teknikave radiometrike u përcaktua në moshën më shumë se "140 milion vjet", domethënë jetonte në të njëjtën kohë ose më i vjetër se (arkeopteriksi). Kështu arkeopteriksi nuk përbën më hallkën faktike ndërmjetëse, midis zvarranikëve dhe zogjve.

Shumë shkencëtarë evolucionistë e konsiderojnë si provën më të fortë të evolucionit shtresat e tokës. Sipërfaqja e tokës përbëhet nga shtresa të quajtura (strata). Këto shtresa sipas teorisë "uniformitarizmit" formohen në mënyrë graduale uniformë, gjatë periudhave të gjata kohe "miliona vjetësh". Në këto shtresa sipas evolucionistëve duhet të ishin fosilizuar specie nga më të thjeshtat në shtresat më të poshtme dhe ato më të zhvilluarat në shtresa më të larta, psh. (trilobitet) ishin të vendosur në fund të kolonës gjeologjike duke përcaktuar edhe kohën e shtresës së quajtur kambriane të tokës të datuar 600- 230 miliona vjet më parë. Por fosilet e trilobitit janë gjetur në shtresa më të larta dhe kështu gjithë hamendësimi për trilobitin si specie primitive nga të parat që përcakton edhe shtresat e tokës del i gabuar dhe të gjithë hamendësitë për datimin e shtresave të tokës nuk janë të sakta. Për shembull shtrati fosil Bërxhes Shejll pranë Fildit, Kolumbia Britanike, Kanada që është përshkruar si një nga vendet më të pasura me fosile, por bashkë me tribolitet, janë gjetur kafshë edhe bimë të tjera që mendoheshin të ishin në shtresa më të larta. Bllokimi i pashpjegushëm i kaq specieve në një shtresë, i ka bërë shkencëtarët evolucionistë ta rishikojnë pikëpamjen e tyre mbi evolucionin. Pavarësisht se evolucionistët sipas teorisë "uniformitarizmit" pretendojnë se shtresat e tokës janë formuar prej miliona vjetësh, katastrofa natyrore si ajo 19 marsit 1982 në malin shën Elenë, që formoi një kanion me shtresëzime prej disa orësh nga shpërthimi vullkanik, hedhin poshtë teorinë e shtresëzimit miliona vjeçar dhe japin argumenta për vërtetësinë e katastrofave natyrore të regjistruar në Bibël si ajo e përmbytjes globale në kohën e Nohes, e cila ndryshoj shpejt relievin e gjithë tokës dhe bëri të mundur fosilizimin e shpejt të specieve të ndryshme në mënyrë të çrregullt siç gjenden edhe sot.

Por ajo që e vështirëson më tepër teorinë e evolucionit është gjetja e fosileve ndërmjetëse të majmunit me njeriun, të cilat sipas evolucionistëve na tregojnë evolucionin nga majmuni tek njeriu, si psh. njeriu i Nembraskës 1922, ku një gjeolog amator me emrin Harold Cook gjeti një dhëmb që u datua 1.7 deri në 5.5 milion vjet i lashtë. Kjo gjetje u quajt si hallka jetike e njerëzimit, por 6 vjet më vonë u zbulua se ai ishte dhëmbi i një derri, që mendoi se ishte zhdukur 10 mijë vjet më parë, ose kafka e "Njeriu Arrëthyes" i gjetur në Afrikën Lindore 1959 që gjoja kishte jetuar 1,75 milion vjet më parë, doli se ishte kokë e një australopiteku majmunët e zhdukur, ose "Lusi" skeleti i gjetur në Etiopin e Jugut i datuar mbi 3 milion vjet më parë dhe mendohej si hallka midis majmunit dhe njeriut primitive, doli se fosilet ishin gjetur në shtresa të ndyshme shumë larg njëra-tjetrës, duke spekuluar me kombinimin dhe paraqitjen e skeletit. Raste të tilla që janë përgënjeshtruar publikisht si gjetje dhe fakte shkencore, diskreditojnë teorinë e evolucionit të species, nga një qelizorët si ameba te majmuni deri tek njeriu si një hipotezë aspak e bazuar shkencërisht, madje qesharake, sepse deri më sot nuk ka pasur asnjë fosil që të tregoj një lidhje në linjën e evolucionit të majmunit me njeriun, sepse fosilet të gjitha janë ose thjesht majmun ose thjesht njeri.

Është spekuluar shumë në këtë teori hipotetike e cila jo vetëm në vende me një arsimim të imponuar në regjimet totalitare ateiste, por edhe në perëndimin e lirë, "evolucioni" u bë fatkeqësisht mbisundues në programet mësimore. Dhe çdo ide teiste e cila e shpjegonte njeriun të krijuar si një imazh të Zotit Krijues, u hodh poshtë me arrogancë dhe dhunë, madje edhe teistët me talente të veçanta, që lanë nga pas kryevepra në art, letërsi, por edhe në shkencë, nga evolucionistët u quajtën njerëz me kufizime ideore ose siç mund ta shprehim popullorshe me një "dërrasë mangut". Nuk do na dilte koha ti numuronim këta korifenj të shkencës si psh. astronomi gjerman Johanes Kepler (1571-1630) babai i astronomisë së fizikës modern ose matematikani, filozofi dhe shkencëtari francez Blaise Paskal (1623-1662), shkencëtari danez Niels Steno (1638- 1686) themeluesi i gjeologjisë modern ose matematikani dhe fizikanti anglez Lord Isak Njutoon (1642-1727), Louis Pasteur (1822-1895) themeluesi i mikrobiologjisë moderne, ose James Klert Makuell (1831-1879), ai i cili parashikoi ekzistencën e valëve të radios dhe është quajtur babai i fizikës modern, deri më i dëgjuari i shekullit të XX, Albert Eistein(1879-1955) etj deri më sot, që njihen në mbarë botën si nga shkencëtarët më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë. Të injorosh bindjet fetare të këtyre shkencëtarëve që janë formuar në shkollat më të mira botërore dhe themeluan shkencën moderne nuk është përparim shkencor por e kundërta, një cinizëm, egoizëm në marrëzi, siç i cilëson Bibla të tillët: "Tha i mari në zemrën e tij nuk ka Perëndi".( Psalmi 14:1)

Profesori Makiej Giertych i Institutit të Dendrologjisë së Akademisë të Shkencave Polake që jep mësim mbi gjenetikën e popujve në qytetin Torun në një intervistë thotë;"një shkencëtar i mirë është ai që nxjerr konkluzionet e veta nga faktet shkencore. Shkencëtaret që studiojnë gjenetikën, citologjinë, anatominë, ose fusha të tjera të shkencës eksperimentale janë të sinqertë dhe të besueshëm pavarësisht se çfarë mendojnë për evolucionin. Kështu funksionon shkenca. Problemet fillojnë kur dikush fillon të quajë veten ekspert në evolucion…"Sepse evolucioni nuk është shkencë, është një filozofi. Që kur shkencëtarët filluan t'i besojnë njëri-tjetrit shpesh ndodh që ata të pranojnë deklarimet e evolucionistëve sipas të cilëve evolucioni është shkencë. Por nuk është e vërtetë. Që teoria e evolucionit është shkencë e besojnë vetëm teoricienët e biologjisë dhe filozofët".

Prandaj të gjitha këto dhe shumë të tjera fakte shkencore tregojnë se teoria e evolucionit nuk është aspak shkencë, por një teori spekulative e cila fillon 150 vjet më parë dhe sot është një teori sa utopike aq në krizë dhe e diskredituar. Ata që e mbështesin dhe mbahen fort mbas kësaj teorie sipas "fijes së kashtës" janë ateistët të cilët të mbushur me egoizëm "eusforik" kërkojnë ta bëjnë veten "zot" dhe duke mohuar Zotin Krijues dhe ligjvënësin e dashurisë, sepse të gjitha regjimet totalitare ateiste, donin të përligjnin urrejtjen klasore dhe shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, në sisteme diktatoriale çnjerëzore, por edhe në vënde demokratike ateistët duke mbështetur "evolucionin" largojnë Zotin moral nga skena e jetës njerëzore, për të përligjur lakmin dhe imoralitetin e tyre në nivelin shtazor deri në perversion. Ashtu si edhe Dostojevski shkruan në romanin e famshëm Vëllezërit Karamazov; "Nëse Perëndia nuk ekziston atëherë gjithçka mund të lejohet".

Por në fund nuk mund të themi asgjë tjetër veçse atë që tha edhe apostull Pavli për paganët dhe ateistët. "Meqenëse ajo që mund të njihet prej Perëndisë është bërë e dukshme në ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre. Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm. Sepse, megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan, as e falenderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua. Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe të rrëshqanorëve… që e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amin. (Rom. 1:19-25)

*Përgjegjës i Zyrës Katekizmit KOASH.

“Helmimi” në mitingun e PD, kërkohet hetim gjerman

Posted: 30 May 2017 06:53 AM PDT

Prokurorët po diskutojnë të kërkojnë ndihmën e autoriteteve gjermane për të marrë një përgjigje në kohë rekord mbi incidentin e ndodhur gjatë mitingut të Partisë Demokratike, ku u dëmtuan 146 tubues.

Një burim i tha Top Channel se asistenca e të huajve do të kërkohet pasi nga komunikimet me ekspertët e mjekësisë ligjore është thënë se në Shqipëri ky proces zgjat sepse nuk disponohen aparatura të fjalës së fundit.

Kjo ekspertizë do të konfirmojë se çfarë elementesh ndodheshin në gjakun e 22 shtetasve, të cilët u regjistruan për ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që pjesa tjetër u paraqiten me shqetësime të lehta.

Por nga ana tjetër, Prokuroria po pret edhe ekspertizën e ushtrisë që këqyri jo vetëm vendngjarjen në një perimetër të caktuar në bulevard, por edhe veshjet e protestuesve që shfaqen dhimbje sysh dhe në trup.

Jo zyrtarisht, thuhet se ekspertiza e Forcave të Armatosura tregon se në bulevard nuk është gjetur asnjë element i rrezikshëm.

Por ndërkohë zyrtarisht Prokuroria nuk e regjistroi çështjen hetimore sipas referimit të policisë për dyshimet e ndotjes së ajrit, por për veprën 325 që është pengim i subjekteve elektorale për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

Ndërsa policia thotë se lëndimi i tubuesve është shkaktuar nga ndriçimi i projektorëve, i pyetur nga prokurorët pronari i kompanisë ka dorëzuar një sërë dokumentesh, sipas të cilave të njëjtët projektorë janë përdorur edhe në mitingje të mëparshme.

Supermodelja Miranda Kerr dhe themeluesi i Snapchat i japin fund beqarisë…në fshehtësi

Posted: 30 May 2017 06:52 AM PDT

Supermodelja Miranda Kerr i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar në një ceremoni mjaft private me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel. Sipas revistës "People", ceremonia e tyre është zhvilluar në shtëpinë e supermiliarderit në Los Angelos. "People" shkruan se modelja ka qenë mjaft e emocionuar si përpara dasmës me organizimin e ceremonisë, si edhe gjatë festës private.

"Dasma ishte shumë intime por shumë luksoze dhe klasike. Miranda ka qënë shumë e përfshirë në organizim. Ajo ka një shije të mrekullueshme dhe e dinte mirë se çfarë donte. Ajo po priste me padurim të martohej me Evan",- është shprehur një burim për revistën "People".

 

Ministrja teknike e Financave shkarkon tatimorin, por i refuzohet urdhri

Posted: 30 May 2017 06:48 AM PDT

Urdhrat e ministrave teknikë të Partisë Demokratike për shkarkimin e punonjësve të administratës që përfshihen në fushatë elektorale kanë hapur një betejë jo të vogël ligjore nëpër ministri dhe institucionet e tjera qendrore. Rasti më i fundit është një urdhër i ministres së Financave.

Të hënën, Helga Vukaj njoftoi disa media se ka urdhëruar shkarkimin e një punonjësi të administratës tatimore. Sipas njoftimit, Kliton Bistri u shkarkua për pjesëmarrje në një tubim elektoral të Partisë Socialiste, pasi u denoncua në "Facebook" nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Por Top Channel ka mësuar se Kliton Bistri është në detyrë. B

urime nga Tatimet thanë se urdhri i shkarkimit është i paligjshëm, pasi sipas ligjit punonjësit e administratës tatimore mund të shkarkohen vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve.

Sipas tyre, nëse ministrja ka prova për përfshirjen e punonjësve të administratës tatimore në veprimtari politike, atëherë ajo duhet t'ja paraqesë ato drejtoreshës së Tatimeve dhe është kjo e fundit që merr vendimin, në bazë të provave.

Por kjo është një tjetër pikë që mund të shkarkojë përplasje në ministritë ku bashkëqeverisin ministrat teknikë të Partisë Demokratike me stafet politike të Partisë Socialiste.

Statusi i nëpunësit civil përcakton se nëpunësi civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, jashtë orarit zyrtar.

Kjo do të thotë se në bazë të ligjit nëpunësit civil nuk kanë asnjë pengesë të marrin pjesë në tubimet elektorale të partive politike, nëse ato mbahen jashtë orarit zyrtar.

Kjo çështje duket se do të jetë një burim përplasjesh gjatë gjithë fushatës elektorale, mes ministrave teknik të Partisë Demokratike dhe stafeve të ish-ministrave socialistë që u larguan nga marrëveshja Rama-Basha dhe me gjasa shumë nga urdhrat e shkarkimit të dhënë nga ministrat teknike do të kundërshtohen.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more